Forumi Horizont | Gjithsej 2 faqe: [1] 2 » Trego 58 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqiperia, traditat kulturore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=114)
-- Nje Nder Traditat Shqiptare, (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7213)
Nje Nder Traditat Shqipetare,
PERSHNDETJE MIQ TE MENDIMIT TE LIRE!
Po hap nje teme , ndoshta pak interesante.Deri ku kemi arritur te trashegojme traditen shqipetare,
meqe jemi te shperndare anembane botes(arsyen e dini te gjithe)!
KAFEJA NE MENGJES,-kafe turke, e sapo pjekur ne xhezven e inoksit.
Sa nga ju e trashegon kete tradite,
sa nga ju miq i pershtateni mendimit tim,
sa nga ju miq, jeni kundra mendimit tim....
Jemi vertet nje shoqeri shqipetare, ndonese na ndajne brezat, mosha,
intelekti...
Jemi teper te kundert ne mendime, teper te afert ne vepra,
teper larg realitetit,
tradites dhe kultures shqipetare!
Ne duhet te ndihemi thelle ne shpirt Shqipetare,
mos te harrojme traditen apo zakonet,
ndryshe nuk do quheshim "Shqipetare!"
Ne jeten tone familjare, kafeja ze nje vend dhe nje moment teper te rendesishem.
Zgjohem ne mengjes(ndonese une personalisht se pi kafene, per arsye shendeti, s eme ben dem),
dhe bej kafe per prinderit.Ky gjest i imi i gezon tejmase.
E lexoj ne te qeshuren e syve te tyre,
ne respektin qe me shprehin"Te lumshin duart e vogla vajze!"
Ndihem vertet mire.
Ndodhe e njejta gje me juve?!
Ndersa nusja e xhaxhit tim(nje xhaxha kam),
pret qe kafene ne mengjes t`ia coje ne krevat Gjyshja ime 65 vjece...
Paksa jashte normalitetit, si mendoni ju miq?!
Nuk kemi arritur akoma deri aty,
sa te vetkenaqemi me nje kafe,
dhe pas kurrizit te marrim "ofendime njerezore) si psh.."Pse e martova djalin?-Pse sollem nusen ne shtepi?!"
Ju lutem, brenda sinqeritetit tuaj miqesor,
pasi "forum " do te thote"Bashkim",
te jepni nje koment rreth temes, rreth tradites, shqipetare,
pse jo-dhe kundershtimet tuaja i mirepres!
ju perqafon_Syri_shkodrane.
TraditaShqipetare
Sinqerisht me vjen mire kur e shoh qe ka perpjekje dhe deshire (sidomos nga ata qe jetojne jashte shqiperise) qe te ruhen disa ane pozitive te traditave Shqipetare. Nuk eshte thjeshte nje kafe qe e ben tjetrin te ndjehet mire por eshte ngrohtesia me te cilen ajo serviret. Fatkeqesisht shumica e brezit te ri qe jetojne ne Shqiperi, nje tradite te tille e shohin si prapambetje dhe mundohen qe ti largohen sa me shume. Nuk dua ne asnje menyre te bej ndarje territoriale te Shqiperise por me aq sa shoh (nepermjet internetit dhe vizitave qe bej ne Shqiperi) sa me ne Jug te Shqiperise te shkosh, aq me larg tradites ndodhesh dhe ketu besoj qe Politika ka rolin kryesor.
ciao
pershendetje. me pelqeu ai mesazhi juaj mbi traditat shqiptare dhe mbi te gjitha per kafen . un nuk jetoj ne shqiperi po kafen turke e pi tre her ne dit. ketu ta blej nuk ka por kam bler mullirin nga shqiperia . un kam koh jasht shqiperise po skam humbur asnje tradit. ne shtepin time vazhdon kafeja dhe gjellet e shqiperis ndonjeher edhe e ngaterrojm. kaq kisha un nga ime. te pershendes dhe gjith te mirat
Pershendetje te gjitheve !!!
Mendoj se eshte me rendesi te ceket se te ghithe antaret e ketij forumi
jane shqipetar pa marre parasysh se ku jetojne.
Dua te them se te ghithe ne nje ose forme tjeter i ruajne traditat.
Nuk eshte me rendesi se a te pelqen kafeja apo dic tjeter, me rendesi eshte qe ato tradita te kujtojne vendin dhe dashurine familjare
p.s te befte mire kafeja !!!
hahaahahahah, Ju Bafte mire Kafja n`nadje!
S`ka ma lezet se mu cu ne oren 6 sahati, me pjek kafe shqiptare
munsisht pa mase sheqerit,
sic te vin dora,
ne fun me kthy filxhanin e me fillu tu tjerr fallin, hahahaahahahahaha!
Dreqe,pash zotin sa mire munesh me i pi dy kafe rrjesht?
A e pin duhanin ti zemer?!-Se un kam fillu me e nez ka ni tinxash
edhe e baj kafen e pi vetem sa me lag fytin !
Te forten me ta diftu!
S`munem me e pi duhanin mren se me xan mat, ahahahahahahaaha!
Dal jashte edhe me ken tuj ra shi ,marr i cader,-filxhanin ne njenen dor,
cakmakun e cingaren ne doren tjeter,
cadren e maj me vesh,
telefonin n` vesh tjeter,
edhe kerrcet tymi si me ken forum, hahaahahahahahahahaha!
Dreqe, sa her lexoj shkrimet e tua ndjej kenaqesi shpirtnore,
se je teper origjinale!
Te perqafoj fooooooooooort!
Edhe perqafimi asht tradit shqiptare(Sa mos me dal prej temet!)
hihihihihihihihihihihi, jam kurdis sat!
miqesisht sykaltra.
hm, nje nder traditat me elementare te shqiptarit jasht specialiteteve ushqimore eshte proklamimi se ku kaloi naten gruaja e komshiut..
dhe natyrisht thashethemet...pa keto s`ka jete shqipja...
Per ke e ke fjalen ti mi LE TE JESH TI E PARA! Keto gjera qe thu ti ndodhin vetem ne Kososve se te ne sdo tia di njeri ca bo ti , akoma si ka mor malet gruja komshiut e .Sa per njohuri sic e dime te gjithe qe grate e kosoves kur martohen ia dredhin burrit se e kane marre me fotografi te shkretin pasi e ruajne nderin deri diten qe martohen pastaj behen prone e te gjitheve ne te mire te kombit.KUSH JETON NE AMERIKE E DI MIRE KETE GJE.
Amoxil leni kosovaret plzzzzzz se ktu ku jam une slajne burre te martum pa kap sidomos ato me emer Lule.....
haahahahahahahahahahahahahahahhahahaahahhahahahaha
hahahahahahhaahahahaahahhhahaahahahahahahahahaahah
ahahahahahahahahhaah
Edhe une njof ca me emrin LULE edhe punojne neper pastrime nevojtoresh.
ahahahahhahahahahahahahhahahahahhahhhhaahahah
Citim:
Po citoj ato që tha amoxil
haahahahahahahahahahahahahahahhahahaahahhahahah
ahahahahahahahhaahahahaahahhhahaahahahahahahahahaa
hahahahahahahahahahhaah
Edhe une njof ca me emrin LULE edhe punojne neper pastrime nevojtoresh.
ahahahahhahahahahahahahhahahahahhahhhhaahahah
ahahhahahaahh, dreqe. Lëre lulen se osht bizi tani për tani...
Citim:
Po citoj ato që tha amoxil
Per ke e ke fjalen ti mi LE TE JESH TI E PARA! Keto gjera qe thu ti ndodhin vetem ne Kososve se te ne sdo tia di njeri ca bo ti , akoma si ka mor malet gruja komshiut e .Sa per njohuri sic e dime te gjithe qe grate e kosoves kur martohen ia dredhin burrit se e kane marre me fotografi te shkretin pasi e ruajne nderin deri diten qe martohen pastaj behen prone e te gjitheve ne te mire te kombit.KUSH JETON NE AMERIKE E DI MIRE KETE GJE.
Le te jem e para -------- ku e di ti me bindje se ato jane nena shqiptare apo mos je bere edhe ti shoqe e tyre edhe ke punuar perkrah tyre se une per vete i kam futur ne dore ca kosovare te martueme qe shkrihen per icik banane Shqiprie.
E verteta eshte e hidhur per t^u pranuar,
Ps. meso te shkruash shqip paster se fjala diskfalifikuar shkruhet diskualifikuar , le qe ku dini shqip ju kosovaret rendesi ka qe dini serbisht edhe e lagni sa here iu del nonje i martum apo beqar pak rendesi ka!
Here e trete qe kam vene cezven ne zjarr sot!
Ka tre here qe me shterret uji!
Sa zakon i keq -nuhatja!
Ma ne fund po pi nje Kafee~~~~~~~~~~~~~~~~~~~!
Dreqe mora vesh me se kjo lulja ka shkuar krushke ne rahovec se marton nje shokun e saj edhe do bejne dasem atje po kur te kthehen do vine pa nuse se nusja duhet te rrije ne katun me pleqte e te punoje token me speca e qepe edhe shoku i ksaj Lules po kthehet javen tjeter ne Amerike pa nuse.Hajde tradite hajde rendesi ka te kesh nje cader se bie shi apo diell pak rendesi ka . Nejse kjo Lulja me dhjet fare kur e shof sidomos kur ia nis te beje si propotende me potence maroj nga te qeshurat. Kisssssss lali edhe flasim!
Amoxil a don i kaffe mu qetsu!
Citim:
Po citoj ato që tha amoxil
Le te jem e para -------- ku e di ti me bindje se ato jane nena shqiptare apo mos je bere edhe ti shoqe e tyre edhe ke punuar perkrah tyre se une per vete i kam futur ne dore ca kosovare te martueme qe shkrihen per icik banane Shqiprie.
E verteta eshte e hidhur per t^u pranuar,
Ps. meso te shkruash shqip paster se fjala diskfalifikuar shkruhet diskualifikuar , le qe ku dini shqip ju kosovaret rendesi ka qe dini serbisht edhe e lagni sa here iu del nonje i martum apo beqar pak rendesi ka!
Ju lutem, permbahuni temes qe te gjithe!
Ju faleminderit dhe mjaft me te shara!
Kafeja turke, ose me sakte Shqiptare=ka TRE veti te jashtezakonshme
a)-per te te vene ne gjume,
b)-per te te larguar stresin,
c)-ka te njejten vlere me RedBull!:p
Citim:
Po citoj ato që tha Le te jem une e para
shko ne itali dhe shiko vajzat shqiptare neper rruget e Italise, aty hase ne nena shqiptare nga Shqiperia, te cilat i sherbejne Europes se gjere mashkullore....natyrisht ne " te mire te Shqiperise"...
O trimush, ka kaluar koha kur ne kosovaret jemi furnizuar me informacione te rrejshme nga Shqiperia, per vendin e luleve etj. etj. tani po i shohim gjerat nga afer. S ka vend per trillime te natyres sate...
Citim:
Po citoj ato që tha amoxil
Dreqe mora vesh me se kjo lulja ka shkuar krushke ne rahovec se marton nje shokun e saj edhe do bejne dasem atje po kur te kthehen do vine pa nuse se nusja duhet te rrije ne katun me pleqte e te punoje token me speca e qepe edhe shoku i ksaj Lules po kthehet javen tjeter ne Amerike pa nuse.Hajde tradite hajde rendesi ka te kesh nje cader se bie shi apo diell pak rendesi ka . Nejse kjo Lulja me dhjet fare kur e shof sidomos kur ia nis te beje si propotende me potence maroj nga te qeshurat. Kisssssss lali edhe flasim!
e moj dreqe ajo ska gje me mu se i del kopil pastaj ahahhahahahahahahahahahahahahhahahahahahahahahahah
ahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahah
ahahahahahahahahahahsa per replikat i kam qef e di ti sidomos me ca femra si puna e kesaj le te jem e para apo e fundit pak rendesi ka.Sa here qe ka folur ka vjell vrer per Shqiperine, harron kjo se prej nesh i kujton bota perndryshe as qe i kishin kujtuar me si si shqiptare,ashtu sic nuk i kane quajtur deri dje. Aq kam qeshur me ate sapunin qe e hajne kto kosovaret per djath sa sdi cte them hshahhahahhahahahahahahahahahhha je e madhe per zotin.Kisssssssss
Citim:
Po citoj ato që tha amoxil
e moj dreqe ajo ska gje me mu se i del kopil pastaj ahahhahahahahahahahahahahahahhahahahahahahahahahah
ahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahah
ahahahahahahahahahahsa per replikat i kam qef e di ti sidomos me ca femra si puna e kesaj le te jem e para apo e fundit pak rendesi ka.Sa here qe ka folur ka vjell vrer per Shqiperine, harron kjo se prej nesh i kujton bota perndryshe as qe i kishin kujtuar me si si shqiptare,ashtu sic nuk i kane quajtur deri dje. Aq kam qeshur me ate sapunin qe e hajne kto kosovaret per djath sa sdi cte them hshahhahahhahahahahahahahahahhha je e madhe per zotin.Kisssssssss
hahahahahahahaahh Amoxil mos me fut ne shprehje se ju bej me zi se ne Fino..
edhe ironite bejne pjese tek traditat shqiptare, prandaj vazhdoni pa problem
Citim:
Po citoj ato që tha halfgang
edhe ironite bejne pjese tek traditat shqiptare, prandaj vazhdoni pa problem
Citim:
Po citoj ato që tha Sykaltra_Gangos
Amoxil, je shume ironik!-do ju lutesha te respektonit anetaret e forumit!
:p...
Mjaft me me ofendime se te japin ban:p
Ok, amoxil!Vazhdoni e shkruani ca te deshironi!
Nejse, po e le me kaq!S`dua te te kunderpergjigjem!-Jo s`e nuk di!
Citim:
Po citoj ato që tha Sykaltra_Gangos
Ok, amoxil!Vazhdoni e shkruani ca te deshironi!
Nejse, po e le me kaq!S`dua te te kunderpergjigjem!-Jo s`e nuk di!
Citim:
Po citoj ato që tha Le te jem une e para
hm, nje nder traditat me elementare te shqiptarit jasht specialiteteve ushqimore eshte proklamimi se ku kaloi naten gruaja e komshiut..
dhe natyrisht thashethemet...pa keto s`ka jete shqipja...
RAKINE more vllazen.
Harruat rakine e rrushit qe eshte aq e ambel dhe kudo ku kemi shku nuk na ka mungu. Nuk e zevendsojme me asgja.
Citim:
Po citoj ato që tha football
RAKINE more vllazen.
Harruat rakine e rrushit qe eshte aq e ambel dhe kudo ku kemi shku nuk na ka mungu. Nuk e zevendsojme me asgja.
Citim:
Po citoj ato që tha Sykaltra_Shqiptare
"footbollistet" nuk pine raki, as ata shqiptare!
uuuu mos harroni me te rendesishmen ...kur na vijne miq per darke kemi per detyre te zeme be tere fisin e lagjen deri sa ti ngopim mire e mire....nga hundet tua fusim
Ha ha pse nuk ha fare ...he merr dhe nje cope byrek uaaa po pule na do dhe nje birre... he me mo pije dhe nje ....
Po vjen dhjetori..............afrohet Viti i RI!!!!
Fillojne pastrime themelore ne shpi...pastrime qelqurinash etj etj etj....... pergatitja e bakllavase jo jo me pete te gatshme ca thoni juve pete qe i hapnin gjyshet tona vete.......
pooooooo....... ca remuje dhe angazhimi po prap atje fshihet dhe bukuria e mirpritjes se vitit te ri....
A seshte kjo 1 nga tradiat tona
Citim:
Po citoj ato që tha darma
uuuu mos harroni me te rendesishmen ...kur na vijne miq per darke kemi per detyre te zeme be tere fisin e lagjen deri sa ti ngopim mire e mire....nga hundet tua fusim
Ha ha pse nuk ha fare ...he merr dhe nje cope byrek uaaa po pule na do dhe nje birre... he me mo pije dhe nje ....
Po na vijne miq ne shpi....
Shpejt beni gati dhiskun me raki dhe liker......dhe frytjeren me sheqerka ose bombone
Kafen turkeeeeeeeee mos e harroni
A sjane kto traditat tona !!!!!
Citim:
Po citoj ato që tha Sykaltra_Shqiptare
hahaahahahahahaahahahahhhahaha, e madhe je Darmaaaaaa, mos vdeksh kurre
o zottttttttttttttttttt!ahahahahahahahahahaaha- sa realiste qe je!Hallall!
Pershendetje
tradita shqiptare me gjith injorimet qe i kane bere i ka mbijetuar te gjitha koherave.une vet jam mar me syudimin e kostumeve tradicionale te te gjitha trevave ne shqiperi,dhe shoh qe motivet e qendisura ne kostum sot po i ben gjith bota tatuazhe.dhe kjo eshte nje mbrekulli se po vine prap ne mode dhe keshtu behen te pa vdekshme.
komplimente
komplimente per mendimin o sy kalter.
FLM SyKaltra
Une i ka shume qejf traditat Shqiptare....jemi nje popull me tradita shume te bukura edhe pse ndonjehere as kuptimin e tyre nuk arrijme ta gjejme dot.........duke filluar qe nga traditat e dasmave e deri tek traditat e nje jete te perdicme............kemi plot
Nuk e di ne e kam thene gjithsesi .......Kam qene njehere para shume vitesh (kur isha e re ) ne nje dasem ne Peshkopi.......nje djale do merrte nuse dhe do ta shpinte ne Peshkopi (megjithese asnjehere nuk e kuptova persene pasi ai jetonte vet ne Tirane) nejse e cojme nusen ne atje fillon muzika dhe ahengu me daulle (une nuk kisha pare kurre nje dasem te nje krahine tjeter dhe per mua ishte gjithshka e re dhe mbaj mend nuk lija gjerat me te vogla te me shpetonin) sa hyne ne dere bene ato adetet e veta dhe nuk harroj i thane dhendrit coje te dhoma saj ..........dhe e cuan e ulen ne krevat pastaj e nxorren dhendrin nga dhoma e cuan me burrat dhe te gjitha grate e fisit u rrethuan tek dera dhomes dhe ja filluan me kenge.........duke e share nusen dhe te gjithe familjen e saj......po c'fare duke e share nga nena e nga baba une qe gjendesha e mbaj mend si tani prane komedines thashe adeti do kendojne kur degjoj une hap veshet mire ato me te shara rendshem fare.........syte e mi na filxhan i them gjyshes ca po bejne keto ..........e shajne me tha derisa nusja te qaje kur nusja te filloj te qaj atehere ikin...........Po edhe ajo dreq nuse Tirone i boni telef nuk e nxirrte kokrren e lotit si me qene gur......qaj mi i thashe une te na lejn rehat..........jo mi ja bente ajo me mua te merren keta ...............thashe bo bo qe tani e shikoj sa do i haet muhabeti me vjerren kesaj
Keshtu qe thoni ju ka dhe tradita te tilla ne Shqiperi me te shajt me rob shtepie
Citim:
Po citoj ato që tha darma
FLM SyKaltra
Une i ka shume qejf traditat Shqiptare....jemi nje popull me tradita shume te bukura edhe pse ndonjehere as kuptimin e tyre nuk arrijme ta gjejme dot.........duke filluar qe nga traditat e dasmave e deri tek traditat e nje jete te perdicme............kemi plot
Nuk e di ne e kam thene gjithsesi .......Kam qene njehere para shume vitesh (kur isha e re ) ne nje dasem ne Peshkopi.......nje djale do merrte nuse dhe do ta shpinte ne Peshkopi (megjithese asnjehere nuk e kuptova persene pasi ai jetonte vet ne Tirane) nejse e cojme nusen ne atje fillon muzika dhe ahengu me daulle (une nuk kisha pare kurre nje dasem te nje krahine tjeter dhe per mua ishte gjithshka e re dhe mbaj mend nuk lija gjerat me te vogla te me shpetonin) sa hyne ne dere bene ato adetet e veta dhe nuk harroj i thane dhendrit coje te dhoma saj ..........dhe e cuan e ulen ne krevat pastaj e nxorren dhendrin nga dhoma e cuan me burrat dhe te gjitha grate e fisit u rrethuan tek dera dhomes dhe ja filluan me kenge.........duke e share nusen dhe te gjithe familjen e saj......po c'fare duke e share nga nena e nga baba une qe gjendesha e mbaj mend si tani prane komedines thashe adeti do kendojne kur degjoj une hap veshet mire ato me te shara rendshem fare.........syte e mi na filxhan i them gjyshes ca po bejne keto ..........e shajne me tha derisa nusja te qaje kur nusja te filloj te qaj atehere ikin...........Po edhe ajo dreq nuse Tirone i boni telef nuk e nxirrte kokrren e lotit si me qene gur......qaj mi i thashe une te na lejn rehat..........jo mi ja bente ajo me mua te merren keta ...............thashe bo bo qe tani e shikoj sa do i haet muhabeti me vjerren kesaj
Keshtu qe thoni ju ka dhe tradita te tilla ne Shqiperi me te shajt me rob shtepie
Une jam Tironse dhe kjo nuk eshte nje tradite e imja pra e qytetit tim prandaj dhe me beri aq shume pershtypje..........
Por he mos u anko se te gjitha nuset shahen pas dasme e kane per syrin e keq
nje nder "traditat" shqiptare eshte pohimi ose mohimi me koke ndryshe nga gjithe bota.. dmth levizje vertikale per te sinjalizuar jo.. (gjej belane kur shkoj ne shqiperi, keshtu qe mundohem ta evitoj pohimin me koke)..
a e din ndonjeri nga e kemi kete? apo e kemi pasur gjithmone?...
Citim:
Po citoj ato që tha darma
uuuu mos harroni me te rendesishmen ...kur na vijne miq per darke kemi per detyre te zeme be tere fisin e lagjen deri sa ti ngopim mire e mire....nga hundet tua fusim
Ha ha pse nuk ha fare ...he merr dhe nje cope byrek uaaa po pule na do dhe nje birre... he me mo pije dhe nje ....
kafeja eshte pirje tradicionale shqiptare...
kafja turke qe i thone, s'eshte veçse kafeja pija e preferuar e jeniçereve, reparti i sulmit i ushtrise otomane.
e aty s'kishte asnje turk per bese.
gjate rrethimit te vjenes e mbas largimit te ushtrise otomane, jeniçeret ''harruan'' disa thase nga te cilat pinin nje pije te çuditshme qe s'kishte ngel pa u rene ne sy vjenezeve, ata i moren thaset e filluan te benin te njejten pije.
nji keshtu u perhap kafeja ne europe prej shqiptareve mercenare ne ate kohe te sulltanit.
pra ne s'po bejme tjeter (me krijimin e shtateqindeshtatemiliard lokale ne shqiperi) veç se po i kthejme kombit nje tradite mijera vjeçare.
nje nder traditat tona jane e thashethemet.... vdesim te fusim hundet te punet e te tjereve.... sa del nga shpia e zbret me ashensor fap fillo komshia komentin e pare sa shko deri te parkimi me marr makinen fap roja e parkimit 1 mufke tjeter, kur shko ne pune pi kafen e mengjesit bashke me thashethemet e deri sa bie darka fillo behesh e ti njesoj si njerzit qe te rrethojne.
Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
nje nder traditat tona jane e thashethemet.... vdesim te fusim hundet te punet e te tjereve.... sa del nga shpia e zbret me ashensor fap fillo komshia komentin e pare sa shko deri te parkimi me marr makinen fap roja e parkimit 1 mufke tjeter, kur shko ne pune pi kafen e mengjesit bashke me thashethemet e deri sa bie darka fillo behesh e ti njesoj si njerzit qe te rrethojne.
Ne me lejohet, po hedh nje tregim (cka nga pikpamja letrare, por per temen qe trajton shtyhet), i vitit 2009, me ide te fund-viteve '90, i cili ka te beje me traditen (ne thonjza) te mikpritjes (edhe) shqiptare, e te cilin po e ndaj ne dy-tre pjes.
Mikpritje alla shqiptarçe
Oh ç’gëzim i madh kur më erdhi kushuriri! Kaq vite pa u takuar! Po shyqyr që erdhe o kusho, i thashë, dhe e rroka në qafë. Të humbi njeriu kështu si ty!.. E pas takimit të së shoqes dhe dy kalamajve që kish bërë, e rroka edhe një herë në krahët e mi. Po ku je or burr‘ i dheut, i fola gjithë gëzim. E pa kaluar shumë i nxora një birrë të ftohtë, për kokë të birrës, ta mblidhte veten.
-Ajd‘ gëzuar! -bërtita fort, sa dhe komishinjtë do e kishin dëgjuar.
-Po prit, se s’jemi ulur akoma mirë!.. -ma ktheu me atë ndrojtjen e vet, siç e kishte zakon, -Të marrim njëherë frymë!
-O po, -thashë, -të më vijë kushua dhe unë të rri si kërcu! Po hajde ore, se do ta tundim që ç’ke me ‘të!
Isha vërtet i gëzuar. Të më vinte kushuja në shtëpi e të më gjente mu në mes të Romës! Hera e parë që më vinte! Kaq e kaq vite pa u parë! -Kur jemi takuar së fundi o kusho? -e pyeta sa për muhabet. -Po… -dhe nisi të mendohej, -më duket para tre vjetësh u takuam në portin e Durrsit, ti po ktheheshe e unë po largohesha.
-Ah. lëre atë pesë minutsh, -iu hodha menjëherë, -flas qysh kur nuk jemi takuar tamam, or burr i dheut!..
-Po ka, ka më shumë se pesëmbëdhjetë vjet, qysh në kohë të atëhershme, kur s’dilnim dot si sot.
-E pra, -i thashë, -kemi vite, qysh kur isha unë tek ty në fshat.
Dhe i kujtova jo vetëm atë rast të fundit, aty në ardhje të pluralizmit, tek i kisha vajtur në fshat, por i kujtova edhe rastet e mëpërparme, kur ishim akoma të rinj e biles, fëmijë.
E ndërsa më jepte të drejtë, unë i përplasja nga pak shishen e birrës. Isha vërtet i gëzuar, do festoja, sa ta merrte vesh kushua që isha i gëzuar. -O po, më gëzove dhe më nderove, -i thashë. Dhe mezi e kandisa ta kthente atë të uruar birrë. -Shtroje këtu shpejt, -i thashë gruas, -se do ta festojmë… më sill dashin ta therrim… ha, ha… bëj shaka, o kusho vëllai…
-Ti e di, o Luan, -më foli pas pak seriozisht kushoja, -unë tre ditë leje kam, dhe këto tre ditë thashë të të takoj ty këtu në Romë, takoj edhe Titin, po ia dite shtëpinë, e them të vizitojmë edhe pak Romën e bukur.
-O po të gjitha do i bëjmë or Sefo djali, po prit të nxjerrim mallin, -iu hodha dhe ting, i përplasja shishen për të kusheditën sa herë, sepse mezi e vinte në buzë. -Të gjithë do i vizitojmë. Qysh nesër të shtunën! E biles edhe të hënën do marr pushim o kusho, vetëm e vetëm që ti të kënaqesh, se … se më bëhet zemra mal më bëhet, që të shoh.
Ma mbush frigoriferin plot, i thashë gruas pak më vonë me zë të ulët. Asgjë mos ti mungoj kushos! Kemi zakone shqiptari ne, i shfryva me gjithë stërklat e birrës. -Pse, unë çfarë jam?... -ma ktheu gjithë ironi, -Kanadeze?
-Ik, ik, se nuk merr vesh fare nga mikpritja, -ia ktheva gjoja si i mërzitur, duke u larguar dhe afruar kushos. Isha vërtet i gëzuar sa s’më mbante vëndi. -Më shkruaj në një listë, ku do të të çoj vllai ty! -ia shtrova detyrë kushos. Dhe vërtet, kisha për ta çuar me atë rrangallen time, fiat i shtatdhjet e gjashtës, ku ti donte e bardha e zemrës.
-Po ti i di atraksionet e Romës! -ma ktheu i qetë.
-I di që ç’ke me ‘të trataksionet unë, -i thashë, -të shëtit vëllai ty kusho, që më paske mësuar dhe fjalë të mëdha! (vazhdon):
(vazhdim: mikpritje alla shqiptarce):
E kaluam atë natë me muhabet, sa u kënaqëm. Të nesërmen unë mezi u ngrita nga dhimbja e kokës, duket kisha pirë shumë një natë më parë, përveç kësaj edhe i kisha përzier pak pijet, me ç’më kujtohej. Të tjerët ishin ngritur me kohë e kishin dalë, duket të bënin ndonjë një pazar të vogël të shtuneje, se gruaja ime vdiste për të blerë, e sidomos kur ishte me të tjerë.
Pasi mbarova me gjith‘ ato shërbimet e mëngjezit, larje, rruajtje, e më the e të thashë, nisa të vij vërdallë si trap nëpër shtëpi. Zakonisht, ishte gruaja ajo që ma bënte kafen në fund jave, kur përtoja të dilja, apo kur binte shi. E bëja dhe vetë xhanëm, mirpo kafja e bërë vetë nuk më shijonte asnjëherë, ndaj ose e pija jashtë, ose lija gruan të ma bënte. Eh, ç‘kisha dëshirë ato momente ta pija kafen e mëngjezit me kushon tek ndonjë nga klubet e shumtë që kemi këtu afër, por të gjithë po vonoheshin. Ndaj vazhdoja i mërzitur të vija vërdallë kot, si pordha nëpër brekë, nga njëra dhomë në tjetrën! Edhe ai dreq televizori nuk kish gjë tani paradite! Uf, po bëja! Më kishin lënë si një qen që ruante shtëpinë.
S’kaloi shumë, veçse kur ua dëgjova zërat. Ata kalamajtë e mi të rritur dhe ata të kushos, bër-bër me ato zëra kalamajsh. Ua hapa derën dhe… ua lashë hapur, duke dalë vet jashtë.
-Nga humbët, ore të humbur? -ju drejtova të gjithve qysh tek shkallët. -Për pak sa qesh duke marrë në telefon policinë! Do u thosha se më kanë vjedhur kushon!
-Po për mua, nuk do u thoje, -më ngacmoi kot gruaja, duke më zgjatur njërën nga trastat.
-Po kush të vjedh ty moj e shkretë! -ia ktheva, duke i vënë dorën tek supi e të vazhdonte vetë përpara për në shtëpi, se derën hapur e kish. Dhe, duke treguar me dorë nga kushurinjtë e ardhur, vazhdova: -Këta po, këta i rrëmbejnë në mes të ditës, se kujtojnë se janë artista hollivudi, shih si janë, ylla, e kanë ndritur Romën, shkëlqen Roma qysh nga dje…
-S’të paska dalë akoma birra dhe rakia ty!
As ia vara më gruas, por e tërhoqa për krahu Sefo kushuriun dhe bëra për poshtë. -Do vemi të pimë një kafe të mirë tani që,…!...
-O Luan, -mu hodh e shoqja e tij, Drita, -Shelfiu është bërë telef nga rruga e djeshme, lëre të pushojë pak!
-Jo-jo, -u hodh Sefo vëllai, -unë them të mos humbim kohë, por ti bëjmë një vizitë Petritit sot, se nesë dhe pasnesër kemi në program Romën.
O-o-o, dhe kjo punë! -Ç’flet moj Dritë! -ju hodha asaj të ndriturës një herë. -I njef këllqet e këtij ti, moj!? I ka këllqet ky sa për dy qytetarë si puna ime! Mos e shiko kështu të dobët, se kështu duket ky, por ëë-hë!.. Është burrë zamani ky! Do pij njëherë kafen me burra, e pastaj do shkojmë tek Petriti!.. Ju gratë bëni ndonjë gjë për të ngrënë, se po vete dhe dreka!..
Dhe një ta tërhequr Sefo vëllain e dolëm jashtë. Sa kisha dalë nga banesa, kur përplasemi me komshiun që banonte sipër nesh, Luigjin. Oho, Luixhi, e rraha tek shpatullat. E prezantova kushon me mikun tim komshi, duke e sqaruar këtë të fundit, se si kisha kaq vite pa u takuar me kushon, sepse kushoja im punonte e banonte në Zvicër. Luixhi më buzëqeshte e tundte kokën. -Mos ju kemi shqetësuar gjë mbrëmë, -shtova pastaj me zë të ulët në italisht, -se helbete, qetësi nate, ndërsa ne me muhabet…
-Ah, nuk prish punë, -ma ktheu miku im komshi, -një rast i rallë, kaq kohë pa u takuar ti me kushuririn…
-E kam xhentil, e kam, -sqarova më vonë kushon për Luixhin. -Shumë njeri i mirë. E pe, i njef traditat tona… (vazhdon):
Dhe pa u larguar mirë nga pallati ynë, kur shoh shqiptarin e parë. Ishte Ermiri, edhe ky komshi në pallatin tim, por nga shkalla tjetër. Çun i urtë i shkreti, i pamartuar, se helbete, i ri akoma. Po dilte me një çift të ri me një fëmijë të vogël; patjetër njerëz të tij, që do i kishin ardhur për vizitë. -Ej, Miro!.. -i bërtita.
-Është pak qull, por çun i mirë, -i fola me zë të ulët kushos.
-Po ku je a i humbur! -i shtriva dorën dhe e përqafova, -ku ke humbur?..
Kisha vërtet nja tre-katër javë pa e parë. Ia nisëm prezanti-meve dhe muhabetit, pa e ndërprerë ecjen, sepse ata nxitonin për diku. I kish ardhur e motra me gjithë burrin dhe çunin e vogël, e do shkonin të vizitonin Koloseun dhe ndonjë gjë tjetër.
-Ohh, ç’mrekulli! -i ndriti fytyra tim kushuriu. Po ky kështu, ktheva kokën dhe e pashë me habi. Por ai, sikur t’mos e kish mëndjen fare tek mua, vazhdoi si gjel: -Me ç’kam parë në televizor, kanë filluar të japin edhe shfaqje të bukura me legjionarë e me skllevër…
-Po-po, tani në fillim të verës gjen mjaft gjëra të bukura tek Koloseu, -ia priti Ermir djaloja. Edhe ky, thashë me mëndje, paska nisur të vizitojë Koloseun, sikur nuk kalon aty me autobuz çdo ditë kur ikën në punë.
-Do ta vizitojmë dhe ne! -hodh prapë si gjel kushua im.
-Po të doni mund të vini me ne! -na foli ai burri i motrës së Ermirit.
-Po-po, -u hodh edhe Ermir qulloja. Eh, po kjo kështu, pshe-rëtiva pa e përmbajtur veten. Nga u miqësua tjetri aq shumë! Apo shqiptarë hesapi, mendova, si e si të duken, kur shohin njëri-tjetrin jashtë. Ndërsa atje në Shqipëri shahen e therren me njëri-tjetrin si … si ata skllevërit e Koloseut. Ngrejta duart gjithë buzëqeshje dhe ua vura tek supet dy ftuesve të dashur.
-Juve ju vaftë rruga mbarë, se ne e kemi planifikuar për nesër! Shumë faleminderit!
Dhe u ndamë duke i zgjatur njëri-tjetrit duart. -Nesër e ke hapur gjithashtu, mund të hyni edhe brenda! -më sqaroi Ermiri i shkretë, a thua se unë aty e kisha mëndjen.
-E di, e di -i thashë, -por shiko, të ma sjellësh sot motrën me gjithë burrin tek mua, se pa një vizitë nuk ju lë të ikni.
-Ne vimë, -foli me atë zërin qull Ermiri, -por të bije më mirë ty të vish, se më ka sjellë kunati një raki shumë të mirë, dhe ti e di që unë s’e pi dhe aq.
-Ore, lëri dënglat, -i ngrita zërin. Ti shkoja unë nga pas një çunaku që… që mezi fshinte qurrat e veta! -Sot në mbrëmje ju pres të gjithve, dhe merre rakinë me vete po deshe, se ia gjejmë dermanin.
Pa u larguar mirë, u kthye ai burri i motrës së tij: -Dëgjo! Sot nuk ju premtojmë, por nuk e di, a jeni të hënën mbasdite në shtëpi!?
Eh dreq! Në shpi jemi, në shpi, mezi e ruajta përzëmërsinë e jashtme, dhe vazhdova me kushon drejtimin tonë. Ç’më kish gjetur me këta shqiptarë derdemenë, thuaj!
-Bëjnë raki të mirë andej nga an‘ e tij. -fola sa për ti bërë muhabet Sefos. Ndërkohë po i afroheshim disa dyqaneve dhe kafeneve të mira.
-Ajd, futemi këtu! -më vuri dorën tek krahu kushua.
-Prit, prit, -ia ktheva. Atë punë e dija unë. Nuk mund të hyja në një lokal të mbyllur. Dhe as në atë tjetrin, që nuk më pëlqente. Dhe as në tjetrin, që ish si larg nga piaca. Gjeta më së fundi atë që doja, dhe u ula. Pak më tej më përshëndetën disa shqiptarë të tjerë, të cilët gjithashtu po pinin kafet e tyre. Ca rroskopë i njihja, e ca nuk i njihja. Sidoqoftë i përshëndeta duke u ngritur edhe një herë, e duke iu afruar tavolinës së tyre.
-Hë zgjebsa ç’bëni! -dhe u zgjata duart të gjithve. Pas meje edhe im kushëri, të cilin ua prezantova menjëherë. Ata menjë-herë tërhoqën nja dy karrike nga tavolinat e tjera e donin të më bënin vend. -Lëre-lëre, -u thashë, -se kemi tjetër plan!
E me të shkëmbyer edhe dy-tre fjalë të tjera koti, u dhashë shëndenë. Dhe, edhe njëherë i zgjatëm duart njëri-tjetrit. Me kushon u ulëm ca më tej e nisëm të shihnim kalimtarët e rastit.
-Këtu ka lezet ta pimë kafen! -ju drejtova tim kushuriu.
-Po pse!? Ato kafenetë e tjera dukeshin si pak më të qeta!
-Po ç’të qeta a i humbur! Këtu je në piacë. Shikon gjithshka dhe të shikojnë të gjitha femrat.
Nisëm të rrufisim ato kapuçinot e shijshme dhe unë e mbaja me muhabet kushon tim. I shkreti, kish filluar të bëhej ca si intelektual. Mezi e nxirrte një të shkretë fjalë.
Hidhte sytë ndonjëherë kot djathtas-majtas, lart e poshtë, dhe as vetë nuk e di çfarë shikonte. Më rrinte pak si i merakosur, sepse bënte llogarira kur do ta takonim atë kushuririn tjetër, Titin, kur do të venim në shihnim Koloseun, po në Vatikan a të lejonin, po ai vendi ku hidheshin monedha a ishte larg, po për ata miqtë a na dilte koha ti prisnim, kur aty e kur atje, ku e çfarë. -Po rri a derbardhë, -i thashë, -të çoj unë ku të duash ti, e ti të ngelesh i kënaqur! Tani të shijojmë këtë kapuçinon e bukur italiane dhe… hiç mos e vra mëndjen!..
Ohh, kishte lezet ta pije kafen në një lokal të hapur. Poshtë këmbëve të tua rrugë kalldrëmi, tavolina e rrombullakët dhe e pastër, ai dielli që të kënaqte, ndonse ne ishim nën çadër.
-Më thuaj o kusho, më thuaj, -s’më mbante kënaqsia, -ja ku e ke atë rrugën e romakve, si e ka pas emrin, se s’më kujtohet?..
-Egnatia, -plotësoi si i mërzitur.
-Po Egnatia, ja ku e ke, poshtë këmbëve të tua! Ja dhe prodhi-met moderne italiane, -dhe tregova tavolinën me dorë. -Ja dhe çadrën, ndonse kjo mund të jetë kineze! Ja dhe diellin! Ç’do më ti!? I ke të gjitha mo Sefo vllai! Si lashtësinë ashtu dhe modernen! Të gjitha trataksionet…
-Lëri shakatë ti, por rrufise atë kafe që tu ftof, e të nisemi, se tre ditë kohë kam unë!..
E me të parë orën, u trondit kushoja si ti kish rënë qielli në kokë. -As dy ditë e gjysëm kohë nuk kemi më! Ora dy, gati!
-E ç’e vret mëndjen a debardhë! E kemi ditën deri më dhjetë të darkës tani. Apo nuk të janë ndarë akoma punët e kooperati-vës ty!? Ha-ha…
Së fundi u çuam, e nisëm kthimin. -Ja shiko, -nisa ti tregoj ndërtesat e vjetra, -ç’të shikosh!? Ka Roma sa të duash nga këto! E gjithë Roma është e vjetër!
-Po, dhe unë prandaj dua ta shikoj sa më shumë!
Eh, ç’më gjeti, thashë. I ka hypur tjetrit në kokë për ndërtesa të vjetra. Të tilla ka sa të dojë në Albani!
-Po qendra është larg? -pyeti pas pak gjithë merak. Në fakt, as e mora vesh pse pyeti! Kot, apo donte të shihte ndonjë gjë!?
-Nuk është larg, jo! -ia futa dhe un kot, sepse në fakt, me mbi trembëdhjetë vjet në Romë, unë nuk e dija akoma mirë se kush ishte qëndra e Romës. Aty tek Koloseu, tek Vatikani, apo tek Parlamenti!?. -Gjysëm ore me këmbë prej këtu, ose me veturë për dhjetë minuta, por kemi probleme me parkimin!.. (Vazhdon)
Dhe ngadalë, me muhabet hidhnim hapat. Takuam pas pak edhe një familje tjetër shqiptarësh. Ia nisëm muhabetit e për fat na doli se nusja e tij e kishte mamanë nga fshati i mamasë së Sefos; (unë me Sefon jemi kushurinj nga plaku). E gëzova Sefo vëllain, thashë, tek e shihja se s’po i jepte fund muhabetit. Apo s’kish dhe një grua llafazane ai tjetri, që më rrinte si hu dhe aprovonte me kokë fjalët e së shoqes. Thash me vete, kjo të jetë cicerone tek ato muzetë, ku do që të shkojë kushoja im e ti vizitojë, patjetër e lë kushon gojë hapur me ato përshkrimet e saj, me ato krahasimet, që dhe mua po më habisnin, e lëre pastaj me kujtimet, si ti kish përjetuar vetë!..
-Mos harro se do shohim koloseun! -u ndërhyra, tek ai burr qulli i tjetrës dëgjonte me gojë hapur, a thua se s’kish dëgjuar historira fshati. U ndamë dhe vazhduam drejt shtëpisë. Para pallatit pamë dy fëmijët e kushos, që po luanin me atë të voglin tim, sepse goca ishte e rritur dhe s’para afrohej më tek lojrat. U përziem pak me kalamajtë, të cilët aq donin dhe ia nisnin menjëherë ankimeve po të largoheshim ne. Eh, dreqi e marrtë, kohë rinie! Së fundi arrita të shkëputemi dhe ngjitëm shkallët. Me të hyrë brënda në shpi, të dyja gratë na pritën me ankime, pse ishim vonuar aq shumë. Ato i kish marrë uria, por vetëm prej nesh kishin pritur që të hanin. Gjithshka ishte ftohur. Por kjo s’ishte problem për gratë, sepse menjëherë ato ia nisën ripregatitjes së drekës. Ishte ora katër xhanëm, por ajd mo! Arritëm që vetëm në pesë të uleshim tamam e të hanim, duke bashkuar drek‘ e darkë bashkë. Kur mbaruam komplet, ora kish vajtur shtatë. Unë isha fryrë, por ama edhe kushon e kisha fryrë, sa mezi lëvizte. -O Petrit, vëllai, -lëshoi si i këputur në drejtim të dritares, -erdhi kushua në Romë, e s’të takoi dot. Se Luan kafexhiu s’më la!
-Mbaju, mos biesh, -ia ktheva, -se po të merren këmbët! Pa dhe Petritin do ta takojmë, pa dhe Koloseun do ta shohim.!
E pas dhjetë minutash i rashë telefonit të atij kushos tjetër.
-Si?.. Mami dhe babi kanë dalë!?
-E mo kusho! -iu drejtova Sefo vëllait, -yt kushuri Titi ka dalë në xhiro me damën e vet!
-Me atë skilipelsen? -mu hodh gruaja. Edhe kjo, thashë me vete, nuk pret të ikin njëherë këta kushot e tjerë këtu, por ia lëshon pa e ditur se llafet i merr era. -E moj, -ia ktheva, për të ndrequr diçka, -ajo skilipecja bën sport çdo ditë, e nuk rri kështu si ti me dhjamra!
Dhe nisa gjoja ti tregoja Dritës, gruas së kushos, se si vjet të dy ata, Petriti me të shoqen, e kishin bërë me këmbë përgjatë Tiberit nga mëngjezi e deri në darkë. Vetë na e kishin treguar në telefon.
-Duhet të jetë kënaqsi, të ecësh përgjatë lumit tuaj! -më foli Drita.
-As mos e diskuto, -ia ktheva me të shpejtë, dhe në mëndje më erdhën disa pamje televizori. -Apo nuk e kanë zbukuruar edhe me disa drita me ngjyra!.. Mbrëmjeve në disa zona është vërtet shum-shum bukur. Kam dalë edhe unë me Lumen nga njëherë.
-Po, këtu e dhjetë vjet të shkuara!.. -ma ngopi gruaja, pa e pasur mëndjen unë.
-Po mirë moj bukuroshe, -ia ktheva me të butë, siç e donte vendi dhe kuvendi, -një herë e ka lezet ta bësh xhiron në një vend, dhe jo njëqind herë!
Dhe pa e lënë të ma ngopte sërish, vazhdova duke treguar gjithë ato vendet ku kishim vajtur. E tek po shihja, se gruaja e kish kuptuar që nuk duhet të më ngacmonte më, ndryshe mund të më hypnin kacabujtë, nisa të përmend edhe vende ku nuk kishim vajtur, si Venecia, Piza, Etna në Siçili, e tjera vende.
-E paske kënaqur gruan me vënde nga më të ndryshmet! -më bëri qejfin Drita. Epo e hodha lumin dhe kësaj radhe mendova. -Po ç’kujton ti moj Dritë! Një Lumturi kam unë, dhe këtë do ta bëj që ç’ke me ‘të të lumtur, siç e ka dhe emrin.
E kështu me muhabet, duket se darka po na shkonte mirë. Edhe një ide krejt pa kuptim për atë orë, si gjoja për të dalë xhiro ashtu siç ishim, me gjithë fëmijë, e shmanga me marifet.
-I këputi gjumi fëmijët, Drita! -i fola gruas së kushos. E vërtet, të shkretët fërkonin sytë. Ora po i afrohej nëntës dhe vetvetiu të vegjëlve të kushuriut po u vinte vërdallë gjumi. (vazhdon)
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 » Trego 58 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.