Forumi Horizont | Gjithsej 2 faqe: [1] 2 » Trego 51 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ceshtja kosovare dhe me gjere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=162)
-- Lajmet e fundit nga Kosova dhe Rajoni. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8617)
Lajmet e fundit nga Kosova dhe Rajoni.
1)Sot ne Kosove filloi takimet Grupi i Kontakt Plus, ne te cilin marrin pjese perfaqsues nga SHBA, Italia, Gjermaia, Anglia , Franca dhe Rusia.
Takimi ka filluar sot dhe ne kete takim emrr pjes edhe i derguari i posaqem I SPKB-së per vlersimin e Standardeve KAI AIDE
2)Si edhe në dy ditët e mëparshme edhe të mërkurën në cepin verior të urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë, janë tubuar rreth 100 protestues serbë të cilët po kundërshtojnë vendimin për qarkullimin e lirë të automjeteve mbi urën kryesore të Ibrit, që lidh dy pjesët e qytetit të ndarë.
Duke përkrahur ambasadorin Kai Aide në punën e tij rreth vlerësimit të përmbushjes së standardeve, liderët evropian porosisin se rezultati i këtij vlerësimi nuk do ta vazhdojë vetvetiu procesin, por se kjo mundësohet me vetë implementimin e standardeve, sidomos atyre prioritare, si edhe me përparim në procesin e decentralizimit i cili për Bashkimin Evropian është tejet i rëndësishëm.
Liderët e BE-s i kanë bërë ftesë Prishtinës e Beogradit që të tregojnë qasje konstruktive dhe vullnet të mirë në bisedat që mund të nisin rreth statusit përfundimtar drejt gjetjes së zgjidhjes e cila do të ishte e pranueshme për të dy palët.
Në veçanti theksohet se zgjidhja përfundimtare duhet t’i shërbejë stabilitetit të rajonit, andaj edhe potencohet se do të jetë e papranueshme çfarëdo zgjidhje e njëanshme e as ndarja e Kosovës, apo bashkimi me ndonjë shtet tjetër. Liderët e 25 shteteve anëtare të BE-së, gjatë samitit që po mbahet, kanë rikonfirmuar premtimin e dhënë në Selanik në vitin 2003, se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian.Në deklaratë thuhet se rajoni, përfshirë këtu edhe Kosovën, e ka vendin në BE.
nje delegacion i Parlamentit europian i kryesuar nga Deputeti i ketij parlamenti Bern Poselt dhe i shoqeruar nga sekretari i unionit parlamentar me seli ne Gjermani Johan KAis kan vizituar sot Luginen e Presheves ku jan takuar me udheheqesit e pushtetit lokal te perfaqesuar nga Riza Halimi,ku kan diskutuar per sigurin ne rajon dhe situaten politike ne rajon.
Riza Halimi ka deklaruar se ky takim ka nje rendesi te madhe pasi qe kan paraqitur problemet e tyre, dhe presin nga unioni europian te ndikoj ne permisimin e gjendjes ne kete rajon.
Vazhdojn protestat e serbeve ne cepin e urees se mitrovices kunder hapjes se kesaj ure per qarkullim te lire.
Pasi qe UNMIKU i dorezoi kompetencate per "Rojen e Ures" ne duart e Sherbimit policore te Kosoves, ku u mor vendim qe te zgjate prej dy ore sa ishte deri te Henen ne kater ore qarkullim te lire mbi kete ure , sot rreth 50 serb protestuan kunder ketij Vendimi.
Ministri i jashtëm i Unionit Serbi – Mal i Zi, Vuk Drashkoviq, për sot ka paralajmëruar një vizitë private në Kosovë.
Zëdhënësi i UNMIK-ut, Niraj Sing, tha për mediat serbe se Drashkoviqi pasdite do të takohet në Prishtinë me zëvendësshefin e UNMIK-ut, Lari Rosin e pastaj do të vizitojë Graçanicën.
Lidershipi Kosovar eshte shprehur se nuk jan te lajemruar zyrtarisht per ndonje vizite te Drashkoviqit ne Kosove dhe nuk do te ket takim zyrtar ne mes te institucioneve te Kosoves dhe Vuk Drashkoviq.
Kjo eshte vizita e trete e Lidershipit te Serbise ne Kosove brenda ketij viti, te cilet nuk takohen me institucionet e Kosoves.
Koalicionio KAN ka paralajmeruar protesta me rastin e ardhjes se Vuk Drashkoviqit ne Kosove.
me daten 25/06/2005 ne Milano te Italise Vdiq Gazetari i te Perditeshems Bota Sot i cili kohe me pare si pasoj e nje atentati ndaj tij u qellua ne koke nga persona te panjohur.
Pas nje trajtimi disa ditore ne Qendren Klinike Universitare ne Prishtine Bardhyl Ajeti Gazetar i te Perditeshems Bota Sot u dergua ne Milano ne gjendje kritike, ku pastaj ndrroi jet.
Kete akt kriminal e kan denuar te gjitha institucionet vendore dhe nderkombetare.
Tri shpërthime simultane janë shënuar parmbrëmë në Prishtinë rreth orës 21:20. Shpërthimet kanë ndodhur brenda oborrit të selisë së UNMIK-ut, përballë OSBE-së dhe në afërsi të ndërtesës së Kuvendit të Kosovës. Sipas informacioneve zyrtare, nuk ka të lënduar.
Në magjistralen Pejë-Gjakovë, në fshatin Raushiq, janë qëlluar me armë zjarri dy persona. Ndonëse janë paraqitur shume spekulime për emrat e të të qëlluarëve, policia ende nuk i ka konfirmuar emrat e tyre. Jozyrtarisht merret vesh se viktimat e këtij sulmi janë dy persona nga fshati Strellc i komunës së Deçanit
18.07.2005
Ura kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë është hapur sot në mëngjes për 24 orë të plota për kalimin e automjeteve dhe këmbësorëve, ka bërë të ditur zëdhënësi rajonal i policisë Lari Miler.
Kalimi mbi urën kreysore filloi para një muaji dy herë në ditë, ndërkaq prej sot, ashtu siç ishte paralajmëruar, kjo urë do të jetë e hapur 24 orë në ditë.
keqsohet Gjendja Shendetsore e Presidentit Rugova.
Presidenti i Kosoves Ibrahim Rugovaj, qe nga e shtuna gjendet ne spitalin ushtarak Amerikan ne Gjermani (Landstuhel). Lajmi eshte bere i ditur nga nje Diplomat i larte dhe eshte konfirmuar nga Agjensioni Reuters.
Zedhensi i Presidences Muhamet Hamiti ka refuzuar te komentoj per Gjendjen e Presidentit, dhe nuk ka konfirmuar raportet e reuters.
Në shenjë proteste ndaj pjesmarrjes së shefit të Shtatmadhorisë së Ushtrisë serbo-malazeze, Dragan Paskash, në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it në Prishtinë nuk kanë marrë pjesë asnjë nga përfaqësuesit e Trupave Mbrojtëse të Kosovës, ndërsa është komfirmuar se në shenjë proteste nuk kanë marrë pjesë në ceremoni ministrat e Qeverisë së Kosovës si dhe përfaqësuesit kryesor të partive kosovare.
//rtklive//
shtese :
ne kete ceremoni kan marr pjese kryeparlamentari Nexhat Daci se bashku me zevendes kryeministrin Adem Saliahj.
-Presidenti-Rugova eshte me kancer ne mushkeri,
ka deklaruar vete personalisht para dy ditesh ne shtypin TV,
ne rtv-21.
Por ka shtuar, qe eshte kancer i sherueshem!
Sherim te shpejte Presidentit te Kosoves!
Tentim atentati ndaj presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova
Muaj me pare, rreth orës 8:25 ne mengjes, në Prishtinë ka pasur një tentim atentati ndaj Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Presidenti Rugova dhe shoqëruesit e tij kanë shpëtuar pa lëndime, por njoftohet se janë plagosur dy kalimtarë të rastit.
Një mjet shpërthyes që ishte vendosur në një kontejner të mbeturinave, në rrugën "Agim Ramadani", para Shtëpisë së Sporteve, ka shpërthyer, me gjasë me teledirigjues, në momentin kur po kalonte eskorta e Presidentit Rugova dhe makinat që e shoqëronin. Shpërthimi ka dëmtuar veturën në të cilën ndodhej Presidenti. Presidenti Rugova ndodhej ne makine ne momentin e shperthimit, por personi i plagosur nuk ishte presidenti, por nje anetar i grupit te tij te shoqerimit", i saktesoi AFP-se nje roje sigurie presidenciale. Nje mjet shperthyes ishte vendosur ne nje kazan pleherash ne nje rruge ne qender te qytetit dhe shpertheu gjate kalimit te autokolones presidenciale, i shpjegoi AFP-se nje zedhenes i policise lokale.
Presidenti Rugova në atë moment po shkonte për t'u takuar me përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Havier Solana.
Policia e UNMIK-ut dhe SHPK-ja menjeherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po i kryejnë hetimet dhe kanë bllokuar rrugët përreth ku ka ndodhur shpërthimi.
________________________________________________
Presidenti Rugova denoi sulmin ndaj tij
Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova e dënoi ashpër tentim atentatin ndaj tij. "Shpetova edhe nje here - mësohet të jetë shprehur Rugova.
"Si President i Kosovës, e gjykoj këtë rast dhe kërkoj që ata njerëz që kanë për qëllim të bëjnë vepra të tilla të pengohen. Ata duhet ta marrin dënimin e merituar, sepse nuk mund t'i lejojmë që të vënë në rrezik jetën e qytetarëve të Kosovës", theksoi Presidenti Rugova.
Presidenti Rugova kërkoi që të merren masa për shtimin e kontrollit të kufijve dhe të aeroportit. Ai tha se policia e Kosovës duhet të specializohet dhe duhet të jetë e pranishme aty ku mund të rrezikohet jeta e qytetarëve, sidmos këto ditë kur qytetarët kanë treguar një pjekuri dhe një maturi shumë të madhe. Po ashtu Presidenti Rugova tha se ende ka elementë që dëshirojnë destabilizimin e Kosovës.
"Për fat të keq, ende ka elementë, ende ka njerëz që dëshirojnë ta destabilizojnë Kosovën", tha ai, duke shtuar se situata e sigurisë në Kosovës është përgjithësisht e mirë.
"Kosovarët janë të aftë të mbrojnë stabilitetin në vend, stabilitetin në këtë pjesë të Evropës dhe të botës", theksoi Presidenti Rugova pas takimit me Havier Solanën.
PS: ky atentat ka ndodhur para disa muajsh nuk eshte lajm aktual.
Presidenti Rugova denon sulmin ndaj tij
ja dhe nje foto...e vendit te atentetit!
Kryeministri i Kosoves, Bajram Kosumi, ka pranuar se ka marre 20.000 euro bakshish nga miqte e tij per te paguar nje aeroplan privat per t'u kthyer nga Turqia ne Kosove. Sic ben te ditur agjensia e lajmeve Kosovapress Kosumi me marrjen e bakshishit ka thyer Ligjin numer 2004/34 kunder korrupsionit. Sipas nenit 33 te ketij ligji, personi zyrtar nuk ka te drejte te marre bakshish ne lidhje me ushtrimin e detyres se tij me shume se 50 euro ose vlera totale e tyre te mos kaloje me shume se 100 euro ne vit nga i njejti person. Sipas nenit 36 te ketij ligji thuhet se Agjencia Antikorrupsion percakton se ne nje rast specifik personi zyrtar ka shkelur dispozitat e neneve 34 dhe 35 te ketij ligji, ajo informon organin ku zyrtari ushtron detyren. Nderkohe, opozita kosovare konsideron se marrja e dhuratave nga kryeministri Kosumi eshte korrupsion dhe se ai se bashku me gjithe kabinetin e tij duhet te jape doreheqje, shkruajne mediat kosovare. db/db(Kosovapress/BalkanWeb)
kryeministri i Kosoves javen e ardheshme "rrefehet" para parlamentit per skandalet e perfolur.
te merkuren Kryeministri i kosoves eshte ftuar ne Interpelance pas akuzave te shtruara ndaj tij nga partia me e madhe Opozitare PDK.
ne kete Interpelance Kryeministri Kosumi do te dikutoj ne lidhje me shumen e parave te shpenzuara per pagesen e aeroplanit privat qe ka paguar per te u kthyer nga Turqia ne Kosove, ku po qendronte per Pushime.
Sipas Mediave shuma e e paguar per aeroplanin privat eshte nga 20 mije ne 30 mije euro, shum per te cilen Krymeinistri ka theksuar se eshte paguar nga "disa miq afarist".
Gjithashtu perfolet edhe per nje skandal Seksual te Kryeministrit, i cili eshte perfolur mjaft shum dhe njeherit nuk eshte demantuar nga Vet Kryeministri.
dale te shofim se cfar do te ndodh.
Një organizatë që veten e quan Garda e Vullnetarëve Serbë “Tigrat”, përmes postës elektronike ka marrë përgjegjësinë për sulmin ndaj kolonelit të SHPK-së, Dejan Jankoviq, në Kaçanikun e vjetër. Në këtë deklaratë, kjo organizatë e quan Jankoviqin “tradhtar të popullit serb”.
Nuk ka konfirmime zyrtare për ekzistimin e kësaj organizate, e cila e quan veten pasardhëse e “Tigrave” të Arkanit.
Ndërkohë agjencia Kosovalive njofton se pjesëtarët e Shërbimit Policor të Kosovës të enjten në ora 21:40, në rrugën Doganaj-Shtërpce, kanë arrestuar dy pjesëtarë të xhandarmërisë serbe, të cilët kishin qenë të armatosur.
Gjyqtari hetues i Gjyqit të Qarkut në Prishtinë u ka caktuar paraburgimin prej 30 ditësh dy pjesëtarëve të xhandarmërisë së Serbisë, Miki Millosavleviq dhe Sasha Mihajlloviq.
Paraburgim u është caktuar për dyshime për vepra penale të armëmbajtjes pa leje, të falsifikimit të dokumenteve, të sulmit në personin zyrtar dhe për paraqitje të dokumenteve të rrejshme, ka thënë një avokat i pjesëtarëve të xhandarmërisë.
marr nga rtklive.com
Rezoluta për rikonfirmimin e vullnetit të popullit për pavarësi nuk hyn në rend të ditës për seancën e Kuvendit Kosovë
Kryesia e Kuvendit nuk u pajtua që rezoluta për rikonfirmimin e vullnetit të popullit për pavarësi të vihet në rend dite të seancës së ardhshme plenare. Kjo për shkak se dy komisionet e ngarkuara për këtë harmonizimin e tekstit, kanë dhënë disa rekomandime dhe tani paraqiten dy versione, e jo një version unik. Para mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, kryetarin e Kuvendit e kanë vizituar shefi i UNMIK-ut Petersen dhe dhe shefi i misionit të OSBE-së Wnendt...
Kryesia e Kuvendit të Kosovës nuk mori sot vendim për vënien në rend dite të Kuvendit të rezolutës për rikonfirmimin e vullnetit të popullit për pavarësi. Anëtarët e Kryesisë nga pozita dhe opozita shprehën qëndrime të ndryshme rreth kësaj çështjeje. Ramë Buja, anëtar i kryesisë, nga radhët e PDK-së, tha se kryesia e ka prolonguar këtë çështje për kohë të pacaktuar për shkak të procedurave krejt formale, gjë që, sipas tij, nuk ka logjikë. “Kjo rezolutë, nëse nuk do të kishte asnjë efekt tjetër, para ndërkombëtarëve do të tregonte se jemi unikë si subjekte politike për çështjet kryesore për mëvetësinë e Kosovës. Megjithatë, kjo nuk ndodhi, andaj kjo shtyhet edhe për s’e di sa kohë”, tha Buja. Ai tha se vetëm për arsye procedurale kjo çështje shtyhet për afat të pacaktuar, ndërkaq pohoi se komisionet e ngarkuara me këtë çështje kanë kryer punën dhe kanë harmonizuar qëndrimet e tyre. Ky konstatim i Bujës bie ndesh me atë të anëtarit të kryesisë nga radhë e AAK-së, Naim Malokut, i cili tha se komisionet parlamentare në të vërtet nuk kanë arritur t’i harmonizojnë qëndrimet. Megjithatë në mes të anëtarëve të kryesisë nuk ka pasur kundërshti, thotë Maloku.”Mendoj se kjo gjë shumë shpejt do të vjen në kryesi dhe seanca e radhës do të jetë me këtë temë, kur nuk do të ketë pikë tjetër të rendit të ditës. Dy komisionet sërish do të diskutojnë dhe do të merren me harmonizimin e tekstit dhe formulimin e saktë të tij, sepse nuk është çështje që në mes pikave duhet të ketë ndonjë kundërshti”, tha Maloku i AAK-së.
Dy komisionet që janë ngarkuar për të shqyrtuar këtë çështje, komisioni Parlamentar për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrime Euroatlantike dhe ai për gjyqësi, legjislacion dhe kornizë Kushtetuese, kanë dhënë disa rekomandime, dhe tani janë dy tekste të rezolutës, që para se të kalojë për diskutim në Kuvend duhet të harmonizohet në një dokument unik, theksoi Maloku. “Teksti i komisionit Parlamentar për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrime Euroatlantike dhe ai për gjyqësi, legjislacion dhe Kornizë Kushtetuese, të cilët kanë dhënë disa rekomandime në tekstin e rezolutës, të cilat duhet të inkorporohen në një tekst” tha ai.
Tribunali i Hages ka vendosur te i lejoj ish Kryeministrit haradinaj te marr pjes ne aktivitete politike dhe te marr pjese ne paraqitje publike, ne ate mase qe UNMIK-u mendon se eshte e rendesishme per zhvillimin e situates politike dhe te sigurisë në Kosovë.
Kosova,
E PARA PROJEKT-REZOLUTE AMERIKANE PER SKENDERBEUN
Ilir Ikonomi "VOA)
SHBA - Dy anetare te Kongresit Amerikan, demokrati Tom Lantosh dhe republikani Dana Rohrbaker i paraqiten diten e premte Dhomes se Perfaqesuesve nje rezolute per nder te 600-vjetorit te lindjes se Skenderbeut. Eshte hera e pare qe ne Kongresin amerikan paraqitet nje dokument i tille, i cili perkujton Skenderbeun si burre shteti, diplomat dhe gjeni ushtarak si dhe rolin e tij ne shpetimin e Evropes Perendimore nga pushtimi osman.
Projektrezoluta, e paraqitur ne Kongres me ndihmen e Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane, pershkruan me hollesi rolin e Skenderbeut ne mposhtjen e ushtrive osmane para dyerve te Evropes, duke e shpetuar kontinentin nga pushtimi. Meqenese ne Shtetet e Bashkuara nuk degjohet te flitet shume per Skenderbeun, kjo projektrezolute eshte nje perpjekje per t'i njohur amerikanet me rolin e tij 6 shekuj me pare.
Ne nje interviste per Zerin e Amerikes, anetari i Dhomes se Perfaqesuesve Dana Rohrbaker, nje nga kongresmenet qe paraqiten rezoluten, tha:
"Skenderbeu, kjo figure historike, ndali perparimin turk drejt Evropes Perendimore, duke ndryshuar historine dhe menyren tone te jeteses. Une kam propozuar qe Kongresi amerikan te perkujtoje 600 vjetorin e lindjes se Skenderbeut ne menyre qe ne te njohim rolin e rendesishem qe ai luajti jo vetem ne historine shqiptare por edhe ne historine e krejt qyteterimit perendimor.
Skenderbeu udhehoqi popullin shqiptar kunder pushtimit osman te Evropes duke shpetuar Perendimin prandaj ne duhet t'i shperblejme shqiptaret per kete, te ndihmojme Shqiperine te perparoje ne familjen e kombeve si dhe qe populli i Kosoves te gezoje te drejten per te vendosur per fatin e vet me ane te kutise se votimit."
Zoti Rohrbaker komentoi me kete rast per ceshtjen e statusit te Kosoves. Ai tha se negociatat per te ardhmen e Kosoves zhvillohen me vonese sepse ato duhet te kishin filluar shume kohe me pare. Fakti qe ato do te fillojne eshte dicka per t'u pershendetur por ne duhet te nisim punen per keto bisedime, tha Rohrbaker. Shume te rinj ne Kosove, tha ai, nuk kane pune sepse te huajt nuk investojne ne nje vend i cili nuk ka nje status te percaktuar qarte.
"Keta te rinj po sakrifikojne mireqenien e tyre por ata nuk kane pse sakrifikojne thjesht per faktin se disa njerez kane frike se mos inatosen serbet. Ketu nuk hyjne serbet, ata kane te drejte mbi vendin e tyre. Populli ne Kosove ka te drejten per te qene i lire dhe i pavarur, ashtu si amerikanet qe kane te drejten per te qene te lire dhe te pavarur nese kjo eshte menyra qe ata kane zgjedhur vete. Pikerisht kjo eshte demokracia.
Pra, keto negociata do ta lejojne popullin e Kosoves te jete demokratik dhe te kete te drejtat e tij. Per te ardhmen e Kosoves duhet te mbahe nje referendum dhe duhet mbajtur menjehere," tha republikani Rohrbaker.
Kongresmeni Rohrbaker tha se kur ishte ne Kruje per vizite, i kishte lene pershtypje te thelle lufta e gjate per liri qe kishte bere Skenderbeu. Pa kete lufte, e gjithe bota perendimore do te kishte qene ndryshe dhe Shtetet e Bashkuara do te kishin qene nje vend i ndryshem po te mos kishte qene guximi qe tregoi qindra vjet me pare Skenderbeu, tha Rohrbaker.
Kryetari i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Joseph DioGuardi e shpjegon keshtu rendesine e kesaj rezolute:
"Kjo eshte nje dite e shenuar per te gjithe shqiptaret sepse Gjergj Kastrioti eshte nje nga figurat kryesore mes shume heronjve historike. Shqiptaret mund te jene krenare per historine e tyre te lavdishme dhe trashegimine e cila ka filluar me Gjergj Kastrioti Skenderbeun dhe ka vazhduar ne shekullin e 20-te me Nene Terezen. Populli shqiptar nuk eshte ende i lire. Ne Kosove ata nuk kane ende pavaresi dhe Shqiperia nuk eshte ende anetare e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian.
Prandaj ne duam t'u kujtojme atyre se Gjergj Kastrioti ka bere shume per Evropen Perendimore, dhe ne ne Shtetet e Bashkuara duhet ta mbajme mend nje gje te tille per te bere ate qe eshte e drejte per popullin shqiptar, pra te integrojme sa me shpejt ne Evrope Shqiperine dhe Kosoven si dy vende demokratike."
Ne rezolute citohet Gjeneral Majori Xhejms Ulf, komandant i ushtrise britanike ne Kebek, sipas te cilit "Skenderbeu ua kalon te gjithe oficereve, te lashte dhe moderne, ne udheheqjen e nje ushtrie te vogel mbrojtese."
Aty citohet gjithashtu historiani britanik Edeard Gibbon, i cili ka thene se "fisnikeria dhe feja e tij e kane rreshtuar princin shqiptar krahas emrave te Aleksandrit te Madh dhe Pirros".
Shqiperia nen Skenderbeun, thuhet ne rezolute, pengoi pushtimin e Romes dhe te krejt Italise nga Perandoria Otomane, duke i hapur ne fakt rrugen Rilindjes Italiane. Statujat e Skenderbeut mbi kale dhe me shpate ne dore zbukurojne sot kryeqytetet e Italise, Austrise, Hungarise, Shqiperise dhe Kosoves.
Ne projektrezoluten, e cila pret tani miratimin nga Dhoma e Perfaqesuesve, lavderohen shqiptaret kudo ne bote per nderimin qe i bejne heroit te tyre Gjergj Kastrioti si dhe i behet thirrje qeverise amerikane te punoje me partneret evropiane per te pershpejtuar integrimin e Shqiperise dhe te nje Kosove te lire ne Bashkimin Evropian, si shperblim per kontributin dhe sakrificen e bere nga Skenderbeu dhe nga populli shqiptar per te shpetuar Evropen Perendimore nga sundimi otoman.
marr nga rtklive
Presidenti slloven ka arritur sot në Prishtinë në mënyrë që autoriteteve në Kosovë t’ua dorëzojë propozimin e tij për zgjidhjen e të ardhmes së Kosovës. Pas takimit që zhvilloi në Prishtinë me shefin i Shtyllës së Parë të UNMIK-ut - për Polici e Drejtësi Jean Dussourd, Dërnovshek ka shfaqur shpresën se zgjidhja e statusit të Kosovës do të jetë e afërt me planin e tij.
“Mendoj se zgjidhja e statusit do te jetë e afërt me planin dhe propozimet e mia” tha Dërnovshek.Ai tha se është këtu për të parë për së afërmi zhvillimet politike në mënyrë që, siç u shpreh Dërnovshek, të kemi më shumë ide realiste. Gjatë qëndrimit në Kosovë Dërnovshek po paraqet planin e tij për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, në takim me zyrtarët e UNMIK-ut dhe liderët vendorë. Sipas planit të Dërnovshekut pavarësia është mundësi reale nëse përmbushen disa kushte, ndër të cilat ai ka përmendur garantimin e sigurisë për minoritetin serb si dhe vendosjen e një lloj autonomie në mënyrë që ky minoritet t’i realizojë interesat e veta në institucionet e Kosovës. Propozimi i Dërnovshekut bazohet në nëntë pika dhe parashikon që bashkësia ndërkombëtare brenda 18 muajsh t’i bartë të gjitha përgjegjësitë tek udhëheqja kosovare.
rtk live
Kuvendi i Serbisë e ka miratuar sot Rezolutën mbi Kosovën Rajon
Kuvendi i Serbisë me shumicë votash e ka miratuar sot Rezolutën për mandatin e delegacionit të Serbisë në negociata mbi statusin politik të Kosovës. Në këtë dokument thuhet se Serbia çdo zgjidhje të imponuar do ta konsiderojë të pavlefshme dhe papranueshme dhe angazhohet për mbrojtjen e sovranitetit dhe të tërësisë tokësore të shtetit në Kosovës dhe dhënien e autonomisë thelbësore shqiptarëve të Kosovës në kuadrin e Unionit serbomalezez...
Për tekstin e Rezolutës kanë votuar 205 nga 250 deputetë të Kuvendit të Serbisë kurse 25 kanë qenë kundër, që do të thotë se ajo megjithatë nuk është miratuar njëzëri siç kanë pritur zyrtarët serb. Ndryshe mbledhjen e sotme udhëheqja e Parlamentit e ka shpallur ditë historike, në kremten fetare të Shën Arhangelit sepse, siç thanë, “sot po mbrohen interesat kombëtare e shtetërore të Serbisë, respektivisht sovraniteti dhe tërësia tokësore e saj”. Gjatë debatin pesëorësh u dëgjua kakofonia e leksioneve nga patriotizmi, kryesisht nga radikalët e Sheshelit dhe socialistët e Millosheviqit, çfarë kemi pasur rastin të dëgjojmë gjatë 15 viteve të shkuara. Udhëheqësi i radikalëve, Tomisllav Nikoliq madje iu kërcënua edhe Qeverisë së Serbisë se në qoftëse nuk e mbronë Kosovën në kuadrin e Serbisë, partia e tij do ti përdor të gjitha mjetet që disponon kundër saj. Mirëpo pati edhe tone të arsyeshme individuale, siç ishte diskutimi i deputetit Zharko Koraç dhe Natasha Miqiq të cilët e kontestuan Rezolutën duke e quajtur joreale. Madje Natasha Miqiq tha se uniteti i shprehur sot në këtë parlament është i rrejshëm, sepse njëra palë po mundohet ta arsyetojë politikën e dështuar në Kosovë, kurse tjetra t’i ruaj pozicionet e pushtetit. Ajo tha se për këtë shkak nuk dëshiron të marrë pjesë në këtë lojë dhe e ka braktisur mbledhjen. Duke e arsyetuar tekstin e Rezolutës, kryeministri Vojisllav Koshtunica tha se zgjidhja e statusit të ardhshëm të Kosovës duhet të kërkohet në kuadrin e ruajtjes së sovranitetit të Serbisë dhe të autonomisë thelbësore për shqiptarët e Kosovës por duhet të sigurohet edhe autonomia autonomia për serbët në Kosovë. Ai theksoi se Serbia sot nuk po e mbron vetëm interesin e vet kombëtar, por edhe parimet mbi të cilat mbështetet rendi i sotëm juridik ndërkombëtar. Sipas tij qëllimi i Rezolutës është që Kuvendi i Serbisë të tregojë se është i gatshëm për zgjidhje kompromise për Kosovën, por është edhe mjaft e fuqishme për ta hedhur poshtë “përpjekjen për grabitjen e pjesës së territorit të Serbisë”, dhe se “çdo imponim të zgjidhjes do ta konsiderojë të papranueshme dhe të pavlefshme”. Koshtunica e përfundoj fjalimin e tij me fjalët: “Kosova ka qenë, është dhe do të mbetet pjesë e Serbisë”, të cilat u përcollën me duartrokitej frenetike nga shumica e të pranishmëve në sallën e kuvendit
.
U miratua dokumenti mbi pozicionin e Kosovës për statusin Kosovë
U miratua dokumenti mbi pozicionin e Kosovës për statusin Kosovë
Delegacioni i Kosovës për status, në takimin e mbajtur sot në Prishtinë, miratoi dokumentin mbi pozicionin e Kosovës për statusin e vendit. Ky dokument do t’i dorëzohet të dërguarit të posaçëm të OKB-së për statusin e Kosovës, Marti Ahtisari, gjatë takimit të parë që do të ketë Delegacioni i Kosovës me këtë të dërguar ditën e martë në Prishtinë.
Azem Vllasi, këshilltar i kryeminsitrit Kosumi
Ish funksionari i lartë i Kosovës dhe Jugosllavisë, avokati Azem Vllasi pranoi të bëhet këshilltar i kryeministrit të Kosovës Bajram Kosumi, gjatë procesit të bisedimeve për statusin e ardhshëm të Kosovës.
Siç thonë disa media elektronike, Vllasi ka deklaruar se me kryeministrin është marrë vesh që ai të bëhet këshilltar për marrëdhënie me Serbinë dhe me disa vende fqinje, me të cilat Kosova do të ketë interesa. Në këtë kontekst ai përmendi Malin e Zi dhe Bosnjën e Hercegovinën. Vllasi ka kryer funksione të rëndësishme në RSFJ dhe në Kosovë. Ka qenë kryetar i Lidhjes së Rinisë në kohën e Jugosllavisë, kryetar i Komitetit Krahinor të Lidhjes së Komunistëve të Kosovës. (Kosovalive)
Fini: Pavarësimi i Malit të Zi do ta shpejtonte pavarësinë e Kosovës
Aktuale
Në gazetën sllovene “Delo” Ministri i Jashtëm italian, Gjankarlo Fini citohet t'u ketë thënë zyrtarëve në Beograd se "pavarësimi i Malit të Zi do t’i shpejtonte rrugët për pavarësinë e Kosovës, nga e cila në Serbi frikësohen si djalli nga kryqi".
Në artikull po ashtu thuhet se bashkësia Serbi - Mali i Zi në vitin 2006 do të hyjë me shumë probleme të pazgjidhura.
(rtklive)
marr nga Gazeta Shqipetare
Plani i BG&R, për pengimin e pavarësisë së Kosovës
Zbulohet oferta për kryeministrin serb
Ju kujtohet Lanny Griffith dhe kompania amerikane BG&R? Ajo është kompania që ndihmoi Partinë Demokratike dhe kryeministrin aktual Sali Berisha të vinin në pushtet. Amerikanët e BG&R i janë rikthyer sërish Ballkanit dhe shqiptarëve, por këtë herë qartësisht kundër interesave të tyre kombëtare. BG&R për një pagesë prej 60 mijë USD në muaj i ka ofruar ndihmën e saj qeverisë serbe të Koshtunicës për të penguar Kosovën të fitojë pavarësinë e saj nga Serbi-Mali i Zi. Në prag të hapjes së negociatave për statusin përfundimtar të Kosovës, kompania amerikane angazhohet që të ndihmojë qeverinë serbe në ndalimin e prekjes së kufijëve të Serbi-Mali i Zi, që do të thotë pengimin e pavarësisë së Kosovës.Gazeta Shqiptare ka mundur të zbulojë letrën që Lanny Griffith, drejtori ekzekutiv i kompanisë amerikane dërguar, më 17 nëntor 2005, i dërgon Aleksandar Simic, shefit të kabinetit të kryeministrit të Serbisë. Letra hapet me fjalët: “ne jemi të nderuar t’i paraqesim qeverisë së Serbisë këtë plan-propozim që paraqet pikat kryesore në të cilat Barbour Grifith & Rogers mendon t’ju ndihmojë ju në politikën e jashtme veçanërisht në diskutimet për të ardhmen e Kosovës”. Më tej ai tregon se kush është kompania lobiste BG&R dhe se vepron ndjeshëm në politikën amerikane.Qëllimi i punësShefi ekzekutiv i BG&R i shkruan zyrës së kryeministrit të Serbisë se puna e kompanisë në emër të qeverisë serve do të përqëndrohet në zhvillimin e një strategjie për të paraqitur interesat e Serbisë në diskutimet e ardhshme për statusin e Kosovës. “BGR do t’i sigurojë Qeverisë së Serbisë një ekip profesionistësh me përvojë që do të mbështesin qeverinë me ekspertizë në politikën e jashtme dhe marrëdhëniet publike”, shkruan Griffith.Zhvillimi i strategjisë“Ekipi i BG&R-së do të punojë së bashku me zyrtarët e përcaktuar nga qeveria serbe dhe zyrtarë të rëndësishëm të qeverisë për të përcaktuar rrugën për një progres të suksesshëm të interesave serbe edhe në arenën ndërkombëtare”, thuhet në letër duke shtuar se kompania do të sigurojë edhe konsultime për çështjet që do të ngrihen gjatë negociatat të sposorizuara nga OKB-ja.BG&R premton se do të ndikojë mbi Presidentin, sekretaren e shtetit në lidhje me pozicionin që do të mbajnë amerikanët në këtë proçes (diskutimit të statusit të Kosovës). “Brenda këtyre zyrave, do të jetë shumë e rëndësishme të ndikohet në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, zyrtarët e Departamentit të Shtetit si dhe ambasadorët në OKB. Është shumë e rëndësishme që pikëpamjet dhe opinionet e qeverisë serbe të dëgjohen nga dega ekzekutive për të arritur një zgjidhje që nuk shkel sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë e Malit të Zi”, thuhet shprehimisht në letër. Lobimi në Kongres“Ka interes themelor në Kongresin amerikan lidhur me diskutimet për statusin e ardhshëm të provincës”, shkruan shefi ekzekutiv i BG&R. Sipas tij shumë prej zyrave të Kongresit kanë marrë deri dhe informacione të gabuara për situatën. “Pikëpamjet e qeverisë për çështjet e sovranitetit, decentralizimin dhe repsektimin e të drejtave të minoriteve duhen dëgjuar”. Ndërsa, Serbia Causus, një grupin bipartizan jozyrtar i kongresmenëve të interesuar apo të lidhur me Serbinë ofron një bazë të mirë për të punuar”, vazhdon ai. Qeverisë serbe i ofrohet ndihma për të zgjeruar për të rritur mbështetjen e Kongresit për pozicionin e Qeverisë së Serbisë. BGR do të përqëndrohet në komitete të rëndësishme si Komiteti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Komiteti i Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë. BG&R do të përdorë përvojën e saj të jashtëzakonshme duke punuar me udhëheqjen për të siguruar se ata do të jenë në dijeni të pozicionit serb për bisedimet e statusit përfuindimtar. “BG&R do t’i sigurojë Qeverisë së Serbisë ndihmë në organizimin e fushatës te liderët e politikës dhe opinionit në Uashington në favor të saj lidhur me zhvillimin e demokracisë, respektimin e të drejtave të njeriut dhe progresin, duke krijuar kështu pozicionimin e Serbisë në bisedat për Kosovën”, shkruan përfaqësuesi i kompanisë amerikane. Ai garanton se ekipi i BG&R-së do të punojë me Qeverinë e Serbisë për të qenë në krye të ciklit të ri për të mbajtur në vëmendje angazhimin e Serbisë për të vepruar si partner i përgjegjshëm dhe për të mos lejuar që për çështjet të ketë keqinformime apo ngjarje të papritura. Sipas letrës, të gjitha burimet e kompanisë amerikane do të jenë në dispozicion të qeverisë serbe për një vit rresht nga 1 janari 2006 deri në 31 dhjetor 2006, përgjatë gjithë kohës së diskutimit dhe vendosjes së statusit përfundimtar për Kosovën. Fshehtësia “BG&R e kupton se gjatë paraqitjes, do të jemi përgjegjës për informacione, praktika apo politika që ju doni t’i mbani të fshehta. BGR ruan fshehtësinë dhe nuk zbulon informacionet periudhën e kontratës apo përmbajtjen e saj, ashtu siç e parashikon ligji”.KONTRATATermat financiarë-Kontrata nis më 1 janar 2006 deri më 31 dhjetor 2006-60 mijë USD në muaj është pagesa për BG&R-Qeveria serbe të rimbursojë shpenzimet për telekomunikacion, printime, fotokopje dhe shpenzime të tjera -BGR duhet të rimbursohet edhe për trasportin jolokal, ushqimin dhe aktivitetet e tjeraFaturimi-BG&R do t’i faturojë Qeverisë së Serbisë kërkesat për pagesat profesionale në avancë. -Fatura e parë prej 180 mijë dollarësh do të dërgohet më 15 dhjetor 2005. -BGR do të paraqesë më pas fatura në ditën e fundit të çdo muaji për shpezimet gjatë aktivitetitKush është Barbour Griffith & RogersBarbour Griffith & Rogers, LLC, është themeluar në vitin 1991. Sipas faqes zyrtare të shoqërisë në internet, ajo është një kompani avokatësh, specialistësh të politikave dhe profesionistëve të tjerë, me bazë në Uashington D.C. Kjo firmë është aktivisht e përfshirë në fushën e çështjeve të politikave publike, të cilat dominojnë jetën politike amerikane dhe axhendën e korporatave. Ajo shërben si avokate në marrëdhëniet federale, ka lidhje jetike me qeverinë, është aleate në zhvillimin e biznesit kudo në SHBA dhe në tregjet përqark botës.
Ndërroi jetë Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova
Si pasojë e sëmundjes së rëndë nga e cila vuante që disa muaj, ka vdekur presidenti i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova. Njoftimi për vdekjen e presidentit Rugova, 61 vjeçar, është konfirmuar për RTK-në nga ministri i Pushtetit lokal Lutfi Haziri. Sipas komunikatës së presidencës, ai ndërroi jetë në ora 11:38. Presidenti Rugova ndërroi jetë në shtëpinë e vet në Prishtinë, duke pasur përreth familjen e tij, mjekun personal me stafin ndihmës nga vendi, si dhe mjekë amerikanë. Menjëherë pas lajmit për vdekjen e presidentit Rugova, kryeadministratori Jesen Petersen ka ftuar në një takim urgjent liderët kosovarë. Mjekët patën zbuluar në shtator të vitit të kaluar se Presidenti Rugova vuante nga kanceri në mushkri.
Ngushellime shqiptareve te Kosoves per kete humbje kaq te madhe dhe ne nje kohe kaq te papershtatshme. Shpresoj qe do tregohen te mencur nearritjen e deshires se tyre per te qene te pavarur.
Ngushellime per nje njeri te madh, nje legjende, nje simbol te paqes..
Dr. Ibrahim Rugova, te çofte i lehte dheu mbi varr...Vdekja eshte vetem nje shkeputje fizike, shpirti i nje krijuesi dhe nje veprimtari nuk vdes kurre, ai jeton brez pas brezi ne mendjet dhe kujtimet tona....
uroje qe populli i kosoves dhe sidomos arena politike te jene vigjilent dhe ne menyre dinjitoze te punojne drejt ardhmerise se Kosoves per nje Pavaresi te plote...
me nderime
Edhe per kunder bores se madhe qe po bie dhe temperaturave te ulta -13C,
radhet e gjata per te i ber Homazhe presidentit te Kosoves Ibrahim Rugova janë pa mbarim.
Homezhet per Presidentin behen ne nje salle te kuvendit te Kosoves dhe dyret jan te hapura per te gjith ata qe duan te bejn Homazhe.
Ndërroi jetë Mahmut Bakalli
Ka vdekur Mahmut Bakalli, politikani kryesor i Kosovës së periudhës së Kushtetutës së vitit 1974. Qëndrimi i tij ndaj demonstratave të viti 1981 e largoi atë nga jeta politike e vendit.
Mahmut Bakalli, lindi më 1936 në Gjakovë. Shkollimin e mesëm e kreu në Prizren, ndërsa Fakultetin e shkencave politike, e kreu në Beograd. Punoi si pedagog në Universitetin e Kosovës në Prishtinë, ishte Kryetar i Komitetit komunal të LK të Prishtinës, pastaj edhe kryetar i Komitetit krahinorë të Lidhjes së komunistëve të KSAK-së si dhe anëtarë i Kryesisë së Komitetit Qendrorë të Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë nga viti 1971 deri më 1981. Mbas shpërthimit të demonstratave studentore-gjithpopullore në tërë Kosovën, gjatë vitit 1981, si dhe mospajtimeve me qëndrimet e Kryesisë së KQ të LKJ-së, jep dorëheqje nga funksionet politike-partiake, dhe me këtë veprim, distancohet nga programet dhe aktivitetet për implementimin e strategjisë së LKJ-së, serbo-komuniste, për Kosovën. Mahmut Bakalli eshte viktima e pare politike pas ngjarjeve te vitit 1981 duke mos u pajtuar me qëndrimet e atëhershme te Kryesise se Jugosllavise.
Gjatë viteve vijuese, pos punës së pedagogut në UP, është pjesmarrës i denjë, si politikolog dhe intelektual, në jetën dhe zhvillimet politike-publike brënda dhe jasht Kosovës, si strateg dhe mbështetës i zgjidhjes së çështjes shqiptare dhe, në veçanti,të Kosovës në Ballakan.
Gjatë viteve 2001-2004 ishte deputet i AAK-së, i përbërjes së I-rë pas luftës , në Kuvendin e Kosovës. Në ndërkohë, pas zgjedhjeve të II-ta qendrore në Kosovë, me formimin e Qeverisë së koalicionit LDK-AAK, ishte këshilltar politik i ishkryeministrit Ramush Haradinaj. Vdekja e gjeti si Këshilltarë politik i kryeministrit Agim Çeku.
RTK 14/04/2006 15:36:01
Në Prishtinës sot varroset Mahmut Bakalli, udhëheqës shumëvjeçar i Kosovës
Sot në orën 11:00, në Teatrin Kombëtar në Prishtinë, do të mbahet mbledhja komemorative me rastin e vdekjes së Mahmut Bakallit, udhëheqës shumëvjeçar politik, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës dhe së fundi, këshilltar i kryeministrit të Kosovës. Varrimi i të ndjerit Mahmut Bakalli do të behët sot në varrezat e Prishtinës në orën 17:00, kurse ceremonia mortore do të bëhet nën patronatin e kryeministrit të Kosovës, nën drejtimin e të cilit është formuar edhe Këshilli i Varrimit.
Nën drejtimin e kryeministrit të Kosovës, Agim Çeku, është formuar sot Këshilli i Varrimit që do të kujdeset për varrimin e të ndjerit Mahmut Bakalli, udhëheqës shumëvjeçar politik, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës dhe së fundi, këshilltar i kryeministrit të Kosovës. Këshilli i Varrimit (KA) kryesohet nga kryeministri, Agim 9eku, ndërsa anëtarë të tij janë: Prof. dr. Pajazit Nushi, Naim Maloku, Ardian Gjini, Kolonel Sheremet Ahmeti, Kolonel Skënder Zhitia,Gëzim Salihu, Jahja Lluka
Ramë Arifaj. Kronologjia e aktiviteteve për varrimin e z. Mahmut Bakalli, që do të mbahet të shtunën, 15 prill, është si më poshtë :
Ora 11.00 - Mbledhja Komemorative në teatrin Kombëtar
Ora 14.00 – Homazhe në Teatrin Kombëtar
Ora 17.00 –Përcjellja për në varrezat e qytetit
Fjalën e rastit në Mbledhjen Komemorative do ta mbajë kryeministri i Kosovës, Agim Ceku, në emër të IPVQ-ve, kurse prof .dr Pajazit Nushi do të flasë në emër të miqve dhe bashkëpunëtorëve të afërm.
RTK 15/04/2006 09:36:28
LOBI SERB PO BËN PËRPJEKJE QË POLITIKËN E JASHTME AMERIKANE PËR KOSOVËN TA KTHEJË NË
LOBI SERB PO BËN PËRPJEKJE QË POLITIKËN E JASHTME AMERIKANE PËR KOSOVËN TA KTHEJË NË FAVORIN E SERBISE
Së bashku me sinjalet që kanë ardhur nga Grupi i Kontaktit se në tryezën e negociatave Prishtinë-Beograd, së shpejti, do të diskutohet edhe çështja e statusit final të Kosovës, është shfaqur edhe një hare dhe ngazëllim jo i pakët në radhët e çarqeve politike shqiptare. Ngazëllimi për mundësinë e marrjes fund të vendnumërimit politik, social dhe ekonomik të Kosovës si një protektorat i OKB-së, gati shtatë vjet të plota pas mbarimit të luftës, është i kuptueshëm, por ky ngazëllim mund të jetë i parakohshëm.
Ndërkohë që Kosova gjithnjë e më shumë po afrohet drejt bërjes shtet i pavarur, lobi serb në Uashington (duke përfshirë edhe Kongresin e Unitetit Serb dhe përfaqësuesit e kishës ortodokse serbe në ShBA, në Serbi dhe në Kosovë), i kanë intensifikuar përpjekjet e tyre për ta nxjerrë nga binarët pavarësinë e Kosovës.
Duke e pasur të qartë se Grupi i Kontaktit dhe organizma të tjerë ndërkombëtarë janë të përgatitur për të imponuar një zgjidhje, në rast se bisedimet e kësaj vere për statusin final dështojnë (dhe unë besoj se këto bisedime do të dështojnë), lobi serb, ka nisur dhe po e vazhdon një luftë mediale me qëllim që nëpërmjet saj të provojë që në grahmat e fundit, ta lëkundë në favorin e tij opinionin publik dhe zyrtar në Shtetet e Bashkuara.
Qëllimi i tyre është që nëpërmjet kësaj propagande të sigurojnë ndarjen e Kosovës, dëshirë kjo që përherë ka qenë synimi përfundimtar i Beogradit dhe këtë po përpiqen ta bëjnë duke instaluar frikë në ShBA, me theks të veçantë në Kongresin amerikan, se veçanërisht në botën e pas 11 shtatorit 2002, shumica shqiptare e Kosovës paraqet një forcë myslimane, potencialisht armiqësore në zemër të Evropës. Ç’është e drejta, shqiptarët e Kosovës, ashtu si shqiptarët kudo gjetiu, janë kryesisht myslimanë, katolikë dhe ortodoksë sekularistë, të cilët kanë jetuar dhe jetojnë së bashku në harmoni të plotë tash e sa shekuj të tërë me radhë.
Shqiptarët, që në radhë të parë ndjehen shqiptarë e më pas njerëz fetarë, janë krenarë me tolerancën e tyre fetare.
Pohimin në fjalë nuk mund ta vërtetojë asgjë më mirë se fakti se Shqipëria, me ndihmën e shqiptarëve etnikë në Kosovë, në Mal të Zi dhe në Maqedoni, është vendi i vetëm që mund ta pohojë me gojën plot se i ka mbrojtur e shpëtuar të gjithë hebrenjtë që kanë pasur fatin të hyjnë brenda kufijve të saj gjatë Holokaustit të Luftës së Dytë Botërore.
Lufta mediatike e Serbisë është luftë e ndyrë, jo vetëm për faktin se po përhap racizëm të kulluar antishqiptar dhe po keqpërdor religjionin për qëllime të përfitimit politik në Perëndim, por, mbi të gjitha sepse në gazetat e ndryshme amerikane po boton raporte gazetareske dhe opinione e editoriale të ndryshme që po shkruhen me qëllim nga analistë të ndryshëm politikë e fetarë të quajtur “neutralë“, duke qenë në të vërtetë njerëz që mbajnë lidhje me lobin serb dhe me firmën e tyre të njohur lobuese në Uashington D.C.
Në materialin e mëposhtëm, do të përpiqem t’i tregoj aktorët kryesorë të këtij angazhimi, i cili synon të ndikojë dhe t’i përfitojë, sidomos, lexuesit e painformuar amerikanë.
Për mendimin tim, liderët politikë dhe tërë populli i Kosovës pa dallim, Grupi i Kontaktit, Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, duhet t’i kundërvihen angazhimit të Beogradit për minimin e përpjekjeve që po bën bashkësia ndërkombëtare për t’i sjellë paqen Evropës Juglindore, një herë e përgjithmonë.
Kontrata e firmës juridike “Venable” me Këshillin Kombëtar Serb për Kosovën e Metohinë
Më 24 prill të vitit 2006, gazeta e Kapitol Hillit “Roll Call” dhe më 1 maj dhe seksioni i “Legal Times - Full Disclosure: New and Notes from K. Street”, i botuan raportet e para, sipas të cilave “Venable LLP”, njëra ndër firmat kryesore të lobimit ligjor në Uashington, “në marsin e këtij viti, kishte lidhur një marrëveshje me Këshillin Kombëtar Serb për Kosovën e Metohinë, një grupim ky që paraqitet në emër të serbëve të zhvendosur të Kosovës pas ndërhyrjes së NATO-s, në vitin 1999”. Të dy gazetat shkruanin se “Venable” gjatë gjashtë muajve të parë do të marrë 600 mijë dollarë në këmbim të furnizimit të këtij grupimi me “planet strategjike dhe taktike të çështjeve të politikës së jashtme të parashtruara para qeverisë amerikane”. Njoftimi i bërë në “Roll Call” bënte me dije se “Venable” do të marrë nga 100 mijë dollarë shtesë për çdo muaj vazhdimi të kësaj kontrate. Kontrata mban datën e 22 marsit të vitit 2006, është e nënshkruar në përputhje me Aktin e regjistrimit të agjentëve të jashtëm pranë Departamentit amerikan të Drejtësisë dhe është nënshkruar midis kompanisë “Venable” dhe Këshillit Kombëtar Serb të Kosovës dhe Metohisë. Venable prezantohet këtu me nënshkrimin e Xheims Xhatras (James Jatras) dhe kontrata përfshih këto pika:
“Dhënia e këshillave strategjike dhe planifikimeve taktike për çështje të politikës së jashtme të ngritura para Qeverisë amerikane (degëve të ekzekutivit dhe të legjislativit) dhe puna në media”. Shërbimet e “Venable”-it ndaj Këshillit Kombëtar Serb “do të përfshijnë edhe çështje që i përkasin shërbimit të medies Global Strategic Communications Group që vepron nën drejtimin e Venable për ta përfshirë përgatitjen dhe daljen në medie, asistencë në përpilimin e deklaratave politike, botime të shkrimeve të natyrës “opinione” dhe editoriale, me botim të të dhënave të vazhdueshme elektronike, monitorim të mediave, formimin dhe administrimin e një këshilli amerikan të politikës, përzgjedhja e medies së paguar si dhe raportim dhe këshilldhënie tjetër”.
Përgatija dhe çasja në medie”: Oferta kryesore e kompanisë Venable për Beogradin
Associated Press: Më 14 prill, vetëm pak javë pasi Këshilli Kombëtar Serb nënshkroi kontratën e tij me Xhejms Xhatras (James Jatras) në Venable, David Hamer i agjencisë “The Associated Press” botoi një artikull në sektorin e AP-së për ngjarjet në botë, me titullin “Serbia kërkon ndihmën e Kongresit Amerikan për ta penguar Pavarësinë e Kosovës”. Artikulli saktësonte se “Serbia e ka ftuar Kongresin e ShBA-ve që ta ndjekë shembullin e Senatit e të thotë se Krahina e ndarë e Kosovës tani nuk është e gatshme për pavarësi”.
Gazetarët shqiptarë në Ballkan reaguan me indinjatë ndaj përshkrimit të Kosovës si “Krahinë e Ndarë“. Ata theksuan faktin e pamohueshëm se Kosova nuk është pjesë e ndarë e Serbisë por tokë e aneksuar nga Serbia pas Luftës së Parë Botërore.
Ndërkohë, agjencia “The Associated Press” nuk e komentoi fare faktin se rezoluta e kongresionale e prezantuar nga kongresisti Stiv Çabot (Steve Chabot) në dhjetor të vitit 2005, në mbështetje të rezolutës së Senatit 273 të paraqitur nga senatori Gjorgj Vojinoviç ishte injoruar nga Komiteti i Kongresit për Marrëdhënie me Jashtë, ku liderët, kongresistët Tom Lantos dhe Henri Haid, kishin paraqitur që më parë rezolutën e Kongresit 24, e cila i ftonte ShBA-të ta njohin pavarësinë e Kosovës tani.
AP-ja citonte Vuk Jeremiçin, këshilltarin kryesor të presidentit Tadiç për çështje politike, të kishte deklaruar se “Kongresi do të mund të ofronte mbulesë të rëndësishme politike për lidershipin e “koalicionit të qendrës” të Serbisë, po të theksonte se Kosova nuk i ka përmbushur kërkesat për pavarësi”. Por kjo gjë nuk ka ndodhur.
Në fillim të këtij maji, Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë theksoi publikisht se qeveria e Kosovës po vazhdon t’i përmbushë obligimet e saj në përputhje me planet për implementimin e standardeve.
Ndërkohë, ndërmjetësuesit ndërkombëtarë në bisedimet Prishtinë-Beograd njoftuan se gjatë ditëve të verës do të fillojë vënia e themeleve për bisedimet për statusin final.
The Washington Times:
Që nga mbarimi i luftës në vitin 1999, Lobi serb, përveç trajtimit të qëllimtë të shqiptarëve si forcë terroristësh myslimanë në zemër të Evropës, po shpenzon energji të madhe edhe në përpjekjet për prezantimin e shqiptarëve si liderë të rrjeteve të krimit të organizuar, të përfshirë në trafikimin me qeniet njerëzore, me drogë dhe me armë në Ballkan.
Më 9 maj, “The Washington Times” botoi një shkrim të llojit opinion që njihet me emrin “Asi-Ace” dhe që kësaj radhe kishte për autor një ushtarak të pensionuar amerikan dhe mbante titullin “Tmerri i Kosovës”, në të cilin admirali amerikan në pension, Lions, luftën kundër trafikimit e shihte si “pjesë integrale të luftës kundër terrorit” dhe përmendtte Kosovën si qendër të aktiviteteve të paligjshme në Evropën Juglindore, që sipas tij datonte qysh nga lufta e Kosovës e viteve 1998-1999.
Lyons, admiral i marinës amerikane në pension e denonconte Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës si organizëm me prirje “kriminale dhe terroriste që mbante lidhje me mafien shqiptare në Evropë“.
Atë që nuk e tha dot “The Washington Times” përkrah botimit të artikullit të Lionsit është se autori nuk është kurrfarë analisti ekspert, por anëtar i një bordi këshillimor të “Këshillit Amerikan për Kosovën”, organizatë frontale për lobin serb të krijuar nga kompania kontraktuese këshilldhënëse “Venable” dhe e grupit të tyre të bashkëpunimit “Global Strategic Communications.
The Washington Times:
Këshilli Amerikan për Kosovën – Këshilli i Venable-it “për politikën e jashtme amerikane”
Në vebfaqen e tij (www.savekosovo.org), Këshilli Amerikan për Kosovën identifikohet si “aktiviteti i Venable LLP dhe Global Strategic Communications, që të dy grupime këto të regjistruara në përputhje me Aktin për regjistrim të përfaqësuesve të huaj, si agjentë në shërbim të “Këshillit Kombëtar serb për Kosovën e Metohinë“
Vebsajti i Këshillit Amerikan për Kosovën rendit në radhë të gjithë artikujt që organizata ka arritur t’i plasojë në median perëndimore gjatë gjithë periudhës së shkuar njëvjeçare, duke përfshirë edhe artikullin e datës 9 maj të këtij viti të autorit Xheims Lions (James Lyons) në gazetën “The Washington Times” që kundërshton kërkesën dhe angazhimin e Kosovës për pavarësi dhe e cilëson atë si shtet të islamizuar. Është interesant fakti se në listën e Bordit konsultativ të Këshillit bëjnë pjesë jo vetëm Xheims “Ace” Lyons Jr., por edhe Doug Bandow, i cili më 15 dhjetor të vitit 2005 dha dorëheqjen si bashkëpunëtor i vjetër pranë Institutit “Cato”, organizatë me seli në Uashington që merret me vlerësimin e opinioneve dhe si kolumnist bashkëpunëtor që shkruante në “Washington Times”, pasi që u detyrua të pranonte se gjatë një dekade me radhë kishte marrë para nga lobisti Xhek Abramof (Jack Abramoff) në këmbim të botimit të artikujve favorizues për klientët e Abramofit.
Ky fakt ngre pikëpyetje për të kaluarën e Bandow-it si vëzhgues “i paanshëm” i konfliktit në Ballkan. Në mars të vitit 1999, Brandovi, ishte njëri ndër pesë dëshmitarët, në mesin e të cilëve bënin pjesë edhe ish-ambasadori amerikan pranë OKB-së, Zhan Kirkpatrik (Jean Kikpatrick), ish-sekretari amerikan i shtetit, Henri Kisinxheri, ish-senatori Bob Dol dhe unë, Shirli në rolin e këshilltares politike për çështje të Ballkanit pranë Lidhjes Qytetare shqiptaro-amerikane. Ne të gjithë dëshmuam në seancën dëgjimore të Komitetit të Kongresit për marrëdhënie Ndërkombëtare, të drejtuar nga kongresistët Tom Lantos e Ben Gillman. Me këtë rast paraqitëm qëndrimet tona lidhur me dërgimin apo jo të trupave tokësore amerikane në Kosovë.
Kikpatriku dhe unë e mbështetëm fuqishëm dislokimin e trupave tokësore amerikane për t’i shpëtuar shqiptarët e Kosovës, atëbotë të sulmuar nga ushtria dhe forcat paraushtarake serbiane. Kisinxheri dhe Doli deklaruan se do ta mbështesnin çdo vendim që do të merrte të Kongresi, ndërsa Doug Bandow ishte i vetmi që kundërshtoi me forcë dërgimin e trupave tokësore amerikane në Kosovë me po të njëjtat arsye që po i paraqet sot “Këshilli Amerikan për Kosovën” për ta pamundësuar të drejtën e Kosovës për vetëvendosje.
Përveç Xheims Lionsit dhe Doug Bandowit, në radhët e Bordit këshillimor të Këshillit amerikan për Kosovën bëjnë pjesë edhe Xheims Bisert, Andru G. Bostom, Thomas Gambill, Julia Gorin, William J. Murray, Keith Roderick, Wanda Schindley, Sir Alfred Sherman, dhe Robert Spencer. (Komuniteti i gazetarëve duhet të hetojë nëse anëtarët e bordit konsultativ në fjalë paguhen nga ky lob për botimet e tyre në emër të këtij lobi).
William J. Murray, kryetar i Koalicionit Liria Fetare (Religious Freedom Coalition), meriton këtu një vëmendje të posaçme, për arsye se me urdhrin e lobit serb ai udhëhoqi një “mision faktmbledhës” në Kosovë pas trazirave të marsit 2004.
Megjithëse konflikti në Kosovë nuk është fetar por politik dhe i natyrës ekonomike, Murray kishte ardhur në përfundimin se pala shqiptare kishte një “hasmëri xhihadiste kundër gjithë krishterimit”. Raporti i tij, i përpiluar së bashku me presidentin e Institutit për fe dhe politikë publike, Jozef Griboski, ka qarkulluar gjerësisht në Kapitol Hill me qëllim që të fitonte mbështetje nga grupe të ndryshme konservative fundamentaliste, të cilat fundja e fundit, ishin grupet që bënë ndryshimin e vogël elektoral në zgjedhjen e presidentit Xhorxh W. Bush në vitin 2000.
Këshilli Amerikan për Kosovën – Këshilli i Venable-it “për politikën e jashtme amerikane”
Xheims Xhatras - përfaqësuesi i Venable për Këshillin Kombëtar Serb
Xheims Xhatras (James Jatras), amerikan me origjinë greke me histori të gjatë të aktivitetit pro ortodoks dhe antimysliman në Ballkan, ndërsa më parë analist i lartë i politikës së jashtme për Komitetin e politikave republikane pranë Senatit amerikan (1998/2000) ka nënshkruar marrëveshjen midis Venable dhe Këshillit Kombëtar Serb më 22 mars 2006.
Xhatras, jo vetëm që nuk është vëzhgues neutral por është lobit i paguar për Këshillin Kombëtar Serb dhe është një ekstremist ortodoks që mban lidhje të thella me Kongresin e Unitetit Serb. Xhatras ka shkruar artikuj të shumtë, nëpërmjet të cilëve ka synuar t’i paralajmërojë amerikanët për kërcënimin që vjen nga islami militant në Evropën juglindore. Disa prej këtyre shkrimeve janë botuar në revistën “Chronicles” që mban lidhje me grupet e serbëve të Bosnjës. (Srgja Trifkoviç, redaktor i ‘Chronicles’ për tema të jashtme, më parë ishte zëdhënës zyrtar i të akuzuarit për krime të luftës, Radovan Karaxhiç).
Xhatrasi ishte njëri ndër folësit kyç të Kongresit të nëntë të Unitetit Serb dhe drejtor filmi në filmin propagandistik të produkcionit amerikano-serb, “Yugoslavia: The Avoidable War - Një luftë që mund të shmangej”, producent dhe regjisor i të cilit ishte George Bogdaniç. Dhe gjatë luftës në Kosovë, ishte Xhatras, në cilësinë e analistit të lartë për politikë të jashtme pranë komitetit për politikë republikane të Senatit, njeriu që e porositi dhe e vuri në qarkullim raportin e pacipë dhe plotësisht të rremë të Jozef Bodanskit në Kongres dhe në Senat, me titullin: “Kosova: Fronti i ri ballkanik i ShBA-ve dhe Iranit”. Kjo qe bërë në kuadër të përpjekjeve për ta bllokuar mbështetjen kongresionale për intervenim në luftën që Serbia i kishte shpallur Kosovës dhe për ta diskredituar Ushtrinë Çlirimtare.
“The Baltimore Sun”— paraqet gjendjen e serbëve të Kosovës
Më 10 maj, artikulli i shkruar nga Kristofer Deliso, me titullin “Intervenimi gjysmak në Kosovë shuan shpresat për paqe”, u botua në “The Baltimore Sun”. Tash për tash nuk dimë nëse Deliso, gazetar amerikan i tipit të lirë që drejton “Balkananalysis.com” nga Shkupi, mban lidhje me kontratën Xhatras/Venable. Megjithatë, Deliso identifikohet qartas me tërbimin e lobit serb për të goditur zgjidhjen finale të statusit të Kosovës duke i përshkruar serbët si komunitet që po jeton kohë të vështirë nën rrethim dhe i cili do të ikë “bashkë me rimobilizimin e militantëve për t’i spastruar serbët dhe për t’i aneksuar tokat e banuara shqiptare të Maqedonisë dhe të Malit të Zi, sapo Kosova të jetë bërë e pavarur”.
E vërteta është se shumica e serbëve të Kosovës, ashtu si edhe e shqiptarëve, duan thjesht të jetojnë në paqe. Ec sot nëpër rrugët e Gjilanit, fjala vjen dhe do të shohësh , sesi gruaja shqiptare do të blejë gjësende nga ajo serbe në tregun e hapur. Siç e ka bërë të qartë Komuniteti Ndërkombëtar që kur filluan negociatat midis Prishtinës dhe Beogradit vjeshtën që lamë pas, është Serbia e jo shqiptarët ata që po e pengojnë integrimin e serbëve të Kosovës në shoqërinë e Kosovës.
Trupat e NATO-s që do të vazhdojnë të ngelin në Kosovë edhe pas zgjidhjes së statusit final, për të vëzhguar mbrojtjen e të drejtave të pakicave. Ato do ta shohin me sytë e tyre se pavarësia është çelësi, e jo pengesa për bashkekzistencën paqësore midis grupeve të ndryshme etnike.
Rreziku nga heshtja shqiptare
Shqiptarët kanë vazhduar ta nënvlerësojnë nevojën për marrëdhënie publike dhe lobim kompetent në ShBA dhe nuk kanë arritur dot të reagojnë kundër propagandës serbe nga besimi se ajo paraqet një ekstremizëm anësor ndërsa rasti i Kosovës dhe pavarësia e saj një çështje e drejtë që do të triumfojë mbi bazën e meritave dhe realitetit që nuk fshihet dot.
Ngjarjet e kohëve të fundit (si dhe pabesia historike e Beogradit ndaj shqiptarëve) e kanë dëshmuar sa e sa herë se kjo s’është veçse një gabim i madh.
Po u la i patrajtuar, ekstremi periferik mund të bëhet shumë shpejt qendra vetë, aq më shumë në rastet kur mbështetet nga burime të llojit që Këshilli Kombëtar Serb ka vënë në duart e kompanisë Venable dhe Global Strategic Communications.
Derisa shqiptarët të mos ofrojnë informacion të bollshëm e valid për Kosovën, askush nuk duhet të zihet i befasuar nëse opinioni publik amerikan dhe përfaqësuesit e tyre politikë, të konsumuar në masë nga lufta në Irak dhe kriza energjetike, mund t’u besojë shkrimeve të gënjeshtërta në shtyp që kanë zanafillën dhe burojnë drejtpërdrejt nga Beogradi.
Dhe askush nuk duhet ta nënvlerësojë ndikimin potencial të këtyre shkrimeve e artikujve me rastin e fillimit të bisedimeve për statusin përfundimtar.
Ka ardhur koha që ta ripërqendrojmë vëmendjen e opinionit ndërkombëtar në viktimat e angazhimit të pamëshirë të Slobodan Milosheviqit për Serbinë e Madhe, në 300 mijë myslimanët e Bosnjës dhe shqiptarët e vrarë të Kosovës dhe në katër milionë të zhvendosurit që la pas ky projekt i luftërave brutale./
Lajmet e mesiperme i zoteroj edhe ne gjuhen angleze (english version)...
Kush deshiron te bej mardhenie me publikun per ceshtjen ne fjale ne vendin ku jeton te me bej nje ze...
Best
kosovalive
Bush autorizoi furnizimin e Kosovës me armë dhe pajisje ushtarake
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George W. Bush, nëpërmes një dekreti presidencial, ka autorizuar furnizimin e Kosovës me armë dhe shërbime në fushën e mbrojtjes, duke ngritur bashkëpunimin ndërshtetëror ndërmjet Prishtinës dhe Uashingtonit, me qëllim të promovimit të paqes dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit, rritjes së kapaciteteve të Kosovës për misione paqeruajtëse, mbështetjes në zbulimin dhe luftimin e terrorizmit dhe trajtimin e emergjencave humanitare.
hajde ku do dale kjo .....
Re: kosovalive
Citim:
Po citoj ato që tha X-File
Bush autorizoi furnizimin e Kosovës me armë dhe pajisje ushtarake
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George W. Bush, nëpërmes një dekreti presidencial, ka autorizuar furnizimin e Kosovës me armë dhe shërbime në fushën e mbrojtjes, duke ngritur bashkëpunimin ndërshtetëror ndërmjet Prishtinës dhe Uashingtonit, me qëllim të promovimit të paqes dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit, rritjes së kapaciteteve të Kosovës për misione paqeruajtëse, mbështetjes në zbulimin dhe luftimin e terrorizmit dhe trajtimin e emergjencave humanitare.
hajde ku do dale kjo .....
The real Dragan Dabic speaks after the theft of his name
Radovan Karadzic arrest: The real Dragan Dabic speaks after the theft of his name
The man whose identity was stolen by Radovan Karadzic has emerged from obscurity and spoke of his shock that his name had been assumed by one of the world's most notorious war crimes suspects.
By Tom Peterkin
Last Updated: 8:43PM BST 24 Jul 2008
The real Dragan Dabic, a 66-year-old peasant and construction worker from the Serbian town of Ruma just north of Belgrade, said he had no idea how a copy of his ID had ended up in Mr Karadzic's hands.
"Instead of working in the garden, I'm being beseiged by reporters and answering telephone calls," a bemused Mr Dabic said.
Mr Karadzic called himself Dragan Dabic as a cover during the autocratic rule of his mentor Slobodan Milosevic.
Rasim Ljajic, a government official in charge of war crimes, said: "Dabic's ID differs from Karadzic's only in the photographs of the two."
The true Mr Dabic bears no physical resemblance to his impersonator. Mr Dabic said: "This is unfair. Instead of finding out who really cooked this up, I'm being questioned by police."
As Dr Dragan Dabic, Mr Karadzic had pretended to be a "bioenergy healer".
His emergence meant that earlier reports of other Dragan Dabics – one official said there were seven of them dead or alive in the Bosnian capital of Sarajevo alone – were rejected as false leads.
Investigators are now trying to figure out whether Mr Karadzic's ID was a fake or an official copy of Dabic's original.
Officials said Mr Karadzic was captured in Belgrade on Monday and is awaiting extradition to the U.N. war crimes tribunal in The Hague, Netherlands. However, Karadzic's lawyer insisted his client was captured last Friday.
His lawyer Sveta Vujacic said Mr Karadzic told him to file a lawsuit against "unidentified persons" who "abducted" Karadzic last Friday. Mr Vujacic said Karadzic was taken off a bus in a Belgrade suburb, hooded and transferred to an unknown location where he was kept for three days.
marrë nga: www.telegraph.co.uk
Second shipment of Russian aid to arrive
Second shipment of Russian aid to arrive
23. 07. 2008.
Representatives of the Serbian Ministry for Kosovo-Metohija will receive the second shipment of humanitarian aid sent by Russia for Serbs and other non-Albanians in Kosovo on July 23, at 10.45 am, at the Nikola Tesla Airport, Belgrade.
The aid shipment will be received, on behalf of the Serbian government, by Assistant Minister for Kosovo-Metohija Zvonimir Stevic, head of the Ministry's sector for return of internally displaced persons and humanitarian aid Borislav Tajic, and a Health Ministry representative.
The handing over of the aid will also be attended by Russian embassy representatives.
Under orders by top level Russian authorities, the Russian Ministry of Civil Defence, Emergency Situations and Disaster Relief will hand over the second shipment of aid worth nearly $600,000.
The aid consists of medical devices, ultra sound scanners, incubators and other medical equipment which will be provided to the Serbian population in enclaves in Kosovo.
marrë nga: website i Ministrise Serbe per Kosoven.
http://www.kim.sr.gov.yu/cms/item/n...47§ionId=11
hajde ndihma hajde edhe ultrazë edhe inkubator ... pa te shofim kur te dal ndonje arme balistike apo nga ato gjerat e tmerrshme ruse ...
Mu duk interesant ky artikulli i shkurter dhe thash ta sjell ketu!
Debatet deri në ndarjen e Maqedonisë
Shekulli Online | 08/02/2009
SHKUP-"Shqiptarët mund të kërkojnë ndarjen e Maqedonisë, nëse kjo e fundit nuk heq dorë nga beteja e saj rreth Maqedonisë antike, duke rrezikuar kështu procesin e integrimeve euroatlantike", deklaroi presidenti Branko Cërvenkovski.
Sipas tij, në një moment, përfaqësuesit e partive politike shqiptare mund të dalin me qëndrimin se, ne nuk duam ta rrezikojmë të ardhmen tonë evropiane ose euro-atlantike për shkak të betejave rreth Maqedonisë antike. " Kjo betejë është juaja, kjo është një betejë që ne nuk dëshirojmë të marrin pjesë dhe nuk duam ta paguajmë çmimin për këtë gjë", deklaroi për televizionin A1, presidentin i Maqedonisë, Branko Cërvenkovski.
Ai tha se nuk e dëshiron këtë, dhe nuk pajtohet me këtë qëndrim, mirëpo qëllimi i tij është të paralajmëroj se një rrezik i tillë ekziston.
Nuk besoj te kete dashur te jape ndonje sinjal "OK" Presidenti per ndarjen e shqiptareve te Maqedonise. Me ndarjen e shqiptareve Maqedonia do shperbehej si shtet. Maqedonia ose FYROR e Maq. eshte nje shtet i krijuar jo ne baze kombesie. Dua te them kombesia "maqedonas" nuk ekziston. Ky shtet eshte i perbere nga shqiptare, bullgare dhe serb. Me largimin e shqiptareve te gjithe fqinjet e saj do te zgjasnin duart per te kerkuar pretendimet territoriale perfshi ketu edhe Greqine.
Kam pershtypjen qe fjalet e presidentit jane deformuar nese jo Bujrum shqiptareve te Maqedonise.
E ku ka me mire per ceshtjen kombetare edhe nje shtet tjeter shqiptar.
E degjova edhe une kete lajm nga nje gazetar shqiptar i FYROM-it.Do te ishte mire te ndodhte kjo,sepse FYROM eshte nje krijese artificiale e Titos me 1945.Greqia e ka ne dore kete ndarje,ndersa FYROM ka ne dore qe te ndrroje emrin e shtetit dhe ai shtet do te qendroje i bashkuar.Hunda e shkijeve po qendron shume lart para Gerqise qe ka shume ne dore per te cuar ne ndarjen e saj.Nje minister grek,i kultures ne mos gaboj,tha se do te ishte me mire per ne Shqiperia e Madhe dhe Bullgaria e Madhe,se sa keta mixguner(shtese e imja kjo e fundit).Dihet nga te gjithe se mardheniet e shkijeve me shqiptaret nuk jane aspakte mira.Sllavomaqedonasit i kane keqtrajtuar dhe akoma ju shkelin te drejten e barazise shqiptarve.Kjo konstatohet ne punesimin ne administrate,ne shkollim dhe ne fondet qe ndan qeveria per zhvillimin e vendit.Qytetet me shumice shqiptare jane te lena mbas dore.Investohet vetem per shkijet.Po te shikoni Shkupin do te habiteni me kontrastin qe egziston atje.Pjesa ku banojne shqiptaret mund te quhet nje fshat i madh,ndersa pjesa tjeter nga Ura e Vardarit e tutje nje qytet tamam i zhvilluar europian.Mbas nje lufte nje vjecare u arrit nje marrveshje,qe u quajt Marrveshja e Ohrit,ku shqiptarve do t'ju njiheshin ligjerisht te quheshin komb shtetformues,perdorimi i shqipes si gjuhe e dyte zyrtare,perdorimi i flamurit,ligjerimi i Universitetit te Tetoves si universitet publik e nje sere ceshtjesh te tjera.Po rezultati?Gjykata kushtetuese e shkijeve me shumice kartonash,ndaloi perdorimin e flamurit kombetar.me nje fjale nga ajo marrveshje pervec fjaleve nuk eshte bere asgje per ta zbatuar.Kane kaluar me shume se 7 vjet dhe sllavomaqedonasit nuk po e implementojne ate marrveshje duke e zvarritur pa mbarim.Shto ketu edhe grindjet midis shqiptarve,te cilat i nxisin po shkijet besoj se asgje nuk do te ligjerohet nga ajo marrveshje.Me keto lloj qendrimesh Maqedonia po bene hapa mbrapa.Europa dhe USA e shikojne,por nuk po bejne dicka.Ndoshta ashtu ju leverdis?Mendoj se Greqia nuk do t'i leshoj pe FYROM-it dhe B cervenkovski presidenti ne akoma ne detyre e ka kuptuar se po shkohet drejt ndarjes,prandaj eshte shprehur ne ate menyre.Do ishte mire qe Maqedonia te ndahej,sepse do te korigjohej padrejtesia qe na eshte bere duke na ndare.Keta shtrigane sllave jo pa qellim i ndane tokat shqiptare ne 4 ish republika ne kohen e Titos dhe nuk lejuan qe pjesa shqiptare te ishte nje republike edhe pse ishte me nje popullsi gati 3 milion banore ne ate kohe(pa permendur shpernguljet e detyruara drejt Turqise).Mendoj se FYROM i udhehequr nga nacionalistet sllavo maqedonas aspak dashamires karshi shqiptarve me mire te ndahet.
Per mua personalisht ndarja e shqiptareve te Maqedonise do te ishte realizimi i ENDRRES Nr 2.
Me ka prekur shume nje detaj qe ne dukje eshte i vogel por qe tregon shume.
Me 1 Janar 2009 televizionet shqiptare transmetonin pritjen e nates se madhe te vitit te ri. Ne FYROR shqiptaret e kishin pritur ne sheshin "Skenderbeu" dhe pseudomaqedonasit ne nje shesh tjeter....
E vetmja pike per te cilen solidarizohem me Greqine (pervec muzikes ))) eshte qendrimi qe ajo mban ndaj ketij pseudoshteti.
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 » Trego 51 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.