Forumi Horizont
Trego 6 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Dhjetë arsyet e ndjenjës së lodhjes. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18311)


Postuar nga lule datë 16 Mars 2011 - 20:21:

Dhjetë arsyet e ndjenjës së lodhjes.

Shkaku nr.1 :Gjumë i pamjaftueshëm

Kjo gjë ka efekte negative në përqëndrim dhe shëndet. Për adultet është e nevojshme të paktën 7- 8 orë gjumë çdo natë.

E rëndësishme është vendosja e një programi të rregullt për gjumin.

Një këshillë e thjeshtë,largoni Laptopin,celularin apo televizorin nga dhoma juaj e gjumit.
Nëse këto masa nuk sjellin ndonjë përmirësim atëherë kërkoni ndihmën e mjekut specialist për ndonjë çrregullim të gjumit.

Shkaku nr.2 :Apnea e gjumit

Në disa raste, njerëzit mendojnë se flenë mjaftueshëm, por ata nuk janë të vetëdijshëm se disa episode të apnesë kanë shoqëruar gjumin e tyre.

Apnea e gjumit është ndërprerje e shkurt e procesit të frymëmarrjes gjatë natës.
Edhe pse gjatë këtij episodi dikush mund të zgjohet për disa çaste, ai nuk është në dijeni të këtij fenomeni. Si rezultat gjumi është i deprimuar edhe pse koha e kaluar në shtrat është relativisht e gjatë.

Prej masave të thjeshta që mund të ndërmirren për të evituar ose të paktën reduktuar episodet e apnesë janë: rënia në peshë, lënia e duhanit etj.

Shkaku nr.3 : ”Furnizim” i pamjaftueshëm

Ngrënia e pakët shkakton lodhje sikurse edhe ngrënia e ushqimeve të papërshtatshme.
E rëndësishme është marrja e një diete të balancuar duke plotësuar kërkesat e organizmit për glukozë pasi rënia e nivelit të glukozës në gjak është shkaktar e ndjenjës së dobësisë apo lodhjes,është i domosdoshem konsumimi i përditshëm i vaktit të mëngjesit si edhe plotësimi i nevojave për glukozë e proteina në çdo vakt.

Është e pëlqyeshme të konsumohen vakte të vogla të ndërmjetme për të mbajtur një nivel bazik të energjisë

Shkaku nr.4 : Anemia

Është një nga shkaqet më të shpeshta të dobësisë të gratë. Kjo vjen më së shumti nga humbja e gjakut menstrual që shkakton një deficit në jonin e hekurit, gjë që sjell një ulje absolute të rruazave të kuqe që shërbejnë për transportin e oksigjenit në inde.
Në të tilla raste është e rëndësishme marrja e hekurit suplementar, konsumimi i ushqimeve të pasura me hekur sikurse mishi, mëlçia, peshk, fasule, drithëra të pasuruara etj.

Shkaku nr.5 : Depresioni

Depresioni nuk është thjesht një çrregullim afektiv, por influencon edhe në shumë simptoma fizike, si psh:lodhja,dhimbja ekokës, anoreksia.

Ndjesia e lodhjes dhe gjendja e rëndë psikologjike për mbi 2 javë duhet të nxisë për një konsultë me psikologun.

Shkaku nr.6 :Hipotiroidizmi

Tiroideja është një gjëndër endokrine me funksion kontrollin e metabolizmit.
Kur gjë ndra ka nënfuksion, personi do të ndjejë dobësi, lodhje si edhe do të fillojë të shtojë në peshë.

Nëse nëpërmjet dozimit të hormoneve të tiroides vërehen nivele të ulëta, është i nevojshëm zëvendësimi terapeutik i hormoneve.

Shkaku nr.7 : Konsumi i tepruar i kafesë.

Kofeina në doza të reduktuara mund të përmirësojë koncentrimin dhe vigjilencën.
Por kur konsumohet në sasi të madhe shkakton rritje të ritmit të zemrës, rritjen e presionit të gjakut, nervozizëm, lodhje etj.

Zgjidhja është, reduktimi gradual i konsumit të kafesë, çajit, çokollatës, dhe çdo medikamenti që përmban kofeinë. Lënia e menjëherëshme e konsumit të këtyre produkteve mund të shkaktojë simptoma të tërheqjes (abstinencës) dhe rritje të ndjenjës së lodhjes.

Shkaku nr.8: Infeksionet e fshehtaurinare

Shpesh herë simptoma e vetme e një infeksioni urinar është lodhja. Bërja e një testi urinar konfirmon infeksionin.

Me përdorimin e antibiotikëve zakonisht fashitet edhe lodhja.

Shkaku nr.9: Diabeti

Tek diabetikët, edhe pse konsumimi i ushqimit është i mjaftueshëm glukoza nuk arrin deri në brendësi të qelizës ku do të konvertohet në energji, dhe kështu organizmi do ndjejë lodhje dhe dobësi. Nëse ndjesia e lodhjes persiston në mënyrë të pashpjegueshme , është e arsyeshme dozimi i glukozës në gjak.

Në trajtimin e diabetit përfshihet:ndryshimi i stilit të jetesës, dieta, ushtrime fizike, terapia me insulinë etj.

Shkaku nr.10 : Dehidrimi

Lodhja mund të jetë shenja e parë e dehidrimit.
I rekomandueshëm është konsumimi i të paktën 2 gotave ujë në orë sidomos gjatë stinës së nxehtë ose gjatë një aktiviteti fizik.

Mjeku.24


Postuar nga kendrevica datë 16 Mars 2011 - 22:45:

Une mendoje se pervec atyre faktoreve qe keni radhitur ju,une do te thosha se njerzit lodhen nga te menduarit e gjerave(te mencurit) ,ndersa budallenjte nuk lodhen asnjehere,mjafton te kene ushqim te bollshem,sepse truri i tyre funksionon keshtu:zgjim nga gjumi,shkuarje
pune, kthim ne shtepi,ngopje me ushqim,shkuarje ne tualet,gjume e perseritja e avazit diten tjeter.


Postuar nga lindjedielli datë 27 Gusht 2011 - 15:06:

une mendoj qe edhe monotonia e jetes e lodh njeriun


Postuar nga dylan datë 27 Gusht 2011 - 17:15:

tani e kuptoj pse ne shume raste ndihem shume lollur dhe pa be asgje te malle
anemike po
ushqim pak po
kafe po
spo kerkoj me gjate

^po sot jam ne regull dy kafe per tani nje iskote e ndjehem mir


Postuar nga lorie datë 10 Prill 2013 - 09:28:

eeek, dehidrimi- nje -tre gota uje pi lali gjate gjithe dites, no bueno, no bueno at all.


Postuar nga shelgu datë 16 Prill 2013 - 05:42:

Po te flasesh per semundje, te gjitha te japin ndjenje lodhje.

Per kushte fiziologjike po qe mund te behet fjale dhe disa prej tyre jane vertet shkak.
Ketu mund te futen edhe mungesat e vitaminave, sigurisht kur nuk jane bere shkak per semundje


 
Trego 6 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.