Forumi Horizont | Trego 6 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Të qeshim pak... (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=132)
-- Kronologjia e plote e incidentit diplomatik ne Vatikan [Alla Humorce] (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8073)
Kronologjia e plote e incidentit diplomatik ne Vatikan [Alla Humorce]
Ora 09:30
Mberrin ne aeroportin e Ciampino-s delegacioni i pare shqiptar i udhehequr
nga Gjeneral-Leitnant Alfred Moisiu. Alarmohet stafi i sigurise, sepse
presidenti i Shqiperise mban ne brez koburet e Isa Boletinit te cilat do t'i
lere mbi arkivolin e Papes si kujtim.
Ora 09:37
Delegacioni i pare shqiptar humb nga syte e autoriteteve te sigurise. Vihen
ne levizje karabinieret dhe skuadrat me qen antidroge te DIGOS te cilet
gjejne delegacionin ne zonen Duty-Free duke blere cigare.
Ora 09:44
Mberrin ne aeroportin e Ciampino-s delegacioni i dyte shqiptar i udhehequr
nga Kryeministri Fatos Nano. Kur meson se ekziston nje delegacion i dyte
shqiptar, shefi i sigurise se aeroportit peson nje krize te lehte nervore.
Shoqerohet me autoambulance ne kliniken "Gemelli" ku gjendet edhe sot.
Ora 09:54
Mberrin ne aeroportin e Fiumicino-s delegacioni i trete shqiptar i udhehequr
nga Presidenti i Kosoves, Ibrahim Rugova. Autoritetet e sigurise ia fshehin
kete lajm shefit te tyre te hospitalizuar nga frika e nje ataku kardiak.
Ora 10:15
Delegacionit te dyte shqiptar i duhet te prese perpara parfumerise "Channel 5" ne duty free, sa te dale Xhoi. Pritja bllokon mberritjen e delegacionit te Afganistanit te udhehequr nga Presidenti Karzai. Ky i fundit, me te mberritur, i terheq vemendjen Xhoanes te mbuloje fytyren.
Ora 11:00
Mberrin ne Fiumicino delegacioni i katert shqiptar, i udhehequr nga
ish-Presidenti Sali Berisha. Ne minuten e fundit Berisha kishte refuzuar te
hynte ne perberje te delegacionit te pare, te udhehequr nga Presidenti Moisiu. Lajmi tashme nuk shkakton asnje reagim nga autoritetet e sigurise.
Ora 11:15
Bllokim i plote trafiku ne qytetin e Romes, i cili sapo eshte vizituar nga
delegacioni me i madh ne histori. Kater delegacionet shqiptare i shoqerojne dy autobuse te mbushur me bodyguards dhe nje autobus i mbushur me valixhet e bashkeshorteve. Qytetaret e Romes ngaterrojne flamujte e kuq ne veturat e delegacioneve shqiptare me flamurin e Kines. Ambasada kineze ne Rome detyrohet te deklaroje se terhiqet nga pjesemarrja ne funeral.
Ora 12:00
Delegacionet priten ne katedralen Shen-Pjeter ne Vatikan. Kreut te Partise
Demokristiane Nikoll Lesi, i duhet te mbaje rradhe nga fillimi sepse heren e
pare hyri me kemben e majte. Kembengulja e tij shkakton vonesa ne rradhen e personaliteteve qe presin te hyjne ne katedrale, nder te cilet numerohen Mbreteresha e Anglise, Mbreti i Spanjes, Elvis Costello dhe Sting.
Ora 12:15
Konfuzion ne shkallet e jashtme te katedrales Shen Pjeter. Presidenti Moisiu kerkon t'i kthehen koburet e Isa Boletinit. Nderhyn Kardinali Sodano i cili genjen Moisiun me dy pistoleta plastike. Nderkaq Fatos Nano, duke perfituar nga rremuja, hyn ne rradhen e personaliteteve duke zene karrigen e Moisiut. Xhoana nderron mendje dhe nuk merr pjese ne funeral, pasi ka blere dy bileta per garat me kuaj.
Ora 12:29
Shefi i Ceremonialit Hyjnor ne Vatikan dergohet urgjentisht ne kliniken
"Gemelli". Sali Berisha sapo ka perdorur kryqin e mermerte te punuar nga
Bernini si varese rrobash.
Ora 13:05
Dy aeroplane gjuajtes F-17 shterngojne helikopterin privat te Xhoanes te
beje ulje te detyruar ne aeroportin ushtarak te Romes. I pyetur nga
autoritetet, piloti pohon se Xhoana i kishte lene porosi ta merrte nga
sheshi i Shen-Pjetrit ne oren 13:00.
Ora 13:09
Moisiu futet ne Shen-Pjeter dhe i kerkon Fatos Nanos te liroje vendin. Fatos
Nano refuzon duke thene se eshte ulur ai i pari. Moisiu e kundershton: "Jo,
duhet te ulem une i pari". Nikoll Lesi i terheq vemendjen Fatos Nanos se atij i eshte caktuar vend ne rradhen e katert. Nderkaq degjohet ulerima "Ne asnje menyre" e Sali Berishes, i cili refuzon te ulet ne rradhen e tete. Te tre ulen ne rradhen e pare duke spostuar majtas presidentin Karzai te Afganistanit. Presidenti Karzai i Afganistanit sposton me dy vende presidentin e Angoles, i cili shtyn menjane presidentin e Algjerise El-Fikryet. Pasojne dy minuta shtyrjesh dhe sharjesh mes presidenteve te vendeve qe fillojne me "A"....Konfuzioni perhapet neper vendet qe fillojne me shkronjen "B", "C" dhe "D" dhe ne fund mbetet pa karrige Presidenti George W. Bush. Ai i ben me shenje Fatos Nanos se do t'i bjere me shpulle, por Fatosi qe sheh pese gishtat e hapur i ben me shenje se e kuptoi dhe i thote: "Pa merak, do dergoj edhe 50 ushtare te tjere ne Irak"
Ora 13:10
Rojat zviceriane te papes nderhyjne per qetesimin e gjendjes. Sali Berisha
kerkon te marre fjalen, por rojat i kepusin fijen e mikrofonit me sepate.
Ora 13:15
Vijojne pershpirtjet dhe ceremonite mortore.
Hmmm
HAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHA
METAXA, JE I MODH PLAKO. E KE HAK NJE BIRRE, KUR TE VI NE VERE TA JAP.
METAXA
vallaj, shume e forte hallall o metaxa
kot per kuriozitet, ti e ke shkruar kete?
Citim:
Po citoj ato që tha wydra
vallaj, shume e forte hallall o metaxa
kot per kuriozitet, ti e ke shkruar kete?
Citim:
Po citoj ato që tha METAXA
Jo wydra sjom une autori, por e njof lol.
Trego 6 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.