Forumi Horizont Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 64 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Prej kohesh.... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9694)


Postuar nga iliriusa datë 13 Tetor 2005 - 13:05:

Prej kohesh....

Prej kohesh

Prej kohesh kam harruar veteveten
s'e di kur,
ne cilen dite a cilat fjale.
S'e di ku,
ne cilin mur a cilin lot,
vetem se e kam harruar
e s'e gjej dot!

Prej kohesh kam harruar...
S'e di cfare,
c'ngjyre a forma kishte.
S'e di si,
ku u ula, a ku u perplasa
vetem se kam humbur dicka
po s'mbaj mend ku e rasa.

Prej kohesh kam...
S'e di kur,
per c'arsye, me c'llogjike
s'e di ku
ne c'pike shiu a rreze drite,
vetem se kam germuar e groposur diku
nje relike.

Prej kohesh...
s'e di cfare
kuptim a vlere vertet ne ka.
S'e di si,
pse kerkoj e endem rruges se gjate
vetem se kraharorin e kam te zbrazet
te ftohte, te thate.

Prej...
s'e di sa,
ditet shkrijne ne kufijte e njera-tjetres.
S'e di per sa kohe
rreshtat ti rremosh
e ata te te kthehen perseri
pariparueshmerisht bosh!


Postuar nga kontinenti datë 13 Tetor 2005 - 13:58:

Nje poete e vertete.
Kerkuese, rebele, e urte dhe e zhurmshme.
Levizje e madhe.
E pa dukshme.
E forte.
Sy depertues.
Ne nje shpirt te madh.
Ne nje shpirt triumfues.
Ne qiell a ne toke
Nje muzë ka ndaluar
Mbi sy a mbi floke
Me zemer te çare
Shume e lenduar
Lufton me furi
Me shprese qe e terbon
Errsiren...
Te trese ajo kerkon
Prej kohesh...
Po...prej kohesh e ben
edhe po s`fitoi
dhuroi nje agim
nje drite....nje megjez.
Prej kohesh ajo e di
Shqiponja ne qiell vdes.


Postuar nga SHKODRANI I QESHUR datë 14 Tetor 2005 - 01:56:

Re: Prej kohesh....

Citim:
Po citoj ato që tha iliriusa


Prej kohesh kam harruar veteveten
s'e di kur,
ne cilen dite a cilat fjale.
S'e di ku,
ne cilin mur a cilin lot,
vetem se e kam harruar
e s'e gjej dot!





Urime Iliriusa
Ke shpirt artisteje.


Postuar nga iliriusa datë 14 Tetor 2005 - 02:00:

Faleminderit per komplimentet tuaja!

Kontinenti shpresoj te te shoh me shpesh kendej nga letersia se me duket se ke damar poeti ti.

Shkodrani i qeshur, ta kam thene edhe me pare, po shkruajte ate qe ndjen po kryen procesin e krijimit te poezis me perkryeshmeri. Vertet nuk kane rendesi vargjet, ne rimojne apo jo, ne jane te rregullt apo te crregullt, rendesi kane te jene te vertet. Te kesh shprehur veteveten tek ta.
Faleminderit!
Pershendetje!


Postuar nga iliriusa datë 14 Tetor 2005 - 02:16:

Nga nje enderr e thyher

Tik taku i ores ne mur
bie pertoke e zhurmshem thyhet.
Dhoma zhvesh petkun e erret
kur ndez driten arratisen hijet.

Nga pasqyra me veshtrojne sy te ndrojtur
permi qerpike endrra me zhgrryhet
me bie padashur nga syte e lodhur
bie pertoke, kriset, thyhet...

Duar te pergjumta rrezojne disa fleta.
Bie dhe nje liber harruar aty hapur,
copra poezish te shkruajtura ne letra,
dhe nje gjethe kafe, gjysem e kalbur.

Ulem pertoke e i mbledh ngadale.
Cdo leter te shkruar e gjethe te vdekur
i mbledh ne duart e mia pale pale,
cdo fjale te shtrember a fjali te mekur.

Ngrihem e veshtroj te mijat duar,
e grimca dritash me ngelen ne gishta
kush e dinte se nga nje leter e shuar
do rigjeja mori endrrash te brishta!


Postuar nga iliriusa datë 14 Tetor 2005 - 02:18:

Nuk mundesh


Nuk mundesh! Me pergjigjen,
kur pretendoj te ndjek endrrat e mia.
Nuk mundesh,
te gjithe dorezohen heret a vone.
Pse te humbasesh kohe me ilusione te tilla,
Por a s'eshte koha aty, qe ne ta mbizotrojme?

Nuk mundesh! Me pergjigjen,
kur nje bote me te bukur kerkoj
Prano realitetin, ai eshte i vrazhed, i eger
Por a s'eshte realiteti aty, qe ne ta manovrojm?

Nuk mundesh,me pergjigjen,
kur e shoh jeten si mrekulli
jeta eshte e veshtire, mizore dhe praktike.
Por si te dua ta jetoj, a s'eshte kjo jeta ime?

Nuk mundesh,me pergjigjen
dhe une ne vend te shkurajohem qesh,
A s'kemi lindur qe te sfidojm te pamunduren
Ti japim kesaj jete me te mirin kuptim qe mund te gjesh?


Postuar nga iliriusa datë 28 Tetor 2005 - 23:29:

Ne djall!!!

Ne djall te veje bota,
njerzit te vene ne djalle!
Me mundojne gjera te kota
e askush s'thote "me fal"!

Ne djall te veje bota,
bota te veje ne djalle!
Kurre falje s'kerkova
askush s'me tha "me fal"!

Ne djall te veje bota!
Njerzit te ndjekin ate.
Me boten une marshova,
me njerzit e me te.

Ne djall te veje bota
ne ka bota djall
dhe njerzit ne ferr
ne ka ferri mall!

Ne djall te veje bota
edhe une bashke me te
e me mundimet e kota
qe idiotsisht si le!


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 29 Tetor 2005 - 01:26:

Urime Iliriusa!

Nje keshille miqesore per ju:-Jepi pak me shume ngjyra emocionale
poezive, si psh...hiperbola, krahasime,ngjyren e njomeshtise,apo dhe
ngjyren e thatesise!
Besoj se kuptohemi motra!

Mire u lexofshim atehere!

miqesisht, Helga.


Postuar nga iliriusa datë 29 Tetor 2005 - 01:30:

Faleminderit per keshillen Sykaltra_Shqiptare,
Do te mundohem ta ndjek.
Ju kuptoj shume mire!
Pershendetje miqesore edhe per ju!
Iliriusa.


Postuar nga Indrit datë 29 Tetor 2005 - 01:34:

Citim:
Po citoj ato që tha iliriusa
Nga nje enderr e thyher

Tik taku i ores ne mur
bie pertoke e zhurmshem thyhet.
Dhoma zhvesh petkun e erret
kur ndez driten arratisen hijet.

Nga pasqyra me veshtrojne sy te ndrojtur
permi qerpike endrra me zhgrryhet
me bie padashur nga syte e lodhur
bie pertoke, kriset, thyhet...

Duar te pergjumta rrezojne disa fleta.
Bie dhe nje liber harruar aty hapur,
copra poezish te shkruajtura ne letra,
dhe nje gjethe kafe, gjysem e kalbur.

Ulem pertoke e i mbledh ngadale.
Cdo leter te shkruar e gjethe te vdekur
i mbledh ne duart e mia pale pale,
cdo fjale te shtrember a fjali te mekur.

Ngrihem e veshtroj te mijat duar,
e grimca dritash me ngelen ne gishta
kush e dinte se nga nje leter e shuar
do rigjeja mori endrrash te brishta!



Iliriusa, kjo eshte vertete nje poezi shume shume e bukur.
Ka dale jashte tradites se thjeshtesise se ketij nenforumi.
Ndoshta te tjerat jane edheme te bukura por une ja ngula syte kesaj nuk thone kot"Per cdo sy ka bukuri"
Urime te metejeshme dhe, te te jap nje keshille meqe sapo jake nisur.
Mbidhi poezite e tua ne nje teme te vetme, mos i ler rremuje ashtu sic bera une sot e nje vit e ca.
Atehere Indriti per cdo poezi hapte teme, sepse nuk mendonte se nje dite ato tema do beheshin shume e shume.
Nese sot sheh 4 apo 5 tema dije qe jane mbledhur aty nuk kane qene ashtu.
Urime edhe nje here
Indrit pushka


Postuar nga Indrit datë 29 Tetor 2005 - 01:36:

Citim:
Po citoj ato që tha Sykaltra_Shqiptare
Urime Iliriusa!

Nje keshille miqesore per ju:-Jepi pak me shume ngjyra emocionale
poezive, si psh...hiperbola, krahasime,ngjyren e njomeshtise,apo dhe
ngjyren e thatesise!
Besoj se kuptohemi motra!



Mire u lexofshim atehere!

miqesisht, Helga.


Syri, pa dashur te hap debat po te them se edhe figurat letrare nuk i mungojne, mjafton te thellohesh ne poezine qe citova e do gjesh krahasime te fuqishme
Sinqerisht.


Postuar nga iliriusa datë 29 Tetor 2005 - 01:51:

Citim:
Po citoj ato që tha INDRITI2004


Iliriusa, kjo eshte vertete nje poezi shume shume e bukur.
Ka dale jashte tradites se thjeshtesise se ketij nenforumi.
Ndoshta te tjerat jane edheme te bukura por une ja ngula syte kesaj nuk thone kot"Per cdo sy ka bukuri"
Urime te metejeshme dhe, te te jap nje keshille meqe sapo jake nisur.
Mbidhi poezite e tua ne nje teme te vetme, mos i ler rremuje ashtu sic bera une sot e nje vit e ca.
Atehere Indriti per cdo poezi hapte teme, sepse nuk mendonte se nje dite ato tema do beheshin shume e shume.
Nese sot sheh 4 apo 5 tema dije qe jane mbledhur aty nuk kane qene ashtu.
Urime edhe nje here
Indrit pushka




Indriti, faleminderit per komplimentin si fillim.
Se dyti, e kemi biseduar me pare kete (qe poezit te ndodhen te gjitha nen te njejten teme) edhe kemi dal ne nje konkluzjon me duket, se jane te tematikave te ndryshme edhe do te ishte me mire te ishin te ndara. Po mundohem mos ti shperndaj shume, pak a shume i kam te gjitha te tjerat ne dy tema te caktuara tek Mesazhe dashurie, mqs jane me tematike romantike, edhe kete temen ketu ku jane ato me tematika...., te ndryshme do ti quaja.
Si njeri qe nuk e duroj dot rremujen besoj do di ti mbaj te gjitha bashke; tani ka disa poezi qe nuk te binden, por atyre s'kemi c'ti bejme. Kur kane mendje me vete kane mendje me vete, do bejne te tyren sido qe te jete.
Faleminderit per pergjigjen tende Indriti, gjithashtu edhe keshillen.
Do ta kem parasysh ok.
Respektet e mija!


Postuar nga iliriusa datë 29 Tetor 2005 - 10:43:

Naten vone

Shpeshhere kam deshire
te ngjesh duart ne xhepa
e te eci rrugeve, naten vone.
Te me varet ne koke hena
si nje kapele
te harroj se jam vajze
mentalitetin qe me rrethon.
Te fus ne xhepa yjet
si gur zalli dhe si llastiqe
pemen e pare qe takoj;
Te thyhej xhamat dritareve
me driten e tyre verbuese
e me kepucet ne duar
pa zhurem, te kthehem
ne shtepi,naten vone!


Postuar nga iliriusa datë 04 Nëntor 2005 - 12:37:

Marrezi

Edhe zvarritem dalngadal
me thonje gervish token e thare
kerkoj nje shpresez te cal
ne kete bote te eger te marre.

E shoh diku ne nje peme varur!
kush mi vrau shpresat mua?
ne shpirt endrrat kush mi ka kallur?
te ndeshkoj tjeter vec meje s'dua.

Edhe zvarritem, cirrem, zhgrryhem
gervish kraharorin dhe mendoj
krisem, ciflosem e here here thyhem
e gjithesesi vazhdoj jetoj.

Gelltit te qeshuren e shkujdesur
buzqeshjen e kafshoj me dhemb
Kush ne kete bote vertet ka qeshur
dhe s' ia kane shkelur te qeshuren me kemb?


Postuar nga Zhylien Sorel datë 06 Nëntor 2005 - 02:10:

thjesht ,pak e sakte :

MADHESHTORE....


Postuar nga iliriusa datë 06 Nëntor 2005 - 03:49:

Eric Darven, faleminderit per fjalen e mire!
Por ty nuk te besoj shume une, se gjithecka qe shkruaj ashtu te duket ty: Madheshtore.

Te kam shume shume xhan!


Postuar nga Zhylien Sorel datë 06 Nëntor 2005 - 21:40:

ohoooo

eh c'me polli belaja me kete dreq mua......

mezuri dhe mua si puna e atij bariut qe theriste erdhi ujku ,erdhi ujku....


Postuar nga Isra datë 07 Nëntor 2005 - 19:24:

Re: ohoooo

Citim:
Po citoj ato që tha eric darven
eh c'me polli belaja me kete dreq mua......

mezuri dhe mua si puna e atij bariut qe theriste erdhi ujku ,erdhi ujku....



, ja dhe pak humor ne keto poezi melankolike....


po citoj Ilirusa:

Edhe zvarritem dalngadal
me thonje gervish token e thare
kerkoj nje shpresez te cal
ne kete bote te eger te marre.

E shoh diku ne nje peme varur!
kush mi vrau shpresat mua?
ne shpirt endrrat kush mi ka kallur?
te ndeshkoj tjeter vec meje s'dua.

Edhe zvarritem, cirrem, zhgrryhem
gervish kraharorin dhe mendoj
krisem, ciflosem e here here thyhem
e gjithesesi vazhdoj jetoj.

Gelltit te qeshuren e shkujdesur
buzqeshjen e kafshoj me dhemb
Kush ne kete bote vertet ka qeshur
dhe s' ia kane shkelur te qeshuren me kemb


cfare muze qe ke mi........me pelqen shume metafora & simbolika jote...


Postuar nga iliriusa datë 08 Nëntor 2005 - 09:58:

Faleminderit Isra!
Me bejne te ndihem mire fjalet e tua!!! Faleminderit!
Pershendetje!


Postuar nga volter datë 13 Dhjetor 2005 - 19:05:

pershendetje iliriusa!

Une kam lexuar tanime disa poezi qe ke shkruar ty, si te thuash i kam lexuar me ate syrin e thjeshte ... Ne pergjithesi kam nje mendim shume te mire per ato qe shkruan ty. Ne shkrimet e tua verej se ke nje dell te mire vargu, dhe nje pjese te muzikes qe e ben vargut deridiku te ndihet mire dhe shendoshe. Poezia jote duhet ende me shume te dale nga shpirti i nxehur, pastaj nga disa ndjenja qe te cojne deri tek njohja ndaj njohjes. Muzika e vargut le te jete me shume e furishme qe te rreqeth fare nga korja e trurit e kudo... Perqendrohu me se shumti nga intuita e vargut dhe sa me shume vargu te mesoje lexuesin. Kjo eshte shume e rendesishme per ty..dmth per nga perberja me duket se ka disa mangesi te vogela, por megjitha me kalimin e kohes sigurisht qe intuita e vargut do te mesoje me shume...

mendoj se do mbesish e kenaqur me kete... (te tjerat do t'i them ne privat)

plloshtani, per ju


Postuar nga Zhylien Sorel datë 14 Dhjetor 2005 - 02:46:

pershendetje

per mua kjo "Marrezi" eshte shume e vecante...


Postuar nga astras datë 26 Shkurt 2006 - 20:31:

Lexoi te gjitha..................................................................................................................................................................................pastaj...harroi te gjitha.


Postuar nga iliriusa datë 13 Mars 2006 - 01:49:

Citim:
Po citoj ato që tha astras
Lexoi te gjitha...................................................................................pastaj...harroi te gjitha.


Nje nga keshillat me te mira qe me kane dhene ndonjehere!
Pershendetje Astras!


Postuar nga iliriusa datë 13 Mars 2006 - 04:33:

***Liria i ka hapat e pergjakur***


Zerat kaperthen neper mugetire
cirren e cfilosen ashper ne fytyre
Veshet perpeliten e struken ne duar
syte cepave ngecin, te lodhur, te menduar.

E gjymtyret tunden, perplasen e zgjaten
Gisht me gisht njerzit ngjeshen, maten
kacafyten shpirtrat si monstra te etur
ne kete jete te ndyre, te verber te vdekur

Dhe liria vjen me duar pa thonje
me to ka zhgrryer token neper ku kaloj
Edhe shpirti monster ul zerin e pret
e si ta dije ai qe liria vete nuk vret!

E liria vjen me hapa te pergjakur
me kofshe te ndotura, e lekure te plakur
Me sy te ngrene por ende te pashuar
akoma e virgjer edhe pse qindra here e perdhunuar!


21 Shkurt 2006


Postuar nga Zhylien Sorel datë 19 Mars 2006 - 04:53:

Thumbs up

E fuqishme.


Postuar nga Isra datë 23 Mars 2006 - 16:21:

Thumbs up

Jo!Me shume..............E persosur!


Postuar nga iliriusa datë 25 Mars 2006 - 03:58:

Isra.... po tani.... edhe e persosur???
Nejse nejse... faleminderit!


Postuar nga Isra datë 27 Mars 2006 - 17:23:

moj vajze, jo ti e persosur, por poezia


Postuar nga orig datë 27 Mars 2006 - 18:13:

Citim:
Po citoj ato që tha iliriusa
***Liria i ka hapat e pergjakur***


Zerat kaperthen neper mugetire
cirren e cfilosen ashper ne fytyre
Veshet perpeliten e struken ne duar
syte cepave ngecin, te lodhur, te menduar.

E gjymtyret tunden, perplasen e zgjaten
Gisht me gisht njerzit ngjeshen, maten
kacafyten shpirtrat si monstra te etur
ne kete jete te ndyre, te verber te vdekur

Dhe liria vjen me duar pa thonje
me to ka zhgrryer token neper ku kaloj
Edhe shpirti monster ul zerin e pret
e si ta dije ai qe liria vete nuk vret!

E liria vjen me hapa te pergjakur
me kofshe te ndotura, e lekure te plakur
Me sy te ngrene por ende te pashuar
akoma e virgjer edhe pse qindra here e perdhunuar!


21 Shkurt 2006




E dashur Ilirusa , poesi e bukur me shume figuracion dhe metafor.
Por dua te sugjeroj dicka qe me ra ne sy dhe nuk besoj qe te me keqkuptosh , pasi arti kur diskutohet merr vlere akoma me shume
Tek fraza ( disa here e perdhunuar ) mendoj qe nuk i pershtatet , pasi vetem lirin e shpirtit te njeriut nuk mund ta perdhunoj askush pasi i kalon kufijte real (te kesaj jete ) dhe limittet qe ve padrejtesisht skota njerzore . Ne shpirtin e njeriut e vetmja fuqi qe ve dore eshte fuqia supreme e Zotit .
Lirija fizike po , ajo po mund te perdhunohet .
Perpos kesaj Perseri mbetet nje poezi me peshe qe permban nje mesazh te madh . Te uroj frymezim dhe krijime sa me te bukura . Pergezime !

Respekte


Postuar nga Isra datë 28 Mars 2006 - 12:30:

orig, me fal te bej dhe nje sugjerim dhe une..
E kam vene re shpirtin poetik tuajin dhe me pelqejne krijimet tuaja, edhe pse pak te ekspozuara ne forum.

Kam pershtypjen, (te pakten si e kuptoj une pa dashur te te bej replike, sepse i takon iliruses te te pergjigjet,) por ajo metafora, " qindra here e perdhunuar" besoj se mund te interpretohet apo komentohet ne sensin e luftes se shpirtit, qe shpeshhere ehste ndier inferior ndaj kesaj barrikade pa kuptim, plot neveri e duf...Kjo liri edhe pse e lodhur akoma ka fuqi te prese dhe te shpresoje per himnizimin e asaj te vertete qe lufton, pra, edhe pse e " perdhunuar" ajo eshte e gjalle dhe e riperterire ..

Nejse, ky eshte mendimi im, mendimi eshte subjektiv keshtu qe dyert e subjektivitetit jane ta pafundme sikurse poezia..


ju pershendes,


Postuar nga viper datë 29 Mars 2006 - 21:29:

Thumbs up

o nipce e bokur ajo poezija jote me larte mor daj, tung


Postuar nga iliriusa datë 30 Mars 2006 - 10:09:

Citim:
Po citoj ato që tha isra
moj vajze, jo ti e persosur, por poezia


Isra pse me keqkupton, edhe une per poezin e kisha fjalen.


Postuar nga iliriusa datë 30 Mars 2006 - 10:16:

Citim:
Po citoj ato që tha orig



E dashur Ilirusa , poesi e bukur me shume figuracion dhe metafor.
Por dua te sugjeroj dicka qe me ra ne sy dhe nuk besoj qe te me keqkuptosh , pasi arti kur diskutohet merr vlere akoma me shume
Tek fraza ( disa here e perdhunuar ) mendoj qe nuk i pershtatet , pasi vetem lirin e shpirtit te njeriut nuk mund ta perdhunoj askush pasi i kalon kufijte real (te kesaj jete ) dhe limittet qe ve padrejtesisht skota njerzore . Ne shpirtin e njeriut e vetmja fuqi qe ve dore eshte fuqia supreme e Zotit .
Lirija fizike po , ajo po mund te perdhunohet .
Perpos kesaj Perseri mbetet nje poezi me peshe qe permban nje mesazh te madh . Te uroj frymezim dhe krijime sa me te bukura . Pergezime !

Respekte



Orig perkundrazi nuk ka perse te te keqkuptoj, plus qe njeriu meson me teper nga kritikat sesa nga komplimentet. Ke te drejte kur thua se ne shpirtin e njeriut vetem fuqia e Zotit ve dore, te pakten ne teori, sepse te ishte e vertet nuk do te ndjente askush dhimbje per shkak te fjaleve te ashpra te thena prej dikujt ndaj teje.... Vete fakti qe njeriu lendohet edhe shpirti te dhemb eshte nje lloj 'perdhunimi' ndaj liris..., asaj shpirterore. Madje do te thosha se perdhunimi i lirise shpirterore eshte me i shpesht edhe i pranuar si event normal i diteve tona se ai fizik, per mendimin tim. I kam pak te shkeputura mendimet sonte, ndoshta Isra e kishte shpjeguar me mire.
Te falenderoj sinqerisht per urimin, kohet e fundit do ta kisha vertet te nevojshem frymezimin....


Postuar nga iliriusa datë 30 Mars 2006 - 10:17:

Citim:
Po citoj ato që tha viper
o nipce e bokur ajo poezija jote me larte mor daj, tung


Pershendetje Viper! Faleminderit!

Ps. Mbese jo nipce.


Postuar nga iliriusa datë 27 Prill 2006 - 09:06:

Leter nenes

Hesht vetem nje moment
degjo....
Degjon?
Bota po rizgjohet, shterheq krahet
s'ka gjume.
Hesht vetem nje moment,
Shiko...
Shikon?
Dy duar te prekin fytyren, supet,
Jam une.
Hesht vetem nje moment
Beso...
Beson?
Atehere e di, asgje s'eshte rastesi
Ka zot!
Hesht vetem nje moment
degjo...
Degjon?
Ditet qe i groposa ne shpirt me rriten.
Shikon?
Hesht vetem nje moment
beso....
Besom!
Gjithe kjo kohe larg teje
me mundon.
Hesht vetem nje moment
ndje...
Me ndjen?
Jam aty, me krahet hapur per ty.
Po vjen?


Postuar nga viper datë 28 Prill 2006 - 00:24:

Talking

o mbese urime shpirt, per ate poezin me larte, dhe un pershenes nenen time, dhe i them qe te dua shum, flm qe me linde

per ty kjo foto


Postuar nga iliriusa datë 29 Prill 2006 - 02:03:

Citim:
Po citoj ato që tha viper
o mbese urime shpirt, per ate poezin me larte, dhe un pershenes nenen time, dhe i them qe te dua shum, flm qe me linde

per ty kjo foto



 

Faleminderit Viper!  Per urimin edhe per foton  

 


Postuar nga Roneo datë 29 Prill 2006 - 12:57:

Citim:
Po citoj ato që tha iliriusa
Leter nenes

Hesht vetem nje moment
degjo....
Degjon?
Bota po rizgjohet, shterheq krahet
s'ka gjume.
Hesht vetem nje moment,
Shiko...
Shikon?
Dy duar te prekin fytyren, supet,
Jam une.
Hesht vetem nje moment
Beso...
Beson?
Atehere e di, asgje s'eshte rastesi
Ka zot!
Hesht vetem nje moment
degjo...
Degjon?
Ditet qe i groposa ne shpirt me rriten.
Shikon?
Hesht vetem nje moment
beso....
Besom!
Gjithe kjo kohe larg teje
me mundon.
Hesht vetem nje moment
ndje...
Me ndjen?
Jam aty, me krahet hapur per ty.
Po vjen?



sec ma ngjeve penen me perlat e tua
ti je miku im, Ilir vargbilbili
me solli pranveren qe me tha te dua
poezia jote arome trendafili.

Bravo vellai


Postuar nga Isra datë 04 Maj 2006 - 18:27:

Ilirusa!A eshte e domosdoshme qe cdo poezie tenden ti japim nje note??
JO!!!
Nuk do te mjaftonte!


Postuar nga iliriusa datë 05 Maj 2006 - 09:11:

Roneo faleminderit per pershendetjen me ane te vargjeve.

 

Isra nuk eshte e domosdoshme pasi po ti jepje note cdo poezie do te dilte mesatarja e vertet pastaj, qe s'eshte aq e mire. Sepse ne pergjithesi komplimentat shkruhen por kritikat mbahen per vete. Megjithate te falenderoj qe gjithemon gjen kohen ti lexosh krijimet e mia. E vlersoj se tepermi.


Postuar nga diabolic datë 05 Maj 2006 - 18:11:

Thjesht mund te them qe je mahnitese...


Postuar nga iliriusa datë 06 Maj 2006 - 01:20:

Faleminderit!


Postuar nga Lela_Dr datë 14 Korrik 2006 - 19:18:

Te lexoja ne heshjte dhe asnjehere s'te kam thene qe shkruan mrekullueshem.

Sot se c'ndjeva nje deshire te te lexoja poezi. Dhe u struka ketu ne kendin e letrarve te rinj. Te rilexoj pa fund poezi qe s'kane fund.

Urime dhe per Librin tend ylli.


Postuar nga iliriusa datë 15 Korrik 2006 - 02:53:

Faleminderit Lela! Shume e sjellshme!


Postuar nga iliriusa datë 20 Korrik 2006 - 10:36:

U zgjova

 

U zgjova

s'e kisha pare dielli tek lindi

thjesht zgjata duart ta kapja

sepse e dija kishte lindur per mua.

U zgjova

e ngrita koken ngadal

bashke me petalet e luleve

ne kerkim te diellit.

U zgjova

por si lulet qe i shkelen kembet e pakujdesshme

dhe une u krrusa

u perkula

preka token.

U zgjova serish

sepse dielli lindi

petale thyher lulet u zgjaten

e une zgjata te mijet gjymtyre

hapa krahet

hapa syte

e dielli me goditi ne shpirt.

Gjithesesi.... u zgjova....


Postuar nga Lela_Dr datë 20 Korrik 2006 - 12:34:

Komplimente Iliriusa shume e bukur kjo poezia, sidomos kur e lexon ne mengjes mu pershtatet shume


Postuar nga iliriusa datë 21 Korrik 2006 - 08:20:

Faleminderit Lela! Me behet qejfi qe te ka pelqyer. Te pershendes!


Postuar nga Zhylien Sorel datë 30 Gusht 2007 - 00:02:

Gonxhja e bardhe

Zot sa do doja te isha petale
petale e bardhe e gonxhes perbri
Te merrja fryme zhytur ne uje
te vishja robdisham trendafili.

Te ndjeja puthjen e nje njeriu
perkedheljen e dy gishtrinjve
Te endesha ne jeten e nje te riu
si pjestar sekret i perqafimeve.

E une agjent i fshehte
qe mbaj sekret gjithecka,
do beja nje tradheti te vogel
duke folur me trendafila.

Do me linin mes librave
do isha mumja e nje kujtimi
qe thote nga thellesia e kohrave
per dashurin s'egziston harrimi.

(Iliriusa)

ps.Sa me pelqen kjo poezi


Postuar nga Indrit datë 30 Gusht 2007 - 22:48:

Prej kohesh!

Shikoj prej kohesh nje rrudhe ne balle
ditet kalojne ajo thellohet
Shikoj ne floke nje thinje te bardhe
Sa here i kreh thinjat me shtohen.

Prej kohesh shoh si transformohem
Shpesh here pasqyren e bej me faj
Shikoj si tretem si dobesohem
Pasqyren thyej, fatin tim qaj.


Postuar nga Zhylien Sorel datë 30 Gusht 2007 - 23:36:

Citim:
Po citoj ato që tha Indrit
Prej kohesh!

Shikoj prej kohesh nje rrudhe ne balle
ditet kalojne ajo thellohet
Shikoj ne floke nje thinje te bardhe
Sa here i kreh thinjat me shtohen.

Prej kohesh shoh si transformohem
Shpesh here pasqyren e bej me faj
Shikoj si tretem si dobesohem
Pasqyren thyej, fatin tim qaj.



Komplimente indrit,bukur si gjithnje

respekte


  Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 64 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.