Forumi Horizont
Trego 5 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Antikiteti (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=31)
-- Shteti i Epirit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7809)


Postuar nga volter datë 21 Mars 2005 - 22:33:

Shteti i Epirit

Shteti i Epirit
1. Mbretëria e Molosëve (shek. V-IV.p.K)
Shteti i Epirit ndodhej në jug të shtetit të ardianëve. Ai shtrihej nga lumi Vjosa deri në gjirin e Ambrakisë dhe nga deti Jon deri në malet Pindit. Popullsia e këtij shteti ishte ilire, prandaj edhe shkrimtarët grekë i quajnë epirotët "barbarë", sipas traditës së kohës antike, kur të gjithë popujve jogrekë u vihej ky epitet. Në Epir jetonin 14 fise të mëdha me shumë fise të tjera më të vogla. Fiset kryesore ishin molosët, kaonët e thesprotët. Organizimi shtetëror i Epirit filloi që në shek.V p.K. Mbreti i parë epirot që njohim, është Admeti, mbret molos. Mbretëria Molose krijoi një oraganizim politik e ushtarak më të fuqishëm se të tjerët. Kjo i dha mundësi asaj të njihej në Ballkan si shtet i fortë në qendër të Epirit, aq sa në fundin e shek.V p.K. Separta e Athina bënë përpjekje të mëdha që secila të kishte përkrahjen e shtetit molos. Tharypa, mbret molos (42-85 p.K.), i edukuar që në moshë të re në shkollat e Athinërs, ndërmori një sërë reformash, duke përsosur organizimin e mbretërisë së tij. Me këto reforma ai përshpejtoi njëkohësisht ndikimet greke në Epir. Forcimi i organizimit shtetërorë i dha mundësi Mbretërisë Molose të zgjeronte kufijtë e vet. Edhe pasardhësit e Tharypës, Alketa dhe Neoptolemi, që sunduan në në gjysmën e parë të shek.IV p.K., e vazhduan politikën e zgjerimit të territorëve shtetërore. Prandaj në shkrimet e vjetra, Alketa përmendet si "sundimtari më i lartë i Epirit". Kjo bëri që molosët të viheshin në krye të bashkimit të parë politik të epirotëve, me krijimin e Lidhjes Molose, në fillimet e shk.IV p.K.

2. Lidhja Molose (shek. IV- 0 p.K)

Lidhja Molose kishte karakter federativ monarkik. Në të merrnin pjesë disa fise epirote, në krye të të cilave qendronin molosët. Çdo fis merrte pjesë në qeverisjen e shtetit me anë të përfaqësuesve të zgjedhur prej tij. Në krye të shtetit qëndronte mbreti, që vinte nga dinastia molose e Ajakidëve. Ai kishte pushtet të trashëgueshëm. Mbreti ishte edhe komandant i përgjithshëm i ushtrisë. Pas mbretit qëndronte prostati, i cili ishte mbrojtës i ligjeve të vendit dhe i interesave të atyre që e kishin zgjedhur, duke kufizuar pushtetin mbretëror. Përkrah tij vinte sekretari. Të dy këta fuksionarë të lartë të shtetit zgjedheshin çdo vit nga Kuvendi i Popullit, i cili përgadiste ligje e vendime. Lidhja Molose e vazhdoi politikën e zgjerimit të kufijve të vet. Në mesin e shek. IV p.K., nën varësinë e saj u vunë tokat e koinonit të thesprotëve e të kaonëve. Me këtë molosët siguruan daljen në detin Jon. Lidhja Molose krijoi një aleancë të qëndrueshme me Filipin II të Maqedonisë, kur kjo ishte kthyer në një mbretëri kryesore në Ballkan. Në vitin 4 p.K., me kërkesën e Tarantit (Taranto), mbreti molos Aleksandër kaloi në Italinë e Jugut për të mbrojtur kolonitë helene që po kërsënoheshin nga fiset italike. Në fillim ushtria e tij pushtoi Apuljen, Heraklenë e qytete të tjera. Fitoret ushtarake të epirotëve i detyruan shumë qytete italike, madje edhe Romën, të lidhnin marrëveshje me Aleksandrin. Por pas disa vjetësh fiset italike, me forca të mëdha të bashkuara, i thyen epirotët në luftën e zhvilluar në afërsi të Kozencës në vitet 1-0 p.K.

3. Symahia (330-233 p.K.)

Pas dështimit të Aleksandrit në Itali, në shtetin e Epirit shpërthyengrindje të brendshme politike, që çuan në prishjen e marrdhënieve të mira me Maqedoninë. Në një gjendje të tillë u kriju symahia (aleanca) epirote, e cila zgjati nga viti 0 deri në vitin 2 p.K. Symahia u krijua nga bashkimi i shtetit të molosëve me aleatët e vet. Shteti epirot e ruajti karakterin federativ me bazë monarkike, por ndryshoi baza juridike e tij, e cila dobësoi pushtetin e sundimtarëve molosë. Çdo bashkësi fisi që bënte pjesë në symahi, kishte të drejta të barabarta me të gjithë pjesëmarrësit e tjerë. Çdo krahinë merrte pjesë në qeverisjen e përgjithshme të vendit me përfaqësuesit e saj. Symahia i vuri bazat kushtetuese krijimit të një shteti të vetëm epirot. Për rreth 0 vjet symahia përjetoi një periudhë tarazirash politike, nga lufta që bënin pretendentët për fronin mbretëror. Në vitin 297 p.K. në krye të shtetit të Epirit erdhi Pirroja. Ai me vendosmëri arriti plotfuqishëm ushtarak. Këto masa e forcuan shtetin e Epirit si nga ana e organizatave, ashtu edhe nga ajo ushtarake. Gjatë sundimit të Pirros (297-272 p.K.) Epiri zhvilloi një politikë të pavarur dhe vendosi marrëdhënie diplomatike me shtete të fuqishme të kohës. Epiri njohu një lulëzim t¨jetës qytetare, me një veprimtari të dendur ndërtimesh në qendrat e vjetra dhe me ngritjen e qyteteve të reja. Pirroja, me anë luftërash e pushtimesh, i zgjeroi kufijtë e shtetit të Epirit në kurriz të shteteve fqinje. Në veri pushtoi tokat ilire deri te lumi Shkumbin, në lindje tokat deri në Vardar, kurse në jug pushtoi tokat e Greqisë deri në Kroint. Me kërkesën e qytetit Tarant në vitin 280 p.K. Pirroja zbarkoi me një ushtri të madhe Italinë e Jugut. Në luftërat që zhvilloi, i theu keqas romakët, por edhe epirotët pësuan humbje të mëdha. Pas disa fitoreve që arriti edhe në Sicili dhe pas humbjes që pësoi në vitin 27 p.K., u kthye në Epir, ku përsëri nuk ndenji qetë. Me ushtrinë e tij hyri në Greqi, por u vra gjatë luftës që zhvilloi më 272 p.K. në qytetin Argo, në gjirin e Korintit. Pas kësaj Epiri u përfshi përsëri në grindje të brendshme dhe kjo çoi në ngushtimin e kufijeve të shtetit. Në vitin 24 p.K. Epiri u shndërrua në republikë të federuar të quajtur Lidhja Epirote, me kryeqytet Foiniken (Finiqi, afër Sarandës). Shteti epirot nga pushtuesit romakë në vitin 167 p.K. Romakët kthyen në robër 150 000 epirotë dhe shkatërruan 70 qytete të tyre, duke grabitur tërë arin e argjendin që kishin banorët.



Shënim: Ky material është marrë nga libri i hartuar nën drejtimin e Institutit të Historisë të Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë!
Miratuar nga Këshilli Kombëtar i Historisë pranë Ministrisë së Arsimit!


Postuar nga Enes datë 31 Mars 2005 - 18:56:

Nje tjeter kendveshtrim per Shtetin e Epirit.

Nga Zef Mazi
(Diplomat i vjeter ne pension)





Koncepti gjeografik dhe politik i epirit ka qene Epir i Vjeter dhe Epir i Ri.
Ndarja ne Epir te Veriut dhe detyrimisht te Jugut, nuk ka vertetesi historike.
Ka afro 100 vjet qe politika greke , ka filluar dhe vazhdon edhe sot propagandimin e kuptimit apo perfytyrimit te Epirit, ne Epir te Veriut , dhe pretendimeve per te.
Propaganda teper intesive greke, gjithekund perfshin masivisht mediat dhe sferat politike dhe ka bere qe kuptimi "Epir i Veriut" te pervetesohet dhe te perdoret sot edhe nga zyra te ndryshme europiane.
Ai perdoret ne kuptimin e vet te gabuar, ai trajtohet si nje dukuri q e ekziston, qe perben shqetesim dhe qe kerkon nje fare zgjidhjeje, por duke mos u thelluar ne te verteten Historike.
Propaganda greke , ka arritur edhe me larg, duke "bindur" europen , qe ky "Epiri i Veriut" te kushtezoje anetaresimin e Shqiperise ne Europe, kurse per anetaresimin e Greqise ne Europe askush nuk e ngriti zerin per "epirin" e çamerve!!!!

Propaganda greke ka arritur qe t'u ofroje mitin e Epirit te veriut si nje te vertete historike qarqeve intelektuale perendimore.
Nje nder "viktimat" e keti miti eshte edhe Robert D. Kaplani, i cili ne librin e tij: "Greqia, dashnorja e perendimit, gruaja e lindjes" i mbahet ketij miti.
Ky autor ne librin e tij shkruan: "njoftimet e mediave, ne vend qe te shpjegonin Greqine moderne nuk bene gje tjeter veçse hodhen drite mbi injorancen e Perendimit per shtrirjet me te gjera dhe me te rendesishme te historise greke.

Per keto arsye e nje qind e nje te tjera e shikova te arsyeshme te hedh drite mbi kete mit.

Do te vazhdoj ne shkrimin e ardhshem.
Tung


Postuar nga Enes datë 22 Maj 2005 - 21:21:

Nje tjeter kendveshtrim per Shtetin e Epirit.

Deri ne vitet 1912-1913 me ndarjen e Ballkanit sipas direktivave qe vendosi kongresi i Berlinit me 1878, termat apo kuptimet Epir i Veriut (Vorio Epir, Northern Epirus) dhe vorioepirot (vorioepirotes) , siç i quajne greket sot popullsine qe jeton atje, nuk jane permendur absolutisht ne asnje dokument. Kjo pasqyron nje te vertete te pamohueshme, sepse termi Vorio Epir nuk perfaqeson ndonje kuptim gjeografik te Epirit si territor.
Per te kuptuar drejt problemin e kufujve jugor te Shqiperise duhen studiuar me vemendje ndarja administrative e Perandorise bizantine perpara pushtimit otoman, si dhe emertimet qe moren keto territore ne organizimin e shtetit otoman ne shek. e XV e me tej.
Ne kete kuader vend te veçante merr edhe Epiri per te cilin permledhurazi pa pretenduar zbulime te reja, disa gjera kryesore mund te thuhen me saktesi historike te provuar.

Epiri perben nje krahine dhe njerin nga shtetet e Ilirise se Jugut.
Ai shtrihej ne malet e Vetetimes (Akrokeraunet antike) dhe ne rrjedhen e mesme te Vjoses deri ne gjirin e Ambrkise ne jug dhe nga malet e Pindit ne lindje deri ne brigjet e Jonit ne perendim. Si emer i perveçem gjeografik, ai fillon te njihet nga fundi i shek. te VI p.e.r , deri sa ne shek. e IV p.e.r mori edhe kuptim te percaktuar politik.

Fiset q e banonin ne kete treve ishin Tespotet, Kaonet dhe Moloset. Ato fise dolen ne histori si forma politike me vete ne luften e Peloponezit (432-404 p.e.r) dhe ishin aleate te Spartes me 429 p.e.r.
Sundimtari i Moloseve, Tarypa, krijoi edhe shtetin qe u quajt Lidhja e Moloseve. Pas mesit te shek. te IV p.e.r ata perfshihen nen ndikimin maqedon, por sundimtaret vendas vazhduan proçesin e bashkimit te me metejshem deri sa erdhen te Aleanca Epirote, nje shtet federalist i kohes se Aleksandrit Molos (342-31 p.e.r)
Etapa e trete eshte sundimi i Pirros (307-272 p.e.r) i cili perfshiu nen zoterimin e tij edhe pjese te Maqedonise, Tesalise dhe disa krahina te Ambrakise, Amfilokise dhe Akarnanise.

Shteti monarkik epirot humbi rendesine ne vitet 30 te shek. te III p.e.r dhe u kthye ne shtet republikan i njohur me emrin Lidhja Epirote.
ne vitin 176 p.e.r ajo ra nen sundimin romak dhe pas vitit 148 p.e.r u be pjese e provinces maqedone.
Me reformen e Dioklecianit (fundi i shek. te III p.e.r) emertimi Epir shtrihet deri ne brigjet e Vjoses dhe u quajt Epiri i R ( Epir Nova) per t'u dalluar nga pjesa tradicionale qe u quajt Epiri i Vjeter (Epirus Veins)
Ne treven e Eprit te Vjeter, ne fillim te shek. te XIII , u krijua i quajturi, Despotati i Epirit dhe nga shek. i XV nuk behej me dallim ndermjet Epirit te Ri dhe epirut te Vjeter.
Pra, Epiri i Ri u krijua si province e prefektures se Ilirikumit-Ilirise, nga reformat e Dioklecianit. Ai perfshinte krahinat e Shqiperise se sotme, qendrore dhe jugore nga lumi Mat deri ne Lumin Vjosa dhe qeverisej nga nje konsullate qe e kishte qendren ne Dyrrahium. Edhe Epiri i Vjeter perfshihej ne prefekturen e Ilirikumit dhe shtrihej nga Lumi Vjosa deri ne gjirin e Ambrakise, qeverisej nga nje hegjemon dhe kishte si qender Nikopolin(Prevezen e sotme)


Shume autore te lashte si Heroditi, Tukididi, Straboni te cilet mbahen si baballaret e historise greke, kane arritur ne perfundimet per percaktimlin e Epirit si territor dhe si popull, duke deshmuar se kjo hapesire (Epir) nuk perfshinte pjese rte Greqise.
Sipas Strabonit, Greqia kufizohej me Akarnian (sot Malet e Pindit) dhe me gjirin e Ambrakise ne veri si dhe me territorin e quajtur Epir te banuar nga barbare, siç i quanin greket e lashte te gjithe ata qe nuk flisnin greqisht.

Pra, i takonin nje rrace tjeter... "barbareve"
Ka jo pak autore dhe shkencetare serioze europian qe deshmojne se Epiri nuk ka qene kurre grek. Mund te permendim edhe disa harta zyrtare te botuara ne Angli, Gjermani dhe ne Austro-Hungari ne shekujt e kaluar ku perdoret termi Shqiperi e Jugut dhe jo percaktimi Epir.

Prandaj, koncepti politik dhe gjeografik i Epirit ka qene ai qe pershkruam, Epir i Vjeter , dhe Epir i Ri. Ndarja dhe percaktimi i Epirit, ne Epir te Veriut dhe detyrimisht ne Epir te Jugut (ndryshe pse te quhej Epir i Veriut?!) nuk ka asnje vertetesi historike.
Termi Vorio Epir, eshte nje perfyturim, nje kuptim politik, fallsifikim i te vertetes historike mbi Epirin , per trashegilmine dhe gjeografine e tij.
Ai eshte sajim i atyre qarqeve, te cilet si platforme politike shteterore ne Asamblene Kombetare te Greqise me 1844 , permes gojes se kryeministrit Jan Koteli, shpallen Megali-idene (idene e madhe) si themel te ekzistences se Greqise.
Synimli ka qene , krijimi i nje shteti te madh grek ne kufijte e perandorise Bizantine ku do te perfshiheshi edhe popullsi te tjera ballkanike, shqiptare, bullgare, maqedon etj.

Nder te tjera, objekti i kesaj platforme ishte perfshirja ne shtetin grej e nje pjese te tokave shqiptare, e thene me sakte edhe krahinat e Gjirokastres dhe Korçes (mundesisht edhe me shume) qe Fuqite eMedha Europiane i njohen si pjese te shtetit shqiptar, pasiqe i dhuruan greqise rajonet me jugore te shqiptare ne Epir, s i çamerine dhe krahina te tjera, si Janinen dhe Kosturin.
Per arritjen e ketyre synimeve u krijua, u perdor dhe vazhdon te perdoret pasaktesisht perytyrimi i ashtequajtur, "vorio epir".
Kjo ka qene baza e politikes greke gjhate shekujve XIX dhe XX ne meredheniet nderkombetare.
Fatekeqesisht, ajo edhe sot, duket se mbizoteron drejtimin e politikes greke ndaj Shqiperise, pavaresisht s e me çfare velloje dhe etiketimi perpiqet te mbulohet.



Illyria 08-02-2005


Postuar nga diabolic datë 04 Janar 2006 - 05:42:

Epir... toka ime ku nje dite do te prehet shpirti im prej cami. Eshtrat e te pareve te mi therrasin hakmarrje , nje dite do te vije edhe dita kur ne te jemi zot te tokes tone. Me respekt DIABOLIC A'S


Postuar nga Aulon 12 datë 03 Janar 2007 - 04:51:

Epiri nuk eshte vetem toka e Cameve por edhe e Leberve.Camet jane epiriote jugore.Ka mundesi mos ti thoni me Epirit shtet i Ilirise .Ose kur flitet per Butrintin psh thuhet...qytet Epirot-Ilir.ca kuptimi ka prapashtesa Ilir nga prapa?.Qe Epiriotet ishin Ilire ??.Epiriotet nuk ishin aspak Ilire .Ishin thjesht Epiriote me prejardhje Pellazge njesoj si Iliret , Maqedonasit, Tharket , apo edhe vete banoret e greqise u helenizuan.Nejse nuk keni faj ,ne shkolle ja u kane bere koken vetem Ilire.


 
Trego 5 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.