Forumi Horizont
Trego 6 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mesazhe dashurie (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=219)
-- Disa Poezi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12966)


Postuar nga Gregorian datë 12 Janar 2007 - 06:28:

Disa Poezi

1
si trendafil do doja te isha
dhe ne doren tende te qendroja
te fshehtat e tua te zbuloja
dhe te mesoja si te te dashuroja!!

2
kur shpirti sot te te pikoje merzi
une do te behem gote
dhe merzine do ta kthej ne lumturi

3
nese prej botes se endrrave do te dila dhe zemren do te ta putha ngadale!
a do me falje dashuri
aq sa i duhet zotit djallin ta fale?!!!

4
u takuan nje dite bashke
dhe mendova thjesht rastesi
shikimet u perplasen nje cast
dhe zemra me rrahu me shpejtesi
e kuptova qe per ty kisha simpati!!

5
me fal qe te dashurova!!
me fal qe te dua!!
me fal qe edhe me shume do te te dua!!

6-my favorite

e kerkova dashurine ngado
ne cdo cep e ne cdo ane
e dija te bukur jo dosido
nuk e dija qe e kisha prane
i fola,e preka,vuajta,qava, per dashurine
por kurre ne jete nuk e kuptova
te duash eshte faj apo denim!!!

7.

thjeshtesia eshte
te kesh gjithe detin
dhe te duash nje pike uje
te kesh gjithe qiellin
dhe te duash nje yll
te kesh gjithe boten
dhe te te duash vetem ty!!

8

te gjej yll ne dite hene
te puth trup e shpirt helmuar
vdes demon ne puthjen tende
ngjallem krisht i deshperuar!!!

9

ti qesh se qaj une
ti gezo se lengoj une
ti martohu se smartohem une
ti jeto se vdes une
E PRA TI NJERI DHE UNE HIJE!!!!



SHPRESOJ TJU KENE PELQYER


Postuar nga amanta datë 26 Prill 2007 - 19:10:

Pa ty

Ti ike udhes se pafundme
Ku zverdhin druret gjetherenes
Mbi gjokse pellgjesh tani tundet
I arti medalion i henes.
Lejleket iken.
Fill pas teje
Si stof i keq u zbeh blerimi
Dhe ngjajne toka, pylli, reja,
Me negativin e nje filmi.
Tani ne fusha shkoj menduar
Ku nis te fryje ere e ftohte,
Ku ca mullare te gjysmuar
Duken qe larg si Don Kishote.
C'te bej, po them me vehten time,
Ne kete ore te vone te muzgut,
Ku qerrja baltave ben shkrime.
Te lashta sa te Gjon Buzukut?
Do te shkoj te ulem permbi pellgjet,
Te pi ne gjunje duke rene,
Ne gryke e di qe do te me ngelet
I ftohte medalioni i henes.


Postuar nga elsaaa datë 20 Qershor 2007 - 09:33:

Per ty
http://www.youtube.com/watch?v=5f5T...related&search=


Postuar nga Sunny datë 20 Qershor 2007 - 21:45:

Dashuria

Dashuri

--------------------------------------------------------------------------------

Dashuri eshte
fjala qe nuk mbetet
te lengoje pas dhembesh
te perpelitet pa fund;
ajo eshte hap qe nuk stepet,
eshte zemer qe nuk meket,
eshte vrull qe nuk sprapset,
eshte rruge qe i nderpret
te gjitha rruget e udhekryqet
qe nuk cojne askund.
Dashuri eshte
njeriu i dashuruar
qe krijon dashurine
edhe nga dashuria.
Dashuri domethene zberthim,
domethene nevoje,deshire, rritje
domethene domosdoshmeri,
domethene perhershmeri.
Fjala dashuri
nuk duron te ndahen popujt
ne te medhenj e ne te vegjel.
Dashuri eshte
kur nukka ndjekes e te ndjekur
Kur nuk ka shpifes e te shpifur,
kur njeshat nuk veprojne pa shumen
e shuma pa njeshat.
Dashuri eshte
fjala qe di te ngrohe
edhe diellin e lirise.

Nese dashuria eshte vetem per dike,
Ajo me s'eshte per aske.


Postuar nga Gregorian datë 28 Qershor 2007 - 14:26:

not bad

nice one


Postuar nga KRISTAL.DOC datë 08 Shtator 2007 - 03:28:

anonim

po deshe ti dashurohemi
ne buzet e tua pa thene gje.
ben kaq ftohte,le te ngrohemi,
ne nje heshtje qe nuk ben ze.
nga dashuria kot mbrohemi,
kur ndoshta nuk shihemi me.
po deshe ti dashurohemi
ne buzet e tua pa then gje.
perse kaq gjate mendohemi
ne heshtje te zjarrte,
e embel,e embel si mjalti
puthja jone sna le te ftohemi,
po deshe ti dashurohemi.


 
Trego 6 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.