Forumi Horizont | Gjithsej 2 faqe: [1] 2 » Trego 58 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkivi i Politikes (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=322)
-- Grupet mafioze shqiptare (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=13391)
Grupet mafioze shqiptare
Urdhër-arreste për shqiptarët e "Kamorra"
Flamur Vezaj
23-03-2007
Dy prokurorë napoletanë sjellin në Shqipëri dosjet për shqiptarët e lidhur me organizatën mafioze italiane Të kërkuarit nga Shqipëria akuzohen se furnizonin me armë dhe drogë anëtarët e mafias
TIRANË- Dy prokurorë nga Napoli mbërrijnë në Tiranë me një numër të madh dosjesh në duar. Burime nga organi qendror i akuzës bëjnë me dije se vizita e prokurorëve italianë ka të bëjë me operacionin e pak ditëve më parë në Napoli, ku u arrestuan 199 persona të akuzuar si pjesëtarë të mafias "Kamorra". Burimet e rezervuara të gazetës "Shekulli" pranë Prokurorisë së Përgjithshme bënë të ditur se për këtë çështje janë ngritur akuza edhe për shtetas shqiptarë, që dyshohet se kanë furnizuar me armë dhe drogë klanet e mafias "Kamorra", por edhe për persona që mendohet se kanë vepruar si vrasës me pagesë për llogari të kësaj organizate mafioze. Dosjet pritet të përkthehen dhe të shqyrtohen nga pala shqiptare, ndërsa më pas mësohet se do të ndërmerren arrestime, për llogari të hetimit që ka filluar në Napoli të Italisë, ku janë prangosur anëtarë të njërit prej klaneve më të fuqishme të "Kamorra-s".
Operacioni
Organizata mafioze "Kamorra" është goditur 5 ditë më parë nga një aksion i përbashkët i karabinierëve, Guardia di Financasdhe policisë italiane, të cilët kanë arrestuar rreth 199 persona, mes të cilëve edhe gruan e njërit prej kapove të kësaj organizate. Sipas gazetave të vendit fqinj, operacioni përgatitej prej vitit 2002 dhe kishte në shënjestër dy klane të fuqishme të mafias napoletane. Nga të dhënat e bëra publike mësohet se është shkatërruar klani "Mazarela" (Mazzarella), i quajtur kështu sipas mbiemrit të bosit që ishte arrestuar dy vite më parë në Paris. Hetimi i nisur rreth 4-vite më parë ka vijuar përgjatë gjithë kohës, ndërkohë që klanet e "Kamorrës" iu rikthyen terrorit duke shkaktuar thuajse çdo ditë të vrarë në Napoli.
Njerëzit e "Kamorrës" akuzohen për veprat penale të "krijimit të organizatave kriminale", për qëllim "trafikun e drogës dhe municioneve luftarake". Pjesa më e madhe e të arrestuarve, prej të cilëve 31-gra, të cilat shpesh kanë role kyçe në organizatë, e kanë kundërshtuar akuzën gjatë marrjes në pyetje nga prokurorët e çështjes. Operacioni që u vu në jetë në fillim të kësaj jave, u zhvillua gjatë dy ditëve dhe është cilësuar si një prej goditjeve më të mëdha ndaj organizatës. Ndërkohë, dy ditë pas operacionit, një prej anëtarëve të klaneve të goditura nga strukturat shtetërore italiane, është ekzekutuar. Krimi dyshohet të jetë vepër e grupeve të tjera, të cilat kërkojnë të marrin nën kontroll zonën e klanit "Mazarela", që sipas hetuesve shtrihet në qendrën e vjetër të Napolit në Itali.
Hetimi
Lidhja mes "Kamorras" dhe grupeve kriminale shqiptare që veprojnë në Itali është denoncuar publikisht në vitin 2003, nga deputeti italian Lorenzo Diana, asokohe anëtar i grupit parlamentar kundër mafias dhe njëkohësisht një ndër njerëzit më aktivë në luftën kundër "Kamorrës". Sipas një deklaratë të Dianës të publikuar në të përditshmen "La Repubblica": "grupet mafioze shqiptare dhe nigeriane kanë bërë pakt me "Kamorrën", për shpërndarjen e drogës, trafikun e klandestinëve dhe shfrytëzimin e prostitucionit".
Diana fliste gjithashtu edhe për një hartë, ku tregohen edhe terrenet që Kamorra u kishte dhënë shqiptarëve ose nigerianëve. Sipas burimeve të rezervuara pranë prokurorisë së Përgjithshme, thuhet se ditëve në vazhdim pritet zbardhja e dosjeve dhe lëshimi i urdhërarrestit për shtetasit shqiptarë që janë përfshirë në rrjetin e trafikut nga Shqipëria në Itali të drogës dhe armëve.
............................................................................
Aman o Zot c`bohet keshtu me keta shqiptare?///
Po kush fshihet mbrapa tyre?
:
Behet ajo qe akoma edhe njehere shqiptaret jane te zhytur ne krim dhe prape se prape ne rrime si nuse, duke degjuar copa lajmesh, ne vend qe te ndihmojme ne crrenjosjen e ketij mentaliteti. Si rrjedhoje shume veta do e lexojne kete artikull, por pak do nxjerrin nje fjale, pasi nuk e kuptojne tamam. Nderkohe grate dhe nenat e krimineleve do vazhdojne te hane te gezuara parate qe i fiton djali.
Kjo eshte pikerisht stema e mentalitetit kriminal shqiptar. Heshtni shqiptare heshtni, se vetem kete dini te beni para krimit. Rritini kamorristet e rinj brenda Shqiperise me shpresen qe do ja dalin mbane mos kapen nga policia. Hani buken e krimit se kush po pyet cfare impakti kane veprimet tona neper bote. Rendesi ka te shajme qeverine e te bejme politike kafanesh. Te rroje partia desh me thane, por ai kish mbarue... (perseri)...
RE CAMORRA
...Natyrisht qe nji organizate mafioze si camorra mund te rekrutoje edhe shqipe ne gjirin e saj....
Un i rri gjithmone mendimit se sado kriminele mund te jene shqiptaret prap se prap mafioze nuk jane.
Po te ndjekesh grafikun e ecurise se krimit shqiptar psh ne Itali mund te faktohet fare mire se po shkon drejt fundit dhe se eshte ne gramat e fundit
dhe e gjitha kjo pse nuk jemi nji popull me mentalitet krimnal apo mafioz.
Eshte normale qe krimet e bera nuk duhen harruar
Po keshtu gjaku dhe lotet e atyre qindra mijra vajzave qe i genjyen dhe i shiten rrugeve te botes.
Un besoj se shum shpejt as qe do te flitet me per krim shqiptar.
Sa per dijeni desha ta pys Fajtorin sa nga keta 200 veta qe u arrestuan perfundojne ne burg si shqipet.
Nuk e di se ai njeke lajmet te ITA1 Fajtori; Si nuk e hapi gojen fare gazetarja per krimin e kryer nga italianet ne venezia por u kapen pas dy marokinve qe as kishin vra e as kishin pre kan. Rroft Italia uno ku ndjek lajmet ti se mu me eshte shpifur, shyqyr qe eshte Rai akoma gjall.
flamue vezaj.. e njoh shume mire...- por dua te them se ne shqipetaret,... boll nje pale brek te vjedhim dhwe nami na ka shkuar me larg se ai qe ka vrare me qindra...tani persa perket asaj qe shkruat me larte...dihet se kamorristet eshte nje mafje qe mbeshtet vete nga populli napolitan.. dhe si e tille ajo ben tregeti jo vetem me individ shqipetare,, e thekesoj ketei individ.. sepse ne veprojme gjithmone jo ne grupe te organizuara..dhe ne shqiperi nuk ka pasur asnje here te tille por vetem ne periudha te shkurta kohore,nuk po i perseris pase nuk kemi nevoj sepse i dime..
por dihet shume mire qe kamorra...sakra korona.andrageda,dhe ajo siciliane e kane folene e saje ne politiken eshemtuar italiane.. dhe sipas saj ..politikes se saja.. kerkojne ti terheqin vemendje ne arene nderkombetare.. dhe brenda vendit.. te fusin dhe shqipetare dhe ne te njejten kohe .. kerkojne ose harrijne qe ne shqipetaret e paskemi ne duar kamorren.. kjo eshte nje nga budallalleqet qe qe mbizotron ne shqiperi dhe tek shqipetaret... pasi dihet qe shqipetaret cdo gje te keqe qe bejne e bejne per te perfituar por jo per te jetuar me te .. dhe per kete jemi i vetmi popull ne bote .. me nje vecori te tille.... napoilitanet shpesh here i kame degjuar te thone se ne shqiopetaret jemi njesha per armet injohim me mire se ndokush tjeter... keshtu qe ne qenkemi per arsyeja e qe kamorra vraska dite per dite ne napoli??'''''??????????????? boll ju lutem
Natyrisht qe shqiptaret ishin vetem nje pjese e panorames se arrestimit te 200 personave, por mbetet fakti se ishin te implikuar dhe perbenin nje nga rruget e furnizimit me droge. Shqiptaret nuk kane si ta kene ne dore Camorren, sepse jane vetem ushtare ose partnere te tyre, por fakti qe edhe kesaj rradhe ishim brenda eshte shume negativ.
Italia1 dhe Mediaset kane patur gjithmone tendencen te bejne lojen e Bossit duke nenvizuar krimet e te huajve. Kjo eshte deridiku normale se kur te vret marokini ne shtepine tende e ndjen me shume. Nuk jetojme ne boten e perrallave; secili prej nesh do ndihej keq po ti vinte nje i huaj dhe te bente krime ne vendin tone.
Edhe une mendoj se grupet shqiptare nuk jane shume te organizuara, por varet cfare quan grup. Per ligjin italian mjaftojne qe 3 veta te bashkepunojne ne krijimin e nje trafiku apo veprimtarie kriminale per ta quajtur kriminalitet i organizuar (dhe per ti kaluar ne kompetence prokures se antimafias).
Megjithate....
Nese neve nuk kemi grupe te organizuara sic thote labi, atehere pse ankohemi per mafian shqiptare, per lidhjet e politikaneve me krimin etj etj? Pse Berisha e bazoi gjithe fushaten elektorale te 2005 tek lufta kunder krimit dhe akuzonte politikanet per lidhjet e tyre?
E keqja eshte qe shume gjera i kuptojme me vonese. Krimi i organizuar shqiptar eshte goxha me i organizuar sesa mendoni. Cdo trafik perfundon tek ndonje personazh misterioz ne Tirane. Mos i shikoni vetem si fantazi keto, sepse mund te dale ndonje i njohuri juaj apo imi kryetari i ndonje rrjeti mallistesh. Dhe mos harroni se te merresh me droge dhe me Camorren nuk eshte aspak si te vjedhesh nje pale breke.
Prap Mafia
Nuk e di se ku jeton ti por ketu ku jetoj une te pakten prej dhjet vjetesh Shqiptaret qe njoh une as kan bere dhe mesa duket as kan ndermend te bejne krime. Un njoh te pakten nja njezet familje qe nga vlora berati tirana mirdita kavaja laçi e shkodra por ja kalojme mir sa her takohena.
Persa i perket grupeve te organizuara meqe nuk kam pasur fatin ti njoh nuk mund te them se ka. Them gjithnji se ka kriminele qe bejne krime por mafioze JO. dhe kjo eshte nje difernce e madhe sepse ka te beje me mentalitetin qe do t'thote se kriminelat mund ti eliminosh arrestosh etj por mafien jo i dashur.
Shqiptarët, vrasës me pagesë të Kamorras
Hetuesit italianë dorëzojnë në prokurori dosjen me emrat e grupit kriminal napoletan
Shqiptarë në Itali, pjesë e bandave famëkëqija, janë rekrutuar si vrasës me pagesë. Dyshimi vjen nga Prokuroria e Antimafies Italiane, ku disa krerë të saj kanë zhvilluar takime me zyrtarë të Prokurorisë së Përgjithshme dhe të Krimeve të Rënda. Dyshohet se individë kriminalë shqiptarë janë të implikuar në grupin e "Kamorra"-s. Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë akuzës qendrore. Sipas saj, hetuesit italianë kanë sjellë në prokurori një dosje voluminoze ku përfshihen disa individë, të cilët janë "eksportuar" nga Shqipëria në Napoli. Burimet tregojnë se dosja po përkthehet dhe më pas do të verifikohet. Nëse ka elementë të veprës penale, atëherë do të fillojë procedimi penal, ndërsa priten ndalime të të dyshuarve, që fshihen në vendin tonë. Antimafia Italiane dyshon se "Kamorra" ka vrarë rreth 3600 njerëz që nga krijimi i saj. Disa zona periferike të qytetit të Napolit, janë fortesa të mafies dhe atje policia nuk guxon të hyjë. "Kamorra", në fakt, ka një rrjet të sajin social, ndërsa në vitet e fundit dhjetëra shqiptarë janë rekrutuar, në rolin e ekzekutorëve me pagesë të rivalëve. Grupi mësohet se u ofron punë të llojeve të ndryshme të rinjve të papunë, shumica të lidhura me kontrabandë cigaresh, drogash apo edhe i nxit ata të kryejnë krime të vogla. Edhe gratë janë pjesë e kësaj strukture të fuqishme, e të fshehtë. Në pjesën më të madhe, "Kamorra" merr fuqi nga droga, mbi të gjitha nga heroina dhe kokaina. Por, është dhuna ajo që së fundmi ka pushtuar qytetin. Vrasjet mes klaneve rivale, janë gjithnjë e më të shpeshta në Napoli dhe jo rrallëherë, viktima të tyre kanë mbetur edhe të pafajshëm. Gjatë viteve ‘90, qyteti u duk sikur u pastrua disi, por mafia është ringjallur dhe qyteti është përfshirë sot nga kaosi. Një pjesë e mirë e anëtarëve të bandës janë shqiptarë, të cilët kanë emigruar pas viteve ‘90. Në qytet, sipas mediave lokale, janë të përditshme rrëmbimet e vjedhjet nëpër rrugë, si edhe vrasjet. Në vitet ‘92-‘98, në Napoli ishin dërguar 150 mijë ushtarë. Grupi "Kamorra" ka vënë në lëvizje edhe qeverinë italiane. Kryeministri i Italisë po shqyrton mundësinë e dërgimit të ushtrisë për të rivendosur rendin në Napoli, ku krimi u ka marrë jetën dhjetëra personave muajt e fundit. Duket se vendi ynë është "aleati" më i fuqishëm i "Kamorras", ku përveç furnizimit me drogë, anëtarët shqiptarë shërbejnë si vrasës me pagesë. Në disa raste, grupi famëkeq u lejon territore shqiptarëve për shfrytëzim prostitucioni, në këmbim të drogës dhe armëve.
Lexoni pak artikullin e mesiperm te marre nga Gazeta Shqiptare (pa autor).
Nuk kam as durim as nerva ta analizoj pike per pike (evidenzova vetem ndonje gje me te kuqe per ata qe njohin realitetin italian/kamorresk) pavertetesine/papergjegjesine e nje pacavurreje te tille gazetareske por me vjen keq qe kjo verteton qe ne shqiptaret jemi te keqijte e vetvetes.
Ne qahemi per Italia1 dhe Mediaset-in, por cfare presim nga ata kur VETE NE SHQIPTARET botojme artikuj te tille disinformues ne gazetat tona.
Te arrish te pohosh qe ne shqiptaret jemi "aleatet" me te fuqishem te Camorra-s do te thote qe gazetari ne fjale as qe e ka idene se cfare eshte Camorra dhe cfare jane INTERESAT e Camorres.
Asnjehere ne Itali nuk kam degjuar ne lajme qe ndonje italian neper bote (dhe jane 50 milion) ka vjedhur ndonje vile, vetem tek televizionet tona i shef keto gjera. Ose nuk ka ne bote ndonje italian qe vjedh vila, ose TV italiane me te drejte nuk i japin keto lajme absurde (cfare u intereson italianeve se ndonje bashatdhetar i tyre ka bere "stonzo-n" ne ndonje vend tjeter te botes), ose TV shqiptare jane cmendur (nga pikpamja gazetareske).
Ne fund te fundit kur tek ne deputetet e opozites votojne ministrat e qeverise, c'pret nga te tjeret???!!!
Fajtor
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Behet ajo qe akoma edhe njehere shqiptaret jane te zhytur ne krim dhe prape se prape ne rrime si nuse, duke degjuar copa lajmesh, ne vend qe te ndihmojme ne crrenjosjen e ketij mentaliteti. Si rrjedhoje shume veta do e lexojne kete artikull, por pak do nxjerrin nje fjale, pasi nuk e kuptojne tamam. Nderkohe grate dhe nenat e krimineleve do vazhdojne te hane te gezuara parate qe i fiton djali.
Kjo eshte pikerisht stema e mentalitetit kriminal shqiptar. Heshtni shqiptare heshtni, se vetem kete dini te beni para krimit. Rritini kamorristet e rinj brenda Shqiperise me shpresen qe do ja dalin mbane mos kapen nga policia. Hani buken e krimit se kush po pyet cfare impakti kane veprimet tona neper bote. Rendesi ka te shajme qeverine e te bejme politike kafanesh. Te rroje partia desh me thane, por ai kish mbarue... (perseri)...
Arturm, kemi mendime te ndryshme. Krimet e shqiptareve duhet te jehojne neper mediat tona, te dime te gjithe kush jemi dhe cfare bejme neper bote. Ty kjo te bezdis dhe thua se nuk duhet te bejme reklame kalbesise tone, se ndoshta e kuptojme qe kemi pjese te kalbura.
Ja fillojme nga kjo. Sikur te flitej me shume, sikur te krijoheshin dokumentare me histori te kriminalistikes shqiptare ne Itali do e kuptonim pak me shume kush jemi dhe ku calon gomari. Shumica e shqiptareve nuk jane kriminele, por ajo pakica na mori me qafe. Une nuk kam ndonje taksirat te mbaj mbi supet e patriotizmit gabimet dhe interesat personale te pakices.
P.s. Edhe pse vertet duhen demigruar, kriminelet jane njerez normale me te cilet mund te flitet. Ka shume te burgosur shqiptare qe do i bente pune te kishte komunikim me jashte, qofte dhe me ne, qofte dhe me forumin. Ka website italiane ku letrat e te burgosurve shkruhen dhe vizitoret pergjigjen. Nder to ka dhe shume shqiptare.
Ja pra cfare kerkoj, te flitet, te komunikojme me njeri tjetrin dhe me ata, te dime cfare krimesh bejme si popull dhe kush po i gezon leket, te flasim me ata qe kane rene brenda ne menyre qe kur te dalin te ndihen akoma pjese e shoqerise.
Lexova pak me lart qe kriminaliteti shqiptar eshte ne renje..
nuk e di ne itali.. apo ne europ... por aktualisht ketu ne usa.. per sa i perket kanabis jan nr1 e shperndarjen e saj... ashtu keshtu kam nje person te njoftm ne radhet e detektive've ketu ku banoj.. dhe rastesisht e kam pyet nje here.. a ka shqiptar ne dosjet tuaja( dmth ne dosjet e detektive've)... ? dhe me tha.. almost 60% prej tyre jan ne dosjet tona.. per trafikim droge dhe armesh..
po lexoj qe krimi hqiptar seshte shum i organizuar... kur them krimi.. jo ai i kategoris per vrasje.. po per trafikim droge.. dhe armesh..
ti permbahemi realitetit dhe mos te jemi asnjanjes.. ne vlore apo me sakt ne lumin e vlores.. pasi aty ka qen baza e gjith vlores per blerjen perpunimin dhe paketimit.. ka qen me se i organizuar.. grupe jo qe i njof une.. po qe i kan njoft te gjith.. sepse ishte me se hapur.. sishte se vepronin ne fshehtesi.. numri tyre arrinte dhe ne 50-100 persona.. duke filluar na koka deri te me i fundit... skafistet vet.. te gjith skafistet pothuajse.. se 2-3 mund te ishin brenda na vlora... ishin nga fshatrat.. si: xhuerine, lapardha, mavrove, gjorem, velce, kote, drashovice.. etc..
kur u be nje operacion policor ne 2001 ne mos gaboj... ne fshatin Velce.. ne cdo shpi mund te gjeje na 10 deri ne 20 kuintal kanabis.. ku tokat e mbjellura ishin kanabis.. dhe kjo sishte nga kriminel apo ndonje organizat.. kjo ishte nga populli.. per te ushqyer se ishte bima e vetme qe te jepte nje dor lek.. dhe athere edhe pse firmat u moren leket popullit.. 1988-2001 prap ekonomia u rrit ne vlore.. sepse levrohej lek i madh
krimi ka lind kur ka lind njerzimi.. dhe do vdes kur mos te egzistoj me njerzimi.
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Arturm, kemi mendime te ndryshme. Krimet e shqiptareve duhet te jehojne neper mediat tona, te dime te gjithe kush jemi dhe cfare bejme neper bote. Ty kjo te bezdis dhe thua se nuk duhet te bejme reklame kalbesise tone, se ndoshta e kuptojme qe kemi pjese te kalbura.
Citim:
Ja fillojme nga kjo. Sikur te flitej me shume, sikur te krijoheshin dokumentare me histori te kriminalistikes shqiptare ne Itali do e kuptonim pak me shume kush jemi dhe ku calon gomari. Shumica e shqiptareve nuk jane kriminele, por ajo pakica na mori me qafe. Une nuk kam ndonje taksirat te mbaj mbi supet e patriotizmit gabimet dhe interesat personale te pakices.
Citim:
P.s. Edhe pse vertet duhen demigruar, kriminelet jane njerez normale me te cilet mund te flitet. Ka shume te burgosur shqiptare qe do i bente pune te kishte komunikim me jashte, qofte dhe me ne, qofte dhe me forumin. Ka website italiane ku letrat e te burgosurve shkruhen dhe vizitoret pergjigjen. Nder to ka dhe shume shqiptare.
Ja pra cfare kerkoj, te flitet, te komunikojme me njeri tjetrin dhe me ata, te dime cfare krimesh bejme si popull dhe kush po i gezon leket, te flasim me ata qe kane rene brenda ne menyre qe kur te dalin te ndihen akoma pjese e shoqerise. [/B]
Citim:ARTURUM..... JE I VETMI QE MEKE KUPTUAR ASHTU SI DHE NE NJE TEME TJETER..PAK A SHUME....NE or ti vella i dashur.. shesim njeri tjetrin... .une e them plote me siguri ..qe ne nga jeta e veshtire qe kemi kaluar.. dhe nga mania qe per tu bere i pasur.. brenda 10diteve... ne harrijem atje ku nuk ta pret mendja...por dua ti bej nje replike FAJTORIT... kur ne shqiperi u elimunuan grupi i aldo bares..I ZANI CAUSHIT...dhe shume grupe te tjere qe vareshin nga socialistet.. ne 97,,, .po ta perseris prape ne si shqipetare,,,, kurre nuk e kemi pasur nje organizim.. as ne shoqeri sociale dhe as ne ate mafioze.. sepse nuk pranojme ti bindemi askujt.. dhe per kete kemi deshtuar gjithmone.. e kuptove.. fajtor.. kjo eshte politika e felliqur e kurvave italiane..duan ta hedhin mafjen ne nje kende veshtrim tjeter... larg nga bytha e tyre....dhe akoma negative eshte media jone e mbaruar.. e degjeneruar... nuk di ca te them...por di te them nje gje ..i vetmi grup i organizuar direkt me kolumbianet ishte ai I KOCIUT... dhe ai u azgjesua----dhe mos tu besojm asnje here italianeve....... te felliqureve...une nuk e mohoj qe shqipetaret nuk jane .. por jo te marrin ne dore kamorren.. edhe sikur tua japin shqipetaret nuk e duan asnjeher nje gje te tille...
Po citoj ato që tha arturm
Shqiptarët, vrasës me pagesë të Kamorras
Hetuesit italianë dorëzojnë në prokurori dosjen me emrat e grupit kriminal napoletan
Shqiptarë në Itali, pjesë e bandave famëkëqija, janë rekrutuar si vrasës me pagesë. Dyshimi vjen nga Prokuroria e Antimafies Italiane, ku disa krerë të saj kanë zhvilluar takime me zyrtarë të Prokurorisë së Përgjithshme dhe të Krimeve të Rënda. Dyshohet se individë kriminalë shqiptarë janë të implikuar në grupin e "Kamorra"-s. Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë akuzës qendrore. Sipas saj, hetuesit italianë kanë sjellë në prokurori një dosje voluminoze ku përfshihen disa individë, të cilët janë "eksportuar" nga Shqipëria në Napoli. Burimet tregojnë se dosja po përkthehet dhe më pas do të verifikohet. Nëse ka elementë të veprës penale, atëherë do të fillojë procedimi penal, ndërsa priten ndalime të të dyshuarve, që fshihen në vendin tonë. Antimafia Italiane dyshon se "Kamorra" ka vrarë rreth 3600 njerëz që nga krijimi i saj. Disa zona periferike të qytetit të Napolit, janë fortesa të mafies dhe atje policia nuk guxon të hyjë. "Kamorra", në fakt, ka një rrjet të sajin social, ndërsa në vitet e fundit dhjetëra shqiptarë janë rekrutuar, në rolin e ekzekutorëve me pagesë të rivalëve. Grupi mësohet se u ofron punë të llojeve të ndryshme të rinjve të papunë, shumica të lidhura me kontrabandë cigaresh, drogash apo edhe i nxit ata të kryejnë krime të vogla. Edhe gratë janë pjesë e kësaj strukture të fuqishme, e të fshehtë. Në pjesën më të madhe, "Kamorra" merr fuqi nga droga, mbi të gjitha nga heroina dhe kokaina. Por, është dhuna ajo që së fundmi ka pushtuar qytetin. Vrasjet mes klaneve rivale, janë gjithnjë e më të shpeshta në Napoli dhe jo rrallëherë, viktima të tyre kanë mbetur edhe të pafajshëm. Gjatë viteve ‘90, qyteti u duk sikur u pastrua disi, por mafia është ringjallur dhe qyteti është përfshirë sot nga kaosi. Një pjesë e mirë e anëtarëve të bandës janë shqiptarë, të cilët kanë emigruar pas viteve ‘90. Në qytet, sipas mediave lokale, janë të përditshme rrëmbimet e vjedhjet nëpër rrugë, si edhe vrasjet. Në vitet ‘92-‘98, në Napoli ishin dërguar 150 mijë ushtarë. Grupi "Kamorra" ka vënë në lëvizje edhe qeverinë italiane. Kryeministri i Italisë po shqyrton mundësinë e dërgimit të ushtrisë për të rivendosur rendin në Napoli, ku krimi u ka marrë jetën dhjetëra personave muajt e fundit. Duket se vendi ynë është "aleati" më i fuqishëm i "Kamorras", ku përveç furnizimit me drogë, anëtarët shqiptarë shërbejnë si vrasës me pagesë. Në disa raste, grupi famëkeq u lejon territore shqiptarëve për shfrytëzim prostitucioni, në këmbim të drogës dhe armëve.
Lexoni pak artikullin e mesiperm te marre nga Gazeta Shqiptare (pa autor).
Nuk kam as durim as nerva ta analizoj pike per pike (evidenzova vetem ndonje gje me te kuqe per ata qe njohin realitetin italian/kamorresk) pavertetesine/papergjegjesine e nje pacavurreje te tille gazetareske por me vjen keq qe kjo verteton qe ne shqiptaret jemi te keqijte e vetvetes.
Ne qahemi per Italia1 dhe Mediaset-in, por cfare presim nga ata kur VETE NE SHQIPTARET botojme artikuj te tille disinformues ne gazetat tona.
Te arrish te pohosh qe ne shqiptaret jemi "aleatet" me te fuqishem te Camorra-s do te thote qe gazetari ne fjale as qe e ka idene se cfare eshte Camorra dhe cfare jane INTERESAT e Camorres.
Asnjehere ne Itali nuk kam degjuar ne lajme qe ndonje italian neper bote (dhe jane 50 milion) ka vjedhur ndonje vile, vetem tek televizionet tona i shef keto gjera. Ose nuk ka ne bote ndonje italian qe vjedh vila, ose TV italiane me te drejte nuk i japin keto lajme absurde (cfare u intereson italianeve se ndonje bashatdhetar i tyre ka bere "stonzo-n" ne ndonje vend tjeter te botes), ose TV shqiptare jane cmendur (nga pikpamja gazetareske).
Ne fund te fundit kur tek ne deputetet e opozites votojne ministrat e qeverise, c'pret nga te tjeret???!!!
Ketu u beme si ajo barcaleta. Ku po shkon. Per peshk. Ah, thashe se po shkoje per peshk. Ne shumicen e pikave jemi dakort dhe prape nuk jemi.
Nese mendoni se Shqiperia nuk ka grupe kriminale lexoni mesazhin e fundit te Kota_97 dhe i keni me fakte si dhe cfare mund te quhet organizate kriminale.
Se dyti, nese gjithe popujt jane njelloj, atehere pse jemi ne qe marrim skafet per Itali dhe nuk jane italianet qe ti marrin per Shqiperi? Ne cfare kthine te historise ju rezulton se popujt qenkan njesoj? Dy popuj nuk mund te jene kurre njesoj perderisa kane kufij dhe kulture tjeter. Nuk jemi njesoj as neve qe jemi dy njerez e jo me dy popuj. Secili ka difektet dhe avantazhet e veta. Keshtu qe nuk mund ta shikoj Shqiperine si pjese e fshatit global pa ngjyre, pa ere, pa shije. Ne kemi nje pozicion ne bote qe mund te rregullohet ose te prishet. Mund te zhvillohemi ose te mbetemi varfanjake. Kjo varet nga neve dhe nuk eshte parashikuar ne ndarjet hyjnore te popujve te barabarte. Per te njejtat aresye nje kriminel shqiptar ul imazhin e Shqiperise dhe nje Kledi Kadiu e ngre imazhin (mgjs kam dyshimet e mia). Pra, ka gjera qe bejne keq dhe ka gjera qe bejne mire. Eshte ne doren tone te shtyjme shoqerine drejt formave te suksesshme ose te justifikojme krimet. Konseguencat jane keto qe shikoni.
Nese flasim per popuj pyesni veten si ka mundesi qe nje popull i shkaterruar dhe i ndare si gjermanet, arriten te mbijetojne pas humbjes se luftes dhe te behen nje nga shtetet me te forta ne bote. Ose me sakte imagjinoni si mund te jete Shqiperia po te heqesh ata 3 milione shqiptare dhe te vendosesh 3 milione gjermane, amerikane apo cifute. Rezulton akoma se gjithe popujt jane njesoj?
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Ketu u beme si ajo barcaleta. Ku po shkon. Per peshk. Ah, thashe se po shkoje per peshk. Ne shumicen e pikave jemi dakort dhe prape nuk jemi.
Citim:
Nese mendoni se Shqiperia nuk ka grupe kriminale lexoni mesazhin e fundit te Kota_97 dhe i keni me fakte si dhe cfare mund te quhet organizate kriminale.
Citim:
Se dyti, nese gjithe popujt jane njelloj, atehere pse jemi ne qe marrim skafet per Itali dhe nuk jane italianet qe ti marrin per Shqiperi? Ne cfare kthine te historise ju rezulton se popujt qenkan njesoj? Dy popuj nuk mund te jene kurre njesoj perderisa kane kufij dhe kulture tjeter. Nuk jemi njesoj as neve qe jemi dy njerez e jo me dy popuj. Secili ka difektet dhe avantazhet e veta. Keshtu qe nuk mund ta shikoj Shqiperine si pjese e fshatit global pa ngjyre, pa ere, pa shije. Ne kemi nje pozicion ne bote qe mund te rregullohet ose te prishet. Mund te zhvillohemi ose te mbetemi varfanjake. Kjo varet nga neve dhe nuk eshte parashikuar ne ndarjet hyjnore te popujve te barabarte. Per te njejtat aresye nje kriminel shqiptar ul imazhin e Shqiperise dhe nje Kledi Kadiu e ngre imazhin (mgjs kam dyshimet e mia). Pra, ka gjera qe bejne keq dhe ka gjera qe bejne mire. Eshte ne doren tone te shtyjme shoqerine drejt formave te suksesshme ose te justifikojme krimet. Konseguencat jane keto qe shikoni.
Nese flasim per popuj pyesni veten si ka mundesi qe nje popull i shkaterruar dhe i ndare si gjermanet, arriten te mbijetojne pas humbjes se luftes dhe te behen nje nga shtetet me te forta ne bote. Ose me sakte imagjinoni si mund te jete Shqiperia po te heqesh ata 3 milione shqiptare dhe te vendosesh 3 milione gjermane, amerikane apo cifute. Rezulton akoma se gjithe popujt jane njesoj?![]()
Librin nuk e kam lexuar.
Fajtor
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Librin nuk e kam lexuar.
Nuk premtoj dot gje, sepse vitet e fundit te pakte jane librat qe kam lexuar nga fillimi deri ne fund. Nderkohe kam filluar me dhjetera libra qe si kam mbaruar dot per aresye te ndryshme. Sidoqofte nuk kam fizikisht kohe te lexoj libra tani. Po te kisha kohe do beja nja nje jave pushime dhe s'do doja te shikoja liber me sy
Ne europe,ne cdo shtet ka grupe te organizuara kriminale,ne londer njerezit murosen dhe media nuk flet,ne spanje njerezve u varen gure ne qafe dhe hidhen ne det dhe media nuk flet.
Fajtori,nqs do te masesh kriminalitetin e nje populli,shoqerie te caktuar atehere mate me cndodh brenda asaj shoqerie,brenda kufijve dhe ne jeten e perditshme te atyre njerezve te caktuar,psh,ne shqiperi ka kriminalitet te larte sepse ka edhe varferi pervec krimineleve,por (flas ckam pare dhe degjuar une personalisht) krimet qe ndodhin ne europe jane te llahtarshme para krimeve tona, une kur erdha per here te pare ne nje shtet europian,isha plot konfidence se isha trim e i forte se vija nga shqiperia,ashtu isha mesuar nga media shqipetare qe ne shqipetaret te vrasim per fjale goje e thoji dikujt je shqipetar e ja mbath vrapit,por ditet e para degjova per vrasjen e nje cuni 14 vjecar nga shoket e tij 3 djem e 1 vajze ,pasi e kishin rrahur mire i kishin keputur duar dhe kembet dhe koken (pasi kishin loz futboll me koken e tij)dhe i kishin varrosur ne vende te ndryshme,me te jemen e atij fatziut une punoja dhe prandaj i di shume mire keto detaje, kjo ndodhi ne nje vend te vogel,rreth 60-70 mije vete ( gati sa qyteti i vlores) dhe ky lajm nuk u publikua kurre ne media.Une u skandalizova,qe ditet e para e kuptova qe krimi ne europe nuk krahasohet fare me krimin shqipetar.E merr dot me mend se cdo te ndodhte te ishin vrasesit e ketij 14 vjecari te huaj???????????/ cdo te bente ajo media??
Ne shqipetaret duhet vetem te inkurajohemi dhe jo te dekurajohemi nga mediat ,te pakten mediat tona, per emigrantet e thjeshte shqipetar eshte shume e veshtire te jetosh rrugeve te qyteteve te medha te europes pa patur te pakten pak konfidence dhe reputacion,ta hipin ne kurriz,sepse i tille eshte realiteti ku jetojne.
Ne shqiperi mund te ecesh ne mes te nates pa pas frike grabitjen e dhunshme apo zhdukjen e perdhunimin,ne qytetet e europes edhe une qe jam mashkull kur leviz naten duhet te kem mjete mbrojtese me vete,lere me femrat qe nqs nuk jan te shoqeruara pale ku perfundojne.
UNE KETU E SHOH KRIMIN DHE KETU I DALLOJ SHOQERITE KRIMINELE.
LERE SE MERREMI KOT ME FAJTORIN... O FAJTOR DHE NE LEXOJME LIBRA..... LEXOJME NE GJUHE TE HUAJA.. SOKRATIN..DANTEN..PLATONIN..LOCKE...POR DIME TA NJOHIM JETEN SHUME MIRE... NUK TI MARR PER TERS... PER ATO QE SHKRUAN....SE TE KUPTOJ SHUME MIRE... FALEMINDERIT
Fajtor
Do harxhoje te njejten kohe qe harxhon (presupozoj) per dy jave lexim gazetash. Mund te mos lexosh gazetat (qe shoh qe i lexon) per dy jave dhe ne vend te tyre te lexosh ate liber. Diferenca eshte se nga gazetat nuk perfiton gje (ose shume pak), nga ai liber do mesosh shume.
Cmq, a te la scelta.
Psh.
LoL, ti mund mos besosh po nuk lexoj gazeta. Interesohem here pas here si shkojne punet ne shqiperi dhe shof lajmet ne TV. Prandaj jam i informuar mbi punet italiane :p
SHQIPTARJA, KREU I RRJETIT TE DROGES NE SHBA
Ermira Hatija, ekstazi e klandestinë me skafe në Miçigan
Kjo shqiptare ndodhet në krye të listës së personave të kërkuar në distriktin e Miçiganit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pas saj në listën e “personave të rrezikshëm” renditen dhjetëra persona të akuzuar për krime nga më të rëndat. Ermira Hatija, 22- vjeçarja me origjinë nga Shqipëria akuzohet nga Prokuroria e Miçiganit në Shtetet e Bashkuara si drejtuese e një rrjeti të fuqishëm kriminal që merret jo vetëm me trafikimin e njerëzve, por edhe me transport dhe shitje të lëndës ekstazi. Autoritetet amerikane e kanë cilësuar 22-vjeçaren shqiptare si drejtuese të bandës ndërkombëtare me shtrirje deri në Kanada. Për këtë shkak, Ermira Hatija ndodhet në krye të listës së personave të akuzuar nga Prokuroria e Miçiganit edhe pse është arrestuar tashmë prej gati një viti. Në skajin e fotografisë së saj, policia ka shënuar me shkronja të dukshme “shumë e kërkuar”.
Personazhi
Vajza me origjinë nga Shqipëria, e cila akuzohet për trafik ndërkombëtar njerëzish dhe narkotikësh është emigrante në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas hetimeve, ajo ka më shumë se 13 vjet që është vendosur në SHBA ku më pas përmes lidhjeve të caktuara ka ndërtuar veprimtarinë kriminale. Në momentin e arrestimit të shqiptares 22-vjeçare, policia i ka sekuestruar asaj 14 mijë tableta ekstazi. Sasia e lëndës narkotike ishte trafikuar nga Kanadaja në Shtetet e Bashkuara përmes një rrjeti kriminal të mirëorganizuar. I gjithë grupi që vepron edhe në SHBA dhe në Kanada dyshohet se përbëhet nga njerëz të bindur të vajzës, e cila tashmë ka edhe një fëmijë. Pasardhësi i saj është një djalë, tha policia duke theksuar se Ermira Hatija, ka qenë në vendin e parë të listës së personave më të kërkuar nga autoritetet e zbatimit të ligjit në Shtetet e Bashkuara. Mësohet se në vitin 2003 policia kishte rënë në gjurmët e vajzës së kërkuar, por nuk kishte arritur ta arrestonte për shkak të mungesës së provave. Më pas, Ermira u arrestua në një hotel pas një përplasjeje të armatosur mes grupit të saj kriminal dhe babait të klandestinit shqiptar, i cili nuk pranoi të paguante 3 mijë dollarët e rrugës liqenore, pasi djali i kishte vdekur pas rënies nga skafi që drejtohej nga një trafikant.
Skafet në SHBA
Grupi kriminal ku bënte pjesë Ermira Hatija mund të cilësohet si përçuesi në Shtetet e Bashkuara i fenomenit të veprimtarisë kriminale shqiptare, transportimit të klandestinëve me skaf. Duke përfituar nga pozicioni gjeografik i Miçiganit në kufi ujor me Kanadanë, një grup shqiptarësh mes të cilëve edhe Ermira Hatija kishin filluar të transportonin nga Kanadaja në SHBA përmes skafeve klandestinët e paligjshëm. I gjithë rrjeti i trafikut është zbuluar, pasi një klandestin shqiptar që po lëvizte me motor uji u mbyt teksa po përpiqej të hynte në SHBA. Viktima quhej Shkëlqim Harizi, ndërsa nëna e tij që e shoqëronte gjatë tentativës për të kaluar liqenin, quhej Fadile. re.kr
..........................................................
Skafeve ne Shqiperi ju a pame hairin , tani dhe ne Amerike.Po ama me Ameriken sbehet shaka dhe keto vajza qe dalin jashte kontrollit i kap me presh ne dore. E shum e shume te tjere?//
Pershendetje
Nuk e baj per replike por desha te di se sa e vertete eshte ky informacion pra nga eshte marre e para dhe e dyta kam nja dy pyetje:
Pron e kujt ishin tabletat.
çlidhje ka Shqiperia me nje vajze qe sa iku nga Shqiperia ishte femi 9 vjece e u rrit ne Amerike femijrai adoloshenca dashuria e pastaj kopobanda.
pastaj dyshohet pra asgje nuk eshte akoma e vertetuar apo jo.
Po femija i saj ç'hyn trashegimtari i grupit po sa vjeç eshte ky kriminel 5 apo 6 vjeç...
nuk e di...
eeeeheeheheyyyyyy.....film me shpata...
Se kuptova kete pyetjen...
C'pune ka Shqiperia me dike qe iku 9 vjec ne Amerike?
Po mire xhanem, c'pune ka Shqiperia qe dekoroi ate shqiptarin qe vdiq ne Irak si ushtar amerikan? C'pune kishte Moisiu qe vrapoi ti vere medaljen ne gjoks nje ushtari amerikan me origjine shqiptare? Apo kur na do prapanica rrahim gjoksin, ndersa kur prodhojme kriminele s'kemi pune.
Puntor i dashur, eshte mar nga gazeta Panorama dt- 27- Mars.
shiko dhe tek www.usmarshals.gov
E saper ju Ari eshte film me skafa e jo me shpata
Pershendetje nga NEW-JORKU
Re: Se kuptova kete pyetjen...
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
C'pune ka Shqiperia me dike qe iku 9 vjec ne Amerike?
Po mire xhanem, c'pune ka Shqiperia qe dekoroi ate shqiptarin qe vdiq ne Irak si ushtar amerikan? C'pune kishte Moisiu qe vrapoi ti vere medaljen ne gjoks nje ushtari amerikan me origjine shqiptare? Apo kur na do prapanica rrahim gjoksin, ndersa kur prodhojme kriminele s'kemi pune.
Fajtor
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
C'pune ka Shqiperia me dike qe iku 9 vjec ne Amerike?
Po mire xhanem, c'pune ka Shqiperia qe dekoroi ate shqiptarin qe vdiq ne Irak si ushtar amerikan? C'pune kishte Moisiu qe vrapoi ti vere medaljen ne gjoks nje ushtari amerikan me origjine shqiptare? Apo kur na do prapanica rrahim gjoksin, ndersa kur prodhojme kriminele s'kemi pune.
Saranda ky eshte film me partizane dhe gjermane.Shqiptaret te cilet smarin dot letra ne shba detyrohen te kalojne lumin ne michigan _windsdor per te ardhur ne kanada sepse procedura per tu pajisur me letra eshte me e lehte.Mos ju beso shume gazetave se pas atyre titujve bombastike sfshihet e verteta .Nuk eshte e vertete aspak qe na paskan shperthyer skafet ne kanada e amerike dhe shqiptaret na bekan kerdine, zonje e dashur kufiri eshte i hapur dhe mjafton te dish not dhe e kalon por megjithate me shqeteson me shume fakti qe spo leme menyre per te njollosur veten tone.
z. Varka ja dhe nje tjeter grup kriminal ne kryeqytetin britanik
Shqiptarët grabisin 10 milionë paund
Bandat vjedhin gjatë dy viteve të fundit bankomatët nëpër rrugët dhe parkingjet e Londrës. Policia vë shpërblim për informatorët
Grupet kriminale shqiptare
në Londër janë përfshirë
në një krim të ri, prej të cilit
vetëm në dy vitet e fundit kanë
përfituar 10 milionë paund. Bëhet
fjalë për grabitjen masive të automatëve
nëpër parkingje, në të
cilat depozitohen paratë për
parkim të mjeteve të ndryshme. Ky
krim ka pllakosur kryeqytetin britanik,
një krim që ka prodhuar
shumë para, por edhe viktima mes
shqiptarëve. Fenomeni është më i
përhapur në bashkinë "Westminster",
e cila ka vënë në dispozicion
një shpërblim prej 10 mijë paundësh
kush identifikon këta hajdutë, për të cilët
mendohet se janë shqiptarë. Madje,
policia londineze ka publikuar edhe dy
foto të këtyre personave, për të ndihmuar
në identifikimin e tyre. Në foton
e publikuar dallohen dy nga personat,
të cilët mendohet se janë shqiptarë,
ndërsa një i tretë ka kthyer kurrizin
dhe qetësisht me një çelës kopil,
ata hapin automatin në cep të rrugës.
Ndërkohë, krahu i majtë i hajdutëve
kontrollohet nga një djalë me mjekër dhe
me syze. Fotot janë marrë nga një
zyrë përballë automatit. Sipas policisë
londineze, kanë qenë punonjësit
e zyrës, që kanë dalluar tre
grabitësit që çdo ditë bënin
zbrazjen e automatit dhe i kanë
fotografuar ata. "Ata grabitën 10
automate radhazi. Ishin jashtëzakonisht
efiçentë në atë që bënin.
Fillimisht kontrollonin zonën dhe
pasi siguroheshin që nuk ishin
nën mbikëqyrjen e ndonjë personi,
brenda dy sekondave hapnin
kapakun e automatit dhe e zbraznin",
ka thënë një punonjës, që ka
bërë fotot e grabitësve gjatë një
aksioni.
Drejtori i parkingjeve në Bashkinë
Westminster, Alastar Gilchrist,
tha se mbikëqyrësit e parkingjeve
kanë vënë re një rritje drastike
vjedhjesh të automatëve këto dy
vitet e fundit. Më tej, ai sqaron se
kjo bashki ka shpenzuar 150 mijë
stërlina për ndryshimin e çelësave
të automatëve, por prapë vjedhjet
nuk janë eliminuar. "Ne besojmë
se dëmi i shkaktuar për çdo
javë shkon nga 20 deri në 50 mijë
stërlina. Këto para shkojnë në
xhepat e këtyre hajdutëve", deklaroi
Gilchrist, i cili mendon se në
të gjithë Londrën nga kjo grabitje
janë zhdukur 10 milionë paund.
Sipas tij, kjo bashki ka vënë si
shpërblim një shumë prej 10 mijë
stërlinash për ata që do të identifikojnë
këta persona të fotografuar
duke grabitur. Drejtori
Gilchrist, po ashtu ka pohuar se
janë arrestuar 14 grabitës parkingjesh,
ku nëntë prej tyre janë
shqiptarë, 4 rumunë dhe një polak.
Nga ana tjetër, burime nga
komuniteti shqiptarë në Londër
kanë treguar se arkitekti i këtyre
grabitjeve është një shqiptar nga
Kosova. Ai prodhon çelësat e hapjes
të automatëve dhe shet çdo copë
për 3 mijë stërlina. Duket se kjo lloj
grabitjeje, që kryhet nga grupet
kriminale shqiptare nuk është e
përqendruar vetëm në bashkinë
mbretërore "Westminster". Më 4
dhjetor 2006, policia londineze, pas
një operacioni survejimi, arrestoi
katër shqiptarë të përfshirë në grabitjen
e automatëve. Të arrestuarit,
për mos t‘u kuptuar, visheshin
me uniformën e punonjësve të
Bashkisë "Westmister". Në momentin
e arrestimit, atyre u janë gjetur
një sasi parash, 7 çelësa të ndryshëm,
me të cilët kryenin hapjen e
kasafortave të automatëve. Të
katër shqiptarët ishin moshë e re.
...................................................
Gazeta Shqip 28/03/2007
Po ky krim z. Varka ju duket i pa besueshem//?
Shendet Saranda
Kriminalitetin nuk e kane shpikur shqipetaret zonje ai ka lindur me njerezim.
Nuk me pelqen menyra se si sillen faktet me buje sikur krimi shqipetar na qenkerka me i rezikshmi dhe me i organizuar, personalisht mendoj se nuk kemi te bejme me nje krim te organizuar ose organizata kriminale te mirefillta shqipetare.Kriminelet shqipetare te vrasin dhe per nje fjale goje ose per nje shikim .Une kam qene oficer policie ne shqiperi dhe e njof shume mire gjendjen e krimit shqipetar, megjithate me vjen nje pyetje perpara se shqipetaret te dilnin ne europe apo usa a kishte krime valle ne keto vende sigursht qe po dhe mbase dhe me shume apo ne te njejtin nivel qe eshte tani ,cdo te thote kjo?
z. Varka, ndoshta jam jasht teme , vetem per kurjozitet doja ta di, keni qene oficer policie ne kohen e Monit apo ne kohen e Sales?
re krimi:
po ata qe arrestun dje ne bruksel:
apo jan hajduta me shkoll.
prap kena ngel mrapa botes ne.
Arturm, mua me duket sikur bashke po diskutojme justifikime. Italianet dihen qe kane krijuar mafie shume te forte, kjo ka dale neper dokumentare dhe filma. Ama duhet te kesh parasysh qe Amerika ishte 6000 km larg dhe avionet vone filluan te perdoren. Nderkaq Shqiperia eshte 70 km larg Brindisit dhe kalohet me gomone per 30 min (kur eshte deti i mire). Atehere pse te krijojme pralelizma artificiale kur sot jetojme ne vitin 2007 dhe mjetet e informacionti nuk jane ato te kohes se emigracionit italian. Une e kuptoj qe dinamikat jane te ngjashme mes popujve dhe historive, por duhet te behemi realiste. 50 vjet me pare nuk do e merrje vesh fare qe nje shqiptare manaxhon tregun e droges ne Amerike ose Angli. Sot lajmet merren vesh.
Nderkohe teoria e memories eshte interesante. Megjithate une kam vene re se kriminelet nuk harrohen ne hark 50 vjetesh, por 500 vjetesh. Sot per sot dokumentaret jane te mbushur me histori dhe krimi analizohet shume ne TV. Fox ka krijuar nje kanal enkas te quajtur Fox Crime. Pra popujt nuk harrojne aspak gabimet e tyre, sepse te gjithe e njohin shprehjen "Kush harron te kaluaren eshte i detyruar ta perserise ate". Popujt fitojne mbi krimin, por krijojne dokmentare dhe libra historie. Kjo eshte ndryshe nga injorimi qe mund ti behet lajmeve qe vijne nga SHBA dhe Anglia per grupet kriminale shqiptare. Te injorosh lajmet dhe realitetin e viteve te fundit dmth te mbyllesh syte me duar.
Te kthehemi tek mafia. Shume nga ju i meshojne faktit se ne nuk kemi mafie. Kjo eshte e vertete, sepse te gjithe duan te behen njesha dhe askush nuk do shefa mbi koke. Megjithate ne kemi grupe kriminale, bashkepunetore etj. Dhe sidoqofte edhe ne kete rast ka gjithmone nje kapo qe ne fund drejton me kujdes trafikun dhe ka ne dore rrjetin. Ketu po tregohen fakte dhe ju akoma nuk doni ta besoni. Ashtu si im ate, shume shqiptare duan te justifikojne krimet me faktin qe ndodhin ne gjithe boten, por bota ama ben dokumentare dhe filma, pra di te luftoje krimin. Bota nuk mbytet nga krimi ashtu si Shqiepria ne nje pike uje. Bota nuk ka sistem shendetesor te korruptuar me mjeke qe fusin leket neper xhepa si shites bananesh. Bota ben gjyqe madheshtore me nga 400 vete ne salle, nderkohe qe neve shpeshhere strehojme ata kriminele qe bota i kerkon (ose anasjelltas). Ne te gjitha shtetet ka kriminele qe nuk ua mban te levizin sepse i presin gjyqet dhe burgosjet. Une di jo pak raste kriminelesh qe kerkohen ne Itali, Shqiperi ose SHBA. Pra neve derdellisim forumeve dhe kriminelet nuk paguajne. Edhe ai pak informacion qe del ne TV ti thua me mire te mos dale. Jetojme ne epoke tjeter arturm, sot informacioni eshte gjithshka, ne duhet te kontribojme qe mentaltieti kriminal te zhduket dhe imazhi shqiptar te rimekembet. Pikerisht per kete krimet tona duhen treguar me gisht qe te distancohemi nga krimet ne vend qe ti justifikojme ato. Cifutet krijojne shoqata dhe hedhin leke per keto gjera. Neve punojme neper fabrika dhe restorante dhe nuk dime cfare duhet bere qe te veme ne vend imazhin komebtar. Ah, dhe ne fund justifikojme krimin si dicka natyrale e emigracionit.
mire o fajtor... e dime qe dielli nuk mbulohet me shoshe.... por qe te besosh ato cka japin lajmet.. mua me duket nje.. dicka qe te mungon llogjika.. sepse lajmet sote jane vetem hipkrizira... informacioni sote eshte shume i nivelit te dobet...me shume prishin sesa ndreqin...i bejen vetem per share..nuk e di mire ne shqipe si ithone por nejse....dhe e 2ta.. ato ne angli per bankomate... une nuk i basoj si QENI QEPEN TE HAJE... sepse i njoh dhe i kame all around.. dhe keta JANE NJERZ QE BREDHIN NGA SPANJA dhe me radhe dhe quhen RUMUNE... dhe jane specialist ne kete fushe... por mu be ajo saranda me keto lajme... qe me hap barkun
Fajtor
Ne flasim shqip por nuk kuptohemi me duket.
Asnje nga ne nuk te thote qe nuk duhet te shkruajne libra per krimet, dokumentare, etj. Por eshte shume e rendesishme te dihet kush i shkruan, pse i shkruan, dhe me cfare vertetesie.
Une te them te lexosh (natyrisht nqs te intereson) nje liber TE DOKUMENTUAR te fenomeneve emigruese italiane dhe shqiptare, te shkruar nga nje nga gazetaret ME TE NJOHUR ne Itali, DHE TI THUA S'KAM KOHE/DESHIRE/VULLNET ta lexoj.
E cfare ben pastaj? Vjen ketu e na ben leksione (inferioriteti sipas meje) mbi "turpin" qe na ka zene ne nga dy artikuj TE SHKRUAR NGA NUK E DI KUSH GAZETAR APO GAZETE, artikuj qe u referohen episodeve te caktuar, qe nuk bejne nje analize te "fenomenit kriminal" shqiptar etj. Mua kjo nuk me bind i dashur Fajtor.
Nuk me bind sepse nje nga ata artikum qe te solla ketu ishte thjesht nje perkthim (i keq) i nje artikulli (te keq) te shkruar nga shtypi italian. E, me lejo, duke qene se une mendoj ta njof shume me mire se ty shtypin gazetaresk italian, dhe qellimin me te cilin shkruhen keto artikuj ne Itali, te pakten me li "il beneficio del dubbio".
E thashe edhe nje here, ketu mor vella i dashur u be deti kos. Shqipja na doli gjuha e pare ne bote, u kemi mesuar buken italianeve, E JEMI UDHEHEQESIT E KRIMINALITETIT BOTEROR. Per dy te parat nuk di cfare te them o Fajtor se nuk flas pa qene i informuar, por kam bere nja dy klase shkolle (matematike) dhe me duket pak e veshtire qe nje popull prej 2.5 milion banore (perfshire gra dhe femije) te kete arritur keto rezultate ne luften per te kryesuar krimin ne nje popullsi prek 450 milionesh se BE (tani na u shtua edhe amerika dhe kanadaja). Thjesht kaq.
Psh.
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Arturm, mua me duket sikur bashke po diskutojme justifikime. Italianet dihen qe kane krijuar mafie shume te forte, kjo ka dale neper dokumentare dhe filma. Ama duhet te kesh parasysh qe Amerika ishte 6000 km larg dhe avionet vone filluan te perdoren. Nderkaq Shqiperia eshte 70 km larg Brindisit dhe kalohet me gomone per 30 min (kur eshte deti i mire). Atehere pse te krijojme pralelizma artificiale kur sot jetojme ne vitin 2007 dhe mjetet e informacionti nuk jane ato te kohes se emigracionit italian. Une e kuptoj qe dinamikat jane te ngjashme mes popujve dhe historive, por duhet te behemi realiste. 50 vjet me pare nuk do e merrje vesh fare qe nje shqiptare manaxhon tregun e droges ne Amerike ose Angli. Sot lajmet merren vesh.
E di qe duhet te sjell disa statistika qe te bindeni per kriminalitetin shqiptar, por sot vertet nuk kam kohe te kerkoj.
Kur isha ne Amsterdam para disa kohesh, ndalova te blej nej kartoline. Shitesi ishte marokin dhe kishte nje kinkaleri. Pyeti nga jeni. Shqiptar i thame. Obobo tha, ketu sjellin shume probleme, tha.
Atehere, nese nuk i besojme lajmeve te gjithe botes (se gjoja kane hipokrizi) dhe nuk i besojme as pershtypjes se popullit qe i perjeton cdo dite problemet, atehere kujt duhet ti besojme? Shqiptareve?
Une problemet e krimit i kam prekur me dore. Nuk ka shqiptare mos njohe ndonje personazh (me se shumti personalisht) qe mos kete perfunduar ne burg. Para disa vjetesh kisha nje shok student nga Vlora. Ishte kapsoll ne karakter, fryhej e bertiste ne mense dhe te gjithe kthenin koken. Megjithate kjo ishte per gallate, askush nuk priste qe nje dite ky te vriste nje shqiptar tjeter, bashke me dy fierake. Vrasja u krye natyrisht per motive biznesi dhe jo pasioni. E di sa raste ka si keto? Para pak muajsh u kapen dhe nje grup tjeter shqiptaresh, mes tyre dhe nje student qe shperndanin droge. Apo dhe kjo duhet justifikuar me karakterin tone te nxehte?
Une nuk e di ne c'bote jetoni ju. Krimin shqiptar ne Itali e kam jetuar qe nga piku i tij i viteve 90 e deri ne renien aktuale. Dhe e di fare mire qe shumica e krimit tani behet ne harkun Hollande-Angli-Spanje.
jo po thuaji fajtorit... qe e kam perjetuar vete per anijen qe u mbyt nga italianet... qe mbyti gra dhe femije ... me thoni o njerz te dashur cfare qe ky nuk qe nje krime i rendomte.. kush foli per kete .. askush...kurrkush...qe me dridhen mishi kur e kujtoj... por ne jemi e keqia e vetvetes... ne radhe te pare,,,na lini te qete ju lutem mos na hapni plaget kote....
Es si nuk e late nje teme pa u kape me njeri tjetrin.
Arilabi, me duket se gabohesh per Saranden, ajo i ka pasur gjithmone inate grekerit dhe per mua eshter grua-zonje.
Tashi per temen do ju thosha vetem se, para nja 1 viti e gjysem jane arrestuar ketu ne New York rreth 25 persona te cilet kontrollonin mafjen ne tre lagjet me te medha te NY. Bronx, Brooklyn, Queens.\
Kta cunat, i njifja edhe une sepse rrinin gjithmone tek nji kafe Shqiptare "Kafe Roma" qe eshte ketu ne Bronx. Pasi i kapen u mor vesh se FBI kishte qene tek pallati perballe kesaj kafenese per rreth 3 vjet rresht duke pergjuar se cfare benin keta cdo dite.
Keta cunat qe them une kishte disa vite qe ishinm bere me ze, kjo sepse kishin vrare nje te Gambino Family, edhe qysh atehere Gambinot u terhoqen duke ua lene shumicen e kontrollit te klubeve dhe bixhozeve ketyre Shqiptareve. Pasi moren nen kontroll tre lagjet mendohet se perfitimi neto i ketyre ka qene rreth 10 milion dollare ne vit per koke.
Kjo pra eshte mafja Shqiptare ketu ne USA dhe po flas vetem per NY, nuk po permendi ketu Michiganin ku gjen turma Shqiptaresh dhe ku mund ta marresh patenten vetem me lek pa pasur ID.
Po ne Londer se keni degju se Shqiptaret komandojne rrjetin e prostitucionit dhe Drogave?
Pastaj vinin Marokenet e zezaket, tecilet punonin per Shqiptaret. Keta mMarokenet, kur duan te bejne mafje edhe keta...jane rraca me e poshter qe egziston, me thoni kush ka njohur nje maroken te mire?!
Kur paten qene fillimet e 90, qe shqiptaret po shkonin me flukse ne Itali, te njejten gje po benin dhe marokenet. Kishte nisur nje si lufte klandestine se kush do te kontrodhonte me shume tregun e zi. Marokinet s'i njifnin mire Shqiptaret dhe shpesh here haheshin me ta. Nga 95-96 ne nji disko ne Rome nja 15 Maroken rrahen keq nja 3 shqiptare, por kur them keq , keq fare.
Te nesermen Nji grup prej nja 40 Shqiptaresh i gjeten disa prej ketyre marokenve dhe i dogjen persegjalli. Qe atehere, po te takoni ndonje maroken ne Itali dhe ti thoni qe jeni Shqiptar do tu thote: Albanesi amici
Ari, ku jeton ti? Hidhja nje sy kti artikullit edhe_ mos u nxito te flasesh here tjeter.
[url]http://209.85.165.104/search?q=cache:WHy6ObwSak0Jhnsville.blogspot.com/2004/11/rudaj-organization-aka-albanian-mafia.html+albanian+gambino+ny&hl=en&ct=clnk&cd=1&gl=us&client=opera[/url]
Fajtor, Lezhjan
Mor cuna, asnje nga ne nuk mohon ato episode qe sillni ju, asnje nga ne nuk thote qe nuk jane te verteta.
POR TE KALOSH NGA KJO NE KONSTATIMIN QE SHQIPTARET KONTROLLOJNE RRJETET KRIMINALE NE ITALI, ANGLI, HOLLANDE, SPAGNE, AMERIKE ETJ.
ME DUKET STATISTIKISHT E EKZAGJERUAR.
Megjithate une po e mbyll, secili ngelet ne mendimin e tij dhe ma merr mendja se e konsumuam temen.
Psh. Fajtor, shume e lexetshme ajo historia e marokinit-hollandez qe ishte i shqetesuar nga shqiptaret.
Te shkruash apo mos te shkruash.
hahaha
Nuk e di pse edhe gishtat me rendohen kur mendoj te shkruaj diçka tek kjo teme....
hahaha
Natyrisht qe politikisht shumica e brezit tim jan injorante si un....
normalisht qe shumica e brezit tim jan injorante ne ekonomi si un...
kerkuam me force...me çdo kusht..te ikim...
ku...
emigrante...
ku...
Itali Usa Angli Greqi....
ankohemi...qahemi...
Atje eshte Shqiperia....
ketej cittadinanza...
italo-albanez...mbrapa e ke....
hahaha
secili per vete...mendon...se eshte askushi...
atje...
hahahahahahahahahahaaaa.
Ajo qe me ben te vuaj...e ardhmja ime...
Ku...
Mjaft...
rreth vicioz....
kriminele...mafioza..hajdute...
na thone...
Si ty edhe mua...
eh
Indiferente....
e ditet kalojn....
eh
me shpresen se vjen nje dit...
ne t'birt e shekullit te ri...thoshte dikur poeti...
hahaha
ai shekull ka cof kemi nis nji tjeter....
Na t'birt e shekullit te ri - them un
nder luftra te reja kemi me u ndesh
e asnjiher s'kemi me fitu...
Pse
Ters
Nuk e di.
ndoshta asht e vertet ajo qe thot dikush
kemi le per me vujt...
hahaha.
Saranda cili eshte qellimi i kesaj temes ?
Dhe clidhje ka kjo me politiken shqiptare ?
Ketu njerezit tregojne faktet dhe nuk do njeri ti degjoje.
Nje shprehje e urte italiane thote "Nuk ka shurdh me te keq se ai qe nuk do te degjoje".
Keshtu qe secili mund te mbaje bindjet e veta. Dicka interesante nga Google. Po te kerkosh togfjalesha te tregon sa rezultate gjen:
727.000 per albanian mafia
1.470.000 per italian mafia
2.180.000 per USA mafia
1.630.000 per russian mafia
1.860.000 per UK mafia
1.490.000 per german mafia
646.000 per cinese mafia
1.690.000 per french mafia
Shume nga ju pretendojne se 3 milione banore nuk mund te krijojne rrjete kriminale ose mafia. Atehere si ka mundesi qe ne internet 727.000 faqe bahskojne fjalen mafia me fjalen albanian? Pse flet bota per mafian shqiptare me shume sesa per mafiat e tjera ne proporcon me popullsine? Apo edhe ketu ekziston dora e mediave qe manipulohen nga sherbimet keqdashese?
Nejse, kjo teme po e humbet kuptimin, sepse as faktet nuk bejne pune. Do doja te dija numrin e hetimeve italiane qe permbajne personazhe shqiptare megjithese nisin tek italianet. Kjo sepse thuajse te gjitha mafiat e Italise se Jugut kane pinjolle shqiptare ose bashkepunojne me shqiptare. Para 10 vjetesh u shkaterrua mafia pugliese "Sacra Corona Unita" dhe ne ate hetim shqiptaret ishin koke e kembe brenda. Po hajt mo, le te mbulojme faktet me nacionalizem
Meqe jemi ke mafja. Dje isha ne nje tip party qe behet para marteses me shoqerine. E bente nje italian. Kishte ftuar gati 260 vete. Nja dhjete femra qe merreshin me "argetimin". Mu duk vetja sikur isha ne nje nga ato te Vito Corleones. It was scary. Perjashte parkuar Hammera, ....... . Te shihje fytyrat e te pranishmeve..... killera, nga ata qe te betonojne .... .
Citim:une habitem si mund te japesh keto statistika per ruset dhe per kinezet... ne jetojme ne nje realite.. dhe nuk kemi nevoj per shifrat e tuan te marra ne hapsire.. ore fajtor... ne te themi ujku ti na thua gjurmet
Po citoj ato që tha Fajtori
Ketu njerezit tregojne faktet dhe nuk do njeri ti degjoje.
Nje shprehje e urte italiane thote "Nuk ka shurdh me te keq se ai qe nuk do te degjoje".
Keshtu qe secili mund te mbaje bindjet e veta. Dicka interesante nga Google. Po te kerkosh togfjalesha te tregon sa rezultate gjen:
727.000 per albanian mafia
1.470.000 per italian mafia
2.180.000 per USA mafia
1.630.000 per russian mafia
o fajtor.. o..te rente damllaja....po si ste vjen turp qe thua per cinezet646.00 dhe per ruset 1.630.000...oh zot i madh ..lere se nuk flase. me
1.860.000 per UK mafia
1.490.000 per german mafia
646.000 per cinese mafia
1.690.000 per french mafia
Shume nga ju pretendojne se 3 milione banore nuk mund te krijojne rrjete kriminale ose mafia. Atehere si ka mundesi qe ne internet 727.000 faqe bahskojne fjalen mafia me fjalen albanian? Pse flet bota per mafian shqiptare me shume sesa per mafiat e tjera ne proporcon me popullsine? Apo edhe ketu ekziston dora e mediave qe manipulohen nga sherbimet keqdashese?
Nejse, kjo teme po e humbet kuptimin, sepse as faktet nuk bejne pune. Do doja te dija numrin e hetimeve italiane qe permbajne personazhe shqiptare megjithese nisin tek italianet. Kjo sepse thuajse te gjitha mafiat e Italise se Jugut kane pinjolle shqiptare ose bashkepunojne me shqiptare. Para 10 vjetesh u shkaterrua mafia pugliese "Sacra Corona Unita" dhe ne ate hetim shqiptaret ishin koke e kembe brenda. Po hajt mo, le te mbulojme faktet me nacionalizem![]()
tani po te trgoj dhe nje ngjarje nga ku do te kuptojme dhe moralin...ISHTE NJE MAFJOZ.. NGA BARI KERKOHEJ PREJ 20-VJETESH... KU NE TE NJEJTEN KOHE MBROHEJ ME BODYGARD..NJE DITE NGA DITET. KETA PO PININ NE NJE BAR ATY ERDHEN DHE SHQIPETARET..
TEK PO SHIKONIN VRENJTUR NJERI TJETRIN
KY BAREZI I THOTE - EDI TI KUSH JAME UNE?? SHQIPETARI NE TE NJEJTEN KOHE NXJERR ARMEN DHE E LE SHAKULL NE SHESH... VIJEN TE ZINJTE.. OOHHH --THONE NE KEMI 20VJET QE NDJEKIM .. E PASKAN VRARE SHQIPETARET....tani morali eshte qe ne munde te harrijme.. ne moment shume large por mbas nje kohe jemi prape tek vendi... sepse nuk kemi organizim nuk jemi te ftohte... dhe nuk jemi dhe te zgjuar... .por qe te harrijme qe te ELEMINOJME KASTELLOT.. DHE BONANOT..KORLEONEZET... MOS JA FUTNI KOT PASH NDERIN ..,PO LE TA MBYLLIM--ME MIRE
Nese shqiptaret vrasin nje bos mafioz nuk e bejne nga pasioni i castit, por sepse kane pistoleten ne brez dhe dine te vrasin. Pra jo te gjithe mund te vrasin dike qe shef shtrember, vetem ata qe merren me krime jane te afte ta bejne. Thene kjo, duhet patur parasysh qe vrasja e autoritetit ben qe autoriteti ti kaloje vrasesit. Disa fise indiane hane mishin e kapos pasi vdes qe te interiorizojne autoritetin e tij. E njejta gje ndodh dhe ne kriminalitet. Vrasja e nje bosi mafioz nuk eshte vetem nje pasion i castit, por nje sfide dhe pervetesim autoriteti, pra njesoj si rasti qe tregoi lezhiani. Nese shqiptaret sfidojne mafian lokale domethene se vertet jemi ne ato nivele.
Apo mos secili prej nesh vret njerezit neper restorante sepse shikojne shtrember?
Eshte evidente qe kriminelet sfidojne kriminelet. Nga keto sfida fiton vetem krimi vete, i cili merr autoritetin qe i takon shtetit. Pasion ose jo mbetet fakti qe jane shqiptaret ato qe e vrane bosin dhe kjo nuk ka asgje pozitive ne impaktin me dosjet e policise.
Pak a shume ne te gjitha mesazhet e mesiperm merret parasysh fakte te sjella nga italia dhe here pas here flitet edhe terma dhe fraza italisht sikur bota te vertitet rreth italise.Fakti qe jeton ose ke (kam )qene ne itali sdo te thote qe di gjithcka reth mafias dhe per me teper ate shqiptare.Shembulli i mesiperm qe e vrau sepse e shikoi venger eshte rasti tipik i 90% te vrasjeve te bera nga shqiptaret po une do te sjell dhe raste te tjera nga pervoja personale,
e vrau se e parakaloi
e vrau sepse e shau nga nena
e vrau se e pengoi pa dashje
e vrau se e ofendoi sepse beri sikur se pa
dhe shume e shume raste te tjera te ngjashem me keto qe jane per te qeshur dhe per te qare ne te njejten kohe.Kjo tregon qarte qe krimi shqipetar eshte akoma ne embrionet e tij dhe ska arritur akoma te konsolidohet deri aty sa te krijoje organizata kriminale apo edhete tipit mafioz.Por me vjen keq kur shikoj disa te cilet sikur gezohen ose mburen kur flitet per shqiptaret dhe krimet e tyre duke i quajtur edhe bema ne disa raste .
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 » Trego 58 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.