Forumi Horizont | Gjithsej 13 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit » Trego 647 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- 8 Maj 2011. Zgjedhjet per pushtetin lokal. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18347)
8 Maj 2011. Zgjedhjet per pushtetin lokal.
Sot me date 8/5/2011 qytetaret jane thirrur ne votim per te zgjedhur drejtuesit e pushtetit lokal.
Deri tani kemi nje fushate pozitive, dhe nje dite zgjedhjesh mese pozitive ne rang vendi krahasuar me votimet e meparshme.
Populli tregon kulturen e tij ne keto raste dhe ai po e tregon mesemiri. Uroj qe edhe politika te beje te njejten gje pasi vitin e kaluar ishte ndonje note meposhte se populli, gjate numerimit te votave te stergjata e konfliktuale.
Pjesmarrja eshte e ulet ne total por eshte e kuptueshme pasi gjysma e votuesve este ne emigracion.
Pjesmarrja qe me e larte se 2 proceset e fundit zgjedhore Piktoro. Procesi shkoj mire besoj morrem note kaluese me ne fund. Normal incidente te vogla pati por qe jo ndonje problem te madh. Te presim rezultatet tani. Per TR parashikoj fitues Bashen.
Kur merret vesh se kush ka fituar?
Po besoj qe neser ne oret e para te mengjesit jepet 1 lloj ideje gjys zyrtare me pas duhen 3-4 dite te dali rezultati zyrtar.
Citim:E kisha fjalen te 50% qe duket sikurse ka votuar gjysma e popullsise se thirrur per votim, ne fakt sipas meje ka votuar rreth 85% e atyre qe mund te votonin.
Po citoj ato që tha AngelDevil
Pjesmarrja qe me e larte se 2 proceset e fundit zgjedhore Piktoro. Procesi shkoj mire besoj morrem note kaluese me ne fund. Normal incidente te vogla pati por qe jo ndonje problem te madh. Te presim rezultatet tani. Per TR parashikoj fitues Bashen.
Ne TR votuan 47% shifer e larte kjo ne krahasim me 39% heren e fundit
Citim:ne 2009 ishte 54% pjesmarrja ne votim per TR.
Po citoj ato që tha AngelDevil
Ne TR votuan 47% shifer e larte kjo ne krahasim me 39% heren e fundit
Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
ne 2009 ishte 54% pjesmarrja ne votim per TR.
Bollano humb Himaren
Edhe pse kishin ardhur nja 22 autobize nga greqia lexova se PS-ja ka marre bashkine e Himares. Shpresoj qe ky lajme te jete perfundimtar.
Ike Bollano ike ...... me gjithe Tosun Bac )))
PS e ka marre
Himaren
Saranden
Elbasan (eshte me shume se njemije vota para)
Lushnje
Fier
Vlore
Rreshen (ka fituar tashme)
Burrel eshte para kandidatja e PS
Erseke (ka fituar)
Krume eshte para
Korce eshte para
Tirane ehste para
Gjirokaster ehste para
Tepelene ka fituar
Gramsh ehste para
Kucove eshte para
etj
Re: Bollano humb Himaren
Citim:Jorgo Goro qe fitoi himaren ka bere fushaten edhe ne gjuhen greke ndaj fitoi mbeshtetje edhe te minoritareve
Po citoj ato që tha arturm
Edhe pse kishin ardhur nja 22 autobize nga greqia lexova se PS-ja ka marre bashkine e Himares. Shpresoj qe ky lajme te jete perfundimtar.
Ike Bollano ike ...... me gjithe Tosun Bac)))
Ketu tek ne ku nga njeri cep ne tjetrin ora ndryshon tre here .......... rezultatet dolen pas tre oresh ................. Ne shqiperi ku 500 mije vota jane gjithsej ......... duhen 23 dite me marr vesh rezultatin ............... .
Re: Re: Bollano humb Himaren
Citim:
Po citoj ato që tha RIP Gibbs
Jorgo Goro qe fitoi himaren ka bere fushaten edhe ne gjuhen greke ndaj fitoi mbeshtetje edhe te minoritareve![]()
Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
ne 2009 ishte 54% pjesmarrja ne votim per TR.
Sa shpejt i numerojne votat keta,dy dite per 5 kuti
Shkoni tek faqja e Edit ne FB ....... ka gallate ........ nga eufori ......... po kalon ne pesimizem ...................... .......
Paska ik per SHEL Ballano ne Himare
Duke pare e ndigjuar tani hecurine e numurimit, si dhe shume rezultate ne zona te ndryshme kuptoj qe, Shqiptaret paskan akoma DINJITET, ose nje pjese e MADHE e Shqiptarve!
...Te shohim hecurine dhe fundin.
Poradeci me 10 mije banore, 49% pjesemarrje ne zgjedhje .......... dhe don shtate dite me nxjerr rezultatin .............
Boh nuk i ndjek lajmet per shqiperine me. Por kete periudhe me kapi vrulli.
Burimi Top Channel:
Berisha "Une i besoj facebookut, dhe aty diferenca midis Basha dhe Rames eshte e thelle. Megjitahte une pres numerimin e cdo vote per te dhene qendrimin zyrtar"
FB se kudo kryeson!
Ka humbur pakica
Mero Baze
| 10/05/2011 |
Partia Demokratike e Sali Berishës ka pësuar një humbje historike nga Saranda deri në Has, në një votim që nga shoqëria shqiptare është konsideruar realisht si një referendum kundër regjimit. Shqiptarët i janë përgjigjur politikisht thirrjes së opozitës për të ndëshkuar një regjim, i cili për dy vite radhazi refuzoi tu tregonte shqiptarëve ku kishte shkuar vota e tyre dhe ndërtuan një qeveri bazuar tek figurat më peng që mafia shqiptare dhe ajo ndërkombëtare ka në politikën shqiptare.
Votimi i djeshëm së pari realizoi kërkesën e shqiptarëve për hapjen e kutive. Atë që për dy vite rresht Berisha nuk e bëri duke shpresuar se do të gjunjëzonte opozitën, e bënë dje shqiptarët duke i dëshmuar Berishës se është pakicë në shoqërinë shqiptare. 8 Maji hapi kutitë e mbyllura të 28 Qershorit duke dëshmuar se qeveria është jolegjitme dhe duhet të ikë një orë e më parë.
Nëse në kërkesën për hapjen e kutive opozita ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve të 28 Qershorit dhe legjitimitetin e parlamentit, me votimin e 8 majit ajo ka bërë një referendum për qëndrimin e saj ndaj 28 Qershorit, referendum që bën të domosdoshme zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Ky referendum së dyti i dha fund përpjekjeve të liga të Berishës për rrënimin e opozitës dhe krijimin e një opozite luajale me regjimin e tij. Shqiptarët votuan kundër tentativës për të prodhuar një regjim putinist në Shqipëri ku media dhe antiopozitarët kishin krijuar një aleancë të fortë pro qeverisë, për të rrënuar çdo vlerë opozitare në vend. Në një situatë të paprecedent politike, media shqiptare u gjunjëzua para presioneve të qeverisë për të mos denoncuar skandalet e saj dhe bëri një rezistencë të pjesshme dhe aspak dinjitoze ndaj trukimit të fushatës elektorale të saj.
Për vite me radhë të gjithë ata që do të studiojnë shkencat e komunikimit në këtë vend dhe teorinë e gazetarisë, mund të marrin emisionin "Opinion" të së dielës në mbrëmje në TV Klan për të parë deri ku ka shkuar vulgariteti i gazetarëve- shërbëtorë të pushtetit dhe deri ku mund të shkojë papërgjegjësia për të futur vendin deri në luftë civile për një grusht pare të paguara nga pushteti në këtë fushatë elektorale.
Me një histeri që tejkalonte vetë zellin e humbësve të këtyre zgjedhjeve, gazetarë që për vite të tëra i kanë shitur moral medias shqiptare, u shfaqën të shfytyruar dhe të papërgjegjshëm para publikut, vetëm nga ideja se regjimi dhe plani i tij kundër opozitës nuk po votëbesohej nga shqiptarët. Si për ta bërë më të plotë këtë karikaturë, në ekran u shfaq dhe Shkëlzen Maliqi, që nisi të ngjyente gishtat me pështymë si Ilir Meta për të gjetur të dhënat e sondazhit Gani Bobi, që i ishin ngatërruar me një përzierje gjuhësore mes toskërishtes së Kastriot Islamit dhe tropojanishtes së Sali Berishës.
Por kjo fushatë ka tronditur thellë dhe mbështetësit e sinqertë të Partisë Demokratike. Është e vërtetë se ata nuk e kanë besuar udhëheqësin e tyre kur ka thënë se jemi vendi me rritje ekonomike më të lartë në botë, apo kur ka thënë se është duke luftuar korrupsionin, por kurrë nuk e kanë menduar se ai do të shiste aspiratat e tyre për hir të familjes së tij. Sot demokratët e Shqipërisë nuk duhet të ndjehen aspak të humbur pasi në të vërtetë ata nuk kanë humbur asgjë.
Në Tiranë ka humbur Argita Berisha, Shkëlzen Berisha dhe Damir Fazlliçi. Kandidati i tyre nuk ka marrë votëbesimin e kryeqytetit, për fatin e mirë edhe të demokratëve. Në Vlorë nuk kanë humbur demokratët, por sekserët e Shkëlzenit dhe Argitës. Në Kavajë nuk kanë humbur demokratët, por eunukët e Shkëlzenit dhe Argitës. Në Laç nuk kanë humbur demokratët, por marionetat e Familjes në pushtet. Demokratët e vërtetë që kanë menduar se kanë fituar pushtetin qysh në vitin 2005, akoma nuk e kanë prekur atë.
Pushteti kaloi nga Fatos Nano tek një grusht njerëzish të familjes Berisha që i shikojnë demokratët si mish për top. Ata sot duhet të ndjehen të fituar se kanë hedhur një hap të madh përpara nga shitja e interesave të tyre nga një tufë njerëzish që kanë parim të bëhen miliarderë me pushtetin e fituar me votat e tyre. Sot nuk ka humbur asnjë demokrat i ndershëm shqiptar. Sot kanë humbur vetëm ata që kanë vjedhur dhe plaçkitur edhe demokratët shqiptarë.
Për këtë arsye disa bastione simbolike të PD, ku shquhet Kavaja dhe Laçi, i dhanë leksione të forta demokracisë shqiptare duke hedhur në kosh të plehrave marionatat e Sali Berishës.
Zgjedhjet e 8 Majit ishin votë kundër pushtetit personal dhe familjar të Sali Berishës, kundër Monarkisë së tij të Korrupsionit dhe jo votë kundër demokratëve shqiptarë. Demokratët shqiptarë fituan aty ku meritonin në jug apo veri, atje ku nuk ishin simbole të Familjes në pushtet apo çerdhe korrupsioni. Demokratët humbën atje ku bashkiakët ishin bërë si punonjës hipoteke të Shkëlzenit dhe Argitës, atje ku demokratët e vërtetë nuk e preknin pushtetin e tyre, por persekutoheshin prej tij.
Edhe humbja e Bollanos në Himarë i ka ardhur më shumë prej mbështetjes së tij prej Sali Berishës se sa prej afrimit të tij si një nacionalist i vjetër. Shqiptarët kishin identifikuar në këto zgjedhje një shënjestër dhe ajo ishte Sali Berisha. Tashmë ai ka marrë një votë të qartë popullore kundër dhe duhet të mbajë fjalën që do ta lexojë këtë rezultat. Shpresoj mos ta lexojë në alfabetin e Bin Ladenit, por në alfabetin perëndimor dhe t'i hapë rrugë kthimit të normalitetit demokratik në Shqipëri.
Ai është sot figura më antipopullore në vend dhe nuk mund të mbajë peng qeverisjen e vendit për shkak të interesave të Familjes së tij. Në këto zgjedhje si rrallëherë në botë ka humbur pakica që na qeveriste, ka humbur pakica që na kontrollonte liritë tona, pronat tona, bizneset tona, ka humbur pakica që ka vjedhur pushtetin e shumicës së demokratëve shqiptarë. Ka humbur një pakicë e paligjshme që nuk përfaqëson as demokratët dhe as socialistët shqiptarë, por Familjen e Sali Berishës.
Le të shkojnë pa bërë dëm nëse duan të kenë paqe me veten dhe shqiptarët në ditët që vijnë.
Citim:
Po citoj ato që tha AndreaPirelli
Ketu tek ne ku nga njeri cep ne tjetrin ora ndryshon tre here .......... rezultatet dolen pas tre oresh ................. Ne shqiperi ku 500 mije vota jane gjithsej ......... duhen 23 dite me marr vesh rezultatin ............... .
Ben pershtypje ndarja jug- veri dhe eshte ineresant fakti qe edhe pse investimet me te medha jane bere poshte e veshtiresite me te medha i kane patur verioret, votat deri tani me duken te pallogjikshme . Cudi e madhe.
Si ta lexojme kete vote?!
Laç fiton Ps!!!
Askush nuk e kishte menduar qe ky bastion apo edhe disa bastione te tjera te kalonin ne krahun tjeter.
Pozitive padyshim.
Pozitiviteti qendron tek ajo qe njerzit tashme jane te ndergjegjeshem kur te votojne.
kryetari humbes i Laçit nuk mundi kurre te asfaltonte as rrugen kryesore te qytetit.
me vjen me mire nga njera ane qe nuk i kane te dy pushtetet edhe ate qendror e tanime me ne fund jo ate lokal se si do vente puna me pas....
mendoj qe baza e vete me militantet e PD kane votuar kunder ca emrave deri dje socialiste e sidomos lidhjes me te kotshme me ls-istat.....
Citim:
Po citoj ato që tha al74
Ben pershtypje ndarja jug- veri dhe eshte ineresant fakti qe edhe pse investimet me te medha jane bere poshte e veshtiresite me te medha i kane patur verioret, votat deri tani me duken te pallogjikshme . Cudi e madhe.
Citim:
Po citoj ato që tha al74
Ben pershtypje ndarja jug- veri dhe eshte ineresant fakti qe edhe pse investimet me te medha jane bere poshte e veshtiresite me te medha i kane patur verioret, votat deri tani me duken te pallogjikshme . Cudi e madhe.
Citim:al ka te drejte.
Po citoj ato që tha Fajtori
Cilat investime te medha jane bere me shume ne jug?
Citim:
Po citoj ato që tha kurti
[
une nuk i ndjek aspak kte politiken shqiptare dhe me falni per injorancen por duket qart ne ket fushat elektorale gjitha mintingjet fjalimet e te dyja partive shumica jane bere ne jug, sepse jugoret ankohen me shume per gjithka, prandaj ata marrin rracionin me te madh te tortes, cilado parti te fitoje![]()
Citim:p.sh kte fjaline e fundit shikohet qart qe je ndjere inteligjent dhe mire per veten duke e shkruar, pa e postuar akoma lool
Po citoj ato që tha arturm
P.s. A e ke pyetur ndonjehere vehten mos ndoshta eshte shenje zgjuarsie te ankohesh ndaj qeverive?
Citim:
Po citoj ato që tha kurti
p.sh kte fjaline e fundit shikohet qart qe je ndjere inteligjent dhe mire per veten duke e shkruar, pa e postuar akoma lool
good for you buddy![]()
Citim:
Po citoj ato që tha arturm
Eshte normal qe do behet ne jug fushata. Ku do ti te behet ne Shkoder ku njerezit nga maja e catise se shtepise se permbytyr thone "rrofte Sali Berisha"? Apo do te ngjitesh me lart akoma
O arratis Luli ....... 1000 e kusur para ............. ... 400 vota te pavlefshme ne nje kuti te njesia 5
.... e mire mire .... do merren me Salen keta .................. .
Citim:
Po citoj ato që tha AndreaPirelli
O arratis Luli ....... 1000 e kusur para ................ 400 vota te pavlefshme ne nje kuti te njesia 5
![]()
.... e mire mire .... do merren me Salen keta .................. .
Sikur te jete edhe finale e CL kaq interesante sa zgjedhjet ne shqypni ...... Nje here ia hyp njoni, nje here ia hyp tjetri .............. . U kenaqen ....... .
Ore si vajti halli me Tiranen se Erioni i cjerr knej nga facebook ....nje e dy e thote ...."kurajo"
Po vizon e ka pare njeri kohet e fundit !
Si nuk gjetem nje fallxhore te na tregoje rezultatin se keta e kane marre me nge me i numeruar.
Halli vajti qe Basha eshte ne avantazh rendshem ne kutite e fundit, ndersa Edi Rama eshte "i sigurte" se ka fituar (ec gjeje se si). Erion Brace uleret se ka makina te armatosura verdalle por asnje incident s'ka pas gjate numerimeve. Si perfundim eshte ne avantazh Basha dhe pa ndonje mrekulli ne 20 kutite e tjera nuk besoj se Rama fiton. Ajo qe me habit eshte se ka nja 18 mije vota "te pavlefshme" ne Tirane. Me nje rezultat kaq te ngushte ato vota do ishin shume te rendesishme...
Manipulime nuk ka per ket te jeni te sigurt. Ska ngel nderkombetar qe spo i vezhgon nga afer procesin e numerimit.
Pritej ky rezultat nuk e do njeri Ramen ne TR.
Ne zgjedhjet 2009. Ps ishte ne avantazh me Pd.
Ps dhe aleatet kishte 121 000 dhe pd 106.000
tani duhet pare sa vota kane ngelur pa numeruar dhe a e arrin Rama 121000.
Kini durim...
Kuriozitete
Gati 1300 vota per Milloshin.
Lsi tregon se ka ruajtur pozicionet e veta.
Pdiu po maturon si force e katert.
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Cilat investime te medha jane bere me shume ne jug?
al74, ka dy komplekse ajo zonja e panjohur kompleksin e inferioritetit dhe ate te superioritetit. qe e bejn trurin e cdokujt proper fucked
kto njerz qe shprehen kshtu dhe jetojn jashte shqiperise, ndeshen dita dites ne vendet ku jetojn me komleksin e inferioritetit, pastaj te bejn nje balancim ndjehen superiora ne shqiperi pse jane lind ne tirane.
isha ne avion nga austria ne tirane.
ishte nje grua e vejter me rube ne koke, dhe nje goce e re tiranse mulate gabele
kjo e fundit qeshte me ironi dhe tallje duke shikuar plaken shqiptare me rube ne avion, sikur po e tupreronte. kte fat ugly girl
ironia ishte se kjo tiransja vetem rrace shqiptare qe nuk ishte, dukej arabike ose greke apo jevge. kurse plaka me rube ishte 100% e bardhe evropiane, por me tradita te vjetra, me nje rube te zeze qe perdorin shume gra katolike andej
ndersa kur u ktheva nga tirana per ne austri verejta nje goce shume simpatike tironse qe studionte ne vjen, dhe ajo ishte ulur afer nje plake tjter me rube ne koke. kjo toiransja po e ndihmonte kte plaken per gjithcka qekishte nevoje plaka, meqe kjo tironsja e bukur me kekroj edhe mua ndihm shpejt ti marr nje gote uje plakes.
kjo tironsja qe nuk hezitonte ti vije ne ndihm plakes ishte e bukur dhe pa komplekse. me takoj te flas me te
tani ky eshte konkluzioni im: nese kjo zonja mister e panjohur qe quan shpellar gjithe verioret eshte e bardhe dhe evripaine looking, le ta postoje nje foto ktu, dhe une do pres koken time dhe do i jap fund jetes nese kjo duket evropiane apo simptike. lool
kurt
kapi seriozisht gjojnat ose bojm nji parti te "Hippy" ene hudhim kanditaturen. ka ardh koha per ndryshim
Presim pra...
i urrej keto gjera..çuditerisht, jasht bashkejtojm me Francez, italian spanjoll, afrikanet , arabet, e lloj lloj basyreti, e flasim , shtym kohen me ta, i durojme.
ofeza si po lexoj ketu s'me ka ndodh kurre, me rracen tende , gjakun tend ndodhin..nejse..e çela kete mhb se un ne shoqerin time, njeriu qe kam resp e resp anej e kam, çuditerisht, ndihem ultra dhe se eshte verior.
Per te hyr ne tem tashi, fushatat, jan objekt balancoir, se tek e fundit, gjynah per ata, se ç'do vuajn qekur te dalin rezultatet se tashi nqeveri jan te djathtet e neper bashki , mendoj se dominojn keta palaçot,, si do meren vesht tani? ato projekte, do i zbatojn a jo me? vari teneqen mendoj un.
m'ka marr malli ta shoh ket shtrigen ne forum:d
Citim:
Po citoj ato që tha kurti
m'ka marr malli ta shoh ket shtrigen ne forum:d
Me pelqen kurti ne version psikanalist Edhe mua me vjen keq kur lexoj te till postime. Jo pse edhe un jam nga veriu (shpellar)
po me vjen keq x ato qe i bejn kto postime. "njerez te vegjel"
Do na tregoni qe nuk ekzistojne shpellaret tani?
Edhe ata nga veriu (psh shkodranet) ankohen per prezence shpellaresh ne qytet. Sigurisht, nuk eshte mire te behen ndarje te tilla ne shoqeri, por edhe te injorohen kontraste sociale nuk eshte e shendetshme. Shpellaret jane si katunaret. Koncept abstrakt qe permbledh nje prototip te caktuar njeriu, mundesisht zaptues toke, i ardhur nga kulture e prapambetur, qe nuk meson nga qyteterimi dhe mezi flet shqip, qe njeh dike ne qeveri dhe kalon me te kuqe ne sheshin Skenderbej. Te tjeret mund ta pasurojne kete vizion te shpellarit me karakteristika te tjera, por kjo nuk eshte tema e duhur.
Gjithsej 13 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit » Trego 647 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.