Forumi Horizont | Gjithsej 2 faqe: [1] 2 » Trego 63 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Video Muzikore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=357)
-- The Doors (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4635)
The Doors
Hey gjith fansat e me te medhenjve te shkruajne mendimet e tyre ketu. plus ndonje gje qe mund te kene vete ndermend. shifini dhe fotot se ja vlen. byeeee...!
Jim Morrison
jimmy
boo
in memoriam
the band
jimmy again...
JIM
The doors.
Dikur me pelqenin doors-at por tani nuk i kam fare qejf..
Na ishte dikur..keshtu flitet dhe per doors-at, jane bere per si tregime per femije..
nejse çdo kush ka opinionin e vet por une nuk kuptoj se çfare ka te bukur muzika e tyre kur muzika e tyre te shtyn qe te futesh ne ekstazi???
çdo kush qe i degjon nese ve re me vemendje, behet egoist apo arrogant dhe mosperfilles(pa patur nevoje per te marre droge)..
muzika ndikon shume ne shpirtin e njeriut prandaj muzika qe degjon te ben edhe te kesh ate personalitet
i_krishteri me vjen shume keq per ty lal, jo seriozisht ndjej meshire kur mendoj se si nje njeri mund te hedhe poshte nje legjende te pavdekshme.
?
Citim:
Po citoj ato që tha i_krishteri
çdo kush qe i degjon nese ve re me vemendje, behet egoist apo arrogant dhe mosperfilles
And Jim said...
"All our lives we sweat and save, building for a shallow grave. "
" Death makes angels of us all, gives us wings where we had shoulders smooth as ravens' claws. "
"I think of myself as an intelligent, sensitive human being with the soul of a clown which always forces me to blow it at the most important moments. "
"Violence isn't always evil. What's evil is the infatuation with violence. "
"They claim everyone was born, but I don't recall it. Maybe I was having one of my blackouts."
"I wonder why people like to believe I'm high all the time? Parhaps they think someone else can take their trip for them."
"All Americans are outlaws"
"Expose yourself to your deepest fear: after that fear has no power, and the fear of freedom shrinks and vanishes. You are free."
"I'd rather play for 20 million acid heads than a convention of beer-drinkers" (Ray actually said that, but the quote-hungry media decided it would sound better if Jim had said it)
"I like people who shake up other people and make them feel uncomfortable."
"I'm interested in anyhing about revolt, disorder, chaos, especially any activity that has no meaning."
"The mask of performing gives it to me, a place where I can hide myself, then I can reveal myself."
"There are no rules at a rock concert. Anything can happen."
"I was just fed up with the image that had been created around me, which I co-operated with, sometimes conciously, mostly subconciously."
"I'm beginning to think it's easier to scare people than it is to make them laugh."
"I think of myself as an intelligent, sensitive human being with the soul of a clown, which always forces me to blow it at the most important moments."
"I am the lizard king. I can do anything."
"I'll always be a word man, better than a bird man."
"Let's just say I was testing the bounds of reality. I was curious to see what would happen. That's all it was: curiosity."
"When you make your peace with authority, you become an authority."
"People seek tyrants. They worship and support them. They co-operate with restrictions and rules, and they become enchanted with the violence involved in their brief, token rebellion."
"Instead of trying to think more, you kill thought." (on the subject of drugs)
"We like anything which is a violent reaction against the norm."
"I hate people. I don't need them. I had an axe I'd kill everyone...except my friends."
cocaine addicted, ma ke bere qejfin me kete teme, plak. bravo
I krishteri ik e pirdhu megjith idiotesite e tua. Te fale jezusit, puthe ne buze. Une po puth Shen merine... lejohet??? Jam cun simpatik edhe asaj do i pelqente
Qe kane qene legjende kane qene.Qe jane legjende,jane.Qe do mbeten legjende,do mbeten. C`a te them me une?
P.S per ata qe e shohin ne siperfaqe muziken dhe idete e Jimmy-t normale qe do u duket e kote.Sikur te hynin ne brendesi do kuptonin vlerat e verteta te ketij rebeli legjendar.
Citim:
Po citoj ato që tha SUNBELOVED
cocaine addicted, ma ke bere qejfin me kete teme, plak. bravo
Respekte cuna...
Sunbeloved rrofsh lale, ne rradhe te pare Doors-at jane te preferuarit e mi dhe ne rradhe te dyte e ndjeva si detyrim qe te hapja nja teme te tille sepse askush nuk ishte kujtuar deri tani. e vetmja gje e rendesishme ne te eshte qe ta mbajme gjalle. sma do mendja se ekziston njeri qe kupton dhe degjon rockun qe te mos dashuroje The Doors.
Ndoshta nuk me kini kuptuar kur shkruajta.
Une i ndjekur doors-at dhe biles kur luaja ne nje grupe, ne kitare beja me shume kenget e doors-ave. Nejse..
----
SUNBELOVED:
hej vertet vertetove ate qe thash me siper..
Shpirti i muzikes
i_krishteri, shpirti i muzikes nuk vdes kurre lal. mesa duket ti i ke degjuar doorsat me veshe. por e ke pasur gabim, muziken degjoje me shpirt. po tani me cfare merresh? shpresoj qe mos i jesh kushtuar qendisjes apo te jesh bere prift.
Albumet dhe kenget
"The Doors" (1967)
Break On Through (To The Other Side)
Soul Kitchen
The Crystal Ship
Twentieth Century Fox
Alabama Song (Whisky Bar)
Light My Fire
Back Door Man
I Looked At You
End Of The Night
Take It As It Comes
The End
"Strange Days" (1967)
Strange Days
You're Lost Little Girl
Love Me Two Times
Unhappy Girl
Horse Latitudes
Moonlight Drive
People Are Strange
My Eyes Have Seen You
I Can't See Your Face In My Mind
When The Music's Over
"Waiting For The Sun" (1968)
Hello, I Love You
Love Street
Not To Touch The Earth
Summer's Almost Gone
Wintertime Love
The Unknown Soldier
Spanish Caravan
My Wild Love
We Could Be So Good Together
Yes, The River Knows
Five To One
"The Soft Parade" (1969)
Tell All The People
Touch Me
Shaman's Blues
Do It
Easy Ride
Wild Child
Runnin' Blue
Wishful Sinful
The Soft Parade
"Morrison Hotel" (1970)
Roadhouse Blues
Waiting For The Sun
You Make Me Real
Peace Frog
Blue Sunday
Ship Of Fools
Land Ho!
The Spy
Queen Of The Highway
Indian Summer
Maggie M'Gill
"L.A. Woman" (1971)
The Changeling
Love Her Madly
Been Down So Long
Cars Hiss By My Window
L.A. Woman
L'America
Hyacinth House
Crawling King Snake
The Wasp (Texas Radio And The Big Beat)
Riders On The Storm
...
per the doors
bravo i qofte atij qe ka hapur kete teme.kur ju lexoja, me dukej vetja si ne dhomen time te gjumit, pasi te gjitha fotot e publikuara ketu, jane edhe superpostera ne dhomen time.nuk di ca te them me shume, vetem se nje gje qe luhet me instrumenta nuk vdes kurre, nuk perben komercializem mbi te gjitha.doors, jo vetem per muziken e tyre te paraprire nga tastiera e Ray Manzarek, as nga bashkepunimi i hskelqyer midis Robbie Krieger dhe John Densmore, por edhe nga poezia e Jim Morrison, perben nje marredhenie te shkelqyer qe i ka rezistuar koherave.3 korriku i vitit 1971 qe shenon vdekjen e jim morrison, nuk do te thote se shenon vdekjen e the doors.
People are strange
people are strange
when you are stranger
faces look ugly
when you are alone
.................
hallall cuci
Pershendetje. per doors nuk mund te thuahet asgje me shume e asgje me pak. mjafton vetem tu permendesh emrin. te gjithe i njohin. pavdekshmeria e tyre qendron edhe ne kthesen qe mori muzika gjte viteve 70'. kam bindjen se edhe doorsat duhet te kene ndonje album unreleased qe eshte ruajtur me fanatizem gjate gjithe kesaj kohe. shpresoj shume qe nqs eshte keshtu te kemi mundesine ta degjojme.
jim morrison
cocaine, e njoh durresin dhe shijet e tij, sepse jam vete nga durresi.ndoshta prandaj kam edhe une keto shije te shkelqyra ne muzike, sepse i kam trasheguar jo vetem nga vellai, qe eshte me i madh nga une, por edhe nga babi dhe mami.psh im ate vdes per coverdale, mami per dire straits, por nuk ka aspak kundershtim kur degjon psh variacionet me kitare te JOY SATRIANIT.
Nejse, se ishim tek doors.
duke mos u treguar aspak modeste, dhe ju kerkoj falje per kete, une recitoj bukur.
keshtu qe me daten 8 dhjetor dhe 3 korrik, data qe perkojne me ditelindjen dhe vdekjen e morrison, durresi festonte me koncerte dhe recitoja gjithmone pjese nga vellimi poetik AN AMERICAN PRAYER.
ka qene nje eksperience e shlkelqyer, me ka marre malli.edhe pse tani po mbaroj studimet ne nje dege qe e kam pasur enderr gjithmone dhe po bej nje pune qe e kam enderruar gjithmone, pape se prape me mungon gjimnazi me qefet dhe qyfyret e atehershme.tani keto gjimnazistet jane bere k... fare.vdesin per fjalime, dmth per hip hop.
do shkruehemi pare.
I WILL NOT GO
PREFERE A FEAST OF FRIENDS
TO THE GIANT FAMILY
jim morrison
e njoh durresin dhe shijet e tij, sepse jam vete nga durresi.ndoshta prandaj kam edhe une keto shije te shkelqyra ne muzike, sepse i kam trasheguar jo vetem nga vellai, qe eshte me i madh nga une, por edhe nga babi dhe mami.psh im ate vdes per coverdale, mami per dire straits, por nuk ka aspak kundershtim kur degjon psh variacionet me kitare te JOY SATRIANIT.
Nejse, se ishim tek doors.
duke mos u treguar aspak modeste, dhe ju kerkoj falje per kete, une recitoj bukur.
keshtu qe me daten 8 dhjetor dhe 3 korrik, data qe perkojne me ditelindjen dhe vdekjen e morrison, durresi festonte me koncerte dhe recitoja gjithmone pjese nga vellimi poetik AN AMERICAN PRAYER.
ka qene nje eksperience e shlkelqyer, me ka marre malli.edhe pse tani po mbaroj studimet ne nje dege qe e kam pasur enderr gjithmone dhe po bej nje pune qe e kam enderruar gjithmone, pape se prape me mungon gjimnazi me qefet dhe qyfyret e atehershme.tani keto gjimnazistet jane bere k... fare.vdesin per fjalime, dmth per hip hop.
do shkruehemi pare.
EDHE PER DJ JACK, MEQE E NJIHTE DURRESIN...
I WILL NOT GO
PREFERE A FEAST OF FRIENDS
TO THE GIANT FAMILY
Shiko Shiko ...
Nese nuk e ke problem do te desha te dij moshen tende.
Une jam i 69 dhe nese ti ke nje vella me te madh, ai ka mundesi te me njohi mua.
Per shoqnine une jam Xhakja dhe jo si thua ti e njoh durresin por jam nga Durresi meghithese jam larguar ne 91'.
Doors i njoh shume mire dhe po ashtu si diskografine e "Parpllave" Whitesnakeve dhe Glenn Huges e kam te kompletuar .
Albumi qe kam une i Mr. Centaur eshte i gjithi ne anglisht.
Per tekstin qe ti me shkruan nuk e di nese e kane kenduar ato.
Per ti rene shkurt, Gent Pjetri (i emisionit fiks fare) eshte solisti i tyre.
Po tani per tani cfare rryme e rrokut te pelqen... nese don ndonje kesshille se cfare te degjosh une jam ketu per te gjithe
Pershendetje ty dhe te gjithe Coverdellsave
Dj JACK dhe cuci
edhe une keshtu si ju jam shume i terhequr pas familjes purple (deep purple, whitesnake, rainbow..) por eshte dicka. kam shume kohe qe perpiqem te gjej me kazaa kengen showdown te whitesnake po se gjej dot. nqs dikush nga ju te dy do te mund te me thoshte se ku mund ta marr do te ishte great.
cuci sa per vitet e gjimnazit leri mos i kujto fare lal me mire se behesh keq. kane qene kohe te bukura dhe te pazevendesueshme.
per dj jack
po, pra, nuk eshte se une e njoh durresin dhe vetem kaq.une jam nga durresi.kam mbaruar shkollen e mesme tek GJERGJ KASTRIOTI, vellai im eshte i 76, kurse per CENTAUR, flasim per te njejtin.E njoh Genti Pjetrin, madje shume mire.E kam intervistuar, kur punoja per nje gazete ne shqiperi.
ah, edhe dicka, kafet kur isha ne gjimnaz i pija tek nje lokal qe e kishim pagezuar me emrin RAINBOW, meqe edi, ai djali qe e kishte, nje me floke te gjata, kacurrela, i kishte jo vetem shume qef, por mbante edhe simbolin e tyre mu ne balle te lokalit.
kaq per sot
per cocaine
do perpiqem, meqe punoj ne nje pune qe kam te bej tere diten me muzike.dhe nese do te gjej dicka se ku mund te kerkosh per kengen tende, do te te le mesazh ne forum
per dj jack
se harrova te te them.dikur kam prezantuar grupet e rrockut shqiptar ne nje koncert te organizuar ne Pallatin e Sportit.
ka kenduar dhe Nand Jakupi, besoj e njeh patjeter dhe tifozi me i zjarrte ka qene Pal Kavaja, qe gjithashtu besoj e njeh.
ta them moshen, por kam frike mos te bie te fiket.hahahahha.
jam 22 vjece...
Lexoj cafjali te tipit "jam durrsak dhe prandaj e njoh muziken e vertete" e te tjera si kto.Se kupoj ca influence ka qyteti ne cfare degjon personi.
Puna eshte se Doors jane grup i para 30 vjetesh....nuk i perkasin gjenerates sone.
30 jane GAP shume i madh...
Citim:
Po citoj ato që tha Rick James
Lexoj cafjali te tipit "jam durrsak dhe prandaj e njoh muziken e vertete" e te tjera si kto.Se kupoj ca influence ka qyteti ne cfare degjon personi.
Puna eshte se Doors jane grup i para 30 vjetesh....nuk i perkasin gjenerates sone.
30 jane GAP shume i madh...
e ca rendesie ka sa vjec jam une?
Une degjoj rock qe i perket gjenerates sime....shtrihem deri tek Nirvana,Pearl Jam,Alice in Chains...po jo Doors se eshte fiksim te boj muhabet per rock (historikisht eshte muzika e revoltes) me baben tim.Dy gjenerata komplet te ndryshme.
Nuk kam ndonje gje kundrra Doors...perkundrazi kan nje kenge aty te Apocalipse NOw...this is the end psh.fantastike. Po 30 vjet jan shume.Ka plot grupe te viteve 90..disa edhe tani qe ja vlen.Vitet 70 ka kohe qe kane ikur.Nuk tingellon keq...22 dhe grupi im i preferuar jane The Doors.
P.S.
muzika zgjidhet edhe me ambjentin ku je..rock ne makine/shpi....hip-hop ne klub sepse ashtu kercehet.
Rick James
o lali, problemi nuk qendron nese ti ke ndonje gje kunder Doorsave. e vetmja gje qe duhet tja vleje qe te kuptosh eshte se koha nuk e shuan muziken. aq me shume kur behet fjale per nje legjende. edhe une i kam qef nirvanat, pearl jam e te tjera por nje gje vlen te dish qe nuk duhet harruar ai qe "shpiku rroten" dhe qe beri te mundur per te tjeret qe sot te qarkullojne me makina. ok lal. shpresoj te me kesh kuptuar se per ca flas. bye
rick james????
per punen e durresit, postova nje mesazh gabim qe ne te vertete i drejtohej dj jack, qe eshte nga durresi.nuk ka lidhje qyteti me shijen,por thjesht njohje midis dy njerezve qe kane pas honger buke me i ven.
sa keq po me vika qe na qenka indinjyar ky RICKY....duket qe ngjan me thermija reklamore ti, per aq kohe sa perpiqesh te imponosh shije dhe te shesesh pordhe te tipit: moda dhe demodeja.
nese e ke vene re, ketu ne kete forum njerezit i drejtohen tjetrit,per filonin,per fistekun e keshtu me radhe.
ben mire te kesh me teper kulture komunikimi...
ika une tashi,se nuk po rri te merrem me rob qe deliri u shkakton probleme.
me komplekse dhe pordhe gjithashtu.
Mbase ka lihje dhe qyteti
Une nuk dua ti hyj thelle atyre muhabeteve te qyteteve si e qysh e tek, por fakti eshte se gjate vitev 85-90 kur ne Durres e Tirone ne degjonim Deep Purple, Whitesnake, e Metallica ne Cerrik Lezhe apo dhe ne Fier Berat e Elbasan kujtonin se kishin te benin me terma te biollogjise apo te teknollogjise se metaleve.
Ve vjen keq se kjo fjali mun te preki ndokend por ky eshte fakt dhe te dali po deshi dikush te me thote qe nukeshte ashtu.
Persa i perket tangardhiqe çunakesh qe kerkojne te imponojne shije te nje tipi apo tjeter ...
hahaha
ju me shkrini duke qesh te gjithe
Ju ngeli hatri pse ju permena durrsin...
filluat te na quni edhe provinciale budallenj tani sikur ju te keni lind me ndonje zone tip Liverpool ose Orange County qe jane tempujt e muzikes rock.
Pak a shume shqipria si ne lezhe,Berat Durres e Vlore e njejta eshte.Dallim ben pak Tirana prandaj mos merrni superxhiro koti.
Une thash opinion tim tek e fundit...qyteti ku lind nuk ka te boj fare me cfare degjon ti.
Doors jan grup i historise se rock po ketu ne USA nuk i mban njeri edhe per kaq te medhenj si i bojn aty ne evrop me zot....tani lind pyetja...
Dini ju me shume per rock apo din ato qe me recensione dhe muzike merren gjith diten??????
Pa dyshim ju dini me shume....
jim
Mos boni llafe cuna
Peace brother
"Break On Through"
Nje nga kenget e mia te preferuara,e paarriteshme si kenge
Doors
Per mua si kenga 'Light My Fire' nuk ka.
she lived on love street...
ate foton e dyte (qe eshte bardhe e zi) e kam pasur poster te madh fare prapa deres se dhomes sime shuuume kohe perpara, kur kam qene nga fillimi i gjimnazit
Indians scattered on dawn's highway bleeding
Ghosts crowd the young child's fragile eggshell mind.
Blood in the streets in the town of New Haven
Blood stains the roofs and the palm trees of Venice
Blood in my love in the terrible summer
Bloody red sun of Phantastic L.A.
Blood screams her brain as they chop off her fingers
Blood will be born in the birth if a nation
Blood is the rose of mysterious union
Blood on the rise, it's following me.
Indian, Indian what did you die for?
Indian says, nothing at all.
Neverending Story
Is everybody in?
Is everybody in?
Is everybody in?
The ceremony is about to begin.
WAKE UP!
You can't remember where it was
Has this dream stopped?
kjo enderr e quajtur The Doors nuk do te arrije te shuhet kurre, perkubdrazi me kalimin e viteve behet gjithmone e me e vertete dhe prane nesh. Me pelqeu copeza e shkeputur me siper nga poezite e American Prayer... wydra me bere te germoj ne raftet e librave te mbushura me pluhur dhe te gjej fletore te vjetra ku dikur shkruaja copeza te shkeputura nga poezite e Morrison po shkruaj nje ndre te preferuarat e mia lexuar dikur nen driten e nje qiriri nga American Prayer
Wow, I'm sick of doubt
Live in the light of certain
South
Cruel bindings
The servants have the power
dog-men & their mean women
pulling poor blankets over
our sailors
I'm sick of dour faces
Staring at me from the T.V.
Tower: I want roses in
my garden bower; dig?
Royal babies, rubies
must now replace aborted
Strangers in the mud
These mutants, blood-meal
fro the plant that's plowed
They are waiting to take us into
the severed garden
So you know how pale & wanton thrillful
comes death on a strange hour
unannounced, unplanned for
like a scaring over-friendly guest you've
brought to bed
Death makes angels of us all
& gives us wings
where we had shoulders
smooth as raven's
claws
No more money, no more fancy dress
This other Kingdom seems by far the best
until its other jaw reveals incest
& loose obedience to a vegetable law
I will not go
Prefer a Feast of Friends
To the Giant Family!
pershendetje!!
PS: me behet qefi qe gjithmone shoh mesazhe te reja ne kete teme...
:)
doors
ou, kush qenka nxef kshu?
Pashe njonin aty qe thoshte me pelqejne Nirvana, Pearl Jam etj...
Qe edhe mua me pelqejne, kjo eshte mese evidente...e verteton nicku im, por qe te them se Nirvana apo ku di une se kush tjeter, e beri vete rrugen(pa ecur ne gjurmet e dikujt), kete s'e them dot.Shpresoj te jem shprehur qarte dhe te jem e kuptueshme per te gjithe. The doors ishin nje prej atyre grupeve qe shtruan rrugen per sukseset e ardhshme
Peace!!
ajo epoke nuk vjen me!
Cocaine_Addicted, Nirvana... ju falenderoj plako!
nuk ka b...th njeri me shajt grupet e asaj epoke, vetem atehere ka pas muzike e cila te emocionon vertet dhe kjo eshte aryeja se pse ka per ti rezistuar te gjitha koherave.
peace!!
I will not go, prefere a feast of friends to the Giant Family
Jim Morrison dhe Dyert për përtej
Një njeri në kërkim
Të Parajsës së humbur,
Mund të duket budalla,
Për ata që kurrë
Nuk aspiruan për botën tjetër.
Në fund të viteve 60-të një ëngjëll “shfarosës” do të përshkonte si meteor shkëlqimplotë mbi qiellin e Rock-ut dhe Qiellin e kësaj bote. Jeta e tij u konsumua në shumë plane si për të përmbyllur ciklin kozmik në pak vite tokësorë, siç bënë dhe paraardhësit e tij jetëshkurtër: Akili, Shelley, Keats, Rembo, Verlen, Dylan Thomas, James Dean, Jimi Hendrix, Janis Joplin. Ky ishte Jim Morrison lideri karizmatik i The Doors i cili i la pa mend spektatorët dhe grupet e tjera bashkëkohëse, që ende ravgonin në zonat e shkujdesura të “fuqisë së luleve” dhe cektinave të një muzike romantiko-idealiste.
Rock-u, si shumë fusha të tjera të artit, ka njohur shumë grupe që kanë kënduar sa për të thënë, ka parë shumë të tjerë që nuk e gjetën kurrë veten dhe rrugën e duhur, ka shijuar mjeshtra dhe përsosmëri, ka përjetuar dhe grupe që të cmendin, por mbi të gjitha njohu pak grupe që kaluan matanë, atje ku askush nuk kishte guxuar. Dhe pak personazhe janë në këtë zonë; The Doors, Led Zeppelin, Black Sabbath, Jimi Hendrix, Queen, King Crimson, Mike Oldfield, Sting dhe ca të tjerë.
Disa artistë përmendin ose kanë dëgjuar për univers apo universe, ndërsa Jim ishte brenda këtij Universi. Ai quhej si shumë amerikanë, thjesht Jim, por në fakt arriti të bëhet një qenie të cilit iu thurën lavde dhe “Himne për bukurinë intelektuale” dhe atë fizike. Dhe në fund, muzika, “mikja e tij më e shtrenjtë” e gdhendi në trup dhe në shpirt.
Morrison erdhi si stuhi për të shpërndarë këtë “mut” siç thoshte vetë, dhe për t’a shkundur nga themelet Rock-un dhe stilin e jetesës amerikane të atyre viteve.
Rebelimi simbolik ndaj familjes së tij, ishtë më shumë një rebelim ndaj shtetit që fliste për liri dhe të drejta, ndërsa në realitet fabrikoheshin mënyra të stërholluara për të kontrolluar ato ide apo lëvizje që nuk i shkonin për shtat sistemit. Inati dhe mëria e tij ndaj sistemit ishin të lexueshme, dhe revolta që pasoi dukej se bëhej në emër të të gjithë atyre që nuk mundeshin apo kishin frikë. Morrison i tejkaloi kufijtë fizikë dhe shkoi atje ku askush nuk mund t’a fyente apo t’a përdhoste.
Morrison veproi në disa rrafshe që zinin fill prej mendjes së tij, dhe në disa rrafshe të tjera prej trupit, duke u bërë një nga më të mëdhenjtë në përçimin e mesazheve që koha diktonte.
Rrafshi mistiko-profetik: Blake dhe kozmologjia e tij e kishin tërhequr Jim-in si magnet; Dyert perceptimit, si të purifikoheshin, ku të çonin ato? Tepria e gjithë qenjes apo emocioneve dhe ndjenjave që të çojnë në urtësi; mjerimi njerëzor që shihet në çdo fytyrë; dhe vizioni i horizontit drejt autostradës së perëndimit në një ngutje të zemëruar, i rrethuar nga dilemat që vetë “fati” t’i kishte damkosur. Dhe ja ku është përtej një territor i pafund si në pëllëmbë të dorës, ku çdo gjë është e lirë dhe e pakohë dhe njëkohësisht e dëshpëruar në ekzistencën që ende i ka rrënjët tek ty. “Vdis, nëse dëshiron të shkosh atje ku je nisur”, rrugë tjetër nuk ka. “Disa kanë lindur për kënaqësi të mjaltë/Disa kanë Lindur për t' Pafundën Natë”. Nga Blake mësoi sesi të arrinte kufijtë e t’pamundurës, vetëm me potencialin e mendjes, duke hapur shtigje të vështira mes shkrepave e gërxheve – udhë gjenish dhe shenjtorësh.
Drama greke dhe ajo moderne: i shërbeu Jim-it si mjet për të joshur audiencën me personazhe fiktivë që ishin po aq realë, dhe të mbarsur me ideale. Dramatizimi ishte një mënyrë e re që rrekte t’i tërhiqte njerëzit në zonat ku Jim besonte se kuturiste në një pjesë të madhe të kohës. Personazhi kryesor i dramës qe ai dhe i vetmi “Mbreti hardhucë” – dhe mirësevini në shfaqjen e tij – është diçka tjetër, plotësisht ndryshe nga ajo që keni parë më parë – lëshoni vetet dhe ndiqeni.
Shamanizmi dhe ritet e indianëve të Amerikës: Jim besonte se në qenjen e tij bashkëjetonin shpirtra indianësh dhe shamanësh ekzorcistë. Jim-i vetë konsiderohej si një shaman i vetmuar që donte t’i udhëhiqte njerëzit drejt hapësirave të reja të lirisë dhe ekzistencës. Ai e konsideronte veten një individ që duhet të “udhëtonte” përtej, me apo pa substanca ndihmëse, në mënyrë që të gjente thelbin e jetës, dhe të asaj që është diku afër dhe larg vetes sonë. Vetëm atëherë këta individë mund të bëjnë pjesë në një shoqëri me plot kuptimin e fjalës.
Më nevojiten disa imazhe që të plotësoj realitetin tim…
Simbolika poetike: Treshja e famshme franceze Bodler, Rembo, Verlen, ndikoi tek krijimtaria e Morrison-it me simbolizmin e thellë, pesimizmin e pafuqisë për të ndryshuar botën prej molepsjes nga “lulet e së keqes”, dhe jeta plot teprime dhe ulje-ngritje deri në vetë-shkatërrim. “Të lahesh në Ujërat e Jetës: Të flakësh tej jo-Njerëzoren.”
E gjithe trajektorja e shndritshme ishte një kërkim i ethshëm për përtej, i ndodhur midis një morie ngjarjesh e fenomenesh dhe një tërheqje të përjetshme për atë që ishte e panjohur. Shpesh abstrakte, të shtresëzuara me metafora e simbole të çuditshme, ndonjëherë poezitë duken sikur humbasin lidhjen koherente, dhe shpesh tentojnë t’i fshihen një lexuesi të rastësishëm. Kur një poezi duket "e errët", ne duhet të besojmë se poeti qëllimisht krijoi një guaske të fortë për t'u çarë nga mendimi. Morrison ishte një poet intuitiv dhe transhendental; duhet intuitë dhe ndjesi metafizike për t’a deshifruar.
“Nëse poetët e parë ishin muzikantë, Jim Morrison e ktheu poezinë prapa në zanafillë, duke shpalosur në këngët dhe poezitë e tij një sfond vegimesh, dhune, imazhe ankthi, thellësie në kohë, fuqie vullkanike ndjenjash dhe sensualitet Dionisiak.”
Filozofia dhe rishikimi i vlerave: Gjurmë të thella lanë tek Morrison-i filozofë revolucionarë si Niçe apo Frojd. Pështjellimi i vlerave, revolucioni seksual që po ndodhte në Amerikë, autoritarizmi dhe anti-vlerat që imponoheshin nga jashtë, idhujt e korruptueshëm që predikonin gjëra që nuk e besonin as vetë – e tronditën Jim-n e ri, që nuk kishte kohë të priste. Erosi modern dhe vdekja e sublimuar ishin dy tehet e gërshërës që rrinin pranë tij, si për të pritur rastin.
Le të rishpikim zotat, gjithë mitet e epokave në përjetësi…
Alienizimi me veten dhe me shoqërinë: Ishte Aldous Huxley dhe Brezi Beat të cilët hapën rrugën për transformimin më radikal të një epoke rilindjeje. Përdorimi i drogave dhe jeta hedoniste konsiderohej si një mjet për të shkatërruar trupin, me qëllim që të arriheshin nivele të larta të mendjes – madje dhe vdekja e parakohshme bënte pjesë në këtë filozofi që mbizotëronte në atë kohë. Pak LSD dhe ti je përtej në pak sekonda, si në një marramendje të çmendur me 250 km/orë, në një makinë sportive, dhe “bum”, i vdekur në një aksident rrugor. Ky ishte modeli i James Dean-it, apo i përdoruesit të drogave që vdes në kërkim të vetes.
Politika ndrydhëse ndaj individit kur flitej e përflitej për liri, lufta e ftohtë dhe ajo e nxehtë që po merrte jetë rinore ne Vietnam, kaosi i përhershëm që vinte si vorbull kërcënuese përreth – i lodhën para kohe heronjtë që preferuan një vdekje të parakohshme, sesa një konformizëm.
E dashur, ngremë lart posi pishtar;
Përmbi çdo grataçiel!
Po digjem unë – një…
Tek djegin mijëra nxënës në Vietnam,
Ku flaka shkon në qiell.
Muzika dhe zëri i Morrison: Muzika e The Doors ku çdo anëtar i grupit kontribuonte me pasion, ishte e jashtëzakonshme dhe thuajse magjike. Grupi ishte përbetuar deri në vdekje që të rrinte i bashkuar si në një martesë hyjnore - derisa vdekja vetë, i ndau. Zëri i Jim-it ishte i thellë dhe kumbues, sikur vinte nga skutat më të skajshme të qenies. Dhe një grup i tillë prodhoi disa nga këngët më fine të muzikës Rock: The End, Light my Fire, Break on Through, Five to One, LA Woman, When the Music’s Over, Riders on the Storm, në të cilat mund të ndjesh atë që Morrison u mundua të reflektontë tek bashkëkombësit e tij, të cilët ai i quante “të mrekullueshëm”.
Regjisorë të famshëm si Coppola zgjodhën muzikën magjike të The End për të realizuar kolonën zanore të një filmi madhështor si “Apocalypse Now". Disa grupe muzikore dhe artistë të mëvonshëm u frymëzuan nga Morrison. Ende mbi varrin e Morrison-it në Paris vajtojnë shumë njerëz në përvjetorin e lindjes dhe të vdekjes, të heroit të tyre, të cilëve ai përherë bujarisht i dhuron:
Jepmë këngë, të këndoj
& ëndrra të smeralda,
të ëndërroj.
Do të t’jap dashuri
paskaj.
Thuhet se ai ishte i çmendur, se përdorte drogë, dhe thuhen shumë gjëra të tjera, por Morrison nuk u kuptua krejtësisht nga koha e tij, ashtu si dhe njerëz të tjerë të mëdhenj të të kohërave nga brezi ku jetuan. Të jesh i keqkuptuar, do të thotë të jesh i madh - ka thënë një amerikan i shquar, R.W. Emerson.
Si Blake, ai ishte shumë i ndjeshëm dhe kritik ndaj çdo religjioni artificial dhe në disa çaste të kthjellëta, Jim-i ishte evokues ndaj një Zoti shpëtimtar.
O krijues i madh i qenieve;
Dhurona një orë më shumë
të interpretojmë artin tonë
& të përsosim jetët tona.
Amerika u tremb nga ky ëngjëll sfidues, sepse shfaqja ndryshoi rrënjësisht, e në disa raste mori ngjyra rebelimi. Ishin kohë rivlerësimesh dhe lëvizjesh rrënjësore, pra dhe reaksionesh po aq të forta.
“Ai nuk deshi të tregonte se çfarë donte të bënte, por atë që donim të bënim sëbashku”.
Vera magjepëse iku bashkë me notat e para drithëruese, pothuaj Orientale, të The End dhe Morrison përshkoi autostradën drejt fundit të natës në një garë të ethshme, në kërkim të diellit.
Nuk do të ketë më tjetër si ai.
Nga: G.M
Pershkrim shume i bukur Astras;
Une e kam patur idhullin tim ne adoleshence megjithese nuk ishim ne gjendje te kuptonim mesazhet e tij ne e degjonim dhe e imitonim...
Kenget e JImit vertet te cojne ne nje bote ku cdo gje duket gri dhe pa shprese..Tashme nuk e degjoj me dhe nuk do te doja ta beja kete pasi ne ndryshim nga ajo kohe tashme jam une doktori i vetes sime, pra muziken e zgjedh qe te me sheroje...
Ja dhe varri i Jimit.
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 » Trego 63 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.