Forumi Horizont Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 64 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Histori te shkurtra te nje violine... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11029)


Postuar nga ksenia datë 23 Shkurt 2006 - 13:12:

Post Histori te shkurtra te nje violine...

Gjithmone e kam pranuar qe krijoj nje mardhenie disi te vecante me sendet e mia personale. Ato me duken si nje dhurate, si nje thesar, te gjitha te miat, te pandashme me askend...Edhe nje leter e shkruar nga dikush i shtrenjte apo jo kane nje domethenie per mua megjithe thjesht disa fjale te shkruara nga nje dore e bindur dhe energjike...
Shpesh kam dhuntine te nuhase kuptimin e thelle te shprehur pas nje hollesie te paperfillshme...Ne momentin qe arrihet kjo lumturia ime eshte e papermbajtshme, ekzaltuese...
Sendet e mia personale nuk jane thjesht sende te ftohta, pa shpirt, tek te cilat jeta nuk pipetin askund. Ato jane per mua miq te besueshem qe me dhurojne kenaqesi te perkohshme ose jo, qe me sherbejne perkohesisht ose pergjithmone. E cmoj permbajtjen dhe fisnikerine shpirterore te tyre. Librat, CD, makina, celulari, lap-topi, garderoba ime jane te gjithe miq besnik dhe te pandashem te jetes sime. Ato jane festat e mia te vetmuara te cilat une i pikturoj me lloj lloj ngjyrash ne menyre te tille qe ato te kthehen ne nje realitet te levizshem...
Gjithmone e kam te veshtire te largohem nga rezidenca ime e perhershme per vete faktin se nuk kam mundesi te terheq pas vetes gjithe keta mori miqsh besnik. Ne keto caste deshperohem dhe me kap nje ankth i cuditshem i cili merr fund vetem ne castin kur perqafimi me sendet e mia personale rikthehet...
Bashkebisedimi me sendet e mia eshte nje proces me vete ne dukje teper feminor dhe i frikshem gjithashtu por nje realitet per te thyer heshtjen e gjate.
-Ishte qesharake apo jo diskutimi im me te?
-Vec te shihje veten se si u skuqe!
Sendet e mia jane gjthmone dakort me mua. Ato i jane besnike kapricove, genjeshtrave, idiotsirave, dashurive te miat...
Jane ato qe shpesh here me kane shpetuar koken nga situata te pakendshme; heshtja e rende, ankthi, ballafaqimi, shkundja nga ndonje enderr e gjate…
Heshtja reciproke e sendeve te mia personale ne keto momente ka krijuar nje bashkebisedim teper simpatik…


Postuar nga ksenia datë 15 Mars 2006 - 12:49:

Sot do te merret vendimi perfundimtar...Sot shpirtrat e keqinj do te nxjerrin flaket e tyre te fundit nga goja per te djegur kalimtaret e fundit...Sot ankthi, padurimi, intrigat do te kalojen fazen e pare te zhdukjes... Ne hapesiren ngjyre qielli pak nga pak do te nxjerr koken nje gonxhe e re luleje. Ende e paformuar mire une e ndjej qe kjo lule eshte e imja...Qe ne mendim ajo ka qene e destinuar per te qene e imja...
Sot do te mbushem thelle me ajer te paster… Mushkerite do te fillojne te zgjerohen dalengadale per ti lene pas semundjet e gjata te pagjumesise, humbjes se oreksit, nervozizmit...
Trupi im i kthyer ne nje violine do te tingelloje vetem melodi te gezueshme lumturie dhe ditet e mia do te kthehen ne nje pentagram notash ku hedhin valle bukurite ...


Postuar nga ksenia datë 24 Mars 2006 - 13:07:

Pik-pik-pik...
Dhembja e te gjitheve shoqerohet me pik pikun e jetes...Syte mberthehen ne rrjedhjen e ketij tingulli si per te kerkuar meshire...Te lutem piko sa me gjate, me jep jete, te lutem funskiono pozitivisht, fundi eshte i varur ne pik-pikun tend...
Kthej koken me mundim majtas, pastaj djathtas...Humanet ndajne te njejten dhimbje, te njejtat ofshama trishtimi, shkembejne te njejtin ajer tashme te ndotur nga prania e vdekjes...
--------------------------
Me sollen nje pjese te trupit tim. E kerkova vete dhe ata (doktoret) ma sollen te futur ne nje kavanoz me leng te kuq...Per nje kohe e mbajta siper komodines duke e veshtruar gjithe trishtim dhe mllef bashke. Trishtim sepse s'e kisha me pjese timen, mllef sepse ishte vete ajo fajtorja e trishtimit gjitheperfshires...
--------------------------
Fundin do te doja ta krahasoja me para-parajsen. Si asnjehere realizoj komunikim perfekt me cdo gje te gjalle ose jo qe kam perreth. Ndjej keqardhje edhe per pakujdesine apo paperfilshmerine qe kam patur per gjerat dikur te konsideruara mikroskopike. Ndjej keqardhje per dhimbjen qe i shkaktoj te shtrenjteve te mi. Ti me je prezent e une nuk dua te te them qe i kam kuptuar te gjitha. Kjo do te ta shtonte dhimbjen.
----------------------------
pik-pik-pik...
Ndihem me fat per faktin qe arrita te perjetoj fundin. Mjere ai qe e ka takuar ate pa patur mundesi te jete pjese procesit te para-parajses.


Postuar nga WOLF_CUB datë 24 Mars 2006 - 14:02:

eshte e lehte qe dikush te flase ne pozita qe ndodhem une....mgjt nuk besoj se ben keq nje "doze" fjalesh te ndjera qe te thone ose me mire kujtojne...."mesohu te jetosh edhe atehere kur jeta te behet e padurueshme"(N.O) dhe ....run 'cause live is to short" dhe kjo vlen per te gjithe frymoret.


Postuar nga ksenia datë 24 Mars 2006 - 18:30:

Nuk e kisha provuar asnjehere te bashkebisedoja me nje ujk, te ndihem si ai shpesh here e kam bere . Jo rralle here ai ka hyre brenda meje...Finalizimi ka qene nje duet ulerimash dhe britjesh.
I ke munguar ketij ambjenti tashme te kthyer ne varferi te pushtetshme.
Puhiza e ereve te vjetra me perkedhel floket dhe me lthen buzeqeshjet.
Nice to meet u!


Postuar nga ksenia datë 29 Mars 2006 - 15:47:

Posesiviteti eshte gjeja me e padurueshme sidomos kur ai shfaqet tek individe te cileve rrezja e veshtrimit te tyre nuk i ka kaluar rrethit vicioz ku jane zhytur gjenetikisht.
Sot me peshtyu ne fytyre posesiviteti i nje kolegeje provinciale si gjenetikisht ashtu edhe intelektualisht, e afte t’i trashegoje provincializem brezave te tere... Nje femer gjitheperfshirese e shemtuar, 1.40 e hipur ne maje te takave, rrumbullake dhe per me teper miope (e paafte qe nga lindja ti shohe gjerat pa ndihmen e ndonje objekti)...
Sot te kryeqytetarizuarit dhane shfaqjen e rradhes. Zot, sa i dua keto festa sidomos kur ne rolin e spektatorit bashkohet edhe kolegu im i kryeqytetarizuar pavaresisht theksit vlonjat qe i ndihet ende ne shqiptim. Ne ndryshim me mepare festa te tilla te argetojne deri ne biiiiz.... Ne keto momente kryeqytetarizimi nga nje proces i gjate dhe i mundimshem kthehet ne nje show te vertete kllounash dhe gorrillash...
Sot, provincialiteti leshoi nje britme rebelimi mbeshtjelle me posesivitet. Diku degjova qe do te krijohej Fronti per Clirimin e provincialeve. -Si organizate terroriste tingellon, ja keput kolegu im tashme i kurdisur nga shfaqja e servirur.. -Do ta kene te veshtire me “Garden e Hekurt” ja kthej une e frymezuar nga gjetja e tij pikante duke i bere keshtu edhe nje rifreskim leksioneve te dikurshme mbi historine e terrorizmit.


Postuar nga WOLF_CUB datë 29 Mars 2006 - 17:08:

kjo ndotje urbane ka kohe qe ka filluar dhe nuk dihet kur do perfundoje.....

Eshte e veshtire, madje shume vete nuk duan ta pranojne kete masaker qe i ndodh de facto atij qe ndonjehere quhet qyteterim..apo qytetari.


Postuar nga ksenia datë 10 Prill 2006 - 11:49:

Vazhdoj te deshiroj te kem forcen fizike te nje mashkulli...E keshtu do mund te beja zap kafsherine perverso shqiptareske te meshkujve shqiptare... Forca e arsyes nuk triumfon neper xhunglat e krijuara nga dora e injorances...


Postuar nga ksenia datë 11 Prill 2006 - 12:20:

Sot filloi nje dite komplet tjeter, cdo gje rinisi. Megjithe keqardhjen per mundesine e kthimit here pas here ne nostalgjike ndihem e rilindur...
Shiu i sotem me lagu kembet dhe fytyren dhe sikur i mori me vete pislleqet e krijuara nga ditet e meparshme...Ehh, Kur fillon shiu ne Tirane nuk di te pushoje...
Marr fryme thelle, vendos muziken time te preferuar duke injoruar ate te vjetren dikur edhe ajo e preferuara ime. Veshtroj fytyrat e njerezve duke i pikturuar atyre shenjen e buzeqeshjes ()...
-----------------
Sot te shtyva ne ricycle bin (qesha me veten per shpikjen time te goditur shprehore). TI nuk do te me shfaqesh me ne momentin e pare qe hap syte ne mengjes. Ti nuk do te jesh pjese e planeve te mia per te pire makiaton ne lokalin tim te preferuar, udhetuar drejt detit gjate fundjavave apo per te bere dance partnerin im me te preferuar ne pub...Ricycle bin do te me shfaqet, dhe brenda tij nje mori castesh, fytyrash, puthjesh dashurore. Sa dhimbshem eshte te perfundosh ne turme, te jesh padukshmeria e nje turme te shemtuar te krijuar nga une...
--------------------
Sot filloi nje dite e re... Ne darke jam e ftuar ne nje pub king te Tiranes (prone e miqve te minj) ku mes te tjereve do te jem edhe ne shoqerine e Shpat Kasapit dhe Bleros


Postuar nga amor alucius datë 19 Prill 2006 - 17:33:

Kohet e fundit ndiej sikur aftesite e te perceptuarit i kam humbur:
-nuk arrij te kuptoj se pse papritmas,ato qe do kishin dhene vite te jetes per pranine time ndersa do luanin pjesen time te preferuar ne violine,tashme luajne pjesen qe urrej me teper.

-Nuk kuptoj se pse sahere qe hyj ne kafe me violinen time te preferuar ne krah,s'humbasin rast pa i rene violines te tyre te re...aq sa me raste ndodh qe shqyejne ca fije.

-Nuk kuptoj se pse,nese melodia qe une luaj ne violinen time s'ju pelqen me,vazhdojne te marrin rolin e violinistit te indenjuar.Si mund te jesh i indinjuar nga prania e nje violine nese nuk e ke patur asnjehere tenden?

-Nuk arrij te kuptoj se pse,dhe atehere kur luajne melodira qe une urrej,serish notat e tyre fshehin deshiren per te luajtur pjeset e mia te preferuara.

-Nuk kuptoj se pse me flasin per aftesite e jashtezakoneshme te violinave te tyre...dhe pastaj,ndersa dal vone nga leksionet,thithin gjithe arrogancen e tingujve te tyre dhe per te saten here me ofrojne te luajne pjesen time te preferuar...Sa keq per ato qe se kuptojne,violinen time se kam krahasuar asnjehere.Nuk kam si ta krahasoj,eshte violina ime e pare reale...dhe ndoshta e fundit.

-Xhelozia per gjerat qe s'ke patur dhe as qe do kesh ndonjehere te ben lojera te keqia,s'te lejon te shijosh te tashmen...Gjithe zhurmat e "melodive te deshtuara" me lene indiferente.Indiferenca e vesheve te mi eshte njekohesisht armiku dhe miku im me i mire...Miku im ngaqe ndjenjen e xhelozise ne kontekste te tilla se ka shijuar asnjehere.
Cmenduria ime me lejon te shkoj larg,e xhelozia e ketyre violinisteve po te dua,mund ta kthej ne instrument timin te vyer kunder tyre...serish,sikur te doja.
...E nderkohe,violinat fije-shqyera mundohen te interferojne me violinen time,deshira per te mbajtur sa me fort violinen time te pare sa kalon dhe rritet.


P.s.Ksenia,lexova gjera qe ne disa fusha me preken ne kete teme...te perqafoj!


Postuar nga ksenia datë 26 Prill 2006 - 13:09:

Nje dyzine mendimesh, emocionesh, detyrash, njerezish (te rinj dhe te vjeter) e kane pushtuar kete fragment te jetes time...Mes deshires per te gjetur nje copez kohe per ti kushtuar vetes dhe stermundimit per te ndrequr punet e perditshme (prej tyre duhet te rrjedhe pozitivizmi i se ardhmes) pranova te jem pjese e nje projekti qe sigurisht do ta permisoje akoma me shume nivelin tim profesional dhe ate funanciar...

Kam vendosur te largohem perseri nga rezidenca ime e preferuar. Tek me pyesin miqte me te mire ngre supet per pasigurine qe shkakton rezidenca ime e ardhshme...Cdo gje eshte e bukur deri ne momentin qe zbulohet...
Pas kraheve nuk dua te hedh asgje...E dua te kaluaren time. Ajo ka qene plot ngjyra dhe madje here here per t'u kerkuar back. Sigurisht cmendurisht do te me mungoje qyteti im dhe cdo gje qe ka lidhje me te, do te me mungoje e kaluara ime, vetmia ime bashke me njereait qe e shkaktuan ate...

Energji pozitive me pershkrojne fizikun. Eci rrugeve te ngrohura nga dielli pranveror duke shijuar ne maksimum cdo gje perreth dhe duke sfiduar difektet pushtet lenese shqiptareske..
Hej!! Shijova edhe plazhin fundjaven e kaluar. Une me te cmendur te rangut tim madje edhe u lame ne Adriatik pa u dridhur aspak (kjo besoj sepse kishim kthyer nga 2 kanoce Birra Tirona )...

P.S. Amor, Mire se vjen ne tingullin e violines sime. Perqafime (L)


Postuar nga ksenia datë 27 Prill 2006 - 17:07:

Letra në çantën e qëndisur


Mesnatë, 9 Gusht 1946
Qielli është i kthjellët; hëna vezullon. Dëgjoj varkëtarët të këndojnë, duke
ngritur spirancën për t’u nisur me valën që do të vijë. S’ka re, as erë. Lumi
ngjan bardhëllor nën dritën e hënës, ndërsa i zi sterrë në errësirë; Fluturat lodrojnë rreth e qark qirinjve dhe erëmimi i natës më vjen prej kanatave të hapur. Po ti, a po fle? Apo mos po rri në dritare? A e kujton atë që për ty mendon? Endërron? Ç’ngjyrë është ëndrra jote? Kanë kaluar tetë ditë nga shëtitja jonë e bukur në pyllin e Bulonjës. Ç’hendek i madh që prej asaj dite.
... Këtë mëngjes e prita postierin një orë te stacioni. Ky postieri vonestar dhe budalla, me atë jakë të kuqe, pa e ditur, i bën zemrat të fërgëllojnë! Faleminderit për letrën tënde, por mos më duaj kaq se më bën keq; lërmë mua të të dua; ti nuk e di se të duash me tepri na sjell të dyve fatkeqësi; është si puna e fëmijëve që i përkëdhelin tepër kur janë të vegjël dhe ata vdesin të rinj; jeta nuk është bërë për këtë; lumturia është përçudnim! Ata që e kërkojnë janë të dënuar.
Dje dhe pardje nëna ime ka qenë në një gjendje të tmerrshme, kishte halucinacione vdekjendjellëse. Kohën e kalova pranë saj. Ti s’e di se ç’do të thotë të mbash i vetëm peshën e një dëshpërimi të tillë. Po t’u duk vetja si më fatmjera e grave, kujto këto rrjeshta.
Para se të të njihja, isha i qetë, isha qetësuar të themi. Po hyja në një periudhë burrërie për nga shëndeti moral. Rinia ime kishte ikur. Sëmundja e nervave që më mbajti përgjatë dy vjetësh ishte përfundimi i saj, ndërsa rezultati logjik mbyllja. Për të pasur atë që unë pata, u desh që diçka të shkonte në mënyrë tragjike nëpër kutizën e trurit tim. Pastaj gjithçka u shërua; kisha parë qartazi gjërat dhe veten time, çka s’ndodh shpesh... Kuptova, ndava dhe klasifikova gjithçka aq mirë sa s’isha ndjerë ndonjëherë më i qetë, ndërkohë që të gjithë mendonin se isha për të më qarë hallin. Ti erdhe në majë të gishtave dhe e travoze gjithë këtë. Llumi i ndenjur zjeu sërish, liqeni i zemrës sime fërgëlloi. Porse stuhia për oqeanet është. Po u turbulluan pellgjet vjen erë e keqe. Të dua pa t’i them këto. Po munde, harromë. Shkule shpirtin me duart e tua dhe eci përsipër për të fshirë gjurmën time. Hajde, mos u zemëro...
Gjithnjë them me vete se jam unë ai që do të shkaktojë fatkeqësinë tënde, se pa mua jeta jote nuk do të ishte turbulluar, se do të vijë dita kur ne do të ndahemi (dhe që përpara zemërohem). Atëhere pështjellimi i jetës më vjen gjer në buzë dhe ndjej një neveri të habitshme për veten time dhe një dhembshuri prej të krishteri për ty.
Herë tjetër, dje për shëmbull, pasi mbylla letrën time, mendimi yt këndon, buzëqesh, ngjyrohet e vallëzon si zjarr i hareshëm që dërgon ngjyra larushane dhe një ëmbëlsi përshkuese. Lëvizja e gojës tënde kur flet shëmbëllen në kujtimin tim plot hijeshi, nur, e parezistueshme, provokuese; buzët e tua, trëndafil i njomë, thërresin puthjen, e tërheqin drejt vetes me një dëshirë që s’e ka shoqen.
Ti më flet për punë; po, duaje Artin. Nga të gjitha mashtrimet, ai është më pak gënjeshtar. Mundohu ta duash me një dashuri të veçantë, të zjarrtë, të devotshme.
Lamtumirë jeta ime, dashuria ime, të dërgoj mijëra të puthura. Me të më shkruar Fidiasi, unë do të vij. Këtë dimër s’ka mundësi për t’u takuar; por unë do të vij në Paris për tri javë të paktën; lamtumirë. Të përqafoj aje ku dua dhe ku kam dashur.
Mijëra të puthura; Oh! Jepmë dhe ti një të tillë! Jepmë!


P.S Kjo ishte gjeja me e bukur qe s'me kishte rene ne dore s'mbahet mend se sa gjate...Me preku sepse u perputhen fragmente dhe me ndryshoi kuptimin e dites qe filloi.


Postuar nga ksenia datë 09 Maj 2006 - 13:14:

Melodia e violines kete here tingelloi per nje mik te vjeter, pjese e jetes sime ne fund vitet 90... Ai me kaloi prane krejt rastesisht...Per nje moment u habitova tek shihja fytyren e tij te me buzeqeshte. Me vone dallova se vitet e kishin ndryshuar jo vetem ne pamje...
-shtyp butonin tim dhe me bej te ndihem si atehere kur ishim gjimnaziste i them dhe pa marre asnje pergjigje ia filloj: -Te njejten xhakete paske veshur? Ehhh sikur te kesh trasheguar vertete te njejtat "xhaketa". I kam dashur gjithmone rrobat e tua...
-Ti ende vazhdon ti biesh te njejtes muzike ma kthen.
-Dhe kjo sepse une e di qe ty vetem muzika ime te zgjon... Ehh sa koncerte kam anulluar per fytyren tende!!!
Qeshim te dy me te madhe ndersa mundohem "t'i rras" canten...
-Jo nuk e mbaj canten tende! Ajo ka ndryshuar, nuk ka me peshen e dikurshme!
Ulemi diku dhe clirojme shpirtrat duke risjelle ne forme imitacioni cdo xhest adoleshentesh... Kujtojme muziken e preferuar te cilen e ktheve te tille pikerisht ti...Ti perktheje tekstet, ndaje istrumentat, pahhh cfare basi eshte perdorur ketu!!! Degjoje, degjoje mardhenien e tij me kitaren!!
-Je vetem? e pyes
-Me mire i vdekur se i vetem, me pergjigjesh duke ndezur cigaren e rradhes...
I bie supeve duke e perqafuar dhe duke kerkuar te tjera takime -ehhh e kam kete te keqe nuk me ngopin kurre emocionet sidomos ato te dhuruara nga miq te vjeter...
-Ndersa ti vazhdon te jesh e guximshme si muzika jote, ma kthen
-Muzika ime ka rene dhe do te vazhdoj te bjere vetem per ata qe kane ardhur dhe do te vijne per mua..


Postuar nga ksenia datë 19 Maj 2006 - 12:34:

Une nuk jam vec se nje kalores qe rend e rend papushim aty ku me shpien kuajt. Kuajt jane te udhehequr nga disa forca te brendshme te mbinatyrshme…Keto forca te mbinatyrshme kane nje mardhenie perfecte komunikimi me mua…Ato me pyesin, i pergjigjen hamendesive apo habive te mia dhe rralle here veprojne sipas deshirave te tyre duke me habituar krejt apo duke me lene viktime te situatave te pakendshme …Une perplasem, luftoj, vuaj, emocionoj, mekatoj….Une mirepres, deboj, harroj, kthej ne mite…Une kritikohem, keqtrajtohem, lendohem, mbi mua ushtrohet dhune…

Po eshte e vertete. Miqesite kane pothuajse gjithmone te njejtin skenar fiks qe perseritet e perseritet…Une njihem me shok/miq, lidh me ta nje ndjenje pasioni te cmendur intelektual, kaloj periudha vellazerore dhe finalizoj zemerim, prishje dhe shpesh here edhe ndarje…Jane pikerisht keta njerez te vegjel apo te medhenj, te zinj, te bardhe apo me ngjyra, te bukur / te shemtuar qe nuk rreshtin kurre se perserituri “Mbetesh gjithmone ne mode!”

Sot paskam karikim nervozizmi…Nje melodi cjerrese zeri shkaktoi shemtim te mengjesit tim…Pamundesia e mbytjes se kesaj melodie (e pranoj qe me duhet te perulem perpara ketij tingulli) me shkakton nervozizem…Ehhh dreqi ta marr, jam mesuar qe muzika te tingelloje vetem rreth meje dhe vetem per mua apo asaj cfare dua une…

Nje msn chat me miqte e mi te perzgjedhur shpresoj do ta pastroi kete gjemim daullesh ne veshet e mi…


Postuar nga lorie datë 25 Maj 2006 - 08:30:

B. i ra violines

me gishterinjte e saj te gjate ,te zinj te mesuar qe ne vogeli. Degjoja nota te prera te nje melodie te njohur.Muzika me futi ne mendime ne ate shfaqe. Sa here qe ajo luante, dicka shperthente brenda meje ,nje ze gerthiste dhe mua me lindte gjitmone ajo deshira per te marre mesime muzike,apo pianoje meqe ate instrument kisha perzemer,cfaredo mesimesh qofshin vetem te nxirrja nje melodi te tille ,te kulluar ,te bukur.
Ne shfaqen e majit te shkuar shume papritur u kombinua melodia e violines se saj me fjalet e zjarrta te poezive te miat. Shume derdhen lot teksa na degjonin, ndoshta sepse publiku ishte i teri femeror...Mendoja kurjoze se nqs do te isha ne anen e impersonaleve , do te me fillonin perseri klithmat e zemres per te qene ne skene, per te shperthyer gulcimet e saj me pasion,per ti bere njerezit te preken,te dridhen dhe te mendojne. Nuk do gjeja rehat.
Por teksa i njejti person i ben te tjeret te dridhen me fjalet e saj ne skene po i njejti person dridhet ne jeten e perditshme nga frika dhe entuziazmi teksa e panjohura ,surprizat,kthesat e pakontrolluara, alternativat,zgjedhjet zbulohen njera pas tjetres. Nje aventure e vertete,e mbrekullueshme qe pershtjellon gjithe qenien.
Keto poezite e mia duhet ti ve ne praktike.Teksa shkruaj per"women of courage/strength/beauty/vision jadajadajada"shoh perpara meje nje udhetim te pambarueshem, nje udhetim deri sa te jem gjalle.
Duket sikur idete e mia jane larg per realitetin tim dhe duhet kaq durim,kaq pune deri sa te arrij atje.
Megjithate sterohllimet,fijet e durimit, zgjatja elastike, terheqja sa me shume e hapesires dhe kapacitetit te gjitha keto jane fishuar ne cdo ngjarje te re qe hidhet drejt rruges sime,dhe tamam me duket sikur luan mbi zemren time nje tel violine.


Postuar nga ksenia datë 29 Maj 2006 - 14:58:

Krejt i vecante mu shfaq imazhi yt kete here, befasues, intrigues...
Mbreme kishe vene ne pune shpirtin tend luftarak i cili here here shfaqej zemerak duke me vene me shpatulla pas murit...
"Do te te kthej me fytyre nga vetja nese do te ndihesh me shpatulla pas murit" - me fole per nje cast butesisht..."Kjo eshte nje menyre per te ndjere inatin, zemerimin, dufin tend!! I dua edhe keto shperthime tuat"...
------------------------
Lexova keto dite disa letra tuat. Dashur pa dashur me jane kthyer te shenjta keto karta, keto jane femijte tane qe jane krijuar nga nje bashkim inetelektual ..I ruaj me fanatizem kete tufe jetesh, vuajtjesh, shpresash ashtu sic u shkruajten dhe ruajten me fanatizem nga ty...
Me ndodh dicka e cuditshme qe ka te beje me ty...Kudo shkel hapi dhe syri im, kudo shkon mendja ime nuk rresht se foluri per ty, per jeten tende, per aftesite e tua qe te dhane fame dhe pushtet...Nje dite padyshim do te te publikoj e keshtu do mund ta degjojne te gjithe lumturine qe ndjej per fatin qe me vuri prane teje...
------------------------
Me ndodh shpesh here te zhytem ne analiza te thella te vetvetes . Ne keto momente jam terapisti me perfekt i organeve te mia, jam psikolog i semuindjeve te mia te vazhdueshme psikologjike, jam perendi qe parashikoj mundesite per te krijuar kombinacione ideale... Ehhh...E di! Ne fakt duhet te heq dore nga te gjitha keto pasi vula padyshim ka shkruar vetem emrin tend.


Postuar nga ksenia datë 13 Qershor 2006 - 14:55:

Makina ndaloi. Veshtrova perreth dhe per nje moment shtanga duke refuzuar te terhiqja kembet jashte makines..E pse ketu erdhem?! Koncidence e shemtuar. Me preke si rralle here moj koncidence!!!
Malli u kthye si per dreq duke zene vend ngjitur me karriken time. Ai me ka pushtuar te teren duke me mpire llogjiken, duke me shtuar te rrahurat e zemres...Disa here u sforcova per t’u kthyer ne gjendjen e meparshme por me kot...Dielli shkelqen, deti, zhurma e kalimtareve gjysem te zhveshur. I njejti peisazh...
Figura jote, ne keto momente nuk me thote asgje. Me je prane vetem si nje cope mishi ndersa une flirtoj dashuri me mallin...Ti hap dhe mbyll gojen tende duke folur pa ze...Nuk jam disponibel tani te te degjoj...Malli me eshte me i embel se ti... Ti ngre dhe ul doren tek pi cigaren e rradhes. Ne figure qesharake je kthyer si per dreq dhe kjo me shkakton zemerim...
_______

Ka kaluar kohe e gjate qe nuk me shkruani...Une nuk kam asnje lajm nga ju... E di, keni te drejte qe jeni zemeruar me mua, une vazhdimisht jam treguar e ashper me ju por duhet te me besoni qe cdo gje ka qene rrjedhe e dashurise sime qe kam per ju...Te ishit nje krijese pa vlera nuk do ta terhiqnit perkujdesjen time, nuk do ta zgjonit ashpersine time...
Tashme po guxoj te ju fus ne fantazine time. Po ju prek fytyren, floket, trupin...Po ndjej ndjenjen tuaj, ngazellimin tuaj, po ju dashuroj ne heshtje...
Heshtje...Asgje nuk pipetin...Hesht o mall!! Largohu prej meje!! Mos me prek me!!!Ti me shkakton besdi, jo rehati...Ti po permbys nje miqesi te brishte ne dukje perfekte...
---------------------------
Sa shume ju kam ndjere! Keto jane fjale te nje ndjenje ende te pashuar...
_______

I bukur me qendron perpara fytyres. Me ndjek apo jo?- me pyet per nje cast. Perlotem dhe te perqafoj lehte duke drejtuar hapat tutje bregut te detit....


Postuar nga volter datë 14 Qershor 2006 - 00:12:

Në violinen e artistes

Këmbët e mia të ftohta,
Po shkelin qetësinë e natës,
Ndërsa qyteti këndon me atë simfoninë e Shopenit.
Pyes muzikën: përse këndon vetëm ne kete nate?
Thua e meritojnë sytë e poeteve dhe artisteve
Që duken kaq të koncentruar poetikisht!?
Unë dhe te tjere po mbushim qelizat me ajër poetik,
Dhe ndjejme njëfarë freskie të bukur brenda nesh.
Simfonia që drithëron hap nje misherim me plot frymezim
violina e artistes po ben natyren shume per vete
pastaj cfare? krejt hijet e bardha ndalen ketu
per te degjuar kete histori te shkurter dhe te gjate
me nota te shkeputura nga violina.

me vone violina me gjen mua
dhe ma ben me sy
ndersa ajo bjondja me floke si te miat
te medha e kacurrelse fare
buzeqesh kendshem dhe me plot heshtje kurioze.

ah violine ?!>./<


Molekulat e shpirtit fillojnë të këndojnë,
molekulat e natyres po rreqethen ngadale
vuajtjet shkojne
vajzat kendojne
une marr fryme me heshtje dhe gjej
nje frymezim te madh...


Postuar nga ksenia datë 14 Qershor 2006 - 17:13:

Per te gjithe ata qe jane ne gjendje te kendojne nen tingullin e nje violine...
Per Amorin, Lorien, Plloshton e te tjere


Postuar nga volter datë 14 Qershor 2006 - 17:17:

megjithate une jam ne gjendje te shkruaj nen tingujt e nje violine, e jo te kendoj...

 

pershendetje dhe per ty ksenia...

 


Postuar nga Loni19 datë 14 Qershor 2006 - 18:35:

Do te kalonin dite e nete derisa te mendoja dhe te vendosja se valle duhet te rendis disa rreshta per Violinen...instrumentin tim me te dashur ne femijeri. Po pikerisht pse ne femijeri e kam dashur do shkruaj sepse me lidh femijeria me violinen...Kur thoja se violina eshte instrumenti im, mendoja se edhe une jam pjesetar i nje "familjeje mbreterore"...Nuk e di a me duhet te shkruaj per "mbretereshen", nuk e di a kam te drejte, sepse une e tradhetova ate, e lashe vetem, dhe nuk u bera bashke me te sic synoja....si duket vetem une kam leshuar nje rast te tille, qe te jem sebashku me mbretereshen....


Postuar nga ksenia datë 29 Qershor 2006 - 21:26:

Me quajten “te marre”…Sepse luajta me zjarrin e ndezur…Hmmm ne fakt vetem nje i marre do ta bente kete…Luajta nje, dy,tre…here…
Me te marre se une jane ata qe rrine larg duke bere sehir dhe duke u zgerdhire me marrezine time…Burracake!!! Keni frike te afroheni heeee…Jeni mesuar te luani vetem me lojra te mirefillta lehtesisht te perdorueshme…
Ja dhe nje I marre tjeter krejtesisht indifferent per lojen e zjarrit…Me siguri duhet te jete I dehur ose vertetesisht I marre…’
**
Violinat kembojne hareshem…
Kerkova ne sendet e vjetra ditarin tim te vjeter…Me zor te madh e gjeta…Me siguri do ta kem future ketu per ta fshehur nga syte kureshtare te bashkejtuesve te mi…Kudo qe shkoja e terhiqja me vete…Kudo ku kam shkuar kam bashkejtuar me mendje kureshtare qe kerkojne te germojne ne jeten time…Edhe mistretclleqet e nje 10-13 vjecari duan ti zoterojne duke injoruar cdo perpjekje per private..

27 dhjetor 1995
sapo u zgjova. Ne shtepi tegjithe paskan ikur….Une do ha pak dhe do dal me Aden. E shkreta Ada. Po jeton ditet me te veshtira te jetes se saj qe pas humbjes se mamit. Dhe une, si shoqja e saj, duhet t’I qendroj prane…

28 Prill 2000
Edhe nje muaj me ka mbetur…Sa shume me ka marre malli! Mezi pres te kthehem atje dhe te derdhem ne krahet e saj..E di qe ne keto momente behem llafazane e madhe po kjo ndodh vetem sepse gjithmone ndjej nevojen per te folur me ty…..
**
Qershor 2016
Sot u preka kur mora pashaporten time te re…Ajo skadonte me qershor 2016…Zemra ime sentimentale atehere do te jete personazhi kryesor I historise ndersa mua do te me ndjeke fotografia e vitit 2006 …
Une padyshim pas 10 vjetesh do te jem duke I shkruar letra dashnorit tim imagjinar ose do te jem duke lotuar ne prehrin tend…


Postuar nga volter datë 07 Shtator 2006 - 14:09:

Mbreme pasi me lodhi aq shume ajo, atehere u shtriva ne divan, dhe nisa te degjoj violinen dhe klarineten e Mozart-it.


Postuar nga ksenia datë 25 Tetor 2006 - 15:09:

Te qenit “interesant” kohet e fundit eshte kthyer ne nje domosdoshmeri per te mbijetuar. Te gjithe krijojne lloj lloj menyrash per t’u karakterizuar si te tille. Madje edhe te paret e politikes sone shfaqen me lloj lloj menyrash para nesh vetem e vetem per te qene pjese e interesantes. Ata madje kane huazuar edhe shume menyra primitive te te qenit interesant si, “thithja” e bilbilave, goditja e grushtave, sharja me liber shtepie etj.
Ne jeten time ka njerez qe here here me shfaqen te veshur me qeleshe. “fushare” me pelqen ti therras. Kjo eshte ajo kategori “aktivistesh”qe mbjell moralin duke farezuar bajga. Te tille ka sa te duash edhe ne kete forum. Keta jane ata qe gjenetikisht jane mesuar te kullosin dhite apo lopet, t’I mjelin ato. Ata jane mesuar te organizojne jetet e tyre fushave te grurit dhe kallirit te misrit. Te tille e kerkojne moralin duke pergjuar ne dritaret e fqinjit apo duke pergojuar ate qe prej vitesh jane duke mbjelle vete.
Asnjehere s’kam patur asgje kundra “fushareve”. Edhe ata ne mos ne nje menyre ne nje tjeter jane te dobishem per mireqenien tone. Mua me shqeteson fakti kur keta fushare “rrembejne” fate. Situata behet e frikshme, skandaloze…
Marksi ka thene “qenia shoqerore percakton ndergjegjen shoqerore. Morali eshte per ata qe jetojne ne pallate dhe I zoterojne ato sepse atyre qe jetojne kasolleve morali nuk ka c’u duhet”


Postuar nga ksenia datë 04 Nëntor 2006 - 14:46:

Kjo ndodhi dikur. Nuk e kujtoj se kur,
Iken vitet. Si hije shkuan ne humnere.
E lodhur zemra ime nuk rreh si dikur.
Kjo ndodhi atehere. Nuk e kujtoj se kur,
Ndoshta asnjehere.

Nuk te njoh me ty, pas mdarjes se gjate,
Si te kujtoj zerin, veshtrim,in, syt qe ndricojne.
Duart e tua, qe me ledhatonin cdo nate?
Nuk te njoh me ty, pas ndarjes se gjate,
Pas loteve qe nuk shterojne

Ndoshta ndonjehere, do te takoj ty
Ne shtjellat e jetes, ne kotesine e pacak
Do te therres, do te pres, do te shoh ne sy,
Ndoshta ndonjehere do te takoj ty,
Ti sdo me njohesh aspak

Kjo ndodhi dikur. Nuk e kujtoj se kur
Po netet pa gjume, mendimet cfare thone?
Sa e dua ate qe shkoi, qe ishte dikur,
Kjo ndodhi atehere. Nuk e kujtoj se kur,
Po ty te dua gjithmone

Sergei Safanov


Postuar nga Green_Mamba datë 10 Nëntor 2006 - 22:56:

kam marre shpesh file power point ne e-mail nga te njohur e te panjohur. Shpesh kane qe pa ose apak interesante.
nuk e di vertete pse kesaje rradhe me pelqeu dhe do ta postoj me poshte...
nuk e di as vete pse zgjodha pikerisht kete teme per t'a postuar...


Postuar nga Green_Mamba datë 10 Nëntor 2006 - 23:08:

Kushtoji pak minuta ketij shkrimi, ulu dhe lexo me kujdes dhe me pas reflekto per ato qe ke lexuar, sigurohu qe ti kuptosh te gjitha ...



Mesimi i Pare

Pas disa mujave mesim ne fakultetin e mjekesise, profesori na jep nje pyetsor.Duke qene nje nxenes i mire i pergjigjem te gjitha pyetjeve me perjashtim te njeres : “si e ka emrin pastruesja e shkolles?”
Dorezova pyetsorin diuke lene pyetjen e fundit pa pergjigje. Ne fund te mesimit nje nxenes e pyet profesorin nese pyetja e fundit do te kishte piket e saj ne venien e notes
“Eshte e qarte qe po, pergjigjet profesori. Ne karrieren tuaj do te takoni shume njerez. Te gjithe ata, pa dallime, kane shkallen e tyre te rendesise”.
“Ata meritojne vemendjen tuaj, qofte edhe me nje buzeqeshje apo pershendetje”. Nuk e harrova kurre kete mesim dhe mesova qe pastruesja quhej Mariana.

Mesimi i Dyte

Ne nje nate shiu, nje gruaje me ngjyre i prishet makina.
Ishte nje stuhi e tmerrshme.
Komplet e lagur fillon te beje me shenja makinave qe kalonin.
Nje i ri, i bardhe, sikur nuk i njihte konfliktet raciale qe ishin aq te mprehta ne Ameriken e viteve ’60, ndaloi per ta ndihmuar.
Pas nje jave trokiten ne deren e djalit. Atij i kishin dhuruar nje TV te madh me ngjyra. Ne dhurate ishte bileta:
“Shume faleminderit qe me ndihmuat ate nate.”
Shiu me kishte lagur deri ne palce kur u shfaqet ju. Fale jush arrita ne kohe tek im shoq qe ishte terbuar nga nervat dhe nese nuk do vija ne kohe ai do te largohej.
Zoti te bekofte qe me ndihmove, Zj. King Cole"


Mesimi i Trete

Kohe me pare kur nje akullore kushtonte shume me pak, nje djale 10 vjecar hyn ne nja bar dhe ulet ne tavolne. Nje kamariere i sjell nje gote me uje.
“Sa kushton nje akullore me cokollate? E pyet djali i vogel kamarieren qe ne ate moment kishte shume klient. E bezdisur i pergjigjet.
"35 leke!" i thote ashper.Djali numeroi leket dhe i thote:Atehere me sill nje te thjeshte!".


“Kamarierja i sjell akulloren dhe llogarine. Djali, kur mbaron akulloren shkon te arka ta paguaj dhe del jashte. Kur kamarierja shkon te tavolina e tij per ta fshire fillon te qaje. Shikon se djali i vogel i kishte lene 15 leke ne nje cep te pjates bakshish.
Djali kishte marre akullore te thjeshte dhe jo ate me cokollate per ti lene asaj bakshish.

Mesimi i Katert

Ne kohet antike nje mbret vendos nje gur shume te madh ne mes te rruges. U fsheh per te pare se kush do e merrte mundimin ta hiqte prej andej.
Disa tregtare dhe te pasur kaluan andej dhe nuk e moren mundimin ta levizin. I kaluan anash.
Disa madje protestuan kunder mbretit qe nuk i mbante rruget te pastra.
Pas pak vjen nje fshatar me nje ngarkese te madhe ne kurriz. E uli ngarkesen ne ane te rruges dhe filloi te levizte gurin.
Pas shume lodhjeje me ne fund e levizi gurin nga rruga.
Kthehet per te marre ngarkesen e tij kur shikon se aty ku me pare ishte guri i madh kishte nje cante e vogel dhe nje bilete.
Canta kishte flori dhe ne bilete thuhej se ishin per njeriun qe do ta levizte gurin. Fshatari mesoi ate qe shume pak prej nesh e kuptojne:
“Te gjitha pengesat jane nje mundesi per tu permiresuar."

***

Ne qofte se nuk keni provuar rrezikun e nje beteje ose vetmine e burgut, agonine e tortures apo dhimbjet e urise, jeni me fatlume se 500 milion njNese mund te dilni ne rruge pa pasur frike se dikush mund t’kju kercenoj ose vrase jeni me me fat se 3 miliard njerez te kesaj bote.
erez te kesaj bote.
Nese keni ushqim ne frigorifer, rroba per te veshur, nje shtepi tuajen per te fjetur, jeni me te pasur se 75 % e banoreve te kesaj bote.


Nese keni para ne banke, ne portofolin tuaj dhe diku ne ndonje vedn te fshehte jeni midis 1.8 % te personave te pasur te kesaj bote.
Nese mund ta lexoni kete mesazh jeni i bekuar dy here, nje here sepse dikush ju ka menduar dhe e dyta sepse nuk jeni midis 2 miliard njerezve qe nuk dine te lexojne.

Dikush nje here ka thene:

Puno sikur nuk ke nevoje per para. Dashuro sikur askush nuk te ka bere te vuash. Vallezo sikur askush nuk te sheh. Kendo sikur askush nuk te degjon. Jeto sikur Parajsa te ishte ne Toke.


Postuar nga ksenia datë 04 Dhjetor 2006 - 15:38:

Sot u ndodha befas ne mbreterine e nje liqeni tejet te deshperuar...E zhytur ne mendime e ne perpjekje per te gjetur sadopak nje grimce peneli nuance plotngjyreshe per ta lyer apo nje cope fjale a fjali filozofike ne menyre lartesimin e tij...Me kot! Hire ky liqen nuk ka. Thone qe dikur eshte shtrire plot madheshti duke terhequr sy kurioze e plot shkelqim, zemra sentimentale e te qeshura femijesh...Mua s’me kujtohet ajo dite...Diku degjova qe edhe pak vjet jete ka dhe ai do te thahet nga mungesa e burimeve ujore...Ne fakt nuk deshperohem. Te pavleret dhe mbarterit e pislleqeve duhet te hidhen ne koshin e harresave...
Uh, medet...Nje varke ne mes te tij...Nje varke ne mes te hicit...Edhe kjo e shkreta e zbrazur dhe per te ardhur keq. Mendova, sa objekt i pavlere, fatkeq eshte nje varke ne kendveshtrimin tim!! Asaj te gjithe ja hipin, mbarojne pune dhe e braktisin ne ndonje zone aspak bukurane si kjo qe po shoh une tani. Madje edhe ne rastet kur varka rebelohet dhe hedh gjithshka qe i kane hipur gjykimi bie mbi ujin...Cfare gjinie eshte nje “varke”??? Kjo eshte nje pyetje aspak e rendesishme pasi po te konsiderohej nje “varke” mashkullore apo femerore edhe proceset e hypje-zbritjeve do te shikoheshin me sy me erotik dhe do te ekzistonte paksa respekt per nje “varke”.
Dua te marr pjese ne procesin e zhdukjes se ketij liqeni. (mendim momental) Pavaresisht se banoj shume afer tij rralle mendoj te kaloj nga ai dhe kjo jo vetem per arsye se dita ime eshte tejet e mbushur me gjera te rendesishme per te bere por edhe sepse mungon forca e terheqjes


Postuar nga ksenia datë 13 Dhjetor 2006 - 16:24:

Me thane te krijoja nje mit. Me kerkuan ta beja kete duke ju pershtatur shijes se tyre. Arsyeja—komerciale. Eh! Sa e besdisshme ka filluar te me behet kjo fjale keto kohet e fundit... E mora ne dore mitin e krijuar me mundim te madh. Udhetova kilometra pa fund perpjekjesh te lodhshme dhe te besdishme per ta ndertuar. Ne fakt ky mit eshte fytyra e disate e shemtuar e “made from me”. Rezulati—moster e shemtuar tamam si fytyrat dhe fiziku i tyre, pa floke me bark te madh, te pispillosur ne menyre vulgare pasi keshtu jane shijet e tyre.
-----
Kohet e fundit kam qene duke kerkuar nje shtepi timen per t’u “fshehur”. Aty do te doja te zbrasja gjithe rebelimin tim qe kohet e fundit eshte bashkuar me urrejtje. Urrejtja eshte nje ndjenje teper e neperkembur dhe e nenvleftesuar nga ne...Do te doja te shkruaja nje kenge...ose shume te tilla per revolten, urrejtjen. E veshur me fustan te bardhe do te doja te kendoja kenget e mia mbi drogen, alkoolin. Eshte e vertete qe ne, humanet, harxhojme me shume kohe dhe para duke blere lloje te ndryshme drogash...Ne madje, i nenshtrohemi momenteve te tejzgjatura duke menduar per momentin e marrjes se simulanteve...Ne club, ne pub, mes miqsh cdo gje do te ishte e plogesht, pa energji, nese nuk do te kisha ne dore simulantin tim te preferuar...
Po mendoja per mitin tim te preferuar. Eh! Ti me le mua pa koment. Ne fakt mitet jane te tille deri ne momentin qe jane larg dhe mundesia per t’i prekur eshte zero.


Postuar nga ksenia datë 13 Dhjetor 2006 - 16:24:

...


Postuar nga kontinenti datë 13 Dhjetor 2006 - 21:42:

Citim:
Po citoj ato që tha ksenia
Ne fakt mitet jane te tille deri ne momentin qe jane larg dhe mundesia per t’i prekur eshte zero.


Super e sakte!


Postuar nga ksenia datë 12 Janar 2007 - 03:22:

E kam dashur M… dhe kam kaluar kohe perkushtimi duke e vajtuar. Nese ai vdiq kjo nuk mund te jete kurrsesi per fajin tim… une e preva litarin e varjes, e mbajta ne duart e mia duke e shtrenguar dhe duke I dhene fryme… duke klithur… e shtriva mbi qilim… e veshtrova…Por ai ka vdekur dhe une rroj me ngjarjet qe me vijne vete ne mendje megjithe deshiren per t’I larguar…

Rezultova qe nuk kam asnje lidhje me vdekjen…ajo me eshte e panjohur…ndryshe si do te shpjegohet fakti qe une bera dashuri me nje kufome…e shtrire…e zhveshur…
U be kohe qe qendroj e mbyllur ne “bodrumin” tim dhe mendoj per M. Jane keto ore te tejzgjatura kur une mendoj te rifilloj nga e para . Kam njohur p.sh. E.- djale simpatik I cili bukur di te me veshtroi trupin, te me puth syte…Ne fakt jam ne pritje qe E. te gaboi e keshtu mund te shtoj oret duke qendruar ne “bodrumin” tim.
Me pelqen te vuaj. Ka momente qe I perkushtohem pikerisht kesaj…Miku im me permend shpesh kete fakt. Une debatoj me te per ta kundershtuar pavaresisht se e di qe ai ka te drejte.

Jashte degjohet ulerima e nje qeni barstard. Dreqi te prefte! – shan nje grua e keputur me llampe ne dore e cila mundohet te zgjedhe rruge te asfaltuar ne erresiren qe ka pershkruar qytetin tim. E shkreta, mendoj, sa rehat eshte kur nuk arrin te kuptoi qe ulerima e qenit I ngjason jetes se saj…


Postuar nga ksenia datë 05 Shkurt 2007 - 20:59:

Nese do te mungonte elementi i dhunes tek ne te dy atehere aktiviteti yne, perfshi ketu edhe ai erotik nuk do te arrinte persosmerine qe ka tani. Kohet e fundit e mendoj shpesh menyren kafsherore te kalimit nga gjendja normale ne ate erotike...Te dy pesojme shthurje...Ne shthurim dhe peshtyjme mbi format qe jeta shoqerore ka rregulluar bukur-bukur. Eh, sa here kemi vene ne pikepyetje rendin shoqeror, ai tronditet ne maksimum nepermjet erotizmit tone...
Jam e bindur qe pavaresisht derdellitjeve te “te moralshmeve”, edhe "virgjereshat" vete bejne takime ilegale me “shthurjen” sepse ne fund te fundit lumturia me e madhe njerezore eshte vetem pasioni trupor, eshte vetem erotika. Ketu dhe vetem ketu merr kuptim dallimi kafsheror nga ai njerezor. Kafshet riprodhohen ndersa ne bejme erotik.
Mundohem shpesh, deri ne lodhje, te percaktoj momentet kur ndjej dashuri dhe ato kur ndjej pasion. Numeruam nje nate deri ne dhjete duke eksperimentuar erotikisht, 1...zbehje e shikimit, 2...mpirje kembesh,3...mpirje duarsh,4...dalldisje fizike, 5...rritje temperature, 6...shperndarje e nxehtesise nga poshte lart, 7...pershpejtim i frymemarrjes, 8...aktivizimi i elementeve te dhunes, 9...deshira trupore, 10...”lumturimi”
Jemi te prirur te perjetojme pasionin. Vetem pasioni eshte lumturia e vertete.Ky i fundit quhet i tille vetem atehere kur bashkohet me elemente vuajtje (edhe vuajtja eshte pasoje e dhunes). Ndjenja e sigurise dhe qetesise ne lumturi eshte nje gjendje qe zbehet shume shpejt.
Ne i duam kenaqesite e trupit dhe i kuptojme perfekt ato. Qeshim me te madhe perpara atyre qe ndjekin nje riprodhim joseksual duke ju kundervene erotizmit.
Ne e duam pasionin dashuror dhe te shthurur sepse e dime qe vetem ne kete menyre mund te sigurojme shtrate te perjetshme erotizmi...


Postuar nga ksenia datë 06 Mars 2007 - 14:23:

Fenomeni i "ngrohjes globale" me ka dhene nje rigjallerim te cuditshem shpirteror dhe trupor... Mendoj se kjo nuk me ka ndodhur vetem mua por te gjithe atyre qe me rrine prane, atyre qe me rrethojne por qe nuk guxojne te me rrine prane por me japin veshtrime te ngrohta...Atyre qe kane zgjedhur te me rrine larg dhe qe i qan zemra per te me ndejtur prane...

Dje kam ecur si asnjehere ne rruget e ngrohura te Tiranes e si per te mos mjaftuar kjo ftova ne shoqerine time njerez qe jane ne gjendje te kuptojne dhe ndjejne si une. Ata qe dine se fenomenii "ngrohjes globale mund te kaloj pertej bla bla bla-ve mediatike"... Dje shetitem, u ulem ne baret e trotuareve, drekuam ne lulishte fshati, diku ne periferi mes kafsheve shtepiake kurioze per pjaten tone...

Te njejten pikture me servir edhe sot "ngrohja globale"


Postuar nga ksenia datë 21 Mars 2007 - 13:36:

Kam kuptuar se cdokush ka disa caste/momente te vecanta pozitiviteti. Ne ndryshim nga te tjere (ketu perfshij edhe veten time) qe e kane te perbere jeten vetem nga momente te tilla...Jane pikerisht keto caste qe edhe personin qe ti e ke karakterizuar si djallezor, te rrezikshem apo qe e ke mbajtur gjithmone larg mund ta shnderrojne ne engjellor apo mik te vertete.
Kam perfituar kohet e fundit nga momentet engjellore qe A. ka filuar te dhuroje per mua. A thua kane ndikuar oret e gjata qe kam investuar per ta bindur A. ti shihte te tjeret te pakten si "materiale" perfitimi meqe ndjenjat njerezore kishin kohe qe i flinin? Ne momentin qe shfaq pozitivitet tek tjetri i ke hapur dyert vetes per vice versa- i thoja gjithmone. Te gjithe jane te domosdoshem ti mbash prane edhe ai/ajo per te cilin ti nuk ke asnje lloj interesi apo qe nuk te shkakton asnje fare emocioni apo tjetri qe mbase sot ka nje status social te papershtatshem per statusin tend.
Momentet e pozitivitetit te A. me ndryshuan jeten te pakten per nje afat kohe te gjate. E, dola ne perfundim te asaj cfare shpreha me lart. Edhe A.pavaresisht djallit qe shfaq here pas here, ja vlente ta mbaje prane...


Postuar nga ksenia datë 30 Mars 2007 - 12:42:

like when you shut up because you are like absent,
and you hear to me from distant spot, and my voice does not touch to you.
It seems that the eyes had flown to you
and seems that a kiss closed the mouth to you.

As all the things are full of my soul
you emerge from the things, full of the mine soul .
Butterfly of dream, you look yourself like my soul,
and you look yourself like the word sadness.

I like when you shut up and you are like distant.
And you are like complaining, butterfly falling in dream.
And you hear to me from distant spot, and my voice does not reach to you:
leave me that i shut up with your silence .

Leave me that I also speaks to you with your clear silence
like a lamp, simple as a ring.
You are like the night, shut up and constellations.
Your silence is of star, so distant and simple.

I like when you shut up because you are like absent.
Distant and painful as if you had died.
One word so, a smile is enough.
And I am happy, I am happy of that is not certain.



Postuar nga ksenia datë 13 Prill 2007 - 12:36:

Dashuria ime, je prona e te tjereve!
Vjedhurazi vjen dhe si armike pas me shkon
thashethemet zemren tende e brengosin
e pastaj nga gjumi me shtegton

Dashuria ime, perdhunshem dashuruar
pas gjithe vijave te bardha te kesaj bote
ti me urdher semaforesh vjen tek une
i prish puthjet dhe s'paguan asnje gjobe

O moj dashuria ime, je shkurtimi i jetes sime
dhe me gjate pa ty do te jetoja
frika jote e mallkuar qe kafshon ditet e mia
gjithe .....

Tashme ka mbetur vetem kjo kenge qe me kujton ty
Love this song Pirro!


Postuar nga ksenia datë 18 Prill 2007 - 15:35:

Une jam nje krijese qe nje dite do te ndal se marri fryme e vecuar ne fundin e nje aventure te veshtire dhe te pakuptimte njekohesisht. Renie, ngritje, veshtiresi, perpjekje, deshira te ankthshme, obsesione te vazhdueshme. Te gjitha keto rrokullisin njera-tjetren vetem per nje qellim te vetem - per persosmeri. Perse te gjitha keto kur fundi do te jete rrenqethes, i vetmuar, i erret, i dhimbshem? Ndoshta per pasardhesit te cilet ende nuk kane hyre ne historine e jetes sime? Si do te jene ata? (e gjitha kjo eshte nje enderr me sy hapur dhe sy mbyllur pjese e deshire-instiktit per vazhdimesi).
------
Shikimi me endje i albumeve te vjetra fotografike me zhyti thelle ne qeli...Kalimi nga gjendja normale ne ate nostalgjike me ndryshoi gjithe aktivitetin tim te perditshem social. Pse gjithmone ndodh te fotografojme momentet me te bukura? A nuk eshte e gjitha kjo nje provokim qe dashur pa dashur i behet nje pjese njerezore (nostaligjise)perkohesisht te pergjumur??? A nuk do te ishte me mire te fotografoheshin momentet e shemtuara ne menyre mos kerkimin e vazhdimesise se se kaluares?? Nostalgjia jo rralle here shkaterron njerez te dashur pjese te se tashmes...
Qe prej dje jam nje qenie ne kerkim te fotografive, jam ne kerkim te shtimit te “adresave” te vjetra ne listen e kontakteve te mia.


Postuar nga ksenia datë 09 Maj 2007 - 12:33:

It was cold
In the middle of a railroad track
I looked round
And I knew there was no turning back
My mind raced
And I thought what could I do
And I knew
There was no help, no help from you
Sound in the drums
Beatin' in my heart
The thunder of guns
Tore me apart
You've been - thunderstruck
Rode down the highway
Broke the limit, we hit the town
Went through to MOSCOW, yeah MOSCOW
And we had some fun
We met some boys
Some dancers who gave a good time
Broke all the rules, played all the fools
Yeah, yeah, they, they, they blew our minds
I was shakin' at the knees
Could I come again please?
Yeah the gentlemen were too kind
You've been - thunderstruck

Spasibo Loro


Postuar nga ksenia datë 14 Maj 2007 - 13:33:

Me prek koha qe iken pa u ndier...Une si nje e etur per jeten dua te ndjej cdo forme te perberjes se saj...
Me preku para pak kohesh nje shtepi e larget, rrezes se nje kodre ne te cilen jetonte nje plak me mustaqe dhe qeleshe, i piset, i uritur....
Me prek cdo gje qe eshte tradicionale shqiptare, me gufon kraharori kur gjej gjurme te rrenjeve te mia...
Me prekin te gjithe ata qe nuk jane edukuar te konsiderojne kontaktin human si gjene me humane e me qiellore...
Me prekin te gjithe keta forumiste qe shpenzojne ore te tera per te qene me njeri-tjetrin...Me prek jeta e tyre...
Me prek dashuria ime e cila eshte e destinuar per te qene hyjnore sepse te tille e thura vetem une...
Me prek ti qe jeton mes lluksit e sje i lumtur...ende s'e ke kuptuar qe pasuria me e madhe eshte te jesh prane meje ne Shqiperi...
Me prek mendimi qe nje dite do te kem nje trashegimtar...


Postuar nga ksenia datë 29 Maj 2007 - 20:25:

Me pelqen pozicioni qe marr shpesh here duke u fiksuar tej ne hapesiren jashte dritares se vendit ku une kaloj momente te perkohshme. Kjo gjendje me shlodh. Eshte nje hapesire krejt tjeter reales dinamike qe jetoj. Aty gjej qetesi dhe jam larg andrrallave kokecarese te se perditshmes. “Ata” thone qe gjendje te tilla shkaktojne kushte jo te mira “fizike” per mua e rrjedhimisht edhe per to. Me pelqen qe nga “kondicione” te mia te varen nje zinxhir njerezish.
Une nuk jam e terhequr nga gjithshka dhe gjithkush, te pakten deri tani. I kushtoj ore te tera vetes sime, punes sime, rrethit tim. Punoj pa ngritur koke per te perfeksionuar ate cka kam krijuar vete madje here-here pa pasur nevoje per ndihmen e askujt. Dhe kjo jo sepse nuk kam nevoje per nje “assistant”, perkundrazi, por sepse kam krijuar nje vetebesim shqetesues tek vetja. Aq shqetesues sa kur mendoj nje realitet ndryshe me hipen frika dhe paniku. Nje miku thoshte se “Faza kryesore e permiresimit te nje situate/gjendje eshte ta kuptosh qe kjo situate/gjendje duhet ndryshuar”
Me kujtohet fillimi. Me merrnin per dore, me shoqeronin rruges, me shtrengonin doren duke me rrahur supet dhe vetem hapat e fundit i beja vete. Tani eshte krejt ndryshe, madje aq ndryshe sa shpesh here me merr malli te me konsiderojne si “fillestare”. Ndjej nevojen e te qenit ne first steps...
Lumturia ka zene vend perkohesisht ne ditet e mia. Here-here i mbyll syte embel nga kenaqesia duke sjelle ndermend betejat per te arritur deri ketu...Nje lufte me shume e fituar, nje sfide me pak per te perballuar...


Postuar nga Klodel datë 31 Maj 2007 - 00:52:

e bukur, dhe sikur me lexove mendimet e dashur Ksenia.
Si te kam ty? shpresoj mire.

perqafime


Postuar nga ksenia datë 31 Maj 2007 - 12:40:

Citim:
Po citoj ato që tha Klodel
e bukur, dhe sikur me lexove mendimet e dashur Ksenia.
Si te kam ty? shpresoj mire.

perqafime



E dashur!
Te ndjej mike megjithese nuk jemi takuar asnje here. Me beso qe kjo ka ndodhur vetem rastesisht...Je nje person krejtesisht i vecante dhe i cuditshem njekohesisht... Di shume per mua, komunikojme per gjera te perbashketa, te gjitha keto ndodhin ne distance...
E dashur, mbase do te prek vendet qe ke prekur ti...

Te perqafoj dhe uroj gjithe te mirat


Postuar nga ksenia datë 19 Korrik 2007 - 13:14:

Une bej dashuri mentale. Kete e kam zbuluar qe di ta bej nje nate me pare nen nje hene... Dhe qe atehere nuk e ndjej me aq thelle mungesen tende. Me je larg, por kaq prane kur mbyll syte... Qe atehere linden shume poezi te thurura pas procesit te sukseshem. Qe atehere kam shume pyetje qe mi ka krijuar lidhja ime sentimentale e te berit dashuri mentale me ty...
E di! Nuk kerkoj me me isistim qe te kthehesh...Mos me telefono me kaq gjate. Nuk kam cte te them...Bisedat me jane te konsumuara...Sigurisht nuk mund te te them qe kam gjetur nje menyre per te te zevendesuar se kjo do te te xhelozonte ose do te linte per nje kohe te gjate te habitur (gje qe me ka besdisur gjithmone)...

E di qe te ka lindur nje vajze se ciles i kam vene emrin tend


Postuar nga ksenia datë 25 Gusht 2007 - 02:26:

Gjithmone me ka pelqyer t'i jap kohe vetes per te qendruar perpara pasqyrave dhe kjo ndodh pasi perpara tyre une nuk njoh vetveten. Perpara pasqyrave une surprizohem me pamjen time, buzet me puthiten lehte ne buzeqeshje...
Pasqyrat e vjetra jane ato qe me emocionojne me shume. ( Sot gjeta pak kohe edhe per veten ) Ju ktheva pasqyres me te preferuar - ditarit tim femijeror...Pasqyre lojrash, merish budallaqe, pershkrime pa fund miqsh tashme inekzistent per pasqyrat bashkekohore...
Me Dimer 2004 krejt rastesisht me dhuruan pasqyren time me te preferuar e quajtur "Forumi Horizont" te cilen e ruaj me fanatizem edhe sot...Me surprizon vetvetja tek kredhem ne poza perpara ketij xhami. Ky pasion, rebelizem, liri, guxime, enderra te thena, imagjinata te cmendura...
Vetem perpara kesaj pasqyre une ndihem violine...


Postuar nga ksenia datë 12 Shtator 2007 - 14:03:

Turmat e terbuara dhe qesharake te holla-ndezeve kane zbarkuar ne qytetin tim. Turma te verdha, pa tipare, te zhveshura, te qelbura era alkool, te uritura per kontakte mesdhetare...

Une sot do te jem ne stadium te shoh "Portokalline"e holla-ndezeve. Teresisht e frymezuar, dhe e nxitur nga kontakti verbal me ta do te terbohem nga euforia duke thirrur "O sa mire me qene shqiptar!!!"


Postuar nga bleta punetore datë 12 Shtator 2007 - 18:26:

Smile

Interesante keta tinguj!


Postuar nga ksenia datë 18 Shtator 2007 - 18:32:

Kohet e fundit degjova qe fqinja ime tentoi te vriste veten. "Arma"e vetvrasjses ishte zgjedhur-ilace. Ne moment mendova qe perdorja e ilaceve eshte nje zgjedhje ideale per ti dhene fund jetes ne menyre romantike, te brishte. Ne pergjithesi jane femrat ato qe zgjedhin vdekje te tilla pasi per boten e tyre pasvdekja eshte nje bote plot ngjyra, ndricim, plot romantizem dhe ato duhet te "trokasin" atje te paprekura, te bukura...Perdorimi i armeve te zakonshme mund te prishte trupin/fytyren...

U trondita nga akti i fqinjes sime. Pavaresisht se e njihja vetem fizikisht e dija se me ke jetonte, cfare jete bente dhe ne nje kenveshtrimin te shpejte nuk gjeja arsye te kuptoja pse ajo kishte bere kete zgjedhje...
U mundova te gjeja ne familjen e saj ndonje rast te ngjashem po nuk me rezultoi...Pastaj me erdhi ne mendje nje argument i hasur diku ne nje "cep". Arsye mund te jete edhe tejngopja nga gjithshka perreth, ose nje shenje per t'i terhequr vemendjen ndonje njeriu te vecante ne jeten e saj...

Raste te tilla me bejne ta dua me shume jeten time dhe t'i kushtoje me shume vemendje asaj dhe atyre qe me rrethojne..


Postuar nga ksenia datë 22 Nëntor 2007 - 18:46:

Eshte e cuditshme si pak sekonda mund te rrezojne nje jete te ngritur me shume mundime, mund te shembin persona dikur te kthyer ne mite...
Fajesoj vehten qe investova duke te krijuar kaq bukur...
Ndihem e humbur...Shfyj papushim tek miku qe me vjen i pari ne tavoline...
Duhet te largohem nga kjo gjendje...

Gjerat ne dukje te imta mund te kene nje fuqi te madhe shnderrimi sic me ndodhi mua dhe sekondit...


Postuar nga ksenia datë 03 Janar 2008 - 02:04:

Shpesh here ndodh te ngjallen ndjenja te cilat shkaktojne neveri per njerez qe kane dhene shume ngrohtesi, shume dashuri. Te vjen turp nga keto turbullime dhe mundohesh t’i korigjosh ato ndjenja.
Shpesh urrehet dashuria qe te kane falur sepse nuk te kane kerkuar asgje si kembim te saj gje qe duket absurde, jorealiste. Dashuria qe te kane dhene te afermit shpesh eshte perpjekur ti fshehe sfidat e jetes, kalbesite e realitetit duke harruar se nje dite do te zbulohen dhe do te zgjojne neverine.
Te vjen neveri per babain te cilin e ke pare ne shoqerine e nje gruaje tjeter nderkohe qe mamaja mundohet te beje bashkeshorten ideale duke sakrifikuar jeten qe te mos mungoje asgje.
Te vjen neveri per syte e nenes tek ngazellehet kur shikon lumturine e babait kur vjen ne shtepi pa ditur se ate transformim te humorit atij ja ka dhene nje grua tjeter.
Duket e padrejte zhurma qe eshte bere ne familje per dashurine e pare...
---------------------
Sot do te doja te isha dikush tjeter. Te mos kuptoja asgje. Mbase te mbyllesha ne nje pallat per njerez te vecante, mbase ne cmendi ku nuk ke me pergjegjesi per asgje dhe nuk i perkushtohesh veprimtarive te perditshme shpesh here te merzitshme. Vetem atje gjithshka eshte e lejueshme.. Atje askush nuk ka qellime...Sot do te doja te shikoja dashuri vetem ne syte e nje skizofreni...


  Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 64 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.