Forumi Horizont | Gjithsej 11 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit » Trego 525 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Cfare duan grate ?????? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=579)
Cfare duan grate ??????
Me kete histori te marre nga libri "Omen" i Raul Cremones pershendes gjithe vajzat qe e lexojne.
#################################
Nje dite mbreti Artur u kap rob nga nje mbret tjeter gjate nje lufte. Duke e pare moshen e vogel te mbretit Artur mbreti tjeter vendos tja fale jeten me kusht qe ti pergjigjej nje pyetjeje shume te veshtire: "Cfare duan ne te vertete grate? Arturi kish nje vit kohe per te gjetur pergjigjen dhe, nese nuk jepte nje pergjigje te kenaqshme, do ti pritej koka.
Nje pyetje e tille do linte pa fjale edhe burrin me te mencur, prandaj Arturit ju duk nje sfide e humbur pa nisur akoma. Megjithate, duke pare se alternativa ish vdekja, pranoi propozimin dhe u kthye ne mbreterine e tij.Sapo mberriti aty filloi te pyese kedo: princeshen, prostitutat, prifterinjte, pleqte, sherbyeset ...e keshtu me rradhe. Por askush nuk dinte ti jepte nje pergjigje te hajrit. Ajo qe me se shumti i keshillonin ishte te shkonte tek nje shtrige e vjeter. Vetem ajo mund t'ja gjente pergjigjen, edhe pse duhej paguar shtrenjte sepse shtriga ish e njohur per gjerat e medha qe kerkonte ne shkembim.
Koha kalonte dhe erdhi dita e fundit e vitit, nderkohe qe mbreti nuk kish zgjedhje tjeter vecse te shkonte tek shtriga tashme. Shtriga pranoi te pergjigjej ne shkembim te dores Pirros, kavalierit me te mire te mbreterise, te cilin donte ta martonte. Mberti e kish shok te ngushte Pirron dhe i erdhi ndot nga ky propozim i felliqur... Shtriga kishte nje gunge ne kurriz, nje grep ne vend te dores, nje dhemb te vetem ne mes te gojes, dhe binte ere e qelbur. Mbreti nuk kish takuar ndonjehere nje krijese kaq te shpifur, prandaj nuk pranoi te fuste shokun ne kete mesele qe do i shkaterronte jeten.
Me te marre vesh propozimin Pirro flet me mbretin per ta lejuar te martohej me shtrigen. Asnje sakrifice nuk do ish shume e madhe per ti shpetuar jeten shokut dhe mbretit te tij.
Martesa u shpall dhe shtriga ju pergjigj pyetjes shume thjesht:
"Ajo qe nje grua do vertet eshte te jete e lire te jetoje jeten e saj.
Te gjithe e pranuan se nga goja e shtriges doli nje e vertete e madhe dhe ne fakt mbreti tjeter ja fali jeten Arturit.
Po martesa e Pirros me shtrigen si vajti ?
Pirro sillej si gjithmone, xhentil dhe me miresjellje. Shtriga nderkohe tregoi anen e saj me te shemtuar, hante me duar, bente gogesima dhe pordha. Erdhi dita e marteses dhe naten e pare Pirro po mundohej te merrte kurajo per te kaluar ate nate te hidhur. Ne fund i vendosur hyn ne dhomen e gjumit dhe ...ç'te shohe!!!!!
Ne krevatin martesor qendronte gruaja me e bukur qe kish pare ndonjehere. Pirro mbeti i shtangur dhe pasi mori veten per pak minuta e pyeti shtrigen se cfare kish ndodhur. Shtriga ju pergjigj se ai kish qene aq xhentil sa shtriga kish vendosur ti shfaqej ne formen e saj te bukur, te cilen askush nuk e njihte. Ne fakt shtriga gjysmen e dites ishte e shemtuar dhe gjysmen tjeter e bukur.
Duke qene keshtu shtriga pyet Pirron cilen pamje donte te kishte naten dhe cilen te mbante diten.
Pirro filloi te mendonte ç'te zgjidhte: Nje grua te mrekullueshme gjate dites, kur ai ishte me shoket, dhe nje gje te shemtuar naten? Apo te kalonte diten me shoqerine e shtriges per te patur gjate nates momentet e intimitetit me nje femer te mrekullueshme.
Ju cfare do kishit bere ??????????
Zgjedhja e Pirros gjendet disa rrjeshta me poshte. Mos e lexoni pa vendosur me pare vete !!!!!!!!!
Pirro i mire ju pergjigj shtriges se e linte zgjedhjen ne doren e saj. Sapo e degjoi shtriga qeshi dhe i tha se do te rrinte e bukur gjithemone, pikerisht sepse ai e kish lene te lire te zgjidhte per jeten e saj.
#####################
Libri ku eshte marre kjo histori eshte per te qeshur. Prandaj po ju tregoj konkluzionin qe nxjerr:
S'ka rendesi nese gruaja qe ke afer eshte e shemtuar apo e bukur, inteligjente apo budallacke. Ne fund te fundit brenda saj fshihet gjithmone nje shtrige..........
hahahhaha kjo ishte e bukur
do shoh veten ne pasqyre se mos brenda meje fshihet nje shtrige
Proprio cosi.....xchè l'uomo non e Tarzan ma la donna cita*!Grande Raul Cremona P.S se c'è qualche donna che non è dacorto......
E vertete eshte,por varet se me cfare syri e sheh dhe cilen ane te shtriges shfaqim,megjithate cilado ane te jete e keni merituar pa e shihni
Shtrige apo ajo e verteta eshte se ju meshkujt s'beni dot pa femren,e kjo ju ben te hani veten me dhembe
hi
jam dakort me denisen
PERGJIGJE NGA DRITERO AGOLLI
GRUAJA KA DALE NGA BRINJA E BURRIT
KUR GRUAJA LINDI, SIPAS BIBLES,
NGA BRINJA IME, JA KETU-,
AJO ME ZERIN E MELLINJES,
ME BEN TE SILLEM KUTURU`.
GEZIM, TRISHTIM E ANKTH ME MBOLLI,
NDAJ FLAS ME VETE VEC PER TE,
SE KUR NGA BRINJA IME DOLI,
M'I KRISI BRINJET NJE NGA NJE..................
Megjithate i duam shtrigat
Grate jane shtriga po cfare shtrigash se. Sinqerisht kam vene re se sa me mire te sillesh me nje vajze aq me shume perfiton ajo. Po si nuk njof nje vajze per se mbari qe te mos ta kete mendjen vetem te vetja e vet? Sikur bota te ishte ne duar te femrave eh ckishim per te hequr te shkretet ne........
Se me doli nga mendja mua: Per mendimin tim Grate duan qe tua plotesosh deshirat gjithmone qe ato te ndihen si pricesha dhe nga njera ane te ndihen te rendesishme per nje person dhe nga ana tjeter te jene te kenaqura qe e kane ate person ne pellembe te dores...........apo jo?
Cancero,
grate vertet duan te trajtohen si princesha, e te jene ne qender te vemendjes, por me thuaj ti a do ishin ato kaq terheqese per juve meshkujet nqs nuk do kishin keto cilesi?
Kam vene re se meshkujt terhiqen me shume drejt nje femre egoiste dhe qe e e do shume vetveten, qe kerkon qe cdo gje te sillet rreth saj, qe kerkon te behet terheqese me te tera menyrat e mundshme, sesa me nje Aqua e Sapone. Apo jo?
Me thuaj ti cfare do ishin femrat po te mos ishin pak lozonjare, lajkatare ( cilesi qe ju meshkutjt vdisni per to ) ? Do ishin burra e jo gra....lol
Tani jo se jemi te persosura, po keto papersosmerite tona ju terheqin juve, na bejne me interesante.
Women, can't live with them, can't live without them......
Lum si ti qe e di cfare na terheq ne meshkujt. Qe femra duhet te jete lozonjare dhe lajkatare se luan as topi po neve sna te pelqen te na sjellin verdalle gjithe diten sic doni te beni ju.
PO dhe femrat gjejne pa bejne o Cancer........
oh no...se mor vesh pse hapen keto diskutime. Femrat dhe meshkujt. Troc muhabetit femrat nuk jetojne dot pa meshkujt dhe meshkujt nuk jetojne dot pa femrat. Ky eshte nje diskutim pa fund qe sado qe te merresh ne mos ne nje menyre ne tjetren do behesh sexist. Pra, mos e diskutoni fare se as ne nuk jetojme dot pa femrat dhe ju nuk jetoni dot pa ne.
Nuk kam lexuar ndonjehere kaq shume mesazhe seksiste ne me pak se dy minuta!!!!
Nderkohe, eshte e cuditshme se tregimi per Pirron shpreh krejt te kunderten, te pakten keshtu e kuptova une. Qofte burre apo grua, une mendoj qe cdo njeri ka nje nevoje te vleresohet dhe pranohet per ate qe eshte dhe te lejohet te jete ai/ajo qe eshte. Nese ti je femer dhe je lezbike (d.m.th, ben edhe pa burra-just in case you didn't know) ty as nuk te plas fare (excuse my language) je lozonjare apo jo...if you know what I mean!!!
E njejta gje eshte edhe per cdo person tjeter qe nuk futet ne kategorite tradicionale. E njejta mund te thuhet edhe per nje person heterosexual qe ka vendosur te jete absitinent nga seksi per cfaredolloj arsyeje(me tipike feja), per nje femer heterosexuale qe ka po aq tipare mashkullore sa edhe femerore. Per mua pergjigjja eshte ekuilibri. Nuk eshte me teper cfare dua une nga mashkulli im eshte fakti qe ajo qe dua une bashkejeton per mrekulli me ate qe do ai.
Dhe sa per ta perfunduar, keto gjera jane shume individuale, te gjithe jane ndryshe. There is no such thing as a woman or a man; ato jane fjale, kontrukte qe shoqeria nderton per te transmetuar kuptime te caktuara. Nese "grua" ose "burre" do ishin me te vertete gjera qe ekzistojne, kultura te ndryshme nuk do kishin kuptime te ndryshme per te njejetin fjale.
Pra pyetja eshte cfare do te thote per ju personalisht te jesh nje grua ose burre?
rrushi
couldnt have said it any better.
HAw Do U LIKE THAT!!!!!!!
ANA I KE RENE NE KOKE !!
E PRA CUNA E VERTETA ESHTE CIK SI E HIDHUR PO IS TRUE THERE YOU FIND THE SUGAR U NEED .
RRUSHI
Two thumbs up for your reasoning. That's all I have to say.
Nje liste te vogel se c'duam ne femerat
- Te jete me humor te mire,te pandryshueshem qysh ne mengjes,kur sapo te zgjohet.
- Te jete i perpikte ne oren e ushqimit,ne menyre qe gruas te mos i duhet te ankohet se i ka shkateruar dreken
- T’i lere autonomi te plote gruas ne drejtimin dhe administrimin e puneve shtepijake, duke shmangur per kete verrejtjet kur nuk jane shume te nevojshme.
- Here pas here te thote se gruaja e tij gatuan shume mire se vet nena e tij.
- Te jete zemergjere dhe te zoteroj nje karakter te shkelqyer
- Te preferoj shtepine e tij me shume se cirkun apo kafenete me shoket
- Te jete i sjellshem e simpatik ne shoqeri
- VENI RE: Te jete gjykues i mire ne fushen e bukurise femrore
- Te jete para se gjithash perkrahes,qe do te thote se duhet te mbeshtes gruan e tij.
- Te mos e paragjykoj me mendjemadhesi cdo propozim te saj
- Te mos pretendoj se eshte me mire ne mal kur ajo deshiron te shkoje ne det,apo anasjelltas
- Burri duhet te jete elegant ne veshje
- ME RENDESI: Te bej komplimenta here pas here gruas e bukurise se saj
- Duhet te plaket se bashku me gruan e tij.Edhe nese ndjen e tregon me pak “peshen” e viteve ,nuk duhet te bjer ne sy ,bile duhet te shtirret se gruaja e tij tregon gjithmone e ne menyre te pandryshueshme me e re se ai
- PIKE ME RENDESI: Duhet te kete ndjenjen e humorit.Njenja e humorit shmang shume gjera; nje diskutim te ngaterruar mund ta kthej ne nje gaz te shkurter,eviton grindje e zenka,me nje fjale qe nuk ipelqejne askujt e acarojne marredheniet.
- Duhet te doje femijet.Cdo grua i do femijet dhe cdo grua deshiron qe burri i saj t’i doje jo me pak se ajo.
- Duhet te jete i matur rreth sjelljes se gruas.NUK DUHET TE FLAS ME ASNJE per defektet e saj nese ka zbuluar; per manite e saj te vogla po te kete dalluar.
- Nese gruaja punon duhet te interesohet per karieren e gruas se tij.Gruaja eshte shume e ndjeshme se burri shikon “hije” edhe ku nuk ekzistojne, ajo trishtohet e zymtohet per asgje p.sh nje mungese mirresjelljeje nga dikush, nje fjale e rende nga ndonje koleg, andaj burri duhet te perpiqet te largoje keto “re” te vogla me pa te keq qe mund te jene budallalleqe per te, por perkundrazi per grate perbejne arsye te renda per t’u hidheruar.
- Nuk duhet te kerkoje teper nga gruaja e tij.
- ME RENDESI POASHTU: Burri duhet te ngjall RESPEKT. Edhe kjo eshte nje pike me rendesi shume te madhe.Nje grua nuk mund te strehohet, nuk mund te kete besim tek nje burre qe nuk ngjall nderime e respekt perreth vehtes se tij,qe nuk rezaton njefare drite,autoriteti e rendesie qe te mos ta beje krenare se eshte gruaja e dikushit!
Ja e thjeshte fare kjo lista cuna:p
Amor, e vogel i thencin kesaj listes tende . Megjithate qendrojne ato pikat e tua.
ca jane ato "pak" kualitete per te pasur qenien me hyjnore qe ka krijuar natyra dmth FEMREN?!
femra do qe ti plotesosh cdo nevoje si shpirterore ashtu dhe materiale por me kryesorja ti permbushe kerkesat plotesisht ne shtrat(te jete bombe ne krevat)
ATEHERE FEMRA ESHTE PLOTESISHT E JUAJA.(varet se ka raste qe dhe kur ia plotesojne te gjitha nuk e ke gjithmone tenden hahaah)
fajtorit
nuk jam shume dakort me idene qe gruaja do te jete e lire per mua me shume do te ishte qe nuk di cfare do.........sa per pjesen e zgjedhjes une jam femer po po te ishte se duhet te zgjidhja do preferoja te ishte i bukur naten dhe do beja si do beja diten....
per anda
Po ne qoftese eshte tank edhe jo bomb, po athere cfar ndodh ?
ti je femer edhe duhet te dish qe ta shpjegosh.
Rrespekt.
Jete Pa Kuptim
Per mua nje jete pa Femra se e imagjinoj dot edhe pa dashuri nuk ekziston per mua. Por edhe femrat kan mungesen tone. Femrat kerkojne nje dashuri sentimentale ne jete edhe Mashkuijt mund tja ofrojne ate femres.
StreetRacer Zero Gravity
Femrat duan disa gjera fare te vogla nga i dashuri qe jane:
1. Mercedesin 500 (mundesisht 600 ose model sportiv cabriolet, edhe bmw ose fuoristrade pranohet).
2. Lefta me shumice (ne asnje menyre nuk mundet qe nje femer te nxjerre leke nga xhepi i saj ne lokal ose per te blere slims, gjithashtu edhe veshjet, nje fustan dhe 2 pale kepuce ne muaj edhe mund te mjaftojne, gjerat e vogla nuk po i permend se kam frike se mos i fyej).
3. Celularin (A te lutem shume celulari smund te mbahet me shume se dy muaj duhet nderruar me modelin e fundit qe ka dale)
4. Ate te gjatin (te shpjegohemi mire ketu: e duan patjeter kur tu teket dhe ku tu teket, sa me madh aq me i mire).
5. Dashnor tjeter (pervec te dashurit, sepse ai seshte simpatik).
Sic e shihni femrat jane teper modeste, vetem te jesh budalla te mos ua plotesosh keto nevoja jetesore qe ato kane.
Cancer kujdes te mos i ngaterrosh konceptet e nje dashurie serioze(me nje njeri serioz) dhe konceptet e nje fiksimi(kujdes ky fiksimi mund te jete dhe per para dhe jo per ty)
Ti je duke dhene gjerat qe imponohen nga nje "mantenuta/mantenuto"(lloj prostitucioni sipas meje,vetem se keto nuk ndryshojne njerezit ne nje nate por mund ti ndryshojne njehere ne muaj)
amor
sikur ta dija qe ti do grriceshe e para.
Mesazhi im ishte me shume ironik, per te qeshur dhe jo shume serioz. Megjithate nuk e nxora nga hici ashtu kot. Ne pergjithesi ketu ne shqiperi vajzat te tilla po behen gjithnje e me shume. Sigurisht qe une e kam ekzagjeruar pak por ketu ne tirane nuk gjen nje cun qe te mos thote: "Po do te zesh duhet te kesh makine dhe para". Une jam cuditur kur kam takuar nje shoqen time para disa javesh te cilen kisha nje vit e ca pa e takuar dhe ne gjysem ore muhabet qe bera me te pashe qe kishte ndryshuar 180 grade nga nje vajze e urte qe si degjohej zeri dhe e sjellshme tani me llafoste fare lirshem se te dashurit i kishin vjedhur makinen e sdinte ca te bente tani ta linte apo jo, se ai nuk i pelqente ne te vertete, perpiqej te me tregonte mua si terthorazi kshu qe arrinte ta sillte pas vetes ate bukuroshin.
Ky ndryshim nuk ishte nje rast i vecante, tek ajo patjeter qe ka ndikuar shoqeria.
Une e di qe ka dhe vajza shume te mira sepse njoh te tilla por per mendimin tim sot nje vajze nuk sheh shume se cfare njeriu je, kane ikur ato kohe
CANCER,
Shume goca nuk shohin me se c'fare njeriu je, por c'fare "ke". Njerezit po behen gjithnji e me teper materialiste sesa shpirterore. Shume femra kane arritur qe jane mesuar me para dhe qe j'u plotesohen te gjitha, dhe nuk mund te zene nje te dashur qe nuk j'ua ploteson dot. Ne kete rast nuk ka vend fjala NDJENJE por INTERES. (when she looks at him she doesn't see his face but dollar bills instead..haha)
Per mua ka 3 lloj parallinjsh
1) I kane paret e trasheguara(propabiliteti te zgjuar-pa tru eshte gjys per gjys )
2) I kane nxjerre me pune te pista(jane te zgjuar por per te keqija)
3) Kane profesion te mire(jane inteligjente)
Te paret nuk jane keq por varet si te bie..hehe
Te dytet nuk i preferoj
Te tretet po qe j'a vlejne
Nuk do te me terhiqte kurre nji cun me para por injorant.
peace
Jua them une
Jua them une pse zgjateni kot.Seks ne mengjes,seks ne drek,seks pasdite,seks ne darke.Dhe shikoni qe do ju kuptojne grate apo jo.Vetem pini red bull,qumesht nestle,dhe mo ndaloni,se si gjen gje ato.
une jam interist por ta mbeshtes mendimin
Po permenden shume keto pika qe dashka femra:
Te jem paralli,
te kem mercedez,
te jem inteligjent,
te jem simpatik,
tìa permbush femres te gjitha nevojat shpirterore,
ta kenaq ku e kur te doje,duke qene bombe ne krevat,
diten ta kaloj duke pire red bull dhe duke ngrene lajthi...
Po mire femra ja ka bere pyetjen vetes se cfare me jep?
Nese eshte aq mendjeshkurter dhe mendon se detyra e saj eshte thjesht te prese nga une gjithcka,te shpartalloje konton time duke blere kepuce,te argetohet e ne fund te me talle para ndonje shoqes se saj se me sjell verdalle ... dhe te mendoje qe shperblimi (sherbimi ) i vetem qe me detyrohet eshte te hape kembet,gabohet rende.
Ka prostituta qe kete pune e bejne shume me profesionalisht dhe s`te varen dhe ne qafe tere diten duke te brockullitur.
Por nese nje femer e ndjen se une mund ta permbush shpirterisht dhe arrij te kuptoj brenda saj ate qe shume te tjere nuk e kuptojne (nuk po zgjatem ne kete pike),atehere besoj se kjo femer e ka gjetur ate qe ka nevoje.
Pikat e tjera (mercedezet dhe bombat) rregullohen vetvetiu.
gjithcka duhet te filloje nga zemra
jam shume dakort lakander.gjithcka duhet te filloje nga zemra. nqs te dy ndjehen te plote,te arrire ne pranine e tjetrit, i besojne gjerat me intime te tyret dhe kuptojne dhe heshtjet e tyre s'ka gje me te bukur.
pershendetje
une e di cfare duan grate
nje njeri inteligjent,nje njeri te bukur dhe nje njeri me leke!
Por per ta patur ju duhet te martohen tre here ama........
p.s nuk me duket teper maskiliste
femra do qe ti plotesosh cdo nevoje si shpirterore ashtu dhe materiale por me kryesorja ti permbushe kerkesat plotesisht ne shtrat(te jete bombe ne krevat)
ATEHERE FEMRA ESHTE PLOTESISHT E JUAJA.(varet se ka raste qe dhe kur ia plotesojne te gjitha nuk e ke gjithmone tenden hahaah)
__________________
E dashur Anda!
A s´me thua cilat jane keto nevoja shpirterore ?
Dhe cilat jane rastet qe ti ja ploteson te gjitha dhe prape s´e ke tenden?
Falemnderit ne avance.
c'duan grate? hajde hajde cduan ato,por cte bej qe se them dote
C'duan grate? Dru lol cdo darke dhe kur te pyesin pse me reh? e di vet ajo pse,kjo eshte pergjigjia P
hahaah mesjetare kjo ideja e?
Bah besoj se shumica e femrave do deshironte te kalonte si mbretereshe me nje cun king ne krah si ato perrallat me bret kur i thone,por une meqe nuk kam mundesi ti ofroj keto te fundit,do preferoja te parat.
Si thoni ju goca jeni dakort? ^_^
Sbesoj se sdo kete ndonje femer te doje te qendroje krah meje do e e konsideroja te cmendur,pervec njeres .........
Hajde hajde c'duan ato...ato duan....por se them dote
C'duan grate? Dru lol cdo darke dhe kur te pyesin pse me reh? e di vet ajo pse,kjo eshte pergjigjia P
hahaah mesjetare kjo ideja e?
Bah besoj se shumica e femrave do deshironte te kalonte si mbretereshe me nje cun king ne krah si ato perrallat me bret kur i thone,por une meqe nuk kam mundesi ti ofroj keto te fundit,do preferoja te parat.
Si thoni ju goca jeni dakort? ^_^
Sbesoj se sdo kete ndonje femer te doje te qendroje krah meje do e e konsideroja te cmendur,pervec njeres .........
Citim:
Po citoj ato që tha Lakanderi
femra do qe ti plotesosh cdo nevoje si shpirterore ashtu dhe materiale por me kryesorja ti permbushe kerkesat plotesisht ne shtrat(te jete bombe ne krevat)
ATEHERE FEMRA ESHTE PLOTESISHT E JUAJA.(varet se ka raste qe dhe kur ia plotesojne te gjitha nuk e ke gjithmone tenden hahaah)
__________________
Falemnderit ne avance.
E dashur Le te jem une e para!
Citati me te zeza nuk eshte i imi po i Andes.
Ato qe ndodhen poshte vijes jane timet.
Ajo qe the ti ndodh ndonjehere,d.m.th.mashkulli ze e behet xheloz kur e shikon qe femra ja merr ne kthese,ka me shume sukses ne profesion,pozicionohet me mire ne shoqeri,eshte e lakmuar prej shume te tjerev etj.
Cfare te them?
Me mbetet vetem te uroj qe keto raste te jene sa me te pakta!
Per le te jesh ti e para dhe per lakander:
Ne nje dashuri te vertete smire nese njeri nga partneret mund te beje dicka e cila eshte me teper e konsideruar nga shoqeria NUK EKSISTON.Nese dashuria eshte e vertete ka perkrahje qe njeri nga partneret qe ka arritur njefare pozite te shkoje dhe me lart.Nuk me pelqeu aspak menyra juaj e llogjikimit,shpresoj qe te mos i keni dhe bazat e vleresimit te dashurit/dashures tuaj si kjo!!
Le te jesh ti e para,je totalisht gabim ne ate qe citoi Lakander...dhe kete gjè e kam pare shpeshhere ne disa cifte.
Dashuria eshte dicka e paster,pa smire dhe gjera te tilla...e vetma gjè qe mund te kete rendesi eshte ai/ajo qe ke ne krah te tjerat jane detaje.
Ja pra me ne fund rame ne nje mendim dhe ne te dy amor
Nuk e kuptoj njehere perse duhet te jete xheloz mashkulli nqs ajo qe ai ka prej krahu ze vend mire ne shoqeri, apo i ecen karriera, apo ku di une.Ne qofte se ajo qe ke perkrahu ka nje lidhje shoqerore me te mire, apo ka nje karriere me te mire, s'ka arsye pse te behesh xheloz perkundrazi duhet te jesh krenar sepse eshte e dashura jote apo gruaja jote.
Po si do te ndihesh nje mashkull kur kjo femer nuk afrohet nga shoqeria ose nuk do ti ecte puna? Do te ndihesh me mire? Absolutisht jo (kuptohet nqs eshte dashuri e vertete)
Pffffff...ketij i them korruptim te grades te pare te supermoderatoreve lol.
Shakate menjane:mbeshtes plotesisht mendimin qe permendi qafiri i mesiperm:p (plasi ketu,ika une...)
Amor !
Nuk eshte menyra ime e llogjikimit kur them,qe ne disa cifte ekziston xhelozia.
Eshte thjesht nje pjese e realitetit,te cilin une nuk mundem ta modifikoj si te dua ose ta anashkaloj ose thjesht te mos e permend.
Mundesh ti ?
Teorikisht te gjithe e dine qe dashuria eshte ndjenja me e paster dhe me pa kushte.
Por mendon ti qe te gjithe zbatojne ne praktike ate qe thone ne teori?
Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius
Per le te jesh ti e para dhe per lakander:
Ne nje dashuri te vertete smire nese njeri nga partneret mund te beje dicka e cila eshte me teper e konsideruar nga shoqeria NUK EKSISTON.Nese dashuria eshte e vertete ka perkrahje qe njeri nga partneret qe ka arritur njefare pozite te shkoje dhe me lart.Nuk me pelqeu aspak menyra juaj e llogjikimit,shpresoj qe te mos i keni dhe bazat e vleresimit te dashurit/dashures tuaj si kjo!!
Le te jesh ti e para,je totalisht gabim ne ate qe citoi Lakander...dhe kete gjè e kam pare shpeshhere ne disa cifte.
Dashuria eshte dicka e paster,pa smire dhe gjera te tilla...e vetma gjè qe mund te kete rendesi eshte ai/ajo qe ke ne krah te tjerat jane detaje.
Cfare .............???????
Se marr vesh fare Tema eshte tjeter ketu diskutohet tjeter ..........u degjenerua fare..............
Kusgh do me sqaroje se çfare diskutohet se kam do iki te bej nje gome...... dhe kur te kthehem mbase e gjej pergjigjen dhe koken e muhabetit .........ishalla s'me bie celulari
Mire ju gjefsha!
Cduan grate? so simple... duan te ndihen femra :p
Duan te ndihen femra???!!!
Atehere problemi qendron qe para se ta kerkoni tek ai*......
cduan grate??!!
No hashash,no heroine,vetem seks dhe kokaine.pervec ketyre duan edhe nga nje shpulle ne mengjes,dreke dhe darke,se patjeter do kene bere ndonje gabim gjate ketyre tre vakteve.Hajde se folim.
Citim:
Po citoj ato që tha Le te jem une e para
amor, prap qenke manifestuar ti me mendim e nje te reje te pa pervoje jete, je ende ne endrrat e princit moj e mire, mos harro jeta nuk eshte gjithmone ne vlugun e dashurise, e as ai qe ti do ta dashurosh jo..prandaj shpresoi te ti te gjesh nje UNIKAT te tille.....Pikerisht personi me i dashur eshte barriere per ngritjen e partnerit te Tij..nese kam thene kete... shoqe, e kam thene nga pervoja, sepse njohe njerez te kulturave te ndryshme, dhe ne kete aspket as kulturat perendimore nuk kane dallime shume...
Te rralle jane njerezit me epitete komplete..shume te rralle....poashtu te rralla
jane rastet ku teoria zbatohet ne jeten e perditshme........
per te mire....
Roke ti je perfekt??Ndihesh ne lartesine e situates 24 ne 24???Persa i perket frazes se pare ne postimin tuaj me duket kompletesisht jashte çdo lloj forme te pranueshme mbi kete diskutim.....
Ne rast se kerkoje te ''ngjyrosje'' me pak rimè postimin tend,atehere me fal
Pershendetje
zgjohu nje here
jam pak si i dehur ende ti se kam qene tere naten ne club dhe mo ma ve re shume.Nuk e lexova me perqendrim pergjigjen tende dhe s'kam ndermend ti kthehem,por une te siguroj qe kjo teme nuk eshte ABSOLUTISHT per letargjiket.te kerkoj falje ne qofte se qelloje me pergjigjen atje ku nuk te dhemb ty.Hajde baj.
Gjithsej 11 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit » Trego 525 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.