Forumi Horizont | Gjithsej 14 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit » Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Copeza jete nga e kaluara... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5885)
Copeza jete nga e kaluara...
Kjo eshte nje nga ato ditet qe s’me vete te bej asgje-asgje,thjeshte te fle ne erresire ne dhomen time tere diten :ndoshta kam periudha letargjike dhe une,kjo zakonisht mbas sforcimeve mendore por sot c’eshte ?Ndihem e grisur nga jeta,e grisur nga deshira per te vazhduar te « luftoj » per dicka qe ndoshta s’do e shijoj aspak !Asnjehere !
U zgjova e tmerruar nga sveglia e celularit,zakonisht nuk shoh shume enderra(dhe kur i shoh jane kryesisht « filma horror »),fle rehat,nuk dua te enderroj pasi enderrat quhen keshtu meqe ngelin te tilla,dhe nese realizohen nje dite kupton qe i ka ikur magjia…
Sapo hapa syte me mbuloi trishtimi,kisha frike qe ajo qe kisha enderruar ishte e vertete : ……(emer)e vogel,e shtypur nga nje makine e une qe e mbaja ne krahe duke qare e duke pare gjakun ne duart e mia,ne nje moment i them nje gruaje qe vetem me veshtronte te merrte targen e makines qe shtypi femijen ngaqe une s’arrija ta shihja,e ajo se bente.Vetem me shikonte me nje veshtrim te trishtuar !Bertisja me sa ze qe kisha,mundohesha ta shihja me syte e mi por s’arrija…e keshtu makina u largua,e une aty ne mjerim me nje qenie te pafajeshme ne krahe
Preka fytyren time dhe ishte e lagur nga lotet,realizova qe kisha qare ne gjume Mbas pak minutash,mbasi rimorra veten,vura pak muzike,s’me vente te ngrihesha nga krevati e te filloja dhe nje dite si gjitha te tjerat,por ama DUHEJ.
Sa gjera jane bere ne jete pa me pyetur ,pa pasur mundesi te vendosja : nuk vendosa une te vija ne bote,thjeshte u perplasa diku ne nje cep te tokes dhe mu tha ne heshtje « tani vuaj per te jetuar » pasi jeta fillon me lote(te shfaqur ne forme bertitjet) e foshnjes vete dhe mbaron me lotet e te afermeve qe do te qajne 1 dite(ndersa trupi yt behet ushqim per banuesit e dheut) e do bejne sikur te kane ne mendje gjate 1 viti.Cfare trishtimi !!
Ne backgroundin e dhomes degjohej :
“Ma da dietro una finestra guardo fuori mentre è cominciato a piovere
Pomeriggi tristi e vuoti, scuri come delle vecchie gallerie
I miei giorni sono uguali a quei vagoni fermi nelle ferrovie
Questo maledetto inverno non si ferma sulle porte, gela l'anima”
Ehh,dhe kjo kenge me duhej qe ne mengjes,hopla,mblodha gjithe forcen dhe u ngrita,nje dush shpejt-e-shpejt ngaqe kisha humbur kohe duke lundruar ne mendime dhe me pas direkt e per ne mesime.Por me vente te merrja tramin sot,kisha nevoje per njerez rreth e rrotull,e keshtu bera.U ula diku ne fund te tramit super te gjate dhe po vazhdoja ne mendimet e mia,kisha humbur totalisht ne shallin tim i cili me kishte mbuluar fytyren deri ne hunde…ne nje moment vura re qe Jeans-et e mia po i ndieja cike te medha ne trup,shoh mire se ca kisha veshur(rrofte perqendrimi,isha veshur aq “e perqendruar” sa s’dija cilen pale pantallona kisha marre nga rafti e me pas veshur).Ishin Jeanset e shperlara nga ngjyra qe kisha blere vetem para nje muaji.Ne momentin qe i kisha blere me rrinin perfekt,nderkohe si kisha veshur madje kisha harruar dhe qe i kisha,e tani shikoji,paskam humbur serish peshe ne pak kohe.
E njejta gje ndodh dhe me njerezit kur i humbet nga syte,ne kohen qe s’je me ne kontakt me to ke evoluar si karakter pa qene afer te ndash ato ndryshime e ti pranosh gradualisht.Ne nje moment ndjen karakterin e tyre qe te shtrengon,qe s’te le te marresh fryme,e qe per pak liri ndjen te arsyeshme largimin.
Kishte mbuluar avulli dritaren e tramit,e une qe doja te shihja rruget e lagura,fshij me duar pakez dritaren,ne nje momentin shoh refleksin e syve te mi ne xham…pasqyronin totalisht gjendjen time shpirterore
Ka momente ne te cila do doja te isha nje qenie qe s'kupton asgje,keshtu do mbroja veten nga intuita e tepruar.
"je nje nga njerezit e vetem qe kam njohur qe s'humbet asnje detaj nga syte"-me tha me nje buzeqeshje te embel
-"dhe ti e quan kete nje prirje?"E pyes me nje shikim ironik.
"Natyrisht"
-"Gabohesh"
Me depertoi me sy duke kuptuar qe isha ne dijeni te cdo gjeje...ironia e jetes
Copeza nga jeta e nje mikeje
Kjo eshte pjese nga ditari i nje mikes time. Nuk donte ta postonte vete ne forum se do te kuptohej qe do te ishte ajo. “Do te ndihem me mire nese dhe te tjeret e lexojne, jam e sigurt qe dhe O…do ta lexoje ” tha ajo.
KAM FRIKE MOS TE TE HUMBAS
Jam betuar, nuk do te te telefonoj me une. Kam qene une gjithmon e para qe e kam bere kete….perse? Duke ditur shume mire vendin ku punoj numrin e telefonit.
Eh e di e di edhe persene, eshte thjeshte ngaqe te dua aq shume saqe nuk dua te jem larg teje as edhe per nje minute. Nuk kam dashur kurre te te humbas edhe pse shpesh here kam ndjere peshen e rende te telefonit te me mbyllet mbi fytyre…Pse te ndodhe. Pse?
Ndoshta ti i jep shume rendesi vetes dhe disa here me ke thene “duhet te kesh respekt per veten”
Kujton se me mungon ky respect…., jo madje e kam te tepruar, por kjo qe po ndodh eshte dicka qe po ndodhe vetem me ty “Z. O”. Po te them zoti sepse keshtu te duket vetja, te pelqejn kur te tjeret te mbivleresojne, te pelqejne lajkat e te tjereve dhe jo fjalet e verteta qe dalin nga zemra e dikujt qe vertet te do.
Ishte dite dimri dita kur u takuam, ishte ditlindja jote…. e maban mend, 28 Janar….dhe ditet kalonin, kishe shume probleme normale si cdo njeri dhe une qe mundohesha te te qendroja sa me prane me sa mundesha. Mundohesha te te kuptoja edhe pse shpesh here nuk arrija. Per ty gjithcka ishte dhe eshte e rendesishme pervec meje. Eshte kjo gje qe me ben te ndihem shume keq.
Eshte nje dhimbje e tmerrshme qe me ka pushtuar te gjithen, nuk di cfar bej, nuk di cte mendoj me pare. Mundohem te te justifikoj duke thene ky eshte tipi jot, por kur shoh sjelljen tende me te tjeret kuptoj te kunderten.
Mbaj mend qe fytyra jote ka qeshur vetem nje here, a jo dy here me fal dhe ne ato caste jam ndjere njeriu me i lumtur ne bote.
Ka qene nje here kur une jam kthyer nga shkolla isha bere uje dhe ti duke me pare me the je bere si macke…… sa do te doja ta kuptoje sa shume kisha nevoje per ngrohtesine tende, te me qendroje prane, nuk besoj se kerkoj shume apo jo…?
Hera tjeter ka qene ne nje dite shume te nxehte, do pinim kafe tek Friends dhe une nuk hyra tek kafja por po te prisja jashte. Kur me pe fytyra jote qeshi dhe me pyete kaq i rendesishem qenkam sa me pret ne pike te vapes….une vetem qesha dhe do te doja qe vertet ta kuptoje qe je shume i rendesishem madje shume me shumeeee sec ti mendon O…. Nuk e di nuk do te doja qe gjithcka te perfundonte per vet faktin se une te dua, por nje gje duhet te kem parasysh (kete ja them vetes), duhet te mesoj te kem respect per veten, ashtu sic ti me ke thene dhe kete respekt duhet ta kene njerezit qe dua me shume, pse jo edhe nga ty O… Ndoshta do te jete me mire keshtu. Nuk dua te vuaj me jam vertet keq edhe pse ti me sheh gjithmon me fytyre te qeshur. A sa do te doja qe te arrije te me kuptoje, te shihje ne brendesi te zemres, por me sa duket nuk do ta besh kurre kete dhe do te vazhdosh te mendosh si gjithmon pa asnje problem mund ti them c’te me vije ne goje e rendesishme eshte qe asaj si ben asgje pershtypje, por nuk eshte aspak e vertete.
Nejse edhe pas gjith kesaj une vazhdoj te te dua dhe se di nese kjo eshte e drejte apo jo….
Kam pasur gjithmon frike mos te te humbas, por edhe nese te humb do te gjej forcat per te vazhduar te jetoj perseri.
Ndjente eren dehese te pertunjave
lejla qe ishin afer kokes se saj.Ne dehje ,ndjehej e lodhur ,dhe e kenaqur .
Ora e kishes luterane pak metra me tutje tregonte 4 e gjysem .Pa oren e dores prej lekure te kafenjte per tu siguruar ne ishte e sakte. Sendet antike dhe te vjetra i terhiqnin por gjihtmone ekzistonte rreziku qe ato nuk mund te punonin mire. Ndodhi e kunderta.
I mbylli syte dhe ne mendje kaloi ngjarjet e diteve te kaluara .
Oh nene c'dite
Kish qene enderr
kish qene mbrekulli
kish qene sfide..?
c'kishin qene ato dite?
Preku borduren prej betoni qe tashme ishte e nxehte prej diellit . Bluza e Tommy Hilfiger dhe pantallonat sportive i ndjeu te ngrohta gjithashtu teksa rrinte gjysem e shtrire mbi bordure .Hapi syte dhe bluja e qiellit e mbushi plot. Rete e bardha shumeformeshe ecnin ngadale prej puhise se lehte qe ate e prekte fare pak. Ia fiksoi syte e mjalte diellit dhe pasi teshtiu disa here ,ne cepat e syve u formuan rrumbulla te vegjel loti qe zbriten anash faqeve dhe perfunduan ne gushe. Mori fryme ngadale dhe thelle dhe pasi la tej kujtimin e aeroporteve ,te takimeve dhe ndarjeve ,ku shikoje shprehjet me te fuqishme te dashurise ,perqafimet ,puthjet lulet dhe tabelat per te gjetur sho-shoqin, qarjet dhe tundjet e duarve ne shenje lamtumire falenderoi Zotin ,falenderoi personin qe i kish mesuar qe endrrat mund te beheshin realitet nqs e doje dicka me gjithe shpirt ,falenderoi qe e kish ndihmuar per te realizuar nje te tille ato dite. .
Boshesia iku , ajo qe mbeti ishte the eternal sunshine of the spotless mind.
the blue of the sky ,the yellow of the sun, the purple of the pertunas ,the white of the clouds ...u deh perseri ...
Re: Ndjente eren dehese te pertunjave
Citim:
Po citoj ato që tha BluE_icE
the eternal sunshine of the spotless mind.
Citim:
Po citoj ato që tha BluE_icE
lejla qe ishin afer kokes se saj.Ne dehje ,ndjehej e lodhur ,dhe e kenaqur .
Ora e kishes luterane pak metra me tutje tregonte 4 e gjysem .Pa oren e dores prej lekure te kafenjte per tu siguruar ne ishte e sakte. Sendet antike dhe te vjetra i terhiqnin por gjihtmone ekzistonte rreziku qe ato nuk mund te punonin mire. Ndodhi e kunderta.
I mbylli syte dhe ne mendje kaloi ngjarjet e diteve te kaluara .
Oh nene c'dite
Kish qene enderr
kish qene mbrekulli
kish qene sfide..?
c'kishin qene ato dite?
Preku borduren prej betoni qe tashme ishte e nxehte prej diellit . Bluza e Tommy Hilfiger dhe pantallonat sportive i ndjeu te ngrohta gjithashtu teksa rrinte gjysem e shtrire mbi bordure .Hapi syte dhe bluja e qiellit e mbushi plot. Rete e bardha shumeformeshe ecnin ngadale prej puhise se lehte qe ate e prekte fare pak. Ia fiksoi syte e mjalte diellit dhe pasi teshtiu disa here ,ne cepat e syve u formuan rrumbulla te vegjel loti qe zbriten anash faqeve dhe perfunduan ne gushe. Mori fryme ngadale dhe thelle dhe pasi la tej kujtimin e aeroporteve ,te takimeve dhe ndarjeve ,ku shikoje shprehjet me te fuqishme te dashurise ,perqafimet ,puthjet lulet dhe tabelat per te gjetur sho-shoqin, qarjet dhe tundjet e duarve ne shenje lamtumire falenderoi Zotin ,falenderoi personin qe i kish mesuar qe endrrat mund te beheshin realitet nqs e doje dicka me gjithe shpirt ,falenderoi qe e kish ndihmuar per te realizuar nje te tille ato dite. .
Boshesia iku , ajo qe mbeti ishte the eternal sunshine of the spotless mind.
the blue of the sky ,the yellow of the sun, the purple of the pertunas ,the white of the clouds ...u deh perseri ...
haha
lori_kerputhka _champinona...
-hej ,the mushrooms were very delicious, i tell you that.. !:p
..and FREAK i would prefer to have the pictures in a more private way ,don't make me with heart attacks pls. hahaha
i saw the duck's leg too :p cute .(now i have in mind the image of you chasing the poor duck just for that picture) hahaa
you artist ,you ---you good ,you
p.s.let's cross the fingers for the next trips.... .
VITA LUNGA I DREAMERS !
sure
the First option is more likely to happen ... :p
Fantasy melding "some" past.(just having fun in writing)
Ajo u fut me nxitim ne banke.Hapi deren duke mbajtur te shtrenguar nen sqetull canten e saj te zeze ,u pa shkarazi ne vitrinen e qelqte ,pastaj me koken lart dhe me takat qe kercisnin neper pllaka eci drejt tellerit te pare.Floket e gjate te zinj dhe rebele i kishte leshuar mbi supe ate dite.Kish veshur nje bluze burghandy pa menge dhe nje fund trecereksh te zi qe dukej si per prerje latine. Gati gati i dukej sikur po gatitej te kercente passo doblen. Mungonte vetem vera e bardhe Chardonnay qe ajo porosiste gjithmone kur dilte me miq.Teksa iu afrua banakut i foli djalit qe akoma s'po merrte veten prej hyrjes se saj ceremoniale dhe i tha me nje ze te holle dhe te lakueshem se deshironte te bente nje transaction.Me canten akoma te shtrenguar nen sqetull kish filluar te fliste per vapen e padurueshme , per uljet e cmimeve te veshjeve ne Filene's Basement , per uraganin jugor Charlie dhe kish perfunduar duke ngritur vetullat perpjete dhe duke harkuar buzet gjithe merzi per taksat e larta e pasuar nga nje batute kundra Bushit. Djali qe nderkohe po merrej me transaksionin kish veshur buzeqeshjen cliche' vetem per customer service teksa nuk dinte si te ndalonte ankimet e klientes dhe nuk donte te nxiste me tej biseden.
Me pas vajza kish pushuar dhe duke trokitur gishterinjte mbi banak kishte kthyer koken gjithe pertese dhe merzi, sikur telleri te kish qene njeriu me abnoxious ne bote, drejt deres se bankes dhe kish pare SUV-ne e kuqe te parkuar ne buze te saj.
E nderkohe qe po shihte drejt makines ,nje burre zeshkan u afrua, hapi deren e saj me shpejtesi dhe ndezi motorrin brenda pak sekondave.
Ajo e alarmuar thirri fuqishem dhe me takat qe i trokisnin kish vrapuar jashte bankes per ta ndaluar vjedhesin .Per fatin e saj te keq s'kish arritur dot.Kish pare makinen e saj te largohej dhe te linte vetem shenjat e gomes se djegur ne asfalt prej shpejtesise dhe eren e rende. Atehere per te bere nje tentative qe me shume shprehu inatin e saj sesa beri pune ajo hoqi njeren sandale dhe e flakeriu mbi makine.
Ishte e sigurte qe fytyren e burrit e kishte pare diku. Kishte floke te zinj ,sy te zinj vetulla te trasha te zeza, ezmer-gjak latin ndoshta.
Dhe teksa i kaloi neper mendje detajet ,c'kishte veshur ,levizjet e shpejta si nje flash u bind per se dyti qe burrin e kish pare ,e kish njohur por sado qe perpiqej te kujtonte se kush ishte nuk arrinte dot.
Vuri duart ne floket e gjate sikur donte te mbahej atje dhe kur u kthye perseri tek telleri i tha gjithe padurim ti telefonote policise.
Ai i nervozuar duke dashur te ruante gjakftohtesine ,kish vepruar ngadalshem.
Vetem atehere ajo pa qe canten te cilen pak minuta me pare e mbante shtrenguar nen sqetull si ata manjaket qe s'leshojne prej duarve valixhe me dollare ,nuk e kishte me vete.E kish harruar ne banak teksa kish vrapuar drejt makines dhe tani ishte zhdukur . Pasi pyeti djalin ,njerezit perreth ,deshmitare te mundshem ne e kishte marre njeri canten ajo mori pergjigje negative .Atehere ajo kish kapur per gryke tellerin dhe gjithe inat i kish thene ti telefononte policise ASAP (as soon as possible)
E teksa rrinte ne trumen e njerezve ,perpiqej te mose leshonte veten. E dinte qe Craig kishte paguar njerez ne kerkim te saj ,e dinte gjithashtu qe ishte ne mes te dy zjarreve. Kish menduar qe e vetmja gje qe duhej te bente ishte te largohej sa me pare prej NY por tani qe s'kishte asnje dokument me vete ,pa llogari bankare ,pa ID ,pasaporte dhe mbi te gjitha pa diamantet e Mithres te fshehur ne nje kuti tualeti ne canten e zhdukur tashme ajo s'dinte nga tia mbante.
S'i mbetej gje tjeter vecse te kerkonte ndihmen e policise dhe tu rrefente deshmine e saj.
-Po fillon lufte te rende? Whatch me!-kish thene neper dhembe dhe kish ngritur koken lart.
Idea e kesaj teme ishte te shkruheshin copeza nga e kaluara pa u lidhur me te tashmen,dhe me e rendesishmja,PA u komentuar,PA bere citime te asnje lloji.Cdo mesazh i shkeputur nga tjetri!!
Ja krejt momentet me erdhen ne koke, dhe s'di ku ti shperderdhi... Ishte nate e bukur, me hene e yje te bukura, dhe nje magji e farfuritshme mbi qiellin e zi... Une dhe ajo rrijme ne parkun e madh. Une turist i fjetur, ndersa ajo e vendit...Ambienti e bente jete shume e afert me natyren, por nuk mungoi ajri i Plloshtanit asesi. Une dhe ajo ulur ne park, dhe ia numeroj yjet tek veshi i djathte, dhe i them ;"Ylli i arshues se vogel" ndricon me shume, se sa herave te tjera...Me thote- po vertet zotrote?! Zeri i saj i bukur, u bashkua me zerin tim te kristalte dhe mori gershetim te bukur heshtjesh...Heshtje e gjalle qe e puthte ne molleza te faqeve, dhe benim si te cmendur rreth asaj nate te vetmuar. Por ate nate kishte munguar hena...Dhe aty ketu une dhe ajo kete nate e pagezuam" Nate pa hene"...Ishte vertet jete e mire, dhe nje jete me romantizem te theksuar...
E pershendes gocen qe eshte ne mendimet e vjetra... Kenaqesia romantike - erotike eshte prapavije e suksesshme per mua...
Te puth doren Plloshtani
Sot(para ca kohesh e pare nga momenti qe po shkruaj ketu ne forum)takova nje mike timen te mesmes dhe dashur pa dashur perfunduam ne debate ne lidhje faktoret e ndryshem qe mund te kishin impakt ne suksesshmerine e nje individi,u permend dhe statusi social si nje mbeshtetje ekstra.
Per nje moment mendova per njerezit me aftesi te kufizuara ekonomike,mu duk sikur kapitali i vertete,ai njerezor po humbet fal materializmit qe ka pushtuar boten.
Ndihem pak utopike,jam ajo qe ka enderruar gjithmone per nje shoqeri te bazuar ne meritokraci: ku te gjithe te kane te njejtin start,nga e njejta platforme horizontale.E ato qe jane vertete te afte te jene ne maje,kurse ata qe s'jane mire ne asgje,te liheshin ne habitatin e tyre primitiv ne margjinalitetin e nje shoqerie.
Por dua te besoj qe jemi duke vajtur drejt imazhit te mesiperm,imagjino,ne shekullin e 17-te njerezit thonin per nje te varfer"oh sa keq,por ishte Zoti qe donte diferencat sociale".Kurse tani degjon shpesh njerezit duke thene"nese eshte ne ate gjendje eshte faji i tije/saje".
***
Me ka pelqyer filozofia,saktesisht fatalistet gjermane.Kam adhuruar gjate ca koheve Schopenhauer(dhe vazhdoj ta adhuroj),jam e dashuruar mbas nje shprehjes te tije ku thoshte"perse te qash gjate DISA momenteve ne jete,nderkohe qe e TERE jeta eshte per tu qare?"
Ne momente te veshtira gjej veten tek keto fataliste,ka momente ne te cilat ndihesh vertete keq dhe e vetmja gje qe s'do doje te degjoje eshte"ah,jeta eshte e bukur,zogjte cicerojne,dielli ndricon..." por do doje te degjoje"ke te drejte,jeta eshte pikerisht e veshtire ne disa momente".Dhe ehste pikerisht ky pesimizem qe te ben te rimbledhesh forcat pasi i thua vetes"well,me keq se kaq s'ka ku te veje ndaj mblidh forcat dhe VAZHDO"!!!!
***
Do vije nje dite ne te cilen une do te te dorezoj letrat e lojes qe po luajme,do vije nje dite qe s'do thuash me qe kam fituar cdo leter qe kishe ne dore(duke harruar qe dhe ti ke letrat e mia) dhe qe tani duhet ti jap drejtimin qe dua lojes!!Do vije nje dite ne te cilen do lodhem nga mbajtja e tyre ne duar dhe do ti jap ty te tera qe te vazhdosh ate qe u nis nen drejtimin tim...dhe kjo me sigurine e plote qe do e beje poaq mire sa une!
Do vije nje dite ne te cilen do me mungoje forca per te drejtuar dicka qe mund te mbahet ne kembe vete ne saje te asaj qe kemi investuar...
Ti u ule I lodhur prane meje, era e trupit tend me coi larg, aty ku nuk kam patur guximin te shkoj me pare. Te kujtohet, diten e pare qe u njohem? Une nuk ti hidhja syte dhe ti s’e duroje dot pranine time, akoma me i hidhur ishte humori im, helm per te mjekuar sedren e vrare . Nuk njiheshim fare por duhet te jemi urryer ne nje jete tjeter. Sarkazma jote me la fare indiferente, “aq me behet” thashe me vete. Nuk kisha takuar me pare nje arrogant si ty, I neveritshem, s’le vajze pa ngacmuar “po une pse shqetesohem kaq shume?!” pyesja dhe nje afsh I nxehte me pushtonte fytyren nga zemerimi… Qesh me vete, shume vite kane kaluar qe atehere dhe tek germoj thelle ne shpirt mos e gjej serish ate flake, ate etje qe me la pa gjume ate nate, e kuptoj qe te kam dashur qe para se te te njoh dhe te kam urruar gjithe jeten, ashtu e cmendur, e rrembyer nga zemerimi.
Ti e ndjen perhumbjen time dhe hesht si te ishte varrimi im. Respekt. Oh, meshire nuk dua prej teje! Ti I buzeqesh krenarise sime dhe me veshtron si te duash te perkedhelesh foshnjen tek une dhe syte me mbushen me lot kur ajo, pa e kuptuar, me mall afon koken tek supi yt.
Me kishe munguar.
Me duhet te iki por zemren le me ty. Ashtu te pergjakur, te shkulur nga kraharori, me frymen e fundit, merre…mua nuk me duhet aty ku po shkoj. Cfare do shkruash ne epitafin tim? Je shume I lodhur per te shkruar, je zvarritur me mua ne humbetiren e pameshirshme te fajit, ke pare se si vritet shoku me I ngushte, ke ndare buke me thiken e pergjakur. Ke dashuruar ashtu si I cmendur, I rrembyer nga afshi, ngrohtesia e trupit tim, psheretimat e pasionit mekatar…
Mbeshtet buzet tek balli im dhe me shtrengon me duart qe te dridhen tek qaj per vrasjen e pafajsise…Ishe kujtim apo enderr?
memory
Ishte trembur aq shume sa mezi qetesoi me ne fund zemren qe kurre s'ia kish ndjere aq te forte ritmin galopant. Pastaj e kish ndjere ti fryhej ,ti kalonte neper te nje rryme ajri te holle ,prerese.
Prerese?
Nuk duhet te ishte prerese.Vetem prerese ,jo.Mezi ia kish mbushur mendjen vetes qe ishte shendoshe e mire.Ishin dashur madje dy vizita ne spital dhe kjo e treta. Tjeter gje s'duhej..tani per tani..
-I want some quiet nights,slow streams of water, relaxing with a good book , good music,chewing a stick in my mouth-i kishte thene teksa syte blu ishin fiksuar ne pasqyren e makines.
-Are you being a lazy bone? -e kish pyetur ajo me nje ton qeshes.
-No, it is just that ...just that sometimes i feel like my heart is racing too much that i cannot bare it.They are like stromy feelings ,it goes wild ,runs fast like crazy-Ai e veshtroi sikur te kerkonte ndonje shenje kuptimi tek fytyra e saj.Shprehja e fytyres se saj nuk tregonte me shume sesa c;mund te tregonte nje statuje e bardhe. E megjithate e dinte shume mire perse po fliste ai.
-It's like when you fall in love for the first time..or quite.
-Is it...? -pyeti ajo duke ngritur vetulalt perpjete kete rradhe...
-..Ah by the way love in albanian means-dashuroj right?
Ajo tundi koken ne shenje aprovimi.
-I remember it by spliting the word in two pieces:dash + Roj.--Hej Roy ,where are you dashing?
Qeshen te dy.
-You know ,that is called associative memory?
Ai vuri buzen ne gaz dhe i drejtoi syte e tij blu serisht ne pasqyre per te pare mbrapa pastaj sesi u kujtua dhe shtoi krejt papritur:
-Do they still hurt you ,the arms i mean?
-I guess they are fine,My right one is somewhat swollen because the freaking nurse injected it right in the muscle.
-and i was thinking you had done too much work out.
Qeshi.
-No surprise ,i had 4 shots at the same time.
Qeshi perseri...
-you got te be carefull from those nurses or doctors.C -stundents work in small and unglamorous hospitals ,the A-ones work in first class,famous hospitals.
Ajo mori fryme thelle ,pastaj u gelltit njehere.Pas nje pauze te shkurter si per te krijuar nje vetembrojtje apo nje vetiluzion mbrojtes qe deri ne njefare mase e ngushelloi tha:
-well ,my doctor is a nice one.He recognized my murmurs immediatley.
-You know what they say?For some people there's hardly a chance to come back from the hospital.
-Yeah ,ok thank you very much.-i tha duke mos lejuar fjalet te depertonin .
Ai s'foli.
Makina u parkua ne cep ,dhe duke hapur deren ai ia beri qetesisht:
-Let's hope this time there's at least one B student at the hospital..
-..unless i will not come back from it right? -i tha me nje buzeqeshje qe tregonte gjysem shaka por dhe gjysem seriozitet.
Ai buzeqeshi dhe e surprizoi ate ne menyre te pashpjegueshme kur tha:
-Let's pray.-dhe i mori doren.
Por kur pa nje drite ndryshe ne sy e mori vesh qe edhe ajo ishte gjysem shaka.
Ai rralle lutej,dhe kur lutej ishte ne heshtje.
-Ok -tha ajo dhe nuk ia la doren te lire-let's pray: Dear God, thank you for D. that is with me today,thank you that i am healthy and that my heart is not in serious danger and i hope that i come out of that hospital and that there's at least a B+ student in there.Amen.
Sapo mbaroi ia dhane te dy te qeshures.
Vizita ishte e gjate por te pakten shkoi mire.
Ajo doli nga dhoma dhe e pa ate duke lexuar me koken ulur nje reviste.
S'priti shume dhe thirri: I am alive-me nje buzeqeshje te madhe qe shkonte vesh me vesh.
Pastaj nje e qeshur mbrapa saj u degjua.
Ishte the receptionist.
Ajo gjysembuzeqeshi e nervozuar ngaqe e kish harruar qe e kishte patur mbrapa.
-I can see that-kish thene ai.
Ndersja sportelistja akoma ne humor kish thene nje urim qe s'kishte qene ose ndoshta s'kish tingelluar si te zakonshmit:HAVE A GREAT DAY GUYS.
Nje nga imazhet qe pashe dhe qe me preku me teper...
Une e ftohur,me sy te skuqur,pa gjume dhe me temperature,ata te tre po me terhiqnin tere qejf drejt makines duke folur per planet qe kishin per ate nate.
-...do na hedhesh ne ndonje kanal me ata sy te skuqur ti-ja ben njera nga shoqet
*pff,ka jeta jote me teper vlere se e imja?-e pyes duke qeshur
-hahahaha,ok,me fal ke te drejte
Nderkohe qe une ve muzike,nje kenge qe me ka trishtuar perhere por mesa dukej s'kishte te njejtin efekt tek te gjithe pasi ata te tre ja nisen te cirren(kendojne)ne notat e saja.
They Try To Bring Me Down, Had To Swallow My Proud
Nobody Knew What I Knew, I Would Survive
For Every Tear I Cry, Every Wish Goes By
Every Dream I Kept Inside
For Every Mile I Walked, Every Race I Lost
Every Day That I Ran Out Of Time
Like Every Song I Sing, Everyone I've Known
Every Night I Spend Alone
Like Every Horizon, I'll Keep On Trying
Like The Sun I'll Be Risin'
Me ne fund mberritem,vej etiketten e organizatorit ne krah,ata te tre vene byzylyket e pageses.
Ne nje moment ndihem e shternguar nga nje pale duar,e me pas e cuar ne ajer por s'po arrija ti asocioja me nje trup,nje fytyre,nje ze...me ne fund ai u sjell nga une.Cfare surprize.
* oh my God,hè,ti je?Wou-wouw-wouw dil cike ne drite.Sillen fantazma kendej rreth e rrotull??-dhe e perqafoj pa pushim
Kur je kthyer ne ...?Nuk ishe ne USA?
-Oh,mjaft dhe ti me keto pyetje se me hutove.Kam dy dite qe jam rikthyer,s'do jete per gjate,sa te mbajme nje vjetorin e vdekjes te babait,javen tjeter I'm gone.
*Pse s'me ke thene asgje?Hou?Ishte dashur ta beje,do kishim ardhur bashke me..... te te merrnim ne airport,pastaj mbas tere kesaj kohe...
-S'ishte nevoja,pastaj do ikte efekti surprize
*Eh,surpriza ishte,kjo eshte pak por e sigurte.Nga e more vesh qe ishim ketu?
-Ma tha B...,pastaj mund te mungoja ne zhurmen e organizuar nder te tjere nga ti?Hahahaha
*hahaha,zhurme?Sa te urrej.Po mbyll nje vesh kesaj radhe por ama kjo "zhurma"ka shitur 700 bileta,hidh nje sy dhe kateve te siperme dhe do shikosh...
Nejse,eja te pime dicka me te tjeret,sonte je mik special ndaj ofron shtepia.Te kane pare te tjeret?
-Jo,pervec B.... dhe atyre qe ishin me ty jo.
*Atehere eja,efekti surprize vazhdon
nderkohe kishte hedhur krahun rreth meje
-Je e semure?Me dogje,e ke temp.te pakten 39.Do beje mire te veje ne shtepi.
*Doktorin me mua do e besh ti???Hahaha,beje me te tjere qe s'kuptojne gje nga materia jo me mua,ndihem me mire se kurre-genjej duke mos dashur ti prish mbremjen ne mes te miqeve te vjeter qe s'kishte pare per nje vit te tere.
....Me kujtohet kur e pashe per here te pare..Po kercente e shpenguar me nje shoqen e saj ne mes te pistes qe ishte mbushur kaq shume sa te gjithe po kercenim gati ne vend pa mundur te ngrinim krahet apo leviznim kembet.Dikush do te qeshe me mosbesim por ishte si ne nje film...gjithshka ndaloi per mua,nuk deogja dot asnje gje pervec frymemarjes sime te shpeshte dhe rrahjeve te zemres.Ne ato momente existonte vetem ajo,nje drite hyjnore e ndriconte nga lart vetem per mua ndersa te gjithe te tjeret u zhuken ne erresire.O zot.......si mund ta harroj ate moment?U hutova kaq shume mbas saj deri ne momentin kur ndjeva nje dhimbje te forte ne krah qe me solli ne vete.A... e inatosur me kishte pickuar kaq shume sa shenja e thonjve te saj me ngeli per nje kohe shume te gjate me pas.A.. si te gjithe vajzat e bukura ishte teper arrogante dhe e llastuar,nuk mund te shikoja asnje vajze tjeter pervec saj.Duhet te ishe i teri i saji ne cdo moment te dites.Megjithate une vazhdoja ta shikoja vajzen misterioze instiktivisht deri sa A...shprehu deshiren per tu larguar nga diskoja.
-Po ne sa erdhem ktu.Cte shkrepi tani ne koke qe te ikim?-i thashe i revoltuar ne kulm megjithse nuk e kuptoja shkakun akoma.
-Nuk me rrihet me ne kete vend m... kupton apo jo?As nuk kercehet,as nuk bisedojme dot me kete muzike ne kupe te qiellit.Hajde ikim te lutem.-me the duke me perqafuar dhe perdredhur buzkat me perkedheli si nje femije.
E dinte qe kur bente ashtu nuk ia prishja dot kurre dhe tekat e saj plotesoheshin ne moment.Megjithate as nuk me shkonte ne mend te largohesha nga diskoja.
-Degjo-i thashe.-Shkojme ulemi po te duash,por un nuki dua te ikim kaq heret.Te pakten te pijme dicka,rrime gjys ore apo nje ore pastaj ikim,mire?Mos ma prish naten pa nisur akoma,te lutem...
-Mire pra,por gjysem ore jo me shume.
-Ti nuk e di se sa te dua,-i thash dhe e putha lehte ne buze.E shtrengova pastaj ne krahe duke veshtruar gjithmone nga vajza ne piste.Ajo nuk ishte.U rrotullova i shqetesuar nga te gjitha anet duke e kerkuar me sy po nuk po e shihja me as ate as shoqen e saj.Me ne fund e pashe qe po mundohej te porosiste dicka per te pire tek banaku,ndersa nje mizeri njerezish i ulerinin barmanit me leket ne dore.
-Gen!!A ke ndermend te me hapesh rruge apo jo-ma terhoqi vemendjen A..tashme e inatgosur ne kulm.Ke k..rve po shef ter kohes?-dhe u nis me nxitim per nga tavolinat.E arrita duke e kapur per dore dhe e putha lehte tek floket per ta qetesuar.....(Vazhdimi heres tjeter)
ndjenja te braktisura.... sa dhimbni. ndjenja qe endeni pa gjetur se ku te ndaleni. ndjenja qe shpreheni dhe treteni ne ajer. sa te trishtueshme jane persiatjet tuaja.
-"...ku eshte qypi i centeve te tu?"
*"Ne makine me duket.Pse?"
-"Te shtoja dhe keto se me cmenden neper xhepa.Po ca do ne makine?Do thyhet e gjithe ato monedhat pa vlere do te shperndahen aty bashke me copat e xhamit!"
*"E mora per.... qe te luante rruges deri ne kopesht me te,s'ishte e ema ne shtepi dhe ma parkoi ke une ne mengjes.Dhe po te thyhej pune e madhe!Ashtu sic bleva kete do blija dhe tjetrin per ta zevendesuar.Pastaj do kishim cike fun duke i mbledhur.Pse duhet te kondicionoj veten nga gjerat me pak vlere?"
-"Ate e di ti,pasojat jane te tuat"
*"Si perhere ne ate qe bej"
P.S. Equis: pres vazhdimin,pershkrimi ishte fantastik.
Qelibar: shpresoj qe te vazhdoni pasi edhe pse shkruat pak kishin nje shije te vecante!
"je gjume i tmerrshem,i llahtarshem,sidomos kur s'me uron nate te mire"
nje MIRMBREMA qe me eshte fiksuar ne koke
...ishte nje mbremje e ftohet tetori, kur degjova celularin tim duke cingrruar...... ishte Ziki nje shoqe imja e femijeris.
Unë:Alo, ckemi ziki si po ja kalon?
Ziki: ja jam ke lokali im, do vish te pish nje kafe ?
Unë: ja ketu afer jam, mendoj se per pak minuta do jem aty, ka dicka te re?
Ziki: jo kot fare, nuk kemi shum pune dhe me ra mall te pij nje kafe me ty.
Unë: ne rregull me prit pra se erdha.
Ziki: mirupafshim pra.
mbylla celularin dhe shkova ke ziki, restauranti ku punonte qehej "Mare Monte". Sa hapa deren pash Zikin ne nje tavolin perball deres duke me pritur. e pershendeta qe nga dera, dhe u nisa ne drejtim te saj..... kur pa pritur degjova nje ze qe vinte nga banaku i cili ndodhej ne krahun e djathte, "MIRMBREMA" ishte nje ze i embel qe me shtangu ne vend, ktheva koken dhe pash "ate" nje bjonde me sy te gjelbert qe ngriu gjakun,nuk kisha pare ndonjeher bukuri te till ,"prej aty besoj ne dashurin ne shiqim te pare" mezi i a ktheva pershendetjen.
U ula tek tavolina e zikut, dhe ajo me vrejti me njehere, "he te dogji,mos e dorzo veheten je burr apo jo"me tha ajo duke u qeshur.
JO vetem qe me dogji po ma mori gojen,thash unë, pastja ziki e ftoi tek tavolina jone dhe na prezantoi, A. kjo eshte F. dhe F. ky eshte A. nje shok imi i femijeris,
F. Me vjen mire qe u njofem me tha me gjysem zeri dhe me koke pak sa te ulur, ndersa une mezi i thash se edhe mua me vjen mire qe u njofem,kisha frig ta shiqoja ne sy.
Pastaj thuajse gjith naten mendova per te, dhe mezi prisja ta kryej orarin e punes te nesermen qe te shkoja per kafe atje, vend i cili u be nje satcion per mua gjdo dite pune pas orarit te punes.
...... kjo rutine vazhdo per nje kohe te gjat, pastja pas kesaj rutine krijuam nje lidhje.... ishim ***ti me i lumtur ne bote..... dhe ter kjo ishte nje romanse qe zgjati plot tre vite.......... dhe per perfundim tragjik kishte ndarjen.
Ende pyes vehten PSE? nuk gjej dot pergjigjje, te njejten ben edhe ajo por nuk gjen dot pergjigjje.
Tani kemi rruget e ndara, edhe pse rruget tona ndonjehere takohen dikund.... por prap jan dy rrugë.
Edhe pse gjat tre viteve kemi pasur shum gjera te mira dhe te kqija, dashuri dhe zenka........ ende me kujtohet mbremja e pare, dhe me behet sikur degjoj zerin i saj kur me tha MIRMBREMA.
copez jete nga e kaluara....
U struka perseri ne kendin tim te erret. Me gjente gjthmone kjo gjendje . Me dhjetra here kisha vrapuar per tju shmangur asaj, me dhjetra here kisha buzeqeshr ne shenje proteste per te triumfuar por ajo perseri me gjente. Dhe me shtrengonte te teren ne fyt sikur te donte te me merrte shpirtin. E njejta ore, te njejtat sende rreth meje edhe muziken si ne menyre te pavetdijshme e zgjidhja te njejte. Jashte e njejta bardhesi klasike, e bukur por edhe e shemtuar. E shemtuar sepse skishte mbarim. 10 muaj.
Ne mendje me erdhi nje ide “shpetimi”. Vrapova tek telefoni. U grinda dhe shava me telefonin sepse linja ishte e zene. Po pse kaq gjate e zene? Ne fund biiiiip-biiiiiip. Heshtje… Zemra qe rreh dhe ne fund zeri I saj I dashur…-Mami! dua te kthehem…S’mundem me te rri vetem…S’me pelqen ketu….Vetem atje jam e lumtur…Me thuaj qe te kthehem…Une jam gati, por dua edhe fjalen tende…
U ngrita me te shpejte. Shkelmova kendin ku isha strukur duke fshire lotet. Me shpejtesi fillova te kerkoja sendet e mia personale. Nxorra valixhen dhe pas 1 jave u ktheva ne Shqiperi
nuk di ku je tani. nuk di me asgje per ty por sot degjova nje kenge e me foli nga thellesia e zemres sime dhe doja te ta dedikoja ty edhe pse nuk e degjon
Sorry seems to be the hardest word.
s'di kush e kendon but that's what my heart wishes to tell you now. at this very moment.... hoping that the unseen waves will reach you
I loved you truly and deeply. may be I still do...
Citim:
Po citoj ato që tha qelibar
Sorry seems to be the hardest word.
PERSHENDETJE.
Te lutem mos u largo , qendro para meje . Nuk dua te te bej te ndihesh fajtor , dua vetem te tregoj se sa shume te dua .Mos mendo se jam shume larg , jam prane teje .Une di gjithcka per Ty ,madje di dhe gjerat qe ti perpiqesh ti fshehesh nga te tjeret apo nga vetja jote , di trishtimin e zemres tende , i di endrrat e tua , di se per cfare shqetesohesh,di dhe per momentet kur je ndjere xheloz .Madje di dhe deshirat me te vogla te zemres tende .E di qe nuk je perfekt , gabimet e tua nuk me ndalojne te rend pas teje , jo,TE DUA pavaresisht nga te gjitha keto , te dua ty per ate cfare je me te vertete dhe per ate cfare mund te jesh .Te dua ashtu si askush nuk te ka dashur ndonjehere me pare dhe askush tjeter nuk do te doje .
Sot u zgjova me shpresen se dita e fundit e gushtit do te sillte me vete dicka nga Ty , u zgjova me shpresen se do te ndieja zerin tend , a nese parfumi yt do te me ftonte ne aromen e tij , por ... e kuptova qe keto ishin iluzione te kota qe te ngacmojne ndjenjat .
Ne embelsine e ketij mengjesi , vjeshta me ftonte te shijoja brishtesine e kohes por aty dicka mungonte .Gjithcka me dukej e shkrete , e akullt , ndoshta duhej fryma jote per ti dhene pak jete kesaj dite , por fryma jote ishte zhdukur dhe ti kishe filluar te qeshje perseri . Sa me mungoje Ti.
A e di shpirt ?
E kuptova se ky mengjes ishte shume i bukur por ta jetoje pa ty ishte nje tmerr.U desh mungesa jote qe te me ngacmonte gjithe kujtimet tona . Ti si gjithmone je magjia e zemres time .Qenka teper e veshtire te harrosh ty dhe syte e tu . Sikur ta dije se sa ujvara lotesh kam derdhur per ty , sa here fshehur henes kam peshperitur emrin tend , sa here neteve te vona i jam lutur yllit te mbremjes per Ty ,sa here te kam kerkuar ne endrrat e mia . Sa nevoje kam patur per Ty sot , sepse ndihesha teper vetem ne shpirt.Por Ti.......Sa here kam menduar se si do te ishte jeta ime pa ty , nese ne rrugen e gjate dhe te merzitshme te jetes time nuk do te ishe shfaqur ti si vegim engjellor , lajmetar i parajses . Edhe sepse me ben te vuaj sa here mendimi im shkon tek ti , dhe kjo ndodh cdo fraksion te jetes time ,falenderoj zotin qe te krijoi .Dhe sigurisht ai duhet te jete i vetkenaqur pasi te krijoi , dhe me siguri do te kete menduar se i eshte afruar shume njeriut perfekt .Sepse i vetmi difekt i yti eshte , qe ti nuk ke rene ne dashuri me mua .Por s'ka gje , tashme ti je larg e ndoshta ...Ndoshta do te kujtohet ajo vajza qe kurre nuk reshti se dashuri ate djalin qe ishte i dashuruar vetem me veten e vet .Ate vajzen naive qe kujtonte se bota ishte bardh e zi , qe ishte e sinqerte me ty ...Por erdhi nje cast kur i thashe vetes hesht.Se isha e lodhur nga bota , nga vetja , nga TY.Se isha e lodhur duke folur e shkruar per TY , duke zbardhur nete te gjata per TY , duke bertitur emrin tend dhe shkruar nder mure , fletore , leksione , TE DUA .U lodha duke mohuar veten e duke pare fytyren tende ne cdo djale .U lodha e u merzita duke vuajtur , duke pritur dike e dicka qe e dija qe s'do te vinin kurre .Por perseri prisja , te prisja TY , sikur te ishe mesia e do te shpetoje shpirtin tim te humbur ne brengat e vuajtjes .E ti kurre nuk erdhe , kurre nuk e theve kete tabu ,te me shihje si miken tende( dhe te mendosh se dikur kemi ndier dicka per njeri tjetrin , te pakten nga ana ime ) ke frike te me shohesh edhe pse se pranon por me thua se mos une afeksionohem serish pas teje , ku qendron problemi nese dikush te do?
A e di cfare ? Me kujtohet hera e pare kur u njohem ,28 Janari dhe shkrimet e mia qe mbushnin ditarin vetem duke lakuar emrin tend ne cdo ndodhi..Kur mendoj diten kur u takuam them me vete " Nuk jam ajo , sepse ate dite isha shume e lumtur dhe e quaj diten me me fat te jetes time . E di qe cdo fjale qe flet ti me ben te lumtur .Me kujtohet cdo moment qe kemi kaluar bashke dhe nuk e besoj se midis nesh gjithcka mbaroi..Cdo nate lexoj sms e tua edhe pse jane te thjeshte serish i adhuroj .Sa dua te kem serish x tim , ate x qe njoha ne fillim , qe me beri aq shume per vete dhe qe me mungon tmerresisht ...
Ate x qe sa here e shikoja ndieja nje te skuqur ne fytyre dhe rrahje te shpejtuara te zemres.Ti engjelli qe me mbaje ne krahe dhe une qe isha jashtezakonisht ,tmerresisht dhe mrekullisht e lumtur me TY , prane teje...por ..e di sdo e kem me ate perkushtim qe kam patur me pare ..
me pelqente ideja se dikush me mendonte dhe interesohej se cfare po beja , nese merzitesha apo jo , dikush me kujtonte me telefonatat e tij dhe me trajtonte aqq mire , me thoshte se cpo bente dhe ku shkonte , dhe ai dikush ishe Ti .Por.....
...Te falenderoj per ato muaj dashurie qe me fale ne shpirt edhe pse po vuaj , per magjine qe me dhurove dhe qe e njoha vetem me ty.Po te them se qeme me fat qe jetuam keto momente te rralla qe njeriu nuk i gjen shpesh ne jete .
Me fal pra qe cmendurisht te dashurova , me fal qe verberisht te besova , me fal qe kurre ste kam shfrytezuar , me fal qe embelsi doja te te dhuroja , me fal qe pak dashuri te kerkova ........Me fal qe te dua , me fal qe te kam bere ikone te jetes time , me fal qe te mendoj vetem TY ,e te dedikoj cdo cast te jetes time .Asnjehere nuk kam dashur te hyj vjedhurazi ne zemren tende , e nese kjo ka ndodhur ndonjehere , me kenaqesi te them me fal .E nese ndonjehere te kam bere te vuash atehere falme se une vetem te kam dashur ....
pjese ditari
Hi honey ! How are you ?
I just don’t know how to begin .I’ve got a lot of things to say but …..it seems that all the words disappeared . You know it’s just like when we were together , you stood in front of me and I never used to say a word of any kind , except smiling .Anyway it was a long time ago and the image of your face is fading away . It’s no word at all to express myself now in a piece of paper . I found out that love was something special and the person you love was special indeed .I never understood the way you were . You feared all this but I quite think that you were not strong enough to face such a warm feeling , trying to protect yourself of non getting involved . I was not of course looking for you , when you appeared in my life and made it a mess . I spent long nights without sleep thinking on the words you said carelessly . The efforts , the sufferings , but of what importance are these now ?
Love is not like that .People say that you get burned only once and it exists the only one .
You tremble when you hear his voice and you feel so secure looking at his eyes among all the others . Your imagination takes power & life is really beautiful . I fear to remember when we were together , was it like that or no ? Your fingers lightly brush over my body , feeling my every curve , feeling my body quiver under your touch , your mouth meets with mine in a kiss . Our tongs finding one another , probing , feeling & exploring. Your voice whispers in my ear making my body tingle all over . I feel myself surrendering , you gaze deeply into my eyes & I gaze right back at you , smiling , knowing what I want so badly. Even now I tremble when I hear your name casually . A hundred times I erased your name from the phone & I put it back . The messages I’ve wrote down , I’ve been such a fool . You know what ? I’d better stop all this . I’ve tried so many times to tell myself that you’re “ gone “ , but I just can’t help it . Nevertheless you’ll. never get this , you’ll. never read these words. I even didn’t mention the things I wanted to say , because I know you wouldn’t understand .
I know the way you are : nice , kind , handsome , lovely & for me the wrong guy .
Anyway it will still be me , my thoughts and some words on a piece of paper throwing me into confusion if I never loved you….but you’ll. never know !
One more thing , sorry for the “ honey “ I called you at the begin . It quite came natural , the thought of you , make it came so . I quite lost the concept of time . it passes really fast , I quite forget that by now we’re at the point of calling each –other “ He “ or “ She “.
Mistrecja!
Me solle lotet ne sy me ato qe shkrove(s'eshte faji yt qe prekem shpejt une)...dua te te them dicka"life goes on",do takosh te duhurin
Sapo u largove nga une...
Te imagjinoj si nxiton. Te imagjinoj si zbret shkallet me te shpejte. Cdo gje rreth teje tani leviz me shpejtesi. Me del perpara qyteti yt. Rruget ku ti shkel cdo dite. Sendet qe ti prek cdo dite. Tek ty dita sapo ka filluar. Tek une nata filloj te me prek qerpiket...
Me duket e larget dita e neserme ku i gjithe ky proces do te ndodh perseri...
Koha eshte per ty e dashur
Eshte e nje bote e cuditshme, koha iken si pa kuptuar. Me vjen te uleras qe njeriu nuk e kontrollon dote kohen por gjithsesi ajo mbetet, per te mir apo per te keq perseri ajo mbetet. Me syt e perlotur me shum nga gezimi po mendoja se ne kete bote une nuk jame me i vetem, pasqyra e shpirtit tim je ti, pasi tek ty shikoj te verteten, shikoj vetveten, shikoj se jeta qenka akoma me e bukur sec e mendoja, dhe e din perse e dashur... sepse ne kete bote je ti. I pergjumur.... jo, nuk eshte e vertete , ky eshte realiteti i kohes sone. Te lutem beje qe koha te kthehet ne favorin tone, ti mundesh, une e di ate. Dhe ndersa ika nxitimthi trupi u largua por jo mendja, ajo vazhdonte te mendonte vetem per ty, cudi se si gjerat ndodhin, por nuk eshte cudi qe ti je, e gjalle , e hijshme, e kendshme, ashtu sic une te kisha menduar, dhe e din c'far e dashur, ti do te mbetesh gjithmone ne mendjen dhe zemren time sepse ti ke lene gjurme kudo ku ke shkuar. Nu ka se si te jete ndryshe. Edhe nese koha nuk e lejon, te pakten do te doja te fitoj miqesin tende, miqesi e cila ja tejkalon cdo thesari te kesaj bote. Dhe me kete une do te sfidoj kohen. Po une dua dhe nese koha tregohet e ashper une do te perpiqem, dhe nese ajo iken une do te nxitoj, nese ajo mi veshtirson gjerat une do te luftoj dhe nese sme lejon, une do te shkoj, nese me kerkon jeten time atehere fjalet e mija do te vijne te ti, ne vargje apo libra, eh crendesi ka, ato smundet ti ndaloj asnjeri. Per kete po shkruaj qe sido qe te jet koha une kam per ta sfiduar.
Koha..... nje fjale kjo qe nuk peshohet, ajo vetem matet
ajo duket sikur thote, hej jam ketu per te te sfiduar
ajo kalon pa u ven re
duke mare dhe duke dhen
me te jete njerezish linden dhe jete mbarojne
Por ajo mbetet ndersa minutat kalojne
ato ecin dhe ecin pa mbarim, ku po shkojme valle ?
Ohh sa trishtim, do te doja ta ndaloja kete kohe qe sfidon njerzimin
qe te kisha kohe qe te beja gjithcka
te kisha koh per te te pare, kohe per te degjuar, kohe per te biseduar
te kisha kohe qe te thoja, erdhi momenti per tu takuar
Por jo ajo me duket shume larg ashtu si dhe ti.....
Sa do te doja qe ta sfidoja kohen dhe te isha prane teje
dhe te pershperisja me gjysem zeri ne veshet e tu
dhe me embelsi te te thoja, E dashur perse qan.... koha eshte e jona
Dhe brenda kesaj kohe familje krijohen, jete linden
floke thinjen, por.....c'rendesi ka
Me kohen njeriu mund te bej gjithcka!
Por ja qe nuk mundem dhe koha vjen qe une duhet te iki
dhe prapa ngelen vetem bisedat tona
ne te vertet nuk mundem qe ate ta ndaloj
por jo.. kjo nuk me pengon qe te te mos them te Dua
Dhe keshtu vazhdoj te rrij ne pritje
nga nje pritje e palodhur
dua te shtirem por nuk funksionon
dhe tani qe po shkruaj, koha iken , me vjen te uleras qe koha kalon
Perse duhet te jet keshtu valle
ne mendimet i pashprese
thua te kem frike nga koha
Sikur neser do te vdes.....
Te dua, e them se te dua
kete ti nuk mundesh te ma ndalosh
megjithse koha vazhdon dhe shkon
dashurija mbetet, ajo vazhdon dhe mbijeton
edhe sikur vdekja kohen te ma mare
dije zemer, se une te doja
dhe vdekjes shpirtin nuk do t'ia jepja
keto fjale pa do ti thoja
Hey! Gjalle je? Po fle?Une do te te pres...
Une do te te pres???
Ej! Cpo ndodh me ty?Po me mua c'po ndodh? E di pergjigjen tende "Fajtori e ka fajin!". Pas betejave te ashpra mbetem te dy ne kete faqe me copeza jete nga e kaluara...Per sa gjate??
Ti fle...Une pres qe te zgjohesh... Te imagjinoj qe fle dhe kjo me ben te vuaj...Ty dielli do te te perkedhel perseri dhe mbase si gjithmone ti do me thuash "ne enderr me dole TI!".
Je me fat i dashur sepse po sfidon kohen tende dhe timen bashke...
Henen apo Diellin
I pata thane qe duhet te me shohesh me syrin e henes, por ajo nuk me degjoj, ose ndoshta une u nxitova. Por ja qe nje ere e forte fryu dhe rete iken dhe hena u shfaq ajo nuk ishte me e padukshem dhe per cudi.... ajo u shfaq e plote. Keshtuqe syri yt pa gjithcka , te kisha thane por ti nuk me degjove qe ta shikoje henen dal ngadale ashtu sic ajo e mer pamjen e saje deri sa ajo te shfaqej e plote ne syt e tu. Por tani qe zbulove gjithcka hena po bie per te ja lene vendin Diellit qe do te japi jete per nje dite te re qe do te nisesh. Te Dua!!! patjeter, por Henen e sotme apo Diellin e neserm kete une se di.
me mungove shume shume gjithe diten e gjithe naten.
nuk erdhe e nuk me perfshive me ate vrullin tend dhe zemra ime e perveluar nga nje nate dritherimash per pak embelsi nuk mori ate qe priste. serisht.... e urrej perseritjen. urrej oret pa mbarim te pritjes..
"Pjeseza jete nga e kaluara" thote titulli,por valle jane vertete pjese e te kaluares?Ne nje forme apo ne nje tjeter vazhdojme ti mbartim ne vete,element i vyer ne cdo eksperience jete,sipas te cilave rritemi.Ose me mire: bejme sikur...
Po asistoja nje nga leksionet e proffit tim te preferuar,me nje charisma te papare,me nje vetesiguri per tu patur zili.Por c'eshte vete-siguria?Ajo qe kemi vertete ne vete apo ajo qe leme te duket?Sa te zotet jemi qe te vleresojme vete-sigurine e tjetrit vetem ne kontakte siperfaqesore?
Isha ne nje grup 7-miqesh,ulur ne shkallet e unit duke ju treguar mbi nje eksperience hilarike timen kur ne nje moment po na afrohej ngadale nje cun,ne pamje te pare shume i ndrojtur.Se njihja ndaj vazhdova ne qetesi ate qe po tregoja,por gjithmone duke ndjekur me sy ate qe do bente:
-"Me fal per shqetesimin,jeni te vitit te ...?"Me pyet duke evituar shikimin tim,e une e habitur e shikoj cike si hutuar.Gje qe besoj qe e beri te ndihej dhe me ne pozite.
*"Po,jemi.Mund te te ndihmojme?"
-"Quhesh ...?"
*"Heem,ashtu thuhet!"I them duke qeshur per ta nxjerre cike dhe nga shikimi i miqeve te mi.
-"Nje cun i vitit tend me tha qe te drejtohesha tek ty,per..."
*"Ah,po,une merrem me to...por fatkeqesisht jo tani.Mund te kalosh nga qendra jone e studenteve te henen?"
-"Sigurisht,me falni dhe njehere per shqetesimin"
*"Asgje,me vjen keq qe s'mund te ndihmoja direkt"
Ne fund te bisedes vura re qe ishte skuqur gjer ke veshet,me kujtoi veten...heren e pare duke folur para shume njerezve.Dicka me siguri s'kishte te perbashket me proffin e ores te fundit:charismen & vetite manipuluese.Nuk kishte arritur ne piken e manipulimit te publikut(ne kete rast"ne") duke perdorur piket plus te fizikut,nje grimce sensualitet,nje dore e tepruar vetesigurie,nje luge Don-Juanlleku ndaj seksit te kundert...
-----------------------------
Me ka ndodhur pak here te ndihem e zgenjyer nga dikush/dicka,por kjo perhere duke me ndihmuar qe te mesoja per heret vijuese.U ndjeva e vrare ne momentin qe pashe qe edhe pse kisha kerkuar ne forme eksplicite dicka,per te dyten here u dhunua kjo kerkese.Valle,cfare deshi te arrinte me kete?Humbi nga syte qe ne kete forme uli vetem vlerat e vetes?
---------------------------
-"..."
"atehere pse je ende ketu?"
*"Dhe te te le ty fushe te lire??Hahahaha,s'me njeh mire.Nuk e kam vene nder mend te plotesoj qellimet e tua.Me ke prekur ne telat e gabuar"
17-dhjetor-20..!
Kthen koken mbrapa duke mos njohur me veteveten.Duke pyetur nese ishin copeza te tuat qe vepruan ne shume forma...kuptoj sesa larg disa njerezve jam rritur si karakter(ndoshta dhe negativisht)edhe pse sindroma e Piter Pan s'do me ler fushe te lire.
Por si i behet nese s'jane te gjithe si ti,Piter Pan-ë qe nuk rriten?Te vuajne rritjen tende nga dita e dites?E kjo duke kuptuar qe po ju grisesh nga duart?
Ka arsye frike nga rrijtja?
Natyrisht,ajo qe sot eshte ideale neser s'eshte më pasi dhe idealet e tua evoluojne."Limon..."thoshte dikush diku ne nje film...eh,nje fjale goje.Shtrydh idealet e sotme xhaje,se ato te nesermet(po stagnove)s'do i mesosh kurre.
Sahere kam shkruar flete e flete te tera naten e qe ne mengjes u grisen te gjitha?S'isha une,ajo qenia e dobet qe shkruante...jo,s'isha une!S'meritojne te qendrojne me teper se nje nate ne shenimet e mia.Biles,dhe ato pak ore te rrine aty,urte,ne pamjen e askujt...mosvalle ishte/eshte nje mechanisem clirimi dobesie?Te jete ca te doje,funksionin e kryen!Qofte dhe per pak ore ne tavolinen e nates.
Cdo gje ndodhi pak dite me pare. Nje ide e cmendur na erdhi ne koke mua dhe shoqes sime. Ishte mesnate. Ikim?-ajo me pyeti. Me rrembim filluan te fluturonin rrobat sa andej ketej neper dhome. Nxito!- i thashe.
Dolem. Sikur te na shtynte dicka nga brenda ne rendnim neper rruget e erreta te qytetit te madh. Sa e bukur duketj cdo gje perreth. Per nje cast u mallengjeva kur mendova se ishte dimri i fundit ne kete qytet. Sa vite me ka dhuruar ky vend!
Hyme brenda. Atmosfera fantastike. Kishte kohe qe sgjendesha ne nje atmosfere te tille. Canim turmen dhe kerkonim nje vend per tu mbeshtetur. Sy qe na ndiqnin. U rehatuam diku prane pistes. Papritur ndjej nje dore qe me mbyll syte. Kush je?-i fola. Heshtje dhe pas pak nje puthje e lehte ne faqe. U ktheva me rrembim. -Sa kohe kam pa te pare! Si je? Si shkon me shkollen? Filluam te bisedonim per jeten tone studentore, per pushimet e kaluara? Per shoqen time te ngushte e cila dikur kishte qene e dashura e tij. Per planet e te ardhmes.
Se shpejti iki me thote por do te doja te te tregoja nje histori timen e cila ka te beje me ty. Me mua?- i them. Jam shume kurioze ta di, tregome!
Uli syte poshte dhe nisi te tregonte. Zeri i dridhej dhe syte here i fiksonte mbi mua, here mbi goten gjysem te mbushur te birres.
Dola prej asaj atmosfere paksa e tronditur. Me shtrengoi doren dhe me puthi lehte. -Cudi qe nuk do te kem mundesi te te shoh me!-me thote.-Une e dua Shqiperine dhe cdo gje qe ka lidhjeme te. (Te cuditshem keto fjale te dalin nga gja e nje te huaji)
-Cudi qe une gjendem ketu!-i them, megjithate te uroj gjithe te mirat
Syte i hodha ne drejtimin tjeter dhe shkova. Ishte ora 5 e mengjesit. Ecja rrugeve te zbrazura dhe risillja ne mendje skenen dhe historine e rrefimit te tij.
E lashe te fliste,e lashe te nxirrte shpirtin e saje nen diellin e nje dite me shi.Ndieja cdo fjale te sajen si cekan mbi koken time edhe pse s'ishin ne asnje forme per mua,ishin per ate,ate qe ajo s'donte ta shihte te lumtur.
Sa cudi,ajo po bente histeriken per dike qe dikur ka percmuar,per dike qe dikur i dukej si nje njeri ne miniature,per dike te cilit i dhuroi me teper momente deshperimi sesa lumturie.Jete e cuditeshme,ja ku ishte tani,duke folur per "sakrificat" e saja ndaj nje shokut tim i cili tashme ishte i lumtur me dike tjeter,cuditerisht dhe ajo mike imja!
Ai vetem heshti,e la dhe ai te flas,degjuam qe te dy fjalet me te "deshirueshme": ai per te dashuren,per veten,e une per miken time e natyrisht dhe nje grumbull genjeshtrash per te.
Ndieja termometrin brenda meje duke fituar grade,nga ana tjeter anen racionale timen e cila me thoshte qe ishin punet e tyre e s'kisha te drejte te nderhyja.
Ne nje pike,kur e ndieja-duke njohur veten-qe s'do mund te permbahesha me u ngrita duke i thene qe kishte humbur fillin e arsyes dhe ika ne punen time.
Hem,ne fakt ndoshta ja vleu,ja vleu te shihja se cfare mund te beje njeriu per te rifituar lojen e preferuar.Pashe nje nga shume fytyrat e hipokrizise,dhe lot krokodili natyrisht.Huhu,yup,zonjusha qante,qante pasi kukulla e saje e preferuar nuk ishte me disponibel te duronte capricio-t e saje.E kjo per cfare?Per pak ngrohtesi.Ndoshta nje prove me teper per te konfirmuar ate qe mendoja me kohe: nese njeriu s'sheh alternativa(qofte dhe gjate nje periudhe te shkurter)humbet cdo sens vete-vleresimi e eshte gati te beje cdogje per tjetrin nga frika se nese ndodhet vetem s'do mund ta kaloje gjendjen e deshperimit.Por aha,gjepura!Dhe ai ishte prova e gjalle:"ditet e para ishin te veshtira E.,me tutje falenderova qe kishte marre fund."Ndoshta,kur u zgjua u tmerrua dhe nga gjerat qe kishte shtyre veten te bente,gjera qe normalisht s'do bente asnjehere.
Po shihja nje film:"ne jeten time ka njerez qe me ofrojne nje sup per te qare kur kam nevoje,ka njerez qe me terheqin literalisht dhe figurativisht nga rererat perpirese te jetes,ka njerez qe do jepnin jeten per mua-njerez qe me dashurojne me shume se asgje tjeter ne jete...Por,nga ana tjeter ka dhe njerez qe me shtyjne ne ekstreme,njerez qe me keqesine e tyre me bejne me te forte,me bejne qe ti bej fytyre te bukur ligesise edhe pse brenda mund te jem copa.Jane pikerisht keto te fundit qe dua te falenderoj me teper...!"Kjo ishte nje pjese qe tha njera nga personazhet...
Qeshje,qesh per pjesezat qe une lexoj e qe "ti prezantoj" perhere,qeshe dhe mbreme me menyren sesi te prezantova me nje poezi te Nerudes e cila i kishte shpetuar syve te tu.Ah po,me ne fund pak qetesi mbas tere asaj cudie kur te thashe qe kisha lexuar dhe une per Alligati qe ne te mesmen.
-"Ha,ne ferr do digjesh femer,biles as zjarret e tije s'kane per te pranuar te te djegin,zjarri nuk djeg zjarrin"
KUSH ESHTE ME I THJESHTE
Fuqia nuk mburret (druri me tha)
as thellesia ( me thane rrenjet),
as bardhesia (me tha vete mielli).
Druri s’thote kurre:
“Une jam me i larte se te tjeret”.
As rrenja nuk thote:
“Une jam prej zemre te dheut”.
Dhe buka, cilido qofte kulaci, me mjalte,
kurre nuk thote: Une jam mbi te gjitha”.
I saw her and i felt nothing !
I turned my head back to see her dissapear , and still felt nothing !
How come everything turn in nothing ? I guess i crossed the point of non-return...!
Do doja te shprehesha me gjate mer ditaro por s'me le firma ime..
Hyj ngadale e pergjumur ne qender,ndieja tik-taket e kepuceve te mia,por me teper me rendonte tik-tak-u i qepallave,ndersa po pyesja veten se kush dreqin me jep ate zell te ngrihem aq heret.Weird!
Hyj ne mega zyren e perbashket dhe shoh nje mikun tim:
-"Xhesi"ma ben ne shqip,nje nder ato pak fjale qe di
*"gjesi,dhe pak dhe do flasesh shqip perfekt"
-"Mjaft me talle.Me humor te keq ti?"
*"Fale teje,dreqi ta haje,heres tjeter do mbyll celularin naten.E di qe vetem po ti hynte flaka gjysmes se qytetit do zgjohesha ne ate ore?"i them duke i hedhur dokumentat mbi tavolinen e punes te tije.
-"Ishte e vetmja forme per ta zgjidhur ate pune"
*"Nejse-nejse,e shkuar tashme.Ku jane te tjeret?"
-"Ne shtepi"
*"Ou?Ne shtepi?Hidhme cike celin tend se timin e kam ne makine,ose me mire,ja celesat e makines e me sjell timin se s'me bejne kembet te vete serish ke parkingu"
-"Ja timin se po pertoj dhe une.Ca do besh?"
*"Do hedh nga krevati B..... en L....Le te vuajne me ne"
-"Kot lodhesh,e kane off"me thote duke qeshur
*"Ndaj me pelqejne ato te dy,ja kane mendet vetes"
Nderkohe shkoj ke kendi im i punes e shoh nje note ngjitur ne kompjuterin tim.
*"E ke lene ti kete?"
-"Ah,po,desh harrova.Ka marre..... te dinte se kush shkruan nen ate pseudonim"
*"Betohu?Hahahahahaha,cfare i the?"
-"Thjeshte qe s'eshte e lejuar te zbulojme identitetin e atyre qe shkruajne aty"
*"I paska djegur mesa shoh.Ha,e verteta eshte!Pastaj e di ajo zonja e nderuar qe s'kane te drejten fare te fusin hundet ketu?!"
-"Ka qene fantastik nr. i kaluar.Sa kemi qeshur duke e lexuar"
*"Po-po,por te dinte se kush e ka qendisur...jam e vdekur"
-"Hiqju administrates,jepju studenteve"
"Nenshkruar :Robin Hood"
*"Te pakten ti qeshe,por ato ishin frustracionet e mia te kovuara qe ne vitin e pare.
Zbrit ne hall e me merr nje Cola pasi trupi im po me lutet per cafeine,na,prit portafolin,ke ca para te vogla per automat."
-"nen urdhrat e tua"
*"Ja,une zgjohem ne ate ore nen urdhrat e tua per te perfunduar ate qe s'arritet ju e ky me ben fjale per urdhrat minimale te miat.Hahaha"
-"ika-ika"
"_"-Atdheu im i dyte
Me pelqen dielli i dimrit ketu. Sidomos me gezojne perendimet e tij. Ngjyrimet e hirta te rrugeve sikur perskuqen nga ndricimi i perflakte i diellit. Ndjen nje si kthjelim shpirteror, rizgjim emocionesh, trupin ta pershkon nje eufori magjike. Shikimin e ri e mbushin mendimet e reja...Cudi sa ndikon ne shpirtin e njeriut qofte edhe nje rreze e vetme dielli. Ne keto momente perjetoj caste serioze meditimi. Perpara mu shfaqen si ne nje film te gjitha vitet qe kalova ketu. Mu kujtua vetaj ime, e brishte vazhdon rrugen e saj ne vendin e madh te veriut. Buzeqesh. Sjell ndermend sa here jam dorezuardhe jam grindur me fatin. Sa here kam share neper dhembe sidomos ne fillim kur cdo gje te shfaqete eger dhe plot te papritura> gjeja me e cuditshme qe kam hasur ketu eshte ajo qe pikerisht ne momentet me kritike me eshte gjendur prane nje shpirt i dhimbsuruar qe me ka zgjatur doren e ndihmes. Shpesh here mendoj qe ne rrugen time ketu kane dale perpara njerez te mire pastaj hedh syte perreth dhe mahnitem nga madheshtia e ketij populli. Ata me duken te gjithe me shpirt te madh, te bukur, te pamposhtur. Tamam si heronjte e perrallave per femije.
Me vjen ndermend sa shume shqetesohesh Ti kur une udhetoij per ne Shqiperi. (Zoti im! Sa shume qan kur ndahemi).-Me njofto kur te arrish!-me peshperit ne vesh.
Me kujtohen shetitjet ne Sergei Pasat. Perreth fusha dhe pyje te veshura me petkun e bardhe. KOhe te mahnitshme! KOhe te arta! Aty shetisnim gjithmone. Pak me tutje fillomte pylli i madhku patem humbur sa e sa here. Jeta te duket e mbuluar me fshehtesi, te duket terheqese,digjesha nga deshira te provoja, te jetoja. Pas gemushave,matane drureve te dukej sikur jetonte dikush tjeter e rronte ne fhshehtesi i padukshem nga ne. Bota e perrallave tretej ne boten reale/
Me kujtohen banjot e fiellit buze Vollges.O zot sa te qehsura me shkaktonin. Me shkaktonte humor dh eMaksimi i cili zhytej me heroizem dhe ne qe e perpinim me sy, te rrembyer nga kureshtja.
Po perplasje e kembeve ne kopesht tek pellgu ku nen panjen plake,gjethe dendur ndodhej stoli yne i dashur, gjelberosh, si uleshim dhe lexonim me pre te tera librat me romane dashurie.
Ne mendjen time po zhvilloj veprat e mia te ardhshme.
Ngrica e mbremjes ma skuqi hunden dhe mollezat e faqeve. Muzgu u err, dritat ndricuan ndertesat, qytetin.
Ka dite qe kam humbur sensin e kohes,ose me mire,kohen jam duke e matur me sasine e informacionit qe po arrij te shqelmoj ne mua.Nuk dua te di nese eshte dite,nese eshte nate,me intereson vetem qellimi qe kam para syve.E cuditeshme,tashme dhe gjerat me te vogla nga njerezit qe me rrethojne kane me kuptim se perhere,huh
Me vjen te qesh me veten me ate qe po me pershkon koken tani,pikerisht faktin qe ashtu sic po mas une keto dite kohen time ka njerez qe masin “kohen” e tyre me nr. e njerezve me te cilet kane llafosur neper vrima te ndryshme,me nr. e versioneve qe arrijne te tregojne me perpara se « armiku »…ha,jepme dicka alkolike te pi pasi e shoh qe mendimet e mia po marrin fushat !Sa me pelqejne shpirtrat e paster,pa shume komplikime djallezore,qe i thone gjerat ashtu sic mendojne pa patur mendjen ke clique-t,ke « te dalurit e/i mire » .
« Eshte nje veti e femres tipike shqiptare »-tha njehere ai cuni me syte me te embel ever,ai qe une do martoja sikur te mos ishte kusheriri im disa vite me i madh se une.
Huh,do egzistojne tipa te tille ne cdo kohe,ndryshe si do dinim se cfare eshte e mira dhe e keqja ?!
Hyme brenda ne nje pub,une dhe Ai,Ai sapo ishte kthyer nga nje takim pune dhe s'kishte kohe te ndryshonte kostumin ne dicka me casual.Aty po na priste nje shok i ngushte i perbashket(e kisha njohur vite me pare ngaqe ishin miq te ngushte qe ne kohet studentore),pershendetemi dhe ulemi duke biseduar per ate qe kishte ndodhur gjate kohes qe s'ishim pare.Po na tregonte per dashurine e radhes e cila do vinte mbas pak min te pinte dicka me ne,i kishte folur shume per ne mesa tha ky dhe donte te na njihte.Ne fakt,doja thjeshte pak momente qetesie shpirterore me dy njerez qe vleresoj,s'doja dhe nje te trete qe s'njihja fare ne pranine e se ciles nuk mund te flisja aq lirshem sa me keto te dy.Pastaj le ta themi(diciamocelo)ndihesha me e perkedhelur ne tre duke perfaqesuar seksin e dobet.
S'vajti shume kohe kur erdhi dhe ajo ne gjithe splendorin e saje,mbasi na beri uje faqesh mua dhe ate,erdhi dhe u ul ne mesin tim dhe te dashurit te saje.E cuditeshme,fliste e fliste e fliste...ishte si burim i pafund fjalesh.Huh,mbas ca minutash qe fliste e fliste nuk arrija me te ndiqja mendimet e saja te copetuara,dhe si pasoje syte e mi i ishin drejtuar gojes.Shihja vetem levizjet e buzeve,fjalet e saja s'depertonin ne mua.Ne nje moment ndalet,shikon mua,shikon te dashurin e saje,shikon dhe Ate.Askush s'fliste,vetem nganjehere nje"po"-"jo"-"Ah,ashtu?"-"...".I drejtohet Atije dhe e pyet nese eshte perhere kaq formal,kaq "jo-i-thjeshte",me drejtohet mua duke me "terhequr vemendjen" qe s'kisha folur shume nderkohe qe i dashuri i saje kishte thene qe me mua s'merzitet asnjehere.Qesha,qesha me faktin qe Ai ishte nje nga meshkujt me inteligjent,sensibel dhe njekohesisht te prekur ne forme hyjnore nga shume modesti,qesha dhe me menyren sesi ne jemi perhere gati ti drejtojme gishtin tjetrit per dicka,qofte dhe pa e menduar thelle.Ai ju pergjigj qe thjeshte ishte i lodhur dhe qe nganjehere i pelqen te degjoje me teper sesa te flase duke kerkuar konfirmimin ke une,gje qe une s'hezitova te beja.
Une dhe Ai provuam qe te jemi me aktive ne monologjet e saje mbas pyetjeve te saja,nuk e di sa ja dolem mbane.Ishte femer e thjeshte,oh po natyrisht qe ishte,por ne nje pike thjeshtesia e mendimeve te saja perzihej me budallek.Rendesia qendronte ke te folurit,pa qene e rendesishme se ca thote,thjeshte e folura dhe nje buzeqeshje thjeshtesie.
Me vone,kusheriri po me shoqeronte ne shtepi,ja kisha ngjitur syte rruges qe ne po shkelnim me makine.Pyesja veten nese arrin njeriu nje ndarje te qarte te:
-Budallekut-thjeshtesise
-Budallekut-iluzionit te inteligjences
-Inteligjence-djallezi e ndyre mendimesh
-Inteligjence-shpirt te paster,pa djallezi.
P.S. Ajrori,ah,nese e ve ne kete prizem une duhet te kem kujdes dhe nga babi,nga gjyshi,nga...pasi dhe njerin nga ato,po mos te ishin njerez te familjes time do i martoja direkt
Une po tregoj dicka qe nga koha e partise punes.
Ne shtepine tone pothuaj qe perdite kishte njerez.
mbaj mend qe ka qene dite e diel kur tek ne kishin ardhur sekretaret e partise. Edhe nje dite qe kish pushim njeriu nuk mund ta kalonte me familjen e tij por me njerez qe ndoshjta me shpirt i urrente.
Lera se nga rroga e babait pothuaj nuk mbetej asgje por shtepia jone kishte nevoje edhe per nje guzhinie plus qe te gatuante per partine.
Une nuk mbaj mend mire sa vjec kam qene ndoshta 5 apo edhe pak me i madh, por skam qene ne shkolle.
Ne ato kohe une as nuk doja te dija kush eshte partia bile nuk kishte parti te me mbante nje min ne vend.
hyra ne dhomen ku ishin ato xhaxhat dhe fillova rremujen.
Babai me thote ik nje here andej tek nena edhe ndihmoji nga guzhina se je djale i mire.
Nuk para genjehesha kollaj por se di se se me mashtroi dhe ika.
Me kujtohet si tani qe pashe nenen duke qeruar oriz, sepse nese ju kujtohet ka qene pothuaj si tallzh e duhet te pastrohej.
Shkova dhe ju afrova prane, dhe ajo me tha po ti cdo ketu?
te kam thene larg...
po babi me tha qe te ndihmoj ty o ma po i them, une erdha te qeroj oriz.
He a te ndihmoj?
po mire tha me ndihmo duke qeshur pak por rri urte se sta kam shume qejfin.
Edhe une si djale i urte qe isha fillova te qeroj oriz.
Sa shihja dicka te zeze thosha: O mami a ta heq kete? Hiqe me thosh ajo.
Po kete tjetren ta heq se eshte gur? hiqe pra prape ajo.
Po kete e po kete beja une sa here shikoja dicka te zeze derisa nena u nevrikos edhe me bertiti.
Mbathja perjashta mistrec.
Une mbeta i cuditur fare !! I ndihmon edhe sta di kush per nder!!!
Me vone nese doni te dini gjithe historine shkova dhe futa nje cope leter ne pilaf qe i kishte dhene nje shije qe o Zot lemeri pilaf kish dale.
Ja pra qe edhe une i gatova njehere partise lool.
Gjeja qe urrej me shume ,eshte te kthej koken prapa nga e kaluara.Cdo sekond qe kalon nderthurret me rrjeten e kujteses dhe asnjehere skam dashur te humbas sekonda te tjera ne 1 proces te pavlefshem sic eshte :rikthimi ne kujtese i te kaluares.Por ndodh shpesh ku nuk mund te veme 1 kufije mes se kaluares dhe te tashmes.
Mjafton nje gjest i tij,1 shikim,1 fjale dhe pluhuri i harreses zhduket si me dore.Deri ne ato caste kishe genjyer veten se ajo fytyre i perkiste te kaluares ,por ishte thjesht mashtrimi i rradhes qe i beje vetes.Ishte thjesht mburroja e rradhes qe perdore kundra vuajtjeve.Gjithcka e tij kishte qene mese e gjalle ne kujtesen tende.Mjaftoi vec nje puthje dhe...... Mire se u ktheve e KALUAR!!!!
Citim:
Po citoj ato që tha ADELAIDA
Gjeja qe urrej me shume ,eshte te kthej koken prapa nga e kaluara.Cdo sekond qe kalon nderthurret me rrjeten e kujteses dhe asnjehere skam dashur te humbas sekonda te tjera ne 1 proces te pavlefshem sic eshte :rikthimi ne kujtese i te kaluares.Por ndodh shpesh ku nuk mund te veme 1 kufije mes se kaluares dhe te tashmes.
Mjafton nje gjest i tij,1 shikim,1 fjale dhe pluhuri i harreses zhduket si me dore.Deri ne ato caste kishe genjyer veten se ajo fytyre i perkiste te kaluares ,por ishte thjesht mashtrimi i rradhes qe i beje vetes.Ishte thjesht mburroja e rradhes qe perdore kundra vuajtjeve.Gjithcka e tij kishte qene mese e gjalle ne kujtesen tende.Mjaftoi vec nje puthje dhe...... Mire se u ktheve e KALUAR!!!!
problem ballkanik
e kaluara nderthurret kaq shume me te tashmen saqe eshte veshtire te ndahen kufijte e te tashmes me te kaluaren.
U ngrita,ashtu ne rrobat e thjeshta ne te cilat isha ne shtepi,po qeshja me veten,me mendjen e njeriut.
Ne nje moment...
"hey,kam fundshpine te bukur"thoshte nje pjesez teksti ne ne nje rreth.Sjell koken dhe nje pjese e pakontrolluar e shpirtit tim do te thote:
*"Hey,mendet ke fundshpina te jane perqendruar?"
Ajo pjesa e tekstit mbyll gojen,pasi keshtu eshte,flet-e-flet por nese konfrontojme dicka me realitetin e hidhur(qofte dhe dicka e kalbur)te shikon si nje cope mishi me dy sy te ngjitur ne te.Me pas teksti vazhdon:
"hey,e di ti qe fundshpina ime prek karrige prestigjioze?"
Serish dua te qesh,pasi shume gjera mund te mundohet te ju beje te besoje atyre qe s'ja kane haberin,por ama jo atyre qe jane ne nje mekanizem me te larte.
*"E di qe bashkesia ne te cilen perket karrig'ja jote,ne totalitetin e bashkesive te karrigeve te mia qendron NE FUND fare?Pra,qe ajo karrig'ja ketu hyn ke nr.teprues i karrigeve me te rendesishme te rrymave te tjera?"
Hahahaha,lerme te qesh o mendje e vogel!!!
-"Hey,po une me vone do montoj karrige"
Harrove nje gje o mendje e ndritur,NUK ka kerkese per karrige te tilla.Ose me mire,kerkesa i perket shtreses mè me pak mende te asaj bashkesie!!!
Ah,si perfundim,meqe ra fjala: te vjen keq te vleresosh i cike duart e mia?Nuk do jene aq me vlere sa fundshpina jote por keshtu mund te ve nje announce ne ndonje site mobilierish,mund te me sherbente si rekomandim
:)
Shume fjale te kendshme dhe gjithashtu shume fjale te pakuptueshme ne kete teme. Amor me ben pershtypje ose me mire do doja te lexoja ndonje copez nga e kaluara kur ti ke qene e dashuruar.
Re: :)
Citim:
Po citoj ato që tha METAXA
Shume fjale te kendshme dhe gjithashtu shume fjale te pakuptueshme ne kete teme. Amor me ben pershtypje ose me mire do doja te lexoja ndonje copez nga e kaluara kur ti ke qene e dashuruar.
E para here qe qesha prej se kaluares se frikshme. E para here qe me gjithe zemer merzitjet, trishtimet, vreret neper letra,neper tekste i pashe kaq qesharake.
Shkrime sikur une te meshiroja ekzistencen time me njeqind thenie te autoreve te ndryshem e frymezuar dhe kurre me shembullin e drejte.
Kish ndodhur nje prerje.
Skajet s'i kam prekur akoma ,akrepat e mi jane terhequr ,sterholluar shume pak. Ora ime e qelqte qe dikur u thye teksa rera me binte mbi koke la vetem cifla xhami te ngjitur mbi lekure. Tani ciflat shkrihen ashtu sic shkrihet vete koha djallezore. PO, ditet jane te tilla nqs nuk thyen xhamin dhe te ulerashesh njehere te vetme. Por vetem nje here ulerima nuk mjafton, pastaj kupton qe as qe ia vlen te ulerasesh ne te atille menyre: ulurime kamyje apo kafke teksa thur me fije spangoje ato qe do te besh per te lene gjurme.
Woman in armchair-Picasso
Paris
winter 1909-1910
oil on canvas
Centre Georges
Pompidou,Paris
Musee National d'art Moderne
Centre de la creation industrielle
Dhe pyetja ime ishte constante : Why would a person paint a human being esp a female ,like THIS ,deformed, with complex features ? What pain was he going through ? What distortion in thinking did he have?
E tija ishte nje ulurime gjigande. Kush e kuptoi ??
S'ka me ulurima te tilla per nje shpirt qe eshte mbushur plot. Une zgjedh te mos kete.
Ulurimat jane per ata njerez qe kerkojne te mbushen,me cdo gje qe te jete thesht te mos ndihen bosh. Ka nje pjese qe u mungon, nje pjese qe ata nuk e dine ku e kane lene ne ndonje trotuar rrugesh ,nuk dine ku ta kerkojne. Mes prostitutash ,mes dehjesh?
Ulurima ime mbaroi qe kur qesha me te kaluaren time.Sa feminore! Sa e rritur para kohe ! Sa e bukur ne vetmine e saj!
I am in MOTION ....
Eh pastaj e pyeta prej pasigurise:C'duhet te bej ? Ti gris te gjitha?-edhe pse e dija qe do e pendoja thelle po ta merrja vendimin. Por do e beja zemren gur nqs do ishte gjeja me e mire per tu bere.
Ajo me lehtesoi kaq shume ,me ngriti kaq lehte peshe:
-S'ka pse, jane kujtime, mbaji ti lexosh ,te qeshesh sic qeshe sot.
Gjithsej 14 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit » Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.