Forumi Horizont Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 70 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Miremengjes dhe Naten e mire! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11993)


Postuar nga iliriusa datë 20 Korrik 2006 - 11:17:

Miremengjes dhe Naten e mire!

Edhe drita zvarritet qiellit, e zhvat erresiren, shkund yjet e pergjumur. Pothuajse ndihet gerrhama e fundit e nates teksa avitet mengjesi, i fresket, i ngopur me ves, gati per te pushtuar boten.
Qerpiket perplasen ngadale, frymemarrja e lehte mbush dhomen me jete...  s'e di me nqs eshte mengjes apo ende nate...
Miremengjes!
... dhe naten e mire!


Postuar nga NS-6 datë 20 Korrik 2006 - 17:24:

perseri ajo zile telefoni...dikur kam pase nje gjel si zile qe binte gjithmone ne oren 8.40 te mengjesit...tani eshte nje zile disi acaruese e Nokia-s qe gjithsesi e ben punen e vet sic duhet...me duhen te pakten 5 min qe ta marr veten dhe te rregulloj edhe iher ne vendet e veta boten qe me rrethon,pa levizur nga vendi..
"nje dite e re.cohu ta jetosh cdo moment te saj"-i them vetes sikur dua tia mbush mendjen te lere ate shtrat qe tani eshte bere si magnet...
cohem,hedh syte nga dritarja dhe them "mirmengjesi bote!edhe sot jam pjese e jotja"...


Postuar nga iliriusa datë 21 Korrik 2006 - 08:28:

Si te thuash 'Miremengjes' kur ti zgjohesh e mengjesi ka marr arratine me kohe? Dielli digjet ne hapsirat blu edhe ajri i ngopur me avull te mbush mushkrite. Zgjohesh me nje zbrazeti te cuditeshme ne shpirt, si te kishe harruar dicka ne nje nga copezat e endrrave qe lindin nen qepallat e mbyllura. Zgjohesh, sepse filloi nje tjeter dite por ne brendesi ti e ndjen se s'eshte gje tjeter vecse e njejta dite, qe perseritet e perseritet si nje mallkim i cuditshem qe ti s'e di pse te ka rene ty mbi krye. Edhe cicerimat e zogjve jane te corjentuara, disi te ngaterruara.... gjithecka eshte vetem nje grusht tingujsh te shpupurisur qe te rrethon e te le te ftohte si nje perqafim i paperfunduar....

Si te thuash 'Miremengjes' kur ndjen nje mall te cuditshem qe s'di ti japesh nje emer e i jep njekohesisht cdo emer qe njeh?

Si te thuash 'Miremengjes' kur s'arrin ta prekesh asnjehere mengjesin? E lodhur perqafon jastekun e ul aty syte e pergjumur e mengjesi vjen e iken e te gjen e te le mes endrrave te kokolepsura keq. Endrra qe te mblidhen shuk ne kraharor si nje e kollitur qe nuk e heq dot qafe kurre.

Shterheq krahet e lodhur, ne pamundesi per te permbledhur qiellin ne kraharor me mbeten aty nje grrumbull i enjtur resh.... Perplas qepallat derisa syte mesohen me driten lebtyrse...blebezoj ngadal: Miremengjes!

Si pergjigje.... vetem heshtje!


Postuar nga lorie datë 22 Korrik 2006 - 00:47:

Miremengjes

sot u zgjova me nje buzeqeshje ne buze. Krevati ishte kaq i rehatshem dhe ndryshe nga heret e tjera ,ishte fresket ne dhome. Sot isha krejt vetem,dhe vertet po e shijoja kaq shume vetmine time,cdo gje ne rregull, cdo gje ne vendin e saj. Sa me pelqen rregulli dhe pastertia.pastaj shtova me mendje, rregull por edhe heshtje. Jam e sigurte qe nuk do zgjaste shume dhe une do kerkoja qe njerezit te vinin ,te shtyheshin ne shtepi, te benin rremuje serisht,te benin zhurme dhe potere. Dhe ne fund une do ankohehsa neper dhembe pse njerezit nuk kane pike rregulli ne jeten e tyre...
Miremengjes, sot nje dite krejt tjeter, me kaq shume shpresa,gjera per te bere,mbrekullira per te pare dhe kaq shume sfida per te kaluar.


Postuar nga iliriusa datë 22 Korrik 2006 - 02:40:

S'eshte ende nate, por e ndjej sesi afrohet ngadal nata me hapa te cale. Nuk me frikeson, nata s'ka qene asnjehere armikja ime.Gjithemon me ka dhuruar shkendijeza yjesh per ti dhene jete mendimeve te mija. I ka dhene magji librave ku strukem e humbas me ore te tera pa e vene re as vete. I ka dhene ngjyra hijeve te zhdervjellta qe llokociten neper dhome me zhurem. Jeta levrin ngadal naten, edhe ti ia ndjen cdo levizje te bute, cdo peshperim, e ne ate qetesi te pergjumur ndihesh me e mbushur me jete se asnjehere tjeter.

Nata eshte ende larg.... megjithate.... Naten e mire!


Postuar nga Zhylien Sorel datë 22 Korrik 2006 - 03:19:

Naten e mire.

Kjo nate eshte me te vertete e bukur.
E bukur je dhe ti.....


Postuar nga NS-6 datë 22 Korrik 2006 - 04:04:

tek me shtrengonte fort batanijen,vazhdonte te me merrte me ledhe,duke harruar per nje moment moshen qe kam...me pas drejtohej drejt deres...
-driten po e fik,po le ndez ate te korridorit...naten e mire bir!
-naten e mire ma!
...nje buzeqeshje e fundit dhe pastaj vetem zhurma e shapkave...


Postuar nga iliriusa datë 05 Gusht 2006 - 02:56:

Mengjesi i ka gjithemon hapat te ndotur me yje dhe erresire. Edhe nata i ka flatrat te sperkatura me pluhurin e drites se diellit derisa ai shuhet....

Naten e mire vella... malli s'eshte gje tjeter vecse dashuria e ndotur me deshiren per te te pasur prane. Endrra te bukura....


Postuar nga Zhylien Sorel datë 05 Gusht 2006 - 03:11:

Naten e mire.



ps.te dua shume


Postuar nga iliriusa datë 12 Shtator 2006 - 07:31:

Cdo mbremje teksa gjithecka humbet e perpihet nga erresira e nates e une i them naten e mire shpresave te mia, endrrave te bukura, njerzve qe dua me shume edhe Zotit, padashur, pa e vene re i them naten e mire edhe nje pjese te vjeter e njekohesisht naive te vetevetes.

Kur mengjesi lepin horizontin e dita afrohet, e lodhur a e fresket, e bukur a e shemtuar i rithem 'Miremengjes' seiciles shprese, enderre te bukur e seicilit njeri qe dua. Edhe Zotit qe i veshtron te gjitha edhe kujdeset per to e per mua. Por harroj ti them 'Miremengjes' asaj pjeseze te vjeter e njekohesisht naive te vetevetes edhe pak nga pak ajo zbehet, e shtyre ne nje kend te ngushte, te larget..., zbehet cdo dite e me teper derisa humbet...

Naten tjeter i them serish nje tjeter pjeseze...

E mengjesin qe pason harroj ta permend serish e keshtu e humbas...

Derisa nje dite zgjohem, edhe e kuptoj qe s'jam me ajo vajza naive, e pafajshme, e paster deri ne majat e gishtrinjeve qe isha vetem pak kohe me pare... e qe mund te shihte engjej te bardhe te perqafoheshin mes reve te purpurta sa here ngrinte syte drejt qiellit. Kuptoj se jam rritur edhe bota me ka mesuar te njohe poshtersirat qe jane pjese e saj edhe engjejt i shoh vetem rralle, kur harroj te jem ne gatishmeri te plote per tu mbrojtur ndaj botes se eger qe me ka gelltitur ne barkun e saj qe ne momentin qe linda.

Gjithesesi ka momente qe harroj gjithe poshtersite kam pare. Gjithe dhimbjen kam ndjere. Gjithe padrejtesite qe kam perjetuar. Edhe padashur ngre syte drejt qiellit edhe ja ku jane... serish... te bukurit engjej qe perqafohen e ne luhatjen e tyre te bute  i shendrrojne rete ne gonxhe te bardha....

Ndaj sot kur mengjesi puthi xhamat e dritareve e la ne shtresen e avullit aty shenjat e nje puthje te cuditshme qe as une vete s'e njoh... une i thashe 'MIREMENGJES' cdo endrre te bukur, cdo shprese te mekur, cdo njeriu qe dua ne kete bote... Zotit tim.... edhe ne fund mora fryme thelle edhe gati bertita qe te me degjonin ne cdo kend te shpirtit tim... te me degjonte cdo pjesez e harruar diku....

Edhe eca ne asfaltet e zhveshur, hapat e mi oshetinin ngadal... nje yll ndriconte ende ne qiellin e zbehte edhe une ngrita syte me tej.....Engjejt me buzeqeshen!


Postuar nga Demokrate4ever datë 12 Shtator 2006 - 09:31:

Iliriusa sono rimasta senza fiato e dirti la verita sinceramente i miei occhi sono lucinati da lacrime. Sei meravigliosa.Per descriversi con le parole sono poche. Per darti un colore preferei il bianco di una perla anche se mi sarebe tropo povero,perche la tua anima e di piu..Sei nobile.

Naten e mire te gjithe atyre qe do flene tani..
Miremengjes atyre qe jane zgjuar..

Miremengjes dhe ju te dashurit e zemres sime.. Dite te bukur dhe te mbare.


Postuar nga iliriusa datë 13 Shtator 2006 - 08:26:

Citim:
Po citoj ato që tha Demokrate4ever
Iliriusa sono rimasta senza fiato e dirti la verita sinceramente i miei occhi sono lucinati da lacrime. Sei meravigliosa.Per descriversi con le parole sono poche. Per darti un colore preferei il bianco di una perla anche se mi sarebe tropo povero,perche la tua anima e di piu..Sei nobile. 




 

Nah... Une vetem di te luaj mire me fjalet, asgje me teper.

Pershendetje Demokrate4ever!

Naten e mire gjithe atyre qe ne kete nate qendrojne para ekranit edhe lexojne grimca mendimesh te nje grrumbulli njerzish qe nuk i njohin, ne vend te qendrojne prapa xhamave te dritareve edhe te veshtrojne yjet... (si une   )

Edhe Miremengjes atyre te cileve mengjesi ju puth horizontin disa ore me perpara se ne te tjereve.

 

 


Postuar nga lorie datë 13 Shtator 2006 - 08:34:

Am i reading right or

ilirusa is becoming more optimistic ? Yes? Yes. Oh Yes! I love your last morning diary. :p kiss you.


Mengjeseve jam zgjuar ne pranine e Zotit. I flas duke qeshur, duke bere shaka.Sot sa mora vesh nje lajm te gezuar ,zgjata gishtin ne ajer dhe i thashe : Ishte ti apo jo? -kur mendova qe nje dite me pare isha lutur pikerisht per ate lajm te gezuar te ndodhte.
Keshtu po ndodh gjithnje e me shpesh ne jeten time. I lutem te gjej nje pune te re, dhe ai me ofron dicka qe as qe mendoja se do ishte e mundur.
I lutem qe te shkelqej ne cdo aspekt te jetes sime : ne shoqeri, ne pune , ne kolegj, ne familje, ne komunitet, dhe ai me jep nje force te tille qe punon ne nje nivel kaq subkoshient,kaq te pandiere por teksa shikoj frutin e perditshem tregohet menjehere qe eshte vetem prej tij.
Eshte krejt e cuditshme dhe krejt e mbrekullueshme kur Jezusi thote :kerko dhe do gjesh, pyet dhe do marresh pergjigje.
Atehere mengjeset e mia kthehen ne thurje endrrash dhe planesh qe limitet i ve Zoti vete, ai qe krijoi njeriun, token, galaksite....universin.


Postuar nga belga datë 13 Shtator 2006 - 08:35:

pershendetje!

[QUOTE]Po citoj ato që tha iliriusa
[B]

 

Nah... Une vetem di te luaj mire me fjalet, asgje me teper.

Pershendetje Demokrat

mirmengjesi juaj Iliriusa me vjen mire per pershendetjen qe ke bere

gjithashtu te te pershendes duke te uruar nje dite te mbare ete kendshme

ju falemnderit


Postuar nga iliriusa datë 11 Tetor 2006 - 08:58:

Nata ngaterrohet me endrrat e mia ... ngaterrohet me mua...

Edhe une e di qe yjet shkelqejn edhe prapa reve...

Edhe une e di qe pas cdo nate fshihet nje tjeter dite...

Edhe une di qe e dua lindjen e diellit me teper se perendimin e tij...

Por sonte as vete s'e di pse edhe kur nata ngaterrohet me te miat endrra shkrirja e tyre ne njera tjetren eshte nje perzjerje e imet, nje ngjyre e re e panjohur, nje perqafim i bute....

E ndjej, e pranoj edhe i lejoj endrrat te me pushtojne sepse s'jane asgje me teper se nje diell qe perendon e lind serish...

 

"Dielli ka skuqur syte kete pasdite

Shterhiqet i gjere ne kete mbyllje dite

Ne qiellin e purpurte plote shkendia

Do te shterhiqen si diell edhe endrrat e mia

Kur nata te bjeri si gjithemon edhe sot

Yjet do te jene endrra

qe diell s'u ben dot!"

 

Naten e mire!


Postuar nga Klodel datë 11 Tetor 2006 - 21:53:

me behet qefi qe dielli po te ngroh shpirtin fuqishem kohet e fundit me pelqejne nuancat e reja qe kane fjalet e tua, me pelqen te te lexoj serisht cdo here dhe te perpiqem te thith dhe une ngjyrat qe kane ditet e tua (natyrisht kur nuk jane gri) , sepse je nje ylber shumengjyresh qe shfaqesh gjithmone papritur, por me gjithe bukurine tende, e dashur Ilirusa.

Me bere poete me bere te perqafoj.


Postuar nga iliriusa datë 13 Tetor 2006 - 09:37:

Pershendetjet e mia Klodel! Mos harro poet duhet te jesh vete, s'te bejne te tjeret.

 

Shushurima gjethesh...

Cicerima te ngaterruara, gjysem te pergjumura...

Nje qiell i enjtur me re te hirta...

Ere e bute qe shkund endrrat prej qerpikeve ....

Mengjes i paqem tetori....

*    *    *    *    *    *

Shushurima gjethesh...

Yje te ngaterruar, gjysem te pergjumur...

Nje qiell i enjtur me gjysmash re te bardha...

Era  e bute qe sjell endrrat mbi qerpik...

Nje tjeter mbremje tetori...

 

Miremengjes edhe Naten e mire Forumi Horizont!


Postuar nga Klodel datë 13 Tetor 2006 - 11:08:

Gjume te embel Ilirusa,
Miremengjes Forumi

U zgjova duke degjuar kengen e Cher
A dream is a wish your heart makes

No matter how your heart is grieving
if you keep on believing
A dream that you wish will come true

nuk eshte e vertete?
perqafime


Postuar nga iliriusa datë 21 Tetor 2006 - 10:16:

Si shuhen e rilindin endrrat ne vete hirin e tyre?

Si humbet e krijohet gjithecka vec ne nje moment?

Eshte vecese nje perendim me teper apo nje lindje dielli, megjithate por sikur dielli mos te rilindte me? Sikur mos te perendonte me?

Eshte vecese nje nate me teper, nje grusht mendimesh e dilemash me shume ... heret a vone do te gjejn rrugen e tyre per ku do te eci ngadale edhe une...

Largohem me mendimet e bera shuk ne koken time. Te ngaterruara pakez me keq se une. Kushedi sec sjell e nesermja? Kushedi nese do te vdesin neser yjet? Kushedi nese bota do te zgjohet me nga i sotmi gjume?

Naten e mire gjithesesi....ne mungese te nje formimi tingujsh qe ka nje pershtatje me te mire per pershkrimin e momentit.


Postuar nga Klodel datë 21 Tetor 2006 - 13:20:

Gjumi me zuri sa vura koken ne jastek, pa endrra, por me faqet e kripura nga lotet e thare, siduket shpirti gjeti menyren e vet te clirimit dhe te gjetjes se qetesise....... sa mire behet gjumi pa endrra. u zgjova para se te binte alarmi me trupin qe djeg nga lodhja dhe me shpirt nen dhembe u cova per te filluar nje dite te re pune..... edhe ca muaj dhe ndoshta do filloj te di cdmth te kesh nje dite pushim. Kam harruar domethenien kesaj fjale.

fundjave te kendshme te gjitheve.


Postuar nga Eyesight datë 21 Tetor 2006 - 13:47:

Citim:
Po citoj ato që tha iliriusa
Nata ngaterrohet me endrrat e mia ... ngaterrohet me mua...

Edhe une e di qe yjet shkelqejn edhe prapa reve...

Edhe une e di qe pas cdo nate fshihet nje tjeter dite...

Edhe une di qe e dua lindjen e diellit me teper se perendimin e tij...

Por sonte as vete s'e di pse edhe kur nata ngaterrohet me te miat endrra shkrirja e tyre ne njera tjetren eshte nje perzjerje e imet, nje ngjyre e re e panjohur, nje perqafim i bute....

E ndjej, e pranoj edhe i lejoj endrrat te me pushtojne sepse s'jane asgje me teper se nje diell qe perendon e lind serish...

Naten e mire!



Ilirusa je e madhe !!! Te lexosh ty eshte si te ulesh prane nje lumi e te degjosh gurgullimen e tij tek rrjedh neper guret e bardhe qe i mban nen vete per te mos i leshuar kurre. Dhe thjesht te lesh veten te mbeshtillesh nga te tilla mendime. Ajo qe pason - qetesi ne shpirt e nje buzeqeshje


Postuar nga Zhylien Sorel datë 21 Tetor 2006 - 13:53:


Postuar nga iliriusa datë 22 Tetor 2006 - 10:48:

Citim:
Po citoj ato që tha Eyesight


Ilirusa je e madhe !!! Te lexosh ty eshte si te ulesh prane nje lumi e te degjosh gurgullimen e tij tek rrjedh neper guret e bardhe qe i mban nen vete per te mos i leshuar kurre. Dhe thjesht te lesh veten te mbeshtillesh nga te tilla mendime. Ajo qe pason - qetesi ne shpirt e nje buzeqeshje



 

 

Faleminderit Eyesight! Eshte vertet kenaqesi te mesosh se grimceza te shpirtit tend prekin sadopak shpritra te tjere.

 

"As ne heshtje s'arrij ti degjoj mendimet e mia sot, ata heshtin gjithashtu. Edhe pse e di se diku brenda meje marrin forma te reja, rikrijohen, rilindin serish e transformohen deri ne ate pike sa se fundmi as une vete s'do arrij ti njoh. E une perpiqem ta thyhej heshtjen qe ka pushtuar erresiren e sotme. Perpiqem, por tani kuptoj se heshtja me ka thyher mua. Me shpirtin e ciflosur s'arrij ti mbyll syte e ti them naten e mire askujt e asgjeje.... as heshtjes.

Edhe shkrihem ngadal, nje grimcez me teper e qetesise se sotme. Shuhem... humbas... pyes veten nese do ta gjej veteveten serish?! "


Postuar nga iliriusa datë 08 Shkurt 2007 - 03:43:

Lindi dhe nje tjeter dite. Si perhere me kembet te ndotura me nate, me gjurme yjesh, me hapa endrrash. Lindi edhe nje tjeter dite edhe mengjesi filloi te shpalosej ngadale duke u nderthurrur me deboren, me ajrin e ftohte, me grimcezat gjysem te shkrira te endrrave te mia...
Nje dritez merrte fryme ne shpirt edhe dija cfare emri kishte.
Miremengjes!


Postuar nga NS-6 datë 14 Mars 2007 - 22:04:

ajo kapucino me duket e vetmja gje qe me ben te cohem ne mengjes,qofte te kem fjetur 10 ore qofte te kem fjetur 5.thjesht ideja qe rruges per ne vendin ku do bej mesim ose praktike,do ndalem tek ai bar qe ndodhet brenda universitetit,me jep ate shtysen per tu ngritur nga shtrati.mjaftojne 10 min dhe jam jasht dhomes dhe mjaftojne edhe 10 min te tjera dhe gjendem brenda te bari.te gjitha veprimet jane te programuara deri ne momentin qe me sjellin kapucinon.pastaj per pak minuta nuk dua tia di se sa e lodhshme do jete dita qe kam perpara


Postuar nga el-Nino datë 11 Prill 2007 - 23:55:

ora shenon 2:43 e mengjesit..
prane meje shikoj po ata sy te cilet e paten pushtuar te gjithe qenien time dikur, dhe tani thuajse i kam harruar, megjithese kete kurre nuk dua ta pranoj..ajo me afrohet por une druhem ta shikoj..pse te ndodhe gjithmone keshtu?nga se te kem frike?valle nga vetja?apo nga largesia,mbase? mbase...edhe largesia eshte e frikshme..pastaj ajo largohet e ndojtur por shikimi i saj vazhdon te me lendoje...
nganjehere ajo me shikon por nuk afrohet..nje ndjenje e brendshme me con drejt saj por kur afrohem ai shikim magjepes largohet prej meje dhe une druhem te afrohem..mbase jam i tepert per te, mbase..edhe largesia eshte e frikshme...
pastaj zgjohem dhe shoh qe cdo gje eshte thjesht nje enderr...sa bukur qe jam ne enderr..sepse realiteti eshte i frikshem...
ora shenon 2:55 e mengjesit...
Naten enderrimtareve...


Postuar nga iliriusa datë 16 Prill 2007 - 07:57:

Kaq shpesh ne jete kam terhequr kembet zvarre atehere kur ne te vertet duhet te vrapoja si e cmendur. Le te rrezohesha! Le te thyheja gjunjet, e te caja brrylet .... Le te me zhgerryhej lekura edhe i gjithe shpirti te me ciflosej njeherazi ne perqafimin e dy kraheve pothuajse te panjohur. Gjithesesi gjithemon e ndjen si te dhemb, e ndjen teksa e prek me majat e gishtrinjeve, e ndjen se si pluskon ngadal ndjenja e thyher, se si merr fryme e renkon si te ishte vete jeta brenda teje, vete palca ne kocka...
Edhe une ngaterrohem edhe vrapoj atehere kur s'duhet, e ndaloj atehere kur s'duhet edhe thyhem serish per kush e di se sa te sajten here. Por sot mendoj per ty. Nuk dua te thyhesh ti. Nuk dua ti ndaloj hapat e tua qe vijne drejt meje, sepse ngaterresa ime s'eshte gje tjeter vecese e kaluara qe mermerit ngadale si nje fantazem e shemtuar qe me ndjek kudo. Ndonjehere dyshimi i ka rrenjet ne gabimet e tjeter kujt. Ne dhimbjen qe dikush tjeter ka mbjell brenda teje... ndonjehere gabon edhe pse e di qe po gabon... e ndonjehere ia ke friken te ardhmes per shkak te hijeve te se shkuares... e ndonjehere ke frike ti besosh se tashmes sepse te ardhmes nuk mund ti zesh bese.
Nuk ke faj ti, fajin s'e ka askush pervec momenteve te vetmuara qe kaloje ne heshtje e si pasoje mendimet fillojne e ndertojne pabesisht rrjeten e tyre te hidhur. E une serish nuk e di, nuk e di nqs ky eshte momenti per te vrapuar apo per tu zbrapsur. Ku duhet te kerkoj per te gjetur pergjigjen e duhur ne momentin e duhur.... (?)
Edhe ti hesht, as ti s'me ndihmon. E sheh qe ngaterrohem me gjymtyret e mia por lodhja s'te lejon te me ndihmosh. As ti s'me ndihmon, nderkohe qe duhet te me mbertheje duart e te me shtrengoje fort qe mos te kisha as frike e as dyshime. Ndoshta edhe ti po e nderton te ardhmen tende ne keto momente, ndaj neser ne ftohtesin e mungeses sime mos me ve faj.... mendimesh kaperthyher une u mundova edhe qava perpara shikimit tend te pergjumur... e ti s'arrite t'ia kuptoje rendesine atyre momenteve qe treteshin ne qerpiket e mi te lagur... ne ngasherimat e mia te buta.....
Per nje moment me teper sot po hesht, po mbledh hapat e mia nen takat e kepuceve, nen thembrat e kembeve.... neser s'ta premtoj dot nqs do te vrapoj .... drejt apo larg teje....
Naten e mire!


Postuar nga iliriusa datë 20 Prill 2007 - 04:54:

Gishtrinjte e mi rremuan kudo me vendosmerine nervoze te njeriut te sapo-zgjuar nga gjumi. Kerkova kudo neper cante, i ktheva te gjitha permbyse, humba edhe faqen e fundit qe kisha lexuar nga 'Njeriu qe qesh', edhe canta u shformua disi, u shperfytyrua e u duk per nje moment sikur kishte gelltitur me teper sec mundte e duhej. E perplasa pas vetes edhe pshertiva e nervozuar. I kisha harruar kufjet mbi komodine edhe dita do te ishte e thate, pa muzike, pa tinguj qe te me ndiqnin kudo e te mbyllnin gjithecka e gjithekend pas muresh notash muzikore. Mora fyme thelle edhe mblodha buzet. Pastaj veshtrova jashte dritares nje tjeter mengjes qe po krijohej ngadale, qe po merrte forma zhdervjelltshem. Cicerima zogjesh zhvaten befas mendimet e mia... dita po lindte edhe per ta. Nje mendim i mpire mu shfaq befas edhe pse u trete po aq me furi sac edhe erdhi:
-Shikojne valle endrra zogjte? (!) Po sikur? Edhe per cfare?
Ngjesha rripin e cantes ne sup edhe canta me gjithe rraqet e saj jashte pozicionit te tyre normal u perplas pas meje me nje zhurme te mbytur. Gjithecka kishte nje jete me vete, edhe troturari ku shkelja, ku hapat e mija linin shenja te imta gervishtese..., edhe canta ku gishtrinjte e mi krijuan nje masaker me vete ( ), edhe pemet qe kane filluar te mbushen me sythe e lule si cdo pranevere tjeter pavarsisht nga shiu e ngrica e diteve te fundit. Era u ngaterrua me floket e mendimet e mia njekohesisht... kisha kohe qe nuk ia degjoja ato peshperimat e buta qe mbartnin arome lulesh e vese...
Per nje moment edhe dielli gromesiu ngadal, shterhoqi putra te argjendta midis tufash resh te bardha edhe nata u thyhe perfundimisht ( te pakten per dymbedhjete oret e ardhshme). E bota me perfshiu ne krahet e saj te zhurmshem, ne rrjedhen e saj te perditeshme.... e une nuk humba asnje tingull... asnje ze.... asnje moment...
Buzeqeshja mu shfaq serish mbi buze. Kisha rigjetur tinguj te humbur...
Miremengjes!


Postuar nga Zhylien Sorel datë 18 Prill 2008 - 03:35:

Nje vajze me bote me tha sot se i mungojne shkrimet e tua ...Ktheu ndonje here ...

Eshte bere rutine te kalosh nga dita ne nate ...Ska me bukur ku pret agimin me kenge te lehta ne sfond...


Postuar nga daedal datë 18 Prill 2008 - 03:38:

Arrow

Nder te tjera ajo eshte vajze pozitive.
Mirmengjes


Postuar nga Zhylien Sorel datë 18 Prill 2008 - 03:39:

Keshtu thone ,me te degjuar e kam dhe une ...

Miremengjes !


Postuar nga daedal datë 18 Prill 2008 - 03:42:

E di e di qe me te degjuar e ke. edhe une me te degjuar e kam se ti nuk e njeh fare si pamje...
mirmbrema amerike


Postuar nga Zhylien Sorel datë 18 Prill 2008 - 03:46:

sa flasin e degjojne njerzit sot ...

qenkan te gjithe ne gjume ...


Postuar nga Katilesha datë 18 Prill 2008 - 05:04:

Post

Miremengjes dhe Naten e Mire.

Eshte nje moment kur pjesa tjeter e botes ketu tek une eshte duke u "rrekur" nen "dihatjet" e endrrave dhe duke u perleshur trup me trup me ftohtesine e boshllekut ne shtrat. Ndersa une rri e vetmesohem ,vetmelankolizohem,vet-trishezohem me shfletime kujtimesh, lexime pusullash , kenge romantike dhe sonata dashurie ne sfond. Nuk e di nese gjithe ky peshtjellim ndjenjash , kryengritje kujtimesh dhe kryqezim deshirash me vjen nga vetmia e ketyre castve apo nga malli dhe mungesa? Ndihesh magjishem tek ecen ne perin e holle te mengjesit dhe nates,varuar atje tej ne qiellin qe nuk ta shohin as syte, dhe te arrish te mbash ekuiliber mes erresires se nates dhe jetes se dites.....E perseri te besh ecjakje neper dhome derisa dhe vete pikturate varura ne mure  te plandosen ne toke nga marramendjet , te tundohesh nga deshira per te dale nga shtepia dhe per te tretur ne naten e heshtur ,ne naten e askujt , ne naten tende dhe te gjithkujt e te shijosh pike per pike shiun e embel qe po bie perjashta.....

Ah , ky shiu.............


Postuar nga iliriusa datë 18 Prill 2008 - 06:04:

Ngadale zvarriten rrenjet e drites ne qiellin symbyllur...
Edhe era shterhiqet e shpupuris catite e shtepive akoma te veshura me petkun e endrrave.
S'e di perse gjithemon me duket se mengjesi mbart nje zhurem te caktuar..., nje tingull kercites..., si te jete duke i thyher brinjet erresires...
E kam degjuar kaq here dhe ende s'e di nqs eshte nje shkendijez e imagjinates sime, nje perpjekje e pandergjegjshme per te thyher ate momentin kur ti zgjohesh edhe gjithekush tjeter fle. Vecese ne ato caste kur mbeshtillesh e behesh thjesht nje grimcez e gjithesise asgje s'te tingellon me magjepse se ajo kercellitje sublime. Ferfellimat e zogjeve duken te varfera...perpelitjet e qepallave e endrrat xixelluese duken te zbehta..., gjithecka humbet tonet e ngjyrat..., zhgerryhet vakshem e zbrazet nga vlerat..... deri ne momentin kur brinja e fundit e erresires thyhet, drita gogesine si nje engjell i liruar nga prangat e zgjat flatrat kap gjithecka prej duarsh edhe i terheq me vete, edhe cdogje rifiton vlerat e humbura...


Miremengjes... ( edhe pse eshte koha e pershtatshme per naten e mire; mengjesi i sotem akoma me mban shtrenguar prej krahesh.... )


Postuar nga Katilesha datë 18 Prill 2008 - 06:07:

Smile

Iliriusa mendova se mos ishte ndonje halucinacion pamor:p , por jo .

Ti u Riktheve.

Mire se ri-erdhe.


Postuar nga Zhylien Sorel datë 18 Prill 2008 - 06:17:

Citim:
Po citoj ato që tha katilesha007
Iliriusa mendova se mos ishte ndonje halucinacion pamor:p , por jo .

Ti u Riktheve.

Mire se ri-erdhe.



shikon qe sje mire ti kat,dyshon te vetja

Mire se erdhe te me marresh sorela


Postuar nga NS-6 datë 04 Korrik 2008 - 12:08:

nje nder gjerat qe pelqej ne shume ne dhomen e re eshte fakti qe ka ballkon. te ulesh ne darke jashte,ne ate erresire qe formohet,ku e vetmja drite (per me teper e zbehte) eshte ajo e nje llampadari qe ndodhet ne afersi. per nje moment gjithcka rreth teje bie ne qetesi. te vetmet zhurma qe degjohen jane ato te makinave qe kalojne ne nje rruge aty prane, zhurma te cilat per te ardhur deri aty perplasen tek disa mure dhe humbasin ate fortesine e tyre.
te qendrosh disa momente ne ate erresire te sjell nje qetesim te papare...te kujtohen momente qe gjate dites su ke dhene shume rendesi, te kujtohen momente te kaluara dhe pa e kuptuar ke vene buzen ne gaz (), te kujtohen gjera te cilat do doje te ishin ndryshe, i shoqeron me nje shtim te rrudhave ne fytyre dhe i le rruge imagjinates se si mund te shkonin ndryshe...le te themi qe ato momente mund te jene qe truri zien me teper por qetesia perreth i jep ate kthjellesi per ti pare gjerat ndryshe...
e pas me teper se nje ore heshtje ne ate gjendje,behesh gati ti thuash botes "Naten e mire! shpresoj te shihena serish neser"....


Postuar nga Eria datë 08 Korrik 2008 - 00:14:

Pse do fle pa me thene&pa te thene naten e mire sot???


Postuar nga Mbreteresh datë 17 Korrik 2008 - 07:09:

Mirembrema per ata qe jen akoma te zgjuar,duke shkruar ne foruminhorizant,dhe miremnengjesi per ata/o qe do zgjohen para nesh te nesermen,uroj qe t'na sjellin gjera te bukura per lexuaesit.....Jufalemnderit,dhe mirembeteshit

MBR.


Postuar nga Katilesha datë 30 Korrik 2008 - 22:51:

Post

E ngatrrova puthjen e nadjes se mire te sotme flokeve te arta te mengjesit dhe e lyva me vesen e trendafiave. U bene kohe qe dita dhe nata kane nje kuptim per mu, mungese dhe boshllek, por tani jam mesuar kaq shume me kete gjendje saqe nuk dua  te ndryshoj. Askush  nuk e di se cfare do te thote t'i frikesoshesh dritherimes se mallit dhe mungeses ne heshtje dhe te lesh rutinen te te vere nen vete ,duke t'i kthyer  ngjyrat e jetes ne gri. Dikur i prisja netet me deshiren per te takuar Henen dhe per ti lene nje mesazh per ty , sot i pres netet me deshiren per te fjetur ( qofte edhe duke detyruar veten) ,me qellimin qe te mos mendoj per ty .., por ti je edhe ne enderr!

I kam premtuar vetes te mos zbardh mengjes dhe te bjere nate duke mendu per ty. Deri tani nuk e kam mbajtur premtimin,por kurre nuk eshte vone!

Naten e mire!


Postuar nga lezhjani-82 datë 30 Korrik 2008 - 23:27:

Citim:
Po citoj ato që tha katilesha007
E ngatrrova puthjen e nadjes se mire te sotme flokeve te arta te mengjesit dhe e lyva me vesen e trendafiave. U bene kohe qe dita dhe nata kane nje kuptim per mu, mungese dhe boshllek, por tani jam mesuar kaq shume me kete gjendje saqe nuk dua  te ndryshoj. Askush  nuk e di se cfare do te thote t'i frikesoshesh dritherimes se mallit dhe mungeses ne heshtje dhe te lesh rutinen te te vere nen vete ,duke t'i kthyer  ngjyrat e jetes ne gri. Dikur i prisja netet me deshiren per te takuar Henen dhe per ti lene nje mesazh per ty , sot i pres netet me deshiren per te fjetur ( qofte edhe duke detyruar veten) ,me qellimin qe te mos mendoj per ty .., por ti je edhe ne enderr!

I kam premtuar vetes te mos zbardh mengjes dhe te bjere nate duke mendu per ty. Deri tani nuk e kam mbajtur premtimin,por kurre nuk eshte vone!

Naten e mire!


Shum e bukur

Naten


Postuar nga ingmetalboy datë 28 Dhjetor 2008 - 11:34:

Mengjesi erdhi shume shpejt, nata shume ngadale... I lodhur zvarris kembet ngadale dhe me ne fund jam ne shtepi. Shperbehem i gjithi mbi kolltuk dhe qendroj ashtu pa levizur per disa minuta. Them te dal ne ballkon te pi nje cigare, por ndryshoj mendje sapo cohem nga kolltuku. Kembet me rendojne plumb. Heq kepucet dhe i drejtohem dhomes se gjumit. Ndoshta pak muzike... ndoshta jo. Heq rrobat e punes dhe shtrihem ne krevat. Trupi me dhemb dhe koka me zjen. 16 ore pa ndaluar. Hmm...
Naten e mire enderr e dashur, naten e mire besim i verber. Shihemi neser ne oren 8 te mengjesit per nje tjeter turn 16 oresh.


Postuar nga NS-6 datë 17 Shkurt 2009 - 05:40:

cdo dite i kaloja ne afersi dhe cdo dite mendoja qe ishte thjesht nje enderr qe po me largohej perhere e me teper...ka pasur momente tek behesha gati te dorezohesha sepse e ndieja veten te pashprese. e sot mund te them qe jam pjese e saj! e tek largohem pas nje dite te lodhshme kthej syte pas dhe i them "Naten e mire....shpresoj te shihemi neser"


Postuar nga shelgu datë 17 Shkurt 2009 - 18:12:

Citim:
Po citoj ato që tha NS-6
cdo dite i kaloja ne afersi dhe cdo dite mendoja qe ishte thjesht nje enderr qe po me largohej perhere e me teper...ka pasur momente tek behesha gati te dorezohesha sepse e ndieja veten te pashprese. e sot mund te them qe jam pjese e saj! e tek largohem pas nje dite te lodhshme kthej syte pas dhe i them "Naten e mire....shpresoj te shihemi neser"


Me vone. pas shume vitesh, e kujtoi perseri kete cast. As qe e besonte me se kishte qene e vertete. Tek rrinte ne veranden e shtepise buze detit, diku ne nje gji te vogel dhe te qete, vazhdimisht kujtonte dhe kujtonte. Kohet e fundit i dukej sikur rronte vetem me kujtimet. Nje enderr e gjate dhe asgje tjeter, ja se c'kishte qene e gjithe jeta e tij. Paciente, fytyra te reja cdo dite, lot ne cep te syrit dhe buzeqeshje te mbushura me mirenjohje. Te tille lot, por dhe te tilla buzeqeshje, jane bekim vetem per jeten e mjekut.


Postuar nga Mbreteresh datë 17 Shkurt 2009 - 18:41:

Une posaqerisht do doja t'ju pershendes me nje miremengjes nga ky vend ne te cilin ndodhem, pase tek une akoma mengjesi..kurse ne Kosove&Shqiperi e gjitha viset dhe trevat shqiptare e te mbare Evropes e dije ce po mbreteron nje e pasdite,dhe nje atmosfer jashtazakonishte e larteeeeee..... pikerisht per Kosoven e pavarur SOT..Duke festuar (1)Vjetorin e pavaresise...17-shkurti_2008-2009-dhe me kete rast do doja ce ti pershendes gjithe shqiptaret ane e kend botes per kete dite madheshtore..duke ju Uruar nivjetorin e pavaresise..dhe ce Zoti e bekofte gjithe shqipetarin nga do ce jen...Jufalemnderit

Si dhe ZOTI E BEKOFT kete dite te shenjt historike...ce me shekull e kemi pritur...pra GEZUAR PER TE GJITHE...Si dhe LAVDI gjithe atyre ce kan kontribuar per kete dite sa do te vogel,a te madhe....Ne krye me VIZIONIN E DR.RUGOVES..si dhe gjithe LUFTETARET E BETEJAVE te ren per LIRI ne krye me ADEM JASHARIN...LAVDI...QOFSHIN FACE BARDH

Me nderime
nga-Mbreteresha-Kosovare


Postuar nga shelgu datë 17 Shkurt 2009 - 22:19:

Te lumte goja edhe ty. Sa bukur qe flet


Postuar nga lindjedielli datë 18 Shkurt 2009 - 00:22:

pershendetje

urime iliriusa ke aftesi te madhe pershkruese.me pelqen menyra jote e te shkruarit.

gjithe te mirat.


Postuar nga agata datë 18 Shkurt 2009 - 01:44:

Citim:
Po citoj ato që tha NS-6
cdo dite i kaloja ne afersi dhe cdo dite mendoja qe ishte thjesht nje enderr qe po me largohej perhere e me teper...ka pasur momente tek behesha gati te dorezohesha sepse e ndieja veten te pashprese. e sot mund te them qe jam pjese e saj! e tek largohem pas nje dite te lodhshme kthej syte pas dhe i them "Naten e mire....shpresoj te shihemi neser"



Postuar nga NS-6 datë 30 Mars 2009 - 01:58:

nderkohe qe dielli perendon ne sfond, perreth ndizen dritat dhe qyteti behet gati te ndryshoje ngjyrat dhe ritmin...zhduken zhurmat e borive te njerezve te stresuar nga puna tek mundohen te arrijne sa me shpejt ne shtepi dhe zevendesohen me njerez qe ecin trotuareve...turistet zbresin rrugeve dhe mbushin restorantet me gjuhet e tyre te ndryshme...

kthej edhe nje here syte pas dhe i them naten e mire ketij nderrimi...nuk i perkas atij ritmi! neser do me duhet ti them miremengjes nje dite te re e cila nuk te pyet se si pershendete diten me para!


  Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 70 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.