Forumi Horizont
Trego 5 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Interneti dhe Shqipëria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=130)
-- bllokimi i wireless (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17250)


Postuar nga Klodel datë 29 Gusht 2009 - 22:29:

bllokimi i wireless

A ka ndonje menyre per t'u bllokuar dikush qe te vjedh internetin me wireless?
Une e kuptoj kur futet se modemin e kam dhe router dhe del nje drite qe thote wireless. kam disa dite qe vezhgoj dhe mendoj se eshte dikush nga komshinjte qe e lidh me wireless. Nderkohe mua me ngadalesohet shume.

Ka ndonje zgjidhje per kete problem?


Postuar nga tresh datë 29 Gusht 2009 - 22:38:

Nuk e perdor wireless,po ketu ku jam une me del ne PC qe komshite e mi e kane e nuk mund te futem sepse e kane me password.
Duhet te kete ndonje mundesi paswordi sesben por ben mire te kerkosh ndihme kompanise qe te ofrone sherbimin wiereless


Postuar nga Fajtori datë 29 Gusht 2009 - 23:23:

Zakonisht ka nje IP te brendshme qe lidhesh me router dhe konfiguron opcionet (tip 192.168.0.1). Do te kerkoje ndonje password qe duhet te jete ai baze (tip "admin/admin", shiko te manuali). Nese komshiu te ka ndryshuar edhe passwordin duhet ti besh reset (ka nje buton gjitmone prapa).

Si perfundim, kur te hysh ne panel konfigurimi, beje encrypted dhe do kerkoje password. Mbajtja e linjes pa encryption eshte e rrezikshme jo vetem sepse komshiu vjedh internetin, por sepse passwordet dhe emailet mund te lexohen nga cdo kompjuter afer shtepise tende. Do te keshilloja te ndryshoje edhe passwordet e emailit pasi te besh linjen encrypted.


Postuar nga Dr_Devil datë 26 Tetor 2009 - 22:54:

Klodel po ti e ke te mbrojtur Wireless qe ke ne shtepi apo jo?

Nese e ke lene pa mbrojtje eshte normale qe edhe persona te tjere te hyjne ne linjen tende, dhe nese perdorin programe P2P linja jote ngadalesohet me te vertete shume.

Shiko manualin e perdorimit, dhe beji nje mbrojtje.


Beji mbrojtje WPA dhe jo WEP, sepse WEP jane shume te thjeshta per tu gjetur passwordin.

Nese ti e ke te mbrojtur WEP dhe perseri ke probleme te tilla do te thote qe persona te tjere kane hyre ne linjen tende (sic ta thashe eshte e thjeshte nje gje e tille). Gjeja e pare qe duhet te besh ne kete rast eshte te ndryshosh passwordin, edhe pse kjo eshte nje gje provizore sepse kane per ta gjetur perseri passwordin. Me pas duhet te shkosh te opcionet e routerit dhe aty duhet te kesh nje opcion per adresen MAC te PC. Cdo Pc ka nje adrese MAC te ndryshme nga PC e tjera. Te opcionet e routerit bej qe vetem disa MAC te pranohen dhe aty shto edhe MAC e PC tende. Per te gjetur MAC e pc tende shko te RUN dhe shtyp CMD, do te te hapet nje faqe si ato te vjetrat per DOS, me pas shkruaj GETMAC dhe do te fshaqet MAC i PC sate.


Postuar nga Piktor datë 27 Tetor 2009 - 00:29:

Perfundimisht po shtoj dhe une nje gje, per te bere te gjitha keto qe parathane keta mesiper pasi ta reset-osh routerin duhet te lidhesh nepermjet kavos me routerin dhe jo wireless dhe bej modifikimet e parametrave sa pc lidhen me router jepu ok futi nje pass .


 
Trego 5 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.