Forumi Horizont | Gjithsej 2 faqe: [1] 2 » Trego 51 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mbi këtë forum (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=111)
-- Gezuar 10-vjetorin FH (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18620)
Gezuar 10-vjetorin FH
Rastesisht klikova mbi Butonin "Anetaret" dhe aty me shtyu korioziteti te klikoj mbi "Listen e anetareve sipas dates se regjistrimit" ku, ne sy, me ra data e regjistrimit te Fajtorit 11/06/2002, e cila mendoj se i perket dhe dates se krijimit, venies ne funksion te FH.
Per kete arsye, i uroj Gezuar Datelindjen!
Gezuar 10-vjetorin Forumi Horizont!
Une ketu jam regjistruar, nga fundi i vitit 2007. Nuk kisha shume njohuri rreth Forumeve si dhe as ndonje terheqie te vecante te regjistrohesha, te behesha antare i ndonje Forumi.
Megjithese Kompiuterin dhe Internetin e kam pas ne perdorim qysh nga viti 2005. Atehere, si cdo fillestar, ne perdorimin e nje Teknike te Re, dhe une, ne kohen e lire, i kushtoja me shume vemendje te pervetesoja sa me shume te ishte e mundur perdorimin, funksionet e tije se sa te "harxhoja" kohe (keshtu e mendoja atehere), me Forume apo Chate.
Nje dite, ne nje bisede me Dajen tim rreth dhe mbi Kompiuterat, ai me flet dhe per Forumet e krijuara nga shqiptaret ku nder to, nga me te njohurit, ishte Forumi Horizont ose, sic njehej "Forumi Fajtori".
Daja me flet per nje pune te bukur, te bere nga "Fajtori" duke krijuar nje Forum ku Shqiptaret kane mundesine e njohjes, shkembimit te mendimeve, mosharrimin e gjuhes etj. etj.
Kjo bisede, me nxiti te klikoj nje dite ne kete Link dhe, si vizitor, lexoj disa dite me rradhe Tema te ndryshme.
Dikur, ne nje date-dite vendos dhe une te regjistrohem.
Tashme, kane kaluar rreth pese vjet qe jam antare ketu, dhe ndjehem mire.
Forumi Horizont, ka tiparet e nje familie. te nje familie ku debatohet, shkembehen mendime por dhe ku ka dhe ngacmime qe per mua jane normale, ashtu sic eshte jeta ne realitet dhe jashte "mureve" te ketije Forumi.
Ndjej Respekt per punen e Fajtorit. Ndjej Respekt dhe per faktin se eshte nje nga Pioneret e hapjes se nje Forumi shqip.
Ne keto vite, jane hapur me dhjetra Forume shqip, mbase dhe qindra por, vlerat e FH jane te vecanta, jane te pavdekshme!
Une jam Antare i vetem ketije Forumi (perjashto forumin tim ), dhe do te ngelem deri sa FH te existoje.
...Do te kisha kenaqesi te lexoja nga Fajtori pak Historik, qysh nga Ideja e lindur deri tek venia ne jete e kasaj Ideja per krijim e ketije Forumi.
Po keshtu, cdo antare, me rastin e 10-vjetorit, mund te shkruaje rreth kontaktit te pare me kete Forum.
Dhe nje here Fajtor: Gezuar dhe Respektet e mija per ate cka krijove ti, me grupin rreth teje, para 10 vjetesh!
Vizioner
Gezuar.
Re: Gezuar 10-vjetorin FH
Citim:
Po citoj ato që tha Vizioner
Une jam Antare i vetem ketije Forumi (perjashto forumin tim ), dhe do te ngelem deri sa FH te existoje.
E kendshme kjo tema, se kisha llogaritur 10 vjetorin qe i bika kete vit. Flm vizio dhe gezuar te gjitheve se ne nje fare menyre forumi eshte forum se llafosin te gjithe.
Dita eshte pak gabim faktikisht. Data e regjistrimit tim perkon me instalimin e forumit, por pastaj forumi u desh dhe ca muaj te hapej. Faktikisht eshte hapur ne Dhjetor 2002, rreth dates 28, sidoqofte ditet e fundit te vitit. Ca detae te tjera heren qe vjen se skam kohe. Pershendetje.
Gezuar edhe nga une sigurisht! Edhe te jete i pavdekshem,dmth ti ngelet ndonje trashegimtar i denje.
Une,personalisht,kam patur kompjuter qe ne 2004 por sja dija hilet hic, e mbaja per tme zbukuruar ambjentin. mgjthse duhet te them se vite me pare kam perdorur programe te ndryshme ne punen time. Por kane qene programe specifike per te nxjerr fatura,kontrrolluar materiale ,inventar,e shume te tjera. Asnjehere s'me kishte shkuar ne mendje se ekzistonin site ku mund te flasesh live,apo forume me tema te ndryshme ku mund te jepje mendimet e tua ne forme anonimati.
Nje dite jam me nje shoqen time dhe me flet per forumin horizont, se si edhe ajo e kishte zbuluar nga televizioni,me shpjegoi se eshte nje gje shume e bukur dhe meson gjera qe s'do kesh mundesine ti dish per nje kohe rekord. Si perfundim regjistrohem por s'marr vesh nga asnje opsion. (tani me kalimin e kohes kuptoj se i kam nxjerr shpirtin shoqes time me pyetje)
Futesha shume rralle sepse nuk me terhiqte ne fillim. Thoja me vete c'ja fusin kot keto duke i mush mendjen njeri-tjetrit.
Une kam qene tip i gallatave dhe i qyfyreve vetem. Futesha ne chat e flisja me 5 veta pernjeheresh duke qesh me te madhe. U haperdaja dmth
Forumi horizont sikur me mblodhi. Donte durim,kohe per te lexuar dhe kuptuar sec donte te shprehnte tjetri,arsyetim,argumenta,etj. Gje qe une e kisha shume bezdi sepse i merrja gjerat shume ne siperfaqe. Kete gje ma beri te kuptoj dhe shoqja ime per shume kohe. Megjithese kane kaluar shume vite nga data qe jam regjistruar prape une jam dhe do ngelem nje njeri qe asnjehere s'do i marri gjerat seriozisht. Mendoj se nga kjo gje kam ngelur "adoleshente" edhe sot.
GezuarFH.
He c'na gjeti paskemi tollovi sot.
Ja kshu
Urime dhe shpresoj qe sa me shume klikime dhe pjesmarrje aktive ne ket FORUMHORIZONT ku sic ka emrin te egsistoje....
dale vizo mos u nxito te hapesh shampanjen, se e paska nga fundi dhjetorit ditelindjen. kemi koh ta fedtojm (sempre i maya permetendo ovviamente)
Hajde gezuar bruni
Citim:
Po citoj ato që tha bruni22
dale vizo mos u nxito te hapesh shampanjen, se e paska nga fundi dhjetorit ditelindjen. kemi koh ta fedtojm (sempre i maya permetendo ovviamente)
Citim:
Po citoj ato që tha Vizioner
Deri ne ate date, mendova, secili nga ne tregon dicka nga vetja-kujtime ne lidhje se si e njohu FH dhe cfare e shtyu te regjistrohet, opinionin e tije etj. etj.
Per kete Fajtori ka dyfish vlera, sepse, edhe pas dhjete vjetesh "jeton" akoma.
Qe ne 2006 ne FH une, sa shume dhe sa kendshem!
Cheers & Peace FH!
Sa nostalgjike
Mua ma dhane adresen e forumit dhe jam regjistruar pak dite pas ardhjes sime ne DE
Eshte i vetmi forum qe kam perdorur edhe pse jam regjistruar ne nja dy tre te tjere, por jam lodhur shpejt.
FH te lidh o vellezer e motra
Na thoni noi llaf te keq se duket e pabesueshme qe gjithe te jene kaq te afeksionuar
I uroj jete te gjate, dhe sa me shume anetare ne te ardhmen!
Si e kam njohur une? Fare rastesisht duke kerkuar informacion per dicka si shtatezani me komplikacione qe kisha ne ate kohe dhe qe fatkeqesisht perfundoi jo mire.. Me kane dale arkivat e forumit ne fillim. Lexoja postimet, dhe as e kisha idene c'ishin forumet. Shkrihesha me postimet e dreqes dhe plloshtanit. Kishin vertet humor te lezetshem.
Thosha mire qe jane bere keto, po a vazhdojne akoma?Kureshtare, klikova ne krye te faqes dhe hopaaaa, u hap faqa e FH. Gezuar!
Hahah, une e mbaj mend si tani kur kisha rreth 300 postime vetem, po shkruaja nje postim ku po deklaroja: nese une i kaloj 1000 postime ktu do vras veten, losers
Dhe e mbaj mend qe e anudhova postimin..:p
You are all newbies...
Une mbaj mend kur Faja krijoji forumin... dhe na dha ftesen per tu rregjistruar sot e 10 vjet me pare... si dini dramat qe ka pas atehere (i ka fut faja ne kutine e zeze)...
Citim:
Po citoj ato që tha Katilesha
Qe ne 2006 ne FH une, sa shume dhe sa kendshem!
Cheers & Peace FH!
Obobo.. te gjithe sentimentale ketu.. deri ne fund te vitit kete avaz do kemi tani
Po pse duhet te jete patjeter e lidhur me ndonje histori te vecante njehere, une vras mendjen dhe kuptoj sa kot kam hyre. E duke qene se me kishte ardhur ne maje te hundes nga forumet (si pasoje e nje frekuentimi te gjate e te rregullt te nje forumi tjeter), habitem si rashe prape ne "gracke". E paskan kaluar dy vjet e qenkam akoma ketu, mannaggia a te qe ma sugjerove, e mannaggia a voi qe jeni ketu! Ja kshu!
Isha ndopak sentimentale?
Kjo po don me na prish festen....
Citim:
Po citoj ato që tha Endri
Kjo po don me na prish festen....
Vizio i papam je.
I uroj forumit te rritet me vellezer e motra mendjendritur, mendjehapur, me sens humori dhe sa me pak servila.
Ne forum jam rregjistru jo rastesisht sic shkruan pjesa me e madhe ketu,ma kane rekomandu disa miq te mi qe kane qene anetare tek ky forum kohe me pare.Arsyeja pse me pelqen ketu eshte sepse ka disa anetare qe te kenaqin kur i lexon,por ama ka dhe disa specie te rralla qe jane antistres vdes tu qesh kur i lexoj.
Dhurate ska,pare ska,kenaquni me prezencen time ketu.
Citim:
Po citoj ato që tha Dulcis in Fundo
Or po festen e mora vesh une po bardhoshja nga humbi?
Po ca servilash o angel, se s'ka ngel njeri me bo servilin me korrespondence se si jep as buke e as uje dhe as i pret ndonje çek mujor ajo gje...s'po i bohena servila ketyre qe na punesojne jo me ketu qe as si njohim si fytyre.
Mua me pelqen drejtesia ne fakt cilido qofte ai/ajo. Dhe ne kete rast fajtorin mund ta urrejne,mund ta duan, mund ta merzisin,mund ta adhurojne,mund ta godasin, por prape te gjitha keto tregojne se sa shume interes ka ai njeri ne syte e te gjitheve. Eshte thjeshte njeri LOYAL ne te gjitha aspektet.
Gezuar 10 vjetorin forumi
ps: Nuk me besohem qe kam 9 vjet qe e lexoj kete forum...
Citim:
Po citoj ato që tha Dulcis in Fundo
Isha ndopak sentimentale?
Citim:
Po citoj ato që tha Eria
U mallengjeva
Citim:
Po citoj ato që tha cecilia
Po ca servilash o angel, se s'ka ngel njeri me bo servilin me korrespondence se si jep as buke e as uje dhe as i pret ndonje çek mujor ajo gje...s'po i bohena servila ketyre qe na punesojne jo me ketu qe as si njohim si fytyre.
Mua me pelqen drejtesia ne fakt cilido qofte ai/ajo. Dhe ne kete rast fajtorin mund ta urrejne,mund ta duan, mund ta merzisin,mund ta adhurojne,mund ta godasin, por prape te gjitha keto tregojne se sa shume interes ka ai njeri ne syte e te gjitheve. Eshte thjeshte njeri LOYAL ne te gjitha aspektet.
Mund te besosh tek dicka dhe ta shprehesh brenda normave te vendit ku kuvendon. Kjo do e bente njeriun flamurtar. Ceshtja eshte kur njerezit behen flamurtare dhe nuk i permbahen as normave te ambjentit ku jane. Kjo ka me shume tipare servilizmi. Dihet dhe qe servilet e kthejne flamurin me kollaj. Madje sa me shume kthejne flamure, aq me shume kane nevoje te bertasin per flamurin e ri.
Keshtu qe, per te mos i lene vend asnje dyshimi AD, fillo respekto rregullat e ketij forumi njehere qe ti i di shume mire. Hiqe reklamen nga fusha e vendbanimit qe e ke vene per here te dyte. E kuptoj qe ke nevoje te thuash vendin qe frekuenton aktualisht (a je moderatore) por ka dy vende per ta bere kete: tek "faqja personale" ne profil dhe tek nenforumi i reklamave. Nderkohe, te siguroj se keto vitet e fundit kam marre me shume mesazhe private nga ty sesa nga Cecilia. Kjo nuk besoj se te ben ty servile dhe as besoj se ben Cecilien, edhe pse vleresime pozitive qe ben Ceci me vene ne pozite te veshtire. Sidoqofte, le ti leme fjalet e keqija sepse nga keto forume te pakten duhet te kuptojme se s'ka nevoje te thuhen gjithe te keqijat si vijne neper mend.
Ha!
Flm.
Te lutem!
Fakti qe injorova postimin tend do te thote qe ke shkrujt traplliqe,se ca lidhje kane mp me servilizmin se kuptoj.S mbaj mend nojher te te jem serviloz perkundrazi kemi pas 1 mardhenie acaruse por me 1 perqindje respekti deri diku.Sa per Cec ske pse e perzje nuk i thashe asaj servile.
Tani une ke kjo teme bera urimet perkatese dhe gjithashtu thashe 1 te vertete te hidhur.Ju pelqen apo jo nuk eshte problemi im.
Gjithesesi ju kerkoj falje qe ju turbullova ujrat por duhet nojher qe mos vije ere e qelbet. E kshu urime prap.
peperinke si te kam?
po sikur te vij dhe un andej nga lagja jote. do ma rregullosh naj p.. behet gje?
chi sa cambiando magari mi porta fortuna!
Citim:
Po citoj ato që tha Morfine
Gezuar 10 vjetorin forumi
ps: Nuk me besohem qe kam 9 vjet qe e lexoj kete forum...
Rendesi ka te mos zhdukemi fare dhe ti shelg.
Kam mesuar shume gjera
dhe kam njohur dhe takuar dhe kam ne plan te takoj disa vajza shume te mira qe mbaj lidhje deri me sot vetem ne saje te FH.
Ishte 2003 a 2004 kur u regjistrova ketu. Motra me tha per kete sit se kishte kenge shqiptare dhe une e sapoardhur ne USA, e ndjere si vetem, u regjistrova.
Por pas nje ndodhie qe me lendoi, isha betuar mos kthehesha me, pervec se nje dite po kerkoja prape muzike shqipo. Nuk eshte si me pare, i lexoja me me shume deshire postimet e te tjereve, drejtuar me me respekt kundrejt njeri-tjetrit, me solidare, me cilesore dhe gjera me interesante per te lexuar.
Feste pa torte... hmmmm....
Re: Kam mesuar shume gjera
The thought of lorie not wanting to meet me makes me dperessed, hence i thought we're buddies
Urime per 10 vjetorrn e FH. Jemi rrit me forumin tashi, na asht ba pjes e jetes. Uroj Krijuesin edhe ata qe kan marre pjes dhe e kan mbajtur gjalle!
Sa per sqarim. Nuk jam vetem une krijuesi, ishim grup disa vetesh. Shume u larguan per aresye te ndryshme. Ca kane mbetur. Personalisht nuk e kisha me qejf forumin duke e ditur se do shume kohe dhe nerva te merresh me njerezit. Por atehere ishim disa vete dhe erdhi momenti qe forumi duhej hapur. Forumi i vetem alternativ nuk ofronte mjaftueshem liri dhe seriozitet (webmasteri shkruante me emra te ndryshem qe te mbeshteste veten ).
Drit nona, na u rrit forumi na u bo me e martu!
Une jam regjistru ne 2005...fillimisht kureshtar i zones se mjekesise... pastaj fajin e pati Klodeli me ate temen e ngjyres se syve tek ajo zone, sa me ngjiti virusin e forumit! Me pas me ofrun post ne kryesi ene nuk i thashe dot jo Ngela ne forum pastaj me nje periudhe aktiviteti te larte deri rreth fundit te 2008...Kam njohur shume persona te ndryshem ne keto vite (nje pjese edhe ne realitet) dhe secili ka pase ate origjinalitetin e vet te te treguarit te gjerave, te arsyetimit...all of them special
gjithsesi, edhe pse shkruaj me rralle tani, i lexoj te gjitha temat (kom pase debulese per temat e sherreve se mund te ndertoje me themel historikun e personazheve qe ngaterroheshin nga fjalet e njeri tjetrit )!
Sa per Fajen (por edhe te tjeret qe bashke me te e filluan kete forum qe nuk i njoh ne vecanti duke qene se jam regjistruar me vonese), me te vertete qe ka bere nje pune fantastike dhe durim te papare ne gjithe keto vite! Nje vend ku te gjithe te ndihen si ne shtepi, pamvaresisht se shume mund te kemi qene larg, ne cdo cep te botes.
E falenderoj ne vecanti edhe per ndihmen qe me ka dhene jasht ketij forumi!
Te na rroje forumiiiii....bam bam bam!
o gezuar e e per shume vjet
7 gati po i bej dhe une ktu
Gezuar forumi
Urimi dhe respekti im i shkon moderatoreve qe ne gjithe keto vite qe i kam lexuar kane qene shembull per cdo antar ne kete forum Lela dhe Piktor.
Fajes spo i bej komplimenta se mos po haj noj granate dore kshu si pa dashje me qellim.
Citim:
Po citoj ato që tha NS-6
Drit nona, na u rrit forumi na u bo me e martu!
Une jam regjistru ne 2005...fillimisht kureshtar i zones se mjekesise... pastaj fajin e pati Klodeli me ate temen e ngjyres se syve tek ajo zone, sa me ngjiti virusin e forumit! Me pas me ofrun post ne kryesi ene nuk i thashe dot jo Ngela ne forum pastaj me nje periudhe aktiviteti te larte deri rreth fundit te 2008...Kam njohur shume persona te ndryshem ne keto vite (nje pjese edhe ne realitet) dhe secili ka pase ate origjinalitetin e vet te te treguarit te gjerave, te arsyetimit...all of them special
gjithsesi, edhe pse shkruaj me rralle tani, i lexoj te gjitha temat (kom pase debulese per temat e sherreve se mund te ndertoje me themel historikun e personazheve qe ngaterroheshin nga fjalet e njeri tjetrit )!
Sa per Fajen (por edhe te tjeret qe bashke me te e filluan kete forum qe nuk i njoh ne vecanti duke qene se jam regjistruar me vonese), me te vertete qe ka bere nje pune fantastike dhe durim te papare ne gjithe keto vite! Nje vend ku te gjithe te ndihen si ne shtepi, pamvaresisht se shume mund te kemi qene larg, ne cdo cep te botes.
E falenderoj ne vecanti edhe per ndihmen qe me ka dhene jasht ketij forumi!
Te na rroje forumiiiii....bam bam bam!
Nuk kom ik une mer jo! Verdalle jam sa here...i lexoj temat e forumit dhe shkruaj (ndoshta jo aq sa ne fillim por prap edhe hic fare jo)
Citoj filmin "Udha e Shkronjave": "Forumi eshte Facebook e te kalume Facebook-un, or Tunxh"
Gezuar!
Edhe 1000000 forumit qe na mbledh te gjitheve
rrofshit
Citim:
Po citoj ato që tha dylan
rrofshit
Citim:
Po citoj ato që tha shelgu
Te na rrosh edhe ti dylan se mezi te kena.
dylan mos e rruj fare !
Citim:
Po citoj ato që tha dylan
me u rru ju naj gja apo me rru un si rop
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 » Trego 51 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.