Forumi Horizont
Trego 6 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Prezenca e ish-presidentit serb ne konferencen a PS-te ne shkoder?? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18734)


Postuar nga kurt datë 25 Prill 2013 - 18:21:

Prezenca e ish-presidentit serb ne konferencen a PS-te ne shkoder??

Lajm i vjeter noshta por une sa a pashe! Paska bere buje te madhe ne internet dhe patriotat shqiptar tani jane mese te bindur qe PS eshte tradhtare ndaj kombit shqiptar.

Si e shpjegoni ju kte rast, pranin e nje presidenti serb ne shkoder?!

Majko “mbron” praninë e Tadiçit në Shkodër: Tradhtia s’bëhet në publik

Nga: DARINA TANUSHI


TIRANE - Ish-kryeministri Pandeli Majko, nuk e ka quajtur “tradhti” të PS-së ndaj çështjes kombëtare faktin që ish-Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç ishte i pranishëm në Konferencën e fundit të PSE-së, në Shkodër. Në përgjigje të një prej miqve të tij, në rrjetin social “Facebook”, i cili e pyet se: “Ku janë pikëtakimet e të majtës shqiptare me të djathtën e Serbisë, të përfaqësuar nga Tadiç”, Majko shprehet se: “Sipas meje, nuk ka ‘pikëtakime’, pasi Serbia nga 1999-ta nuk është më fqinj me Shqipërinë. Nuk i druhem asnjë serbi. Tradhtitë nuk lindin nga takime publike”.

Një tjetër koment ka pasuar të parin, ku një tjetër prej miqve në “Facebook” ka komentuar duke thënë se: “Tradhtitë manifestohen nëpër takime publike. Kjo po dëshmon se PS-ja nuk ka simpati në Kosovë”. Por, edhe këtij komenti, Majko i është përgjigjur: “Këto janë dëngla! Ke ngatërruar faqe për të gjetur ‘tradhtarë’!”. Biseduesit në “Facebook” kanë dashur të dinë më tej, për “pikëtakimet programore” të PS-së dhe të djathtës serbe. Por, Majko ka sqaruar sërish duke thënë se: “Çfarë ‘programi’ mund të na bashkojë ne socialistët shqiptarë me serbët!? Kushdo parti shqiptare dhe serbe, të majta apo të djathta,
janë të qarta përballë njëra-tjetrës”. “E kaluara, Kosova, Presheva, janë një realitet therës dhe çdo ‘program’ i majtë apo i djathtë nuk ka kuptim përballë tyre. Si duhet ta gjykoj çështjen e Preshevës, ‘të majtë’ apo ‘të djathtë’!?... Ajo që po ndodh sipas meje, është komunikimi dhe kaq! Ju jap të drejtë në shqetësimin tuaj, por tradhtitë e kaluara ndaj çështjes shqiptare nuk kanë qenë ‘të majta’ apo të ‘djathta’ si pikë takimesh ideologjike. Ishin thjesht tradhti dhe kaq! Dhe nuk parandiej asgjë siç thoni”, komenton më tej, Majko. “Nuk e takova, Tadiçin, por kjo nuk më bën patriot! Apo jo!?”, sqaron ai më tej, duke bërë të ditur se mes tij dhe Boris Tadiç nuk ka pasur asnjë kontakt gjatë konferencës në Shkodër.

Në një tjetër moment, duke folur edhe për marrëveshjen Serbi-Kosovë, Majko shprehet se: “Me serbët i bindem veç disiplinës së kombit tim”. Ai shprehet se Shqipëria dhe Kosova nuk ndahen, sepse sipas tij, “nuk ndahen ato që lindin bashkë”. Edhe kryetari i PS-së, Edi Rama e preku, gjatë shpalosjes së programit të PS-së në Prishtinë, një javë më parë, se në Kosovë ekziston një opinion jo fort pozitiv për PS-në, ndërsa Sali Berisha herë-herë ngatërrohet me Skënderbeun. Por, më tej, Rama ka kujtuar mbështetjen që PS-ja i ka dhënë çështjes së Kosovës që në kohën e luftës së UÇK-së, ndërkohë që Berisha ndihmonte me karburant makinerinë e Millosheviçit, kundër kosovarëve. Rama ka përmendur edhe ndihmën që ka dhënë qeveria socialiste shqiptare në kohën e krizës humanitare, kur kryeministër ishte vetë Pandeli Majko.


Postuar nga shelgu datë 26 Prill 2013 - 18:14:

Varja kurt.
Keto lajme duken demode.

Edhe pse per serbet nuk kam asnje simpati, ne parim preferoj politikat e bisedimeve, para luftes.

Ne nuk perdorim keto lloj armesh sepse nuk dime te bisedojme, ose kur bisedojme dalim te humbur. Nuk dime te fitojme.

-Sepse jemi te percare brenda nesh, te etur nga fitimi i papaster.
-Sepse nuk kemi pergatitjen e duhur diplomatike.
-Sepse sistemet shkollore ku edukohen politikanet e sotem dhe te ardhshem jane pertoke, te mangeta, te korruptuara.
-Sepse ndikimet aktuale fetare, ekstremiste, izoluese na kane ndare dhe bere dyshues.
-Sepsenuk kemi tradite paqeje.
-Sepse Fobite na kane zene syte. Keto fobi fryhen nga qarqe armiqesore dhe ne sigurisht dime te biem lehte pre e grabitqareve. Kete e dime mire.

-Sepse semi te pazhvilluar akoma dhe vetem zhvillimi social, ekonomik, politik mund te sjelle mbaresi.


Postuar nga SHKODRA4001 datë 06 Maj 2013 - 16:53:

Ne Shkodër vijne gjithmone njerez,te forte dhe gjithmon Kane marre garanci nga ky qytet vendimtar ne qeshtje kombetare...visita e Tadic duhet konsideru si nje ure e re mardhenjesh midis d'y kombeve te cilet prej shekujsh,Jan ben ne armiqsi nga interesat perendimore ku realisht sot perendimi po i shtyn te rivihen ne paqe keto d'y vende.e ska vend ketu ta konsiderojm ket vizit te pa vlere...mos harroni se ne shqiperi e sidomos ne Shkodër,Durrës,fier,elbasan ka etni Serbe.


Postuar nga robert datë 08 Maj 2013 - 21:49:

Tradhti e madhe, burra!
Sidomos, po te mendojme se facebokasit jane 16-17 vjecare, dhe ky gjykues kaq "madhor" do kete qene ndonje djalke qe ka qene i merzitur sepse nuk ka marre pergjigje SMS-i nga kushuriri i tij ne ambasaden shqiptare te Beogradit. Ndaj kemi te bejme me tradheti burra.


Postuar nga kurt datë 09 Maj 2013 - 11:44:

Ne jemi race muti, rrace trashanikesh. E forta eshte se per djallzi te tja fusim nejri tjtetrit jemi kampiona!
Deri dje nese ju kujtohet gjithe kosovaret brohorisnin xhaxhi enver, o sa i mire bla bla, tani gjithe kosovaret e shikojn enverin me urrejtje dhe partine socialiste si gjoja "grek/serbo aleate kunder kombit"


Postuar nga SHKODRA4001 datë 09 Maj 2013 - 19:51:

Citim:
Po citoj ato që tha kurt
Ne jemi race muti, rrace trashanikesh. E forta eshte se per djallzi te tja fusim nejri tjtetrit jemi kampiona!
Deri dje nese ju kujtohet gjithe kosovaret brohorisnin xhaxhi enver, o sa i mire bla bla, tani gjithe kosovaret e shikojn enverin me urrejtje dhe partine socialiste si gjoja "grek/serbo aleate kunder kombit"

po ti thuaj tjetren........a ka kosovar qe sdi te flas srbisht ?e tjetra turqisht......e sot duan te hiqen si trima,ou fale shqiperise we paguam miljarda EUR,NATON per tju hequr qaafe srbin,se gati i zhduku per pak ......fal enverit,ato kan marr fryme me negociatat mes Titos se madh.mos harrojm se due monarkiine shqiptare,serbia endihmoi te krijohet me ttradhtarin zog.


 
Trego 6 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.