Forumi Horizont | Gjithsej 2 faqe: [1] 2 » Trego 75 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqiperia, traditat kulturore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=114)
-- 100 vjet pavarësi apo 100 vjet vetmi? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18694)
100 vjet pavarësi apo 100 vjet vetmi?
Është ofendues pompoziteti me të cilin festohet 100-vjetori i shpalljes së pavarësisë. Paradoksal gjithashtu. Të vetmit që kanë të drejtën për të festuar, janë ata që nuk e kanë mundësinë. Nga ana tjetër, ata që e gjejnë mundësinë duke boshatisur xhepat e qytetarëve, do të duhej t’i vinin fre delirit të pakuptimtë dhe të reflektonin.
Dilema e madhe që kam është kjo: 100 vjet pavarësi, apo 100 vjet vetmi?
Aspak si njohës i thellë i historisë, por si një i ri që i ndjek me interes (dhe dhimbje) fatet e këtij vendi, më duket se mënyra se si po e trajtojmë këtë ngjarje jubile është sipërfaqësore, hipokrite dhe e dëmshme. Historia jonë 100 vjeçare është një eksod i gjatë dhe i mundimtë; një kalvar i pafundmë vuajtjesh. Që nis me një shtet të brishtë, i cili ndërsa ishte vetëm një foshnje e pambrojtur 1-vjeçare, sheh t’i copëtohen trojet e veta një nga një. Ky shtet e arrin adoleshencën e vet duke ndriçuar një dritë premtuese demokracie nën drejtimin e priftit erudit Fan Noli. Por e gjithë kjo zgjat vetëm sa një impuls. Nën një mbretëri që i tradhtoi, e pastaj përmes injorancës, varfërisë së tejskajshme, nën shkatërrimin e Luftës së II Botërore, e përgjatë komunizmit më të tmerrshëm që ka njohur bota, shqiptarët, përpos gjithçkaje, dëshmuan se dinë të vuajnë gjer në amshim e të ëndërrojnë gjer në pamundësi.
Shqiptarët i pritën fillimet e “demokracisë” siç udhëtari i lodhur e uritur i mesnatës pret agimin. Por edhe të rinj si unë, që janë bashkëmoshatarë me “demokracinë” e këtij vendi, e kuptojnë qartë se i ashtuquajturi “tranzicion” është vetëm një zgjatim i eksodit tonë të pambarimtë. Jo drejt 100 viteve pavarësi, por drejt 100 viteve vetmi; të braktisur e dhunuar nga shteti ynë. Simbolika më e mirë e kësaj është pikërisht mënyra se si e festojmë këtë ngjarje. Miliarda lekë të harxhuara për të bërë show e për të hedhur në qiellin e zi të mundimeve fishekzjarre që bëjnë zhurmë, por nuk bëjnë dritë. Kur në fakt, ajo për të cilën kemi nevojë është që të ndriçohemi nga pishtari i historisë sonë 100-vjeçare, për të mos qenë të predestinuar të përsërisim gabimet e historisë, meqenëse kurrë nuk mësuam prej saj.
A nuk jemi të vetëm në këtë 100 vjetor? Përballë një shteti që vetëm emrin ka të tillë e që na vjedh e keqtrajton çdo ditë. A nuk janë të vetëm studentët në tregun që nuk ka punë, me diploma papunësie në duar? A nuk janë lënë në harresë pensionistët, me pensione qesharake, ku për çdo ditë duhet të zgjedhin nëse do blejnë bukë apo ilaçe? A nuk jemi të pambrojtur përballë kriminalitetit që rritet ditë pas dite? A nuk janë të përhumbur fshatrat e këtij vendi, të lënë në mëshirën e fatit dhe në zemërgurësinë e pushtetarëve? Kush i mban mend ende minatorët, harruar thellësive të minierave, duke nxjerrë pasuri për pushtetin e mjerim për veten e tyre? A flet kush për invalidët? Po shtresave në nevojë, kush ua qan hallin? Po për jetimët e gratë e veja, për lypësit, cili po kujdeset? Cili po ia zhvat shpresën të rinjve? Po qetësinë të moshuarve? Po rrogën punëtorëve? Po kujdesin nevojtarëve? Po të ardhmen, shqiptarëve?
Gjithnjë e më shumë bindem se këto “100 Vjet Pavarësi” janë 100 Vjet Vetmi.
Thonë që vetmia shoqërohet me një kohë reflektimi. Nuk kam shpresë se qeveria do ta bëjë këtë. Por, mund ta bëjmë ne, si një komb i farkëtuar mes mjerimit. Për shkak të dhimbjeve të djeshme, në emër të një të nesërme më të mirë.
Kjo vjeshtë e bujshme e hipokrite festimesh nuk e fsheh aspak dimrin që po na kanoset më i acartë së kurrë; dimrin e vetmisë se madhe, që mund të zgjasë edhe 1000 vjet të tjerë, nëse ne, të gjithë bashkë, nuk sjellim pranverën e shpresës.
100 Vjet në historinë e një kombi janë pak. 100 Vjet në jetën e një njeriu janë tmerrësisht shumë. Ndaj, ndërsa ecim në këtë eksod të mundimtë, e presim për një Moisi që të na drejtojë në Tokën e Premtuar, duhet që të mos harrojmë të ecim.
E.Plaku
Per 100 vjetorin e pavaresise shteti, domethene Sala, ka urdheruar 2000 desh e qengja te pjekur dhe nje torte 4 ton... Imagjinova sasine e mishit dhe mu duk shume. Do mbulohet sheshi Skenderbej me kioska mishi te pjekur, do u japin te mjereve te hane pa leke.
Club FM pervec kesaj shprehjes qe kam vene ne profil ka nje tjeter te forte:
"E dini pse po e festojme kaq fort 100 vjetorin e pavaresise? Sepse pastaj do hyjme ne Evrope dhe... ehhhh"
Te festosh me mish te pjekur rrugeve eshte menyre komplet mesjetare.
Ia kisha friken qe do kalohet ne eksese duke u hardallosur si te terbuar, e duke u ngjyrosur si indianet, e duke perlyer surreterit me mish. Do hajme, do ulerasim, do dehemi do qelbemi ate dite.
Festim aspak dinjitoz.
150-200 vjet gjysem-panvarsi deri me sot!
Gezuar 100 vjet Shqiperi. Gezuar te gjithe pozite dhe opozite.
nuk kam degju per festime te tilla primitive nejse
300 milion lek ka shku deri tani fatura e shpenzimeve per kete feste, e tepruar me duket duke pas parasysh kushtet e shqiperise
Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
nuk kam degju per festime te tilla primitive nejse
300 milion lek ka shku deri tani fatura e shpenzimeve per kete feste, e tepruar me duket duke pas parasysh kushtet e shqiperise
haha jo yllo gabim leku zyrtar flitet me te reja pra shto ca 0 mbrapa
30 mije Usd shkon vec 1 dasem modeste ktu
3 milione $ Ana (nqs flasin me te reja)
Ama do hane mish kesaj rradhe, iku koha tollonit. Do e hane ne bulevard, me nje kopan anash qe po nuk pat ngordh dashi ti bien kokes
Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
nuk kam degju per festime te tilla primitive nejse
pune muti- thuaj
Citim:
Po citoj ato që tha RAIMONDI
Festimi duke dhene nje dreke falas per te gjithe nuk ka ndonje gje te keqe ,
problemi eshte qe nuk duhet te theksonte faktin se do therren kaq qengja apo dele etj budalleqe me thes , se i tregon primitive
Por mjaftonte te thuhej se do shtrohet nje dreke , apo darke e madhe falas per gjithe qytetaret e Tiranes , dhe kaq mjaftonte
Edhe ketu ka raste ku jepet ushqim falas ne raste festash, nuk besoj se keta kane pare Sulejmanin .....
Kjo festa jone eshte nje rast ne 100 vjet , dhe duke qene se edhe gjendja ekonomike aty eshte e dobet , nuk ka gje te keqe te behet nje si tip feste e madhe ne ruge me nje dreke ......falas
Do jete shume e bukur -, se do gezojne edhe ata qe kane te ardhura te uleta
dhe qe e kalojne festen me nje kafe......
Ne festa duhet te geozjne te gjithe, dhe kjo drekte ju jep mundesine te gjitheve te gezojne.....
Kjo dreke eshte shume e mire falas, por nuk eshte nevoja te permenden kurbanet...
se ato lloj kurbanesh behen kudo , ne cdo lloj dreke darke per dite --keshtu qe nuk ka neovje ti zesh ne goje , se nenkuptohen
Citim:Shyqyr qe nuk je as kryeministre as kryeprokurore apo kryetare parlamenti ti se do futshe gjith dynjane ne burg.
Po citoj ato që tha AngelDevil
Festat kombetare kane 1 protokoll te caktuar dhe te shkruar ne ate cike kushtetute qe kemi.Asnje feste nuk parashikon dreka darka masive ne popull.
Nqse Sala do te behet si sulejmani i madh qe mbas cdo fitore ne lufte shperndante ushqim dhe flori per popullin eshte tjeter gje lol
Pse vetmi?
Ne na rane fatkeqesi njera pas tjetres, pro une mendoj qe Zogu ishte ajo me e madhja.
Nga lufta vec ai largohet
qe eshte lindur tradhetar.
Keto jane vargje prej Orakulli. I ra Zogut ne hise qe te zbatoje te parathenen.
100 vjet marshim në vend
Në 100 vjet, bota ka ndryshuar, ka ecur me hapa të tilla sa nuk gjen dot një pikë krahasimi. Ndërkohë, edhe ne shqiptarët kemi ecur. Por ecja jonë ka qenë e ngjashme me një lëvizje në vend. Ne kemi krijuar mendimin se kemi ecur, sepse kemi lëvizur. Ka qenë kjo një lëvizje pa zhvendosje, pa drejtim, një lëvizje që sapo ka bërë hapin e parë, është rikthyer për të bërë 20 hapa të tjerë në vend.
Në këtë mënyrë, sot në 100-vjetorin e shtetit, ne gjendemi jo shumë larg fillimit. Madje në disa aspekte, ndoshta jemi edhe më keq, për faktin se kemi një perceptim të “ëmbëlsuar” për kohën ku jetojmë. Në 100 vjet ne kemi hapur vit pas viti, kohë pas kohe historinë tonë të gropës, sepse kemi mbuluar me dhe atë çka kemi hapur më parë, duke e rihapur sërish me marshimin tonë në vend. Pse e them këtë:
- Në 100 vjet shtet të pavarur, nuk kemi ende një histori të historianëve, pa ideologjizma dhe pasione politike. Askush nuk guxon të flasë për 45 vjet shtet të Enver Hoxhës. Duket sikur kjo kohë nuk ka ekzistuar. Politika, e djathtë dhe e majtë, e ka fshirë nga historia, sepse ka frikën e akuzave që mund t’i bëjnë njëra-tjetrës. Kush ka frikë nga historia e zhbën atë, duke e filluar nga vetvetja. Kështu bëri Zogu, kështu bëri Enveri, kështu kemi bërë në 22 vitet e demokracisë. Në 100 vjet, ne sot realisht llogarisim vitet e Zogut dhe këto të “demokracisë” shumë pak për 100 vjet! Sepse në 100 vjet ne:
- Nuk kemi fituar ende qytetarinë e të sjellurit me tolerancë ndaj kundërshtarit politik. Në 100 vjet, krahët e politikës kanë qenë në antagonizëm të thellë politik mes tyre dhe mirëkuptimi në emër të vendit, ka mbetur një slogan që në rastin më të mirë, është përdorur për nacionalizma. Në 22 vjet demokraci, ne nuk kemi bërë asnjë hap nga 1913. Është e njëjta situatë sikundër e përshkruan harvardisti Konica: “Njeriu për njeriun është ujk, shqiptari për shqiptarin akoma më ujk”. Politika shqiptare e “demokracisë në këtë 100-vjetor i jep botës po atë imazh që i ka dhënë 100 vite më parë: e përçarë dhe pa modele qeverisje. Konfliktuale dhe pa perspektivë. Ky është çmimi që i kemi vënë vetes dhe të huajt nuk mund të na i rrisin atë! Përgjegjësia është e të gjithëve, por jo e asnjërit!
- Në 100 vjet shtet, ne kemi për liderin po të njëjtin perceptim: Ai është, di dhe vepron! Kush është me të, fiton, kush është kundër, është armik! Nën këtë efekt psikologjik, Ahmet Zogu vrau kundërshtarët e tij politikë dhe pati mbështetësit e tij deri sa i tradhtoi të gjithë. Po të njëjtin vizion ideologjik patëm në kohën e Enverit. Në 22 vite demokraci, kemi sërish këtë perceptim popullor, të cilën e manifestojmë në sjelljen tonë politike. Guxo e kritiko qeverinë dhe do shikosh si do etiketohesh nga pala “mbrojtëse”! Njerëzit përpiqen t’u qëndrojnë “besnikë” liderëve të tyre partiakë dhe jo interesave publike. Duan ta kenë mirë me liderin, pa për të tjerët nuk pyesin. Sepse në 100 vjet ne:
-Nuk kemi mësuar se Ligji është ai që ruan shtetin dhe jo individi. Ligjet për ne janë konsideruar si arma që i gëzon jo sovrani, por lideri. Sepse ne asnjëherë nuk e kemi ndjerë veten SOVRAN. Në 22 vite demokraci nuk kemi bërë asnjë hap përpara. Përkundrazi ligji tek ne është barazuar me “të fortin” dhe ky i fortë është ai që bërtet më shumë, që mashtron më shumë e që çuditërisht “fiton” me votën tonë. Sot, Kryeministri i Shqipërisë njëqindvjeçare, as që do t’ia dijë për ligjet, as për shtetin. Ai ka zgjedhur të bëjë “të fortin” e politikës duke gllabëruar çdo pushtet e duke mos pyetur për askënd! Primitiviteti politik sot është më i dukshëm se kurrë në kundërshtim me ligjin. Tragjikomedia që po luhet me CEZ-in është as më shumë e as më pak tragjikomedia e shoqërisë shqiptare në këtë 100-vjetor; Berisha që nuk pyet për ligjin, e ka mësuar edhe popullin të mos pyesë për të. i ka falur toka kur ai i ka zaptuar, i ka falur pagesat kur ai nuk i ka kryer, i ka falur burgjet, kur ka qenë për t’u dënuar. Dhe tani kërkon zbatimin e ligjit nga CEZ-i!!! Kërkon zbatimin e ligjit nga ajo kompani e cila ka kohë që e ka shkelur me të dyja këmbët atë. Dhe më e bukura është se i kërkon zbatimin e ligjit, duke e shkelur vetë atë!
-Në këtë 100-vjetor, shoqëria shqiptare është bërë e pandjeshme ndaj skandaleve. Dikur skandali dhe zhurma e tij zgjaste tri ditë, sot as tri minuta! Nuk ka më skandal që skandalizon shqiptarët! Ministër që akuzohet për afera të dukshme në dritën e diellit, ministër që akuzohet për vjedhje të pronës publike në sy të të gjithë shqiptarëve, kryeministër që akuzohet për vrasje, kryebashkiak që akuzohet për vrasje, ministër që shet kombin, duke u llangosur drekave me neofashistët grekë, në kurriz të shqiptarëve … po t’i numëronim do na duhej një dimër i tërë…Por shqiptarët ndihen të imunizuar nga reagimi ndaj skandaleve, sepse Ligji nuk funksionon!
Dhe së fundmi, në këtë 100-vjetor shpresa se mund të kemi ditë më të mira e se Shqipëria mund të bëhet, është ndoshta më e vakët se kurrë. Kur rilindësit tanë shkruanin “Lum kush të rrojë, ta shohë Zonjë” duket e kanë parashikuar se, Shqipëria Zonjë, do duhej kohë të bëhej.
Për të debatuar me lexuesin “kritik”, i cili do më pyeste se ç’duhet bërë, do t’i përgjigjesha: le të eliminojmë të keqen kryesore të këtyre 22 viteve; le të largojmë ata që në 22 vjet vetëm na kanë lënë si në vitin 1 të shtetit tonë. Le të fillojmë me ata, më tej të tjerët që do të vinë, duhet të mësohen se NUK JANË ZOTËR, e për rrjedhojë janë të zëvendësueshëm!
Zamira Cavo
Citim:mendimi yt se ky, te tjere mendojne se ka pasur edhe keq, biles gojet e liga thone se mund te kete edhe me keq ne te ardhmen.
Po citoj ato që tha shelgu
Pse vetmi?
Ne na rane fatkeqesi njera pas tjetres, pro une mendoj qe Zogu ishte ajo me e madhja.
Nga lufta vec ai largohet
qe eshte lindur tradhetar.
Keto jane vargje prej Orakulli. I ra Zogut ne hise qe te zbatoje te parathenen.
Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
mendimi yt se ky, te tjere mendojne se ka pasur edhe keq, biles gojet e liga thone se mund te kete edhe me keq ne te ardhmen.
Fytyra e pistë e Pavarësisë
Do më pëlqente që sheshi i koncertit të Pavarësisë të mbetet bosh. Si vetë festa. Të mbesnin vetëm fytyrat e Pavarësisë mes 1000 deshëve të therur, paçka se 4 desh mund të mjaftonin në atë Bulevard). Por, druaj se askush nuk do t’i rezistojë tundimit për një dozë xhamadani patriotik falas.
Nga Koloreto Cukali
Vendi ku gjej emocionin më të madh atdhetar së fundmi janë lokalet me muzikë live (pub-e a club-e, rrallë janë të identifikueshme qartë se ç’“zhanri” i përkasin). Njerëz të djersitur nga avujt e alkolit dhe të tollovisë bërtasin me zërat e ngjirur “xhamadanin vija-vija”. Në momentin e duhur, kur eksitimi ka arritur në tavan, del edhe një flamur i madh që tundet. Brohorima e xhamadan, aq sa të tërë i kap një përlotje patriotike.
Pyes veten, pse këndojnë? Pse bërtasin e përloten për Shqipërinë në lokal? Kur të dalin nga ajo sallë të tërë do shkojnë në shtëpitë e tyre, për të vazhduar jetët e tyre të mbushura me zgjedhje (jetësore) të korruptuara. Nesër, do t’i kthehen rutinës së tyre duke u bërë pjesë e ingranazhit që e ka shqyer Shqipërinë si një rreckë vija-vija. Nesër do ngrihen herët t’u bien pas masterave të rremë a CV-ve të rreme; të kapin miqtë për të rregulluar “ato gjërat” që i dinë vetë ata; të shohin mos bëjnë ndonjë lek; të shohin a ka mbetur ndonjë vrimë e sistemit pa ngulur pipën për të thithur padrejtësisht përfitime. Ajo që e kujtojnë ‘pipë’ dhe ajo që u duket si ‘sistem’ lehtësisht i abuzueshëm, në fakt është trupi i Shqipërisë. S’po ju them se çfarë thithin ato pipa. Shoh njerëzit që tërbohen me patriotizëm në lokale (pub-e a club-e, rrallë janë të identifikueshme se ç’“zhanri” i përkasin) dhe shoh pastaj fytyrat me të cilat po shkojmë drejt 100 vjetorit të Pavarësisë.
Emblema e pushtetit
Unë nuk preferoj të merrem me individë, sepse e keqja e këtij vendi shkon përtej individit. Ama, të paktën 1 herë në 100 vjet mund të bëjmë një rezyme njerëzore, e të merremi pak dhe me figurat. 1 herë në 100 vjet, mund ta shohim veten në sy e të pranojmë se e liga në këtë vend përfaqësohet nga disa njerëz, më saktë në mënyrën sesi e përdorin pushtetin ata njerëz. Nuk më harrohet një mik që më thoshte që Berisha është tip interesant të rrish të bësh bisedë të lirë (që nuk e di nëse bën më, ja se nuk i kanë mbetur më bashkëbisedues që t’i rrinë afër për të shijuar biseda të lira, ja se vetë termi “i lirë” duhet t’i japë tension). Unë e besoj këtë. Por, përtej njeriut interesant e inteligjent Berishë (më inteligjenti nga të gjithë, thoshte një plak në autobus – dhe po, unë eci dhe me autobus) është mënyra sesi ai përdor pushtetin.
Dhe në këtë kuadër, fytyrat e Pavarësisë tonë janë të pista
1 herë në 100 vjet, është mirë të mos merremi me sistemin por me njerëzit, me mënyrën si ata përdorin pushtetin. Në këtë moment qartësie, meqenëse unë nuk këndoj xhamadan e nuk përlotem në lokal për Shqipërinë, mund ta shoh qartë si po shkojmë drejt pavarësisë. Ne po shkojmë me Sali Berishën, me Ilir Metën, me Edi Ramën, me Fahri Balliun, me Lulzim Bashën, dhe nuk e keni vështirë për ta vazhduar vetë listën nën secilin. Çfarëdo përpunimi t’i bëhet “xhamadanit” këta mbeten realisht fytyra e Pavarësisë. Për të ditur se çfarë përfaqësojnë, një analizë të thjeshtë për këto 100 vjet mund ta bëjë kushdo.
Fytyra e kartëmonedhës 100-she
Pas 100 viteve, ne kemi bjerrur. Me përjashtim të televizorëve dhe elektrifikimit, gjithçka duket më keq. Pas 100 viteve, Shqipëria nuk është e jona. Shqipëria u përket një grushti njerëzish. Malet, lumenjtë e lisat nuk janë më ato të Naimit; pas 100 vitesh, janë rrethuar, mbuluar e masakruar me përbindësha prej betoni. Para 100 vitesh, një burrë ishte i barabartë me një burrë. Sot, edhe 1 fëmijë mund të jetë i pabarabartë me 100 mijë burra, varet se fëmija i kujt është. Deri dhe gjakmarrja tani pas 100 vjetësh është më keq, më paburrërore, më e ligë. Ajo është kthyer në një mjet dhune e shantazhi në vend se një peshore kanunore e së drejtës. Edhe pas 100 vjetësh, feja e shqiptarit nuk është shqiptaria.
Pas 100 vitesh, jemi ende anës sofrës së pangrënë, anës lumit të palarë, anës dijes… madje më keq, i kemi mbushur mendjen vetes se jemi të ngopur, të pastër e të ditur. Para ndonja 100 vitesh kishte një grup idealistësh që ëndërronte, shpresonte dhe punonte duke falur veten për Shqipërinë. Tani, “Punëtorëve të Rilindjes” ua kemi hequr dhe emrin te rruga, për t’ia vënë dikujt që ka interes Partia. U deshën 100 vjet për të vrarë idealizmin. Vrasësit janë fytyrat me të cilat po shkojmë drejt 100 vjetorit të Pavarësisë.
Fytyra qesharake e Pavarësisë
Standarti i ri shoqëror i sheh idealistët si budallenj. Në rastin më të mirë si naivë. Ata që korruptohen, dhe janë shumë, tallen herë me të keq e herë me dashamirësi me ata që nuk duan të përlyhen. Dhe po flas për korrupsion të shpirtit, jo thjesht për videon me bllok shënimesh. Kalamajtë që pinë cigare përpiqen me çdo mënyrë t’ua mësojnë dhe shokëve të tyre që nuk e shkelin rregullin, thjesht se i bezdis prania e dikujt që është moralisht më superior (tek cigarja, të paktën), me të njëjtin entuziazëm 3 milionë të korruptuarit e këtij vendi përbuzin ata pak që nuk konformohen në korrupsion. Fytyra e tyre, fytyra e idealistëve, e atyre që besojnë tek një Shqipëri e mirë, janë fytyra qesharake e Pavarësisë.
Më praktikët e shohin se çfarë po ndodh. Nesër, kur pushteti të bëjë rotacionin e vet, gjithçka e bërë deri më sot do të konsiderohet si “janë bërë ca gabime”. Të tjerët që do vijnë, do vijnë për të bërë dhe ata “gabimet” e tyre. Pas rotacionit, dëshira për “vendetta” do bjerë, vjedhjet e abuzimet do të parashkruhen, ata që morën copat e xhamadanit do të vazhdojnë t’i gëzojnë. Pragmatistët dhe inteligjentët e parashohin që kështu do ndodhë. Në një spirale që nuk mbaron kurrë, për poshtë.
Entuziazmi patriotik me flamuj, me kombëtare e me xhamadanin vija-vija, është një show perfekt i asaj që jemi. Na pëlqen që të marrim një dozë të lehtë e të padëmshme dashurie për Shqipërinë në pub a club (rrallë janë të identifikueshme qartë se ç’ “zhanri” i përkasin) si puna e atyre që firmosin një peticion kundër dhunës në Internet, për të menduar se e bënë pjesën e tyre. Prandaj habiten kur i shohin që ngjiren në lokalet live. Ne nuk kemi asgjë për të gëzuar në këtë Pavarësi. Asgjë për të kënduar. Asgjë për të festuar. Ne, jemi ende në pikën 0.
Zeitgeist
Unë mendoj se ka vetëm një rrugë për të rifilluar nga zero. Nëse është e vërtetë ajo që thotë Konica që këtë vend e ndërtuan idealistët… unë nuk shoh rrugë tjetër përveç kësaj. Nuk mund të ketë asnjë rilindje nëse nuk ka brenda idealizëm të pastër (budalla e naiv, siç e konsiderojnë shumica). Kjo kohë ndoshta nuk ka ardhur akoma. Me sa shoh, askush nuk e konsideron idealizmin si armë për të bindur votuesit e për të ndërtuar pushtetin. Por, ky vend nuk mund të rilindë nëse nuk vendoset një frymë e re, e bazuar mbi idealizmin e sado pak vetëve, edhe përkundrejt një shumice të korruptuar. Shqipëria nuk bëhet me kompromise. Çdo justifikim është vetëm dredhë për të mos i shkuar deri në fund.
Koncerti i “Bulevardit”
Do më pëlqente që sheshi i koncertit të Pavarësisë të mbetet bosh. Si vetë festa. Të mbesnin vetëm fytyrat e Pavarësisë mes 1000 deshëve të therur (4 desh mund të mjaftonin në atë Bulevard). Por, druaj se askush nuk do t’i rezistojë tundimit për të marrë një dozë xhamadani patriotik falas. Prandaj, mirupafshim në Shqipërinë e lirë, siç thotë një miku im aktor: “e lirë”, në kuptimin “cheap”.
po' ate kercimin masiv te atij japonezit e kan gje ne program per festen?? di gje njeri??
jo do vij Rihona me hitin Mans down
Gezuar Pavaresine, Shqiperi!
Njeqind vite shtet, 47 vite komunizem!( ne mos qofsha e gabuar)
E imagjinoni dot se ku ishim, dhe ku jemi?
.
Haha, sa e forte ajo foto.
100 vjet nga shpallja e pavaresise
sesa te pavarur ka qene eshte tjeter pune...
anyway, gezuar festat!!
Lol, ajo fotoja shume origjinale.
Flamuj gjithandej..lol
Ehe edhe "lol"-a gjithandej shoh.
Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
Nqse Sala do te behet si sulejmani i madh qe mbas cdo fitore ne lufte shperndante ushqim dhe flori per popullin eshte tjeter gje lol
Hajd Gzuar!
Gezuar megjithmend. Eshte dite e madhe per shqiptaret.
Tani ndoqa pak lajmet dhe ai krytari i bashkise se vlores mbajti nje fjalim te bukur.
Ndersa presidenti e kishte zerin si te lodhur..
Dicka te bukur shume, qytetaret vendas kane strehuar shume musafir shqiptar ne sbtepite e tyre se hotelet jane mbushur plot.
Taman nje fryme identiteti dhe jo shoviniste si greko serbt, dicka me e shendetshme si asnje etni evropiane sot.
Meqe kjo kenga po me degjohet tani
http://www.youtube.com/watch?v=_Y-g...be_gdata_player
...e te mendosh se 100 vjet me pare shume skeptike mendonin se kjo Shqiperi nuk do ta kishte jeten e gjate.
Sot kjo Shqiperi mbushi 100 vjet dhe ne horizont shihet nje e ardhme me e mire per te dhe bijte e saj.
100VJET uri ku faktikisht u pa me torten e cila u shkel me kembe nga turma ne qender te tiranes.
.
Gezuar dhe nga une e dashur vendlindja ime, Shqiperi!
Shume emocionuese kjo videoja ne YouTube
Citim:
Po citoj ato që tha SHKODRA4001
100VJET uri ku faktikisht u pa me torten e cila u shkel me kembe nga turma ne qender te tiranes.
Citim:
Po citoj ato që tha SHKODRA4001
100VJET uri .
Citim:
Po citoj ato që tha Ana1
E di ti Shkodrano qe " ku ka dhe derdhet!"
Le ta gezojne Shqipetaret Ditelindjen e Atdheut te tyre, dhe shume turp per ne qe braktisem ate vend vetem per interesa vetjake.
Uri, pa uri, aty kemi lindur. Mire apo keq, vetem aty ndihemi Shqipetare. Dheu i huaj, i huaj do ngelet per ne, sado breza te kalojne, ne rrenje jemi Shqipetare.
Citim:HE PRA TURP PER NE QE IKME SE IKME PREJ QEJFIT???IKME ME SIGURU NJI JET MA T MiR E GJTHMON TUJ KUJTU FAMILJET TONA SE PER QEVERITART ATJE AS DY DIT BUKE NUK PO MUNDEN ME SIGURU ATIJ POPULLI KU GJITHMON VEC VUJTJE PO KA.100vjet shtet e ner to ka tortura e varfni ma shum.
Po citoj ato që tha Ana1
E di ti Shkodrano qe " ku ka dhe derdhet!"
Le ta gezojne Shqipetaret Ditelindjen e Atdheut te tyre, dhe shume turp per ne qe braktisem ate vend vetem per interesa vetjake.
Uri, pa uri, aty kemi lindur. Mire apo keq, vetem aty ndihemi Shqipetare. Dheu i huaj, i huaj do ngelet per ne, sado breza te kalojne, ne rrenje jemi Shqipetare.
Gezuar te gjitheve.
Nuk di po lufte me turta behen gjithandej.
Sa te pasur qe na beri kjo demokracia.
100 vite pamvarsi?!! hahaha
secili ka te drejt te mendoj e bej si me mir beson. un per vete nuk arrij ta mar vesh ter kte entuziazem e rremuj!! sikur te kemi mundur armikun dje dhe sot ter ne shesh duke brohoritur per fitoren!
ca ishte dje? mbushi 100 vite ngritja e flamurit??! ateher gezuar!
Le te festojne, c'te keqe ka ..
Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA
Gezuar 100 vjetorin shqipe
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Me rob shpie, u fol me tallje qe njerezit do hanin si barbare po kjo video qenka e papare.
Tani qe u rrit pak ndergjegjia kombetare
Ky eshte realiteti i evolimit ne Shqiperi. 100 vjet me pare u vrane x liri..sot po vriten x c'fare? X nje cope torte. Ca emri ti veme vetes??
Obobo ca turpi
peperinke hengre tort? e mir ishte apo ishe me diet?
sme la fisi yt o bruni me e provu cte bejme hajt mo ska gje.po dhe ti si refugjat qe je dergoju noj lek se gjynaf pernie
Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
sme la fisi yt o bruni me e provu cte bejme hajt mo ska gje.po dhe ti si refugjat qe je dergoju noj lek se gjynaf pernie
Me gjithe qejf kthehem ne vendlindje dhe te jap kontributin tim po te ofrohen disa kushte miqesore institucionale. Besoj se nje pjese e madhe e shqiptareve kshu ndihen (pergjigje per ndaj mesazhit te Fajes). Sa per ate videon e tortes. Nuk shoh ndonje gje te keqe. Me vjen keq qe disa i perqeshin por ata mund te jene thjesht te varfer apo ndonje arsye e tjeter kushteve sociale personale.
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 » Trego 75 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.