Forumi Horizont Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 69 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Legalize it!? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16311)


Postuar nga Gjergj Kastrioti datë 29 Gusht 2008 - 19:48:

Legalize it!?

Vjen koha e te vjelave te Cannabis Sativa dhe ne Shqiperi fillon te behet lajm Lazarati, fshati i njohur tashme si "Kolumbia Shqiptare"...!!!
Por nuk eshte vetem problemi ne Lazarat, ka shume e shume fshatra te tjere si ne jug ashtu edhe ne veri qe kultivojne kete bime!
Per cudi sapo mediat i japin ze ketij lajmi policia ben sikur pret disa rrenje...
... dokumentohen bile edhe aksionet e policise nga disa media... por me vone vihet re se ajo pjese e prere nga policia ka qene nje perqindje e pa-perfillshme me pjesen tjeter te mbetur!

Eshte me se e kuptueshme qe disa fshatare nuk mund te kundervihen e te bejne ligjin ne Shqiperi!!!
Jane njerez te cilet kane marre atribute drejtimi shteteror qe pilotojne keta fshatare te sklleveruar ne vitin 2008!!!
Fshataret qe tani jane kthyer ne punetore me meditje per interesa te shtetit nuk mbjellin me grure apo miser por "Cannabis Sativa" ...!
Nje biznes ky shume frytdhenes per pilotuesit!

Keta pushtetare qe jane kaq te zotet te kopjojne ligjet e vendeve te tjera sa here t'ju teket pse nuk hedhin nje sy per nga Hollanda dhe te shohin se si eshte bere menaxhimi ligjor i perdorimit te te ashtuquajturave "drogera te lehta"...!
Ne Amsterdam si dhe ne qytete te tjera sheh me bollek "Coffee Shop" ku konsumohet marijuane, nje terheqje shume e madhe turistike kjo...!

Nqs do te behej nje referendum per legalizimin ose jo te drogerave te lehta une do te isha totalisht PRO per shume e shume arsye...

Ju?!


Postuar nga Piktor datë 29 Gusht 2008 - 20:32:

Ne menyre absolute kundra legalizimit te perdorimit te droges.
Lene ma te mendosh te legalizosh kete gje ne Shqiperi.
Nuk ka dallime droga te lehta apo te forta.
Nuk kemi legalizuar akoma popullsine me dokumenta te rregullta jo me tu legalizosh drogen qe eshte nje fenomen i ri dhe per te rijte qe bien viktima te perdorimit te saj.


Ps: pse titullohet keshtu kjo tema Gjergj. legalize it,


Postuar nga Gjergj Kastrioti datë 29 Gusht 2008 - 20:48:

Ok Piktor, ti e mendon ne kete menyre...
... ke te drejte qe thua se ne kemi probleme akoma me te medha si ajo e regjistrimit te popullsise...
... por edhe ky nuk eshte se eshte legalizim qejfi... edhe ky nje problem eshte! Per shkak te abuzimeve me tregtimin e marijuanes...
Plus qe po te legalizohej njerezit do ta njihnin me mire kete bime, cilesite dhe te metat qe ajo ka... dhe nuk do ta shikonin si gogol!!!
Pastaj do te ishte nje terheqje jashtezakonisht shume e madhe turistike...!
Mendo qe italianet... qe jane konsumues te papare te marijuanes do te "zbarkonin" ne brigjet shqiptare...


ps: "Legalize it" eshte nje parrulle e perdorur gjeresisht ne bote per kete ceshtje... eshte si tip diciture... prandaj e titullova keshtu temen... nqs nuk ju pelqen e bej edhe shqip... s'eshte ndonje problem!


Postuar nga lezhjani-82 datë 29 Gusht 2008 - 21:56:

Askush ska vdek nga hashashi gjer me tani.
Ndersa alkoli e duhani qe jane te ligjshme mbysin qindra cdo dite!


Postuar nga AndreaPirelli datë 29 Gusht 2008 - 22:17:

Nuk jam ndonje tifoz i asnje lloj stimuluesi ..... po ndaj kesaj ..... jam indiferent. Leni fshataret te bejne do leke per ca kohe, ene merru me gjona te tjera, si psh regjistrimi i popullsise (sic tha dhe Piktori) ...... qe eshte A-ja e funksionimit te nje shteti.


Postuar nga lezhjani-82 datë 29 Gusht 2008 - 22:32:

Turll e dime se ti sje tifoz stimuluesish.....ti je tifoz me juven!


Postuar nga Fajtori datë 29 Gusht 2008 - 22:37:

Titulli i temes eshte interesant por anglisht...

Personalisht jam per legalizimin e hashashit dhe mariuhanes. Kufiri i drogave eshte krejt relativ dhe kete e tregon periudha proibicioniste amerikane e cila deshtoi.

Ndersa per Lazaratin do kisha shume qejf ta bombardonin dhe ta zhduknin nga harta. Kjo per nje aresye te thjeshte. Para 1 jave degjova lajmin se fshatataret e Lazaratit po bombardonin fshatin prane, pasi i quanin si tradhetare qe lejuan policine te kalonte andej per ti prere bimet narkotike. Me pak fjale fshataret qe bashkepunuan me shtetin per te zbatuar ligjin ishin spiune dhe tradhetare qe hanin predha dhe plumba nga lazaratasit. Per kete aresye do doja shuuuuume qe Lazarati te behej shembull per Shqiperine. Banoret e Lazaratit kane 18 vjet qe bezdisin kombin shqiptar duke bllokuar rrugen, vrare police, hedhur bomba etj. Do ishte shume mire qe fjala Lazarat te zhdukej nga harta e Shqiperise dhe kriminelet qe e banojne te mesojne se kush eshte Shqiperia dhe cfare eshte shteti. Me Sale, Nano apo Rame ai fshat duhet te marre mesimin qe meriton njehere e pergjithmone. Per me teper qe cilesimi "fshat" nuk ka legjitimitetin moral per te krijuar probleme te ketij niveli.


Postuar nga IQVLORA datë 30 Gusht 2008 - 00:39:

Mendoj se jo gjithe Lazot jane kriminela Fajtori.Ata jane nje grusht njerzish te perkedhelur te PD, qe veprojne ne menyre kriminale.Gjer dje atje nuk ja ka mbajtur asnje qeverie te futej,por policet e kesaj qeverie u futen dhe bimet e kanabist u asgjesuan.
Ne Shqiperi jane disa fshatra qe baballaret e ketyre politkanve te sotem te te majtes i kane trajtuar harbuterisht.
Dukati,Trevllazeri, Gjormi,Lazarati e Bozhigradi jane disa prej tyre ne jug.

Simbas teje ju duhet bere nje denim kolektiv te medhenj e te vegjel,tamam si boshnjakve ne Srebrenice.
Mendimet e tua ja kalojne edhe kriminelve te Hoxhes.Te lumte!Meriton te dekorohesh me ndonje medalje nga ato qe jepte Xhike Lleshi dikur.
Me keto mendime qe ke shfaqur ne kete postim,tregon me se miri qe je nje racist me pikpamje kriminale karshi nje pjese te popullsise se vendit tend.Nuk eshte hera e pare qe shfaqesh i till.
Dikush i lexon keto mendime prej fashisti dhe hesht,por kur ta lexojne mesazhin tuaj ata qe nuk te servilosen do ta mbash bythen me dore.


Postuar nga Gjergj Kastrioti datë 30 Gusht 2008 - 00:48:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
cilesimi "fshat" nuk ka legjitimitetin moral per te krijuar probleme te ketij niveli.


Keshtu qe s'ka se si te jete e mundur qe nje fshat "te ngreje ne xhiro" nje shtet te tere!!!
Ku e gjeten fuqine keta fshatare ti kundervihen ne kete menyre shtetit???!
Sikur bie ere apo jo...?!
E njejta gje edhe me Bollanon ne Himare, te cilit i eshte bere nje kerkim te pemes gjenealogjike dhe ka dale se eshte 100% shqiptar dhe se gjyshi i tij ka qene atdhetar bile...
Bollano eshte i pilotuar nga greket dhe per interesat e veta eshte shitur!!!

Nuk ka faj samari jo... fajin e ka gomari!


Postuar nga AndreaPirelli datë 30 Gusht 2008 - 01:28:

Citim:
Po citoj ato që tha lezhjani-82
Turll e dime se ti sje tifoz stimuluesish.....ti je tifoz me juven!





Postuar nga akrepi2008 datë 30 Gusht 2008 - 01:35:

Thumbs up

Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Ne menyre absolute kundra legalizimit te perdorimit te droges.
Lene ma te mendosh te legalizosh kete gje ne Shqiperi.
Nuk ka dallime droga te lehta apo te forta.
Nuk kemi legalizuar akoma popullsine me dokumenta te rregullta jo me tu legalizosh drogen qe eshte nje fenomen i ri dhe per te rijte qe bien viktima te perdorimit te saj.


Ps: pse titullohet keshtu kjo tema Gjergj. legalize it,



Nuk kam cte shtoj asgje. Mendime te mencura


Postuar nga Fajtori datë 30 Gusht 2008 - 02:03:

Denimet kolektive jane si ligjet e droges, behen relative sipas kohes. Ka shume mundesi per te eleminuar Lazaratin nga lista e problemeve:

1. Te gjendet nga cila ndertese qellohet kunder fshatit perballe dhe te leshohet nje rakete per ta hedhur ne ere.

2. Te bllokohen gjithe rruget dhe furnizimet me buke dhe uje derisa "fshataret e ndershem" te dalin jashte ose ti dorezojne shtetit "fshataret kriminele". Kjo eshte menyra me e sakte represive per ti bere te kuptojne se shteti ekziston.

Sic e thashe me lart represioni behet kolektiv kur krimet behen kolektive. Lazarati nuk eshte nje fshat me probleme te vogla, por nje cerdhe luftarake qe nuk lejon policine te hyje. Si i tille duhet trajtuar si kryengritje e armatosur (e pilotuar ose jo kjo s'ka rendesi), praaaa ta marre ne dorezim ushtria dhe te aplikohen ligjet luftarake. Kur policia te pranohet nga fshataret si ne gjithe Shqiperine atehere mund te aplikohen ligjet individuale qe meritojne qytetet e civilizuara.


Postuar nga AndreaPirelli datë 30 Gusht 2008 - 09:27:

"Nuk dua ta degjoj me fjalen Peze" (cit).


Postuar nga Piktor datë 30 Gusht 2008 - 18:42:

E te flasim pastaj per legalizim.
Kur nje fshat si lazarati behet problem jo vetem kombetar por edhe nderkombetar per mbjelljen e kanabisit, qe ju ka kushtuar detyren shume drejtuesve te policise deri pak dite me pare kur u bene dhe ndryshimet e fundit ne gjirokaster jo me te flasim per legalizim ku na fusin ne harten me te zese te botes.
Sa per hollanden, di gje kush si eshte e rregulluar me ligj pirja e mariuanes atje, mbillet pra kultivohet ajo apo ka ndermmarrje te posaçme nqs po futjuni biznesit e shitni kanabis ne hollande dhe mos u merrni me taktika lufte apo shfarosese te njerzve qe dihet se e njohin mire forcen e pushtetit ashtu sikurse ndodh ne lazarat ndodhi edhe ne napoli por askush nuk foli per shfarosje apo rraketa etj.


Postuar nga IQVLORA datë 30 Gusht 2008 - 21:18:

Perseri po gabon i nderuar Fajtor.Ndoshta kjo vera e sivjetme ka ndikuar keq tek ty.
Nderprerjen e ujit dhe te ushqimit te nje komuniteti njerzish ne historine moderne nuk e kam degjuar ndonjehere.A mund te na thuash se ne cilin ligj te ndonje shteti diktatorial e keni lexuar kete denim antinjerezor?Ka qene shume heret ,gjysma e pare e shekullit te kaluar kur Sicilia u be qender e mafies nderkombetare,ku kontrabandohej,droge arme e qenie njerzore,vriteshin mijra te pafajshem,sfidohej shteti,por shteti italian nuk beri ndonjehere ndalimin e ujit dhe te bukes per komunitetin ishullur.Nje veprim te till nuk e kishin bere as fashistet dikur ne WW2.
Femijet e vegjel te nje krimineli nuk jane pergjegjes ose fajtor per krimet qe kryen babai i tyre.Eshte antinjerzore e genocidale te godasesh me rakete e te marrsh jeten disa te pafajshmeve.
Ne bote kane ndodhur qe policia apo forcat speciale kane bere c'eshte e mundur te shpetojne femijet dhe gruan e kriminelit, te cilet nuk mund te pergjigjeshin per vrasjet apo krimet e cdo natyre qofshin te kryera prej tij.Ne ndonje rast edhe e kane lene te lire per momentin, per te shpetuar te pafajshmit.Asnjehere nuk kane menduar t'i godasin me raketa e me topa sic mendon ti te godasesh shtepite e kriminelve lazo.Vrasje kolektive ne kohet moderne kane bere kriminelet millosheviciane ne Bosnje e Kosove,por atehere ka qene lufte.Edhe lufta ka ligjet e saj dhe ata qe i shkelin ato denohen per genocid.
Ti ke te drejte vetem per dicka;lazot nuk duhen lejuar qe te sfidojne shtetin.8 vjet sheti i te majteve nuk u fut dot atje,por jo me shume se 30 dite me pare policia e shtetit korri dhe dogji gjithe bimet e kanabisit ne Lazarat dhe asgje nuk ndodhi.Edhe ata kriminele qe gjuajne me arme shtepite e fshatarve te minoritetit ose te qytetarve te Gjirokastres duhet te japin hesap para togave te zeza,por jo t'i denojme ne menyre kolektive.Konfliktet zgjidhen gjithmone brenda ligjeve ,duke respektuar te drejtat njerezore.Kthjellohu dhe analizoi budallalleqet qe ke shkruar!


Postuar nga Tulipani datë 31 Gusht 2008 - 00:56:

Ja pse andej nga jugu s'gjen as nje fije sallate se duket jane specializuar ne mbjelljen e bimeve te tjera

Tani ne vendet ku disa droga jane te legalizuara keshtu e bejne ? kultivim ' alla Lazarati ' ?

Nje gje eshte legalizimi per perdorim vetiak e nje gje tjeter eshte shembulli yne .

Se po na dalin ca fshatare sikur na jane komando te organizuar e ska polici ti beje zap. Po keto budallalleqe te ne ndodhin. nese e kane problem policet te hyjne i sygjeroj te vishen si gazetare se mesa duket ata te TOP-it ia dolen kollaj fare.


Postuar nga briseide datë 31 Gusht 2008 - 01:05:

Re: Legalize it!?

Citim:
Po citoj ato që tha Gjergj Kastrioti
...!

Nqs do te behej nje referendum per legalizimin ose jo te drogerave te lehta une do te isha totalisht PRO



Idem!!


Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Denimet kolektive jane si ligjet e droges, behen relative sipas kohes. Ka shume mundesi per te eleminuar Lazaratin nga lista e problemeve:

1. Te gjendet nga cila ndertese qellohet kunder fshatit perballe dhe te leshohet nje rakete per ta hedhur ne ere.

2. Te bllokohen gjithe rruget dhe furnizimet me buke dhe uje derisa "fshataret e ndershem" te dalin jashte ose ti dorezojne shtetit "fshataret kriminele". Kjo eshte menyra me e sakte represive per ti bere te kuptojne se shteti ekziston.

Sic e thashe me lart represioni behet kolektiv kur krimet behen kolektive. Lazarati nuk eshte nje fshat me probleme te vogla, por nje cerdhe luftarake qe nuk lejon policine te hyje. Si i tille duhet trajtuar si kryengritje e armatosur (e pilotuar ose jo kjo s'ka rendesi), praaaa ta marre ne dorezim ushtria dhe te aplikohen ligjet luftarake. Kur policia te pranohet nga fshataret si ne gjithe Shqiperine atehere mund te aplikohen ligjet individuale qe meritojne qytetet e civilizuara.




Nderhyrja ishte totalisht ironike,shpresoj.


Postuar nga Gjergj Kastrioti datë 31 Gusht 2008 - 16:09:

Une them te rikthehemi ne kohen e skllavo-pronareve!


Postuar nga girl22 datë 31 Gusht 2008 - 20:36:

Thumbs down

jo. sepse vret brain cells canabbis sativa/mary jane


Postuar nga IQVLORA datë 31 Gusht 2008 - 21:13:

Citim:
Po citoj ato që tha Tulipani
Ja pse andej nga jugu s'gjen as nje fije sallate se duket jane specializuar ne mbjelljen e bimeve te tjera

Tani ne vendet ku disa droga jane te legalizuara keshtu e bejne ? kultivim ' alla Lazarati ' ?

Nje gje eshte legalizimi per perdorim vetiak e nje gje tjeter eshte shembulli yne .

Se po na dalin ca fshatare sikur na jane komando te organizuar e ska polici ti beje zap. Po keto budallalleqe te ne ndodhin. nese e kane problem policet te hyjne i sygjeroj te vishen si gazetare se mesa duket ata te TOP-it ia dolen kollaj fare.



Nga postimi juaj kuptoj se ju i bini problemit anash.Policia atje ka nderhyre dhe i ka zhdukur te gjitha bimet e kanabisit.Edhe ata qe kane gjuajtur ne drejtim te shtepive te fshatit Dervician e qytetit te Gjirokastres do marrin denimin e merituar.Ne kete rast nuk presopuzohet te bombardohet gjithe fshati me raketa per t'i zhdukur fizikisht gjithe banoret.
Pse diskutoni me servilllek.Po ju kujtoj temen qe une hapa per qendrimet antikosovare te Barack-ut dhe ju e ndonje servil tjeter u turret si hiena karshi meje.Hapini syte e mos u servilosni,sepse tregoni qe jeni njerez pa vlera e pa personalitet.Ne kete teme nje shok dhe miku jone ka shprehur ndjenja ekstreme antinjerzore qe vetem naziskinve ju shkojne per shtat.
Kur ju drejtohem juve kam parasysh edhe disa servil te tjere,te cilet jane njerez te vegjel e liluput!


Postuar nga Fajtori datë 31 Gusht 2008 - 22:06:

IQVLORA u shtua me sukses në listen tuaj të injorimit.


Postuar nga Ari. datë 31 Gusht 2008 - 23:22:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Titulli i temes eshte interesant por anglisht...

Personalisht jam per legalizimin e hashashit dhe mariuhanes. Kufiri i drogave eshte krejt relativ dhe kete e tregon periudha proibicioniste amerikane e cila deshtoi.

Ndersa per Lazaratin do kisha shume qejf ta bombardonin dhe ta zhduknin nga harta. Kjo per nje aresye te thjeshte.




kush ma deshifron
do ti jap 1 million

sepse ky xhamajkni qenka edhe per legalizimin
por edhe per sterlemilizimin

me qart bob marley


Postuar nga IQVLORA datë 31 Gusht 2008 - 23:45:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
IQVLORA u shtua me sukses në listen tuaj të injorimit.


Kur zihesh mat ose me presh ne duar rrugdaljen e gjetke ne kete menyre.Perballu dhe argumentoi tezat e tua tejet ekstremiste.Une nuk te kam fyer si ju dikur.Kesaj here e ke menderosur.I ke treguar me postimet e tua ndjenjat e tua raciste kunder ne vlonjateve e tani karshi lazove,te cilet kerkon t'i asgjesosh me kuc e me mac.Te paketen te kishe bere lufte inteligjente,te godisje vetem ato shtepi qe jane te dyshuara,por jo gjithe popullin e Lazaratit.
Me shprehjen se IQV u shtua ne listen tuaj te injorimit mos e ke fjalen per servilet dhe servilet e tua?Ju duhet te flisni vetem ne njejes,pra per veten tuaj,apo i permbledh gjithe ata qe te lepihen ty?
Degjo plakun ketu!Ne jete njerzit gabojne dhe atij m..i qe ke bere tani duhet t'i rrish persiper dhe te kerkosh ndjese.
Une do te konsideroj gjithmone mik,do te te respektoje dhe asnjehere nuk do te vendos ne listen e injorimit!Ky jam une!

Pres reflektimin tuaj dhe te servilve pa pike dinjiteti.


Postuar nga Fajtori datë 01 Shtator 2008 - 02:16:

Citim:
Po citoj ato që tha ari77labi



kush ma deshifron
do ti jap 1 million

sepse ky xhamajkni qenka edhe per legalizimin
por edhe per sterlemilizimin

me qart bob marley



Legalizimi ka te beje me temen e hapur, nese duhet te lejohen apo jo drogat e lehta.

Lazarati ka te beje me rendin, policine dhe stabilitetin kombetar.

Kaq veshtire eshte te kuptohet?


Postuar nga Ari. datë 01 Shtator 2008 - 03:24:

eeee ----"hopingat e Sheros"....


Postuar nga Tulipani datë 01 Shtator 2008 - 20:22:

IQ vlora ne fakt i bie te jem servile e te gjithe atyre qe ne disa raste e mendojne si une atehere ... se kam shume problem se si me quani juve ... ndonjehere epitetet mund te kene kuptim te ndryshem ne persona te ndryshem

po patet problem postimet e ndonjerit mund ti denonconi ashtu sic bej une kur e shikoj te arsyeshme ...
ndersa per postime te vecanta ironike e qe duhen lexuar nen rreshta ... s'kam c'te them, personalisht me pelqejne.

per mua ky argument mbaron ketu.


Postuar nga IQVLORA datë 01 Shtator 2008 - 21:01:

Do te bente mire te shikoje se cfare ke bilbilosur tek tema B Obama dhe Kosova me dt 11/08/08.Qe te kishe nje baba dhe nje gjysh mbase edhe ndonje vella qe te kishin ndjenja urrejtjeje per nje pjese te popullsise shqiptare,qe te shkonte gjer ne zhdukjen totale te tyre, besoj do te ndjeje kenaqesi shpirterore.Mendoj se ironia e perdorur ne ate shkrim po te kthehet ne bumerag per veten tende.Kur eshte puna per nje antar te thjesht ju dhe disa antare te stafit suleni si skiftere per ta sulmuar,ndersa kur duhen kritikuar e denuar mendimet e gabuara te shefit,ju e mbyllni njerin sy.Kjo eshte dyfytyresi nga ana juaj dhe nje servilizem me ''S'' te madhe.
Une nuk e kam fare problem shkrimet e askujt.Ketu nuk eshte problemi se mua me eshte prekur personaliteti ne kete rast,por qe te gjithve duhet te na shqetsojne ide te tilla ekstremiste te shfaqura nga shefi juaj.Ju te stafit jeni kthyer ne njerez te vegjel dhe gjykimet tuaja jane me dy standarte.Jeni frikacake me pak fjale.
Edhe njehere po te kujtoj se me 11 korrik 08 ke ditur ta perdoresh ''bukur'' ate figure letrare qe quhet ironi.E forte je qe guxim te kundersulmosh kur ndihesh e carmatosur!
Beje edhe ti si shefi jot,kalom ne listen e injorimit,sepse ashtu shpeton.


Postuar nga Deb* datë 01 Shtator 2008 - 21:29:

Ketu ne usa me sa kam degjuar do te nxjerrin disa machine ,si ato te pijeve freskuese qe i gjen ne cdo store , me droga te lehta.Kuptohet qe jo gjithkush mund te marri atje .Vetem ata qe kane lejen nga mjeku.Indetikfikimi me duket do behet me ane te dores.Kjo behet per te lehtesuar punen e farmacive dhe te pacienteve qe mund ti terheqin keto droga kur te duan dhe brenda nje kohe te shkurter.

Si legale apo jo legale droga perdoret dhe do te vazhdoj te perdoret ,ne Shqiperi,ne mos hapur ashtu nen dore.Nuk e di une vet se perdor dhe uroj qe as femijet e mi te mos e perdorin kur te rriten,por jam pro legalizimit te drogave te lehta.


Postuar nga Gjergj Kastrioti datë 01 Shtator 2008 - 22:04:

Citim:
Po citoj ato që tha kundershtuesja
Ketu ne usa me sa kam degjuar do te nxjerrin disa machine ,si ato te pijeve freskuese qe i gjen ne cdo store , me droga te lehta.Kuptohet qe jo gjithkush mund te marri atje .Vetem ata qe kane lejen nga mjeku.Indetikfikimi me duket do behet me ane te dores.Kjo behet per te lehtesuar punen e farmacive dhe te pacienteve qe mund ti terheqin keto droga kur te duan dhe brenda nje kohe te shkurter.

Si legale apo jo legale droga perdoret dhe do te vazhdoj te perdoret ,ne Shqiperi,ne mos hapur ashtu nen dore.Nuk e di une vet se perdor dhe uroj qe as femijet e mi te mos e perdorin kur te rriten,por jam pro legalizimit te drogave te lehta.




Egzakt, behet me ane te recetave dhe rekomandimeve shuuuuuuuuuume speciale nga mjeket!
Me mire Hollanda!


Postuar nga IQVLORA datë 02 Shtator 2008 - 18:11:

Tulipani ka thene me 11/07/08

Nuk e di une pretendoj se kam nje gjysh e nje babaperpara por kur shikoj te flase keshtu sinqerisht nuk me vjen mire.

Tulipani ka thene me dt 12/07/08


Sa per temen njerzit qe bertasin shume ne shumicen e rasteve struken e nuk thone asnje llaf kur vjena puna ne praktike per te mbrojtur idete...kjo per eksperience personale.

Pergjigja ime (1)
Nuk e dij une pretendoj se kam tre femije perpara, por kur i shikoj te kem edukuar tre sevile , e njerez pa pike personaliteti e hipokrite do te ndihesha i turperuar. Jua them edhe une sinqerisht ,jo nuk do te ndihesha mire,por nuk do te kisha fytyre te dilja faqe miqsh,shokesh e kushdo qe me njihte.Femijet une i kam edukuar kurajoz e jo servile.

Pergjigja ime (2)
Mesoje mire nga une.Une nuk jam nga ata qe struken,sepse nuk jam servil e njeri me 7 surrate.Ma aq sa jane diturite e mia plus me eksperiencen time te gjate une jam i zoti t'i mbroje torite e mia edhe praktikisht.
Shiko mbase te zene vend tek ndonje tjeter filozofite e tua boshe.
Keto sigurisht jane jashte teme,por duke u nisur nga eksperienca e mepareshme ketu ne FH nuk keni pse beni perjashtim,sepse .......

Per temen mendoj se drogat e lehta si mariuhana duhet te lejohen,por simbas nje ligji e rregulli teper strikt.Ata qe e perdorin nuk e kane veshtire ta gjejne ate,sepse i shohim perdite.Legalizimi do te ishte nje zgjidhje per perendimin.Ne vendin tone eshte teper heret,sepse ne nuk jemi te afte si shtet te zbatojme ligjet qe bejme.


Postuar nga amor alucius datë 02 Shtator 2008 - 18:48:

Nje mik i imi i ngushte ne Hollande i mbjell ne kopesht per efekte dekorative me nga 5 bime (kaq lejohen per perdorim vetjak)

Hollanda eshte shembulli perfekt qe duke legalizuar perdorimin e softdrugs dhe prostitucionit ka ulur nivelin e kriminalitetit ne vend. Une jam pro legalizimit. Madje, ne shume vende te tjera Europiane edhepse nuk e kane legalizuar, kur policia kap njerez me sasira te vogla Cannabis qe jane per perdorim vetjak, nuk bejne as proces-verbal, as nuk i ndjekin ligjerisht. Pra dhe vendet komshinj me Hollanden, jane duke marre shembullin hollandez dhe jane drejt legalizimit te softdrugs.
Ne Hollande hyjne ne coffeeshops njerezit lirisht dhe aty i kane te afishuar cmimet tamam si ne menune e pijeve ne kafe te tjera.

Nese jam pro perdorimit per efekte te tjera shendetesore, eshte ceshtje tjeter, por duke marre parasysh qe ditet e sotme drogat e lehta mund te blihen rehat, atehere pse shteti te ushqeje tregun e zi? Pse te mos i legalizoje, keshtu ka dhe nje vizion me te qarte ne lidhje me perdoruesit dhe mund t'a kontrolloje me mire.


Postuar nga kurt datë 02 Shtator 2008 - 19:07:

marijuana nuk eshte e demshme per mendimin tim, une shikoj turll qe e thith c'do dite dhe eshte gjithmone paqesor, cte keqe ka kjo?! ndersa alkoli i ben njerzit te cmendur.

nejse, persa i perket brain cells kjo eshte nje propogant e vjeter qe nuk duhet te besohet, truni i njeriut riprodhon brain cells apo newrons (whatever u call-em) gjithmone me biliona dhe nuk eshte e mundur qe droga sidomos marijuana te shkaterroje trurin ne nje nivel aq te demshem.
nese e keni verejtur disa nga njerzit me te sukseshem jane ata qe kane bere droga dikur dhe i kane lene, sikur drogat t'i kishin demtuar trurin aq shume kto dhoj njerzish nuk do ishin ngritur kurre ne kembe me. me perjashtim te heroines and math etj etj...

kam degjuar se frojdi ka bere shume droga kur ka shkruar...!!!


Postuar nga lezhjani-82 datë 02 Shtator 2008 - 19:39:

Frojdi ka bere Kokaine


Postuar nga kurt datë 02 Shtator 2008 - 20:02:

Citim:
Po citoj ato që tha lezhjani-82
Frojdi ka bere Kokaine
prandaj paska kaluar krejt ai me ato teorinat e tij

ne anen tjeter, mos harrojme se shumica ndoshta te gjithe artistet qe muziken, filmat, picturat, etj etj, qe neve ia shijojm, jane drogaxhi, ju pelqen apo jo ky eshte fakt.

per mendimin tim cdo gje qe behet shpeshhere dhe ves, nuk eshte e dobishme per shendetin, as sexi. nejse kjo e fundit eshte nje droge e rrezikshme shume, i might get addicted but i'm willing to gamble


Postuar nga Fajtori datë 02 Shtator 2008 - 21:39:

Citim:
Po citoj ato që tha kurti
nejse, persa i perket brain cells kjo eshte nje propogant e vjeter qe nuk duhet te besohet, truni i njeriut riprodhon brain cells apo newrons (whatever u call-em) gjithmone me biliona dhe nuk eshte e mundur qe droga sidomos marijuana te shkaterroje trurin ne nje nivel aq te demshem.


Mesa di une truri nuk prodhon neurone gjate jetes (me perjashtime te rralla). Numri i neuroneve eshte fiks. Aresyet jane te shumta, mjafton te kihet parasysh qe qeliza qe jep sinjalin per te ngritur kemben fillon ne koke dhe mbaron nga fundi shtylles kurrizore. Eshte e pamundur sot per sot te zevendesohen keto qeliza, te cilat formohen javet e para te shtatzanise.

Nese drogat vdesin qelizat e trurit kete se di, por truri ka kapacitet te riorganizohet. Pra edhe nese vdesin disa neurone funksionet mund vazhdojne fale neuroneve te tjera. Kjo vlen per vdekje te vogla neuronale, jo per vdekje masive. Dhe sidoqofte eshte e vertetuar boterisht qe inteligjenca nuk varet nga numri i neuroneve por nga organizimi i brendshem i trurit.


Postuar nga Piktor datë 02 Shtator 2008 - 22:38:

Oreksi shtohet duke ngrene.
Se pari te legalizosh drograt ne Shqiperi jo vetem qe eshte shpjet, shume shpjet te flitet, por duhet te shtohet sa me shume lufta kundra tregtarve dhe ndergjegjsimin e perdoruesve. Mbjellsit jane te fundit qe duhet te perfundojne ne burg . Policia ate pune ka te shkurtoje rrenjet e canabisit edhe pa e ditur pronarine e ares apo tokes apo malit.

Te legalizosh drograt e lehta do te thote tu japesh mundesine dhe atyre qe nuk duan ta marrin.


Postuar nga kurt datë 03 Shtator 2008 - 02:09:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori


Mesa di une truri nuk prodhon neurone gjate jetes (me perjashtime te rralla). Numri i neuroneve eshte fiks. Aresyet jane te shumta, mjafton te kihet parasysh qe qeliza qe jep sinjalin per te ngritur kemben fillon ne koke dhe mbaron nga fundi shtylles kurrizore. Eshte e pamundur sot per sot te zevendesohen keto qeliza, te cilat formohen javet e para te shtatzanise.

Nese drogat vdesin qelizat e trurit kete se di, por truri ka kapacitet te riorganizohet. Pra edhe nese vdesin disa neurone funksionet mund vazhdojne fale neuroneve te tjera. Kjo vlen per vdekje te vogla neuronale, jo per vdekje masive. Dhe sidoqofte eshte e vertetuar boterisht qe inteligjenca nuk varet nga numri i neuroneve por nga organizimi i brendshem i trurit.

ndoshta ke te drejt po m'duket se truni i riprodhon fajtoro, patjeter te jete e vertet se e kam pare ne discovery science chanel bile bile me kujtohet mire se thoshte me kalimin e kohes i zevendeson te gjitha qelizat qe drogat apo hapat qe merr etj kane shuar, me vazhdimin e kohes pasi i len drogat...

piktor: sa per ne shqiperi ndoshta ke te drjte por qe oreksi vjen duke ngrene nuk eshte e vertet. eshte si puna e alkolit, me pelqen ligji evropian qe 17- 18 vjecaret jane te lejuar te perdorin alkol dhe nuk behet rromuje aspak ne evrope kurse ktu ne usa te gjithe ata qe jane nen moshen 21 vjecare bejn skandalet me te shemtuara nga alkoli, thjesht se i duket si aventure meqe eshte ilegalisht per nje njeri nen moshen 21 te pij alkol.
pra nese e bejn ilegale rinia do temptohen ta bejne me shume se sa sikur te ishte legale...nejse kshtu mendoj une


Postuar nga Tulipani datë 03 Shtator 2008 - 02:15:

Piktor s'jam shume dakort me teorine se Te legalizosh drogat e lehta do te thote tu japesh mundesine dhe atyre qe nuk duan ta marrin.
Ata qe s'duan ta marrin s'kane per ta marre dhe sikur ta kene perpara ,se fundja me zor njeri s'po ua jep as tani. Po qe duhen ndryshuar shume gjera dhe kjo duhet bere. psh se kam kuptuar pse disa substanca konsiderohen te demshme dhe jane te jashtligjshme (ne rastin tone disa droga te lehta) ndersa kur flasim per armet mjafton te kesh lejen dhe mund ta perdoresh. fundja me duket me me rrezik arma se sa nje qe konsumon dicka nga lista e drogave te lehta.


Ke te drejte kur thua se duhen sensibilizuar njerezit ne pergjithesi e ne vecanti perdoruesit . Sipas teorise time ti biem vec tregtareve nuk shkojme gjekundi, keshtu do te benim vec shtrenjtimin e mallit e jo largimin e konsumatoreve sepse dihet se drogat (ato te rendat qe krijojne varesi) nuk jane nje gje qe lihet si sot si neser. Keshtu ai dipendenti do vazhdonte te konsumonte dhe pse me nje cmim me te larte, ndoshta do futej dhe ne rrugen e krimit per te siguruar parate e do ishim perseri ne udhekryq. Politikat sociale s'kane qene asnjehere nje gje e lehte.


Postuar nga AndreaPirelli datë 03 Shtator 2008 - 06:23:

Citim:
Po citoj ato që tha kurti
ndoshta ke te drejt po m'duket se truni i riprodhon fajtoro, patjeter te jete e vertet se e kam pare ne discovery science chanel bile bile me kujtohet mire se thoshte me kalimin e kohes i zevendeson te gjitha qelizat qe drogat apo hapat qe merr etj kane shuar, me vazhdimin e kohes pasi i len drogat...



Kjo eshte sfera e Amorit, pyesni ate ...... .


Postuar nga kurt datë 03 Shtator 2008 - 13:17:

une kam provuar te pij marijuana disa here kur kam qene me i ri, nuk me pelqen thjesht se me ben paraniod shume dhe nuk kam nevoje per gje te tille meqe nganjehere me vijn natyrally paraniod/enxiety atacks. por njerzit me te mire, easy going tipa dhe shume cool m'u hang out me ta, jane disa tipa qe i quajm stoners ktu ku jetoj une, tipa qe nuk t'a merzisin dhe nuk merziten per asgje kurre, loz golf me disa nga kto... cool people...

p.s. nuk do gjeni raste qe nje stoner te beje krime, thjesht se ata vetem duan te hajne te rrine ne shpi duke shikuar tv apo te lozin ndonje loje qe nuk eshte shume e lodhshme fizikisht. p.s PStation2, dembela

mdersa alkoli dhe drogat e tjera te gjithe e dime se c'far i bejn njerzve.

faktikisht tani qe po mendoj me thelle ajo duhet patjeter te legalizohet ne shqiperi, se edhe gjakmarrjet dhe krimet do pushojne ne nje mase te papare mepare, jam komplet serizisht kur e them kte.

une marr ne shembull Seattle Kanadane dhe Californin, ku njerzit pijn marijuana me shume se askund, ne pergjithesi ata jane tipat me te kollajt per te kaluar kohe me ta, ne syte e shume njerzve agresiva kta dhoj tipash mund te quhen "soft" por e verteta eshte se ata dojne vetem te shijojn jeten me gjerat me te thjeshta, dojn muzik, ushqim, art, discovery chanels anamal planet, national geografik explorer etj, por kurre e perseris kurre ngaterresa dhe shamata...


Postuar nga Ari. datë 03 Shtator 2008 - 22:03:

Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius
Nje mik i imi i ngushte ne Hollande i mbjell ne kopesht per efekte dekorative me nga 5 bime (k


sa per kultur te pergjithshme demokratike

dua te di. amoorrrr.ato 5rrenje
ka rendesi nqs jan meshkuj apo femra?!!!!!???

( kultivatoret e din se hashashi po doli mashkull nuk eshte cilesi e mire)


Postuar nga AndreaPirelli datë 03 Shtator 2008 - 22:07:

Ja dhe nje njohes i mire i botanikes ............


Postuar nga Ari. datë 03 Shtator 2008 - 22:10:

Citim:
Po citoj ato që tha turll
Ja dhe nje njohes i mire i botanikes ............



ku je ti atcccccc

mi ka mesuar amoorrri:p


Postuar nga amor alucius datë 03 Shtator 2008 - 22:49:

Citim:
Po citoj ato që tha ari77labi
dua te di. amoorrrr.ato 5rrenje
ka rendesi nqs jan meshkuj apo femra?!!!!!???


Shko e ngriju gjethet e shihi . :avion


Postuar nga AndreaPirelli datë 03 Shtator 2008 - 23:21:

Citim:
Po citoj ato që tha ari77labi

ku je ti atcccccc



Lene mo se ajo talia na mori me qafe ............. Kam vajtur tre here ne restorante te mira qe kur jam kthyer ........... dhe nuk ha dot ushqimin .... te mbyt yndyra .... njeqind gjojna me i pizza apo ne makarona.
Barku ka vajtur ne minimumet historike (gje e mire te pakten).


Postuar nga Ari. datë 05 Shtator 2008 - 23:12:

Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius

Shko e ngriju gjethet e shihi . :avion



ahaa amorr ...por nuk e ditke si shumohen me ane te pistlit????

une kisha besim tek ty,,,per nje kulture re bashkohore, demokratike....

edhe mos fluturo shume moj lumemadhe se kan filluar te rrezohen 2 avion ne 20ore,,,

"me kemb ne toke" i thote populli

dhe shiko perpiqu mbase na i legalizon ate bimen ...
he te keqen çeçua,,por boll mos u fut ne grev urie si ai italiani Panella( quhet keshtu me duket??)


Postuar nga girl22 datë 06 Shtator 2008 - 06:54:

edhe ajo i mbetet shqiperise ta bej legal, se te gjith punet vaj vene aty.


Postuar nga sajmolabi datë 13 Tetor 2008 - 00:35:

PRO,.....Te legalizohet


Postuar nga lezhjani-82 datë 01 Nëntor 2008 - 23:13:

Ksaj temes i eshte manipuluar emri nga ai origjinal qe ishte "kush e pi dhe kush se pi hashashin nder forumistat"


Postuar nga Gjergj Kastrioti datë 01 Nëntor 2008 - 23:23:

Citim:
Po citoj ato që tha lezhjani-82
Ksaj temes i eshte manipuluar emri nga ai origjinal qe ishte "kush e pi dhe kush se pi hashashin nder forumistat"



Jo jo jo... mos te ngaterrohemi tani!
Eshte per legalizimin e drogerave te lehta dhe jo pyetesor mbi konsumimin!

Ja psh, une per vete nuk konsumoj droge tjeter pervec duhanit... (dhe alkool, here pas here...) por ama jam pro legalizimit te ashtuquajturave drogera te lehta!
Gjithsesi, jam i bindur se kjo s'do te ndikoje ne rritjen e perqindjes se konsumit... perkundrazi, do te sherbente per sensibilizim!


  Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 69 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.