Forumi Horizont Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 75 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Partite dhe Elita Politike (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=195)
-- Cfare te bene te besosh se Berisha ka ndryshuar? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8398)


Postuar nga positive datë 25 Maj 2005 - 17:53:

Cfare te bene te besosh se Berisha ka ndryshuar?

Sali Berisha frike apo siguri.
Ne kete forum c`dokush ka dhene opinionin e vete rreth temave te hapura duke u mbeshtetur ne ekperiencat personale. Ata qe e kane identifikuar veten si analist jo vetem kane analizuar duke sjelle fakte e statistika por ndonjehere kane tentuar te modifikojne edhe te tjeret me teorite qe publikojne. Kur duan te mbushin mendjen, shpeshhere, ata perdorin njohurite qe kane per shtetet e tjera me demokraci me te zhvilluar e duke sjelle fakte nga historia e ketyre vendeve tentojne te bejne paralelizma me ngjarjet ne Shqiperi dhe jo vetem kaq po i japin te drejte vetes ti prezantohen ndonjehere si NostraDamus per parashikime.
Te mbeshtetesh neper statistika eshte rruga apo menyra me pozitive per te kuptuar problemet, per ti zgjidhur apo anashkaluar dhe me kryesorja per te mos bere te njejtat gabime. Jam shum kurioz te kuptoje kete te kaluar duke pare hsitorine e politikes shqiptare qe nga "era e ndryshimeve" te 1990-es. Do te ishte me shume interes qe cdo gje qe te sillej te ishte rale dhe jo e fabrikuar si thashethem vetem per te sulmuar.
Nuk eshte e veshtire te kuptosh qellimin e kesaj teme. Personalisht kam bindje se lider si Sali Berisha mund te sjellin permbysje apo shkaterrim (gjithmone duke u mbeshtetur ne fakte) dhe jo zhvillim.
Zakonisht, ne kete forum, kane ecur temat qe kane pasur karakter kritikues, sulmues dhe sidomos ato qe kane nisur rende ose forte me te shara ose ofendime. Le te provojme njehere te kunderten.

Cfare te ben te besosh se Berisha ka ndryshuar??!!


Postuar nga freespirit datë 27 Maj 2005 - 02:13:

Heyyyyyyyyyyyyyyyyyy?!

Une nuk kam statistika por do te jap vetem mendimin tim personal i bazuar ne ngjarjet qe kemi kaluar ne ne Shqiperi. Sipas meje Berisha nuk eshte absolutisht nje lider. Eshte gabimi me i madh qe njerez te tille si Berisha Vazhdojne te kerkojne vote. Te tille udheheqes duhen spastruar dhe zevendesuar me brezin e ri te qualifikuar ne fushen e politikes. Qeveria jone eshte kukull sepse perbehet nga pupace qe dine te hane e te pijne te martohen nga e para e te bejne burokracira.
In other words they are all jokes every single one of them.
Bye


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 27 Maj 2005 - 06:57:

Mjafton qe farefisi im nuk eshte me i degdisur neper kampe internimi,

neper burgje,dhe nuk quhemi me Kulake!
Mjafton qe te gjitheve u eshte dhene e drejta per te ndjekur Universitetet,
mjafton qe nuk kemi me diktatorin qe na ndiqte si hije!
Mjafton qe gjetem eshtrat e te afermve te pushkatuar pa gjyq!
Kjo fale Sali Berishes!

Une e kam ne Shpirt dhe ne Zemer Sali Berishen!
Rrofte Partia Demokratike!


no coment!


Postuar nga Endri datë 28 Maj 2005 - 02:16:

degjoni berisha mund te jete po ai i prapambetur njeri, por ne zgjedhjet e ardhshme ai ka ne dore pushtetin te na djegin si popull. Por nuk u kenaq ai, nuk quhet zgjedhjet e lira, prandaj duke ditur qe pozita e tashme eshte pak me e civilizuar ne kete aspekt i hap rrugen. Jam i sigurt se kesaj rradhe do ta fitoj e djathta, pushtetin.


Postuar nga unforgiven datë 28 Maj 2005 - 02:38:

Perse mendoni se po e mori e djathta ka per te ndryshuar dicka???
A nuk ishte e djathta vite me pare ne pushtet???
Ku ishin positivet krahasuar me te majtet??

Une jam e mendimit se per sa kohe nuk ka klase te pasur intelektuale te konsoliduar ne breza, pushteti ka per te kaluar nga nje grup derrash fushore tek ai malore..


Postuar nga positive datë 28 Maj 2005 - 22:58:

O sykaltra e gangos

Berisha nuk ka as vlera e as merita per cka eshte arritur deri tani


Postuar nga IQVLORA datë 31 Maj 2005 - 00:20:

Duhet provuar,ndryshe te qerohet

Ne vitet e para te demokracise udheheqja e PD ishte pa pike eksperience ne qeverisjen e vendit dhe menaxhimin e ekonomise.Ka kaluar nje periudhe e gjate dhe patjeter ai grup intelektualesh te viteve '90 jane perseri bashke,por atyre u jane bashkuar edhe djem te rinj nga shoqeria civile dhe nga bota akademike.Berishe mund te mos jete nje ekonomist,por levizja e tij kesaj here ishte e zgjuar.Mendoj se ai ka disa karakteristika pozitive te cilat jane;ndershmeria,atdhedashuria,nuk eshte njeri i korruptuar dhe i degjeneruar gjera qe kundershtari i tij i ka negative.Shqipetaret do te bejne gabim fatal ne qofte se kesaj here i hedhin lubrifikant ingranazheve te konsumuara te PS,prandaj them qe duhet provuar edhe kesaj radhe dhe nqse puna e tij nuk ka rezultate dhe ata qe i jane afruar jane me qellime perfitimi personal ne djall shkofte ai dhe ata.nNeShqiperi dhe ne vendet e perendimit po ngrihet e shkollohet nje brez i cili do te gjeneroj energji jetesore per te.(Tradhetaret vertet i mori lumi por ata kane lene kelyshet e tyre mbrapa)


Postuar nga positive datë 31 Maj 2005 - 01:49:

E djathta shqiptare mbahet peng vetem nga nje njeri.

Une nuk e di se kujt i thua ti i ndershem apo atdhe dashes por me kuptimin qe i di une ketyre fjaleve Sali Berisha nuk ka te beje fare. Ai eshte nje nga antishqiptaret me te pamoralshem dhe me vjen keq qe e klasifikone ne nje personazh pozitive. Berisha e mori pushtetin me dhune dhe me masakra e shkaterrime e leshoi. E di kur do te jap te drejte une ty? Kur te mblidhet ajo PD-ja e pare te qerrojne Berishen dhe me nje votim demokratik te nxjerrin nje lider te ri. Berisha ka vepruar me keq nga Enver Hoxha me shoket dhe bashkepunetoret e vet. Ti thua ta besojme njehere. Te sakrifikojme ne per kapricot e Berishes. Nuk ka vend ku te rri. Ai eshte nje cop injoranti qe e ka pushtuar deliri i madheshtise dhe qe nuk i ve dot frena euforise qe e ka pushtuar. Ti IQVlora e di shume mire se po te iki Berisha nga udheheqja e PD-se e djathta ne SHqiperi e ka te garantuar ardhjen ne pushtet, po ai (Berisha) eshte kaq egoiste e antishqiptare sa per interesa te ngushta vetjake sakrifikone gjithe elektoratin e djathte.


Mos thuaj me qe Sali Berisha eshte i ndershem edhe atdhedashes se eshte turp.
e nuk duhet tja lejojme vetes te udhehiqemi nga njerez te tille.


Postuar nga Klodel datë 31 Maj 2005 - 18:04:

positive Berisha nuk e mori pushtetin me dhune. por PD fitoi shumicen absolute ne zgjedhjet e 92. edhe injorant nuk eshte sepse kam patur rastin ta takoj edhe eshte nje nga njerezit me te ditur ne muhabet normal me nje memorje te pazakonte. eshte e lehte te flasesh pse nuk bejne kete pse nuk bejne ate pd. e verteta eshte qe kur je ne kontakt te drejtperdrejte me te te imponohet. tani nuk e di ne vendime por si prezence te imponohet shume. prandaj edhe ma merr mendja qe nuk guxon njeri ta kundershtoje, sepse askush ne udheheqjen aktuale te PD-se nuk ka te njejten karizem qe te te imponohet. kjo eshte e keqja. qe ka mbledhur rreth vetes vetem langaraqe qe nuk guxojne ta kundershtojne.

madje eshte aq i imponueshem saqe edhe kryetaret e tjere te partive te djathta qe jane ne koalicion me te nuk e kundershtojne.

personat e PD-se se meparshme qe e kane kundershtuar i ka margjinalizuar. e vertete eshte ajo qe thua ti pervec ketij detaji. qe ta shpjegova me siper.


Postuar nga freedom datë 01 Qershor 2005 - 15:59:

Berisha nuk ka per te ndryshuar ndonjehere.

Edhe nqs ka ndryshuar ,pse duhet tja japim voten , pse duhet te sakrifikojme vendin tek fjala e nje njeriu qe e ka shkateruar kete vend me pare ,megjithe premtimet e tija.Ekonomia primitive qe egzistonte ne shqiperi ne kohen e tij , shyqyr zotit ka marr fund,funksioni primitiv i intstitucioneve te shtetit shyqyr zotit ka marr fund,policet fshatar qe njihnin vetem shkopin,shyqyr zotit kane marre fund,kohet kurr nje njerri vendoste te shkateronte nje shtet dhe nje popull shyqyr zotit kane marre fund ,dhe te gjitha keto sepse sot ka me shume liri ne shqiperi se kurr ndonjehere,ka liri fjale,veprimi,ka liri opozite,ojq te fuqishme,ka lidhje biznesmenesh ,gjera qe ne kohen e Berishes nuk imagjinoheshin,pra sot askush nuk mund te shkateroje shtetin sepse ashtu i teket atij,vetem nje person eshte ne gjendje ta bej perseri ate gje , dhe ai person eshte Berisha , nqs e lejojme te kthehet ne pushtet.
Ata te djathete ne shqiperi qe e duan vendin dhe partine e tyre ta qerojne sa me pare Berishen nga partia e tyre,dhe te shpresojne te kthehen ne pushtet nje dite,me shpresen se do na heqin qafe keto mangesi te socialisteve , ose te pakten te ushtrojne presion demokratik tek qeveria,qe ta bejne me te pergjegjshme para popullit.
Por Berisha eshte nje njohez dhe shfrytezues i perkryer i mentalitetit te elektoratit te vet ,dhe katastrofa politike ka gjasa te ndodhe gjate zgjedhjeve te ardheshme,por koha do ta tregoje nqs te djathtet ne shqiperi i kane shpetuar propagandes qorre dhe percarese qe ka bere lideri i tyre qe nga dita 1 ne pushtet.


Postuar nga oliinter datë 01 Qershor 2005 - 17:41:

Ujku qimen e nderron por zakonin se harron.

Qeni sado ti japesh mish prape M... Do te haje ai.

Pershendetje!


Postuar nga Amici di Nessuno datë 02 Qershor 2005 - 03:42:

Sala

Personalisht midis Nanos dhe Berishes do zgjidhja Nanon (dhe per faktin tjeter qe nuk ka nje zgjedhje te trete). I pari me duket me i prirur te ndertoje shtet se i dyti, eshte me qytetar, (ne kuptimin me i civilizuar). Fakti qe ne tre kater vjetet e fundit dicka ka levizur, dritat uji jane bere shume me prezente ne familjet qe paguajne, ekziston qetesi dhe nje fare stabiliteti. Jane krijuar disa institucione, vete personalisht nuk do te doja qe te kishte ndryshim ne drejtim. Edhe per faktin tjeter qe ardhja e nje force tjeter ne pushtet do sillte ndryshime rrenjesore ne administrate gje qe do te sillte nje fare destabilizimi. Te mos e rreje mendja njeri qe po fitoi Sala nuk do kete me korrupsion. Ka per te ekzistuar ne te njejtat nivele, ose pak me shume pasi do kete njerez te etur per kompesimin e kohes se humbur ne opozite. Po ashtu do krijohen monopole te reja nga mbeshtetesit e pozites se re. Vertet Sala vet mund te kete dale i paster nga qeverisja e tij po ne ate kohe korrupsioni pati lulezimin e vet, dhe mua personalisht nuk me intereson individi po realiteti.
Nuk e di po kur lexoj neper gazeta in


Postuar nga positive datë 02 Qershor 2005 - 05:09:

O VARKA

Pse i kalon bisedat ne personale?
Pse fillon te me analizosh mua pa me njohur?
Si e ke hallin?
Deshiron ta degjenerosh kete teme ne biseda dhe sharje personale?!
Kam edhe une fantazi sa per te provokuar.
OK!
Ti aludon dhe fantazon kur flet per mua (pasi ti nuk me njeh) dhe une nuk mund ta toleroje. Heres tjeter shiko ndonje nga familjaret e tu per te gjukuar se une nuk pres vleresime as nga ty e as nga soji yt. Shko perpara pasqyres dhe shaje veten sa te duash. Futu ne dhomen e ndjenjes se shtepise tate dhe shaji robt e tu sa te kesh qef e fuqi. Mua me qendro larg se nuk kam deshire te merrem as me ty e as me robt e tu.

VARKA apo VARIKA!

Ik pshurru ne ndonje teme tjeter ku fitet per paraardhesit e tu tradhetare qe u persekutuan gjate sistemit komunist dhe niprit e tyre ( dmth ti ) qe kerkojne te marrin shperblim nje vize per Gjermani, nje certifikate fallco persekutimi, nje toke qe ska qene kurre e veta, nje ndertese qe ja la Italiani apo gjermani gjyshit, nje vend pune te pasaportat, nje police dogane apo polic krimesh per te shkarkuar te armiqte, stresin qe kane mbjelle qe ne femijeri.

Mos me bej me perr perr perr. Injorant!


Postuar nga freedom datë 02 Qershor 2005 - 15:05:

Se marr vesh ,per zotin.

Clidhje ka historia e kulakeve dhe persekutimi i tyre me Sali berishen une se marr vesh.Dhe cmerita ka Sali Berisha me ardhjen e demokracise une prap nuk e kuptoj.Megjithese eshte komplet jashte teme,me keqardhje shoh qe nje budalla ka bere budallenj gjysmen e nje populli.
Kush po thote ketu qe familja e dikujt ka merituar denim ( te drejte apo te padrejte nuk ka lidhje fare me temen) ,ne po flasim per Berishen , dhe Berisha nuk eshte i lidhur aspak me ardhjen e demokracise dhe nuk ka per ti mbetur asnje lloj merite gjate historise ,sepse eshte njeriu me percares qe ka pare historia , ate qe nuk e kane bere me shekuj armiqte e shqipetareve e beri ai palo burre ne 6 vjet ne pushtet,degjeneroi shqiperine , mbolli korupsionin,shkateroi traditat e shqipetareve, e futi shqiperine ne lidhje islamike,shkateroi si perbindesh cdo gje me preteksin qe ishte ndertuar nga komunizmi,hodhi ne rruge nje popull te gjith dhe i la si cifutet ne shkretetire,i dergoi bijte dhe bijat e ketij populli me anije si skllavet ne amerike te punojne arat e evropes pa kurrfare te drejte, per here te pare ne histori lejoi neperkembjen e gruas shqipetare.lejoi neperkembjene cdo gjeje qe shqipetaret kishin krenari , e pse duhet ta duam nje monster te tille ,qe u perpoq me mish e me shpirt vetem te percaje dhe te shkateroje?


Postuar nga Shtojzovalle datë 02 Qershor 2005 - 16:09:

po do nderroje zoteri Berisha, nese intervenohet me nje transplantacion total kirurgjik ne gjenetiken e tij...


Postuar nga IQVLORA datë 02 Qershor 2005 - 20:45:

Kuptohet qarte qe ketu flitet me preferenca nga sejcili.Ka ardhur nje moment qe keta qe jane sot ne pushtet e kane kthyer vendin dhe popullin ne nje ciflik te tyre dhe e perdorin per interesat e tyre te ngushta.Keta me nanon ne krye ju kane sjelle shqiptareve nje tejzgjatje te tranzicionit sa qe po ju marrin frymen,bile jane bere edhe teper te bezdisur per EU me korrupsionin,krimin e organizuar dhe paftesine e tyre per te menaxhuar ekonomine e nje vendi te vogel sa qe kane 5vjet qe nuk jane te zot te nenshkruajne marrveshjen e Asocim-Stabilizimit me UE.Nje gje duhet kuptuar qe keta njerez per 8 vjet jane konsumuar aq shume sa jane bere si puna e mushkonjave te cilat te thithin gjakun ne stinen e nxehte,prandajkesaj radhe edhe bashkesia nderkombetare eshte plotesisht e bindur per largimin e tyre nga pushteti.Zoterinj nuk eshte e larget dita kur departamenti i USA do te shpalle pushtetaret me te inkriminuar ne Shqiperi dhe kryetarin e tyre.Shume nga ne nuk do te habiten por bomba do te bie per ata qe na e dashurojne ate fare udheheqesi,te cilin gjysma e kombit e urren per politikat e tij karshi Kosoves.Me kete duhet te jap pergjigje duke te te treguar sa sa shume atdhedashes eshte i preferuari juaj.Jam dakort me ate qe thoni ju (se sado qe ne e kritikojme ate udheheqje te dobet e me nje kryminister te papergjegjshem,qe kur ne vend ndodhin njarje tragjike ai bredh kazinove e buzuqeve te miqeve te tij grek) se vendi ka patur nje fare levizje pozitive,por ajo ka qene shume pak per 8 vjet.Ka ardhur casti qe nano te qerrohet nga pushteti,por edhe nqse edhe Berisha vazhdon rrugen e Nanos nuk ka me justifikime per te por te qerrohet dhe mos t'ja shohim fytyren.


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 02 Qershor 2005 - 20:50:

Citim:
Po citoj ato që tha Le te jem une e para
po do nderroje zoteri Berisha, nese intervenohet me nje transplantacion total kirurgjik ne gjenetiken e tij...


Pse kishe gje ti me gjenetiken e tij?Nuk edi qe Sala ka 20 vjet shkolle zotrote?!
Me grade shkencore DR(Doktorr) mundesisht!
Shikoni pra o shqipetare, ju keni urrejtje si komb brenda nejri tjeterit,
urreni Veriune Shqiperise,tropojen, kukesin apo shkodren,
perderisa hapni dhe tema "kush quhen maloke?!"

Te keqen ,beni mire te mos flsni budallelliqe!Apo tregimet e historive te gjysherve tuaj....


Postuar nga varka datë 02 Qershor 2005 - 20:55:

Eshte e veshtire te shkulesh nga populli shqiptar komunizmin i cili lulezoi per rreth 50 vjet si ne asnje vend tjeter .Kjo qe do te them sdo te thote qe e deshiroj por do te duhen edhe 50 vjet anarshi qe komunizmi te largohet sebashku me dishepujt e tij


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 02 Qershor 2005 - 20:57:

Citim:
Po citoj ato që tha varka
Eshte e veshtire te shkulesh nga populli shqiptar komunizmin i cili lulezoi per rreth 50 vjet si ne asnje vend tjeter.Per mendimin tim po kjo sdo te thote qe e deshiroj do te duhen edhe 50 vjet anarshi qe komunizmi te largohet sebashku me dishepujt e tij


Respektet e mia me te perzemerta Varka_Canada!


Postuar nga Shtojzovalle datë 02 Qershor 2005 - 22:23:

Citim:
Po citoj ato që tha Sykaltra_Gangos


Pse kishe gje ti me gjenetiken e tij?Nuk edi qe Sala ka 20 vjet shkolle zotrote?!
Me grade shkencore DR(Doktorr) mundesisht!
Shikoni pra o shqipetare, ju keni urrejtje si komb brenda nejri tjeterit,
urreni Veriune Shqiperise,tropojen, kukesin apo shkodren,
perderisa hapni dhe tema "kush quhen maloke?!"

Te keqen ,beni mire te mos flsni budallelliqe!Apo tregimet e historive te gjysherve tuaj....



moj sykaltra vetem se zetoriu ka 20 vite shkolle, nuk do thote te jete komplet, mos me lodhe te lutem me fakultet te komunizmit se per aso i kisha mbaru 5 copa paralel.....gjyko drejt nese ke mundesi nese jo lere krejt, ne politike nuk hyne fort 20 vite shkolle, poqese nuk ke stil e oratori te qete te nje diplomati modern..dhe nese thjesht te mbizoterojne emocionet....me duket se do ishte eteper te sqaroja gjestet e tija..mua thjesht ne nerva me shkon, shpesh kam frike se del nga TV e ma ngjet per qafe, hehehehehe

Aiiiiiiii ne shqiptaret si vleresojme njeriun, nese ka Dr. titel atehere eshte dikushi e nese jo pra askushi aaaaaaaaa...o krisht o krisht....Ministri i jashtem gjerman nuk ka kurrefar titulli e as nuk ka lenguar fort ne bankat universitare por per oratori dhe politike nuk ia kalon askush....


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 02 Qershor 2005 - 22:59:

Citim:
Po citoj ato që tha Le te jem une e para


moj sykaltra vetem se zetoriu ka 20 vite shkolle, nuk do thote te jete komplet, mos me lodhe te lutem me fakultet te komunizmit se per aso i kisha mbaru 5 copa paralel.....gjyko drejt nese ke mundesi nese jo lere krejt, ne politike nuk hyne fort 20 vite shkolle, poqese nuk ke stil e oratori te qete te nje diplomati modern..dhe nese thjesht te mbizoterojne emocionet....me duket se do ishte eteper te sqaroja gjestet e tija..mua thjesht ne nerva me shkon, shpesh kam frike se del nga TV e ma ngjet per qafe, hehehehehe

Aiiiiiiii ne shqiptaret si vleresojme njeriun, nese ka Dr. titel atehere eshte dikushi e nese jo pra askushi aaaaaaaaa...o krisht o krisht....Ministri i jashtem gjerman nuk ka kurrefar titulli e as nuk ka lenguar fort ne bankat universitare por per oratori dhe politike nuk ia kalon askush....



Me vjen keq qe me duhet te te zgjeroj kufinjte e njohurise karshi ish Presidentit te Shqiperise,
Profesor-Doktorr Sali Berisha!

Born on October 15, 1944 in Tropoja. Graduated from the University of Tirana, Faculty of Medicine (1967). After he accomplished successfully his advanced studies in Paris (France), he conducted a research program on Hemodynamics. In 1968 he was elected member of the European Committee for Research on Medical Sciences. During the teaching years in the University of Tirana (1980 – 1990), Mr. Berisha published study books, university textbooks and several scientific articles on cardiology, inside and outside of Albania. Mr. Berisha holds the scientific title “Professor Doctor”.


The political career of Mr. Berisha started with the students’ movement of December 1990. He became well known with his public criticisms against the old system and the need for the democratization of the country. In 1991, Mr. Berisha was elected chair of the Democratic Party, to be re-elected in 1997 and later on. He has been elected member of the parliament in the Albanian Assembly in 1991, 1992, 1997, 2001.

Following the elections’ triumph of the opposition coalition headed by him, Mr. Berisha was elected President of the Republic on April 9, 1992, and re-elected on February 3, 1997. He resigned from the President’s tenure one month after the loss of the elections of the DP and the victory of the left coalition. Since then he has been chair of the DP, the biggest opposition party.


Kete quan injorant ti?!Apo te pakulturuar?!-Perktheje mire ne shqip!
Dhe ate "Gjenetiken e tij e ke ketu te permbledhur!"

pashim nga Helga.


Postuar nga Shtojzovalle datë 03 Qershor 2005 - 01:51:

moj e mira sykaltra,

krejt ne rregull ajo cka eshte ne teorine e tij biografike, por sinqerisht nuk ma ban organizmi fare me ato gjestet e tija....


Postuar nga Amici di Nessuno datë 03 Qershor 2005 - 01:58:

O grupi

Prape po nxitohesh. Tjetri thote se ne politike nuk kane shume rendesi gradat shkencore. Se per grada edhe Tosi sec ka marre ca tani se fundi, edhe Vasco Rossi u be DR, edhe Valentino Rossi. Ato grada ti perdorin ne fushen ku jane specializuar. Per politike eshte dicka tjeter. Duhet te jesh kurve, te kapesh momentin, i zgjuar dhe largpames. Njekohesisht edhe komunikues me elektoratin. PERSONALISHT mendoj se Sala nuk i zoteron te gjitha keto. Dhe sic e shprehu dhe parafolesi ai me irriton kur flet ne televizor. Ai me trajton mua si injorant, sikur nuk marr vesh nga kjo dynja, dhe kjo mua nuk me pelqen. Psh, vec historise se kompiuterave qe do e bente cdo familje me Pentium III e IV, tha qe telekomin do ia rishesim perseri kompanive me te medha ne europe?! Ma shqipero nje cike. E te tjera premtime elektorale si keto qe i behen vetem nje njeriu qe nuk e ka idene nga dynjaja.
Per te tilla gjera nuk me pelqen sala. Sa per korrupsionin e te tjerat .... Nuk ka per te qene me i mire se te tjeret. dhe koha do e vertetoje. Jo ai, po askush qe mund te vije ne pushtet tani.


Postuar nga Shtojzovalle datë 03 Qershor 2005 - 02:24:

JUVE,

te lumte per kete shkrim siper...


Postuar nga Icemen datë 03 Qershor 2005 - 09:20:

juve qe Berishen e urreni shtazerisht a me thoni dot nje emer i cili misheron vlera dhe virtyte njekohesisht me shume ose te pakten afersisht sa Sali berisha ?
Nqs nuk e dini per cfare vlera dhe virtyte flas pyesni se po ua tregoj njehere tjeter.


Postuar nga Shtojzovalle datë 03 Qershor 2005 - 12:11:

Citim:
Po citoj ato që tha Icemen
juve qe Berishen e urreni shtazerisht a me thoni dot nje emer i cili misheron vlera dhe virtyte njekohesisht me shume ose te pakten afersisht sa Sali berisha ?
Nqs nuk e dini per cfare vlera dhe virtyte flas pyesni se po ua tregoj njehere tjeter.



une as shtazet nuk i urreje shtazerisht, pos qe Berisha te shkon ne nerva tejmase


Postuar nga varka datë 03 Qershor 2005 - 18:22:

le te jesh ti e para

krejt ne rregull ajo cka eshte ne teorine e tij biografike, por sinqerisht nuk ma ban organizmi fare me ato gjestet e tija.... [/B][/QUOTE] Mos ke ndonje problem me organizmin qe nuk ta pranon .Jo per gje po une Jam doktor dhe po te duash te jap ndonje keshille.VARKA CANADA


Postuar nga Klodel datë 03 Qershor 2005 - 18:55:

varka alias icemen boll u kape me vogelsira. kur flet per komunizmin harron qe i adhuruari jot ka qene sekretar shume i zellshem i partise komuniste, ka qene i caktuar nga Ramiz Alia per t'u bere kryetar i partise opozitare dhe ka zbatuar pike per pike menyren e drejtimit te PPSH-se ne PD duke shnderruar PD-ne nga nje parti qe kishte 90 % te intelektualeve pervec mbeshtetjes se forces punetore ne nje parti lapangjozash.

mbete duke share komunistet po paksa paradoks ne rastin tend qe adhuron pikerisht nje ish-komunist

per mua njerezit mund te ndryshojne por mentaliteti i tyre nuk ndryshon dhe per njerez qe jane edukuar ne regjimin komunist nuk mundet t'u ndryshoje mentaliteti. kjo perfshin te gjithe eliten politike shqiptare dhe jo vetem sali berishen si nje figure politike.


Postuar nga varka datë 03 Qershor 2005 - 19:13:

ANALISTES

Te me falesh se nuk e dija qe sali berisha paska qene vendosur nga ramiz alia si drejtues i pd.Ti analiste duhet te kesh fakte qe e vertetojne kete.Te lutem pse sna i ben dhe ne te qarta keto faktet tende qe te mos ngelemi te paditur se qenkan me shume interes.


Postuar nga Klodel datë 03 Qershor 2005 - 19:18:

mundesh te lexosh letren e hapur qe i ka derguar D.r Shinasi Rama Prof Dr Sali Berishes dhe aty i gjen te gjitha faktet qe ty te kane munguar. temen e gjen te hapur ne kete link

http://www.forumihorizont.com/showt...=&threadid=7293


Postuar nga Icemen datë 03 Qershor 2005 - 19:35:

Po pse te lexoj letren e Shenasi Rames qe une e njoh kush eshte (sa per dijeni te analistes se kam qene atje ne dhjetor 90) dhe te mos degjoj vete Ramiz Aline qe e mohon kategorikisht nje gje te tille.Pastaj sa per mentalitetet me vjen keq per juve te pavarurit sepse vertet jini te pavarur por nga PD-ja kurse ndonje tjeter kushedi si ju ka zene per gryke dhe po ju mbyt.
Ndersa per ate qe thua Pari lapangjozesh une them qe nuk eshte e tille sepse ti nuk je anetare e asaj partie.


Postuar nga varka datë 03 Qershor 2005 - 19:36:

HANIN INAT DY PERSONA NJEHERE E NJE KOHE.Njeri ngulte kembe ne argumentet e tij ne lidhje per nje problem kurse tjetri ishte i pavendosur.I pari kishte lexuar nje liber lidhur me kete problem dhe mbronte me kembengulje teorine e hedhur nga autori i ketij libri.Kurse i dyti kishte kohe qe merrej me te , kishte studiuar per kete ,,kishte lexuar shume, kishte pyetur shume ,por perseri sishte i qarte ne vetveten e tij per arsye se pothuajse nga te gjitha kerkimet qe kish bere shume prej tyre ishin kontradiktore .kjo ishte arsyeja qe personi i dyte nuk ngulte kembe dhe ishte objektiv.Besoj se me kupton ANALISTE


Postuar nga Klodel datë 03 Qershor 2005 - 23:22:

Citim:
Po citoj ato që tha Icemen
Po pse te lexoj letren e Shenasi Rames qe une e njoh kush eshte (sa per dijeni te analistes se kam qene atje ne dhjetor 90) dhe te mos degjoj vete Ramiz Aline qe e mohon kategorikisht nje gje te tille.Pastaj sa per mentalitetet me vjen keq per juve te pavarurit sepse vertet jini te pavarur por nga PD-ja kurse ndonje tjeter kushedi si ju ka zene per gryke dhe po ju mbyt.
Ndersa per ate qe thua Pari lapangjozesh une them qe nuk eshte e tille sepse ti nuk je anetare e asaj partie.



epo pse mos degjojme Nexhmie Hoxhen qe e nxjerr Enverin Hero dhe jo per shembull Fatos Lubonjen qe ka qene ne Burg prej Enverit?

sepse per faktin e thjeshte qe ai qe ka bere nje krim nuk e pohon une e kam bere krimin por duhet pyetur personi qe e ka pesuar ne kurriz krimin qe te thote cili eshte krimineli. e njejta gje edhe per Shinasi Ramen- ish i persektuar politik versus Ramiz Alia- ish kryetar i PPSH-se.

student i dhjetorit ka qene edhe Meta edhe Majko. ah po me fal Majkon e ke cilesuar me kartele ( ne kete rast ke perseritur nje me nje fjalet e doktorit tend te nderuar ).

sa per mua as me bie ndermend te behem anetare e ndonje partie politike. aq me pak e pD_se. madje me vjen keq per prinderit e mi qe kane sakrifikuar aq shume per hir te idealeve te tyre, per kete parti, e cila teper shpejt i margjinalizoi njerezit me te afte qe kishte- duke mbetur vetem me figura teper te diskutuara.

sa per mbytjen gjithe populli eshte peng i ujqerve. shqiperia eshte shnderuar ne vend ujqerish ku fiton ai qe shkel me shume mbi tjetrin. ligji i me cubit.


Postuar nga Equis datë 06 Qershor 2005 - 13:08:

O Analiste

Si ishte kjo puna e doktorit?

Mos ke kalu ne kampin armik?

Sala Ka ndryshu goxha per mire,megjithse s'ka bere ndonje faj te madh as ne te kaluaren.Fajin e
97 e mbajne ata qe moren pushtetin.si sot me kujtohen fotot e Nanos me kryebanditet e vlores.

Megjithate,ne djall te vene te gjithe


Postuar nga amor alucius datë 06 Qershor 2005 - 13:58:

Sala ka ndryshu strategjite e kampanjes elektorale.Nese e ndjek me kujdes kupton qe ai synimet i ka tek fshataret per te marre votat,i rane kembet sa ne nje fshat te humbur,sa ne tjetrin.Njerezit qe e duan vertete vendin ku kane lindur nuk do i jepnin serish Shqiperine ne dore ta djege e pjeke sic beri ne te kaluaren.Ai me shoke nuk eshte gati per qeverisje,nese do jete ne te ardhmen?Nuk e di!Por nese do jete,nese do na sjelle dicka me me vlere se PS-ja tani,do jem e para qe do vej ne Shqiperi vetem per ta votuar.Deri atehere...vendin ne opozite dhe e ka teper.
Kam ndjekur dhe kampanjen elektorale te PS-se,ishin munduar te thithnin dhe te rinj qe kishin studiuar jashte,ne organizim shume me me vlera...nese duhet zgjedhur ne mes dy te keqiash,atehere duhet zgjedhur e keqja e me minimale e cila ne kete rast eshte PS-ja.Shqiperia ka nevoje per stabilitet politik,ne kete forme mund te arrije te gjeje vlerat e saja te qeverisjes.


P.s.Dhe kafshet ka vendosur ti ktheje me PD-ne Saliu,mekat qe kafshet s'mund ti thonin "jo"...


Postuar nga belgium datë 06 Qershor 2005 - 14:07:

re

Sala ka ndryshu strategjite e kampanjes elektorale.Nese e ndjek me kujdes kupton qe ai synimet i ka tek fshataret per te marre votat pasi njerezit me nje llogjike te shendeteshme nuk do i jepnin serish Shqiperine ne dore ta djege e pjeke sic beri ne te kaluaren

nese e kuptova mir ket shkrimin fshataret shqiptar qekan njerez pa llogjik te shendetshme ??
ky esht kulmi per zotin ...................


Postuar nga amor alucius datë 06 Qershor 2005 - 14:19:

Nese e kupton mire ti(para se te na dalesh me sllogane te tilla si ai i mesipermi)elita intelektuale ne Shqiperi perbehet kryesisht nga njerez qe mbeshtesin PS-ne.Ka nje mobilizim masiv te intelektualeve ne cdo fushe ne politike kete vit(brenda dhe jashte vendit),e nje arsyet me te forta eshte qe e dine shume mire qe Saliu do rikthente '97 serish.Saliu me premtime boshe mund te genjeje vetem njeriun e varfer qe shpreson perhere ne ndonje mrekulli,qe i premtohet qe do shese prodhimet bujqesore me nje cmim me te larte,qe do i mbroje derr-derr-derr.Nderkohe qe ky ben premtime por nuk di si ti mbaje.Thote qe do ule taksat,mire mo,po i ule xhaja taksat por me cfare ka ndermend ta mbaje shtetin ai?Me trafik droge?Me trafik klandestinesh?Prostitucion?Thote qe do mbroje interesat e bujqerve,si do i mbroje ai nese do taksoje me pak importin?Kjo do thote qe do importohet me shume dhe prodhimet e fshatareve te gjore s'do shiten.Pra,sic e shikon Saliu ca gjera duhet ti mendoje me thelle.


Postuar nga Dionis datë 06 Qershor 2005 - 17:36:

saliu do te behet edhe doktor po edhe politikan i mir, madje ka per ti dhen nje atmosfere te mir tere shqiperise... do te behet mir


Postuar nga Ruby_DR datë 06 Qershor 2005 - 18:00:

do te ndryshoj shqiperin kete her sepse nuk jan me ne hapat e para dhe c'do gje ndryshon ne te ardhmen....................................


Postuar nga durrsak datë 06 Qershor 2005 - 21:47:

E paskeni heq mesazhin tim eeee.
Nejse po e them me 2 fjale ai dmth shefi i opozites se kam ndot me ja permend emrin nuk ka me ndryshu najher edhe nuk bon ai me qeversis. Nje njeri qe pret te ndryshoj dhe te mesoj si te flas nga ekipe Amerikane.

----------------------------
Durrsak do te te fshihen dhe modifikohen mesazhet pa paralajmerim.

analistja


Postuar nga Icemen datë 07 Qershor 2005 - 01:25:

Amour alucius

Kush jane ata intelektualet qe mbeshtesin PS- ne per zotin.
Per zotin mundohu te gjesh ndonje emer se ne tere historine e PPSSH-se vetem intelektuale te ndershem nuk e kane mbeshtetur.


---------------
Icemen te kam paralajmeruar te lesh cilesimet familjare. mendova qe ne nje vit do te te zgjeruar disi fjalori. do te te hiqet e drejta e fjales po vazhdove keshtu.

tung


Postuar nga varka datë 07 Qershor 2005 - 01:44:

durrsak

Te lutem shume pse sna e shpjegon pak ate punen qe u vrane 10 veta dhe u masakruan 100 te tjere tek pallati i sportit ramazan njala ne nje miting te ps.


Postuar nga déjà-vu datë 07 Qershor 2005 - 02:17:

Talking

S'jam intelektual i nderuar, jam nga ata qe rregjimin e Berishes e perzune me gur ne 97-ten.


Postuar nga Annika datë 07 Qershor 2005 - 02:29:

a i besohet Berishës?

Nuk ishte e vështirë për t'u parashikuar, (edhe pse në një editorial të pak javëve më parë), ne e kishin lënë një dyshim: Si do të sillet Sali Berisha nëse në 4 korrik do të bëhet kryeministër? Kurioziteti ynë shtrihej që nga raportet e tij të ardhshme me mediat, me opozitën, korrupsionin, ligjin, shoqërinë civile etj. Ishim veçanërisht të interesuar të dinim se si do të sillet kryeministri Berisha kur një OJF (siç ishte shembulli i "Mjaft") do të organizonte një protestë në shesh kundër qeverisë së tij?
"Mjaft" ka kryer disa protesta në këto vitet e fundit kundër qeverisë socialiste dhe askush nuk e ndaloi për të bërë një gjë të tillë. Po Berisha - pyesnim, do t'i lejojë të njëjtën liri kësaj organizate apo qindra OJF-ve të tjera që janë krijuar në vend? Këto përgjigje i morrëm pa patur nevojë për të pritur 4 korrikun. Për fat të keq, përgjigjja është JO. Provë e saj është reagimi i dhunshëm i këtyre ditëve të fundit i Partisë Demokratike ndaj lëvizjes "Mjaft", "fajtore" që publikoi një sondazh (i kryer nga një organizatë tjetër) nga i cili nuk rezulton që PD do të humbasë zgjedhjet, por vetëm që është në barazim me PS-në. Kaq mjaftoi që të niste linçimi tradicional i drejtuar nga lideri "demokratik" dhe i kryer nga qehajajtë e tij.
Nuk qenka e vërtetë atëherë që Berisha ka ndryshuar. Ai po dirigjon fushatën e shpifjeve kundër "Mjaft" në të njëjtën mënyrë me të cilën drejtoi për pesë vjet kur ishte në pushtet, apo në këto tetë vjet që ka qënë në opozitë, fushatat e linçimit dhe të shpifjeve kundër kujtdo që nuk pranonte të ishte shërbyesi i tij i bindur. Berisha vazhdon të besojë se e drejta për të drejtuar i është dhënë nga Zoti dhe kushdo që guxon që të pengojë edhe thjesht me fjalë marshimin e tij të lavdishëm drejt pushtetit është një heretik që duhet dënuar e djegur përpara publikut.
Mjaftoi një sondazh (edhe pse një sondazh nuk vlen aspak para votës së zgjedhësve) për ta zhndërruar "Mjaft" në një organizatë "të korruptuar dhe kriminale". Deri më sot "Mjaft" është konsideruar gjithnjë si një lëvizje antiqeveritare. Kjo sepse "Mjaft" dhe drejtuesi i saj, Erion Veliaj kanë akuzuar qeverinë socialiste për korrupsion, abuzime, çensurë ndaj shtypit dhe paligjshmëri. Këto akuza janë kryer dikur dhe vazhdojnë të bëhen edhe sot. Dhe është pikërisht falë kësaj pavarësie nga pushteti që "Mjaft" ka marrë vlerësime nga ndërkombëtarët dhe financime të shumta nga qeveri të ndryshme europiane. Vetë Berisha ka përdorur shumë herë akuzat e bëra nga "Mjaft" për fushatën e tij kundër Nanos.
Por Berishës nuk i pëlqen që të shikojë pas. Nuk do që të tjerët të shohin nga e kaluara e tij ashtu si sot nuk do që të shihet e kaluara e "Mjaft". Erion Veliaj dhe përqindjet e e tij sot nuk i pëlqejnë Partisë Demokratike dhe kaq mjafton që të nisë hakmarrja e saj. Hakmarrje që ashtu siç ka bërë gjithnjë në të kaluarën Berisha, nis me artikuj të porositura prej tij tek gazetarë-qehajajtë dhe që vazhdon me deklarata falso të përhapura nga zëdhënësat e tij. Nëse do të bëhet kryeministër kështu siç ka bërë gjithnjë në të kaluarën, më pas stafetën e kësaj hakmarrjeje do ta marrë policia, prokuroria dhe shërbimet sekrete. Burgjet e presidentit Berisha ishin dikur plot me "Erion Veliaj". Me cilët do t'i mbushë burgjet e tij kryeministri Sali Berisha?
Doktori nuk ka ndryshuar. Këtë e thonë nën zë edhe aleatët e tij të rinj, por e dëshmojnë edhe sjelljet e tij në publik. Për të, demokracia vazhdon të jetë një flamur në emër të të cilit pretendon se ka të drejtën për të kryer çdo lloj censure. Për të, demokraci do të thotë anulimi i çdo kritike, zhdukja e çdo disidenti, ofendimi dhe shpifja pa asnjë provë. Berisha shkon deri aty sa lejon edhe zëdhënësin e tij Edi Palokën ( i cili është deputet dhe anëtar i kryesisë së PD-së) që të deklarohet falso dhe paturpësisht si anëtar i Partisë së Ballit Kombëtar Demokrat, vetëm për të realizuar skemën e tij elektorale dhe për të vazhduar i pashqetësuar marshimin drejt marrjes së pushtetit. Çfarë do të bëjë nesër nëse do të jetë kryeministër? Çfarë ligji tjetër (etik, moral, liberal dhe demokratik) do të shkelë për të mbrojtur regjimin e tij? Pa më të voglën ironi, po bëjmë një apel për të gjithë: Mund t'i shpjegojë dikush Sali Berishës që demokracia nuk është diktaturë?
Ky është artikull gazete tek "gazeta shqiptare" lexoje dhe kupto, a duhet besuar Berisha?
Unë po shtoj se nëse Berisha bëhet Kryeministër, larg qoftë, edhe Leka i Parë të mendohet mirë se mbretin do ta bëjë Sala sic e bëri Zogu në 1928.
Shqipëtar me votën tënde mos harro se...


Postuar nga Amici di Nessuno datë 07 Qershor 2005 - 03:48:

Durresi

Na thoni i here se ku qekan vra keta dhjetera (e mijera) vete ne durres? Kur qeka bo kjo kasapane qe sun e dikemi ne, si kemi rrojt aty? Mos na lini te vdesim injorante ju lutem.


Postuar nga durrsak datë 07 Qershor 2005 - 04:00:

Re: Durresi

Citim:
Po citoj ato që tha juve
Na thoni i here se ku qekan vra keta dhjetera (e mijera) vete ne durres? Kur qeka bo kjo kasapane qe sun e dikemi ne, si kemi rrojt aty? Mos na lini te vdesim injorante ju lutem.


Pse ato qe jan vra deri tashi kush i vrau mer juve, i vrau zoti!!! Po ato qe kan qen me PD nuk kan mesu najher se si u vran dhe kush i vrau.Nuk keni kerku por po te kerkosh do te gjesh. Po aman se nuk du me u fut mo ktu se nuk kam men me u lodh me me Politiken.


Postuar nga Icemen datë 07 Qershor 2005 - 04:25:

Annika

Po nuk the gje fare ne tere ate postim moj vajze.
Apo mjafton te marresh nje kundershti te Berishes dhe e ben edhe roman po te duash ?


Postuar nga durrsak datë 07 Qershor 2005 - 07:17:

Re: O durrsako

Ti je shum siperfaqsor dhe ky nuk esht faji im i dashur, por po te hedhesh veshtrimin neper vite nuk ka se si mos te kuptosh nje gje te till se sa u vran dhe sa u pren, po ku ta di un se ne cfar moshe ke qen ti ne ate koh se dreqi ta haj kan kalu edhe vite. Duhet te kesh qen nja 10 vjec dhe ne ate koh ke qen duke lujt loj shpijash dhe nuk ke qen i vemendshem per te ditur se cfar ndodh jasht mureve te shpis tate. Gjithsesi nje gje me ben pershtypje se pse e ke kap me aq zell ate punen e Sales. Ore un po perpiqemi qe te themi dicka qe eshte e prekshme dhe me color te plot po si te them un ty o Icemen, fshati qe duket nuk do kallauz, edhe ato qe vriten tani per nje kanal uji, faji bile mbi Saliun qe lejoj hapjen e depove dhe si i till ai do bente mir (po te kishte 0,000001 % llogjik) qe te lejoj te tjeret per te qeverisur se ai nuk bon as per doktorr jo. Ju m'suat si Komunistat ne kohen e Enverit qe thonin se vetem Enveri e drejton shqiprin se vetem ai ja di hallet popullit, hajde menje hajde.


Postuar nga Icemen datë 07 Qershor 2005 - 07:40:

Po pse ben aludime se une kam qene 10 apo sa vjet ne 97-en o njeri.
Ne je serioz hap e shiko profilin qe mos brockullisesh kot dhe te kesh pak respekt edhe per moshen.
Kur une isha sa ti ne 97-en isha ne krah Azem Hajdarit dhe Sali Berishes ne revolucionin demokratik studentor dhe jo te Myrteza Caushit ne revolucionin socialisto - shtazor te 97-es .A e shikon sa ndryshim i madh mes nesh o Drurrsaku i vogel.


Postuar nga Amici di Nessuno datë 07 Qershor 2005 - 07:42:

Pa pa pa

Po erdhi Sala ne fuqi nuk ka me u bo prap 97' se nuk ka kuptim po problemi per mua qendron se eshte po ai Sale, me po ata Shabane e Jemine dhe nuk pres ndonje gje me shume se mund te beje Angjeli apo Fino. Te pakten po fitoi Tosi ka me shume mundesira qe te mos i shohim me me sy Angjelin e Finon se do kete te tjere ekuilibra.
Tosi te pakten e ka nje zevendesues qe shumica jone per momentin e pelqen qe eshte Edi Rama. Dhe e ardhmja tek ps eshte ai. Tek Sala nuk shoh ndonje drite te tille jeshile.
Tjetra eshte se do nderrohet komplet administrata, se e kemi per zakon ne, marrim te "besuarit". Kjo do beje nje mish mash tjeter.
Se me te thatin do digjet dhe i njomi.
Tjeter, Sala te pakten me programe tani po premton gjera pa baze. Si puna e cekut te bardhe. Mua kjo gje nuk me pelqen. Se nuk dua te ngelem i zhgenjyer qe diten e trete te qeverisjes. Ndersa programi tjeter eshte disi me me kembe ne toke.
Dhe e fundit, politikanet e Ps jane ne fazen e "te bejme dhe te marrim," Tek Pd jane te uritur se kane do vjet ne opozite keshtu qe formula eshte akoma "te marrim".
Megjithate le te fitoje demokracia, nuk besoj se do kete probleme votash kete rradhe. Prandaj populli do marre festen qe don e meriton.


  Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 75 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.