Forumi Horizont Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 56 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- nje pjese nga mendja ime... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12880)


Postuar nga NS-6 datë 26 Dhjetor 2006 - 04:01:

postime pa lidhje (ndoshta)....

nje teme e re ku mund te vendosen postime qe nuk kane te bejne vetem me shkence...mjeksia ne fund te fundit aplikohet nga njerezit dhe ata qe kurohen jane serish njerez...secili aktor i ketij skenari paraqet nje bote ne vehte me gabimet e veta,emocionet e veta,problemet e veta,histori nga me te ndryshmet...


Postuar nga NS-6 datë 01 Janar 2007 - 03:53:

atje ku injoranca paguhet...

ta them te drejten nuk isha prezent por me thane qe sapo kishin mberritur tek varri i nenes se tyre ishin hedhur persiper duke qare me te madhe...

kishte disa kohe qe nuk ndihej mire dhe per nje fare kohe ishte shtruar ne spital sepse kishte paraqitur shenja te renda semundjeje...pas pak kohesh ishte ndjere serish mire dhe e kishin nxjerre...kaluan me pak se 2 muaj dhe kete rradhe u shtrua serish per nje diarre te forte...cdo dite venitej...nje kalvar qe zgjati mbi 3 muaj...3 muaj ku mjeket nuk qene te afte te benin nje diagnoze te sakte dhe te fillonin nje terapi te mundshme.kishin vleresuar mundesine e semundjes se Krohn-it qe do shpjegonte shume nga shenjat ne fakt,perfshire ketu edhe faktin se pse mes 2 krizave ishte ndjere mire por nuk qene kurre te afte ta provonin serish...ne fund,vendosen per nje operacion eksplorativ (alternative qe duhet te merrej parasysh qe ne fillim nese analizat nuk kishin arritur te shpjegonin gje) por sipas asaj qe me treguan e kishin hapur dhe nuk kishin bere asnje nderhyrje me teper...situata me sa duket kishte deterioruar shume dhe vetem e mbyllen serish,dhe i thane qe nuk mund te behet me gje...nuk kaloi shume dhe vdiq.
gjeja qe me shume me irriton ne kete ceshtje eshte paaftesia e mjekeve per te menaxhuar nje situate te tille...nuk ishte dicka qe ndodhi brenda 24 oresh por ishte nje kalvar...nga aq analiza sa bene duhet te kishin qene te afte te benin diagnoze(ose te pakten te kishin nje ide rreth natyres se semundjes) ose te pakten te nisnin nje terapi te mundshme ose te thonin qe nuk ishin ne gjendje dhe mund te konsiderohej edhe mundesia e trasferimit ne nje spital jasht shtetit (mundesia per ta cuar ne Turqi u shfaq ditet e fundit por ishte ne ate pike qe ndoshta udhetimin nuk do ta perballonte dot)...dhe perdite ata mjeke atje kane marre leke!dhe ishte xhaxhai imi ai qe paguante cdo dite per faktin se askush nuk luante vendit nese nuk i jepej nje shume lekesh...dhe nuk ishin te vetmit!ekziston edhe nje rrace me gjakpirese qe leviz ne spitalet shqiptare dhe quhen infermiere...me tregonte qe infermieret nese nuk i jepje 5000 leke cdo dite nuk vinin per te nderruar carcafet e krevatit

por rasti qe me preku nuk eshte i vetmi!nje shokut tim i vdiq babai para pak muajsh...vdiq nga KETOACIDOZA!!!!mjeku nuk kishte qene ne gjendje te kuptonte qe kishte te bente me nje ketoacidoze,nderkohe qe ai djali vete thonte qe e gjithe dhoma e babait biente era uthull!!!

nje rast tjeter eshte ajo qe po ndodh me nenen e nje djali tjeter qe eshte semure per here te 3 a te 4 me infeksion ne rruget urinare...mjeku i kishte dhene nje kure antibiotikesh (deri ne nje fare pike mund ta kuptoj kete zgjidhje kur jepen antibiotike me rreze te gjere veprimi) dhe e kishte cuar ne shtepi,pa i bere as edhe nje antibiograme qe mund te conte ne nje terapi edhe me te sakte...fakti qe ajo po semuret per here te 3,duhet ta beje mjekun te dyshoje pak!

por ka edhe me keq kur si terapi antibiotikesh jepet si terapi fillestare nje cefalosporine e gjenerates se 3...rast tjeter ky ku u semur nena e nje djali tjeter...pyes veten se me cfare kishte ndermend ta luftonte infeksionin ai mjeku nese bakteri behej rezistent kundrejt atij antibiotiku!per fat qe ai cuni kishte bere Fakultetit e Farmacise dhe ju kthye mjekut!sapo mori vesh kete gje,mjeku nderroi serish terapi!

e sa e sa raste te tjera!pyes veten se deri kur keto gjera duhet e vazhdojne te ndodhin ne Shqiperi!ndoshta ky fakt per momentin mund te mos ju interesoje shume,nese dicka e tille nuk ju ka ndodh,por bejini vetes kete pyetje: Cfare do te benit nese do ju ndodhte dikujt nga familja juaj kjo gje?


Postuar nga NS-6 datë 08 Janar 2007 - 04:22:

dashuria e nje femije...

Te ngjashem me zjarret
te ndezur naten
shoh syte e tu;
kane qare
kane dashuruar,
kane buzeqeshur
ata syte e tu.
jane te shtrenjte
jane te paster
jane te sinqerte
si lodrat.
I dua
i ndjej
te ngulitur ne jeten time,
jane syte e tu.
Sot i gjej
te lodhur,
por gjithmone
te embel.
Besome,Mami.

(Marcelo,7 vjec,ne faze terminale te leucemise.Poezi per nenen e tij)...


Postuar nga fat_genta datë 18 Janar 2007 - 23:11:

Re: atje ku injoranca paguhet...

pyes veten se deri kur keto gjera duhet e vazhdojne te ndodhin ne Shqiperi!ndoshta ky fakt per momentin mund te mos ju interesoje shume,nese dicka e tille nuk ju ka ndodh,por bejini vetes kete pyetje: Cfare do te benit nese do ju ndodhte dikujt nga familja juaj kjo gje? [/B][/QUOTE]


Sa shume raste te tilla ndodhin ne spitalet tona, nese ndokush kerkon te vdese te shkoje atje, atje jane disa "mjeke" qe ta mundesojne. Per fatin e keq shume nga familjet tona e kane nga nje rast te tille. Nuk ka rendesi nese i numerojme apo i permendim, E rendesishme eshte se nuk mund te bejme dot gje. Bota e ashper keshtu ka funksionuar dhe keshtu do te funksionoje.
Nje dijetar shkruan(Sejid Kutub) " Vdekja nuk eshte asgje vec nje grabitqare e cila merr nga sofra e madhe e jetes therrimet qe rrezohen poshte"
Nuk eshte vdekja qe na shqeteson por , NS-6 keni te drejte PAAFTESIA E MJEKEVE.


Postuar nga amor alucius datë 19 Janar 2007 - 00:22:

Nje pjese nga mendja ime:
Mbas aq shume vitesh studimesh Abi paguhet 190 000 Leke/muaj ndersa njekohesisht po specializohet ne te njejtin vend.

Pjese nga mendja ime:
Nje shishe uje kushton 1000/1500 Leke.2x1500= 3000 Leke
30x3000=90 000 Leke.

Pjese nga mendja ime:
Sa mund te mendosh per qellime hyjnore me nje rroge qe s'te lejon te paguash as nevojat primare?

Pjese nga mendja ime:
Kush merr guximin te gjuaje gurin e pare ndaj ketyre njerezve?Une jo!Naten e mire!


Postuar nga NS-6 datë 20 Janar 2007 - 04:25:

Post mjeku pacient

3 gjera:
1.kur te besh rolin e mjekut beje me idene qe 80% e pacienteve te tu nuk sherohen!
2.ju do mesoni,dhe do kete raste qe kete do ta beni duke i bere keq pacienteve tuaj.
3.pacienti eshte "injorant" per semundjen e vet.

keto 3 gjera i ishin bere si tip principesh rreth te cilave kishte ngritur nje strukture te tere te bazuar ne dije,eksperience. ishte bere ekspert ne sjelljen e tij kundrejt pacientit. i kishin thene qe te mos lidhej emocionalisht me pacientin,ose me mire,te lidhej aq sa duhej per te marre informacionet e duhura per te inkuadruar problemin per te cilin personi kishte ardhur. aspak me teper,perndryshe "nuk do jesh kurre i afte te mendosh ne menyre objektive,dhe do te influencohesh ne mendimet e tua nga ajo lidhje.dhe nuk do jesh ne gjendje te pranosh pasojat". e kishte konsideruar gjithmone pacientin si "injorant" per semundjen e tij.interneti nuk eshte qe kishte ndryshuar gje ne kete situate pervecse kishte shtuar numrin e hipokondriakeve dhe te atyre qe i vinin ne zyre dhe i thonin "Doktor,kam kete semundje,dhe dua kete ilac". nje veprim qe nuk e kishte duruar per asnje moment dhe gjeja e pare qe u thonte ishte "nese ke ardhe ne kete zyre,do te thote se ty te duhem une!jasht,dhe mos te te shoh me!". ajo indiference i kishte sherbyer!
por ajo qe nuk kishte menduar kurre ishte mundesia e te qenit perballe nje perparese te bardhe,nje rol qe ai kishte kuruar per vite me rradhe!
ishte kollitur dhe kishte nxjerre gjak!e dinte qe ajo shenje nuk mund te ishte gje e mire dhe i kishte te gjitha arsyet te besonte nje gje te tille.minimumi qe mund te kishte ishte nje infeksion dhe maksimumi nje kancer...nuk e kishte shume te veshtire te formonte hipoteza rreth asaj qe mund te kishte sepse e kishte bere shume here...faktore rreziku,anamnezin e vet etj etj...gjera qe tani i konsideronte si dicka thjeshte rutine...por kur vinte fjala tek diagnozat diferenciale tentonte te anonte gjithmone drejt asaj me pak te demshme. pinte nga 2 paketa duhan ne dite. nje ves qe gjithmone e kishte justifikuar me "veshtiresi e punes",dhe i dukej se gjeja mbaronte aty...e megjithate e dinte fare mire qe duhani ishte nje nder shkaktaret kryesore te kancereve...
"98% e pacienteve me kancer skuamoqelizor ose me qeliza te vogla jane duhanpires. adenokarcinoma eshte me pak e lidhur me duhanin...vetem 75% e pacienteve me kete kancer jane duhanpires",ishin rreshta libri qe i mbante mend mire,sepse i kishte perserit me qindra here personave te ndryshem. numrat qe aq here i kishin hyre ne pune,tani po i ktheheshin kundra. edhe parimet qe mbante i ktheheshin kundra tani.tani e shihte veten ne ate 80% qe nuk sherohej dhe fakti qe dikush mund te mesonte me "eksperimentin" mbi te,tani e bezdiste. pacienti ishte injorant,por ketu nuk kemi te bejme me nje pacient injorant...ne fakt do ti kishte pelqyer te ishte nje pacient dhe jo nje mjek pacient.injorancen e kishte konsideruar si avantazh ne kete rast sepse pacienti kur ndodhej para mjekut,i leshohet plotesisht dhe ndjen te pakten ate ndjenjen e sigurise qe tani dikush do merret me te,dhe se do sherohet.shqetesimi merr fund ne ate pike deri kur te marre diagnozen...ne ate mes nuk ka asnje situate paniku,thjesht nje qetesi,pritje.
por nje mjek pacient fillon e luan me dijen e vet,me numrat deri kur te marre pergjigjen.thinjet duke menduar,jeton cdo moment me ankth,ne pritje.

"...ah,po, harrova tu them doktorr,kam nje dhimbje te forte tek gishti i madh i kembes.nuk me le te fle naten,me del gjumi nga nje dhimbje e forte fare",fliste pacienti i rradhes qe ishte para tij.kuptoi qe ishte serish ne pune ne pritje te pergjigjeve te biopsise se mushkerise.
"nje rast tjeter artriti nga mikrokristale",mendoi me vehte. ishte gjithcka kaq e lehte kur i degjonte gjerat nga te tjeret.ndoshta fakti qe personat para vetes i shihte me ate mosperfilljen qe e kishte karakterizuar gjate gjithe ketyre viteve.

i kishin thene qe nje mjek eshte i veshtire ta kurosh,por me sa duket duhet ta provonte mbi veten kete gje...


Postuar nga NS-6 datë 24 Janar 2007 - 03:52:

i kujtohej pacienti i fundit qe kishte pasur me kancer ne mushkeri...fytyra e tij ne momentin kur merrte pergjigjen...nje gjendje turbullire per faktin se nuk e kuptonte graden e rrezikut...
-"pergjigjet e analizave kane treguar qe keni nje kancer ne mushkeri."
-"doktor,cdo te thote kjo gje?"
-"duhet te flas me onkologun per te pare se cila eshte terapia me e pershtatshme per te bere ne rastin tend..."
-"eshte ceshtje serioze,doktor?"
-"kanceri eshte pak i perhapur dhe duhet me pare se cmund te bejme qe ta ndalojme...nese mund te me falni pak,kthehem per 10 min"
fjala "kancer" eshte ne gjendje te ndryshoje fytyrat e njerezve per te lere pas ate buzeqeshje ne cep te buzes si per te thene qe personi akoma mundohet te mendoje pozitiv...emri nuk mund te ishte me i goditur...fjala "kancer" ishte vendosur per te treguar ate formen e dickaje qe te mberthen.
kancer me qeliza te vogla...nje mikrocitome...ishte kjo diagnoza qe kishte pasur ai pacient.nje diagnoze qe te heq mundesite nga cdo lloj nderhyrje kirurgjikale,dhe mundesia e vetme mbetet terapia me rreze dhe kemioterapia qe mund ti jepnin ndonje dite me teper atij personi...shumica e pacienteve nuk kapte vitin nese bejne terapine,ndersa nese nuk e bejne jetgjatesia nuk i kap 2-3 muaj.

kishte kaluar ca kohe dhe ate pacient nuk e kishte pare me ne spitalin ku punonte...

e tani dridhej para eksperiences se tij...po sikur te jete dicka e tille?do ta gjente veten para onkologut tek diskutonin se cili do te ishte helmi me i mire qe do te perdorej per kemioterapi...te gjendesh para kolegut tend me te cilin ke bere muhabet gjith ato here,dhe ke diskutuar rreth pacienteve qe kishin ardhur ose qe kishin vdekur...nje skene qe nuk mund ta perceptonte dot!

"mendo pozitiv",thonte me vehte,"pse duhet te mendosh qe eshte kancer...ka plot infeksione qe mund te zhduken me nje doze antibiotikesh,dhe gjithcka kthehet sic ishte me para"...nje mjek qe mendon pozitiv?kesaj i thone te gjendesh ne piken e delirit dhe te mos kundershtosh me as mendimet me te cuditshme qe truri i njeriut mund te formoje...

i duhej te mendonte pozitiv.

pritja kishte marre fund.nje telefonate nga instituti i anatomise patologjike e kishte njoftuar qe nuk kishin te benin me nje kancer...nje frymemarrje e thelle...sa i kishte munguar ajo frymemarrje!per pak kohe kishte qendruar ne ankthin e pritjes se nje analize!i dukej se per here te pare kishte kuptuar vleren e jetes.hapi edhe nje here syte rreth e qark dhe ajo qe pa ishte njerez qe vinin e iknin ne ate repart qe gjithmone gumezhinte nga zerat...serish i ishte kthyer jetes se perditshme,por me nje eksperience te re!dicka qe asnje liber mjeksie nuk mund te ta mesoje!


Postuar nga NS-6 datë 26 Janar 2007 - 03:57:

trupi

U futem ne nje salle te madhe qe kishte drita te forta ne piken qendrore. U afruam tek pacienti qe ishte ne shtratin e vetme qe ishte ne ate dhome. Me qelloi te qendroja te koka. Ai nuk fliste por vetem degjonte. Nje heshtje qe te sillte trishtim...fytyra e tij fliste me shume se fjalet qe mund te thonte. Nje fytyre e mbushur me rrudha...
Nderkohe qe profesori filloi te shpjegonte,e kisha fiksuar ate fytyre dhe nuk po ia hiqja syte kur papritur degjova nje ze te zbehte dhe te ulet:
- He djale shoh qe me paske ardhur per vizite sot. Dale te te shoh njehere!!! Qeke cun i ri fare! Me duket se nuk te kane rene dhembet e qumeshtit akoma. Prit te ti shoh iher!!!
Mu duk sikur ju shtuan rrudha te tjera ne fytyre...
- Me behet qejfi se kohet e fundit sme kane ardhur shume persona. Se di pse!!!ndoshta infermjerja nuk i ka lejuar...e besoj!!!kush do te donte te shihte ne nje person ne gjendjen time...te fus friken apo jo!!!
Kishte te drejte...me pare nuk kisha pare kurre nje person ne ate gjendje!!!
- Se c'ndiej edhe pak ftohet kohet e fundit megjithse me kane mbuluar!!! Ndoshta infermjerja do te kete lene hapur dritaren. I kam thene 100 here qe nuk e duroj dot ftohtin dhe ajo prap se prape ma le dritaren hapur!!!
Ngrita syte por dritarja per cudi ishte e mbyllur...mosha ben te veten-mendova.
- Aaaa qenke edhe me shoket e tu. Shifi pak!!! te cuditshem apo jo? Asnje nuk e mendon se para tyre kane nje njeri qe po u meson dicka. Jeni te rinj dhe akoma nuk jeni ne gjendje te kuptoni po ska gje se cdo gje do mesohet me kohen...ah koha...te te them nje gje: mendoja qe gjithmone per cdo semundje kishte sherim po koha vete me tregoi se nuk eshte e vertete kjo gje...ose te them me mire qe vjen nje moment qe refuzon te marresh ilacin dhe deshiron qe semundja te te marre me vete...jo per gje po gjith ato vuajtje durohen deri ne nje fare pike por edhe durimi i njeriut e ka nje limit apo jo? Sikur ta dije cdo te thote pleqeri do kerkoje te vdisje para se te vinte. Eshte nje moshe ku kupton qe bota nuk ka me kohe per ty dhe se ka ardhur dita qe te kalosh menjane…nuk te mbetet tjeter vetem te ulesh dhe te shohesh se si gjerat ecin pa ty…kjo bote ka ecur keshtu dhe do eci keshtu…mendon se do kujtohet kush per ty e mua pas nje fare kohe ? do jemi thjesht te kujtuar ne ndonje pervjetor vdekjeje.edhe atje do na kujtojne gjate asaj drekes tipike qe shtrojne ne kujtim tonin…ndoshta do ngrejne edhe dolli ne perkujtim tonin..pffffff…sa gje e peshtire…
Ai aty eshte profesori juaj? Njeri i zoti duket!!! Ca me rrudha ne fytyre,domethene jo sa une po prap paska. E di djale ? rrudhat formohen nga vuajtjet dhe ne kete bote nuk jane qe mungojne. Pas te mbeten vetem kujtimet dhe fillon e ha veten me to!!! Kam menduar shpesh se cmund te me hyjne ne pune keto kujtime: gezimet harrohen,hidherimet te lene shenja dhe nuk do ti kujtosh me...ne fund? Asgje !!! kupton qe ke kaluar 70 vjet duke u cuar ne mengjes dhe shtrire ne darke!!! Fillove jeten duke ecur me 4 gjymtyre pastaj kalon me 2 dhe ne fund je me tre si thone ata te mocmit. Gjith ai mundim per te jetuar kete jete dhe shih si perfundon...ne nje shtrat nga ku nuk ke me fuqi te cohesh...i varur nga mjeket!!! Meqe ra fjala,ca na duhen mjeket? A thua te kete nje profesion me pa kuptim se sa mjeksia ? A na sherojne dot nga vdekja? Jo !!! Pyes veten per cfare na duheni!!!Jeni te afte te zhdukni nje elefant ne mes te cirkut...Dini vetem te mbushni njerezit me genjeshtra,i ushqeni me iluzione...…njerez qe dorezohen plotesisht per te jetuar dhe nje dite tjeter...cfare deshire pa kuptim...e per cfare te jestosh me teper? Per te shtuar ndonje kujtim me shume...pfffff…kujtime...nuk e di per cfare me duhen me!!! He me thuaj ti: a ke ndonje kujtim nga jeta jote deri tani qe ia vlen barra qirane qe ta besh mendjen te lodhet qe ta kujtosh? Se besoj ...per me teper kur pjesa me e madhe e kujtimeve jane hidherime...i kujton njehere,2 here,3....pastaj i thua jetes boll se te eshte mbushur balli me rrudha nga deshperimi. Per vete i kam hedhur ne qoshin me te larget te mendjes time dhe kane zene tym...nuk me duhen...e cfare paskemi qene!!! Jashtezakonisht te forte megjithse ka gjera qe na perkulin...te te them dhe nje gje djale dhe kete ta kesh prej meje: njerezve mos u beso shume! Do te shofesh nga cdo lloj tipi nga personi me i keq e deri tek ai qe te do perjete...keta te fundit jane shume te rralle...eshte si me kerku gjilperen klasike ne ate kashte...po e gjete mbaje fort dhe mos e le te te iki. Mund te te kerkoje edhe sakrifica kjo gje por ia vlen nese kjo gje te kembehet. Eshte ndjenje e ralle... si ta them une ty...nuk kam fjale te ta pershkruaj. Gjithsesi do vije momenti qe do te perballesh me kete ndjenje dhe do mbetesh edhe ti pa fjale… ne te njejten kohe do te hasesh me shume deluzione,do te zhgenjesh persona dhe do te zhgenjehesh nga persona...kurre mos jep dhe mos kerko borxh djale…borxhi te ndan nga familja,nga shoket,nga personat qe do…ate qe deri sot e ke mik neser te behet armik,kurse armiku po armik te mbetet...eshte me te vertete tragjike por ne fund si do qe te jete mbetemi vetem...te gjithe ikin kur ua ke nevojen...dhe ne fund te gjithe vdesim...qe me shume duket si vetvrasje... e kam pase ditur qe do mbetesha vetem ne fund dhe sic e sheh gjithcka qe fitova ka qene thjesht vite neper te cilet genjeja veten…
Kurre nuk kam dashur te bej keq por prape te detyrojne dhe ne fund e ndien veten ne faj megjithse nuk ka qene faji yt!!!

“…sic e shihni personi ne fjale ka pasur melcine e zmadhuar dhe keto zonat qe shihni ketu jane steatonekroze…me shume probabilitet e shkatuar nga marrja e nja sasie te madhe alkoli…kjo perfundon ne cirroze dhe cirroza me kalimin e kohes mund te kthehet ne kancer…”
Cfare po thote profesori yt?alkoli?ah,po,miku imi i fundit qe kam pasur…me ka ndihmuar ne situatat me te veshtira qe kam kaluar kohet e fundit…ke parasysh?kur personi qe do me shume vdes dhe femijet e tu te kthejne shpinen…nuk njoh person tjeter qe mund te me ngushelloje per ato momente…te gjithe mu larguan,sikur nuk i kisha njohur kurre…ti me kupton apo jo?Hej djale sa bote e keqe paska qene kjo. Secili tregon nje pjese te historise dhe i le vendin tjetrit...nejse jane gjera qe ndodhin...te pakten njehere...u lodha duke folur. Me duhet te qetesohem pak nese nuk e ke problem. Fundja fundit e meritoj apo jo!Faleminderit djale. Dhe hajde te me vizitosh ndonje here tjeter. Me duket se donin te me trasferonin...ne nje vend tjeter...se si ja thane emrin se e harrova...a kjo mendje e shkrete qe eshte bosh. dhe mos harro!!! Nje dite do ta tregosh ti nje pjese te historise...une thjesht te dhashe nje mesim...i shtrire ketu ne vendin tim...thjesht do te plotesosh nje hallke te zinxhirit... do te te flisja per shume gjera te tjera por besoj se do te ti tregojne edhe te tjere si puna e ime,do takosh shume,kete ta siguroj...Nese nuk e ke problem kur te dalesh fiki pak dritat se kam pak probleme me shikimin. Kohet e fundit me pelqen me shume ti mbaj mbyllur… fundja nuk eshte qe me duhen shume…kur te dalesh fik dritat te lutem…
-Kur te dalesh fiki dritat...
-Si? Ah, po po profesor.
Duke dale kthej koken edhe nje here pas...

"…Me behet qejfi se kohet e fundit sme kane ardhur shume persona…"… “Se c'ndiej edhe pak ftohet kohet e fundit megjithse me kane mbuluar…”… “…mendoja qe gjithmone per cdo semundje kishte sherim po koha vete me tregoi se nuk eshte e vertete kjo gje…”…“…sic e shihni personi ne fjale ka pasur melcine e zmadhuar dhe keto zonat qe shihni ketu jane steatonekroze…”… “…Dhe hajde te me vizitosh ndonje here tjeter. Me duket se donin te me trasferonin...ne nje vend tjeter...se si ja thane emrin se e harrova...”… “…Nje dite do ta tregosh ti nje pjese te historise...une thjesht te dhashe nje mesim...i shtrire ketu ne vendin tim...thjesht do te plotesosh nje hallke te zinxhirit...do te te flisja per shume gjera te tjera por besoj se do te ti tregojne edhe te tjere si puna e ime,do takosh shume,kete ta siguroj...”… “Kohet e fundit me pelqen me shume ti mbaj mbyllur… fundja nuk eshte qe me duhen shume…”

Fika driten dhe ne dhomen e autopsise ra erresira e ne mes te saj dallohej forma e nje trupi...qe nuk kishte folur...por heshtja e tij kishte thene mjaft...nje trup i vdekur...nje trup i heshtur...e per dy ore te tera kisha heshtur bashke me te...
Mbylla deren dhe dola jashte ku me prisnin shoket e klases,te gezuar sepse kishte mbaruar leksioni i anatomise patologjike...


Postuar nga NS-6 datë 12 Shkurt 2007 - 03:53:

nje moment i vecante

Citim:
Po citoj ato që tha lorie


dhe

Dora ime e majte me dhimbte nga shtrengimet e duarve te saj teksa kalonte kontraksionet cdo 2 minuta.
Ajo po kullonte djerse brenda pak minutave nga terhiqjet e muskujve sikur te ish stervitur ne palester me ore te tera.
Pas cdo kontraksioni i jepja uje dhe cdo 30 minutash ajo duhet te nderronte pozicionin qe koka e bebit te dilte lirshem.Por ajo vetem ecte ne pushimet gjate shtrengimeve, e kishte me te lehte kete gje.
D. e inkurajonte duke i thene qe ajo ishte shume trime.
Shpesh kishte menduar qe ajo do kurdiste njemije e nje sharje drejt tij prej dhimbjeve vetem sepse neper filma tetilla skenash tipike nxirrnin.
Une qeshja prej atyre skenave, ndersa ajo i kishte vene vetes te tregoheshe fisnike prej dhimbjeve,te mos nxirrte fjale te papelqeyra prej gojes dhe ta tregonte veten qe ishte krishtere dhe ndiqte Krishtin me gjithe zemer. Mua me impresiononte gjithcka e saja, qendresa kundrejt dhimbjes, qetesia, frymemarrja e shpeshte dhe cliruese. Ne ato momente motra ime me dukeshe nje heroine ,sesi krejt vulnerabel shtynte me force, pa perdorur epidural, dhe me pitocinen qe ia bente te shpeshta dhe konstante shtrengimet.
Per nje moment dhimbja po behej e padurueshme, atehere u luta me ze te larte qe ajo te degjonte qe lindja te behej sa me e shpejte dhe ashtu ndodhi, brenda 45 minutave shtyrjesh une pashe floket e zinj te nje koke te vogel qe s'kishte dale akoma, dhe me pas gjithe koken dhe trupin, kordonin qe ishte mbeshtjellur rreth qafes dhe i kish dhene mishit ngjyre blu. Per pak pata frike ti hidhja syte nga bebi, nuk doja te shihja ndonje deformim,ndonje sy mangut, ndonje gisht me teper por pastaj u riktheva ne situate dhe po qaja bashke me D. dhe me motren qe cuditerisht s'kish leshuar pike loti deri atehere. U preka dhe me shume per faktin qe mami dhe babi nuk ishin me ne,qe oqeani na ndante ne kete mbrekulli. Nje mbrekulli e tille mua me la fjalepake, dhe cdo dite pas lindjes rrija e veshtroja shume kureshtare, e cuditur, ,nje mbledhje buzesh, nje ngritje vetulle apo hapja e syve mua me conte ne fluturim.
Sa here jam lutur qe Zoti te me tregoje me shume lavdine e tij ne mbrekullirat qe ai ben, dhe ai e ka treguar kaq mire lavdine e tij dhe fuqine e tij si Zot ne jeten time por me kete mbrekulli, me kete bebush i cili ne cdo gje eshte perfekte, qe eshte krijuar kaq unik dhe special une them qe eshte mbrekullia me e madhe e njerezimit, lindja.



nuk kisha si mos ta merrja kete postim dhe ta shtoja ne kete teme.qellimi i kesaj teme eshte pikerisht histori te treguara nga persona te ndryshem dhe qe kane te bejne me sferen e mjeksise...mendime,perjetime,vuajtje,gezime,hidherime etj...me pjesemarrjen e gjithe juve do behej nje teme shume me e kompletuar


Postuar nga lubi datë 22 Shkurt 2007 - 22:23:

ah sikur ta dije ti ????????????!!!!!!!!!

MIRE PO FILLOJ................
GJATE "VAJZERISE" TIME (PERIUDHE JO SHUME E LARGET KJO PERPARA 6 VJETESH) TANI QE E MENDOJ DHE TE TJERET ME PARE ME KISHIN THEKSUAR FAKTIN SE ME TIPIN TIM ISHTE SHUME E VESHTIRE TE PERSHTATESHE --MJAFT E FTOHTE ,EGOISTE,SHUME INDIFERENTE--ME PAK FJALE ARROGANTE---
NEJSE NUK PO TREGOJ KOHEN E MENYREN SE NE CFARE RRETHANASH U LIDHA ME BASHKESHORTIN TIM TE ARDHSHEM E AS PERIUDHAT FEJESE-MARTESE...

PER TE GJITHA ATO GRA QE DUAN TE MBETEN SHTATEZENA PO JU TREGOJ KOHEN ME TE SHPEJTE E MENYREN SE SI U BERA 2HERE NENE---E VERTETA PER MUA ISHTE SE NJE DITE FIKSE PAS MENSTRUACIONEVE ESHTE DITA ME E PERSHTATSHME PER TE FILLUAR ENDERREN E MREKULLUESHME PER NJE BEBE TE RE.


Postuar nga agata datë 22 Shkurt 2007 - 22:34:

Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius
Nje pjese nga mendja ime:
Mbas aq shume vitesh studimesh Abi paguhet 190 000 Leke/muaj ndersa njekohesisht po specializohet ne te njejtin vend.

Pjese nga mendja ime:
Nje shishe uje kushton 1000/1500 Leke.2x1500= 3000 Leke
30x3000=90 000 Leke.

Pjese nga mendja ime:
Sa mund te mendosh per qellime hyjnore me nje rroge qe s'te lejon te paguash as nevojat primare?

Pjese nga mendja ime:
Kush merr guximin te gjuaje gurin e pare ndaj ketyre njerezve?Une jo!Naten e mire!




Amor jam shume dakort, kur thoni qe mjeket tone paguhen shume shume pak, por kjo nuk i jep te drejte te behen kriminele.


Postuar nga lubi datë 22 Shkurt 2007 - 22:36:

VAZHDIM

MIRE
E KUPTOVA NORMALISHT QE KISHA MBETUR SHTATEZENE KUR PER 2 MUAR RRJESHT NUK ME ERDHEN"ATO" NUK DI T'UA PERSHKRUAJ NJE KONGLOMERAT NDJENJASH--FRIKE--ANKTH--DESHIRE--KENAJQESI---

TMERRI I VERTETE I ATYRE DITEVE ESHTE KUR PATA HEMORAGJI E PAS VIZITES URGJENTE TEK MJEKU NDNJA 10 DITE PA LEVIZUR NE SHTRAT E BRENDA KESAJ PERIUDHE KAM BERE 60 PROGRESTERON E PAPAVERIN----AJO QE ME BENTE PERSHTYPJE NE ATE PERIUDHE ME VETEN ISHTE FAKTI SE SI DOJA ME CDO KUSHT DHE SE SI DO TE PRANOJA EDHE CDO SAKRIFICE VETEM E VETEM QE TE MBAJA BRENDA VETES NE ATE KOHE FETUSIN TIM..TANI QE MENDOJ E PRANOJ FAKTIN QE NDJENJA E MEMESISE LIND SE BASHKU ME FEMREN...
PER 7 MUAJT E TJERE(RREGULLA QE I NDOQA ME PERPIKMERI EDHE NE SHTATEZANINE E DYTE)::
HOQA TE GJITHA KEPUCET ME TAKA DHE VISHJA VETEM KEPUCE OSE ATLETE TE SHESHTA E ORTOPEDIKE
BEJA SHETITJE 1-2 ORE NE DITE NE AJER TE PASTER
HAJA NGA TE GJITHA LLOJET E USHQIMEVE SIDOMOS SALLATE E PAFUNDESISHT NJE LARMI FRUTASH
KALCIUMI E FLORI ISHIN TE VETMET "HAPA"QE MERRJA
MUZIKA ISHTE BASHKE SHOQERUESE E CDO DITE---------(VAZHON NJE HERE TJETER QE TE MOS JU LODH E T'JU BEZDIS SHUME)
PERSHENDETJE........


Postuar nga agata datë 22 Shkurt 2007 - 23:11:

nje llogaritje e vogel

Citim:
Po citoj ato që tha lubi

PER TE GJITHA ATO GRA QE DUAN TE MBETEN SHTATEZENA PO JU TREGOJ KOHEN ME TE SHPEJTE E MENYREN SE SI U BERA 2HERE NENE---E VERTETA PER MUA ISHTE SE NJE DITE FIKSE PAS MENSTRUACIONEVE ESHTE DITA ME E PERSHTATSHME PER TE FILLUAR ENDERREN E MREKULLUESHME PER NJE BEBE TE RE.




Ovulacioni, tek femra ndodh perafersisht 14 dite mbas dites se pare te menstruacioneve. Dmth cikli i femres eshte perafersisht 28 dite, ( mund te jete me i shkurter ose me i gjate, emocjonet e forta luaj nje role te rendesishme ne modifikimin e tij) Pra ne diten e 14 nga overa leshohet nje ovule( veze) e cila mund te fekontohen nese ne tromp ndodhet ndonje spermatozoid. Nje spermatozoid e ka jetegjatesine 3 deri ne 5 dite ne rruget gjenitale te femres..
Pra, nje dite mbas menstruacioneve eshte 5 deri ne 8 ditet e para te cikli, ku femra nuk e ka akoma kohen e ovulacionit... por ja i shtojme edhe 5 ditet e jetegjatesise te spermatozoidit behet 13, gje qe mund te jete shume e vertet, akoma me e vertet si raporti ka vend 2 ose tre dite mbas menstruacioneve...
Per ato qe nuk duan femije duhet te kene kujdes ne kete perjudhe.


Postuar nga lubi datë 22 Shkurt 2007 - 23:36:

me vjen shume keq

Agata-pershendetje
Me vjen keq nese jam keqkuptuar---edhe une e di teorikisht edhe e kam mesuar ne shkolle e madje me eshte shpjeguar nga mjeket(p.s meqe ra fjala burri im eshte mjek)i gjithe cikli e te gjitha ditet me perafersi kur eshte propabiliteti me i madh per te nisur nje bebe......ajo cfare tregova nuk ishte nje shpjegim shkencor por vetem nje pervoje e jetuar edhe e provuar nga une--qe per fatin tim te mire dha 2 here rezultat te shkelqyer----une thjesht e rekomandova nuk kisha nder mend te mbaja leksion shkencor por thjesht te tregoja menyren e kohen madje perjetimet e ndjenjat e mija si nene ----nejse uroj te jem shpjeguar tani
Pershendetje


Postuar nga lubi datë 24 Shkurt 2007 - 15:59:

VAZHDIM

Vizitohesha rregullisht tek gjinekologu afersisht 1 here ne muaj.
Me perafersi data e lindjes mund te ishte 6 maj 2001.
Kisha lexuar libra pa fund dhe doreshkrime ose broshura mbi cdo gje qe duhej e nuk duhej te beja gjate shtatezanise.
Fatemiresisht pas "incidentit"te pare ne pergjithesi shtatezania me kaloi pa shume probleme.
Pasi hyra ne muajin e nente u shkeputa nga puna dhe ne kete periudhe pyesja nenen time shume shpesh te me tregonte me hollesi cdo hap nga periudha e dhimbjeve deri ne momentin e lindjes.
Eh por sic thuhet nga e thena ne te bere te ndan nje det i tere.
Dy jave perpara dates se parashikuar nga mjeku nje pasdite fillova te ndjeja disa dhimje te lehta kryesisht ne formen e prerjeve ne fund te barkut--ne fillim nuk u shqetesova--vetem me pas kur dhimbjet filluan te me shpeshtoheshin e kuptova se ishte tamam ajo dita e shume pritur.


Postuar nga lubi datë 24 Shkurt 2007 - 16:12:

VAZHDIM

VAZHDOJA TE SHKOJA NE MENYRE TE PA NDERPRERE NE BANJO E KUR PER NJE MOMENT NDJEVA NJE PESHE TE RENDUAR SHUME QE ME USHTRONTE PRESION NE FUND TE BARKUT E NE MOMENTI QE HYRA NE PRAGUN E DERES NE TUALET NDJEVA NJE SHEPUTJE TE SHPEJTE NGA TRUPI E NJE SI QESKE E BUSHUR ME UJE U PERPLAS PERDHE..
FILLOVA TE DRIDHESHA JO NGA DHIMBJA POR NGA ANKTHI E FRIKA SE CFARE DO TE NDODHTE ME MUA ME PAS..
NEJSE MBERRITA NE MATERNITET E ATY ME UDHEZUAN ---DHIMBJET PER 1-2 MINUTA FILLIMISHT I NDJEJA JASHTE MASE TE FORTA,NDERSA PER 3-4 MINUTA SIKUR NUK KISHA ASGJE .
VETEM PAS NJE GJYSEM ORE NDODHI E KUNDERTE TANI ME PUSHIMET E DHIMBJEVE PO NDODHNIN NE INTERVALE SHUME TE SHKURTERA.
FRIKA E PERSONELIT ISHTE SE UJERAT PO ME RRIDHNIN NE MASE TE MADHE E ME SHPEJTESI NDERSA NUK PO HAPESHA FARE---DERI NE ATO MOMENTE PO ENDESHA NEPER DHOMEN E SPITALIT PER TE LEHTESUAR SADO PAK DHIMBJEN ME PAS ME " DETYRUAN " TE SHTRIHESHA E IU NENSHTOVA NJE SERE GJILPERASH E SERUMESH PER RRETH AFERSISHT 1-2 ORE.ME THENE TE DREJTEN AS SOT E KESAJ DITE NUK KAM PYETUR SE CFARE MEDIKAMENTESH ISHI VETEM MBAJ MEND SHPESHTESINE E FORCEN E DHIMBJEVE SA QE PERIUDHA E PUSHIMEI MES TYRE U ZHDUK FARE--SYTE FILLUAN TE ME ERRESOHESHIN---ME SHPEJTESI ME DERGUAN NE NJE BARRELE DREJT SALLES SE LINDJES..


Postuar nga lubi datë 24 Shkurt 2007 - 16:29:

VAZHDIM

Me ndihmuan te pozicionohem ne "shtratin" e lindjes dhe me nxisnin duke me udhezuar per cdo gje --nuk jua pershkruaj dot me fjale dhimbjen e 3-4 minutave te fundit e sidomos castin kur koka e beeushit tim ishte pozicionuar per te "dale"--por di vetem t'ju them hutimin qe perjetova ne castin 5-6sekundesh kur nje pjese e trupit te bebes ishte brenda meje e nderkohe jashte trupit tim nga koka e sapo dale ne kete jete u degjua klithma e pare ---e ne momentin qe foshnja ime u shkeput nga une dhe ma vendosen menjehere mbi trup--te gjitha ato dhimbje qe deri ne ato caste po me stermundonin u fashiten sikur te mos kishin qene asnje here.
Kisha lexuar vetem ne librat me sentimental per afeksionin qe ndjente nena per foshnjen e saj--e me ne fund me erdhi rradha dhe mua t'a ndjej e t'a perjetoj ate cast --e me dukej vetja se duhet te kisha nje fuqi te mbinatyrshme qe une vete isha aq e afte te sjell ne jete nje qenie aq te madherishme---duken te gjitha hiperbola e te ekzagjeruara--por jo per nje nene te re foshnja e saj eshte e pa krahasueshme me asgje tjeter qe ekziston ne kete bote...........


Postuar nga agata datë 24 Shkurt 2007 - 16:41:

Lubi e kisha kuptuar qe ju po flisnit per nje ekperjence tuajen, por kur po lexoja se di pse fillova te numeroja dhe instiktivisht ti shkruaja ne kete faqe interneti cfare po mendoja, nejse... magjithate Flm per shpjegimin.

ps ; ju lutem a ka mundesi te shkruni me shkronja te vogla,


Postuar nga NS-6 datë 02 Mars 2007 - 05:03:

me e mira per ty...

ne korridorin e repartit,heshtja u thye nga nje alarm qe vinte nga nje dhome ne afersi te salles se infermiereve,gje qe beri qe nje infermiere te vraponte drejt asaj dhome.menjehere pasi ajo u fut ne dhome,mberriti edhe mjeku qe ishte roje ate nate.pas tij mberriti edhe nje infermiere e dyte.
aparati qe shenonte aktivitetin kardiak leshonte nje zhurme te holle nderkohe qe ne monitor dukej vetem nje vije te drejte qe nuk paraqiste asnje ndryshin ne ecurine e vet.
-doktor,kemi nje ndalim te zemres-tha infermierja.
-vrap merr defibrilatorin-tha doktori dhe filloi menjehere ti jepte ndihmen e shpejte pacientit qe ishte shtruar ne ate krevat.kontrolloji nese merrte fryme dhe nese ne goje kishte ndonje gje qe mund te pengonte frymemarrjen dhe pastaj hapi edhe kemishen qe kishte pacienti dhe vendosi duart me kujdes mbi derrasen e kraharorit,rreth 2 cm nga fundi i tij dhe filloi te ushtronte shtypje te forta mbi te.infermierja tjeter mbante nje tip bombole qe kishte nje maske qe e kishte vendosur ne gojen e pacientit dhe shtypte here pas here bombulen.nuk kaluan shume kohe dhe mberriti serish infermierja me nje defibrilator semiautomatik.doktori mori 2 piastrat ne duar dhe tha:
-karikoje ne 200 .
me pas e vendosi kraharorin e pacientit dhe tha serish qe ta shkarkoje.nje rryme kaloi neper trupin e pacientit ne tentative qe te ndalonte te gjitha rrymat qe mund te ishin ne ate moment ne zemer dhe ti jepte mundesi qe nyja senoatriale te rifillonte serish te leshonte impulse.
-asnje aktivitet-tha infermierja e dyte qe po kontrollonte monitorin.
-karikoje serish ne 300.
vendosi serish piastrat ne trupin e pacientit dhe serish nje rryme kaloi neper trup.serish vija qe ecte e drejte ne monitor nuk shenoi ndryshim te aktivitetit.
-jepiii. T.,nuk mund te ma besh kete gje!
u kthye nga infermierja dhe i tha:
-karikoje serish,360 kete rradhe.
nje shkarkim i trete kaloi neper trupin e pacientit dhe e shkundi te terin po serish asnje pergjigje.
-1 mg epinefrine endovene,shpejt.
infermierja nxitoi te nxirrte nje shiringe nga sirtari i nje komedine qe ndodhen brenda dhomes dhe e injektoi tek pacienti.
-karikoje serish ne 360.
per te katerten here me rradhe,trupi i pacientit u pershkua nga nje rryme e forte dhe kete rradhe dicka ndryshoi...ne monitor mund te dalloheshin forma zigzage qe zevendesuan ate vijen e drejte.
-rifilloi aktiviteti kardiak por nuk kemi akoma nje ritem sinusal-komentoi infermierja.
-ule fuqine ne 100.
rryma e peste arriti te kthente ritmin sinusal,ritem qe fillonte nga atriumi dhe fillonte te pershkronte zemren.
-ok,mjafton per momentin-tha mjeku.

infermieret dolen dhe mjeku u ul ne karriken qe ndodhej prane shtratit...

pas 10 min pacienti hapi syte dhe e shikoi mjekun dhe me nje ze te ngadalte, e pyeti:
-me thuaj pse?
-e di mire qe nuk mund te te lija qe te ikje ashtu pa me pershendetur-ja ktheu mjeku me nje buzeqeshje.
-duhet te me lije qe te shkoja.ti e di mire se gjendja ime eshte pa shprese.
-nuk duhet ta mendosh keshtu.nuk eshte pa shprese.ndoshta kemi fat.duhet vetem te presesh pak.
-sa vjet u bene qe njihemi?nje jete e tere, dhe gjate gjithe kesaj kohe nuk mesove qe nuk mesove te genjesh iher.une nuk e kam te gjate dhe kete ti e dije qe kur shkela kembe heren e fundit ne kete spital.mos ma veshtireso punen por bej ate qe duhet te besh.e sata here eshte qe tenton serish te me mbash ne jete.shiko si me eshte bere gjoksi nga ato piastrat e defibrilatoreve...aritmi,fibrilime atriale dhe ventrikulare,ndalime zemre.u lodha me te thene te drejten dhe e kam humbur cdo shprese.
-mua me duhet te bej punen time.nuk po te le te ikesh para kohe.dhe mendoj qe kjo eshte gjeja me e mire edhe per ty.
-kush je ti qe me thua se cila qenka me e mira per mua?ty nuk te ka qelluar ndonjehere te qendrosh vetem per nje kohe te gjate dhe pastaj per nje moment te shohesh persona qe fillojne te ndiejme keqardhje per ty...nuk te duan,thjesht ndiejne keqardhje per ty...nuk e imagjinon dot se sa poshteruese e konsideroj kete gje.jo,ti nuk mund ta kuptosh dot kete gje.ti nuk mund te me thuash dot se cila gje eshte e mire per mua.me kane mbajtur me muaj te tere ne lista,sa here jam shtruar,sa her e kam dale serish i mbushur me premtime,dhe nuk kalonte shume dhe paraqitesha serish sepse keqesohesha.te betohem qe jam lodhur.per mua jeta ime ka mbaruar kur erdha per here te pare ketu dhe me treguan te verteten.tani shtrihem ne darke duke thene qe ndoshta kjo ishte dita ime e fundit.dhe kur cohen me mengjes,them me vehte ndoshta mbremjen nuk e mberrij.dhe ti me thua qe kjo qenka zgjidhja me e mire per mua?mos guxo kurre te me thuash se cila qenka gjeja me e mire per mua.te kerkoj serish te besh ate qe duhet bere.
-une kam per detyre te kuroj semundjen tende,dhe jo ty!
-ah,filozofia e leshit qe ju mesojne ne ato salla leksionesh.vijne aty burra me nje kostum te zi,nje kemishe te bardhe dhe nje kollare te kuqe me vija diagonale,dhe fillon tu tregoje qe pacienti duhet respektuar...jua mbushin mendjen me ideale dhe me rregulla qe as ata vete nuk i kane mbajtur kurre.ti do te kurosh semundjen?ate kuro,nuk po te kerkoj te me kurosh mua!por si i behet kur nuk ka nje kure?do kthehesh tek une te me kurosh mua?do ja fillosh nga dhimbjet qe me ka sjelle,apo depresionin qe po me le?
-me vjen keq,nuk mund ta bej dot-tha mjeku dhe ju drejtua deres.
-doktor,edhe sot fitove ti.por gjithsesi ne fund jam une qe fitoj.je duke u lodhur kot.eshte thjeshte ceshtje kohe...


Postuar nga capkenia durrsake datë 06 Mars 2007 - 18:01:

icik pa lidhje ne fakt ...

nje bravo te madhe per ns6 qe po na fut dashur pa dashur ne profesionin me te vecante e human ate te mjeksise        eshte nje teme me verte qe te ben per vete  dhe                                       pershendetje te gjithve  .


Postuar nga amor alucius datë 11 Mars 2007 - 04:13:

Akoma vazhdoj te ndiej ftohtin e atij dreq spitali,e atij spitali ku pacientet sjellin me vete dhe carcafet,pale gjerat e tjera.
Vazhdoj te ndiej duart duke m'u dridhur ndersa sterilizonim bashke me partnerin per se dyti,fshehurazi stafit te salles,gjilperat,scalpels,forceps,gersheret...
Vazhdoj te kem parasysh zbehtesine e atyre pllakave te qelbura te salles.
Vazhdoj te shoh syte e tije te shqetesuar.
Vazhdoj te degjoj mundimet e tija per ti bere te qarte stafit te salles c'duhej bere e qe ajo qe po bente i nderuari doktor shqipo po demtonte pacientin.
Vazhdoj te ndiej amen e lageshtise te gjakut te gjyshit tim ne bluze.
E vetem mbas dy ditesh vazhdoj te shoh veten ne nje nga qendrat me te medha spitalore universitare te U.S.A. ku gjendje te tilla si kane pare as neper filma.

S'kuptoj se ku duhet te gjeje forcat njeriu i shkrete te ece perpara!Goddamnit!!!


Postuar nga NS-6 datë 19 Mars 2007 - 04:40:

nje burre...u kap nga nje dhimbje ne krah te majte dhe pastaj ne krahun e djathte...pas ketyre doli nje tumor ne pjesen e siperme te kafazit te kraharorit...ju urdherua te mendonte seriozisht per largimin nga kjo bote e vdekshme qe tani gjendej fare prane dhe ishte e paevitueshme.

J.B.Morgagni, 1761


Postuar nga NS-6 datë 24 Mars 2007 - 05:05:

kenaqesia e te shkruajtur fakte shkencore...

me kujtohet kur jam futur per here te pare ne kete forum.kerkoja te degjoja nje kenge nga ato qe ishin tek siti i Fajtorit dhe kur hapa faqen kryesore me zune syte edhe forumin.hajd thashe se po i hedh nje sy te shpejte.direkt kur e kam hap,gjeja qe me zune syte ishte fraza qe shihni siper "Shqiptaret krijojne te ardhmen".mu duk nje menyre e mire per te prezantuar forumin.ne nje veshtrim te shpejte,me zune syte shkencen dhe ne brendesi te saj,zonen e mjeksise.gjeja me beri pershtypje sepse ne forumet e tjera qe kisha vizituar nuk me kishte zene syri nje zone te tille ne brendesi te zones se shkences.

me kujtohet postimi i pare...beh,i shkruajtur 3 here sepse nuk e dija qe duhet te pranoheshe si anetar fillimisht qe pastaj te dilnin edhe postimet

sot pas 2 vjetesh,fale ndihmes se shume prej jush qe do doja ti falenderoja ne menyre te vecante qe kane ndihmuar ketu,kjo zone ka mberritur mbi 1900 mesazhe.me te vertete qe e konsideroj si nje arritje kete gje qe eshte formuar ketu. ideja qe kam pase dhe kam akoma eshte qe te behet nje nder databaset me te medhenj (pse jo,edhe me i madhi) te shkrimeve mjeksore ne gjuhen shqipe.do te ishte me te vertete nje kenaqesi.

kur shkruaj ne kete zone,shkruaj me kenaqesi.eshte kenaqesia qe te eshte dhene te dish dicka qe ndoshta te tjeret nuk e kane mesuar,eshte kenaqesia qe te jesh i pari qe ta tregosh ate gje,eshte kenaqesia qe kete gje tia mesosh dikujt tjeter sepse kemi te bejme me dije dhe vlera e saj nuk zhduket kurre,eshte kenaqesia qe me shkrimin tend i rremben dikujt ndonje buzeqeshje...

psh,po permend nje fakt shkencor qe eshte permendur edhe diku tjeter ne kete zone,por thjesht per te dhene idene:
nje femije i vogel,pasi lind,ne ditet e para,peson nje zverdhje te lekures,si pasoje e rritjes se bilirubines.gjate javes se dyte,ne kushtet normale,kjo gje fillon dhe zhduket.

per nje pjese,fakti qe lekura zverdhet u duket i mjaftueshem si fenomen,por tentojme qe te shkojme me tej...

gjate shtatzanise,femija merr gjak veten nga enet e placentes dhe qendron ne nje situate me nje sasi disi me te ulet oksigjeni dhe kjo gje ben qe per te kompensuar,te rritet sasiae rruazave te gjakut.kur femija lind dhe fillon te marre fryme kjo situate behet e panevojshme dhe keshtu qelizat shkaterrohen dhe kjo gje ben qe te leshohet nje sasi e madhe bilirubine ne gjak.ne kushtet normale kjo bilirubine do pesonte nje trasformim ne melci por ne nje te sapolindur,sistemi qe i ben keto trasformime nuk eshte akoma i zhvilluar mire.rezultati?lekura e femijes zverdhet si pasoje e kesaj rritjeje te bilirubines.gjate javes se dyte,ne kushtet normale,kjo gje do filloje te zhduket sepse sistemi i trasformimin zhvillohet ne menyre te mjaftueshme.

fenomeni qe sapo ndodhi ka edhe dicka tjeter qe shpjegon nje tjeter veprim; pse rreth muajit te 5 pas lindjes duhet te filloje te futet mishi dhe ushqime te tjera me te ngurta,te pakten ne nje vakt. hekuri qe duhet per te formuar rruazat e gjakut deri ne muajin e 5,vinte nga ai shkaterrim fillestar dhe nga qumeshti i gjirit te nenes.por pas muajit te 5 kjo sasi behet e pamjaftueshme dhe kerkon nje tjeter menyre per te marre ate sasi hekuri.

thene keto gjera,ma do mendja qe dikujt prej jush i ka ardhe buzeqeshja ne fytyre tek sheh qe nje fenomen i thjesht dhe qe kalon ne pak kohe,te kete gjithe kete shpjegim mjeksor.
eshte pikerisht ajo buzeqeshje,cmimi i ketij shkrimi...


Postuar nga NS-6 datë 19 Maj 2007 - 02:01:

nje paciente e vecante

pazienti i rradhes ishte nje vajze e re rreth te 25-26 vjeteve.qe nga vizita e fundit nuk kishte pasur asnje problem infektiv ose shtim te kolles ose ndonje problem tjeter.edhe ilace nuk perdorte,gje qe nuk me qellon te shoh shpesh.
pasi i mblodha ato pak informacione qe mund te duheshin per viziten e plote, i mora kartelen dhe e cova ne dhomen tjeter ku ishte doktorresha dhe nje vajze tjeter qe po ndiqte vizitat.
pasi e lexoi edhe nje here fleten e anamnezes (informacionet e situates ne te shkuaren deri ne momentin kur paraqitet ne vizite) i kerkoi pacientes qe te zhvishej dhe na kerkoi neve ta vizitonim nga pikpamja respiratore.
asnje zhurme patologjike.ajri futej dhe dilte pa qene i penguar nga ndonje gje dhe kjo bente qe te degjohej vetem ajo qe quanin "murmur vescicolare",dmth zhurma e ajrit qe futet ne mushkeri qe ishin te shendetshme.
u largova per nje moment dhe kur u ktheva pashe qe edhe doktorresha e kishte vizituar me stetoskopin dhe i kontrolloi edhe barkun.pastaj u drejtua nga une:
-NS-6,afrohu dhe preke ne bark dhe me thuaj se cfare ndjen.
u afrova dhe fillova ta prekja ne cdo kuadrant te barkut duke kerkuar ndonje reaksion muskular qe mund te tregonte dhimbje ose ndonje zone te ngurte qe mund te ishte jonormale. ne ijen e majte u ndesha me nje tkurrje qe per nje moment nuk mu duk tkurrje muskulare dhe i thashe doktorreshes qe zona me dukej me e tendosur.
-cfare mund te jete?-me pyeti.
e para gje qe me erdhi ne mendje ishte nje mase fecesh (jashtqitjesh) dhe u pergjigja me kete hipoteze por qe shume shpejt mu desh ta rivleresoja edhe nje here sepse kur e preka serish nuk u ndesha me te njejten tkurrje.po ashtu pacientja nuk me kishte sinjalizuar probleme me jashtqitjet qe te mund te mendoja qe kishte nje staze (qendrim) fekale si pasoje e nje stipsi (situate kur ke veshtiresi te shkosh ne banjo) dhe pranova qe kishte qene vetem nje tkurrje e muskulit.por ajo qe ishte pak me siper nuk ishte me muskul.i kerkova te merrte fryme dhe shtyva faqen e gishtave ne drejtim te siperm dhe u sigurova qe ajo qe po prekja ishte nje organ.
- prezence e nje zmadhimi te shpnetkes (splenomegali) deri ne 2 cm nen harkun kostal.
-ok,tani provo dhe prek melcine.
i kerkova serish te merrte fryme dhe u perpoqa te gjeje edhe shenjen minimale te melcise qe mund te me tregonte qe edhe melcia ishte e zmadhuar por kjo gje nuk dha rezultat.

-nje shpnetke e zmadhuar dhe nje melci qe nuk eshte e zmadhuar.si eshte e mundur?-mu drejtua doktorresha.
idete qe me erdhen ne mendje ishin nje anemi e mundshme ose nje hipertension portal (rritje e presionit ne venen kave si pasoje e nje problemi qe pengon ecjen e gjakut neper te,kryesisht problem i melcise). nje anemi qe te mund te justifikonte rritjen e shpnetkes do te shoqerohej me nje rritje me te madhe te shpnetkes ose me nje zbehje te lekures.nese do te ishte nje anemi shume e lehte nuk do jepte nje zmadhim te atyre dimensioneve. nje hipertension portal do te shoqerohej fillimisht nga nje epatomegali (zmadhim i melcise) dhe vetem pas saj do kishte nje splenomegali...
-nje hipertension portal do shoqerohej me nje zmadhim edhe te melcise ose me mire fillimisht do zmadhohej melcia dhe pastaj shpnetka-nderhyri doktorresha- provo te ndjesh edhe nje here kraharorin.
u perqendrova serish te gjeja ndonje zhurme por qe gjithsesi nuk do ishte me e mjaftueshme ne ate pike per te thene qe problemi mund te qendronte ne mushkeri.
-nuk arrij te dalloj gje nga pikpamja e frymemarrjes. ndoshta ka te beje ndonje gje me zgjatjen e frymemarrjes?
-nejse, mos i provo te gjitha tani .atehere pacientja qe keni para eshte nje paciente qe ka zemren djathtas (tek po ja shpjegoja nje shoku kete rast me tha "qeka socialiste e zjarrte ajo goca" ),melcine majtas dhe shpnetken djathtas.me pak fjale i ka te gjithe organet mbrapsh nga ato qe jemi mesuar ti shohim. eshte ajo qe quhet situs inversus dhe eshte nje pasoje e sindromes se ciliave te palevizshme. nje pjese e atyre me sindromen e ciliave te palevizshme kane kete gje. pra ketu keni te beni me nje kartagener te plote.nder gjithe pacientet qe kemi 4 ose 5 kane sindromen e ciliave te palevizshme. kshu qe ajo qe ke gjetur te zmadhuar nuk ishte shpnetka por melcia dhe ajo qe nuk arrite te prekje eshte shpnetka dhe tani besoj se llogarite dalin....
sic e shihni pacientja eshte ne nje gjendje te mire shendetsore dhe nuk ka probleme prej kesaj gjeje,pervec atij zmadhimi te melcise qe e ka pase dhe gjithsesi nuk ka dhene probleme...


------------
per me teper:
-epidemiologjia e semundjeve te dineines (Cod. B 15022007)

shtim (19/5/2007): nje kartagener ka situs inversus,ka zgjerime te rrugeve te frymemarrjes (brokiektazi) dhe infertilit ne formen e vet me klasike.pra eshte nje nenndarje e sindromes se ciliave te palevizshme.situs inversus mund te jete i plote ku te gjithe organet kane ne drejtim te kundert por edhe parcial ku vetem nje pjese jane ne te kundert.gjithsesi zemra eshte gjithmone mbrapsh!


Postuar nga NS-6 datë 26 Qershor 2007 - 03:50:

2 citime...

thjesht doja te sillja 2 citime qe me kujtohen here pas here dhe jane bere nje pjese nga mendja ime :

Citim:
Po citoj ato që tha NS-6
nuk e di pse por mu kujtua xhaxhai qe shpesh me thonte: djale,me degjo mua...njerezit nuk kujtohen sepse jetuan,por sepse bene dicka per te cilen folen ata qe erdhen pas...qe ai qe beri vetem nje cezem por qe prej saj pine uje te tjere dhe e kujtuan...qe ai qe ngriti vetem nje ndertese por brenda saj pushuan njerez dhe e kujtuan...qe ai qe shkruajti vetem nje liber por e lexuan shume njerez dhe e kujtuan...
perpiqu te behesh dikush qe le nje dicka per te cilen te kene dobi ato qe do vijne...



Citim:
Po citoj ato që tha NS-6
me pelqen te flas me xhaxhallaret e mi sepse gjithmone kane gjera te bukura per te me treguar...hera e fundit qe para 1 jave kur shkova tek ata dhe nder te tjera ra fjala per shkollen qe po beja...
"me te vertete ne ate qe ben ka bereqet sepse nje person i shkolluar nuk humbet kurre!por duhet te jesh i bindur ne ate qe ben dhe mos te vendosesh ne dyshim nese do arrish deri ne fund apo jo!"
me pas filloi te me tregonte per dicka qe kishte lexuar:
"ishte nje liber qe e kishte shkruajtur nje person me fame ne Amerike (me tha edhe emrin por qe per momentin nuk po me kujtohet) ku nder te tjera tregonte edhe vitet e veta te shkolles. ne ditet e pare te leksioneve nje profesor i kishte thene te gjithve studenteve te klases se tij: Hidhni syte majtas dhe djathtas.2 prej atyre qe keni perreth nuk do te jene me ju deri ne fund . personi ne fjale kishte hapur syte majtas the djathtas dhe kishte thene "me vjen keq per keta te dy qe nuk do jene ". ajo qe dua te them eshte qe ai nuk e mendoi aspak qe edhe ata mund te mendonin te njejten gje,por tha qe une do te jem deri ne fund dhe ata nuk do te jene "
...


Postuar nga NS-6 datë 06 Korrik 2007 - 04:02:

kur nje mendim kapercen limitin e normalitetit...

pacientja V.M eshte 30 vjece,beqare,jeton me prinderit dhe punon si sekretare. eshte hera e pare qe ajo paraqitet tek nje psikiater.ne fillim te takimit qendronte e heshtur sikur kishte turp te fliste kur pas nje momenti tha "Doktorr,me duket se po cmendem".

V.M pershkruhet si nje person qe i pelqen shume pastertia por 2 vitet e fundit kjo gje ka filluar te marre dimensione shqetesuese. e gjithe dita kalon nen friken se mund te behet pis me peshtymen ose djersen e dikujt tjeter. edhe pse vete personi e kupton qe kjo gje eshte e ekzagjeruar dhe absurde,nuk arrin ta heqe dot nga mendja si ide.kur eshte jasht shtepie,tenton ne cdo menyre te evitoje kontaktet me objekte,mbi te cilet mund te kete pisllim, pershembull,butonat e ashensorit i shtyp me brryl ose kur duhet te preke dorezen e nje dere,e ben duke perdorur ndonje leter. nuk i jep doren askujt. kur mendon se eshte bere pis,duhet te gjeje patjeter nje vend ku te pastrohet dhe kjo gje e vendos ne siklet para kolegeve te punes. nese nuk ka mundesi te pastrohet,kjo gje e ben te ndihet si e paralizuar dhe shqetesimi e pushton.

kur kthehet ne shtepi,fillon nje seri ritualesh te komplikuara:
heq rrobat qe ka veshur (qe mendon se jane bere pis) dhe drejtohet direkt per ne banjo ku fillon nje larje komplekse:

"si fillim filloj te laj duart,per te hequr pisllikun qe kam sjelle ne shtepi. pastaj laj me kujdes rubinetat e lavamanit qe jane bere pis sepse i preka para se te laja duart qe i kisha te pista. pastaj laj serish duart dhe mbyll rubinetin duke perdorur nje leter higjenike.keshtu mund te hyj ne dush duke bere kujdes qe te mos prek asnje vend me duart qe tani jane e vetmja pjese e paster e trupit"

larja ne dush kryhet me nje rregull te sakte:
ferkohet me sapun duke filluar nga mesi i trupit duke u shperndare drejt gjymtyreve.sfungjeri nuk duhet te preke kurre pas ku ka kaluar nje here perndryshe behet pis ajo pjese qe sapo pastroi. si larja me sapun edhe shpelarja e trupit kryhet disa here rresht. kohete fundit gjendja eshte perkeqsuar edhe me teper sepse gjate larjes V. duhet te permende me ze te larte "e paster,e paster,e paster". po ashtu edhe tharja e trupit duhet te kryhet me kujdesin me te madh.marrja e peshqirit duhet te behet nga ana qe nuk ka prekur mbajtesen e peshqirit duke bere kujdes qe te mos preke mbajtesen,por edhe dorezen e dushit (qe tani eshte bere pis) pervecse me ndonje leter higjenike qe e ka pergatit posacerisht per kete gje. nese ne ndonje pike,ky ritual nderpritet (bie sapuni,prek me muret e dushit ose dorezen,prinderit e pyesin nese ka mbaruar dhe ajo harron se ku e ka lene ritualin...),eshte e detyruar te filloje gjithcka nga fillimi. nese per te bere dush,para ketyre shqetesimeve i mjaftonin 15 min, tani harxhon mbi 90 min (ka raste i kalon 2 oret).

tek dhoma ku jeton nuk mund te futet askush. edhe ajo vete nuk futet ne dhome deri sa te jete e sigurte qe eshte pastruar plotesisht. edhe kur shtrihet ne darke,duhet te jete e sigurte qe eshte pastruar komplet para se te shtrihet.

keto probleme i filluan rreth 2 vite me pare dhe me kohen u keqesuan. shqetesimi per pisllikun,ne momentet fillestare ishte i kontrollueshem por pak nga pak doli jasht kontrolli. ritualet e pastrimit sa vinin beheshin me komplekse dhe te shpeshte dhe ju desh te linte punen. filloi te mos frekuentonte me shoket dhe shoqet. prej 2 muajsh filloi te ndihej e trishtuar,qan shpesh,ndihet e lodhur dhe nuk ka fuqi te beje asgje. filloi te haje me pak dhe ka humbur peshe ne sasi te konsiderueshme.

diagnoza: shqetesime obsesive-kompulsive ne formen e vet me klasike...


Postuar nga NS-6 datë 08 Shtator 2007 - 03:08:

Angry kaq vlen jeta jote?

P.Gj eshte nje person qe njoh.me treguan qe kishte qene duke punuar ne token e vet dhe e kishte pickuar dicka. brenda pak minutash kishte ndier nje forme paralize tek "ecte" neper krah dhe i shqetesuar shkon dhe pyet nje infermiere.kjo i kishte thene qe me shume mundesi e kishte pickuar nje merimange dhe se duhet patjeter te paraqitej ne spital pa humbur kohe.duke e cuar per ne spital gjendja e tij ishte perkeqsuar edhe me teper dhe kishte mberritur ne gjendje kritike tek Spitali Ushtarak ne Tirane ku i kishin dhene edhe ndihmen e duhur.
pas disa ditesh atje kishte ardhur koha per te dale dhe mjeku po i pergatiste receten e fundit.sic eshte bere zakon i shqiptareve, P.Gj kishte nxjerre 3 10-mijshme dhe ja kishe lene mjekut ne tavoline.mjeku i kishte kapur nga cepi 3 10-mijshet njelloj sic kapet nje cope e piset (pershkrimi qe beri vete P.Gj) dhe duke i tundur ne ajer kishte thene:
-po pse o P.Gj kaq vlen jeta jote?


Postuar nga KRISTAL.DOC datë 13 Shtator 2007 - 03:56:

per studentet e mjeksise. e mjeket e sapodiplomuar.

shpesh here e pyes veten si do jete?
sido jete me vone kur une te mbaroj. A do jete valle ashtu sic e kam menduar une, si nje dikush qe ecen neper korridoret e spitalit me misionin me te bukur ne bote(sigurisht leme menjane burokracite dhe interesat personale) duke u ndjere krenar per veten dhe per statusin qe ke arritur me forcat e tua duke u pergjeruar cdo nate mbi libra deri vone, duke sdopiuar veten midis tirocinios ne spital paradite dhe provimit qe je duke pergatitur (qe shpesh here nuk kane as nje lidhje me njera tjetren), midis leksioneve qe te hajne kohen e mjaftueshme aq sa kur arrin sezoni i provimeve qe per fatin tend te keq eshte vetem 1muaj dhe ai eshte me i shkurtri i vitit...... ti ndjehesh i stermunduar i lodhur por mbi te gjitha i derrmuar se provimi nuk te shkoi mire, plani qe kishe bere nuk te realizohet e ty do te duhet te nisesh nga e para,e te jesh nje provim me shume prapa.............
por pervec kesaj duhet dhe te perballohesh me ate pyetjen qe te cukit ne koke cdo dite,;-po kur nje dite e gjithe kjo te mbaroje,si do jete?por gjeja qe me terrorizon me shume e qe pyes veten me teper eshte nese une do arrij dot te jem ne nivelin e duhur,te jem aq e zonja sa enderroj,sa me pelqen te jem,nuk them te jem...., ku e di une si dr.house p.sh,( ai eshte teper i zoti deri ne ekzagjerim),por ne fund te fundit cte keqe ka po te pretendosh te jesh aq e afte sa ai,jo te imitosh por te perpiqesh,te pakten te perpiqesh. tek kjo fjale ka akoma shume mund e lodhje qe me pret,shume rruge qe kam bere e akoma me duhet te bej. por te pakten them se do perpiqem e duhet te perpiqem te bej dicka me vlere ne jete per te cilen te jem vertet krenare si ai doktori i imagjinates qe ecen i sigurt ne hapat qe hedh mbi korridorin e spitalit.

ne nje film kam degjuar.....
Te shpetosh nje jete, eshte njesoj si te jesh i dashuruar, kjo eshte droga me e mire ne bote,


Postuar nga NS-6 datë 16 Shtator 2007 - 03:39:

Sekreti (pjesa 1)

Ishin oret e para te mengjesit te 6 janarit 1918 dhe doktor Kotrolaò , doktorri i qytetit te Nocera Terinese-s e gjeti veten ne dhomen e ndenjes se familjes D’Aquino , me e pasura e qytetit fqinj kalabrez te San Mangos. Ulur afer tij ishte zonja D’Aquino . Ajo kishte veshur nje fustan te zi te gjate, te mbyllur ne fyt me nje kapse , me mbante koken larte , sic i shkonte nje personi te rangut te saj.
Kotrolaòn e kishin zgjuar ne mes te nates nga gjumi ne Nocera dhe e kishin sjellur me nje karroce , mes rrugeve te malit , deri ne San Mango.
“Vajza jone ka qene e semure , ju e dini .” Ai pohoi me nje tundje te kokes . Ai e dinte . Vajza e vogel 3 vjecare ishte semure prej shume muajsh me temperature, djersitje naten dhe nje paaftesi per tu rritur . Babai i saj, Doktor Gaspare D’Aquino , ishte mjeku i qytetit te San Mangos por kishte ikur ushtar dhe po i sherbente vendit te tij ne Luften e Madhe, ne Kaporeto ne frontin Austriak. Ne mungese te tij, doktoret e Altilias , Konflentit , Martiranos dhe Nocera Terisenes e benin me turne dhe kujdeseshin per njerezit e San Mangos . Kotralaò kishte qene i pari mjek qe kishte pare vajzen e vogel ne tetor 1917 kur ajo u semur per here te pare . Duke pasur frike per me te keqen, ai e kishte drejtuar zonjen ta conte femijen menjehere ne Universitetin e Napolit dhe kishte kerkuar nese burri i saj mund te thirrej nga Fronti.

Vetem ore me vone, me 24 tetor 1917, 37 divizione austro gjermane sulmuan zonen e Alpeve Italiane te mbrojtura nga 25 divizione te Armates se Dyte Italiane, duke perfshire edhe ate te doktor Gaspare D’Aquinos. Brenda 2 javesh trupat italiane ishin terhequr nga 5 provinca verilindore italiane dhe kishin pesuar humbje te medha – 10.000 te vrare , 30.000 te plagosur, 293.000 te kapur rob dhe 350 000 te humbur. Lufta dukej e humbur. Ishte folur edhe per nje dorezim te mbretit te italise Viktor Emanueli III dhe ekzistenca e Italise ishte ne loje.
“ Gjate nateve te erreta te nentorit , i dergova nje telegram burrit ne front duke i treguar qe vajza jone ishte shume e semure dhe ju luta qe te kthehej ne shtepi. Duke qene se nuk mora asnje pergjigje mendova qe mesazhi nuk kishte arritur dhe se burri im ishte nje viktime e luftes.”
Ne mungese te burrit te saj, nena e femijes e kishte sjelle vetem ne Napoli dhe pastaj ne Rome per ta vizituar tek profesoret e mjeksise. Pergjigja e tyre nuk mund te kishte qene me e tmerrshme.
“Atehere Doktor besova se isha ne ferr. Ferr , doktor i dashur , eshte kur mendon qe gjerat nuk mund te shkojne as me mire as me keq . Kotrolaò veshtronte luften e heshtur te Zonjes qe zhdukte kujtimet e saja te atyre diteve te tmerrshme. “Kur, mengjesin e dites se krishtlindjeve,Gaspare u shfaq tek dera, akoma I veshur me uniformen e tij. Me tha qe kriza ushtarake kishte marre fund dhe se armiku ishte ndalur prane lumit Piave dhe se me ne fund pushtuesit do te nxirreshin nga Italia. Me tha se ishte lejuar te largohej qe te kujdesej per bijen tone.”

Ajo buzeqeshi tani duke menduar qe nuk kishte qene nje mengjes i larget. “ Isha e gezuar qe burri ishte kthyer,sic mund ta imagjinoni,por me shume isha e gezuar per Xhanen . Ju e dini,ajo ishte nje vajze aq e zgjuar…”
Ishte , mendoi Kotrolaò, duke kuptuar. Atehere , kishte mbaruar,me ne fund. Ja pse ai ishte aty.
“… edhe pse isha munduar ta fshihja semundjen prej saj duke mbajtur seriozitetin , ajo kishte kuptuar cdo gje. U ndjeva e pafuqishme. Ajo nuk do te me linte te flisja me te . Vajza ime e vogel ishte e pashprese dhe nuk kishte asgje qe mund ti thoja per ta qetesuar” tha ajo , duke fshire syte e saj me nje shami.
“Por Gaspare,” tha ajo ,“e dija qe ai do te gjente nje menyre.” Ajo shikoi direkt Kotrolaòn. “Ai eshte nje mjek i pervetshem.”

vazhdon...


Postuar nga NS-6 datë 17 Shtator 2007 - 02:18:

Sekreti (pjesa 2)

Kotrolaò buzeqeshi. “Po,eshte i tille.” Gruaja e re e bukur ishte e jashtzakonshme , mendoi. Ai kuptoi qe nuk ishte shqetesuar nga ato qe kishte thene ose per cfare kishte lene pa thene. Ai e dinte se ajo kishte te drejte. Gaspare D’Aquino vinte nga aristokracia dhe kishte lindur mes aq shume lekesh se nuk do ishte kurre i afte ti harxhonte. Dhe prap zgjodhi mjeksine dhe u be mjek i mjekeve. Aftesia e tij diagnostikuese ishte e habitshme, edhe pse Kotrolaò e mbante veten te barabarte me D’Aquinon mbi kete pike. Jo , ajo qe e beri te vecante D’Aquinon ishte aftesia qe kishte per te lidhur nje raport te lehte me pacientet, ne cilendo situate. Ishte nje talent qe ishte shfaqur qe ne kohen e universitetit. Thene me pak fjale, nuk kishte person qe te mos arrinte ti fliste dhe nuk kishte person qe te mos fliste me te. Kishte nje menyre intuitive dhe te vecante per te zberthyer ceshtjen per te cilen ishte thirrur, per te qelluar me nje ze rezonant. Ne kohet e tija me te reja kur ishte akoma beqar, shoket e tij e kishin kuptuar kete gje dhe gjithmone e kishin perdorur ate si nje avantazh per te thyer akullin me grupe vajzash te reja qe perndryshe do ti kishin injoruar. Kotrolaò kishte degjuar histori nga pacientet per “Doktor D’Aquinon e ri te jashtzakonshem” dhe menyrat e tij , sidomos me ate qe po vdiste . Kotrolao e dinte qe sekreti i komunikimit te D’Aquinos ishte dashuria e tij te merrej me njerezit dhe sekreti i suksesit te tij clini ishte dashuria e tij per tu marre me kliniken. Ai e admironte dhe e kishte zili D’Aquinon per kete gje.

Kotrolaò kishte pasur rast ti thonte keshtu nje here kur kishin qene duke udhetuar te dy ne tren drejt Napolit . Kotrolaò habitej gjithmone se si D’Aquino i ri gjithmone e dinte me perpikshmeri cilin celes duhet te hapte ne zemren e personit tjeter. Gaspare D’Aquino kishte qeshur me metaforen e papershtatshme; kishte kthyer koken pak anash si gjest pranimi per te miren e muhabetit dhe kishte vazhduar “I dashur Kotrolaò , nese dikush vjen naten ne shtepine tende me nje grup me celesa dhe te perpiqej te hapte deren do ja arrinte te futej thua? Dhe nese do ja arrinte te futej, si do ta pershendesje?” D’Aquino kishte levizur gishtin sa majtas djathtas shokut te vet te udhetimit. “Sekreti nuk eshte te dish si te marresh celesat dikujt; sekreti qendron te dish ti besh qe te te hapin deren per ty.”
Zeri i Zonjes D’Aquino e ktheu Kotrolaòn serish ne te tashmen. “E dija qe Gaspare do te gjente nje menyre per ti folur Xhanes.” Ajo buzeqeshi. “Doktor,nese ju them, nuk do te me besoni. Gaspare u fut ne dhomen e saj mengjesin e krishtlindjeve dhe u ul mbi krevatin e saj. Ajo buzeqeshi kur e pa dhe e perqafoi fort dhe ai e puthi ne faqe. Atehere ai u perkul mbi te dhe i pershperiti dicka ne vesh te saj,vetem asaj.” Gruaja e re tundi koken. “asaj i pelqenin shume sekretet,prandaj.”
Kotrolaò pohoi me koke. Nje sekret , mendoi . Kaq e thjeshte. “Pas saj,gjerat shkuan shume me mire. Ajo dukej sikur ishte kthyer ne jete perseri.” Ajo qante tani me ironine e fjaleve te veta. Kotrolaò filloi te cohej dhe ta ngushellonte por ajo i beri me shenje qe te qendronte ne karriken e vet. “ Ajo filloi te buzeqeshte serish, edhe pse trupi po i shkaterrohej. Oh, ajo do te cohej naten duke qare dhe une do te vrapoja per tek ajo, por ishte babai i vet ajo qe kerkonte . Dhe ai do te ulej pran saj,do te mbante,do ta bente te ndihej me mire deri kur te flinte serish.”

Kotrolaò studjoi pamjen e Zonjes . Ai mendoi se mund te dallonte admirim atje por kishte edhe dicka tjeter qe ai nuk po arrinte ta lexonte. Ishte dicka e tmerrshme, Kotrolaò e dinte, te jetoje deri sa te shihje femijen tende te vdiste. Ai habitej se si do arrinte te merrej me nje semundje terminale te femijes se tij nese ai do te ishte i semure, Zoti mos e dhente! Ta shikonte ate te vuante…
Papritur Kotrolaòs i erdhi ne mend se ishte e cuditshme qe ai ishte thirrur te shihte vajzen e vogel te vdekur , kur vdekja e saj ishte dicka qe pritej dhe kur babai i saj ishte mjek vete...

vazhdon...


Postuar nga NS-6 datë 17 Shtator 2007 - 03:29:

Sekreti (pjesa 3)

O Zot, mendoi, cfare ka ndodhur ne kete shtepi? Jam thirrur ketu per te qene prezent ne ndonje mbulese si mjek i paanshem , pa dyshime? Nese vajzes i eshte bere eutanazi, cfare do bej? Cfare duhet te bej? I kuptueshem sic mund te kishte qene akti, ligji ishte i pashpirt ne keto ceshtje.
Kotrolaò u percoll thate. “Ku eshte Doktori i mire, Zonja D’Aquino?”
“Eshte larte me Xhanen.”
Kotrolaò pohoi me koke. Priti pak minuta ne heshtje per tu siguruar qe zonja nuk kishte me gje per te thene. I kenaqur qe kishte mbaruar, tha “Ndoshta, duhet te shoh femijen tani.”

Per nje moment nje shikim i erret kaloi mbi fytyren e zonjes . Pastaj ajo u cua nga karrikja e saj dhe i kerkoi atij qe ta ndiqte neper korridor per tek dhoma siper. Ato arriten ne kat te dyte dhe nga poshte neper korridoret e shtepise se gjere Kotrolaò mund te degjonte fshirjet e loteve te sherbyesve. Jashte ishte akoma erresire.
Ata qendruan jasht dhomes se Xhanes. Dera e rende ishte pak e hapur dhe nga sa shihte mund te thonte qe e kishin shqyer me force. Ai shtyu deren dhe pa brenda ne dhome. Ne shtrat gjendej Xhana e vogel. 2 centecimo bakri ishin vendosur mbi syte e saj. Ne tapet dhe me kembet e kryqezuara poshte tij ishte Gaspare D’Aquino. Kotrolaò mendoi qe kishte vrare veten pasi ishte gjunjezuar prane krevatit te vajzes se tij te vdekur dhe pastaj kishte rene mbrapsh. Pak pertej dores se tij te vdekur ishte nje revolver ushtarak i kalibrit 10.35 mm, model i vitit 1889.
Kotrolaò kishte ngrire nga skena qe i paraqitej. Ai e kaperceu sikur te ishte nje kokerr rere qe ndodhej brenda nje ore me rere dhe po pergatitej te kalonte nga njera ane ne tjetren.
Kotrolaò e dinte tani – edhe pse nuk e dinte se si e dinte – pse vejusha D’Aquino kishte thirrur ate dhe pse e kishte bere para se te therriste karabinieret. Ajo donte te dinte sekretin qe burri i saj i kishte peshperitur ne vesh vajzes se tyre. Ajo shpresonte se Kotrolaò, mjek si burri i saj, mund ti jepte nje drejtim ne ate sekret.

Ishte absurd, ai e dinte, qe kur u fut ne dhome per te pare me afer. Sikur te ishte nje sekret i tille i pranuar universalisht nga mjeket, nje i trasmetuar qe nga perfundimi i shkolles se mjeksise . Ai u gjunjezuar mbi shokun e vet te rene dhe ne heshtje i kerkoi qe ti jepte sekretin e tij . Ne distance Kotrolaò degjoi fishkellimen e nje treni qe udhetonte drejt Napolit.
“Zonja ime e dashur,” filloi ai te thonte me trishtim kur papritur atij gjerat ju qartesuan. Ai e dinte se cili ishte sekreti! Ai qendroi,shkundi rrobat dhe mori kohen per te formuluar ate qe do thonte. “ Sipas jush,zonje, nje femije ,cfare mund te kete frike me shume se vdekjen?” pyeti Kotrolaò.
“Nuk e di.”
“As une nuk e di,” tha ai, duke pare perreth dhomen e Xhanes tek fliste. “Por mendoj se veshtire te jete frika e nje denimi ne jeten e pertejshme; dhe mendoj se koncepti i zhdukjes individuale do te ishte teper i veshtire per tu kuptuar nga nje mendje kaq te re . Por frika e ndarjes, “ vazhdoi Kotrolaò , “edhe me i vogli mund ta kuptoje.” Ai tundi koken me bindje.
“Po, edhe me i vogli e kupton.” Ai shikonte direkt Zonjen tani. “Sekreti qe burri juaj ndau me vajzen tuaj ishte qe ajo nuk do te ishte kurre vetem. Sekreti ishte qe ai do ti qendronte afer…gjithmone”

Frederick Adolf Paola, MD, JD
Naples, Fla

pervec fakteve historike, pjesa tjeter eshte nje krijim i autorit.

(JAMA 2004 ; 292: 1795-6)


Postuar nga zemra misterioze datë 17 Shtator 2007 - 15:21:

Wink ja ku jam dhe une

Gjaku po helmohet gjithnje e me shume. Ne venat e mia nuk egziston gje tjeter vecse vrer dhe meri. Afrohem deri ne kufirin e pamundesise, pa mundur te flas; pa mundur te prek; pa mundur.................; Akrepat kalojne dhe bashke me to largohet dhe koha, shtohet hakmarrja ime per kete vend qe bente sikur sme shikonte, per kete vend qe kurre sarriti te me kuptonte dhe te miratonte gjerat qe une deshiroja, qe une vendosja. Ato smund te lexohen, ato nenkuptohen. Mund te ulerasim, te bertasim si te marre dhe te vrasim veten ne pafajsi. Mund te shkruajme sa te duam por me kot. Tani cdo gje ka marre fund dhe nese jo, do te marri sepse se shpejti, si gjithmon e keqja triumfon.
Ceshte kjo hije????????
Cjane keto duar Engjellore ?????????
Pse jeni pse pse ????
O ZOT cpo me ndodh?tani me vendose te luftoj me veten time? Ste mjaftonte e gjithe bota, tashme me vendos dhe ndergjegjen. Duhet te plotesoj deshiren Tende, te urrej veten time?
E po kjo ska per te ndodhur kurre, me vjen keq, si nuk te kam plotesuar deshirat e tjera dhe kete me pak.
Largohuni largohuni qe te gjithe , Ju jeni vetem per ngaterresa, ne vend qe te me prisni atje lart vini e me takoni ketu. Keni dhe guximin qe te me shikoni dhe ne sy, te qeshni dhe te te qani per mua. Une sjam bere per tu qare sepse cdo gje qe kam dashur eshte bere dhe kur i kam thene shiut te pushoje, ka pushuar nga frika nga tmerri se mos e shkretoja. Jam e afte te bej cdo gje ; tju largoj nga faqja e dheut.
Hakmarrja ime fillon aty ku mbaron Hakmarja Juaj.
Te lutem o ZOT me trego cfare ke shkruar per mua??????


Postuar nga NS-6 datë 26 Shtator 2007 - 04:05:

Feja dhe Shkenca

1.Lexo,me emrin e Zotit tend,i cili krijoi (cdo gje).
2.Krijoi njeriun prej gjakut te ngjizur (ne mitren e nenes).
3.Lexo!Se Zoti yt eshte me bujari!
4.Ai qe e mesoi (njeriun) te shkruaj me pende.
5.I mesoi njeriu ate qe nuk e dinte.
(Kur'an ,Surja Alak,1-5)

kam pase hapur shpesh diskutime me persona nga farefisi mbi ceshtje fetare,diskutime ku feja konsiderohet si prapambetje,si pengese per te arritur objektiva etj. me kujtohet nje rast per nje pyetje qe me bene dhe sa here qe e mendoj me vjen te qesh.
kishin ardhur te aferm ne shtepi dhe gjendeshim ne dhomen e pritjes. divanet tipike ne forme L qe kapin 2 faqe muri dhe kolltuqet qe shihnin ne ate drejtim. normalisht muhabeti terheq muhabetin dhe arriti nje moment qe u hap ceshtja e shkolles dhe po ne ate ceshtje u perzie edhe ceshtja e fese (e paevitueshme). pasi qe shfaqen mendimet e tyre duke mbajtur mendimin qe te dyja nuk mund te beheshin dhe se duhet ti jepja me rendesi shkolles (gje qe nuk e kisha mohuar ndonjehere) dhe se fene do te kisha mundesi ta praktikoja "kur te isha me i vjeter". deri ketu asgje te re nga ato qe kisha degjuar edhe ne diskutime te meparshme. diskutimi vazhdonte dhe ne nje moment,se kujt i shkoi mendja qe te sillte nje situate ne forme pyetjeje me pretekstin e kerkimit te dijes :
"kam nje pyetje-me tha-thjesht du me dit se di do veproje.imagjino te jesh ne nje salle operimi,dhe te vjen koha e namazit per tu fal.cfare do te beje,do falje namazin apo do vazhdoje operimin?"
kur e degjova pyetjen qe nuk do shume mend per te kuptuar qe ishte pyetje provokuese,per nje moment ngela sepse nuk mund te mendoja qe te mund te arrihej deri ne kete pike dhe te mendohej nje situate e tille.si per inat ju pergjigja direkt:
-te ma boje hallall ai personi,po namozi osh namoz kshu qe do shkoj te falem
sic mund te prisja,pergjigja u shoqerua me nje bresheri kritikash se si feja po me ndryshonte menyren e te menduarit te menyre rrenjesore (edhe lavazh truri me duket se permenden ) etj etj.
pasi u qetesuan te gjithe u kerkova leje te flisja serish:
- po me pyesni per nje ceshtje ku duhet te futet feja dhe shkenca. fillimisht duhet te dini qe ne fe ecet me argumente dhe argumentet ne fene islame jane ne 4 shkalle: vjen Kur'ani qe eshte fjala e Zotit,pastaj jane theniet e profetit (paqja dhe meshira e Allahut qofshin mbi te) qe e ka shpjeguar me se mire ceshtjet fetare,pastaj argumentet nga shoket e profetit qe kane jetuar me te dhe keshtu e kane pare me se miri se si ka vepruar,dhe ne fund eshte fjala e dijetareve qe nuk mund te mos argumentohen me 3 gradat e para te argumentimit.ne kete pike,besoj se jemi dakort.
keto argumente merren me dijen,dhe per me teper qe ajeti i pare i Kur'anit qe ka zbrit ka qene "Lexo,ne emer te Zotit tend,i cili krijoi",pra me ane te dijes arrihet tek argumenti. po ashtu dihet fare mire qe jeta e nje personi ka vlere mjaft te madhe dhe te shpetosh nje jete njeriu eshte si te shpetosh gjithe njerezimin. po ashtu ka argumente qe Zoti nuk e obligon asnje pertej mundesive te tij,keshtu qe une bej ate qe kam mundesi.qe ti kthehem situates se pyetjes,une do vazhdoja operimin dhe ishallah,namazin do ta falja me pas dhe do kerkoja falje tek Zoti,nese kam bere gabim. mendimi juaj eshte qe feja dhe mjeksia nuk mund te ecin bashke,por eshte nje mendim qe nuk eshte aspak i vertete dhe me ato qe kam lexuar mund tua vertetoj shume me mire. te gjithe juve qe jeni prezent ketu,kur kam pasur ceshtje qe kane te bejne me pervoja ne jete ju kam pyetur sepse e di qe jeni shume me te dijshem se une dhe mund te me keshilloni shume me mire,por kur vjen puna per ceshtje fetare,mendoj qe di pak me teper se ju dhe se mund te argumentohem disi me mire se ju ne ato ceshtje.nese dikush prej jush ka nje argument edhe me te mire,atehere jam i gatshem ta degjoj.
te them te drejten,ajo ka qene hera e fundit qe kam patur nje debat te gjate per ceshtje fetare.me kalimin e kohes sikur jane zbutur disi dhe kane filluar te shohin ceshtjen me pikpamje te ndryshme!


Postuar nga zemra misterioze datë 26 Shtator 2007 - 12:47:

deshiroja tju thoja, si ju dhe atyre qe lexojne ne kete forum dhe ne kete tem, une per vete jam MYSLYMANE , por do te deshiroja qe te mos hapeshin tema fetare .
Perse i beni keto diskutime? Per cfare arsyeje?
A jeni duke e kuptuar qe po beni predikime nepemjet kesaj adrese?
Atehere le te shkruajne qe te gjithe per fene e tyre dhe do shohim se sa debate do hapen dhe sa keqkuptime do behen.


Brenda mundesive, nese arrini te frenoni veten tuaj mos beni me predikime si Myslyman ashtu dhe te Krishtere, te gjithe jemi bij te ZOTIT e te gjith jemi nje JEMI NJEREZ.

Te respektoj ty qe shkruan per KURANIN dhe qe e lexon ose e ke lexuar ATE, por kije dicka parasysh :

qe fete jane si partite, dhe nuk ka me myslyman apo te krishtere me te denje ....


Postuar nga NS-6 datë 27 Shtator 2007 - 21:27:

ajo qe paraqita aty nuk eshte propagande fetare por thjesht tregova ate qe me ndodhi.tregova nje tematike me te cilen shumica e muslimaneve (por ma do mendja edhe te krishtere) qe bejne universitetin perplasen dhe duke qene se kam te beje me mjeksine,atehere tregova menyren se si une nga ana ime e menaxhova ate gjendje. nuk kam dale nga qellimi i temes (tregoja nje moment timin),sepse sic mund te kete mjeke kristiane ka edhe muslimane dhe cdokush ka problemet e tij.

nese dikush asiston ne momentet e fundit te nje personi te dashur dhe ne ato momente ka edhe momente fetare (ka bere nje lutje,nje pendim,ka kerkuar te falur,ka dhene keshilla per pasardhesit e tij,keshilla qe mund te kene qene edhe fetare) dhe ai person kerkon ti tregoje ato momente,sipas teje duhet ti shmange?une mendoj qe nuk mund ti shmange perndryshe momentet qe do tregonte nuk do te kishin te njejten vlere.
nje situate tjeter...nese kerkoj te flas per abortin dhe do ta shtjelloj si ceshtje nga ana bioetike,patjeter qe do kapesh edhe pikpamjen fetare sepse bioetika i permbledh te gjitha ceshtjet qe kane si objektiv njeriun dhe te drejtat e tij.atehere,ta shmangim kete pike?
etj etj...

cdo person udhehiqet nga morale dhe keto morale mund te jene fryt edhe i edukates fetare qe ka marre. veprimet e tij mund te ndikohen nga ato mesime.ti anashakalosh keto gjera,do te thote te mos kerkosh te futesh ne mendjen e dikujt dhe te kuptosh se pse vepron ne ate menyre!

une nuk po kerkoj te hap tema fetare ne kete zone sepse po te ishte qe do kerkoja,tema e pare qe do kisha hapur do ishte per mjeksine e profetit (paqa dhe meshira e Zotit qofte mbi te) por sic mund ta kesh pare deri tani nuk e kam bere sepse e dija qe ka persona qe mund te jene gati per te me kritikuar...

keshtu qe mund te them qe mendimi yt per shkrimin qe bera me duket pak i nxituar dhe do te kerkoja ti analizoje pak me ndryshe shkrimet qe lexon...fundja cdo pjese,eshte pjese e mendjes se dikujt...

besoj se kjo mjafton per te te dhene nje ide te asaj qe kam kerkuar te tregoj me siper...


Postuar nga zemra misterioze datë 28 Shtator 2007 - 10:27:

ndoshta u preke dhe te kerkoj ndjese sepse nuk kisha ate synim, por avash avash ke per te kaluar ne tema qe as ti vet sdo e kuptosh se si je futur ne to. Je i lire te shprehesh cdo mendim tendin, kush jam une qe mund te te ndaloj? Por nuk eshte e thene qe ne cdo fjali tendin te shprehesh pjese nga Kurani, me gji these ti e di vet skam psa te te kritikoj.

shkrim te mbare


Postuar nga NS-6 datë 28 Shtator 2007 - 15:10:

Unaza

Citim:
Po citoj ato që tha Eria
Ishte dita e fundit e gushtit,e premte 31.
Mu duk e veshtire te pranoja refuzimin tend qe te mos haje me.Ate dite ti as me goje nuk me fole me.Qendroje atje ne shtrat e heshtur,thuajse ne gjendje koma.
Duke te ledhatuar duart qe te flije e qete,kapa unazen tende ne njerin gisht dhe iu drejtova mamit qe rrinte ulur ne divanin tjeter: -`Unazen e nenes do e marr une.....nese ndodh ndonje gje....´
Ti qendroje atje e heshtur,nuk beje ze.I hape syte dhe me pe per here te fundit.Tu mbushen syte me lot,dhe me nje fuqi te jashtzakonshme(nuk e di ku e gjete forcen) me more doren dhe ma puthe.
Ishte takimi yne i fundit.
Dy dite para se te mbyllje syte perhere,mbi jastekun tend gjeta unazen qe te kerkova.Ti e kishe hequr,ishe stermunduar gjithe naten,qe une ta merrja dhuraten tende ne mengjes.Sot e kam ne dore ate unaze,skam per ta hequr me.
Mbasditen e 5 shtatorit ti mbylle syte,aq e qete.A thua vdekja nuk eshte aq e tmerrshme sa thone? Kisha frike nga vdekja,por ti me bere te forte.Flm qe me dhe mundesine te te qendroja prane deri ne fund.
Per dy muaj e tre dite ju humba te dy,por e di qe tani jeni bashke dhe me shikoni qe atje larte.Tani kam dy engjej mbrojtes qe mendojne per mua.
Ju dua shume.
Per gjyshin dhe gjyshen me te mire ne bote.
I perjetshem qofte kujtimi juaj!!!!



shkeputur nga tema "Copeza jete nga e kaluara.."


Postuar nga bleta punetore datë 28 Shtator 2007 - 18:48:

Re: Unaza

Citim:
Po citoj ato që tha Eria


Dy dite para se te mbyllje syte perhere,mbi jastekun tend gjeta unazen qe te kerkova.Ti e kishe hequr,ishe stermunduar gjithe naten,qe une ta merrja dhuraten tende ne mengjes.



Postuar nga NS-6 datë 15 Tetor 2007 - 04:55:

pjese nga shume mendje...

<<...me ju thene te drejten nuk kam cfare tu them me teper. Nese do me duhej tu shpjegoja gje ne kete leksion do te ishte menyra si duhet te silleni ne profesionin e mjekut,perballe pacientit tuaj. Dua tu them ate qe mund tu duket si nje tragjedi por thelle thelle eshte realiteti. Kur te beni rolin e mjekut bejeni me idene qe 80% e pacienteve tuaj nuk sherohen. Nese nuk e pranoni kete gje,atehere gjeni nje fakultet tjeter sepse nuk jeni ne vendin e duhur. Do pyesni atehere cfare shpeton mjeku? Ju keni per detyre te beni cfare keni mundesi qe te sheroni semundjen,jo te semurin , por jo gjithmone do ja arrini. Duhet te pranoni qe shumica e semundjeve ecen si tu doje qejfi,dhe te pakta jane ato qe i pergjigjen ne menyre te plote terapise qe u jepni. Kjo gje ben pjese ne nature e mjeksise se sotme qe nuk eshte nje shkence precize…per te mos thene fare qe mjeksia nuk eshte shkence por bazohet ne fakte shkencore. Nuk dua tu demoralizoj por ky eshte realiteti. Do mesoni shume prej pazienti tuaj dhe ndonjehere do ti mesoni duke i bere keq atij. Do mesoni nga ai gabim e do tentoni te mos e perseritni me! Harrojini librat ne ato momente. Ato jane teper statike! Ka kete simptome,kete simptome, kete simptome dhe oburra kjo eshte diagnoza. Sikur te ishin gjerat kaq te thjeshta atehere ky profesion nuk do konsiderohej i vecante. Rralle here do ju qellojne semundjet aq haptazi sic ju paraqiten ne libra. Pastaj me thoni ju aman, lexoni aty semundje te ralla fare,semundje qe sdo ju qelloje kurre ti shihni ne jeten tuaj. Harrojeni Dr.House se ai eshte idiot. Ju them qe me shume bakterie ka ne rrobat e ne trupin e atij personit se sa ne gjithe spitalin. Beni mjekun,mos enderroni te beheni si ai. Profesioni i mjekut eshte unik per menyren se si te perfshin. Stetoskopin ne vesh e vendosin te gjithe,nuk eshte kjo qe e dallon mjekun. Tregoni respekt kundrejt atij qe keni perpara sepse eshte njeri dhe do ndaje me ju nje pjese te botes se vet! Do degjoni cdo lloj historie,do beheni pjese e cdo lloj sekreti qe nuk do te mund ta ndani me njeri tjeter, do shihni paciente tek vuajne e do ndani me to fjalet e fundit e pse jo mund te jene edhe “Faleminderit Doktor”, do shihni paciente tek shuhen ne duart e juaja,do jeni nga ato qe do thoni oren e vdekjes,do jeni nder ato qe do i jepni lajmin familjeve te tyre,do jeni nder ato qe do shihni fytyra te qeshura tek dalin nga dera e spitalit dhe do uronit qe te mos ktheheshin me brenda atyre mureve. Do luani letra me nje pacient me maske Venturi tek merr oksigjen per te kompensuar ate veshtiresi qe ka per te marre fryme vetem e vetem qe ta beni qe te harroje sa do pak ato momente dhe te ndihet qe ka dike afer, do merrni nga patatinat e nje pacienti te trapiantuar duke i thene qe heren tjeter ti sjelli me djathe se me qepe nuk ju pelqen :p , do gezoheni e do hidheroheni ne te njejten kohe, do ti dhuroni nje buzeqeshje dikujt,nje buzeqeshje qe do te vleje me teper se e gjithe kjo bote per te…e nderkohe qe beni gjithe keto gjera,duhet te ruani gjithmone ate kufi te cilin emocioni dhe rrembimi nuk duhet te kaloje qe te mos influencoje aftesine tuaj ne vendime! Jo te gjithe ja arrijne!
Por me e bukura eshte qe pas atyre ore pune,tek dilni nga dyert e atij vendi ku punoni,do ktheheni ne shtepi tek familja juaj…do hidhni pas shpine tere ate qe perjetuat disa momente me para dhe do te ndryshoni masken plotesisht per te luajtur nje rol tjeter… mos guxoni te coni ne shtepi punen sepse do kryeni gabimin me te madh…per sa ajo pune mund te jete rrembyese,duhet te jeni te tille qe te mbetet brenda atyre mureve! Ne shtepi nje grua qe ju pret,e mos me thoni qe do ta kaloni jeten tu u ndal rruges per shpi me mor nenjones ose duke u sjell me Benz a me BMW anej nga blloku. Do kuptoni qe vjen nje moment ne jete qe njeriu kerkon qetesi ,te strehohet ne nje vend te qete, afer nje personi qe do,te kete nje familje. Kurre nje karriere e suksesshme nuk do arrije tua jape ate kenaqesi. Do ktheheni pikerisht tek keto njerez, ajo grua e ato femije dhe aty duhet te silleni ne anen tjeter te fytyres,te beni rolin e prinderit. Dmth duhet te jeni te afte te luani te dy rolet ne menyre te perpikte qe mos ngeleni pas sepse mjafton te deshtoni tek njeri dhe jeni te mbaruar edhe tek tjetri…duhet te krijoni nje ekuiliber dhe ta mbani ate. Do keni momente qe do ju duhet ti nderthurni te dy maskat e te tentoni te beni prinderin mjek e ne keto situata do vini re difektet tuaja...

Keto gjera do jeni dhe duhet te jeni ju…ky eshte profesioni i vertete i mjekut,natyra e tij e vertete…>>


Postuar nga NS-6 datë 24 Tetor 2007 - 04:31:

-sa gishta sheh? ti i cmendur...boll me pe vjedhurazi.sa jane?
-kater.
-kater?nje idiot tjeter...

....

....

-gishtat. cila eshte pergjigja?
-oh,ti je nje tjeter nga ato cunat e ndritur...qe e dine gjithmone pergjigjen e sakte apo jo? mirseerdhe ne boten e vertete!sa gishta sheh?
-jane 4 gishta Artur!
-jo,jo,jo,me shih mua!
-cfare?
-ti po perqendrohesh tek problemi. nese perqendrohesh tek problemi nuk do gjesh kurre zgjidhjen.kurre mos u perqendro tek problemi. me shih mua! sa gishta sheh?jo,shih pertej gishtave!sa gishta sheh?
-tete!
-tete.tete. po!po! tete eshte nje pergjigje e mire. po. shih ate qe askush tjeter nuk mund te shohe...larg frikes dhe perputhjes dhe pertacise. shihe boten si dicka te re perdite. Ah,e verteta eshte,qe je ne rruge te duhur. nese nuk do kishe pare dicka ketu...prane nje plaku te cmendur dhe te padurueshem...nuk do kishe ardhur...

(shkeputur nga filmi "Patch Adams")


Postuar nga NS-6 datë 02 Dhjetor 2007 - 05:43:

1 faqe e vetme

ndonjehere mjafton 1 faqe e vetme per te bere histori


Postuar nga NS-6 datë 13 Janar 2008 - 05:14:

metoda e re e vizites...

Kamila ka pak kohe qe ka ardhur dhe ka qene mjaft e perfolur . Gjithsesi,kjo kohe ka qene e mjaftueshme qe te fillohet te flitet keq per te! Shpresohej se do ndryshonte gjithcka,por me sa duket kjo shprese duket se do mbetet nje iluzion…nje iluzione ndoshta per shkak se nuk diten ta prisnin! I nxituan teper dhe pasojat vihen re qarte fare tani!
Kamila nuk eshte femer por thjesht nje program kompjuteri dhe si per ta theksuar kete i kane shtuar edhe nje numer 3 pas, si per te thene qe 2 versionet e para te saj kane deshtuar! Ishte programuar per te qene sa me i kompletuar me detaje. Deri ketu duket se gjithcka eshte ne rregull por tek e sheh ne praktike kupton qe ata qe e kishin shpikur kishin menduar vetem per anen e programimit dhe jo shume per ate qe do perfaqsonte ky program ne klinike! ndoshta ajo qe duhet tu kerkohej (ose ndoshta qe kerkuar) ishte nje program i thjeshte qe te permblidhte informacionet ne menyren sa me te thjeshte! Ajo qe nuk kane kuptuar eshte qe nuk kemi te bejme me 1 ose 2 paciente por me shume se 700 te tille dhe koha eshte mjaft e limituar per ti hedhur te gjitha te dhenat ne ate bote plot me faqe e hapesira sic eshte kamila3! Sapo e hap si program, shtangesh ne ate qe gjen perpara…faqe e faqe ku duhet te manovrosh per te hedhur ne vendet e duhura gjerat qe te thote pacienti. Per disa eshte mjaft i nderlikuar,per disa te tjere nuk eshte i pershtatshem per qellimet qe ka!
Po pacienti nga ana e tij si ndihet? Para kamiles,pacienti fillon te ndihet ne siklet dhe kjo gje duket qarte!duket qarte tek ja ben pyetjen se si i duket kjo metode dhe te qendron me ndroje pa bere asnje koment ! Ka qene mesuar me pyetje te bera ne nje menyre tjeter kurse tani gjendet para nje programi i cili ka pyetjes statike dhe perpara nje mjeku i cili me teper shikon ekranin se sa fytyren e tij! Kjo gje duket sikur e largon dhe e shqeteson edhe me teper! Ku qendron avantazhi i nje programi te tille atehere ku ti qendron 15 min para nje ekrani kompjuteri per te bere ne fund 5 minuta mjekun? Disave kjo gje nuk u ben pershtypje sepse jane nga ata qe nuk jane te implikuar ne menyre direkte ne perdorimin e nje programi te tille! Jane nga ata qe gjerat u jane shpjeguar ne format ideale dhe i eshte thene qe kjo metode do zgjidhe gjithcka por nuk ja kane idene se cfare po ndodh me te!
Mund ta cilesoj nje hap te nxituar! Duhet te ishte pritur me teper dhe te parashikohej me me kujdes se cfare mund te ndodhte me kete metode te re,pamvaresisht se kjo gje ne boten klinike duhet te zere nje vend patjeter sepse keshtu kane ardhur kohet! Por ajo qe duhet te behet eshte qe te ndiqet ky evolucion duke menduar qe do sherbeje per te ndryshuar dicka ne te mire te pacientit!
Fazen e pare, kamila3 nuk e ka kaluar mire! tani mbetet vetem per tu pare se cdo te ndodhe ne te ardhmen…ndoshta do te kete nje kamila4 ne nje kohe te shkurter… ose ndoshta do rikthehet metoda e vjeter…


Postuar nga NS-6 datë 18 Maj 2008 - 15:56:

Smile nje dite si gjith te tjerat

te merresh me kalamaj,ka bukurine e vet dhe ne te njejten kohe veshtiresine e vet. kjo,sepse,per ta edhe vizita eshte pjese e lojes se tyre te perditshme dhe nuk duan tia dine se cfare po ndodh rreth e qark. nuk duan tia dine se per cilen arsye jane paraqitur ne ate vizite! e vetmja gje qe i sjell pak shqetesim kur futen ne ambulator eshte prezenca e infermierit me kemishen jeshile qe perkthyer ne gjuhen e tyre do te thote "nje qenie me age ne dore,gati per ti marre gjakun per analiza"
per sa i perket muhabeteve,nuk mund tu flasesh per Interin a per Milanin ose per filmin e fundit qe pe ne televizion ose kinema. maksimumi do fillosh ti permendesh personazhe di Goku,Gromits,Yugi-yo,Pokemonet. mund ti pyesesh se cilet personazhe u pelqen me shume,se deri ne ca pike ka mberrit Goku,a e mundi Marshinbun apo jo () e gjona te tilla. nga ana tjeter serioziteti i muhabetit ka kapur pikat me te larta me nje larmishmeri detajesh qe ne nje moment duhet tu besh prite nese shpreson qe brenda ores 2 te drekes se kthehesh ne shtepi (:p). sa per gocat mjafton tu permendesh Winks-et dhe gjeja e pare qe te pyesin eshte "cila nga Winks-et te pelqej"...pergjigja gjithmone eshte Flora,edhe pse nuk ja kam idene se kush eshte por te jeni te sigurte qe ka pelqimin e shumices se gocave te vogla .
ndoshta nje bisede e tille mund te duket si pakuptim,por eshte pika kyce per ta bere nje femije te filloje te kete besim tek ty,duke qene se do te duhet ta vizitosh.
e nese kjo pike nuk ka arritur qellimin e duhur,atehere mund te perdoren metoda te tjera si psh marreveshjet qe nese ti me le te degjoj zemren dhe mushkerite ty,une do te le te degjosh zemren dhe mushkerine time me fonendoskopin. me kete metode,mund te besh per vete edhe ate pjese te vogel kokefortesh per te cilet Goku ste kishte ndihmuar.

femija i rradhes ishte rreth 2 vjec.tip i qete.rrinte ul aty ne karrike e se ca luante neper duar. pasi ju be vizita dhe ju degjua kafazi i kraharorit,u ul serish dhe vazhdonte routinen e tij. ne ate moment i zune syte shkopat qe ulin gjuhen kur kerkon ti shohesh fytin dhe ne menyre istinktive zgjati doren dhe kerkoi te kapte nje. i dhashe 3 cope. nderkohe qe doktorresha fliste me te emen per dieten dhe problemet qe femija kishte ai fillonte shperndante shkopat,nje per mamim, nje per doktorreshen,nje per vete.pastaj i mblidhte serish. nje bote komplet me vehte nga ajo ku ndodhej.
ja mora njerin shkop dhe i vizatova nje yll,nje hene dhe diellin nga njera faqe e shkopit. pergjigja e tij? -prap! ne fund perfundova qe i bera nga 3 vizatime ne secilen ane te shkopave (jo per gjo,po kush te linte mo ),nder keto anije,avion,makine,topolinon,paperinon, nje peme etj...
pasi doktorresha perfundoi keshillat,me kerkoi ti shkruaja terapine ne kompjuter. nderkohe qe shkruaja shihja here pas here femijen qe i shkelqenin syte nga gezimi dhe i tregonte te emes,shkopat me vizatime siper. e ema qe i thonte "sa te bukuuuur. si thuhet ne keto raste?"
femija i vogel,u cua,beri xhiron rreth tavolines,erdhi me hodhi krahet ne qafe dhe me puthi ne faqe.une qe ngela sepse nuk e prisja.
"kjo eshte menyra e tij per te thene faleminderit" tha e ema!


Postuar nga NS-6 datë 23 Prill 2010 - 02:18:

Angry Per te mos harruar kurre

Ky shkrim eshte pergatitur per tu vendosur ne faqen MjekesiaSot por do doja qe te paraqitet ketu si fillim duke qene se kjo teme ka qene hapur e para mbi keto ngjarje:


Jam drejtor i departamentit te pediatrise ne Kliniken e Femijeve ne Sarajevo dhe president i Shoqates se Pediatreve te Bosnjes. Spitali yne i femijeve - spitali qendror pediatrik per Bosnjen dhe Herzegovinen - u shkaterrua bashke me Institutin e Obstretikes dhe Gjinekologjise. Ndodhi me 26 dhe 27 Maj, 1992, ne kete menyre.
Ne prill 1992, kur filloi lufta ne Sarajevo, ne degjonin me menyre te vazhdueshme granata dhe predha, dhe u veshtiresua menyra per te arritur spitalin tone. Kishte shume postblloqe. Mund ta benim duke u fshehur neper pemet dhe ndertesat qe ishin akoma ne kembe.

Ne Maj, situata u be edhe me e keqe. Ne vazhdonim te vinim ne pune çdo dite. Prinderit e pacienteve tane u frikesuan edhe me teper dhe mundoheshin te merrnin femijet ne shtepi kur edhe shtepite e tyre nuk ishin me te sigurta. Ne mes te majit, vetem femijet me te semure ishin akoma ne spitale.

Ne mengjesin e 26 majit, 1992, kisha shume veshtiresi te mberrija ne spital si pasoje e plumbave te snajperave dhe postblloqeve te shumte. Linja serbe atehere ishte vetem 50 metra nga spitali yne. Kur mberrita, gjeta stafin dhe pacientet si te ishin shume te lumtur dhe shume te frikesuar njekohesisht. Ata qe kishin pasur turnin nuk kishin mundur te iknin ne shtepi; ne total kishim gjashte infermiere dhe tre mjeke. Kontaktova komanden e mbrojtjes se territorit i cili na siguroi qe e konderonte te pamundur qe forcat Serbe te mund te bombardonin direkt mbi ne sepse e dinin qe ndertesa ishte spital, dhe se kishte femije ne te. Ai na tha te mos shqetesoheshim. Klinika jone nuk kishte mbrojtje per bombardimet.

Rreth ores 4, kuptuam qe spitali yne po bombardohej ne menyre direkte. Nuk donim ta besonim ne nje moment te pare kete gje. Vendosem menjehere qe duhet ta evakuonim duke qene se nuk kishte vend te sigurte per femijet tane. Spitali i Obstetrikes dhe Gjinekologjise ishte 100 metra nga ne, nje ndertese me e madhe dhe kishte nje strehe qe mund te perdornim. Nderkohe qe benim keto plane, u intensifikuan bombardimet. Forcat qe po na ndihmonin ishin disa persona qe ishin fqinj dhe disa te tjere qe kishin grate qe punonin ne spital.
Neonatologjia jone kishte 17 te sapolindur,shumica te lindur para kohe me prejardhje nga jasht Sarajevos. Per evakuimin e tyre, duhet ti largonim nga inkubatoret. Secili prej nesh mbante nga dy tre femije dhe vraponte drejt spitalit tjeter. Plumbat dhe predhat fluturonin rreth nesh nderkohe qe vraponim duke mbajtur femijet. Zhumra ishte shume e bezdisshme. Kur kishim evakuuar 33 femijet me te moshuar, ishim te lodhur. Ne kete pike, nuk mund te mbaja peshen e nje vajze 6 vjecare qe ishte e semure rende nga leuçemia. Ajo me pa me qetesi dhe me tha "Mos u merzit. Shkoj vete" dhe ashtu beri. Ne arritem te leviznim te gjithe pacientet tane ne strehen e spitalit te Obstetrikes dhe Gjinekologjise ku u bashkuam me pacientet e tyre (105 nena me femijet e tyre te sapolindur, 75 paciente gjinekologjike, dhe disa nena dhe femijet qe po strehoheshin aty) dhe 48 anetare te stafit. 5 minuta me vone nje granate ra mbi njesine tone te te sapolindurve dhe shkaterroi cdo inkubator dhe marre flake e gjithe njeria. Nese do kishim pritur edhe pak, femijet tane do perfundonin te djegur te gjalle.

Ne u mblodhem te gjithe ne strehen e Institutit te Obstetrikes, disa qindra njerez te mbledhur bashke: femijet te lindur para kohe qe nuk kishin oksigjen, femije te semure rende, prinder te bllokuar, dhe mjeke, infermiere dhe stafi. Se bashku u munduam te organizonim jeten ne ate strehe kur nuk kishte as drita, as uje, vetem disa qirinj. Vendi ishte pothuajse komplet i erret. Askush nuk ishte i pergatitur. Asnje nuk e priste kete.

Pak me vone, rreth ores 6 pasdite, filloi bombardimi i vendit ku je po strehoheshim. Tek strukeshim te gjithe ne strehe, mund te degjonim bombardimin e nderteses se ishte siper nesh. Kur kerkuam ndihme me ane te readios, mesuam qe katet po shembeshin njeri pas tjetrit siper nesh. Pacientet dhe nenat e tyre filluan te bertisnin dhe te qanin. Kjo vazhdoi per ore te tera, perjetesisht. Rreth ores 3 te mengjesit bombardimet sikur u pakesuan, por te gjithe qendronin te zgjuar dhe te frikesuar. Ne mengjes, bombardimet filluan serish, edhe pse me intensitet me te ulet. Nderkohe erdhen makina dhe ne i evakuam pacientet ne spitalin universitar 2 km me tej. Nerkohe qe largoheshim vazhdonin te na gjuanin; fatmiresisht askush prej nesh nuk u vra. Gjithsesi, duke qene se mungonin inkubatoret, i ngrohti dhe oksigjeni, nente nga te vegjlit tane vdiqen, tre te lindur para kohe nga Instituti i Obstetrikes dhe Gjinekologjise dhe gjashte nga Klinika jone e Femijeve.

Ne mberritem ne Spitalin Kosevo, ne nje zone qe na jepte te pakten nje vendqendrim. Disa dit me vone trasferuam edhe ato pak vegla pune qe nuk ishin shkaterruar nga klinika jone e femijeve. Gjithsesi, te gjitha dosjet e pacienteve tane ishin shkaterruar, 47 vjet pune.

Shtepia jone e re ishte projektuar per mjekesi berthamore; gjysma e nderteses nuk kishte drita ose dritare dhe ishte e erret per gjithe kohen. Gjithsesi, ne vazhduam te mbanim sherbimin hapur. Kemi punuar pa uje te pijshem ose nxehtesi. Spitali Kosevo po ashtu ishte bombarduar. Per kete arsye, mbajtem pacientet me te semure ne spital ndersa te tjeret i derguam ne shtepi. Gjithsesi, ne e dime qe ata qe jane ne shtepi, jetojne me veshtiresi, shumica prej tyre ne streha per dy vjet si cdokush tjeter ne Sarajevo.

Qe nga prilli 1994 bombardimet e Sarajeves jane ulur, edhe pse vazhdojne te gjuajne snaiperat. Ne kemi pasur pak uje dhe ndonjeher elektricitet. Ne vjeshte 1994, e gjithe Sarajevos, bashke me spitalin tone, ju nderpre uji, elektriciteti, gazi dhe telefonat. Rezervat e ushqimit tone ishin te pakta per shkak te bllokimeve te rrugeve te Sarajevos dhe ndalimi i fluturimeve si pasoje e gjuajtjeve kunder avioneve humanitare. Femijet tane jane edhe me teper te paushqyer dhe anemike. Ne ndihemi ne limit. Vijne me pune cdo dite te lodhur. Nuk kemi marre rroga qe nga fillimi i 1994. Ne kemi probleme jo vetem me femijet tane dhe me spitalet tane, por edhe me familjet tona.

Dhe akoma nuk e kuptojme si armet mund tu drejtohen nje spitali te femijeve dhe grave.

Fjale te metejshme
Nje dite e gjys pas shkrimit te ketij tregimi ne shtepine e vet ne Sarajevo ne shtator 1994, rifilluan bombardimet dhe Dr. Zecevic pesoi nje plage te rende ne gjoks ne anen e djathte. Ajo mbijetoi dy torakotomi dhe ju rikthye punen ne nentor 1994.

Nga nentor 1994 Klinika e Femijeve u zhvendos ne nje vend tjeter brenda Spitalit Kosevo. Vazhdojne mungesat e dritave, ujit, gazit, nxehtesise, ushqimit dhe rezervave. Kane vazhduar gjuajtjet e snaiperave kunder civileve dhe ne pranvere 1995 bombardimi i Sarajevos u be edhe me i rende. Ne dy jave e gjys te Qershor 1995, dy paciente ne kopeshtin e Spitalit Kosevo u vrane nga snaiperat, dy paciente u vrane gjate bombardimeve te kopshtit te semundjeve infektive dhe dy paciente te tjere qe po merrnin uje u vrane nga bombardimi i zones para spitalit.

Shkruajtur nga Ezma Zecevic Cermerlic , MD
Sarajevo, Bosnia-Herzegovina

JAMA Gusht 1995


Postuar nga kurt datë 23 Prill 2010 - 03:16:

e lexova deri ne fund me shume kureshtje NS-6 duke kujtuar se ishte nje histori e jotja personale, por megjithate, shume sad dhe interresante te rikujtosh maskrat e bosnjes...


Postuar nga NS-6 datë 05 Nëntor 2010 - 02:56:

Kapiteni

(Perkthyer nga shkrimi "Kra, Seigfried J. The Captain. JAMA 1993 ; 269 (15): 1934)

Pak vite me pare, mora nje telefonate nga nje prej pacienteve te mi qe dukej teper e shqetesuar.
"Babai ka dhimbje ne kraharor. E di qe po i vjen nje atak kardiak. Refuzon te shkoje ne spital. Cfare duhet te bej?"
"Nese refuzon eshte e drejta e tij" ju pergjigja, " por me lini te flas me te".
Nje ze i ashper u degjua ne linje "Doktorr,sme bind dot, mos u lodh kot. Shko e luaj golf"


Injorova frazen e fundit. "Nuk dua te te bind z.Ripchen. Thjesht per kuriozitet, çfare pune ben?"
"Cfare pune bej? Doktorr, jam kapiten porti...nese e ke parasysh ça jom tu thon"
"Kapiten, e di se cfare eshte nje kapiten porti. Kam qene ne det". Ai qendroi ne heshtje dhe vazhdova " Kam qene detar tregtar, Kapiten, para shume kohesh".
"Me te vertete?" ma ktheu.
"Po. Ke degjuar ndonjehere per Mankato Victory?"
"Mankato!" bertiti ai. " ka qene anija ime! Ta ka thon goca ime ty. Dije qe ska per te funksionu. Nuk shkoj ne spital dhe nuk vi as ne zyren tuaj"
"Mire, kapiten Ripchen, une kam qene tek Mankato dhe ju duhet te vini ketu per te gjetur se çfare beja une ne anijen Victory"

Edhe sot se di pse e pyeta ate njeri nese kishte degjuar ndonjehere per Mankato Victory. Kishte qene shume kohe perpara kur punoja per Marine State, nje kompani qe trasportonte ngarkesa nga Islanda, Wellsi dhe Hamburgu, Gjermani mbi ato anije te vjetra te luftes se dyte boterore, Victory dhe Liberty.
"Shif, robo, do vi ne zyren tende," tha ai, " po do jete mire per ty te me thuash te verteten. Perpara se te largohem, me thuaj, si e kishte emrin operatori i radios tek Mankato?"
" 'Sparky' e kishte emrin"
"Ne i quanim te gjithe 'Sparky' " ma ktheu. "Ca paraqitje kishte?"
"Sparky? Kishte floke te kuq dhe nje sy xhami, dhe ishte nga Finlanda"
"Per ça te ze be!" thirri me te madhe. "Sparky kishte floke te kuq dhe nje sy xhami. Ne cilin vit ishit ne Mankato"?
"1953 deri ne 1954," ju pergjigja.
"Nga u nis anija?" me pyeti.
"Nga porti i vjeter i Brooklyn Navy. Per arsye sigurie, mund te hipnim vetem duke marre nje terheqese anijesh. Duhet te ngjiteshim nga nje shkalle e Xhakobit per te hipur ne bord. Brooklyn ka qene nje port anijesh i rendesishem ku anijet dilnin me tanke dhe makina."
" E vertete. Cfare ishit ju, nje agjent i sigurimit?" me pyeti.
"Kete nuk ta them nese nuk lejoni ndokend qe tu vizitoje " kembengula. "Kapiten, a keni akoma dhimbje ne kraharor?"
"Skam me. Jam mire fare"
"Degjo, kapiten, shko ne spitalin me te afert atje. Nuk ke nevoje te vish ketu"
"Nuk me bind dot qe te shkoj ne spital. Atehere, meqe ke qene ne Mankato ne vitin 1953," vazhdoi, "me thuaj ku ishim ne nentor te atij viti."
"Ne Detin e Veriut, " i thashe, "lame Islanden ne mes te nje stuhie. Anija gati u nda ne dysh, dhe humbem nje pjese te ngarkeses"
"Ti ka thon goca ime keto. Duhet ti kete tregu te gjitha detajet."
"Jo, zoteri. Ne fakt, njeri nga burrat ishte plagosur aq keq sa qe ndryshuam rrugen per ne Groenland, " i thashe. " ishte inxhenjeri juaj i pare, Robert filani."
"Robert McCormick," plotesoi ai. " m'prit se erdha. Duhet te te shof, por nuk mendoj se do me bindesh te shkoj ne spital."

U bene me se 30 vjet qe kur e kisha pare per here te fundit. Ishte i gjate siç e mbaja mend dhe me pamje bindese. Vishte nje kapele qe mund ta bleje vetem ne Bremerhaven, Gjermani, te dekoruar me disa gjilpera te vogla qe tregonin te gjitha portet qe kishte vizituar. Ai sigurisht qe nuk me njohu tek sillej verdalle meje duke me pare lart e poshte. Dukej njelloj perveç fytyres me rrudha dhe flokeve gri. Me kujtonte aktorin Raymond Massey.
Pasi erdhi verdalle 3 here, rreshqiti dhe ra perdhe, u ula te vizitoj. Zemra e tij rrihte shume shpejt dhe presioni i gjakut ishte shume i larte. Thirra nje ambulance.
" Jam ne rregull, Dok, " me peshperiti, "thjesht pak i dobet. Besoj se do shkoj ne spitalin tuaj per disa dite." Heshti nje moment. " Por vetem nese ti kujdesesh per mua."
Edhe pse kisha vite praktike dhe kisha marre pjese ne ndihmen e qindra personave me infarkt te miokardit, e pritura e ambulances tek qendroja mbi nje pacient kishte gjithmone te njejten efekt tmerrues qe ka pasur heren e pare qe me ka ndodh.
"Mos u tremb, Dok" tha Kapiteni." ky kale i vjeter ska per te vdek ne zyren tuaj. Thjesht kujdesuni per mua."

Sigurisht qe u kujdesa per te. Cdo dite, ne njesine koronare te ndihmes, flisnim bashke. Folem per ditet ne det, ne Islande dhe per Reykjavikun. Kujtuam grate e bukura Nordike, aq te gjata dhe aq terheqese...qe rezufuan te benin ndonje gje me ne. Dhe per notin ne pishinat e ngrohura nga gaizerat, te ndertuar nga Nazistet para luftes.
Beme shaka per lojrat e pokerit qe luanim ne anije. Luanim mbi mbulesat e lagura te tavolinave ne menyre qe te mos na iknin letrat nderkohe qe Deti i Veriut perplasej mbi anijen tone pa meshire. Kapiteni gezohej per vizitat e mija ashtu si edhe une.

Edhe pse flisnim gjate , çdo dite ai kercenonte se do firmoste dhe do dilte nga spitali por kisha akoma nje leter pa luajtur.

"Cfare beje ne anijen time," vazhdonte te me pyeste, " perveç se te fitoje ne poker?"

"Nese qendron deri ne fund, te jap fjalen qe do ta them. Nese largohesh para se te jesh mire, nuk do ta marresh vesh kurre."

Ai mbijetoi nga infarkti i miokardit dhe me pas ju nenshtrua nje nderhyrje bypassi koronar. Diten kur do te dilte, me tha, " atehere, Dok, do me thuash çfare beje ne anijen time?"

"Kapiten, isha nje detar i zoti, por duke qene se kisha mbaruar shkollen paramjekesore, vendoset te me benit ndihmes farmacist"

Nje vit me vone, kapiten Ripchen me dergoi nje foto te Mankato Victory, asaj anije te vjeter transporti te luftes se dyte boterore, te cilen e vara afer tavolines si kujtim per ato dite mbreselenese ne det.


Postuar nga AngelDevil datë 06 Nëntor 2010 - 00:38:

Re: Kapiteni

Citim:
Po citoj ato që tha NS-6
(Perkthyer nga shkrimi "Kra, Seigfried J. The Captain. JAMA 1993 ; 269 (15): 1934)

Pak vite me pare, mora nje telefonate nga nje prej pacienteve te mi qe dukej teper e shqetesuar.
"Babai ka dhimbje ne kraharor. E di qe po i vjen nje atak kardiak. Refuzon te shkoje ne spital. Cfare duhet te bej?"
"Nese refuzon eshte e drejta e tij" ju pergjigja, " por me lini te flas me te".
Nje ze i ashper u degjua ne linje "Doktorr,sme bind dot, mos u lodh kot. Shko e luaj golf"


Injorova frazen e fundit. "Nuk dua te te bind z.Ripchen. Thjesht per kuriozitet, çfare pune ben?"
"Cfare pune bej? Doktorr, jam kapiten porti...nese e ke parasysh ça jom tu thon"
"Kapiten, e di se cfare eshte nje kapiten porti. Kam qene ne det". Ai qendroi ne heshtje dhe vazhdova " Kam qene detar tregtar, Kapiten, para shume kohesh".
"Me te vertete?" ma ktheu.
"Po. Ke degjuar ndonjehere per Mankato Victory?"
"Mankato!" bertiti ai. " ka qene anija ime! Ta ka thon goca ime ty. Dije qe ska per te funksionu. Nuk shkoj ne spital dhe nuk vi as ne zyren tuaj"
"Mire, kapiten Ripchen, une kam qene tek Mankato dhe ju duhet te vini ketu per te gjetur se çfare beja une ne anijen Victory"

Edhe sot se di pse e pyeta ate njeri nese kishte degjuar ndonjehere per Mankato Victory. Kishte qene shume kohe perpara kur punoja per Marine State, nje kompani qe trasportonte ngarkesa nga Islanda, Wellsi dhe Hamburgu, Gjermani mbi ato anije te vjetra te luftes se dyte boterore, Victory dhe Liberty.
"Shif, robo, do vi ne zyren tende," tha ai, " po do jete mire per ty te me thuash te verteten. Perpara se te largohem, me thuaj, si e kishte emrin operatori i radios tek Mankato?"
" 'Sparky' e kishte emrin"
"Ne i quanim te gjithe 'Sparky' " ma ktheu. "Ca paraqitje kishte?"
"Sparky? Kishte floke te kuq dhe nje sy xhami, dhe ishte nga Finlanda"
"Per ça te ze be!" thirri me te madhe. "Sparky kishte floke te kuq dhe nje sy xhami. Ne cilin vit ishit ne Mankato"?
"1953 deri ne 1954," ju pergjigja.
"Nga u nis anija?" me pyeti.
"Nga porti i vjeter i Brooklyn Navy. Per arsye sigurie, mund te hipnim vetem duke marre nje terheqese anijesh. Duhet te ngjiteshim nga nje shkalle e Xhakobit per te hipur ne bord. Brooklyn ka qene nje port anijesh i rendesishem ku anijet dilnin me tanke dhe makina."
" E vertete. Cfare ishit ju, nje agjent i sigurimit?" me pyeti.
"Kete nuk ta them nese nuk lejoni ndokend qe tu vizitoje " kembengula. "Kapiten, a keni akoma dhimbje ne kraharor?"
"Skam me. Jam mire fare"
"Degjo, kapiten, shko ne spitalin me te afert atje. Nuk ke nevoje te vish ketu"
"Nuk me bind dot qe te shkoj ne spital. Atehere, meqe ke qene ne Mankato ne vitin 1953," vazhdoi, "me thuaj ku ishim ne nentor te atij viti."
"Ne Detin e Veriut, " i thashe, "lame Islanden ne mes te nje stuhie. Anija gati u nda ne dysh, dhe humbem nje pjese te ngarkeses"
"Ti ka thon goca ime keto. Duhet ti kete tregu te gjitha detajet."
"Jo, zoteri. Ne fakt, njeri nga burrat ishte plagosur aq keq sa qe ndryshuam rrugen per ne Groenland, " i thashe. " ishte inxhenjeri juaj i pare, Robert filani."
"Robert McCormick," plotesoi ai. " m'prit se erdha. Duhet te te shof, por nuk mendoj se do me bindesh te shkoj ne spital."

U bene me se 30 vjet qe kur e kisha pare per here te fundit. Ishte i gjate siç e mbaja mend dhe me pamje bindese. Vishte nje kapele qe mund ta bleje vetem ne Bremerhaven, Gjermani, te dekoruar me disa gjilpera te vogla qe tregonin te gjitha portet qe kishte vizituar. Ai sigurisht qe nuk me njohu tek sillej verdalle meje duke me pare lart e poshte. Dukej njelloj perveç fytyres me rrudha dhe flokeve gri. Me kujtonte aktorin Raymond Massey.
Pasi erdhi verdalle 3 here, rreshqiti dhe ra perdhe, u ula te vizitoj. Zemra e tij rrihte shume shpejt dhe presioni i gjakut ishte shume i larte. Thirra nje ambulance.
" Jam ne rregull, Dok, " me peshperiti, "thjesht pak i dobet. Besoj se do shkoj ne spitalin tuaj per disa dite." Heshti nje moment. " Por vetem nese ti kujdesesh per mua."
Edhe pse kisha vite praktike dhe kisha marre pjese ne ndihmen e qindra personave me infarkt te miokardit, e pritura e ambulances tek qendroja mbi nje pacient kishte gjithmone te njejten efekt tmerrues qe ka pasur heren e pare qe me ka ndodh.
"Mos u tremb, Dok" tha Kapiteni." ky kale i vjeter ska per te vdek ne zyren tuaj. Thjesht kujdesuni per mua."

Sigurisht qe u kujdesa per te. Cdo dite, ne njesine koronare te ndihmes, flisnim bashke. Folem per ditet ne det, ne Islande dhe per Reykjavikun. Kujtuam grate e bukura Nordike, aq te gjata dhe aq terheqese...qe rezufuan te benin ndonje gje me ne. Dhe per notin ne pishinat e ngrohura nga gaizerat, te ndertuar nga Nazistet para luftes.
Beme shaka per lojrat e pokerit qe luanim ne anije. Luanim mbi mbulesat e lagura te tavolinave ne menyre qe te mos na iknin letrat nderkohe qe Deti i Veriut perplasej mbi anijen tone pa meshire. Kapiteni gezohej per vizitat e mija ashtu si edhe une.

Edhe pse flisnim gjate , çdo dite ai kercenonte se do firmoste dhe do dilte nga spitali por kisha akoma nje leter pa luajtur.

"Cfare beje ne anijen time," vazhdonte te me pyeste, " perveç se te fitoje ne poker?"

"Nese qendron deri ne fund, te jap fjalen qe do ta them. Nese largohesh para se te jesh mire, nuk do ta marresh vesh kurre."

Ai mbijetoi nga infarkti i miokardit dhe me pas ju nenshtrua nje nderhyrje bypassi koronar. Diten kur do te dilte, me tha, " atehere, Dok, do me thuash çfare beje ne anijen time?"

"Kapiten, isha nje detar i zoti, por duke qene se kisha mbaruar shkollen paramjekesore, vendoset te me benit ndihmes farmacist"

Nje vit me vone, kapiten Ripchen me dergoi nje foto te Mankato Victory, asaj anije te vjeter transporti te luftes se dyte boterore, te cilen e vara afer tavolines si kujtim per ato dite mbreselenese ne det.



Me kenaqi kjo, ishalla e lexojne keta doktoret shqiptare.


Postuar nga NS-6 datë 10 Mars 2011 - 14:53:

Tek Po shkruaj keto fjale jam ulur ne sallen e pritjes se Kirurgjise tek Po pres qe pacientja te mbaroje bronkoskopine qe kishte ne program. Nuk u futa brenda ndoshta per te shmang ate karakterin qe paraqesin kirurget kur ndokush nga fusha e klinikes paraqitet ne "zonen" e tyre. Dhe kjo gje duket se u mesohet edhe studenteve qe ne momentin kur shkelin kembe ne ate zone. Eshte nje tentative me treguar nje fare supremacie, dicka qe nuk ka nje rendesi te vecante ne punen qe ben por thjesht per te shfaqur pozicionin qe kane dhe per te ruajtur integritetin e atij pozicioni.
Tek hedh syte here pas here brenda, ajo qe te bie ne sy jane disa figura qe nuk orientohen dot ne ate ambient. Jane studente. I njeh menjehere sepse te kujtojne momente qe ke kaluar ne te shkuaren. kerkojne "te zhvasin" ndonje gje nga ajo praktike qe shohin por qe ne sallen e operacionit eshte mjaft e veshtire. Do donin te kuptonin se ku dallohen ato ene gjaku qe neper libra i kane pare me ngjyra dhe te dallueshme nga organet perreth. Nuk Po them te prekin mjetet e operacionit sepse ato jane pothuajse te paaritshme edhe nga specializandet vete. Ne ditet e sotme rrezikon te kalosh vitet e specializimit ne kirurgji duke mbajtur hekurat nderkohe qe kirurgu me i vjeter punon...e nese nuk arrin te marresh esperience ne kete periudhe me vone behet mjaft e veshtire...eshte shume ndryshe nga fusha e klinikes ku gjithsesi praktika fitohet edhe me sy.

Ok, pritjes time Po i vjen fundi dhe me duhet te kthehem ne boten time...nuk e mohoj qe ndjej nje fare lirimi


Postuar nga Ar datë 03 Prill 2011 - 19:09:

Citim:
Po citoj ato që tha NS-6
Tek Po shkruaj keto fjale jam ulur ne sallen e pritjes se Kirurgjise tek Po pres qe pacientja te mbaroje bronkoskopine qe kishte ne program. Nuk u futa brenda ndoshta per te shmang ate karakterin qe paraqesin kirurget kur ndokush nga fusha e klinikes paraqitet ne "zonen" e tyre. Dhe kjo gje duket se u mesohet edhe studenteve qe ne momentin kur shkelin kembe ne ate zone. Eshte nje tentative me treguar nje fare supremacie, dicka qe nuk ka nje rendesi te vecante ne punen qe ben por thjesht per te shfaqur pozicionin qe kane dhe per te ruajtur integritetin e atij pozicioni.
Tek hedh syte here pas here brenda, ajo qe te bie ne sy jane disa figura qe nuk orientohen dot ne ate ambient. Jane studente. I njeh menjehere sepse te kujtojne momente qe ke kaluar ne te shkuaren. kerkojne "te zhvasin" ndonje gje nga ajo praktike qe shohin por qe ne sallen e operacionit eshte mjaft e veshtire. Do donin te kuptonin se ku dallohen ato ene gjaku qe neper libra i kane pare me ngjyra dhe te dallueshme nga organet perreth. Nuk Po them te prekin mjetet e operacionit sepse ato jane pothuajse te paaritshme edhe nga specializandet vete. Ne ditet e sotme rrezikon te kalosh vitet e specializimit ne kirurgji duke mbajtur hekurat nderkohe qe kirurgu me i vjeter punon...e nese nuk arrin te marresh esperience ne kete periudhe me vone behet mjaft e veshtire...eshte shume ndryshe nga fusha e klinikes ku gjithsesi praktika fitohet edhe me sy.

Ok, pritjes time Po i vjen fundi dhe me duhet te kthehem ne boten time...nuk e mohoj qe ndjej nje fare lirimi




Postuar nga ColdFire datë 15 Gusht 2011 - 08:30:

"Pse s'iken? S'je e lodhur?" me tha Nava nje praktikante indiane ( nga tjeter?) "Jo, do rri" ja ktheva, "Dr. F..... ka nje THR revision sot. Nuk e kam vezhguar asnjehere ne OR, thashe te perfitoj nga rasti".
"Oh, ai eshte komplet i cmendur. Ka nerva dhe ne b*th. Good luck!" me uroi Nava duke buzeqeshur me ironi. E dija, ja kisha friken atij, por i dhashe vetes kurajo se cuditerisht kish nje emer te mire. Sigurisht BOARD CERTIFIED SPECIALIST dhe DIPLOMAT of ORTHOPEADIC SURGEONS kishin dicka te benin me kredibilitetin e tij sidoqofte pa perparsen e bardhe nuk vlente asnje penny! Jashte OR vura re dy residentet e tij dhe e kuptova qe do isha e tepert ne salle, por isha e parapergatitur. Fundja c'mund te ndodhte? E shumta do me nxirrte jashte! U futa ne salle e heshtur dhe gjeta nje vend qe mos te isha neper kembe. Pacienti nje burre mbi 80 vjec ishte akoma zgjuar. Frika ishte shkruar ne fytyren dyll te verdhe. Ndiqte me sy c'do levizje nervoze te infermieres ndihmese qe perplaste veglat mbi tavoline dhe murmuriste "Pse Dr. F? C'me duhej mua turni i pare? Pse e nderova?" Anesthisiologu e shikonte dhe qeshte. Dy residentet personale te doktorit filluan pergatitjen e pacientit. Une s'dija c'te beja. Te ndihmoja? Nuk e kisha marre akoma OK nga ai. Ai po vonohej. Pacienti akoma zgjuar po terrorizohej. I ngula syte tek anesthisiologu, pa mundur ti thosha :"Ja more shpirtin. Vije ne gjume!" Ai sikur me lexoi mendimet dhe me se fundi ju prezantua:
-Hello, une jam Dr. S anesthisiologu. Une jam doktori i mire. Ai qe te con ne vende te bukura. Ku do te shkosh sot?,- perfundoi me nje buzeqeshje te shpifur.
- ne Poloni,- tha plaku me nje ze te mekur.
-Oh, po pse ne Poloni? Apo mos je polish?,- vazhdoi duke i shkelur syrin praktikantes, por arroganca e tij s'morri pergjigje. Plaku kishte fjetur. Me se fundi Ai erdhi. Me pa gjithe inat dhe i bertiti infermieres:
- Pse kemi shume residente ketu? S'mbaj dot pergjegjsi per te gjithe!
- E mora iniciativen sepse kisha shume deshire t'ju vezhgoja njehere Dr. F, - ja ktheva une pa lene infermieren, qe u tha goja nga frika, te pergjigjej. Kisha menduar te shtoja se nqs ishte problem do largohesha, por nuk e zgjata. Kishte nje veshtrim te akullt por e kuptova qe ego e tij u "ushqye" disi dhe u zbut per momentin. "Parajsa" zgjati shume pak. Filloi te bertiste. Asgje nuk ishte ne rregull. Nuk la asnje dhe asgje pa share. Nuk mundesha ti shikoja fytyren. E dija qe do humbisja durimin, do dilja nga salla dhe do humbisja gjitheshka. Vendosa te fokusohem tek duart e tij te trasha te mbytura ne gjak qe ashtu ne menyre te pakujdesur perpiqeshin te nxirrnin nga vendi koken prostetike te femur nga legeni i pacientit. "Si mundet?" mendoja. "Si munded te jete aq nervoz dhe te vazhdoje te operoje ne keto kushte? Po sikur te bej ndonje gafe ne nevrik e siper?" Nuk mbaj mend sesi u zgjova nga keto mendime kur degjoj: "F*******CK"! Ishte ai. Kishte thyer pjeses e protezes qe ngulej brenda ne femur. E trembur shikoj koken e femur ne doren e tij qe e fluturon me inat ne anen tjeter te salles duke bertitur. Te gjithe ja kishin fajin, por me shume radiologu. Sigurisht! Filmat nuk "tregonin ekzaktesisht" sesa e madhe ishte proteza dhe deri ku arinte ne kocke. Pas tre oresh asgje nuk kishte filluar e jo te mendonim te perfundonim ne oren e 4-rt, sic i kishim premtuar familjes qe priste jashte. Pas 7 oresh pacienti kishte nje proteze te re dhe nje thyerje extra te kockes se kofshes si pasoje e gabimit te DIPLOMATIT. S'jam e sigurt sesi eshte shpjeguar, nese eshte shpjeguar tek pacienti, por jam shume kurioze ta di. E shikoj te nxituar neper korridoret e bardhe dhe normalisht nuk pres te me pershendesi, edhe pse une duhet. Ne fund ai ka BOARD CERTIFIED, une jo. Nese do e kem nje dite une edhe shume te tjere si une, varet....varet gjitheshka nga ky kasap.


  Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 56 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.