Forumi Horizont Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 55 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- A po i vjen fundi i parakoheshem qeverise Rama? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18803)


Postuar nga Piktor datë 18 Korrik 2016 - 01:04:

A po i vjen fundi i parakoheshem qeverise Rama?

Kohe me pare, pata deklaruar se kjo qeveri e Edi Rames ishte e destinuar te deshtonte. Qe ne nisje kesaj qeverie i mungonte realisht shkelqimi i saj. Jo vetem per faj te Ilir Metes.

Tashme qe jane konsumuar tre vite qe kur lindi kjo qeveri dhe shume jane, veshtire se mund te arrije te perfundoje mandatin e saj. Baterite kane skaduar dhe llustra ka filluar te rrjepet si boja e vjeter, apo lekura e pjekur ne diell.


Ne fakt sebepi kesaj rradhe eshte reforma ne drejtesi. Kesaj reforme te gjithe i druhen. Kuptohet se te gjithe jane te perlyer. Frika ne reforme shihet ne mundesine e nje prokurori te arrestoje pa frike politikanin.
Pavarsisht çfare thuhet apo shkruhet ne media se reformen nuk e do ai apo ky. Kjo reforme do te behet.

Ne momentin kur Basha beri deklaraten e rradhes Rama me fodullekun e tij qe e karakterizon deklaroi qe do pranonte çdo propozim te Bashes qe nuk binte ne kundershtim me USA_BE. Reagimi i diplomatit amerikan ishte i menjehershem. Kjo nuk u mireprit nga Meta i cili nuhati se ata mund te ndanin me 50% drejtesine dhe ky dilte i humburi i madh. Ndaj e beri qe te reagonte duke e kercenuar Ramen se mund te prishte edhe koalicionin.


Rama ne kete rast eshte i humburi i madh nga kjo reforme pasi do te duhet ta ndaje me Meten hisen e tij ne drejtesi.
Me vone del Braçe dhe i kujton Metes se egzistojne edhe referendumet popullore. Mirpo tashme kjo eshte e vone dhe data 21 korrik eshte pas tre ditesh.


Gjithsesi kjo qeveri do ike ashtu si erdhi pa shkelqim edhe pse llustruar mire pra e dale boje.


Postuar nga Fajtori datë 18 Korrik 2016 - 05:04:

Sa bukur flisni ju poetet, me figura letrare, mure qe merziten, lekura qeverish, rruge qe marrin fryme, etj. Gati gati ngjan si reportazhet e gazetarit tone te ndritur Marin Mema (qe ju befte mikrofoni top ishalla).

Renia e qeverise, nese vjen, eshte pikerisht nga reforma ne drejtesi, pasi Ilir Meta po ndjen seriozisht rrezikun e fundosjes. Prandaj doli papritur te propozoje zgjedhje te reja. Pra, ky nuk eshte sebepi, eshte aresyeja thelbesore pse po kthehet reforma ne kolaps politik.

Se dyti, qeveria e Rames nuk erdhi ne pushtet pa shkelqim. Perkundrazi, mori aq vota sa Sali Berisha nuk i ka marre ndonjehere deri sot, as me koalicion as pa koalicion. Ne muajt e pare te qeverise kishte shume optimizem se do behen ndryshime te mira. Me kohen kjo ndryshoi. Ndryshimi per mendimin tim vjen per dy aresye. E para se dukej nje ore larg cfare do prodhonin zgjedhjet e fundit, kantidate trubosh, kriminele, dhe aleanca te peshtira. Sic i thone fjales, dielli duket qe ne mengjes, dhe kete e pata thene qe para se te beheshin zgjedhjet. Me kohen shume e kuptuan qe vertet parlamenti ishte mbushur me Mark Frroka, kaubojsa, Tom Dosha, etj. Po edhe ne qeveri, vendin e dyte e zuri nje batakci si Koco Kokedhima, mjafton ti shikosh cfare beri me gazeten Shekulli qe te kuptosh sa tru ka Koco per politike. Aresyeja e dyte pse njerezit jane te pakenaqur eshte se shqiptaret jane popull kriminal, nuk durojne dot rregullat, nuk duan ti zbatojne. Qeveria e Rames ka behe hapa gjigande ne fusha te ndryshme qe te vinte rregull, por e ka shtrenguar rripin pa leruar ne anen tjeter. Ekonomia ka rene dhe rregullat qe u vune ne arsim apo ne energjitike nuk sollen me shume mireqenie. Plus qe kjo qeveri si shume te tjera perdorin dhunen dhe jo mirekuptimin ne aplikimin e politikave. Fjala vjen, leshojne urdhra te brendshem per taksa te reja, qytetari nuk kundershton dot taksat, detyrohet te paguaje me cdo kusht, edhe kur fatura vjen gabim.

Ne piken qe eshte tani, Shqiperia ka marre fund si shtet unitar me nje kulture te veten. Pjesa me e madhe e njerezve qe njoh duan te ikin nga Shqiperia. Ne rruge enden alabake e drogaxhinj, me makina lluksi, njerez qe nuk dihet si i bejne parate. Keto nuk i ka krijuar Edi Rama, perkundrazi, ata jane shpresa e fundit e Lul Bashes qe te kthehet ne pushtet. Cdo krim qe ndodh ne Shqiperi PD-ja ferkon duart, dhe nuk do habitesha aspak qe nje pjese e krimineleve te jene prodhim i perjashtimeve nga puna te PD-isteve te dikurshem. Per kete aresye, njesoj si zgjedhjet e fundit, nuk ka asgje te mire nga renia e Edi Rames. Alternativa politike jane te lidhur me krimin akoma me ngushte, madje do vijne ne pushtet fale tyre, kshu qe kane borxhe per te lare...


Postuar nga Vizioner datë 18 Korrik 2016 - 15:38:

Edi Rama eshte Kryeministri me i madh i gjithe kohrave qe ka pas Shqiperia

Eshte FAT per Shqiptaret qe kane Edi Ramen Kryeminister.


Per te gjithe antaret e forumit. Keni miresine dhe lexojeni:
http://www.gazetatema.net/web/2016/...-ndodhe-para-21


Postuar nga raid datë 18 Korrik 2016 - 17:15:

Une jam me Ramen ne kete meselene e drejtesise. Basha po tregon qe eshte njeri i perulur dhe pa nuhatje. Ben politike te vjeter, me tregim force infantile alla-Berisha, ndoshta per te mbrojtur bashibozuket e tij. Nuk nuhat qe kohet po ndryshojne dhe i ka bere nje grope te madhe vetes. Eshte komplet antipatik dhe nuk mer me asnje vote. Plus se c'ka edhe nje bytheze ne mjekerr qe ta shpif. Ndoshta ngaqe i eshte fryre koka, po kjo s'ka lidhje me temen.

Per Ramen. Erdhi ne pushtet me me pak vota se zakonisht (si PS), por ne bashkepunim me Meten, kryehajdutin. Mblodhi gjithe kusaret ku ishin e ku nuk ishin rreth vetes per ca vota me shume. Udhehoqi si nje idiot, me shpate ne dore. Beri ca "reforma" ne parim te drejta, por qe nuk behen me shpate. Nje kocke e ngjitur shtrember nuk mund te thyhet per t'u drejtuar dhe krijoi shume strese sociale. Duhet gradualitet ne cdo gje, por ndoshta gradualiteti nuk ekziston ne konstruktin e tij mendor prej psikopati te dhunshem. Ne fund Meta e la ne balte, nuk ka besnikeri ndermjet hajduteve.

Kurse Meta dihet. Vendin e ka ne burg, nderkohe qe eshte lojtari kryesor ne politike. Shpresojme qe drejtesia te shkoje ne vend sadopak per kete njeri.


Postuar nga NS-6 datë 19 Korrik 2016 - 01:10:

Kur reforma ne drejtesi po has kaq veshtiresi me nje maxhorance qe thuajse mund ta votoje e vetme, imagjino se si do ishte nese parlamenti te ishte ndare thuajse gjys per gjys!

Nese do behet reforma, ky eshte momenti i vetem sepse zor se mund ti mbledhesh ujqerit edhe njehere dhe ti detyrosh te votojne nje reforme qe neser pasneser mund ti fuse ne burg nese aplikohet sakte!

Gjithsesi, Lulushi eshte teper diletant per te vepruar i vetem ne kete ceshtje. Sfida qe po i ben BE-SHBA te ben te mendosh qe pas tij mund te jete dikush qe ska me cfare te fitoje por ka shume per te humbur nese kjo ceshtje votohet. Dhe cuditerisht eshte ai qe ka qendruar me teper ne heshtje kur dihet mire se si merr zjarr nese do donte te behej qender e vemendjes!

Keta politikane qe kemi e kane treguar qe per popullin nuk i rreh fare dhe i kane bere cdo lloj torture ketij populli dhe ky popull cuditerisht ka duruar! Uroj qe per nje here te vetme, per inat te kundershtarit, te harrojne rolin qe kane ne politike dhe te votojne kete gje!


Postuar nga Vizioner datë 19 Korrik 2016 - 14:13:

Respekt per shtetin me te fuqishem, mikun e shqiptarve, SHBA

http://www.gazetatema.net/web/2016/...tuesit-politike


Postuar nga Piktor datë 20 Korrik 2016 - 02:29:

Duke pritur Mukjen e dyte.

Ne zgjedhjet e fundit parlamentare, Partia me e madhe opozitare e kohes e kishte fitoren ne "xhep". Po te lexosh voten e verehet kollaj se Edi Rama nuk frymezonte aspak biles numrat fitues u realizuan vetem ne saje te aleances se njohur te 1 prillit. Socialistet apo komunistet quaji si te duash kane alergji nga koalicionet ashtu sikurse edhe opozitat. Ne mendjen e tyre dhe filozofine e tyre ata duan pushtet te pakufizuar. Ky eshte nje handikap i demokracise qe ata nuk mund ta pranojne ne mentalitetin e tyre qe duhet edhe te bashkqeverisin dhe te pranojne ne debat edhe opoziten. Filozofia e tyre eshte o me ne o kunder nesh, rruge te mesme nuk ka. Ne kete rast nuk funksionon perderisa faktori Lsi eshte jetik per qeverisjen. Per te ardhur ne pushtet pra ata ashtu si parardhesit e tyre u detyruan te gelltisin te gjithe vrerin qe kishin hedhur kuturu kundra Ilir Metes. Ne aparence dukej keshtu, por jo ne popull i cili e kishte te veshtire te pastrohej nga kjo ndotesi sa e ftohte aq edhe e nxehte qe ja kishin servirur. Edhe gazetare te famshem ishin detyruar te heshtin perpara kesaj. Me perjashtim te njerit. Tashme qe jane ne prag te marrjes edhe te gjyqsorit Mukja nuk eshte larg. Nga ana tjeter Ilir Meta duke e ndjere eren e Mukjes shkoi e takoi Bashen. Kjo levizje i tregoi Rames qe edhe nese merr gjyqsorin une te hedh nga pushteti.

Ne vend te epilogut.
Interesant eshte fakti i ndalimit te sulmeve ndaj ministrit te brendeshem dhe sidomos heshtja e Berishes. Keto mendoj se jane disa levizje rezerve ne fushen e shahut politik te kohes.


Postuar nga Fajtori datë 20 Korrik 2016 - 03:18:

Re: Duke pritur Mukjen e dyte.

Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Socialistet apo komunistet quaji si te duash...


Une kam pas pershtypjen se ti piktor ke pas me shume tru se kaq. Edhe adoleshentet e lindur dhe rritur pas 1990-es nuk bien ne keto klishera pa kuptim. Madje dhe PD-istet e betuar te viteve 90 nuk bejne me keto batuta. Megjithate, diskutimi eshte ky qe eshte, dhe ndonjehere ndihmon te kuptosh se kur nuk ia vlen te diskutohet.


Postuar nga Vizioner datë 20 Korrik 2016 - 13:02:

http://m.youtube.com/watch?v=sp-7U0NDQnI


Postuar nga Vizioner datë 20 Korrik 2016 - 15:38:

Dua te shoh neser trimat e PD-se se cfare do te bejne.

A do jene aq BURRA e Trima te mos e japin voten.
Davane E kane humbur sido qe te veprojne.

Kriminelet e ndjejne se po i vjen ora t'i vihen byzylyket ne duar.
Te ishja une ne vendin e tyre, me mire byzylyket me Nder(nderim)duke mos e votuar Se sa byzylyket si te dhjere e lapanjoze.
Cfar humori, Ti shikosh Kriminelet ne rrjeshte duke votuar me kembet qe i dridheni.


Postuar nga Piktor datë 22 Korrik 2016 - 01:21:

Radikalizmi dhe deshira e mire.

Shume njerez ngaterrojne radikalizmin me deshiren e mire. Edhe deshira e mire eshte nje shkalle e radikalizmit por ne ndryshim me nje radikal ai ka qellime te mira pse jo edhe te drejta por qe nuk pranohen dhe kuptohen per momentin.

Si fillim duhet te shpjegojme se termi radikal tek ne ka kuptim negativ, gje qe nuk eshte e vertete. Nje shembull per ta kuptuar kete maarrim rastin e te ndjerit radikalistit te shquar italian M. Panella. Ai vetesakrifikohej deri ne ekstrem duke iu perbajtur radikalizmit te tij lidhur me shume çeshtje. Nuk pertonte te bente as greve urie apo etjeje derisa te merrej parasysh problemi qe shtronte. Fale radikalizmit te tij sot Italia ka shume te mira. Nja shembull konkret tek ne ishte me pasoja fatale ku nje njeri vdiq pasi i vuri flaken vetes me benzine. Ndersa ne nje rast tjeter deputete te opozites u ngujuan per dite te tera ne greve urie per te mbrojtur kauzen e tyre.

Jo gjithmone radikalizmi ka qellime apo deshira te mira dhe ne shume raste krijon konflikte apo viktima. Nuk ka nevoje te shohesh syte e skuqur apo te etur per denime, burgime apo gjak dhe vdekje te kuptosh se sa i radikalizuar eshte tjetri.

Nga te gjitha thame ketu me siper tani duhet te flasim per nje shkalle te re te radikalizmit. Vendosmeria e opozites se sotme perballe presionit te brendeshem e te jashtem per te mos lene qe drejtesia te bie ne dore te nje njeriu te vetem. Kushdo qofte ky. Fale kesaj qendrese heroike ajo sot ja doli qe te merrrte nje fitore historike. Opozita ne asnje moment nuk ishte kundra reformes ne drejtesi me koshiencen apo me mire shqip qartesine se ajo lengon dhe ka probleme serioze. Mirpo ky shkak nuk duhej te bente qe te bihej ne nje gabim tjeter duke ja lene ne dore nje njeriu te vetem. Njelloj sikurse kur hartoi listat e deputeteve nje njeri i vetem kuptohet se delegoi njerzit e vet me ca variacione te vogla qe nuk mund ti benin dem por duke e ditur se mund edhe ti kunderviheshin, ndonese nuk eshte shembull tipik po e citojme per shkak te historise pra rasti Blushit.

Gjate ketyre diteve kemi pare sesi radikalizmi luhej fort si nga njera ane si tjetra po ashtu edhe deshira e mire per te arritur objektivin final ate te miratimit te kesaj reforme. Opozita siç e theksuam me siper luajti hapur duke qartesuar pikeveshtrimet dhe kendveshtrimet e saj lidhur me reformen. Ne dy pika ajo nuk terhiqej. 1 pavarsine e gjyqsorit dhe formulen e perzgjedhjes. Qendresa e tyre e admirueshme edhe pas nje mije e sa presionesh beri qe te arrihej ne kete marreveshje.

shenim ose intermexo: ne media keto dite lexohej dhe linte te kuptohej se opozta po shkonte ne antiamerikanizem dhe antieuropianizem apo anti Be me qendrimin e saj, dita e sotme vertetoi te kunderten te asaj qe quhet kompleks inferioriteti deri ne langaraqje. Opozita e sotme shqiptare tregoi se eshte e afte te debatoje dhe se eshte me parime dhe nuk perulet perpara asnje lloj presioni. Merite te veçante ne kete "loje" ka edhe ambasadori amerikan Lu i cili ja arriti qellimit te tij ndoshta qellimeve te tij. Thank You mister Donald Lu.

Tashme ta gezojme kete ligj te ri kushtetues dhe ishalla hyn ne funksion sa me pare e te pastroje sa me pare gjyqsorin ashtu sikurse me pas ajo te jete ne gjendje te pastroje me pas edhe klasen politike.


Postuar nga raid datë 22 Korrik 2016 - 04:03:

Ju uli ne bythe Lulushi o Vizio. Me Lu, me Rame, me Vlahudin e me Nastradin te gjitheve tufe.

Ca thote Mero Gelbaza, do i fusni ne burg kriminelet?


Postuar nga Vizioner datë 22 Korrik 2016 - 09:24:

Re: Radikalizmi dhe deshira e mire.

Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
. Qendresa e tyre e admirueshme edhe pas nje mije e sa presionesh beri qe te arrihej ne kete marreveshje.

.



Ishte kenaqesi ti shikoje Kriminelet te zbythur,ne rrjesht duke shkuar ne Parlament per te dhene voten e miratuar ate cka peshtyne per kaq kohe.
Loja e piset e krimineleve mori fund. Ndyrsia qe i karakterizon arriti deri aty sa te brohorisnin per FITORE,fitore kundra Nderkombetareve!!!
A kishte veprim me te ndyre se sa ky?!
Por Kriminelet skane moral.
Nje fitore kundra nderkombetareve,kundra atyre,pa te cilet,Shqiperia e shqiptaret nuk do te ishin ketu ku jane sot.


Postuar nga robert datë 22 Korrik 2016 - 20:07:

Entuziazem i papare i te gjithe popullit shqiptar! Edhe njehere populli yne heroik i tha po keshillave aq te vlefshme te vellait tone me te mire dhe tradicional, daj Samit! Ky gezim i papare prej vitesh ne qiellin shqiptar rrezaton shkelqyeshem edhe ne forumin tone te vogel, duke na rikthyer nje shok te humbur, Raidin, (thash e ka hedhur ne Sene Cecilia, meqe para nje viti bente muhabet per te kaluar pushimet tek kulla Eifel), mirpo fatkeqesisht une nuk i bashkengjitem ketij entuziazmi, duke mbetur -ndoshta- i vetmi kundershtar i kesaj reforme! Nuk e di pse jam skeptik se kjo reforme do beje nje vere ne uje, persa i perket drejtesise, dhe nuk e di pse ne duhet te besojme verberisht se amerikanet do na sjellin drejtesine, kur ne vete nuk e duam drejtesine!!!


Postuar nga raid datë 22 Korrik 2016 - 23:37:

http://www.lapsi.al/lajme/2016/07/2...n%C3%AB-dy-vjet

Ky linku ketu shpjegon si ka humbur Rama tash e dy vjet rrjesht. Paska kaluar shume uje nga propozimi qe reformen ta kontrollonte hajduti i kasetofoneve apo Sajme qorri sic e quan me perkedheli Shullazi. Keto jane faktet, te gjitha fjalet e tjera jane pasione te verbera te njeanshme.

Rama doli nje deshtak qaraman. Se mund te humbesh edhe me dinjitet, por jo te vrerosesh sic u be Rama. Doli burri i botes ne parlament dhe vetem shau dhe ironizoi. Mendja ta do qe nje kryeminister, ne perfundim duhet te dale mbi palet dhe te pakten te falenderoje te dyja palet per punen. Edhe Bylykbashi qe eshte thjesht nje partiak e kishte me dinjitoz fjalimin, i falenderoi edhe kundershtaret.

Humbesi tjeter i madh eshte Lu, qe pa pike turpi kercenonte hapur me nje diletantizem te pashoq, dhe pastaj e lepiu. Edhe Vlahudin humbi, megjithesi nuk e di mire rolin e kesaj, eshte dashnorja Lu-se kjo, apo sherben si fole zogjsh.


Postuar nga raid datë 22 Korrik 2016 - 23:45:

Citim:
Po citoj ato që tha robert
Entuziazem i papare i te gjithe popullit shqiptar! Edhe njehere populli yne heroik i tha po keshillave aq te vlefshme te vellait tone me te mire dhe tradicional, daj Samit! Ky gezim i papare prej vitesh ne qiellin shqiptar rrezaton shkelqyeshem edhe ne forumin tone te vogel, duke na rikthyer nje shok te humbur, Raidin, (thash e ka hedhur ne Sene Cecilia, meqe para nje viti bente muhabet per te kaluar pushimet tek kulla Eifel), mirpo fatkeqesisht une nuk i bashkengjitem ketij entuziazmi, duke mbetur -ndoshta- i vetmi kundershtar i kesaj reforme! Nuk e di pse jam skeptik se kjo reforme do beje nje vere ne uje, persa i perket drejtesise, dhe nuk e di pse ne duhet te besojme verberisht se amerikanet do na sjellin drejtesine, kur ne vete nuk e duam drejtesine!!!

Interesi im per kete reforme eshte zero ose shume afer zeros. Entusiazmi im eshte definitivisht zero. Mendimi im eshte qe do realizoje pak gje.

C'thone shpikjet robert, ke shitur ndonje liber?


Postuar nga Piktor datë 23 Korrik 2016 - 02:31:

Qesharake, lapanjoze dhe jargavites.

Pasojat qe la pas miratimi i reformes ne drejtesi nxjerr ne pah se sa injorante jane disa politikane tane, sa lapanjoze jane ca gazetare dhe sa jargavites jane ca analiste.


Tek politikanet vendin kryesor e mori persiper avokat Ngjela i cili hypte çdo mengjes mbi mullarin e marrezive e kikiriste gjepura qe edhe Servantesi do te hidhte poshte personazhin e tij dhe ta zevendesonte me avokatin. Nga ana tjeter kakariste ne kotec ( pasi keshtu e kishte mesuar xha Sulua) mbeti ne kotec sepse nuk arriti te behej kryekomunare ne Shkoder. Te dy keta me te njejtin stil parashikonin fundin e botes dhe ketu hyn ne loje Nastradini sepse parashikimet e tyre do realizoheshin tak-fap me dite me ore.
Ca ga(e)ztare ne shkrimet e tyre torturonin njerzit e thjeshte duke ju mbushur mendjen se Pd nuk e do reformen se i perfundon Berisha ne burg, jo vetem ai edhe Basha e kompani.

Ketyre mjeshtreve te trushplarjes ju shtoheshin edhe jarget apo editorialet e shefit te tyre. tipike Gazeta tema e bazes. Asnjeher keta nuk moren mundimin ta qartesojne kete popull se reforma ne drejtesi nuk eshte ajo qe pretendoni ju por vetpastrim i gjyqsorit dhe mundesia e saj te beje te dridhen qeveritaret dhe politikanet. Qe kjo do kohe. Se reforma nuk eshte ndonje mrekulli por nje ligj qe te jep shprese se muri i korrupsionit ne drejtesi mund te shembet dhe duhet te shembet.


Keta po i fusin ne depresion te keq simpatizantet e tyre duke u krijua ide te rreme, nuk e di sesa do rezistojne , nje gje eshte e sigurte qe prit e prit e asgje ne drite nje dite te mbush kupen. Lum ata qe kane durim dhe jetojne gjate me shprese, sepse ajo vdes e fundit.

3 vjet e nuk qene ne gjendje te ngrene asnje gjysem akuze nda Berishes, Zenit, Argites, Liries, Lulit, Bodes, Pollos etj etj. Po tre vjet jane pak pasi korrupsioni lukunia dhe vjedhjet e tyre jane kaq te medhe dhe me e keqja kaq te shumta sa duhen edhe nja 30 vjet te tjera ti dokumentojne athere ndoshta Berisha nuk eshte me dhe ishalla nuk eshte ne qeveri dhendrri se na mbeti pa denuar serish.


Postuar nga NS-6 datë 23 Korrik 2016 - 03:46:

ore mire qe te gjithe u gezuam se u miratu reforma, po mori vesh kush se cfare u miratu? jo per gjo, po keto vete e bone (si i deshi qejfi), vete e diskutun (si i deshi qejfi) e vet e votun (prap si i deshi qejfi) dhe nuk di te kene informuar kend nga populli se si donin ta bonin!


Postuar nga Fajtori datë 24 Korrik 2016 - 09:05:

Citim:
Po citoj ato që tha NS-6
ore mire qe te gjithe u gezuam se u miratu reforma, po mori vesh kush se cfare u miratu? jo per gjo, po keto vete e bone (si i deshi qejfi), vete e diskutun (si i deshi qejfi) e vet e votun (prap si i deshi qejfi) dhe nuk di te kene informuar kend nga populli se si donin ta bonin!


Une per vete jam injorant nga ajo ane. Mundohem te ndjek lajmet dhe te kuptoj cfare ishte kjo reforma, po asnje detaj nuk jepej si nje grup ligjesh do nxirrkan ne drite nje popull te mesuar me krimin nga adoleshenti tek presidenti. Prandaj si puna e zgjedhjeve te fundit mendoj se nuk do ndryshoje shume, edhe pse jam injorant i reformes. Moralin nuk e bejne ligjet por njerezit. Dhe Shqiperia nuk ka patur mungesa ligjesh por njerezish me moral.

Puna a reformes mua me jep te njejten pershtypje me hyrjen ne Evrope. Se kam fare idene pse duhet hyre ne Evrope, ca te mirash do kete. Ndoshta keta politikane qe kane 25 vjet qe premtojne se do na fusin ia kane spjeguar popullit me detaje cfare domethene te hysh ne Evrope dhe une se kam patur mendjen.

Fitoret qe u deklaruan ne media, ato ne podiume, dhe keta qe i japin jehone ne forum, jane teper qesharake. Me shqiptaret nuk ben dot as llogjike matematike, jo me te besh llogjike se cfare domethene te vihet kunder SHBA dhe BE. Sa per ti zgjuar "fitimtaret", nje sondazh ne Top Channel javen qe kaloi tregonte se 80% e shqiptareve kerkonin qe te huajt te kene nje rol (se mbaj mend monitorues apo veprues) ne organet e larta te drejtesise shqiptare. Shkurt hesapi, me shume besojne te huajt se njerezit e vet. Dhe kjo tregon shume per "fitimtaret".


Postuar nga robert datë 24 Korrik 2016 - 13:59:

Re: Re: Radikalizmi dhe deshira e mire.

Citim:
Po citoj ato që tha Vizioner
Ishte kenaqesi ti shikoje Kriminelet te zbythur,ne rrjesht duke shkuar ne Parlament per te dhene voten e miratuar ate cka peshtyne per kaq kohe.
Loja e piset e krimineleve mori fund. Ndyrsia qe i karakterizon arriti deri aty sa te brohorisnin per FITORE,fitore kundra Nderkombetareve!!!
A kishte veprim me te ndyre se sa ky?!
Por Kriminelet skane moral.
Nje fitore kundra nderkombetareve,kundra atyre,pa te cilet,Shqiperia e shqiptaret nuk do te ishin ketu ku jane sot.


Keto lloj pergjithsimesh dhe zbrasjesh emocionale me duket se nuk ndikojne ne ndonje permisim, perkundrazi u japin te drejten atyre qe kritikojme qe te vazhdojne sic kane vazhduar pa kokcarje. Edhe subjekti "nderkombetaret" eshte mjaft i gjere, sikur dhe vetem boten perendimore te llogarisim. Dhe ne lidhje me kete te mos harrojme se Shqiperia eshte krijese jo vetem e deshires se Wilsonit (USA), jo vetem e politikes angleze, asaj italiane dhe austriake me shume, por edhe vete fqinjve tane, Serbise ne veri dhe Greqise ne jug, te cilat kane kontribuar dhe kontribojne akoma per te patur mes tyre nje shtet (Shqiperine), per t'mos patur perplasje midis njera-tjetres ato vete. Kjo teori dihet dhe, ndonese kritikohej nga metodollogjia jone (mesimore) "socialiste", kjo eshte llogjike, pra e vertete. Ndaj dhe politikanet tane shijne si te duan, se ata e dine kete me se miri.


Postuar nga robert datë 24 Korrik 2016 - 14:06:

Citim:
Po citoj ato që tha raid

C'thone shpikjet robert, ke shitur ndonje liber?


Shpikjet (teknike) kane qene, jane dhe do jene si gjithnje tek zero, (po t'mos llogarisimim skuqjen e vezes me djath, kos e ullinj). Zbulimet (ato pak fenomene) jane vjedhur dhe u kane dhwnw para te tjerve. Librat besoj se do te jene mbuluar 1 cm nga pluhuri, ndonese nuk e di mire se nuk kam si ti ndjek nga larg).


Postuar nga robert datë 24 Korrik 2016 - 14:15:

Re: Qesharake, lapanjoze dhe jargavites.

Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Tek politikanet vendin kryesor e mori persiper avokat Ngjela i cili hypte çdo mengjes mbi mullarin e marrezive e kikiriste gjepura qe edhe Servantesi do te hidhte poshte personazhin e tij dhe ta zevendesonte me avokatin.

Shume e forte kjo dhe (ndoshta) e vertete! Biles i gjithe shkrimi me pelqeu, dhe po dyshoj pak ne autorsine e piktorit, jo aq per stilin, se sa per pikpamjet realiste ne shkrim, qe dikur shfaqeshin tek piktori me ralle. Po te kisha ndonje gazete do ta botoja kete shkrim si kryeartikull.


Postuar nga robert datë 24 Korrik 2016 - 14:18:

Citim:
Po citoj ato që tha NS-6
ore mire qe te gjithe u gezuam se u miratu reforma, po mori vesh kush se cfare u miratu? jo per gjo, po keto vete e bone (si i deshi qejfi), vete e diskutun (si i deshi qejfi) e vet e votun (prap si i deshi qejfi) dhe nuk di te kene informuar kend nga populli se si donin ta bonin!

Jo nuk mori vesh kush, pervec ca juristeve qe e kritikuan kete reforme! Rendesi ka hareja dhe gezimi! Forma dhe jo permbajtja! Me kete rast dhe une prej gezimit e shkela dje rregullin, bleva nje birre 4 euro ne nje lokal, gje qe s'e kam bere prej rreth 20 e kusur vjetesh!


Postuar nga Vizioner datë 24 Korrik 2016 - 18:21:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori


Une per vete jam injorant nga ajo ane. Mundohem te ndjek lajmet dhe te kuptoj cfare ishte kjo reforma, po asnje detaj nuk jepej si nje grup ligjesh do nxirrkan ne drite nje popull te mesuar me krimin nga adoleshenti tek presidenti.



Pak sqarim ketu:

http://www.gazetatema.net/web/2016/...si-perzgjedhja/


Postuar nga Fajtori datë 25 Korrik 2016 - 07:26:

Citim:
Po citoj ato që tha Vizioner


Pak sqarim ketu:

http://www.gazetatema.net/web/2016/...si-perzgjedhja/



Kjo me duket nje utopi e papare. Dhjete prokurore do pastrokan sistemin politik ne Shqiperi. Ku eshte pare e degjuar qe politika pastrohet nga prokuroret. Ja do kujtosh ti Mani Pulite ne Itali, po ka dy ndryshime te medha me Shqiperine. E para, publiku italian ishte i skandalizuar nga korrupsioni sistematik i politikes. Madje sistemi korruptiv italian nuk ishte i bazuar tek perfitimi personal por tek perfitimi ekonomik i partise (leket ndaheshin mes partive). Megjithate, faktori publik reagoi shpejt dhe mbeshteti prokuroret. Ne Shqiperi njerezit hane e flene me krimin dhe nuk skandalizohen nga asgje, kane humbur sensin e revoltes. Se dyti, ana tjeter e medaljes, pra politikanet dhe biznesmenet italiane, kishin nje moral qe shqiptaret nuk e kane me as ne enderr. Nje pjese e italianeve vrane veten nga turpi kur u perfshine ne hetime.

Por edhe sikur te marresh Mani Pulite si shembull te mire, ajo qe drejtesia i ben politikes eshte perhere e diskutueshme, sidomos kur ka nje popull me mentalitet kriminal, sic ishte pjeserisht italiani dhe sic eshte masivisht shqiptari. Ekzistojne shume zera se (1) Mani Pulite nuk pastroi gjithe politiken por vetem disa krahe qe duhet te hiqeshin qafe, dhe (2) Mani Pulite ishte aresyeja kryesore pse politika italiane u dominua me pas nga nje aventurier qesharak si Silvio Berlusconi. Ngado ta marresh, ideja se reforma shqiptare ne drejtesi do pastroje ambjentin e do zgjidhe problemet e shqiptareve eshte utopi. Problemi i shqiptareve fillon ne kulture, ne mungesen e vetedijes kombetare, ne perbuzjen dhe mashtrimin qe shumica e shqiptareve perdoring ndaj njeri tjetrit. Dhjete prokuroret mund te jene nje tentative interesante, por zgjidhja nuk vjen nga prokuroret por nga shoqeria civile.


Postuar nga Piktor datë 25 Korrik 2016 - 23:30:

Pavarsisht se ne parim ke te drejte Fajtori. Shanset dhe mundesite jane te medha dhe te mira (per te mos thene te sigurta) qe kjo reforme do funksionoje dhe do jape frytet e veta.

E nisimi me efektin FRIKE. Frika thone i ruan vreshtat. Frika do beje qe shume gjyqtare do bejne te duken si te ndershem dhe nuk do pranojne te korruptohen haptas si deri me sot. Kjo nuk eshte pak.

Me pas kur te linde dhe zere rrenje ndershmeria do kemi edhe gjykates me te forte me te drejte e te çertifikuar. Do te jene keta gjykates qe do prangosin pa frike çdo politikan qe abuzon.

Forca kryesore e kesaj reforme eshte pikerisht çertifikimi dhe pavarsia e gjykatesve dhe prokuroreve. Nuk mund te shtyhet me me idene se kryeministri fodull vjen nga Gjermania pas mbeshtetjes qe i dha Merkel se gjykatat duhen te pastrohen dhe ne goje kishte emrin e nje gjykatesi. Jo se ky gjykates eshte engjell dhe nuk dua ta mbroj aspak biles duhet te kerkoje pune tjeter bashke me shume shoke e miq te tij, por faji i tij ishte se i gjobiste si macja mijte sa here qe shpifnin ndaj ish kryeministrit dhe familjes se tij e me gjere. Pra qe ne embrion kemi nje shtremberim te asaj qe quhet reforme. Arroganti mendonte se ngaqe kishte mbeshtjetjen e Kancelares do te bente nje reforme alla edviniane. Mirpo kjo lloj reforme ndeshi ne fortesen e opozites dhe me ndihmen e Ures levizese Lsi e çmontoi duke e kthyer ne normalitet.

Tashme te tulatur nga goditjet e pameshireshme (huazuar nga avokati i Berishes Ngjela) te opozites kerkojne ta kthejne humbjen ne fitore. Opozita edhe pse e provokuar deri diten e fundit kur Rama futi ne kuvend edhe Prengen e Laçit serish ishte e vendosur qe te votonte per pavarsine e gjyqsorit.

Sot kishte nje gelBaze lidhur me pushimet e presidentit Nishani. te lihej idea se Nishani po e vonon ose nuk do ta dekretoje. Ne fakt keta mjerane mbushes topash harrojne se Nishani bazohet ne kushtetuten dhe jo halabakerite ku jane mesuar te kalojne e ku shkelin keta nuk mbin as bari. keta do hyjne ne histori si qeveritaret ne ekzil pasi nuk njohin pushtetin e presidentit qe kane duke mos e rrespektuar ata nuk e vendosin portretin e tij neper zyra. Turp jo se ata keshtu jane te gatuar "o me ne o kundra nesh" nuk kane asnje sens e gje njerzore tek ata. Te pakten Berisha nuk ua hoqi portretin e Bamke tradhtarit dhe ata e mbajten deri ne fund te mandatit te tij.


Postuar nga raid datë 26 Korrik 2016 - 19:57:

Veze te skuqura me nje birre 4 euro s'me duket zbulim i pa rendesishem mua robert, pa lere entuziazmin e rilindacakeve se ate pune kane ata.


Postuar nga Piktor datë 27 Korrik 2016 - 23:13:

Kur hidheshin themelet.

Eshte titulli i nje filmi te kinostudios shqiptare. Aso kohe Lajat te futeshin ne shtepi dhe te detyronin te beje çfare thoshte ajo. Ndryshe...

Eh ndryshe!!!

Nuk kane kaluar as tre dite dhe degjojme nga nje te re. Presidenti ka zgjedhur shezlongun me te gjate e me te gjere se vjet biles edhe me te bukur prandaj nuk do ta dekretoje reformen. Mirpo kur ajo u dekretua sipas ligjeve dhe kushtetutes ne fuqi nuk u bazajten por qendruan skutave si skutha qe jane.

Me pas del sapo degjon nga ana e Usa-Be per rendesine e miratimit te ligjit prioritar pra Vetingun, njerit nga 7 ligjet qe plotesojne kornizen kushtetuese te reformes nga skuta del Xhafaj dhe thote hajde ta miratojme. Ne baze te kushtetutes ligji i propozuar don jo me pak se 15 dite. Por duke qene ai qe eshte dhe partine qe perfaqson ata nuk kane per gje te shkelin kushtetuten dhe ligjet. Per te bere gjoja se respektjme ate, genjen duke thene se ua kemi dorezuar me 4 korrik. Mirpo nese reforma mbi te cilen ndertohen keto ligje eshte miratuar me 22 korrik dhe dekretuar nga Presidenti i Republikes me 26 korrik. Datimi fillon me kete date pra 26 korrikun dhe jo kalendarmbrapsht siç i intereson çakejve. Pra shihemi pas dy javesh ose me 10.


Perse e gjithe kjo?
Kuptohet se jane lojra te flliqura ose te stisura nga keta skutha per te shperlare trurin e shperlare te njerzeve se Pd eshte gjithmone kundra reformes dhe ligjeve. Intresante eshte se funksionon akoma tek njerzit e thjeshte qe nuk arrijne te dallojne se nga çfare tipash manipulohen lehtesisht.


Postuar nga Vizioner datë 27 Korrik 2016 - 23:46:

Pershendetje Piktor,

nuk te njoh dhe, si rrjedhoje as jeten tende, por me keto qe shkruan ketu keto dite,kuptoj nje lloj frike qe te ka hyre mbas miratimit te Reformes.
Ne rrjeshtat e tua lexoj vetem urrejtje e mllef, te jepet ndjesia e nje frike qe te ka hyre (per te mbrojt Salen dhe llumin e tije nuk besoj se do te shpreheshe ketu keshtu, si rralle here, me kaq neveri) per pasojat qe do kete gati cilido qe ka qene dhe eshte ne majen e Korrupsionit e te krimit.

Ky lloj i mllefit dhe te shfryrerit qe po ben, eshte i Ri per mua duke te lexuar prej kohesh!

Duke te "njohur" sado pak ketu dhe pasur Respekt ne distance, me sinqeritet uroj qe te mos keshe dore dhe prekje personale te cdo lloj forme .

Sa per dijeni te cilitdo, reforma NUK ESHTE e Edi Rames. Ai nuk mund ta bente dot duke pasur perballe nje mur prej betoni: Partine e korruptuar qe ka ne krah(LSI) dhe, Kriminelet e PD-se.
Reforma ishte e pamundur (sic dhe u pa ku, une i jepja "te drejte" krimineleve me sperdredhjet e manovrimet qe bene deri ne Minuten e fundit, sepse, e dinin cfare pasojash do te kete miritanimi i reformes per to)pa ndihmen e BE-se(Merkel) dhe Amerikes. Ndihme, te cilen, Edi Rama ia kerkoji ne takimet e para qe pat si me Merkel dhe Obamen.
(Ku e di une? Eshte Puna ime, ska lidhje me ketu)


Cudi me vjen dhe me Fajtorin, pesimizmin e tije! Jo se nuk ka te drejte kur flet dhe e lidh me Kulturen e shqiptarit, por, duhet te jete me Optimist. Une e "njoh" si njeri qe perqafon progresin.

Une kam besim. Kete gje i rekomandoj secilit ketu, edhe pse duhet kohe dhe shume mund te duken frytet.

Dhe, me kete rast, falenderoj Ambasadorin Lu per luften qe beri deri ne fund.


Postuar nga Piktor datë 28 Korrik 2016 - 01:10:

Mirmrama Vizioner.

Nuk besoj se kam ndryshuar kaq shume sa te dukem i Ri.

Ne pikpamjet e mia nuk kam ndryshuar aspak. Ti e di shume mire qe nuk kam pasur asnjeher aspak simpati per Edvin Ramen. Mirpo kjo nuk perkthehet as ne urrejtje apo mllef siç thua ti. Ne asnje moment nuk e kam cilesuar me urrejtje. Asnjehere nuk i kam veshur cilesi me shume se i takojne apo meritojne. Thjesht arrogant e fodull. Jo te gjithe kemi te njejtat simpati dhe ide.

Duhet te nenvizosh nje fjale apo fjali qe une kam shprehur negativitet apo duke shpifur. Te nxjerresh ne pah te metat e nje njeriu, sidomos te nje njeriu qe drejton vendin nuk eshte urrejtje por oponence. Te ishte ndryshe ti duhet te jesh ne listen e zeze te Rames pasi e ke ofenduar rende dhe ke hapur nje teme me vete duke e kritikuar si nje politikan frikacak. Jo vetem kaq por edhe ne shkrime te ndryshme e ke kritikua mjaft me rende saqe une kam nderhyre e kam thene se ai po drejton si po drejton dhe nuk mund te presesh me shume. Ku ndryshojne kritikat e mia nga te tuat? Se ti nuk more ate qe prisje nga Rama, ndeshkimin e klikes fashiste, te tjerat jane 5 me hiç per ty. Kurse mua nuk me intereson aspak ajo as dua t'ja di se çfare fundi e pret qofte Ramen qofte Berishen siç tha edhe Blushi perpara partise zgjedh Shqiperine.

Ka kaluar ca kohe, e tashme u bene ca vite qe te kam thene ty e jo vetem ty te gjithe atyre qe me kane lexuar ne kete forum. Edi Rama nuk ka bere asnje permiresim ne Ps. Pas 8 vite pushtet te Berishes ai nuk siguroi ne parlament as 71 deputete. Kjo kuptohet prej aleances me Meten se mendonte si megalloman qe eshte se do kapte 94 vota e do qeveriste si bari delet shqiptare. Kjo i dogji shume dhe me shume u dogj ne 2013 ku i firuan edhe 100 mije te tjera dhe sa me shume te rrije ne pushtet do i firojne edhe 100 mije te tjera.


ps: tema tjeter do jete , A do nxjerre nga kryeministria Ilir Meta Edi Ramen sikurse e nxorri nga Bashkia.


Postuar nga Fajtori datë 28 Korrik 2016 - 08:21:

Citim:
Po citoj ato që tha Vizioner

Cudi me vjen dhe me Fajtorin, pesimizmin e tije! Jo se nuk ka te drejte kur flet dhe e lidh me Kulturen e shqiptarit, por, duhet te jete me Optimist. Une e "njoh" si njeri qe perqafon progresin.



Pesimisti eshte optimist me eksperience thone. Pertej shakave, une bazoj parashikimet ne llogari mendore. Optimist behesh kur sipas llogaritjeve ka te pakten nje zgjiedhje problemi, apo me mire akoma kur kushtet e bejne zgjidhjen te kollajte dhe te afert. Tani le te bejme nje llogari te thjeshte, me llogjike, jo me emocione dhe deshira. Qe politika te pastrohet nga drejtesia i bie qe njerezit te kene besim mbi te gjitha tek drejtesia, me shume se tek politika. Kjo eshte e veshtire, sepse politika eshte si perkufizim perfaqsim i popullit, me gjithe difektet dhe virtytet qe populli ka. Ndodh me se shumti ne shtete ku drejtesia kultivohet prej shekujsh, dhe morali i drejtesise nuk eshte prekur rende nga arbitrariteti. Deridiku Italia eshte e tille, por edhe SHBA dhe shtetet te tjera perendimore. Me pak fjale, po mori prokurori nje mase, populli e beson dhe parlamenti e mbeshtet.

Ne Shqiperi kjo eshte absolutisht e pamundur. Pikesepari sepse sic e shikon pa perfunduar reforma akoma politikanet i hakerrehen njeri tjetrit se do hyjne ne burg, duke treguar keshtu qe pa lindur mire akoma drejtesia e re po perdoret si arme politike. Edhe sikur te harrosh te sotmen, Shqiperia eshte nje shtet qe nuk e ka njohur kurre drejtesine. Drejtesia ka qene gjithmone nje zgjatje e politikes, te pakten qekur prindet e mi kane lindur rreth viteve 40. Sa per krahasim, ne te njejtat vite, kur Musolini ishte ne fuqi, drejtesia ne Itali funksiononte per bukuri, dhe e verteta kerkohej me ngulm, pra ne mendjen e njerezve drejtesia dhe politika nuk kishin lidhje.

Tani, mund te vazhdojme me dite mbi kete argument, por sic e thashe me pare, shqiptaret kane nevoje per revolucion kulturor, dhe te pakten disa mijera njerez te vriten, sepse nuk behet ai lloj revolucioni pa i shtypur koken alabakeve e krimineleve qe sot manaxhojne lokale, banka e ministri. Po te kujtoj edhe thenien e Indro Montanellit, qe thoshte se shtetin nuk e bejne ligjet por njerezit. Dhe si shembull sillte Angline qe ka vetem 20 mije ligje ne krahasim me Italine qe ka 180 mije ligje.

Se fundi, Vizioner, llogaritja ime nuk vjen nga pesimizmi personal, por nga mungesa e optimizmit ne Shqiperi. Rreth 70-80% e njerezve duan te ikin nga Shqiperia. Ne Shqiperi ekziston besimi masiv qe po bere kalamaj duhet te ikesh jashte, sepse Shqiperia nuk ofron asgje per te ardhmen e femijeve. Une jam habitur muajt e fundit kur degjoj edhe njerez qe konsideroja shqiptar 24 karatsh (ne kuptimin e mire), dikur te qeshur e te rehatuar ne Shqiperi, qe tashme duan te ikin. Njoh edhe shume raste qe jane kthyer ne Shqiperi dhe kane emigruar per here te dyte (ose te trete), sepse ai shtet nuk ofron asgje. E pra, kur banoret e nje shteti nuk jane optimiste per te ardhmen e tyre, kush do ta beje pastrimin e shtetit, ai grupi i 10 prokuroreve qe do shkojne per 3 muaj specializim ne SHBA? Kur Rama dhe Basha paskan qene kaq te etur per drejtesi, pse nuk filluan te pastrojne partite e veta ne fillim. Per ta thene me fjalet e prokurorit italian Piercamillo Davigo: "kur ti kap mysafirin qe vjedh bizhuterite ne shtepine tende, ti e nxjerr jashte, nuk pret te behet gjyqi qe te shpallet fajesia para se ta nxjerresh jashte".

Vizioner, ti sidoqofte mos u bej pesimist. Optimistet duhen gjithmone. Por une me llogjiken time llogaritese nuk pres ndonje ndryshim madhor nga reforma ne drejtesi. Po te flasim filozofikisht, vota e popullit krijon sistemin politik, por sistemi i drejtesise lind nga morali i popullit. Historikisht, politka ndryshon me shpesh sesa morali. Prandaj ne kete udhekryq shqiptaret duhet te dalin para pasqyres te gjejne problemin tek vetja, jo tek individe prokurore e politikane.


Postuar nga Vizioner datë 31 Korrik 2016 - 00:01:

"Te dhjere, por krenare"

- Per PD-istat (Antaret dhe Simpatizantet):


http://www.gazetatema.net/web/2016/...la-me-probleme/


P.S. Me nderime


Postuar nga raid datë 01 Gusht 2016 - 21:04:

He more c'thone rilindyresirat? Sikur po degjohet qe do bejne qeveri teknike.
Jo se kam ndonje simpati per Berishen, por kam pershtypjen qe Rama do ia haje ngjalen ashtu sic ia hengri Metes 3 vjet me pare. Berisha do rroje 95 vjec si per inat te atyre qe i ka pushtuar obsesioni kunder tij.

Ndersa djali 200 milionesh, Rama po behet gati per jeten e trete, ate te artit thone. Me kete rast i shpeton edhe drejtesise. Une them qe do perfundoje ne cmendine. Sigurisht pasi t'i kete thyer nofullat gruas, ose t'i kete futur ndonje shishe ne prapanice, varet ne c'pjese te trurit e godet epshi fetishit.

Gjithsesi llafe jane.


Postuar nga robert datë 07 Gusht 2016 - 22:49:

Mbi reformen ne drejtesi duhej hapur nje teme me vete, por meqe nuk e ka hapur njeri dhe meqe ketu ka disa diskutime dhe shkrime me kete reforme, po hedh linkun e nje artikulli te lezetcem te K. Myftarajt, qe e lexova pak me pare.
http://www.citynews.al/2016/07/nga-...itet-e-fundit/1


Postuar nga NS-6 datë 08 Gusht 2016 - 14:40:

Per mendimin tim, sido qe te jete kjo reforme ne drejtesi, me mire se sa sistemi qe ishte do te jete! Dhe kjo eshte gje pozitive. Nuk mund te mendohet kurre qe nje reforme qe kryhet te jete perfekte por te pakten ndryshohet dicka nga modeli paraardhes. Aktoret qe e kane kryer dihet cilet jane dhe se si e zvarriten kete gje (kur u desh kaq kohe dhe kaq zvarritje me bere kete reforme me ate disbalance parlamenti qe eshte tani, imagjino cfare do behej ne situata te tjera). Deri diku mund te cilesohet fat fakti qe ndryshoi ana ne qeverisje sepse krahu i djathte nuk mund dhe nuk do ta bente kurre kete reforme duke qene se e lindi, e ushqeu dhe e mbajti dhe u mbajt ne ate sistem te kalbur!
Personalisht konsideroj faktorin e jashtem si nje fare garancie qe gjerat te ecin perpara per mire. Me kuptoni, nuk vuaj nga kompleksi qe degjoj fjalen "i huaj" dhe mendoj direkt qe ato jane garanci per mire sepse edhe ata nisen nga interesat e tyre per te pasur nje ndryshim ketu. BE na ka mbajtur me rrena per nje kohe te gjate por kur si kusht vendosi kete reforme, nuk mendoj qe e kane ne interes te tyre nje reforme te gabuar duke qene se nje te neserme mund te jemi pjese e saj dhe me aq probleme qe ka, nuk do donte te kishte edhe nje barre me teper! Amerikani po ka derdhur lek te papara per interesa te veta dhe nuk eshte nga ato shtete qe gjerat i ben pergjysem, qofshin per mire a per keq.
Ajo qe me vjen per te qesh ishin pretekstet e paraqitura nga opozita per cenimin e sovranitetit dhe kapjes politike te gjyqesorit. Tani, kur me flet nje opozite qe shiti detin me hartat greke, na futi ne NATO ku gjithsesi lame nje pjese te sovranitetit dhe qe e drejtoi sipas qejfit gjyqesorin (Gerrdeci, 21 janari, etj etj) eshte per te qeshur dhe per te vjelle me te madhe! Te pakten ata te qendronin urte!
Lul Baby keshillohej me babain por ne fund nuk i eci sepse babai eshte i parekuperueshem!


Postuar nga Vizioner datë 17 Gusht 2016 - 14:24:

Red face

Kur lexoj titullin e kesaj teme, tund koken ( nuk me eshte keputur nga e tundmja,akoma jo ).
Aq me shume Piktori nuk duhet ta hapi nje teme te tille,me pyetje te tillel!!!
Po te hapte nje teme si prsh "A do hypi perseri Sali Berisha", do ti pershtatesh me shume Profilit (bindjeve e simpative)te Piktorit.

Kjo teme, nuk tregon as me shume e as me pak,por,tendence!


Postuar nga Vizioner datë 17 Gusht 2016 - 15:18:

...nje nga dhjetra shembuj

8 (25) vjet Berisha Kryeminister!!!


Postuar nga Vizioner datë 17 Gusht 2016 - 15:20:

Lightbulb ...nje nga dhjetra shembuj

3 vjet Edi Rama Kryeminister

P.S. Hyra ne qytetin e Lushnjes


Postuar nga Vizioner datë 17 Gusht 2016 - 15:27:

Ok. Po hap Teme ne vete-te Re


Postuar nga robert datë 21 Gusht 2016 - 18:41:

Nuk jam kopeshtar, as agronom, apo ndonje bio-teknik, ose urbanist, etj, por mendoj se ato palmat jane mbjelle pak si afer njera-tjetres dhe shume afer rruges se asfaltuar.


Postuar nga Vizioner datë 21 Gusht 2016 - 22:40:

Citim:
Po citoj ato që tha robert
Nuk jam kopeshtar, as agronom, apo ndonje bio-teknik, ose urbanist, etj, por mendoj se ato palmat jane mbjelle pak si afer njera-tjetres dhe shume afer rruges se asfaltuar.



Hahahahaha

E gjete defektin-korrupsionin Robero. Hajde te ngrihemi tani ne greve e te rrezojme Edin ;-)

Po cer thu?! Ku i mate ti se jane afer apo larg rruges? Ne Foto?!


Postuar nga robert datë 21 Gusht 2016 - 23:15:

Citim:
Po citoj ato që tha Vizioner
E gjete defektin-korrupsionin Robero. Hajde te ngrihemi tani ne greve e te rrezojme Edin ;-)


Korrupsion? Greve? Rrezim qeverie? C'jane keto vizione alarmante qe na hap?!? Perse na vesh gjera qe ne te urtet as i shkojme kurre neper mendje?!? E dhashe mendimin mbi afersine e palmave nga eksperienca ime e punes prej rreth 30 vjetesh edhe ne kopshte dhe bimesi. Ne mos gaboj ka me dhjetra raste gjate ketyre 26 vjeteve ku botanistet e rinj kane deshtuar me projektet e tyre. Rasti me i fundit mbjellja e disa fidaneve pemore ne liqenjte e Lures.


Postuar nga raid datë 23 Gusht 2016 - 01:27:

Re: ...nje nga dhjetra shembuj

Citim:
Po citoj ato që tha Vizioner
3 vjet Edi Rama Kryeminister

P.S. Hyra ne qytetin e Lushnjes


Po pse me 100 metra rruge do mburresh o megafon i ridhjerjes
Pse nuk nxjerr ca fotografi nga qindra kilometra autostrade qe u ndertuan nga jugu ne veri nga qeveria qe shkoi.


Postuar nga NS-6 datë 27 Gusht 2016 - 19:08:

Vizioner, mund te sillen foto nga 25 vjet popull (Sale + Rame bashke) qe te kepusin shpirtin ne mes dhe te na bejne te kuptosh qe per 25 vjet keta jane tallur...


Postuar nga Vizioner datë 27 Gusht 2016 - 23:44:

NS-6 ke te drejte, edhe ajo Teme do te ishte me kuptim. POR, prap 25 vjetet nuk i perkasin Rames


Postuar nga Piktor datë 28 Gusht 2016 - 23:00:

Vizio na hap nje teme me te bukur apo te lezeteshme tip. Rama 15 vjet e Veliaj 2. Edhe me foto nuk do ishte keq.


Postuar nga Vizioner datë 29 Gusht 2016 - 14:25:

Po hape ti o Piktor, s"te pengon geht. Une kete Mendova dhe kete hapa. Kujt i pelqen Ok. kujt jo. Por shoh qe,ty dhe ndonjerit ketu, ia vret syte realiteti!!!!
Cdo gje qe po ben Edi Rama ju duket mut(me Nder te tjerve ketu) e cdo gje tjeter e neveritshme!
Une mendoj qe,jo vetem une por dhe cdo kush tjeter ketu me pak sy e veshe, e kupton qe Juve iu kane prek diku telat me ikjen e Saliut. Se ndryshe eshte i pa kuptueshem ky reagim.
Ju pelqen Sala,Ok. Eshte per Ju shpetimtari dhe heroji kombetar?!
NderojnI dhe.....qajeni! Eshte e drejte Juaj.


Postuar nga Piktor datë 29 Gusht 2016 - 23:38:

Nuk eshte se na duket por ashtu eshte vizioner. Ed eshte nana e rrenes ju ka rrejt mire dhe ju i keni besuar e vazhdoni ti besoni.
Lidhur me temen qe te propozova ja nje material iniciues e mjaft domethenes.


Postuar nga Piktor datë 29 Gusht 2016 - 23:40:

Ups.


Postuar nga Piktor datë 21 Shkurt 2017 - 01:24:

I pata premtuar vizionerit që titulli tjetër i temës do te ishte. #A do ta nxjerre meta ramen nga kryeministria ashtu siç bëri me bashkinë.
Pasi u mendova eureka thashë, kjo teme është aktuale.
Justifikimin e kisha ne xhep. Titull i gjatë.
Pastaj kuptohet se kjo tema nuk është ezauruar akoma.
Nese ka diçka që mund te kuptohet mirë ne këtë situatë ngërçi ku ndodhet vendi e sigurte është qe humbës ngelet rama.
Ngërç.
Në të vertete fjala ngërç aq e dashur per ramen para disa vitesh saqë u bë mjaft popullore nuk po përdoret këto ditë te ngrohta shkurti.
Kjo ka arsyet e veta.
Thjesht çështje kohe.
Ajo që është e sigurte si mbas thënieve popullore, zihen dy vete gëzon një i tretë.
Nëse i bëjmë një skaner të thjeshtë historisë sonë politike, kuptojmë se përfituesi kryesor i dyluftimeve pd-ps rezultati favorizon lsi.
Përse del fitues lsi?
Dihet se në këto kohe të vështira per ramen, nga presioni i jashtëm dhe i brëndëshem lsi ka rastin te ngrejë kuotën e vet brenda qeverisë.
Kujtojmë se qeveria dhe këtu dalim tek fjala tjetër e preferuar nga rama, mbahet nga paterica.
Paterica është si ai guri i qoshes ne proverben antike qe u bë guri i themelit.

Ps...ne temën tjetër do trajtoj blushin dhe dyzimet e burrit qe rri mbi libra dhe del ne lufte si don kishoti.


  Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 55 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.