Forumi Horizont
Trego 5 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Aktualitete Ndërkombëtare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=110)
-- Terror grek ne aeroplan (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12822)


Postuar nga Petrit Kola datë 16 Dhjetor 2006 - 18:15:

Terror grek ne aeroplan

Tifozët grekë rrahin shqiptarin në avion



Tifozët grekë të Panathinaikosit rrahin shqiptarin në avion pas deklaratave pasionante për ekipet. Piloti i avionit të linjës që vinte direkt nga Parisi detyrohet të ulet gjatë itinerarit Milano-Athinë, në aeroportin e Brindizit, për shkak të sherrit të nisur në bord. Deri në orët e vona të mbrëmjes drejtuesit e avionit nuk kanë dashur të rimarrin grupin e tifozëve grekë të përbërë prej dhjetë personash, ndërsa policia i mori në pyetje rreth incidentit. Viktima e sulmit ksenofob grek është bërë një çift shqiptar që udhëtonte nga Parisi drejt Athinës, për t’u kthyer në Tiranë.Mediat italiane publikuan lajmin menjëherë pas alarmit të dhënë në aeroportin e Brindizit, “Papola Casale”, se një avion që udhëtonte drejt Athinës kërkonte ulje të detyruar. Pasi zbriti në pistë, nga dera janë shoqëruar me ndihmën e policisë të gjithë tifozët ekstremistë të Panathinaikosit, që ktheheshin dy ditë më pas ndeshjes që skuadra e tyre zhvilloi me Paris Saint Germain, ku humbi thellësisht 4-0. Mësohet se mbrëmë vonë mjeti fluturues është ngritur nga pista e aeroportit me destinacion Athinën, ndërsa karabinierët kanë vazhduar hetimet. Ndërkohë që festonin kalimin e grupit për në një fazë tjetër, pavarësisht nga humbja, helenët janë mbërthyer me çiftin shqiptar që me sa dukej ishte kundërshtar i Panathinaikosit dhe preferonte francezët. Sipas hetimeve të kryera mësohet se grekët kanë qenë shkaktarët e sherrit, sepse kanë provokuar pasagjerët në bord me thirrjet e tyre dhe sjelljet e rënda. Shqiptari është gjendur i vetëm përballë furisë së 10 tifozëve me fanella të skuadrës, ndërkohë që është dashur ndërhyrja e stuardesave, pasagjerëve të tjerë dhe stafit drejtues të avionit për të rikthyer deri diku qetësinë. Piloti nuk ka duruar dot më tej dhe ka kërkuar ndihmën e policisë portuale të Brindizit. Tifozët grekë janë shoqëruar në ambientet e aeroportit, ku dhe u morën në pyetje për incidentin, ndërsa deri vonë stafi i avionit nuk i ka pranuar në bord për shkak të ngjarjes së rëndë. Shqiptari ka marrë disa goditje në trup, por pa problem sipas policisë italiane, ndërkohë që është lejuar të udhëtojë në drejtim të Athinës.

Marre nga Sot


Postuar nga kontinenti datë 17 Dhjetor 2006 - 03:37:

He kelyshet e qelbur....
Jane te forte ata kur jane 10 veta kundra nje njeriu te vetem, aq me teper qe tjetri eshte dhe me gruan.


Postuar nga lezhjani-82 datë 17 Dhjetor 2006 - 04:09:

Kam lexuar nje kriozitet per minjte e ujerave te zeza ose Rats sic i thone ketu, te cilet jane gjeja me e ndyre qe egziston. Kta pershkruhen si shume frikacake dhe rrine e fshihen neper kanalet u ujerave te zeza, atje ku ka erresire, sepse ate duan. Kane frike nga drita se mos u verbon syte. Artikulli gjithashtu shtonte se kta minj u beshin agresiv atehere kur u mblidhnin bashke dhe ndodhte ndonjehere qe te hanin edhe macet qe ndodheshin rrotull...! Kjo tregon se sa te rrezikshme dhe te pabesa jane keto kafshe! Kto minj jane nder te vetmet kafshe qe perbuzen dhe percmohen nga rraca njerezore...!
Me falni nese dola nga tema, por sa e lexova kete kurjozitetin dhe spo me rrihej pa e thene!


Postuar nga Petrit Kola datë 17 Dhjetor 2006 - 18:56:

Lezhjani,

Shumi interesante dhe shume ne teme.

Faleminderit

Petriti


Postuar nga IQVLORA datë 15 Janar 2007 - 18:11:

Lepujt korofillaq

Ja se c'me ka treguar nje shoku im nga Vlora per nje djal nga nje fshat i Laberise:Ne nje aksident automobilistik djaloshit i ishte plagosur per vdekje i vellai nga keta fashiste.I pagjume dhe i merzitur po kthehej nga spitali per ne banesen e tij ne nje lagje te Athines.Djemte e lagjes i njifnin djemte shqiptar.Ne nje plati (keshtu quhen vendet ku luajne femijet dhe te rinjte,greke.Kush banon ne'' Gerqi'' te me korigjoj) ishin duke luajtur disa te rinje te lagjes. Ata,ndofta kishin dijeni per aksidentin,ose ndonjeri ishte autori dhe filluan te zgerdhiheshin.Djaloshi lab i terbuar nga ky qendrim,la mbas rrugen kryesore dhe i terbuar shkoi tek platia ne mes tyre.Qeneve u kishte ngrire buzeqeshja ne fytyre.Ai iu drejtua atyrese zgerdhiheni mor ju q****a nenat,motrat dhe c'ju permban libri i shtepise!.Keta trima u larguan si lepuj duke vrapuar pa thene asnje fjale duke thene se ky eshte i cmendur.
Ne vitin 1996 e takova personalisht djaloshin e quajtur Leo.Ai me tregoi per ngjarjen dhe per te vellain,icili ishte akoma gjalle,por sakat me paterica dhe i transmorfuar krejtesisht me difekte edhe ne te folur.
Ky shtet mizerje i varur nga feja ortodokse,me njerez ksenofobe vetem me ne shqiptaret ,sepse te tjeret nuk i pjerdhin,ka qene eshte dhe do te jete aspak miqesor me ne.
Po cfare duhet te bejme ne?


 
Trego 5 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.