Forumi Horizont Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 59 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Sporte të tjera (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=14)
-- Pse quhen "tradhetare" yjet e sportit shqiptar qe shkelqejne ne Bote? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5940)


Postuar nga unforgiven datë 29 Gusht 2004 - 16:26:

Pse quhen "tradhetare" yjet e sportit shqiptar qe shkelqejne ne Bote?

Ermal Kuqo, basketbollisti shqiptar qe luan per kombtaren turke


I ati i basketbollistit tregon arsyet që e shtynë djalin e tij të zgjidhte Turqinë

Robert Kuqo: Im bir s’është tradhtar

"Ermalin nuk e lanë të stërvitej në pallatin e sportit"

FATJON KODRA

Ermal Kuqo

Gjatësia: 207 cm
Pozicioni: Qendër
Datëlindja: 12 shkurt 1980
Pesha: 120 kg
Klubi: Efes Pilsen, Turqi (2003 - '05)
Shtetësia: SHQI-TUR
Skuadrat ku ka luajtur: Lasko (SLO), Seminole JC (USA)
Mbiemri që përdor në Turqi është Kurtoglu
Karriera:

1997-1998: Fenerbahçe Stamboll
1998-1999: Fenerbahçe Stamboll
1999-2000: Fort Scott CC
2000-2001: Seminole JC
2001: Blu Summer League në Trevizo (ITA)
2001: Big Man Camp në La Ghirada (ITA)
2001-2002: Kroacia Osiguranje Split (KRO)
2002-2003: Pivovarna Lasko (SLO)
2003: Big Man Camp në Treviso (ITA)
2003: Southern California Summer Pro League (The Bravos team)
2003-2004: Efes Pilsen Stamboll (TUR-D1)
2004-2005: Efes Pilsen Stamboll (TUR-D1)
Është shumë i mërzitur dhe i indinjuar teksa flet. Pasi i biri i tij Ermal Kuqo zgjodhi kombëtaren turke para asaj shqiptare, media dhe Federata Shqiptare e Basketbollit e kanë sulmuar, duke quajtur djalin e tij tradhtar.

Por ish-basketbollisti i njohur i viteve '80, Robert Kuqo, i ati i Ermalit, nuk ka pranuar kurrsesi që mbi djalin e tij të hidhet baltë. Ai shprehet se Ermal Kuqo, ashtu siç kanë bërë Pirro Dhima apo Luan Shabani, ka zgjedhur të përfaqësojë një tjetër vend, që t'i hapë dyert karrierës së tij dhe se nuk ka kërkuar para, ashtu siç është thënë, pasi nuk ka nevojë për to. Në intervistën e dhënë për gazetën "Panorama", Robert Kuqo flet për karrierën premtuese të Ermalit, si edhe për arsyet e shumta që e shtynë atë të ndërmerrte një hap tillë, një vit pas ofertës që i bënë turqit.

Kur e morët vesh që djali juaj, Ermali, kishte vendosur të luante me përfaqësuesen turke të basketbollit?
Ju po më pyesni për diçka që mua më ka rënduar që prej nëntë vjetësh, që nga koha kur Ermali ka ikur nga shtëpia, në moshën 15-vjeçare. Ky institucion që e ka bërë kaq shumë problem, këta gazetarë që janë senzibilizuar kaq shumë, më vjen keq që më bëjnë të vihem në një pozitë kaq të vështirë që të flas, për të vetmen arsye se kemi 9 vjet që kemi heshtur. Për nëntë vjet me radhë mbi Ermalin ka rënduar pesha dhe barra e madhe e sportistëve të shumtë të shkëlqyer shqiptarë, që kanë mundur të çajnë, që nga Pirro Dhima e Luan Shabani, që nuk përfaqësojnë Shqipërinë dhe janë trajtuar si tradhtarë. Por kjo nuk është e vërtetë. Ermali ka nëntë vjet që luan në Evropë dhe gjatë kësaj kohe asnjëri nuk është bërë i gjallë që të pyesë për të. Dua të përgënjeshtroj në mënyrë kategorike lajmin që është transmetuar nga një televizion, ku pretendohej se Ermal Kuqo ka ikur nga Shqipëria për të luajtur në Turqi për arsye ekonomike.

Pra, ju thoni se versioni i hedhur fillimisht në shtyp nuk është i vërtetë…
Nuk është aspak e vërtetë dhe ky është një version i sajuar. Më pas në këtë lajm thuhej se Ermali paska kërkuar gjysmën e buxhetit të FSHB-së, por as kjo po iu them unë nuk ka asgjë të vërtetë. Dëshiroj që nëpërmjet gazetës "Panorama", sekretari i Federatës Shqiptare të Basketbollit, i cili e përfaqëson këtë institucion, të nxjerrë kushtet që i paska krijuar Ermalit, si edhe kushtet që i ka kërkuar im bir. Të më thotë llojin e makinës që i paska kërkuar im bir, kur, në të vërtetë, ka qenë ai vetë që ia premtuar një gjë të tillë dhe që nuk e ka mbajtur kurrë këtë premtim. Të më thotë shumën e paguar për hotelin ku ka fjetur Ermali, të ushqimit që ka ngrënë Ermali, të pasaportës që i kanë siguruar djalit tim. FSHB-ja deklaroi se nuk i siguron dot pasaportë diplomatike, kur me urdhër të Këshillit të Ministrave të gjithë futbollistët kanë marrë një të tillë. Ndërkohë që Ermal Kuqo ka disa vjet që ka bërë emër në basketbollin turk, evropian apo edhe atë amerikan të NBA-së.

Kur e ka marrë Ermali ofertën nga Turqia për t'u bërë pjesë e kombëtares së këtij vendi?
Atij i është bërë oferta për të luajtur me Turqinë që kur mbërriti vitin e kaluar tek ekipi i Efes Pilsenit. Por Ermali e ka kthyer mbrapsht ofertën, duke u thënë se është shqiptar dhe do të luajë me Shqipërinë. Në kampionatin turk do të luajë me mbiemrin turk, ndërsa në kompeticionet ndrëkombëtare do të luajë me mbiemrin Kuqo dhe me numrin 23, pasi 12-ta ishte e zënë.

Ju i hidhni poshtë pretendimet e ngritura, që Ermali ka zgjedhur Turqinë për arsye financiare?
Ermali nuk ka nevojë për para. Edhe kur ka udhëtuar nga Turqia për t'u bashkuar me kombëtaren shqiptare, që nuk u grumbullua, im bir nuk ia ka kërkuar Federatës paratë e biletës. Le të më thonë ata shumën që u ka kërkuar Ermal Kuqo atyre. Askush prej drejtuesve nuk ka ardhur ta takojë atë këtu. Ermali ka lidhur një kontratë mjaft të mirë me Efes Pilsenin, kështu që nuk ka nevojë fare për paratë. Ermali ka kërkuar seriozitet, impenjim, gatishmëri dhe stërvitjen e duhur. Ermalin nuk e kanë lënë të hyjë në pallatin e sportit "Asllan Rusi" që të stërvitet. E kanë nxjerrë jashtë duke i thënë se nuk kishte orar stërvitjeje. Këtu kemi të bëjmë me një mashtrim institucional.

Përse e bëri Ermali këtë zgjedhje?
Duke parë eksperiencën e të gjithë sportistëve, ai e ka kuptuar se këtu në Shqipëri nuk mund ta sigurosh dot jetën. A mund të sigurohet jeta me një kontratë 2-vjeçare në Shqipëri? Pse nuk ngrihet ky problem nga specialistët, që sportistët në Shqipëri të mund nënshkruajnë një kontratë për të siguruar jetën. Si qenka puna, të jetojmë sa për të ngrënë një copë bukë, shqiptari thotë se një copë bukë ha edhe qeni. Ermali ka ikur me lot në sy nga Shqipëria, duke thënë se këtu drejtojnë të paaftët. Ermal Kuqon e përzunë nga Shqipëria, i vunë drunë. Ai ka një personalitet të padiskutueshëm në Evropë. Pse televizionet tona nuk kanë dhënë as edhe një ndeshje basketbollit të Ermal Kuqos në Euroligë?

Drejtuesit e Federatës kanë deklaruar se nuk i dinë arsyet e vendimit të Ermalit. Ç'mund të thoni ju për këtë?
Të kenë turp ata që deklarojnë një gjë të tillë dhe që nuk denjojnë të më hapin edhe telefonin. Ata kanë rënë viktimë e gazetarëve turq apo e lajmeve që janë përhapur në internet, që kanë synim vetëm të na përçajnë. Unë po ju them se Ermal Kuqo ka vendosur përfundimisht të luajë për ekipin kombëtar turk vetëm në në të gdhirë të ditës së enjte, ndërkohë që gazetat shqiptare e kanë bërë fakt të kryer që të martën. Shtetësia është gjë tjetër dhe kombësia është tjetër gjë.

Pra, ju thoni se Ermali nuk e kishte marrë ende vendimin, ndërkohë që ishte përhapur lajmi se ai e kishte bërë një gjë të tillë?
Në orën 1 të mëngjesit të së enjtes Ermali më mori në telefon dhe më tha: "Babi, sapo vendosa të luaj në kombëtaren turke. Kam bërë gabim që nuk të kam dëgjuar ty". Unë vetë i pata thënë që në muajin janar të mos kthehej në Shqipëri, sepse përndryshe do të humbiste të ardhmen e tij. Ermali ka vendosur të luajë për Turqinë vetëm kur dëgjoi një lukuni që u vërsul kundër familjes së tij, duke cënuar dinjitetin tonë. Një sportist shqiptar nga më të mirët merr vetëm 20000 apo 30000 lekë të reja në muaj. Ndërsa basketbollisti më i rëndomtë në Evropë merr 3000 dollarë në muaj. Ermali kishte ëndërr të luante me kombëtaren shqiptare, madje kishte porositur në SHBA një palë atlete me ngjyrat kuqezi, të cilat i kam në shtëpi. I kishte telefonuar sekretarit të FSHB-së që nga Turqia dhe i kishte thënë të mos ia jepte askujt numrin 12 të kombëtares, pasi do të trashëgojë fanellën që ka mbajtur babai i tij dhe xhaxhai tij Artan Kuqo.

Pse dhe kur e ka marrë Ermali shtetësinë turke?
Ermali kombësinë e ka shqiptare, kurse shtetësi ka dy. Fillimisht e kam marrë unë në vitin 1996, në mënyrë që Ermali të mund të luante në kampionatin turk dhe ka marrë një mbiemër turk, sepse përndryshe nuk luante dot. Ndërsa në aktivitetet ndërkombëtare Ermali përfaqësohet me mbiemrin Kuqo dhe me numrin 23.

Në një të ardhme të afërt ku do të mund ta shikojmë Ermal Kuqon?
Kështu siç e ka filluar, brenda një viti apo dy vjetësh, Ermali mund të shkojë pranë NBA-së. Është i regjistruar dhe mund të shkojë atje. Nuk do të shkojë me mbiemrin turk, por me atë shqiptar, pra me mbiemrin Kuqo. Ai është një shqiptar i vërtetë dhe bir shqiptari. Ermali nuk është tradhtar, ashtu siç nuk janë edhe Pirro Dhima apo Luan Shabani. Nuk dua që Ermali nesër të përfundojë si Ymer Pampuri, kampioni ynë i vetëm olimpik, i cili sot është katandisur si mos më keq. Është turp i madh, madje është turp i madh që Pirro Dhima të cilësohet si tradhtar.

Ka pasur oferta nga skuadra apo vende të tjera Ermali?
Oferta ka pasur nga CSKA-ja e Moskës, nga Çeramika e Spanjës, Barcelona, nga ekipi i Bolonjës, si edhe nga Beneton Trevizo. Ai do të ishte larguar këtë vit, por kontrata që kishte me Efes Pilsenin ishte 1+1 dhe kjo interpretohej si dyvjeçare nga turqit.



Odiseja e Ermalit me kombëtaren shqiptare

Babai i Ermalit tregon edhe për grumbullimin e kombëtares shqiptare, që nuk u bë kurrë gjatë kohës që Ermali ishte në Shqipëri. "Erdhi dy herë nga dhjetë ditë dhe nuk i ofruan asgjë. Kërkoi që ekipi të grumbullohej, por ekipi nuk u grumbullua fare, për arsye se nuk kishin fonde. Ndeshjet e eliminatoreve të evropianit fillojnë më 11 shtator, ndërsa ekipi është grumbulluar vetëm para dy ditësh”, thotë Roberti. Ndërkohë që kombëtarja turke për këto eliminatore është grumbulluar që më datën 25 korrik. I bëj thirrje qeverisë që të bëjë ndarjen e MKRS-së, seksioni kulturës duhet të jetë më vete dhe ai i sportit më vete. Artistët dhe sportistët shqiptarë janë shumë më lart se sa politikanët tanë, që e kanë çuar vendin në këtë gjendje", përfundon ish-basketbollisti i njohur.


**************

te dashur anetare te forumit pas ketij artikulli dhe denoncimi te drejteperdrejte qe i behet realitetit te sotem shqiptar dua te shtroj nje pyetje:
- A eshte e drejte te cilesohet tradhetar dikush qe kerkon ti jape rruge talentit dhe shanceve per nje jete me te mire jashte vendit te lindjes???


Postuar nga Shenjtori datë 29 Gusht 2004 - 16:41:

MONA, Ermali nuk eshte quajtur tradhetar. Mon, une e ndoqa me interes kete ceshtje ne Tv dhe ne te gjitha medjat, eshte fol vetem per arsyet qe paraqiste federata dhe ato qe paraqiste Ermali. Askush nuk e ka cilesuar tradhetar. Per mua, Erlami ka bere zgjedhien e duhur pasi me te vertet ketu nuk ekziston serioziteti dhe disiplina, gjera te cilat jane kryesoret per nje sportist.
Si Ermali, ka plot shembuj te tjere neper bote por dhe ketu ne shqiperi. Ka raste si ai Luan Krasniqit, Luan Shabanit, Mirela Manjanit, dhe e disa futbollisteve, te cilet luajne per kombetaren e Zvicres, apo me te rinjte e kombetares Austriake, Turke etj etj. Te gjithe keta nuk jane quajtur tradhetare. Thjesht kane bere zgjedhien e tyre dhe kaq.
Te gjithe e dime qe kushtet ne te cilat ndhodhen jo vetem ambjentet sportive, por gjithcka qe ka te bej me sportin jane te mjerushme dhe kjo eshte nje nga arsyet te vilat ne nuk bejme hajer neper konkurse nderkombetare.
Arsyet per te cilat Pirro Dhima eshte quajtur tradhetar nuk jane pse ai konkuron per Greqine apo puth flamurin Grek. Arsyeja eshte se ai ka hedhur balte mbi kete vend dhe ka dhene deklarata te turpshme te cilat kane ofenduar aty ku nuk mban me te gjithe shqipetaret si komb.

Si perfundim, une nuk e di ku e ke marr kete material, por me sa kam pare dhe kam degjuar, fjala "tradhetar" nuk eshte permendur ndonjehere, biles dhe as nga drejtuesit e federates. Tradhetar quhen ata qe ushqehen ne kete vend dhe me pas i hedhin balte persiper. Jane ata (si Pirro) qe deklarojne se do te marrin dhe armet per te mbrojtur "tokat e grekut", kur te gjithe e dime shume mire se ato jane historikisht ILIRE, pra me te vjetra edhe se tokat GREKE. Tradhetar jane ata qe lejne gjakun e tyre, te joshur nga paraja dhe nga te mirat qe i ofron dikush tjeter, per te lutuar po gjakun e tyre. Biles tani qe po mendohem mire, Pirro nuk eshte tradhetar, por nje MERCENAR.


Postuar nga azurro datë 29 Gusht 2004 - 22:14:

MONA:
Edhe pse nuk jam dakort qe nje sportist i nje vendi te perfaqsoje nje vend tjeter, une kurrsesi nuk i gjykoj zgjidhjet e tyre per te perfaqsuar keto vend te tjera dhe aqe me pake ti quaj ata "tradhetare".
Ne kohen e sotme profesjoni i sportistit duhet gjykuar si cdo profesjon tjeter qe te jep mundesine per nje jete me te mire.Dhe kur rasti te jepet duhet shfrytezuar.
Por si tifoz nuk do me pelqente dhe nuk do te me jepte kenaqsi qe vendin tone ta perfaqsonin sportiste jo Shqiptare.
Mendo per nje caste sikur me kombetaren tone te futbollit te luanin futbolliste te tille si Bufon,Zidan,Ronaldo,Nesta e shume futbolliste te tjere te medhenj dhe te fitonin nje kampionat botrore futbolli dhe kudo ne shtyp dhe TV te shkruhej dhe te flitej:
"Bravo ju qofte djemve "SHqiptare"na nderuan dhe e ngriten nderin e vendit dhe flamurit tone shume larte".
Cfar paradoksi qe do te ishte.
Une mendoj se te njejten gje ndjejne edhe tifozet e vendeve te tjera qe perfaqsohen nga sportiste jo vendas.
Te perfaqsosh nje vend do te thote te perfaqsosh kulturen, forcen, tekniken, inteligjencen dhe shume gjera te tjera te cemuara te nje kombi gje per te cilen nuk mund ta beje nje Shqiptare per Italin ose Greqin dhe e kunderta nje Grek ose Italjan per Shqiperine.


Postuar nga Bledumi datë 29 Gusht 2004 - 22:32:

Citim:
Po citoj ato që tha mona

te dashur anetare te forumit pas ketij artikulli dhe denoncimi te drejteperdrejte qe i behet realitetit te sotem shqiptar dua te shtroj nje pyetje:
- A eshte e drejte te cilesohet tradhetar dikush qe kerkon ti jape rruge talentit dhe shanceve per nje jete me te mire jashte vendit te lindjes???



Mona.Shife njehere se c'fare ke shkruajtur.Denoncim?Per cfare e ke fjalen ketu?Do te dalesh te tema e Pirros,qe po te them qe eshte komplet e kunderta e kesaj qe hape.
Une per vete nuk quaj asnje tradhetar,aq me teper sportistat,pasi e di se sa perspektiva dhe mundesi ke ne Shqiperi (aspak).Do ndihesha krenar nqs do te arrinin dicka per ate vend qe luajne,duke mos e hedhur kurre poshte vendin ku u rriten,vendin e prinderve dhe gjakun e tyre,sic e ka bere ai qe ti e mbron me kaq fanatizem dhe nuk e kuptoj persene per te cilin nuk do doja te dija nese egziston ose jo.Te tilleve njerezve i them tradhetar une.Supozojme se nje Shqipetar (pasi eshte rritur ne Shqiperi),nje dite te bukur i ofrohet nje post i larte ne Greqi.Ka ne dore shume gjera dhe gjene e pare qe ben eshte nje operacion fshesa kunder emigranteve tane atje duke mos lene gje pa thene kunder Shqiperise,qe u rrit.Te bej une te njejten pyetje,do e quaje tradhetar apo do e dekoroje?
E pra kjo eshte ajo qe po ndodh me Dhimen.Pse askush nuk i ka permendur sportistet e tjere Shqipetare,qe konkurojne per vende te tjera (qe i ka permendur Shqnjtori) si tradhetare por vetem Pirron.Arrin ta shpjegosh kete fakt.?Po nuk arrite eshte e kote qe bejme diskutime.


Postuar nga jimmy84 datë 30 Gusht 2004 - 00:34:

Denoncim i realitetit shqiptar?? O Mona pse e ke me kaq qejf te sulmosh cdo gje qe ka te beje me Shqiperine duke perdorur parrulla patetike tipike anti-shqiptare (te perdorura aq shume nga "realiteti" grek). Mona ti me duket nuk e ke problemin thjesht tek Pirro Dhima apo "realiteti shqiptar". Ti e ke problemin qe pse sulmohet greqia dhe pse nuk vazhdojme qe t`i ferkojme bishtin greqise sa here qe t`u teket grekeve.
Tani qe te vijme tek tema jote. Pse shqetesohesh kaq shume per keta sportiste (qe nuk i ka quajtur askush tradhetare). E para nuk jane te gjithe si ai plehra qe po e mbron me aq "zjarr".
Meqe je e shqetesuar per realitetin shqiptar pse nuk sheh pak cfare ndodhe pak me ne jug te kufijve te Shqiperise. Sot sapo erdhi i gjashti emigrant i vdekur nga barbarizmat e policise "humane" greke (per kete vit). Sa per sqarim ishte me dokumenta te rregullta dhe nuk ishte akuzuar per asgje. O Mona pse te shqeteson kaq shume ai qe ti e quan realiteti shqiptar dhe nuk shikon realitetin e emigranteve (perderisa je edhe ti nje lloj emigranteje). Kaq shume te "prek" pse shajme nje ndyresire dhe nuk te prek aspak se sa emigrante trajtohen si kafshe, burgosen edhe me burgim te perjetshem dhe biles edhe vriten vetem per faktin e vetem se jane shqiptare.
Sa per sportistet shqiptare mos e vrit shume mendjen se nuk i vret njeri se SHQIPTARET nuk jane polica greke. Ata nqs kane aq personalitet kudo qe te shkojne do perfaqesojne dhe do tregojne vlerat e Shqiperise dhe po ishin plehra si ai ndyresira qe nuk dua t`i them as emrin (se nuk e meriton emrin e nje heroi ILIR dhe JO GREK) atehere ata jane "jashteqitja e Kombit".


Postuar nga jimmy84 datë 30 Gusht 2004 - 00:47:

Citim:
Po citoj ato që tha Shenjtori
Biles tani qe po mendohem mire, Pirro nuk eshte tradhetar, por nje MERCENAR.


Shenjo po ky plehra nuk ka "shtylle kurrizore". Po ti ofronte Turqia ca miliona dollare do thoshte qe kam lindur ne Anadoll dhe e kam emrin Pirro Kara-dhimaxhiu dhe ne fund do i fuste nje "Allahu akber" dhe "Qipro eshte turke". Ndyresira te tilla per para shesin nenen dhe babane e jo me vendin e tyre.


Postuar nga jimmy84 datë 30 Gusht 2004 - 00:59:

O trim po e thashe njehere une. Ne nuk jemi police GREKE. Po ishe polic grek psh dhe po vrave nje emigrant shqiptar merr pushime te paguara dhe ngrihesh ne detyre (meqe deshe te dish se cfare te ben shteti)


Postuar nga jimmy84 datë 30 Gusht 2004 - 01:07:

Ah se harrova. Plehra te tilla me mire t`i lesh gjalle se eshte denim edhe me i rende. Jo per gje po pastaj keto ndyresira na dalin edhe martire. (dhe nuk do ishte hera e pare)


Postuar nga unforgiven datë 30 Gusht 2004 - 02:16:

Pershendetje te gjitheve qe jeni prononcuar ne kete teme, dhe mireseardhje veteranit te forumit qe ka ndruar indentitet.

Me vjen shume keq dhe me te vertete po ndihem e zhgenjyer nga keto reagime teper te ashpra dhe teper ordinere ne te njejten kohe. Ne se do te lexoni artikullin e postuar do te shihni qe eshte tjeterkush autori dhe jo une, gjithashtu do te shihni se si tingellon fjala 'tradhetar" ne gojen e nje ish sportisti te madh dhe ne gojen e nje prindi teper te rregullt. Ne artikullin me siper me duket se behet fjale per Kuqon dhe jo per Dhimen, dhe ne se vazhdoni ti bini fyellit ne nje vrime hidhuni nga tema e Pirros dhe vazhdoni kuvendin andej. Sa per mua pse me ben pershtypje pse shahet Greqia, dua tu pergjigjem vetem nje shprehje: - A goditet ndonjehere pema pa kokrra?
Sa per krimet dhe vdekjet e emigranteve ti Jimmy ben mire te lexosh shtypin e perditshem shqiptar dhe te shohesh perpjestimet masive qe ka marre dhuna dhe do ta kuptosh se per popullsine qe kemi besoj zeme vend te pare ne bote per krime ordinere.

Dhe e fundit qe dua tu them; mendoni dhe shprehni idete tuaja pa kufizuar mendimet dhe idete e te tjereve, forumi u perket gjithe shqiptareve dhe mund te shprehi kushdo mendimin e tij pa ja censuruar kush.
Por mos harroni qe ne shqiperi jeton nje numer i konsiderueshem minoritaresh greke, qe si dhe ju mbajne shtetesine shqiptare dhe nuk eshte normale madje eshte jo humane komunikimi dhe perdorja e ketij fjalori bastard.. Sa qindra mijra familje shqiptare po hane buken e grekut??
Dhe pikerisht gjirokastritet prej nga ti Jimmy rrjedh e hedhin ...... perpjete pikerisht prej asaj greqije, se punojne andej e vijne e fryhen si gjela ketej..


Postuar nga unforgiven datë 30 Gusht 2004 - 02:39:

ti albaniani vogelush bashke me ata vogelushet e tjere keni nevoje te kaloni kufijte shqiptare thjesht per te mesuar me shume cdo te thote pune dhe cdo te thote te respektosh te drejtat dhe lirine e tjetrit. Jo per gje se ne shqiptaret jemi kombi me zgjuar dhe per cdo gje jemi eksperte, ndaj dhe drejtesia s'ka si te funksionoje kur cdo njeri eshte kompetent dhe poliglot.


Postuar nga unforgiven datë 30 Gusht 2004 - 02:52:

Ja e vertete Pirro Dhima eshte Grek, kete ai se mohon madje e ka aq per nder sa e keni ju te qenurit shqiptare. Ku qendron e keqja ne kete mes??
Tema nuk eshte per Pirro Dhimen zoteri, madje po ja ngreme vlerat duke ulur e ngritur kaq here dhe ne se keni personalisht me mua ndonje konflikt apo mospakenaqesi nga shkrimet e mia mund ta beni ne privat, pa e shprehur natyren antigreke kaq hapur dhe pa u transmetuar anetareve te tjere frymen e debateve personale.


Postuar nga unforgiven datë 30 Gusht 2004 - 04:10:

Po xhaxhi Enver a eshte shqiptar o grupi simpatik i kallnurit??


Postuar nga azurro datë 30 Gusht 2004 - 04:10:

Po e shikoj se ketu debati po behet se Pirro eshte "tradhetar"ose jo, dhe a eshte i shitur per para.
Ne radhe te pare Pirro Dhima eshte me orgjine Greke pamvarsishte ku ka lindur dhe eshte rritur dhe si i tille ka te drejte te mbroje ngjyren e prejardhjes se tije.
Gjithashtu ju po e nxirrni sikur eshte i vetmi qe cdo gje e ben per para.
Atehere une ju pyes po Kuqo pse e beri per syte e bukur te Turqise apo sic pretendon per karrjere?
Jo zotrinjte te nderuar i vetmi qellim eshte ai i perfitimit financiare dhe kete e tregon justifikimi qe kerkon ta beji i jati por qe ne ralitet nxjerr se Kuqos ju premtua nje makine dhe nuk ju dha,po ashtu djeta te ndryshme e t.j.e gjera te tjera.Por pse nuk thote babai i Kuqos se sa perfiton Kuqo basketbollist nga kjo marrveshje por thote se basketbollisti me i fundit ne evrop merr 3000$.
Gjithashtu ju pretendoni se Pirro Dhima ka nxitur ne menyre indirekte trazirat e 97 duke bere thirrje per clirimin e vorjo epirit.A mund te me thoni se ku e mbeshtetni kete akuze dhe ne c`gazete eshte publikuar kjo thirrje kaqe e perfolur nga ju.
Dhe se fundi nuk kuptoj pse gjithe kjo kundervenie ne drejtim te Mones nga ana disa antare te FH dhe kerkimit me kembngulje te iponimit te mendimit te tyre.C`do njeri ka mendimin e tije dhe duhet ta shprehe ate lirishte se po te ndodhte e kunderta do te ishim si kinezet qe ngjajne te gjithe njesoj dhe s`do kishte nevoj per te bere debat ne menyre civile


Postuar nga trojani datë 30 Gusht 2004 - 11:36:

wellcomeback albanian

Perpiqu te diskutosh nje here brenda temes o burr i dheut. Lexo personazhin e artikullit dhe diskuto per te dhe jo per kodra pas bregut.


Postuar nga tresh datë 30 Gusht 2004 - 17:06:

Informacione mbi nji TRADHTAR.

Citim:
Po citoj ato që tha azurro
Gjithashtu ju pretendoni se Pirro Dhima ka nxitur ne menyre indirekte trazirat e 97 duke bere thirrje per clirimin e vorjo epirit.A mund te me thoni se ku e mbeshtetni kete akuze dhe ne c`gazete eshte publikuar kjo thirrje kaqe e perfolur nga ju.


Televizionet greke ANT-ena si dhe MEGA i kane ne arkivin e tyne,shtoji dhe publikimet zyrtare te organizatave MAVI dhe Hrisi Avgi......ose To Pontiki.......
per te mos thane se sigurisht gazetat Greke e saj kohe...si Eleftherotipia,Kathimerini,Eleftheros Tipos sigurisht qe i kane deklatata te tia mbi ''PATRIDHA MAS'' dhe ''luften per liri'' te atij e vellai te tij....
Une nuk i kam ne dore keto materiale,nuk jam hetus, po nqs doni shkoni e pytni ma mire mqs ju dhashe disa emra e idena ku mund te interesoheni per tradhtarin e suksesshem,peshngritsin GREK Pirro Dhima.....
pershendetje.


Postuar nga Shenjtori datë 30 Gusht 2004 - 19:26:

Hej hej trima, me sa di une kjo eshte tema eshte per Kuqon e jo per dhimen. A ka mundesi ta kapim ne prizmin e e sportit dhe jo te atij politik. Mqs kemi kaq shume deshire per te share greket, hapim nje teme tek politika dhe fillojme e i shajme sa te na mbarojne fyerjet se shyqyr zotit i kemi pa mase. Une Pirron e mora per krahasim me Kuqon apo me shume te tjere. Jo cdo teme qe do hapet per sportin, pike referimi do jete ai.

Prandaj te dashur bashkeofendues te pirro dhimes e te grekerve, le te gjejme nje teme tjeter ku ta bejme kete e jo tek kjo teme.


Postuar nga jimmy84 datë 30 Gusht 2004 - 20:38:

O Shenjo o byrazer tema eshte per "tradhetaret" (sipas Mones).
dhe jo vetem per Kuqon. Pra eshte edhe per te siperpermendurin.

Mona sa per Kuqon e kam pare nja tre here intervisten e tij ne TeleSport dhe nuk e degjova gje qe te ankohej. Perkundrazi ishte ne Amerike he vazhdonte shkollen dhe luante njekohesisht dhe ishte mese i kenaqur. Ah edhe dicka tjeter nuk tha qe jam grek, bullgar apo "amerikon". Sa per kriminalitetin Mona ketu akoma nuk ka SHTET fatkeqesisht prandaj ke te drejte por te pakten nuk eshte bere akoma si ne greqi qe te legalizohet vrasja nga shteti OK???Deri tani une dy raste di te ketij fenomeni: Gjermania ne kohen e Hitlerit dhe greqia (ne te gjitha koherat) dhe meqe te ha meraku se mos preken minoritaret me duket se eshte pak me problematike ata emigrantet qe po punojne si skllever (se ate "buken" e greqise nuk ua fal njeri me duket). Prandaj personalisht me interesojne me shume 600 000 emigrante (midis te cileve edhe shume kusherinj te mi)qe u shkelen edhe te drejtat me minimale sesa mos "preken" nga disa rreshta disa mijera minoritare qe meqe ra llafi nuk po i vret ndonje polic apo ndonje pronar lokali per te mos u paguar rrogen.

P.S Azzurro leri budalliqet aman se te ishte grek ai s`po i plaste njeriu qe te merrej me te. Dhe e dyta lexoji tamam mesazhet. Nuk e shan njeri pse konkuron per greqine po pse sulmon dhe shan Shqiperine.


Postuar nga unforgiven datë 30 Gusht 2004 - 21:20:

Zoti Jimmy! Ben mire te lexosh me kujdes postimet dhe to te shohesh qe artikulli eshte pasoje e merzitjes se nje ish sportisti dhe prindi njekohesisht qe fjala "tradhetar" ne adrese te te birit i eshte dukur shume e rende. Dhe eshte e vertete shqiptari e ka gjuhen shume te rende, me pare nxjerr fjalen e keqe nga goja se sa mund te thote te miren..Por eshte shume e lehte te shkaterrosh dicka dhe shqiptari kete e ka zakon, me pare prish se sa nderton.

Meqenese ti ke degjuar e ke lexuar per Kuqon te lutem na sill disa informacione te botuara per te si dhe per te ashtuquajturit e tjere: Dhima, Shabani..te flasesh ne hava pa patur nje shkrim a pa patur nje informacion vec nje njeri pa pike llogjike mund ta beje..
E pra meqe ky debat po merr pamjen e nje debati lokalesh, tresh, Jimmy, bledumi, albaniani e te tjere :ju lutem sillni informacione konkrete mbi te lartpermendurit dhe jo te na sillni emra stacionesh TV, e mllefe personale..


Postuar nga Bledumi datë 30 Gusht 2004 - 21:35:

Te te sjell une ty,dhe te gjitheve,informacione per Pirro Dhimen ? Po qe te gjithe e njofin moj goce,s'kam pse germoj gazetat apo revistat une sic ben ti.
Dhe dicka,informacioni jote eshte marre nga ndonje gazete besoj.Po e di sa gazeta ka ne Shqiperi? Ka shume,dhe si shkruan njeri,nuk shkruan tjetri,keshtu qe me mire mos te merrem me informacione gazetash apo revistash.

Lace,tema nuk eshte per Kuqon,por per te gjithe ata si Kuqo,dmth te gjithe ata sportiste Shqipetare qe konkurojne nen ngjyrat e nje flamuri tjeter.Asnjeri nuk i ka share,derisa dikush ka prekur ne flamurin e shtetit te tij.Ato informacione qe ke degjuar ti per Kuqon,kam degjuar edhe une,dhe nuk ma ka zene veshi fjalen tradhetar,por sic e thashe me lart gazetaret kane ne dore lloj lloj informacionesh pasi librat e prrallave nuk jane zhdukur dhe nuk do zhduken kurre.

Dhe dicka per ty Mona.Mos na permend minoritetin perpara emigranteve tane.Po te them qe babait tim ju Q* nena per 4 vjet duke punuar tokat e Grekut dhe prape se prape operacioni fshesa e solli mbrapsh.Do thuash,mire ja bene se pa dokumenta ishte.Po keshtu them edhe une,por per aq sa ndenji atje gjithmone e shikonin me perbuzje dhe mosperfillje,tamam si nje skllav.Mos na permend minoritetin ,qe hane nga te dy palet,kush ti japi buke me shume.(dihet qe Greku i ka dhene me shume,prandaj te gjithe thone qe jemi Greker).Keshtu qe pak me kujdes TI kur flet here tjeter.Hajd bofsh qejf sa je e re.


Postuar nga jimmy84 datë 30 Gusht 2004 - 21:38:

O Mona po ti na paske lexuar nje fletushke per babain e Kuqos kurse une po te them se kam PARE vete Kuqon te jape interviste. Nqs je e interesuar drejtohu ne adresen perkatese (te Telesportit) dhe ata jane te gatshem te te dorezojne materialet filmike qe disponojne.
Dhe sa per ata "trimat" me duket se e more nje pergjigje nga Tresh. Ti mund te duash qe neve te te nxjerrim edhe deklarata me shkrim te firmosura nga vete ata po ja qe nuk eshte e mundur. Kjo nuk do te thote qe ne genjejme apo e kam gabim une? Shqiptaret nuk jane perfekte Mona por te pakten jane NJEREZ. Nqs ke dyshime mbi humanizmin e shqiptareve mund te me kerkosh fakte se te sjell une plot. Kurse per "humanizmin" grek e kane dhene pergjigjen pikerisht ata qe jane perfaqesuesit e ligjit dhe nga ata qe i bejne ato ligje.
P.S Ty te duken muhabete kafenesh keto qe po themi ne? Ndoshta me "te denja" do ishin ca muhabete si: "A doli dielli ne Kine sot apo ishte mot me re?". Ehh ketu me duket kemi mosperputhje kendveshtrimesh.


Postuar nga tresh datë 30 Gusht 2004 - 21:38:

Ca asht kjo shpehje ''debate lokalesh''??Ku e dini si jane debatet e lokaleve??!!
Pse vetem ne biblioteka, librari shoqata, universitete behen diskutimet me serioze,vetem atu shprehen idete e rrahen mendimet??Me duket se jo.
Nuk asht pune mllefesh,sic po e sheh mire,kerkune iformacione une ia dhashe se ku mund te drejtohen.
Asht Pirro Dhima ai qe nje here nuk erdhi ne Shqiperi qe nga dita qe kur iku, por e inioroi krejtesisht Shqiperine.
Po do t'ju pysja:Cfare te mire ka bere deri tani Pirro Dhima,vetem nje gje pozitive ne lidhje me Shqiperine qe ai t'nderohet edhe nga ne ?? Nuk na duhen hipoteza, po fakte e dokumnte mqs s'duhet te kthehet ne ''bisede lokalesh''.
Per greket ka ba shume,pse ngriti lart flamurin grek ne aktivitete nderkombetare prandaj le ta mbajne ata, e ta nderojne greket e greko-filet.

Ndersa per te keqiat e tia po e tregojme se cfare ka ba??Faktet jane e jane te pamohushme.


Postuar nga unforgiven datë 30 Gusht 2004 - 21:56:

E shoh miqte e mi qe jeni te vendosur ne kundershtimet tuaja me shume se faktet konkrete per personat e lartpermendur. Me thene te drejten kur zura ne goje shprehjen "debat lokalesh" mu kujtuan debatet qe behen mes shqiptaresh ne se mblidhen me shume se dy veta..Secili ngul kembe tek e vetja a thua qe gjithe vlerat e tij qendrijne pikerisht ne kete mbizoteriom idesh dhe ne se dikush e kundershton dhuna ose plumbi e pret..sic po ndodh rendom ne ne ditet e sotme ne Shqiperi..me nje ndryshim ne diaspore qe s'mund te perdorin dhunen por jane te percare si kembet e dhise..Kush shkon tek ky lokal nuk shkon tek tjetri..

A nuk po ndodh dhe ketu e njejta gje?? pse nuk mendon tjetri si ju, pse nuk shan tjetri si ju..rezultati dihet sharje, ofendim...
Jimmy, Bledumi, Tresh mos kujtoni se vec ju lexoni gazeta dhe jeni ne dijeni te lajmit te fundit, por ne se keni pare pyetsoret qe u jane bere nje pjese masive te shqiptareve qe jetojne ne Greqi rezultati del krejt ndryshe nga mendimet tuaja miqte e mi. Ju flisni te nisur nga pasioni dhe emocionet dhe harroni qe s'keni te drejte morale te ofendoni, perbuzni apo gjykoni kend, ndoshta virtualiteti ua jep kete te drejte dhe po ua them me bindje se ju s'jeni aspak me shume patriot se anetaret e tjere dhe shqiptaret mbare por ju keni me te zhvilluar ndjenjen e egoizmit dhe ate te poshterimit..


Postuar nga tresh datë 30 Gusht 2004 - 22:12:

Mona...nqs tre persona ngulin kembe per dicka,(Jymmi,Bledium,tresh) do te thote qe dicka e dine edhe keta njerez ''lokalesh'' ne shqiperi e dispore etj etj etj epitete jo shume te lezetshme......
Ne baze te ligjit te logjikes mes njerezve,nqs te thone qe 2+2=4 atehere ti mos thuaj 5, po te pakten thuaj do e verifikoj, do shoh ndoshta eshte si thoni ju,mund te jete edhe ashtu.
Nqs ti sjell ketu 5 persona qe me flasin mire per PIRRON une do te thosha me veten time:S'eshte e mundur qe une te keme absolutisht te drejte??Mqs ata jane pese e une nje,ka dicka qe nuk shkon ne ate qe di e njoh une??
Mendoje pak nga kjo ane punen e Pirro Dhimes,se nuk eshte e thene qe UNE personalisht gjithe diten ta kaloj ''lokaleve'' e ta siguroj kete gje.


Postuar nga unforgiven datë 30 Gusht 2004 - 22:23:

Ne se ti ze rregullat e matematikes per vertetesi duhet te dish se matematika bazohet mbi numra reale dhe jo bashkesi boshe zoteri..sa per theniet dhe opinionet tuaja personale ato ngelen thjesht personale dhe jo fakte qe mund te te mbushin mendjen dhe lahtas te perdhosesh emrin e dikujt. une kam qene nje nga personat qe kemi organizuar pyetsoret me emigrantet tane ne Greqi ne vitet 1999-2000, lidhur me jeten e tyre, problemet madje dhe nje pike perfshinte dhe problemin Dhima..Pyetsori perfshiu reth 15000 shqiptare dhe rezultati ishte tej e keput ndryshe nga c'fare ju pretendoni..
Sa mijera shqiptare jane te rregulluar me pune, shtepi e shkolle e madje nuk kane asnje ndryshim nga greku, sa dhjetra te rinj deputojne ne sport, art e madje i shikon ne kopertinat e revistave pa u shprehur ndonje lloj perbuzje nga media greke..Mos barazoni rastet ordinere, apo qofte dhe disa raste me mijera jete qe jetojne dhe kane vendosur te ardhmen ne Greqi.. Nuk e kuptoni qe me kete mllef anti grek, dhe sjellja qe shpesh komentohet ne media vec u prish pune ketyre mijera emigranteve e jo ne qe shpenzojme kohen per qejf tek keto tema te forumit..

kesaj i thone te hash buken e mikut e te besh duvane e turkut, por ky eshte realiteti shqiptar...


Postuar nga azurro datë 30 Gusht 2004 - 22:29:

Re: Informacione mbi nji TRADHTAR.

peshngritsin GREK Pirro Dhima[/b].....

Dhe nga ana tjeter me thua:
"Leri budalleqet se te ishte grek ai s`po i plaste njeriut te mirrej me te"
Po mire more djale a do te vendosesh ne fund se cfare eshte?Apo thua te flasim e te flasim se ne fund do te ngelet dicka.
Si Gjirokastrit qe je a sme thua se Derviciani ,Guranxia, Dhuvjani ose me mire Dropulli i siperm dhe Dropulli i poshtem cfar jane Shqiptare?
Tresh te falenderoj per informacionin qe me dhe se ku mund te gjeja informacion, por kam me shume se dy ore dhe ne arkivat e ketyre gazetave zgjeta asgje. Shiko mos ke ngatrruar emrat e gazetave.
P.s
Mosha qe kam nuk me lejon te mirrem me "budallaeqe".


Postuar nga tresh datë 30 Gusht 2004 - 22:42:

Nuk besoj qe te behet nje pyetesor me 15.000 persona ne Greqi,pse e di se si behen pyetesoret.
Hera e pare qe degjoj per nje numer kaq te madh.....pse nje pyetesor me numra kaq te medhej nxjerr vetem kush eshte president i amerikes pra nje popullsi prej 220 milione....
Do ta besoja me shume ate pyetesorin tend nqs do te me thoshe nje shifer me te vogel psh 800-1000 persona pse nuk ke nevoje te pytesh 15.000 shqiptare se cfare mendojne per gjendjen e tyre ne Greqi.
Ke kalu gja nga Kakavija apo Kapshtica,apo nga Tirana ne Athine me avion.
Them qe ti pytesh aty Kakavije e Kapshtice shqiptaret se cfare mendojne, kur i ka zene fshesa,e do ti zere perseri tani pas olimpiadave mqs puna mbaroi s'ka me pune,c'ishte per te ndertuar e ndertuam ne Athine.
Do te isha shume i lumtun nqs shqiptaret them Shqiptaret (jo te ashtuquajturit vorio-epiriote) do te arrinin ate mireqenje e integrim ne shoqerine greke ate demokraci shprehejeje e te lirish te drejtash te njeriut.

Nje lajm i mire sidokjofte per besimtaret muslimane shqiptare:ne Athinen demokaratike,globaliste,djepin e kujtures filozofise e politikes me se fundi pas 500 vjeteve u dha leja e pare per ndertimin e nje xhamie zyrtare.Shpresoj vetem qe te mos tu vihet shenja e kuqe nga Asfalia Greke kur te vene ne xhami.


Postuar nga Bledumi datë 30 Gusht 2004 - 22:44:

Ti Mona po me tregon mua se sa patriot jam.Vetem nga ty qe se prisja te me vlersoje persa i perket Patriotizmit.
Rregullat e matematikes mos na i trego po pati mundesi dhe po te them qe jane kapituj me radhe qe merren me bashkesite boshe,ta keshe te qarte kete.Matematika s'merret vetem me numra.
Ti po na tregon realitetin Shqipetar.?Pa me thuaj sa vjet ke pa ardhur ketu,sepse ta siguroj qe eshte shume ndryshe kur e marr vesh realitetin me ane te gazetave apo artikujve dhe kur e jeton vete,keshtu qe ti persa i perket kesaj ceshtje ske goje te flesesh.Ti paske bere pyetesorin ne rreth 15000 personave ne Greqi,po ne Shqiperi e keni bere ndonjehere.?
Azurro,po te kerkosh me mire aty i gjen .
E di pse po kundershtohesh nga ne ti Mona,se po mbron Grekun si me qene goca e Papandreut.Edhe vete ajo po ti dilnin 3 vete kunder do thyhej,edhe po mos te thyhej do kishte te drejte se eshte Greke,po ti c'fare je?


Postuar nga unforgiven datë 30 Gusht 2004 - 23:50:

Ok pra: Sa per pyetsoret - qenkan te besueshem vetem ne se eshte nga 800-1000, me duket se e ke gabim 3sh, pyetsore me kete nr behen vetem nga studentet dhe duke kaluar dere me dere, ka pyetsore dhe me shifra mbi qindra mijra..dhe nuk do te thote te jene te organizuara nga qeveria amerikane ...
Sa per realitetin shqiptar do te te thosha Bledumi qe eshte nje realitet per te ardhur keq, se pikerisht mbizoteron parazitizmi dhe dembelizmi, dhe lokalet e kafenete mbushen nga njerez qe jetojne me gjakun e vellezerve qe punojne ne Greqi, Itali...Dhe pikerisht keta njerez qe nuk kane provuar cdo te thote te punosh, jane keta qe diskutojne e shajne pa fund me nene e me babe, keta njohin politiken, njohin shkencen, ekonomine gjithshka.. Dhe rezultati : Shqiperia nje nga vendet me ritme te larta ekonomike..
Dhe sa per pyetjen se c'fare jam une: pyet veten tende dhe do ta gjesh pergjigjen se c'fare jam une..
Per mua nuk ka kombe te keqij, por ka njerez te keqij, kursesi nuk do te perdorja termin shqiptaret jane te tille apo greket jane te tille..Mos gjykoni por mundohuni te shihni e te kapni me shume nga jeta se nga ofendimet e te shamet nuk perfitoni asgje vec largoni miqte dhe ngeleni ne vend numero..


Postuar nga tresh datë 31 Gusht 2004 - 00:12:

Nuk me kuptove.... :(

Cdo pyetesor eshte te perpjestim te drejte me numrin e popullsise.....
Ti mund edhe te pytesh 600.000 shqiptar se nuk ta pengon askush po ka kosto te madhe shpenzime te medha prandaj quhet puetesor e merret nje kampion e sigurisht ky kampion sduhet te kete nje numer kaq te FRYRE.
Sikur te ishte i njejte numri i te pyturve me ato te popullsise do quheshin referendum zgjedhje politike....

Per nje popullsi 600.000 personash s'ke pse merr ne pytje 15.000 vete (edhe pse s'ta ndalon kush).......
Ndersa kur behen pyetesor per popullsi te medha si Kina,India,Rusia ose Bashkimi Europian nevojietet nje numer me i madh te pyeturish...

ps.E hoqa ameriken pse ndoshta ste pelqeu, po desha te them se per raste kur pytet te gjithe popullsia per qeshtje kardinale nevojoten ata shifra te medha.....
Shpresoj te mos kem thene gje gabim e te jem shpjeguar fije e per pe kete radhe se dolem shume nga tema.....


Citim:
Po citoj ato që tha azurro
..por kam me shume se dy ore dhe ne arkivat e ketyre gazetave zgjeta asgje. Shiko mos ke ngatrruar emrat e gazetave....


mos ki frige se emrat jane ato.... si dhe emrat e organizatave....
jane disa gjera qe s'ngaterrohen edhe po te dua une......


Postuar nga Bledumi datë 31 Gusht 2004 - 00:14:

Ti po tregon realitetin Shqipetar,ti qe cdo dite e me teper je larg tij.Ti qe realitetin Shqipetar e lexon neper copa gazetash dhe e shef 5 min ne Tv.Vetem ty ste lejohet te prononcohesh per kete realitet.Sic e the edhe vete jane ceshtje shume te vogla te te cilat kapesh.C'fare di ti per realitetin Shqipetar.Ti thua qe rrime tere diten neper kafe dhe lokale,ti thua qe ne sdime se ceshte puna.Ti thua qe rrojme me gjakun e vllezerve qe punojne jashte? Mona,po te ecim me keto qe thua ti do qendrojme ne vend numero.Po te them qe e ke shume gabim.Ai realitet qe shikoj une eshte shume ndryshe nga i joti,po e marr me mend se sa kohe ke pa ardhur ne Shqiperi.Sipas teje me ata qe na shkelin dhe na shfrytezojne nuk duhet te merremi dhe nuk duhet ti mbajme neper goje (aq me teper ti shajme).E shof sa e njifke dhe sa mire fliske per realitetin Shqipetar Mona,por po te them qe te ndrosh mendim dhe te mos hedhesh keto ide abstrakte mbi te rinjte Shqipetare.Zotrote,pse nuk vjen ne Shqiperi te na e ndryshosh pak realitetin mqs je edhe shume patriote,jo per gje.
Me te vertete kombe te keqij nuk ka,por nqs pjesa me e madhe e njerezve qe perbejne kombin eshte e keqe detyrimisht edhe kombi quhet i keq.Nuk po gjykon njeri Mona,po thuhet vetem e verteta edhe pse ty ndoshta nuk te pelqen,dhe jo ajo e vertete qe thua ti mbi realitetin Shqipetar.
Une veten e pyeta Mona,por pergjigje per ty nuk mora,me vjen keq.!!
Per mua debati mbaron ketu.
Ahhhh edhe dicka:- Pirro Dhima do te te kishte shume zili,me degjo mua..!


Postuar nga unforgiven datë 31 Gusht 2004 - 00:32:

Ne se media shqiptare nuk pasqyron drejt realitetin shqiptar, atehere mund te jem e gabuar, por kur te njejtin informacion e sheh ne disa prej tyre..nuk besoj se eshte thjesht nje fantazi..Une nuk nisa debat me ndokend te forumit, por une hapa nje teme dhe prisja prononcime nga kushdo dhe jo sulme ndaj Mones pse mbron nje te drejte apo pse i qendron besnike fakteve te saj..

Dhe sa per pyetsoret i dashur 3sh: Nga informacionet mundet te jetosh dhe ne Greqi, mundet dhe te punosh me median, per mua pak interes ka..por persa i perket pyetsoreve nuk eshte vec nr i popullsise ai qe percakton nr e fletushkave, ka dhe pyetsore me me shume se 50% e nr te popullsise ... por nr i fletushkave varet nga rendesia e informacionit qe mbart: eshte thjesht pyetsor per nje parashikim, per statistika, per ti paraprire ndonje ndryshimi ligjor...e qellime pa fund.. Dhe sa per dijeni ka qene nje pyetsor i organizuar nga nje nga fondacionet me te medha qe funksionojne ne Greqi, per ti paraprire nje nga seancave dhe problematikave te shfaqura ne K.mbrojtjes se te drejtave te njeriut..
Dhe shqiptaret ndryshe nga c'pritej u shprehen shume optimiste, te kenaqur nga niveli qe kishin arritur, dhe se paisjen me citizenship e quanin nje mrekulli..

Nuk eshte mire te jetosh diku, dhe te shash gjithshka te atij vendi. Ne ste pelqen, ik pse rri?? Por ju doni te rrini ne qoshe ne shtepi te tjetrit..


Postuar nga tresh datë 31 Gusht 2004 - 00:41:

kush te tha se jam ne greqi
:p


Postuar nga trojani datë 31 Gusht 2004 - 12:30:

Sa do ma kish deshira te diskutoja dhe une ne kete teme, por me duket sikur njeri i bie gozhdes dhe tjetri patkoit.

Nejse!

Tresh, nje pyetje po e drejtoj me gjithe sinqeritet: Cili eshte perkufizimi i fjales "TRADHTAR", "TRADHTOJ"???

pershendetje trojani


Postuar nga mayday datë 31 Gusht 2004 - 19:43:

cfare kushte u krijon shteti shqiptar atyre?...

pershendetje te gjitheve...muaj pa biseduar me njeri-tjetrin.

persa i perket kesaj teme...nuk e di, - pasi ketu nuk kam asgje per tu cuditur...ne fakt edhe vete shpesh here ndihem konfuz, pasi kushdo qe te ishte ne vendin e tyre do te bente te njejten gje...Do te braktiste vendin e vet, pasi i ofrohen kushte me te mira profesionale, duke perfshire ketu edhe pagesen. Pastaj te gjithe e dime, kush me shume dhe kush me pak se si jane kushtet e sportisteve ne Shqiperi, se cfare abuzimesh behen ne kurriz te futbollisteve, deri tek blerjet nga klube ne klube, dhe shitje sikur te ishin bulmet...Disa kohe me pare kam biseduar me dike (me nje trajner) i cili nuk ishte paguar prej muajsh dhe nderkohe qe mbahej pezull qe do ta merte rrogen sot, apo neser...Se fundmi kur i denoncoi publikisht ne gazetat jashte shqiperise, gazetaret shqiptare nxituan te merrnin informacione nese eshte apo jo e vertete...Historia u mbyll me kaq...askush nuk shkoi me tej!Pra, ne nje fare ane duke pare tera ato gjera pozitive, eshte me e mira qe te zgjedhesh ate "jashte trojeve te Shqiperise". Kam marre pjese dje ne ASAN (Lidhja e studenteve shqiptare jashte shtetit) dhe nje pjese e madhe e tyre as qe nuk donin te ktheheshin ne Shqiperi, ndersa te tjeret qe thonin te jetojne ketu, duan qe korrupsioni, paret nen dore dhe miqte ti zinin vendin meritokracise...por deri sa te vije kjo kohe, na duhet te kthehemi serish ne mesjete, aty ku e kemi filluar....
Do te rivij serish...
Deri atehere ju uroj gjithe te mirat!


Postuar nga jimmy84 datë 01 Shtator 2004 - 13:50:

O Mayday aman se na u nxine gishtat duke ua shpjeguar te gjitheve tek e tek se pse e bejme kete debat. Se cfare kushtesh u ofron shteti shqiptar kete dime sh. mire. NUK PO THOTE NJERI HAJDE DHE KONKURRO FALAS PER SHQIPERINE po themi qe MOS FYEJ DHE MOS MOHO SHQIPERINE.
U sqarove?
O Mona sa e me pelqeu ai muhabeti i pyetesoreve. Ishte vertet shume interesant. Une nuk dua aspak te diskutoj rezultatet sepse nuk kam bere ndonje pyetesor ne greqi. Me mjafton te pyes pjesen e fisit qe kam andej dhe shoket qe po me kthehen "te kenaqur" nga "miretrajtimi" i policise greke. "Nuk dua te kundershtoj Brutin (Monen dmth) po nuk mund te flas vec atyre qe di". Me kete Mona nuk dua te them qe ti genjen por qe ata shqiptare qe keni pyetur kane dhene ato pergjigje sepse nuk duan t`i japin shkas grekut per operaconet famekeqe "fshesa" qe nuk jane dhe aq te rralla.
Sa per paratizimin: Here tjeter mendohu para se te flasesh. Mos ngaterro papunesine me dembelizmin. (shpresoj te pakten te jete nje lapsus dhe jo qellimisht). Dhe per sa i perket medias, jo vetem asaj shqiptare por te gjithave ne pergjithesi mos u beso dhe aq shume. Mediat thone gjithmone ate qe u leverdis ose ne menyren qe u intereson. Ketu ben pejashtim media greke se ciles i mjafton qe artikujt te jene anti-shqiptare. Dhe mos me thuaj qe media greke nxit "vllazerimin" greko-shqiptar se kesaj i thone te mbulosh diellin me shoshe.
P.S Edhe dicka te fundit. Nuk eshte njeri ANTI-MONA por kundershtojme idete e tua sepse kemi edhe ne te drejte te jemi anti-shoviniste apo jo?


Postuar nga jimmy84 datë 01 Shtator 2004 - 14:02:

Re: Re: Informacione mbi nji TRADHTAR.

Citim:
Po citoj ato që tha azurro
peshngritsin GREK Pirro Dhima.....

Dhe nga ana tjeter me thua:
"Leri budalleqet se te ishte grek ai s`po i plaste njeriut te mirrej me te"
Po mire more djale a do te vendosesh ne fund se cfare eshte?Apo thua te flasim e te flasim se ne fund do te ngelet dicka.
Si Gjirokastrit qe je a sme thua se Derviciani ,Guranxia, Dhuvjani ose me mire Dropulli i siperm dhe Dropulli i poshtem cfar jane Shqiptare?
Tresh te falenderoj per informacionin qe me dhe se ku mund te gjeja informacion, por kam me shume se dy ore dhe ne arkivat e ketyre gazetave zgjeta asgje. Shiko mos ke ngatrruar emrat e gazetave.
P.s
Mosha qe kam nuk me lejon te mirrem me "budallaeqe". [/B]


O Azzurro, po nuk eshte mesazhi im ai "Informacione mbi nje tradhetar". Mbaje mendjen ne mesim Eshte mesazhi i treshit ai
Sa per ato fshatrat jane minoritare po ai ndyresira nuk eshte andej eshte nga Himara. Dhe ne Himare nuk ka fshatra minoritaresh. Dhe sa per ate "peshengritesi grek" duhet thene "i vetquajturi" grek. Se ai nuk meriton emrin "njeri". Po greket nuk e kane problem te mbajne plehra ne "gjirin" e tyre. U mjafton te jene anti-shqiptare.


Postuar nga mayday datë 01 Shtator 2004 - 14:12:

po mire jimmy84...a nuk eshte pasoje e pjeses se pare?

A nuk the per ta "MOS FYEJ DHE MOS MOHO SHQIPERINE".Pse arrin ti paragjykosh kur ata jane edhe minoritare...nqs i thote greku shaj dhe fyej shqiperine pasi ne po te mbajme dhe do te mbajme...ti po te ishe ne vendin e tij cfare do te beje?!...Mos me thuaj te kunderten, pasi ne fund te fundit shqiptaret jane te prirur qe edhe per pak te ardhura ekonomike shpesh here shesin e shtepine...(jane me keq se rumunet deri diku). pastaj i ke bere ndonjehere ndonje pyetje vehtes (mos me thuaj se jo!) se pse ekziston ky trajtim anti-shqiptar ne menyre sistematike. Sa prej atyre personave qe kane kryer krime, vrasje dhe perdhunime ne shtetin helen vijne nga zonat me te humbura te shqiperise, qe edhe ti vete krijon paragjykime!. A mundemi dhe a duhet qe vete ne ti paragjykojme shqiptaret, pasi te huajt (greket dhe italianet..etj.)ata i shikojne si °kavjet° e para qe kane °pushtuar° vendin e tyre...dhe nuk ka shqiptare me te mire?...I di listat e drejtesise greke se cfare kane bere dhe cfare po bejne nje pjese shqiptaresh ne greqi?...pra shprehja digjet bari i njome se bashku me te thatin...nuk duhet te na vije keq...
shpesh here i thuhet nder te jesh shqiptar por jo gjithmone...jetoje pak realitetin...edhe ju qe jeni jashte shtetit sa here jeni druajtur te thoni °Jam shqiptar°(mos e hiqni vehten te thoni sikur jo...) ose per me shume thoni nje kombesi tjeter qe te perfitoni dicka dhe te mos shiheni si pèjesa tjeter. Pra, nqs do te bente shteti shqiptar dicka per ta dhe te kishte dinjitet gjerat do te rridhnin ndryshe, prandaj jimmy84, per kete fola...pastaj mos degjoni median te thote se ai ka sharre shqiperine etj...pasi e dini qe i bumejne...


Postuar nga unforgiven datë 01 Shtator 2004 - 18:03:

Pershendetje!

Jimmy do te beje mire te ulje revanshin, te kontrolloje pak fjalorin dhe te mesosh qe ne se s'te pelqen te jetosh diku kthehu andej nga ke ardhur. Por te te mbajne, te hash buken e tij dhe me pas te besh ickla kete vec ne shqiptaret e bejme. Sa per fisin tend ne greqi, e imagjinoj se si reagojne, mjafton te te degjosh njehere ty dhe te marresh vrapin te ikesh ...

Dhe une kam jetuar ne Greqi, kam studiuar e punuar si gjithe te tjeret dhe madje nuk kam ndjere diskriminimin qofte dhe nje moment, miqte e mi me te mire jane greke e kane nje gje shume pozitive : nuk te shesin kurre. Kurse ne ketu per nje teme u beme corap, s'ngeli fjale pa u nxjerre nga goja, u tjetersuat si persona aq sa po habitem me veten jane keta miqte e mi apo jo?

Me vjen keq se e hapa kete teme jo thjesht per nje Kuqo, apo nje Dhima por ne pergjithesi per plagen "emigrim" dhe pasojat ne realitetin e sotem shqiptar. Ju lutem mos u prononconi me pasione e mllefe por diskutoni dhe rrihni problemet si pjesetare te ketij realiteti..


Postuar nga jimmy84 datë 01 Shtator 2004 - 20:29:

Re: po mire jimmy84...a nuk eshte pasoje e pjeses se pare?

Citim:
Po citoj ato që tha mayday
A nuk the per ta "MOS FYEJ DHE MOS MOHO SHQIPERINE".Pse arrin ti paragjykosh kur ata jane edhe minoritare...nqs i thote greku shaj dhe fyej shqiperine pasi ne po te mbajme dhe do te mbajme...ti po te ishe ne vendin e tij cfare do te beje?!...Mos me thuaj te kunderten, pasi ne fund te fundit shqiptaret jane te prirur qe edhe per pak te ardhura ekonomike shpesh here shesin e shtepine...(jane me keq se rumunet deri diku). pastaj i ke bere ndonjehere ndonje pyetje vehtes (mos me thuaj se jo!) se pse ekziston ky trajtim anti-shqiptar ne menyre sistematike. Sa prej atyre personave qe kane kryer krime, vrasje dhe perdhunime ne shtetin helen vijne nga zonat me te humbura te shqiperise, qe edhe ti vete krijon paragjykime!. A mundemi dhe a duhet qe vete ne ti paragjykojme shqiptaret, pasi te huajt (greket dhe italianet..etj.)ata i shikojne si °kavjet° e para qe kane °pushtuar° vendin e tyre...dhe nuk ka shqiptare me te mire?...I di listat e drejtesise greke se cfare kane bere dhe cfare po bejne nje pjese shqiptaresh ne greqi?...pra shprehja digjet bari i njome se bashku me te thatin...nuk duhet te na vije keq...
shpesh here i thuhet nder te jesh shqiptar por jo gjithmone...jetoje pak realitetin...edhe ju qe jeni jashte shtetit sa here jeni druajtur te thoni °Jam shqiptar°(mos e hiqni vehten te thoni sikur jo...) ose per me shume thoni nje kombesi tjeter qe te perfitoni dicka dhe te mos shiheni si pèjesa tjeter. Pra, nqs do te bente shteti shqiptar dicka per ta dhe te kishte dinjitet gjerat do te rridhnin ndryshe, prandaj jimmy84, per kete fola...pastaj mos degjoni median te thote se ai ka sharre shqiperine etj...pasi e dini qe i bumejne...




O Mayday mua po me thua ti qe "edhe ti do beje si ata"? Ti fol me siguri per vete jo per te tjeret. Ti merr edhe guximin te thuash "mos me thuaj qe jo".Dhe une po te pergjigjem KURRE. Nuk e di cfare do beje ti po une jo njehere. Dhe te lutem mos e degjenero muhabetin duke perdorur shprehje te tilla "ate i tha greku te thoshte dhe e tha". E para qe ata duhet te kishin llogjike apo jo. Se sikur greku te kishte thene shaj nenen e babane duhet ta kishin bere ata. Dhe pastaj thua qe "mos i beso medias". Po kur del ne TV cfare te besoj qe ka nje top pas prapanice ai dhe po te mos e shaje Shqiperine atehere do e vrasin. Do llogjikoni njehere tamam. Dhe per ta mbyllur do e kuptoni njehere e mire qe ata nuk jane minoritare? Nqs nuk doni te kuptoni thuajeni qe ne keshtu duam te themi dhe sqarohemi te gjithe.

P.S Sa per ato listat me kriminela jeni shume bindes. Sesa emigrante jane denuar me burgim te PERJETSHEM pa kurrfare faji ose vetem pse u gjendej ndonje cigare marijuhane dhe greket qe kapeshin me thesin e marijuhanes dilnin me 6 muaj burg nuk me duket se eshte pune "bari i thate apo i njome" po eshte pune "Shqiptar=kriminel" dhe "shqiptar i mire=shqiptar i vdekur ose filogrek" ose me sakte eshte GENOCID.


Postuar nga jimmy84 datë 01 Shtator 2004 - 21:07:

Citim:
Po citoj ato që tha mona
Pershendetje!

Jimmy do te beje mire te ulje revanshin, te kontrolloje pak fjalorin dhe te mesosh qe ne se s'te pelqen te jetosh diku kthehu andej nga ke ardhur. Por te te mbajne, te hash buken e tij dhe me pas te besh ickla kete vec ne shqiptaret e bejme. Sa per fisin tend ne greqi, e imagjinoj se si reagojne, mjafton te te degjosh njehere ty dhe te marresh vrapin te ikesh ...

Dhe une kam jetuar ne Greqi, kam studiuar e punuar si gjithe te tjeret dhe madje nuk kam ndjere diskriminimin qofte dhe nje moment, miqte e mi me te mire jane greke e kane nje gje shume pozitive : nuk te shesin kurre. Kurse ne ketu per nje teme u beme corap, s'ngeli fjale pa u nxjerre nga goja, u tjetersuat si persona aq sa po habitem me veten jane keta miqte e mi apo jo?

Me vjen keq se e hapa kete teme jo thjesht per nje Kuqo, apo nje Dhima por ne pergjithesi per plagen "emigrim" dhe pasojat ne realitetin e sotem shqiptar. Ju lutem mos u prononconi me pasione e mllefe por diskutoni dhe rrihni problemet si pjesetare te ketij realiteti..



Mona po sikur te vinte nje i afermi juaj nga greqia apo nga nje shtet tjeter i vrare nga policia kot se koti mund te me thoni se cfare do thoje? Po sikur te ishte vellai i ndonje forumisti apo vellai im me cfare sy e faqeje do flisje? Prandaj nqs nuk do te "prekesh" kujdes qe te mos prekni te tjeret.
Nje pyetje kisha une Mona: Ti ke studiuar ne greqi dhe nuk ke ndjere kurrfare diskriminimi. OK? Kot me te pyet me cfare nenshtetesie apo kombesie je paraqitur? Se me shqiptare jo njehere.
Dhe sa per demostrim para ca muajsh kur nje student shqiptar doli me i miri ne shkolle dhe i takonte te ngrinte flamurin dhe u ngrit nje greqi e tere duke protestuar me parrulla "vdekje Shqiptareve dhe Shqiperise"? Mund te me thuash te lutem pak cfare eshte kjo? Jam dakort me ty. Nuk eshte diskriminim. Eshte GENOCID. Nqs ti mendon ndryshe mund te thuash "versionin" tend.
Nuk them qe te gjithe shqiptaret jane perfekte dhe te gjithe greket jane kriminela se pastaj do behesha edhe une si ata qe shaj. Ka plot shqiptare kriminela, ka edhe plehra qe nuk e meritojne te kene emrin "shqiptar" por kur te kritikoni apo shani gjeni gjera qe kane peshe jo budalliqe te tipit "ka edhe kriminela shqiptare" sikur po thoni ndonje zbulim te rralle apo ndonje cudi te madhe.
Tani edhe nje pyetje te fundit: Nga ato qe kam thene une per greqine dhe per famekeqin "piros dimas" mund te me thuash ku kam genjyer?
Dhe per ta mbyllur te lutem fol tamam per nivelin intelektual qe ke. (nuk e them me ironi qe te te fyej) Cfare eshte ajo "po nuk u pelqeu vendi te ikin". Pikerisht ti per vete degen ku ke studiuar nuk duhej ta thoshe se e di shume mire qe kur vjen puna per buken e gojes njeriu pranon shume gjera. Apo e kam gabim?

P.S Mona vure ne dyshim a ishim miqte e tu akoma? Mos u shqeteso aspak
une i pari do e pija me kenaqesi nje kafe me ty apo me kedo tjeter. Ketu ndryshojne shqiptaret nga nje ballkanas tjeter (grek, serb etc) inatet nuk i ka kurre personale.


Postuar nga unforgiven datë 01 Shtator 2004 - 23:09:

Jimmy ti ke mendimet dhe idete e tua anti-greke, une nuk mendoj kurre anti-grek,anti-american apo kushdo qofte..Ne momentin qe une i hyj ne shtepi dikujt do bej kuvendin e tij dhe jo ta vjedh, vras, shaj apo poshteroj..Ne se s'me pelqen kthehem andej nga kam ardhur..Por te vesh per pune, per nje mireqenie me te mire ekonomike dhe te filloj te gjykoj, shaj, ofendoj..askush nuk ta lejon kete zoteri i dashur, zot ne shtepine e tjetrit nuk behesh dot..

Dhe ju lutem ne se mundeni vazhdoni postimet mbi temen aktuale, dhe jo te kunderviheni pse dikush nuk eshte anti-grek si dhe ju..


Postuar nga Endri datë 02 Shtator 2004 - 01:22:

Mona ky muhabet qe ti ben eshte pa fryt. Te lutem mos fut fjale ne gojen e te tjereve. Ti dhe une jetojme ne nje vend shume liberal dhe multietnik sic eshte Kanada-ja. E ke pare programin televiziv "Trading Places"? Do te doja qe ti te ndroje vendin tend me nje emigrant qe lan xhamat ne greqi(ish-inxhinier nafte) dhe ai ne vendin tend te ishte ketu. Ai do te shikoje ndryshime te medha ne kete sistem jo vetem ne lehtesira ekonomike, sociale, edukacioni, respekti te gjitha kjo pune e nje brezi qe eshte rritur me te tilla vlera. Ai nuk do te perbuzet nga fqinjet e tije dhe kur te ikin neper shkolla nuk do degjoj njerez qe tallen duke thene "alvanoi" alvanoi".

Te gjithe keto pengesa ekonomike-sociale i detyrojne njerez si Pirro Dhimrat apo Luan Shabanrat te marrin ate rruge per fitime personale. Asnjeri s'eshte anti-grek me duket se ti je shume pro-greke dhe ne te dukemi te tille.


Postuar nga unforgiven datë 02 Shtator 2004 - 01:39:

Endri do te ishte me mire ti lexoje postimet nga fillimi dhe te shihje qellimin e hapjes se kesaj teme, dhe as nuk parashikova qe debatet nga tema per Pirro Dhimen do te zhvendoseshin ketu.. Ju keni mendimet tuaja, une kam experiencen time, dhe persa kam jetuar e kam pare gjithshka eshte ndryshe..Po e perseris perseri tema eshte mbi plagen "emigrim" dhe ne rastin real mbi yjet e sportit me te cilet te tjeret korrin medalje dhe ne rrime e i quajme tradhetare..


Postuar nga Endri datë 02 Shtator 2004 - 02:45:

mona ata i morra si shembull per temen qe ke hapur nejse..

po flisja per fenomenin ne pergjithesi por ti ke koke me vete me duket


Postuar nga jimmy84 datë 02 Shtator 2004 - 13:20:

O Mona po te shohesh mire historine e Shqiperise do e kuptosh qe nuk jam aspak anti-grek. Por gjithshka eshte RECIPOKE. Une nuk them qe shqiptaret jane me te mire se amerikanet, kinezet apo ku e di une.Cdo komb ka karakteristikat si dhe te mirat dhe te metat e veta. Por kur nje SHTET dhe nje pjese e mire e popullsise se ketij shteti fyejne, diskriminojne madje edhe perndjekin te gjithe nenshtetasit e nje kombi tjeter dhe me gjithe ndihmat e vazhdueshme dhe miqesine e sinqerte qe ky komb i ofron vazhdon po te njejten rruge per shekuj me rradhe mund te me thuash cila eshte pegjigjja e duhur? (kjo fjalia e fundit doli "roman" po nuk kam frike se nuk do e kuptosh )
Dhe tani te sqarojme 2 gjera te vogla:
E para qe ketu nuk po te fyen apo sulmon askush ty PERSONALISHT por po "sulmojme" (nqs ke qejf ta quash keshtu) MENDIMET e tua qe ne i konsiderojme SHUME te gabuara (nuk dua te them me kete qe ne kemi gjithmone te drejte dhe ti je gjithmone gabim)

E dyta: Ti po vazhdon te ngulmosh gjithmone ne nje vend: Nqs veni ne greqi mos u ankoni. Tani une po te pyes. E ke parasysh ne cfare shekulli perdorej kjo shprehje? Ne shek XIX kurse ne jemi ne shek XXI. Dhe kam pershtypjen se te drejtat e njeriut duhen respektuar apo jo? Mos harro edhe dicka tjeter: Minoritaret KURRE nuk kane ndjere diskriminimin me te vogel jo vetem sepse shqiptaret i konsideronin popull miq por edhe pa kete fakt shqiptaret jane nder me te famshmit ne bote per mikpritje dhe bujari kur vinte fjala per njerezit e ardhur. Biles arriten deri aty sa te strehonin dhe te mbonin edhe ushtaret italiane qe deri nje dite me pare u kishin vrare djemte dhe djegur shtepite.(une vete nuk di tjeter rast te tille ne bote) Pra minoritaret ketu (te cfaredo kombesie) kane patur PRIVILEGJE se ekzistonte ai mendimi HUMAN"Te ardhurit ketu ndihen keq se jane ne vend te huaj prandaj t`u lehtesojme kete dhimbje" Dhe aq me keq minoritaret greke qe ketu kane marre poste deri ministra (apo jo? ) se deputete kane qene te vazhdimisht. Biles kane arriur deri ne rang kryeministri. Qe te mos futemi me thelle ne histori dhe te mos permendim si jane sjelle me shqiptaret me perpara (se pastaj del muabet gjate) si mendon ti, kjo eshte pergjigjja e duhur qe greket duhet t`u japin shqiptareve?


Postuar nga trojani datë 02 Shtator 2004 - 22:02:

ciao albanian

Citim:
Po citoj ato që tha nainablA
[...kot te pyes: MOS JE MINORITARE TI??? [/B]


Nuk jam dhe kaq i mprehte ta kuptoj kete pyetje; por se c`kam nje parandjenje se mbart nje mendim negativ ose me sakte nje sarkazem te maskuar me se keqi.

Do te doja te dija mendimin tend; mos valle eshte turp te jesh minoritar???

Mos valle ti e ndien veten te ndonje rangu me te larte se ndonje minoritar(flas per gjithe minoritetet)???

Nqs e kam keqkuptuar pyetjen; te me falesh. Megjithate na bej haber.

pershendetje trojani


Postuar nga jimmy84 datë 02 Shtator 2004 - 22:18:

O Trojani po te prezantoj Albanian. Mos u merzit se duhet te mesohesh me te (te pakten gjersa te haje ban-in e radhes) :p
Ty Mona s`po te them gje se ja ke marre doren me kete tipin


Postuar nga trojani datë 03 Shtator 2004 - 00:19:

ciao albanian

Po mire mor burre i dheut, po si nuk e ke vazhduar listen e te mirave qe xhaxhi Enver i ka bere minoriteteve dhe gjithe shqiptareve bashke???

Si mor burr ke harruar burgimet, internimet, klonet, rradhen e bukes e te qumshtit, tollonat e mishit, informacionin politik te se merkures... .

A eshte shume e veshtire te kuptosh se gjithe keta tradhtare jane pasoje e politikes bunkeriste te xhaxhit Enver dhe te nenes Parti???


Postuar nga tresh datë 07 Shtator 2004 - 13:09:

Pergjigje MONES me rastin e vrasjes se nje shqiptari ne ATHINE

Citim:
Po citoj ato që tha mona

Sa mijera shqiptare jane te rregulluar me pune, shtepi e shkolle e madje nuk kane asnje ndryshim nga greku, sa dhjetra te rinj deputojne ne sport, art e madje i shikon ne kopertinat e revistave pa u shprehur ndonje lloj perbuzje nga media greke..Mos barazoni rastet ordinere, apo qofte dhe disa raste me mijera jete qe jetojne dhe kane vendosur te ardhmen ne Greqi.. Nuk e kuptoni qe me kete mllef anti grek, dhe sjellja qe shpesh komentohet ne media vec u prish pune ketyre mijera emigranteve e jo ne qe shpenzojme kohen per qejf tek keto tema te forumit..

kesaj i thone te hash buken e mikut e te besh duvane e turkut, por ky eshte realiteti shqiptar...




TIRANE (7 Shtator) - Lojëtarët e ekipit kombëtar shqiptar do të luajnë me shirita të zinj në krah ndeshjen e nesërme në Gjeorgji. Iniciativa ka qenë e Federatës Shqiptare të Futbollit, për të demonstruar solidaritet kundër dhunës ndaj tifozëve shqiptarë në Greqi dhe vrasjes së një emigranti. Kërkesa i është drejtuar Federatës Ndërkombëtare të Futbollit dhe pritet të miratohet. Edhe traineri i kombëtares Hans Peter Brigel kur ka mësuar për dhunën ndaj shqiptarëve ka deklaruar: Do kisha preferuar më mirë ta kishim humbur ndeshjen. Ndërkaq, dje në Kukës mbërriti nga Greqia trupi i 20 vjeçarit Gramoz Palushi. Ceremonia mortore do të zhvillohet ditën e sotme "Djali im vdiq se veshi flamurin kombëtar pas fitores me Greqinë, prandaj ftoj të gjithë tifozët të marrin pjesë në varrimin e tij", kanë qenë fjalët e të atit. Trupi i të riut u shoqërua nga dhjetra emigrantë shqiptarë dhe majft shqiptarë të tjerë. Dhuna ndaj emigrantëve shqiptarë është dënuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, ndërsa parlamenti shqiptar mbajti një minutë heshtje dhe miratoi një deklaratë për incidentet e shënuara. ro/ro (GazetaShqiptare/BalkanWeb

FLM BUKES SE MIKUT MONA,E SHPRESOJ TA MBASH NE NDERGJEGJE KETE VRASJE NGA GREKET


Postuar nga unforgiven datë 07 Shtator 2004 - 16:03:

Po tresh eshte e dhimbshme dhe jo e hijshme ajo qe ndodhi me emigrantet tane ne greqi, por une prape dua ti permbahem mendimit qe keto jane veprime te njerezve te shfrenuar dhe me emocione dhe jo pasqyre e nje populli te tere. Ky eshte dhe problemi qe ne po debatojme deri tane : individi nuk duhet barazuar me masen.


  Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 59 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.