Forumi Horizont | Gjithsej 2 faqe: [1] 2 » Trego 77 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Sherbimi mjeksor ne Shqiperi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17818)
Sherbimi mjeksor ne Shqiperi
Tema eshte shume e gjere. Une po prek vetem siperfaqen e problemeve
Sherbimi Shendetsor ne Shqiperi
Fillimi i sherbimit mjeksor te organizuar eshte qe nga koha e mbas Luftes se Dyte Boterore. Shenjat e par ate nje sherbimi te kontrrolluar nga shteti jane dukur qe ne kohen e mbreterise. Vecanerisht ne ate kohe iu kushtua rendesi luftes kunder TBC dhe Malarjes.
Ne vitet 1960 dalin edhe mjeket e pare nga UT. Kjo solli edhe mundesine e krijimit ten je berthame te mire ne Tirane. Me vone ndryshimi I dyte cilesor eshte rreth viteve 1978-1980, kur u shtua numuri i mjekeve mjaft, madje edhe ne forme te sforcuar, per te plotesuar nevojat e fshatit.
Gjate kesaj kohe eshte bere fjale vetem per njeren ane te sherbimit mjeksor, krijimit te mjekeve te afte dhe forcimit te cilesise se sherbimit. Ketu inkludohet edhe diagnostikim depistimi familjar, kujdesi per nenen e femijen dhe lufta kunder semundjeve zoonoze, si bruceloza, etj.
Mbulimi dhe planifikimi financiar ne kete periudhe behej nga shteti. Instituti i Sigurimeve Shendetsore ishte nje shtojce e bankes Kombetare, qe xhironte parate nga nje fond tek tjetrit.
Pas 1990, Shqiperia u ndodh para nje situate tejet te veshtire ne kete sector. Ajo bartte nje mentalitet kolektivizmi, barabarlleku dhe ecte ne kepuce kapitalisti. Kjo mosperputhje midis bazes dhe superstructures solli nje kaos te tmerrshem dhe pasoja shkaterruese.
Kostoja e Sherbimit u rrit jashtezakonisht shume, ndersa fondet per ta mbuluar ishin minimale. Spialet mbeten pa barna, nderkohe qe farmacite, tashme private, kishin barna moderne. Mjeket paguheshin me pak se nje kamarjer. Pesionet e sanitareve ted ala nga puna ne vitet 1992 ishin dyfishi i kirurgut te dale ne pension me 1990. Parlamenti I perbere nga agronome, nuk dinted he nuk mund te prodhonte ligje qe te mbulonte boshllekun legjislativ. Qeveria e Stabilitetit nuk po perballonte dot ndryshimin e legjislacioneve zbutese. Ministria nuk kishte asnje fuqi per te krijuar nenligje mbrojtese sepse nuk kishte asnje fond. Gjendja tejet e rende dhe pasojat vertet katastrofike. Neper spitale vidheshin edhe portollambat, ose rubinetar e cezmave me motivin subkoshient te ndarjes se pasurise se perbashket. Varferia shpirterore shkaterroi edhe ate pak gje te mbetur.
Ma vure veshin me ne fund
Sapo i bera nje printim strategjise afatgjate e zhvillimit te sistemit shendetesor shqiptar. Do ta lexoj per kuriozitet nje nga keto dite. Gjeja e pare qe me ben pershtypje eshte data e hartuar ne 2004 nuk ka materiale te reja ministria?
Nejse me ndaluan syte ne kjo me poshte mqs me sa kam kuptuar te gjithe qe shkruajme ketu jemi jashte Shqiperise:
"Sektori i shendetesise ne Shqiperi po perballet me humbjen e vazhdueshme te elites se tij profesionale
per disa aresye:
1. largimit te specialisteve jashte vendit;
2. daljes graduale ne pension te specialisteve me ne ze te sherbimeve te specializuara universitare;
3. mos-terheqjes se klinicisteve te rinj
4. mungeses se specializimeve universitare afat-gjata ne vende me sistem mjekesor te zhvilluar."
E keqja eshte se mjeket ne Shqiperi jane vene ne sherbim te lekut dhe jo te njerezve.
Hajde Deb kontribu se me intereson kjo teme .
Nuk jam shume ne djeni reth sistemit shendetesor ne Shqiperi dhe jam gjithe veshe per ata qe e perjetojne kete situate nga afer dhe dine me teper info. Ndryshe eshte t'i ndjekesh nga disa hartime planesh apo permjet medias.
Para se te trajtohet si ceshtje ky fenomen qe permende duhet te hedhesh pak hapa mbrapa dhe te shikosh nga e ka zanafillen kjo gje. Menyra se si u shpreheve te le te kuptosh se problemi eshte mjeku dhe jo sistemi apo financimi. Do doja t'i hidhia nje sy buxhetit po s'po arrij ta gjej....
Thjesht hidhi nje sy dhe vendit ku jeton. Pretendon qe eshte fenomen vetem ne Shqiperi? Doktoret ketu psh te sorollatin duke bere 1001 teste per te fituar para nga siguracionet!
Eshte e vertete Enigma qe dhe ketu nisen nga leku. Po te vesh p.sh ne emergjenci ketu dhe te marrin marrin vesh qe s'ke insurance nuk te bejne me shume se ca analiza te thjeshta.
Jo skaner, apo ultrasound, grafi qe jane me se te nevojshme per te percaktuar nga vjen dhimbja.
Nje shoqen time me inshurance e mbajten doktoret nje nate ne spital dhe ja bene te gjitha per te pare se cfare e shkaktonte dhimbjen, nderkohe qe nje shqiptare tjeter pa inshurance e percollen brenda 1 ore. Te dyja i nxoren me infeksion ne rruget urinare. Ketu te percjellin cik me lezet.
Por ne Shqiperi eshte me keq situata. Ne Shqiperi s'te prekin me dore fare. Shko lind ne Shqiperi dhe gjate qendrimit ne spital nuk eshte cudi mos ti shohesh fare infermieret rreth e rrotull nese nuk i paguan. Atje dhe infermieret marrin ligjin ne dore.
Mos flasin per kushtet e aparaturat qe perdoren. Kam qene shtatezane kur erdha ne Usa dhe gjate shtatezanise(6 muajve qe isha ne Shqiperi) nuk me eshte bere sikur dhe nje analize e thjeshte gjaku. Qe imja cilesohej si shtatezani me probleme.
Dhe kur vija per eko, vija se kisha merak vet, jo se ma keshillonte doktori. Doktori im vetem percaktonte sa javeshe isha me prekje te barkut me dore.
Kam sjell ne Usa per t'jua paraqitur mjekeve ketu, vetem nje cope leter, eko qe tregonte sa javeshe isha. Asnje lloj informacioni tjeter mbi shendetin tim, apo mbi ecurine e shtatezanise. Si mua dhe te tjera qe erdhen shtatezane ne Usa.
Ka doktore shume te mire, por shkalla e perkujdesjes ndaj pacientit le shume per te deshiruar. Keshtu ka qene te pakten dhe s'besoj te kete ndryshuar shume keto vitet e fundit.
Tani qe po lexoja disa nga pergjigjet per kete teme, mu kujtua humori I shelbelshave ne portokalli! Hajde mish! Thosh kasapi posht dritares se ramadan kafshes ( hahahahahah)
Mos dalim nga tema, doktoret ne shqiperi skan ndonje ndryshim nga kasapet.
Pa dashur te devijoj temen ne debate po vazhdoj me situaten mbas 1992, gjithmone duke e kapur perciptas dhe pa hyre ne ligje e nenligje.
Ministria e shendetsise ne vitin 1992 hun nen umbrellen eAsistences Sociale Franceze, e cila premton qe t'i siguroje asistence me njerez, binjakezime, dhe edhe me mjete financiare te vjela nga Europa.
Ne Ministri ngrihet nje ekip i forte me mjeke shume te pergatitur dhe puntore te devotshem. Zyra qe u krijua ne kete kohe drejtohej nga nje francez qe kishte fuqi deri tek Kryeministri per te devijuar apo edhe precizuar nje ligj.
Nderkohe kaluan dy vjet prove, gjate te cilave Shqiperi ndrroi disa qeverritare. Zyra e frengut akoma ishte ne Ministrine e Shendetsise. Ajo perpiloi nje masterplan zhvillimi i cili vazhdon akoma te vihet ne jete per adaptimin e mjeksise shqiptare ne gjirin europian.
Nderkohe cdo qeverri qe vinte ne fuqi, mburrej me ngritjen e filan spitali, apo te filan pavijoni. Plani ishte bere qe ne 1992 dhe asnje qeverri nuk kishte fuqi qe ta ndryshonte sepse zbatuesi ishte francez dhe i plotfuqishem.
Aktualisht ky masterplan po manipulon ngritjen e qendrave te dializes neper Shqiperi.
Nderkohe shoqeria shqiptare vazhdon te "zhvillohet"
Qellimi strategjik eshte krijimi i nje shtrese te pasur, tek e cila mund te mbeshtetet cdo kontraktor. Kjo shtrese e pasur qe te jete e besueshme, duket te luftoje ne baze te rregullave financiare globale. Mirpo akoma vihet re qe shqiptaret e bejne ekonomine me rregulla bixhozi: I fusint e gjitha ne loje dhe o mut o put Paguajne me para ne dore sado e madhe te jete shuma. Kjo i cudit dhe i largon kontraktoret.
Nejse
. Por e kapa kete aspekt per te thene qe edhe mjksia eshte pjese e vete jetes atje.
Vecse mjeksia ka disa aspekte pak me ndryshe. Ajo punon me njeriun dhe vec anes ekomonike, ka aspektin shkencor dhe per me teper ate humanitar. Mpleksia e te treja ketyre, ose me mire harmonizimi i tyre do te sillte nje mjeksi ideale.
Le t'i analizojme nje nga nje
Aspekti ekonomik.
Mjeku si pjesetar i shoqerise meriton nje rroge, te tille qe te mund te mbaje veten familjen dhe siguroje te ardhmen e femijeve, vazhdimesine. Per te arritur kete ai do perdore te gjitha mjetet qe ka ne dore, por keto mjete shpesh bien ndesh me dy aspektet e tjera.
Aspekti shkencor.
Mjeku qe te jete i afte(pak ne ndryshim nga shume profesione te tjera) kerkon jo vetem te mbaroje shkollen me nivel te mire, por atij i duhet qe te ndjeke te rejat shkencore. Ai duhet te shkoje neper seminare, edhe nderkombetare, ndryshe do vizitoje barkun e Debit me dore. Ky mjek qe te shkoje ne nje seminar nderkombetar duhet te kete Lek. Shpenzimet per nje jave ne Vjene jane te barabarta me rrogen e gjashte muajve. Mos harroni qe atje nuk shkohet me xhinse dhe nuk fle dot ne motel.
Mjeku duhet te blere edhe libra, te abonohet neper revista shkencore, te jete antar i shoqatave te specialitetit qe ka(per kete kerkohet qe te paguaje nje kuote, e cila eshte e barabarte me rrogen e tre muajve)
Aspekti humanitar
Mjeku betohet qe do t'i sherbeje te semurit, pa kompromis...e tj etj
Dhe keshtu ndodh, mjeksia eshte pjese e sherbimeve.
A jane mjeket shqiptare humanitare?
Mendoj qe kjo ppyetje eshte pak e komplikuar dhe duhet ndertuar ndryshe
A i plotesojne mjeket shqiptare te treja kushtet?
Nuk mund te ndash asnjerin nga aspektet qe preka me siper sepse gabon dhe merr pergjigje nonsens.
Mjeku shqiptar mendoj une per kushtet e Shqiperise, eshte nga me te miret pjesetare te shoqerise. Po, mjeku shqiptar per kushtet ku ndodhet jeta ekonomike dhe sociale ne Shqiperi eshte per t;u nderuar.
Mahhh .............. dikur ishte shume e veshtire te hyje ne mjeksi .................. kishte te mirat dhe te keqijat e veta ajo menyre pranimi ........ . Sot mund te hyje kushdo qe ka leke ......... . Nje pjese e mire hyjne se duhet te hyjne, se babi ka leke, dhe duhet te behet mjek ........... pavaresisht se mund te jete toc .......... .Ca hyjne se e gjejne profesion me perfitime te mira ......... Ca te tjere se duan te behen mjek.
Besoj se si ne cdo fushe te jetes ne shqiperi ....... problem do jete brezi i ri i mjekeve ........... pasi niveli i Universiteteve ka rene shume ....... dhe normalisht edhe niveli i studenteve qe dalin nga keto universitete do bjere.
.................... lene fare .......... ketij muhabeti nuk di nga t'ia nisesh ............. ne ate vend cdo gje eshte per se mbrapshti .....................
Citim:
Po citoj ato që tha AmonAmarth
.. lene fare .......... ketij muhabeti nuk di nga t'ia nisesh ............. ne ate vend cdo gje eshte per se mbrapshti .....................
Citim:
Po citoj ato që tha cedrus
Nje aspekt.
Nje gjinekolog, ka nevoje qe te ruaje nivelin e tij, duke ndjekur te rejat mjeksore.
Eshte nje menyre qe kirurget e perdorin mjaft sot ne bote-lidhja me internet dhe ndjekja e operacioneve ne nivel universitar nepermjet lidhjeve te caktuara me universitete te ndryshme.
Kjo behet sigurisht duke u abnonuar tek kete linja dhe abonimi duhet paguar. E eshte ca i kripur, por mjeku ka mundesi qe te shohe teknika te reja operacionesh dhe mbi te gjitha qe te mbaje te ngritur nxitjen shkencore.
Sa per kuriozitet, nje abonim i tille kushton rreth 170$ ne muaj. Keto $ duhet te dalin nga diku. Normalisht mesimdhenesve ua siguron shkolla kete lidhje, por ketu behet fjale edhe per pjesen tjeter ku futen spitalet rajonale, apo spitalet e tjera te ragut te dyte, ku edhe mjekohet 90% e popullsise.
Citim:
Po citoj ato që tha AmonAmarth
Eshte e vertete qe duhen leke .......... po edhe ti japesh 2000 $ ne muaj nje doktori ne shqiperi ........ ku rrogat jane tek 400$ sikur nuk ka kuptim nga ana ekonomike ...........
Nga ana tjeter ........ ai katnari apo puntori qe merr 400$ ne muaj ....... ku do i gjeje t'i jape gjoben doktor e infermier e roje te porta ( se atje ka shtatembedhjete roje per pese porta ....... vetem e vetem qe te hapet fronti i lekut) ?
Me e drejte do ishte te vendoseshin tarifa fixe per sherbimet mjeksore ........... te rregulluara nga shteti ........ .
Pastaj edhe ketu nga ne ...... mjeku i pergjithshem nuk eshte se ben me shume se 130 - 150 mije ne vit ............ (Specialisti eshte tjeter muhabet) ........ .
Nje nderhyrje.
Duke pare diferencat mes shteteve dhe kulturave kam arritur te kuptoj se çdo kulture i pershtatet nje shtet. Per shembull, ne Italine e jugut ka taksiste abuzive me shumice. Atij i mjafton te kapi nje peshk qofte dhe me çmim normal qe te mbuloje shpenzimet e gjithe dites.
Cfare domethene kjo?
Domethene qe diferenza mes kostos efektive te nje makine qe ecen 15 minuta dhe çmimit te paguar (psh 15 euro) eshte e ezkagjeruar.
Pse vjen kjo?
Sepse taksia paguan taksa te medha. Shteti i merr per liçencen, per vendin e parkimit etj. Pra shteti eshte teper prezent per ate lloj kulture qe gjen organizime jashte tij.
Atehere.... ?
Atehere, ne kultura ku shteti nuk respektohet duhet ti largohemi formave majtiste. Sa me kulture anti-komunitare te kete nje popull (psh. shqiptaret) aq me shume nevojitet nje kapitalizem i thate, me kosto qe paguhen nga xhepi per çdo sherbim. Shteti duhet te heqe duart nga mjekesia, bizneset etj. Me mire te mbash taksat e uleta qe te lejosh zhvillimin normal te ekonomise, sesa te vesh taksa idiote dhe te detyrosh njerezit te jetojne me mashtrime (siç eshte sistemi mjekesor ne Shqiperi).
Shqiperia eshte vend pa kulture komunitare dhe s'do kete kurre. Prandaj funksionon vetem me nje shtet te dobet, pa utopi komuniste, pa mjekesi falas, me taksa shume te uleta dhe organizim autonom te njerezve. Sepse dihet qe leket aty jane, por vetem se mjeket i marrin ilegalisht ne vend qe te krijohet sistem i ndershem pagesash.
P.s. Kjo eshte pikepamje e djathte, por ne Shqiperi s'ka te djathta qe ta zbatojne. Ka vetem bythe per karrike dhe ca komuniste qe ndajne sezonet elektorale ne tavoline. Dhe mjeke langaraqe qe fusin dhjetemijelekshat ne xhep. Nuk me harrohet asnjehere intervista e ketij burrit ne tren, qe s'ka buke te haje dhe duhet ti paguaje ekografine gruas... ne sistemin mejeksor "falas".
http://www.youtube.com/watch?v=izHR7ZOgGhY#t=52
Ti do thuash ne sistem kapitalist ky njesoj s'do kishte leke. Une te them te pakten do ishte sistem i ndershem. Keshtu si eshte tani edhe leket paguhen, edhe njerezit mashtrojne dhe vjedhin. Krimbje morale e ruajtur me ligj.
Politika sociale ne Shqiperi, por jo vetem, duhet bere gjithmone me kujdes. ka nje linje shume te ngushte ku duhet kaluar sepse rendimi nga e majta do te sillte parazitizem dhe abuzim dhe rendimi nga e djathta do te sillte vuajtje te metejshme. une jam per politiken e ekuilibruar ne mjeksi dhe gjetke.
Eshte shume e kollajshme te thuash "kapitalizem i thate", por kur ndodhesh para situatave qe kerkojne asistence, kupton sa e nevojshme eshte kjo. paaftesia per pune ( e lindur + e fituar) ne Shqiperi vertitet tek 7%. Qeverri e mire eshte ajo qe mbron keta fatkeqe dhe detyron te aftet te paguajne per ta. Duket shume komuniste, por nuk eshte aspak e tille.
Nuk eshte puna per te veshur me ngjyra politike cdo lloj ideje e mendimi, por per te treuar konkretisht si eshte me e mira dhe me e qendruashmja politike shendetsore, e palidhur nga luhatjet ne ngjyrat e qeverrive
E pra, nuk ka shume shtete me mjekesi publike eskluzive (ndoshta Kanadaja). Ose kane asikuracione (Gjermani, USA), ose kane struktura private te konvencionuara qe krijojne balancin e mizeries shteterore (Itali), ose mjekesia eshte krejt private. Shteti shqiptar kerkon te mbaje krejt mjekesine falas ne kushte te mjerueshme, me rroga qesharake. Keto jane vendime politike, jo llogjike. Prandaj ka te beje me mentalitetin komunist. Ne Shqiperi nuk behet dot "Mishi te piqet dhe helli te mos digjet". Me se shumti mishi mbetet pa pjekur ose ndonje doktor digjet nga operacionet antikorrupsion...
Prandaj mendoj se funksionon vetem kapitalizmi i thate tani per tani. Cdo forme tjeter e perzjerjes sociale eshte e destinuar te deshtoje. Njerezit do gjejne menyra qe t'ia fusin shtetit ose te mashtrojne me bileta, receta apo operacione. Keto po ndodhin ne Itali (operacione fallco sa per ti marre leket shtetit), jo mos ndodhin te nje republike bananesh.
Tematika qe eshte hapur eshte mjaft e gjere (urime per temen se desh harrova ) dhe permban brenda shume elemente qe duhen marre parasysh perpara se te gjykohen mjeket dhe sistemi mjekesor. Ne disa raste faji eshte i tyre por ne disa raste te tjera, eshte thjesht nje efekt indirekt i asaj qe eshte ndertuar.
NESE KA NDONJE GJE QE MUND TE RRENOJE (SIC EDHE MUND TA NDERTOJE) NJE SISTEM SHENDETSOR AJO ESHTE POLITIKA!
Cdo organizim i sistemit mjekesor fillon me nje aprovim politik dhe pastaj aplikohet. Cdo projekt, cdo ndryshim, cfaredo ideje qe mund te hidhni, do kerkoje nje aprovim nga ata individe qe drejtojne (qofshin shtangista, qofshin mjeke, qofshin basketbollista, qofshin topmodele, qofshin humorista, qofshin "shpirta motrash" , qofshin mercenare, qofshin ca te duan).
Te organizosh nje sistem mjekesor qe te sherbeje ne kohe te gjate, kerkon nje stabilitet politik dhe kompetenca, por cfare mund te organizohet ne nje shtet qe kur nderron qeverite, nderron edhe pastruesit e institucioneve! Te mos flasim per kompetenca sepse nje nder ministrat e mjekesise me duket se e kemi pase me 8 klase shkolle! Efektet e ketyre problemeve? Organizim i keq, mungesa ilaçesh, mungesa aparaturash, probleme me mjeket, nje sherbim i keq! Por efekti me i keq eshte qe nuk mund te besh asnje projekt qe mund te shkoje me teper se 4 vjet sepse ekziston mundesia qe sapo te nderrohet qeveria ti te shpallesh "tradhetar" sepse ke punuar me qeverine tjeter dhe te hiqesh ose ose ne rastin me te mire te marresh komentin "po une cfare fitoj?" (kete pergjigje ja ka dhene nje person drejtues nje mikut tim kur ky i fundit kerkoi te hapte nje qender per fibrozen cistike ne shqiperi dhe te sillte mjeket nga Italia! Projekti falimentoi! ) Thene keto, fare thjeshte ti qe lexon, mund te ndalesh ne kete pike sepse vazhdimi i ketij shkrimi nuk do te te thote asgje te re por vetem do analizoje keto qe thashe me siper dhe se cfare do kishte ndryshuar nese ky element do te funksiononte sic duhet.
Duhet te kemi parasysh qe deri rreth viteve 80-85 kemi qene afersisht me nje ritem me shtetet e tjera per sa i perket kualitetit te sistemit mjekesor dhe se gjithe problemet filluan pasi qe shteti u fut ne krize. Edhe sot kemi mjeke qe njihen ne mbare Europen (ndonjeri prej tyre ndoshta nuk te merr persiper pa i lene te pakten 1000 euro, po hajd mo) qe e kane marre edukimin ne ate periudhe. Keshtu qe te thuash qe nuk kemi mjeke te afte, nuk me duket e drejte. Por mendoj qe keto mjeke kane pasur mundesine te marrin nje edukim te duhur dhe kane gjetur nje fare ambienti qe deri ne ate periudhe te lejonte "Tarrasi". Duhet thene ama qe brenda mundesive qe ka pasur, sistemi mjekesor ne ate kohe ka pasur nje fare rregulli! Nuk po them qe ishte i plote per nga menyra si ishte ndertuar por siguronte gjerat baze qe i nevojitej popullsise.
Nje pike tjeter e rendesishme eshte qe politikat shendetsore duhet te shihen edhe ne baze te potencialit qe ka shteti. Kur kemi nje shtet qe e ka PIL-in sa shpenzimet e finales se futbollit amerikan, nuk eshte qe mund te kerkojme edhe shume prej ketij shteti por te shihet se si mund te perdoren ne menyre sa me efektive keto burime! Edhe ne kete pike, nga momenti i aprovimit te ndonje fondi deri ne momentin e zbatimit, e kane "lemuar" disi keshtu qe leket qe mberrijne ne fund nuk mjaftojne me blere as nje cope te aparaturave a ilaceve. Efektet? Kushdo qe vjen me nje projekt dhe me nje fond te duhur, do ta gjeje veten qe fondin do ta menaxhojne ujqerit dhe ne fund nuk do behet asgje. Ngelim akoma me aparatura te gjenerates se pare qe te japin rezultate qe nuk hyjne ne pune ne klinike (kam pare radiografi "te djegura" nga rrezatimet dhe me kane thene qe jane bere ne laboratoret me te mire qe jane ketu).
Nje pike tjeter qe ka rendesi eshte kontrolli i shtetit mbi sistemin shendetsor! Duhet te kryhen kontrolle ne sistemin mjekesor, ne cilendo pike te ketij sistemi Komenti yt qe po lexon kete shkrim eshte alla shqiptarce : "futja pordhes kot"! E them kete gje sepse duhet te kryhen kontrolle per te pare se ku ngec sistemi, ku ka te meta, si mund te rregullohen keto te meta dhe cilat jane mundesite e zhvillimit! Kjo pike humb qe ne themel duke qene se eshte serish shteti qe nese nuk ecen, nuk ka si te krijoje nje institucion qe te beje keto gjera! Efektet? Me ka qelluar te blej amoksiciline dhe mu dhane dy alternativa : ilac grek dhe ilac italian. diferenca ishte 15.000 leke!!!! si eshte e mundur qe i njejti princip aktiv me keto diferenca? a e justifikon kjo diference ne cmim kete gje? Me ka qelluar qe mjeku dhe infermieri nuk te prek me dore te afermin nese nuk i jep leke sy per sy, me ka qelluar te shoh qe ne terapi intensive nuk kryhen analiza gjaku sepse "jane shpenzime", ashtu sic me ka qelluar qe kryerja e nje analize te vetme te kushtoje edhe me teper se 500 euro.
Per momentin po ndalem ketu por kam edhe ca fjale te tjera ne te ardhmen mbi centalizimin e mjekesise ne Tirane, sistemin e ri te mjekut te familjes,cili sistem eshte me i pershtatshem per Shqiperine, mjekesia ne universitet, mjeket si individe etj etj dhe ne fund Shqiptarin vete (qe po nuk i erdhi shpirti ne fyt nuk shkon me bere nje vizite por kur ngelet ne kete pike te kryp koken me leke vetem e vetem qe ta sherosh)....qenka bere vone per sonte!
p.s: Enigem ur turn per komente! Dashje pa dashje me ktheve ne kete zone :p
Ne kete periudhe te zhvillimit te Shqiperise, ka nje sere kontradiktash qe pengojne aplikimin e nje sistemi shendetsor adekuat.
Ne njeren ane ka nje nxitje per zhvillim kapitalist te mirefillte dhe ne anen tjeter shohim aplikime sociale qe nuk perputhen aspak me te. Kjo sigurisht qe pjell te keqia te pafund.
Pra, ne Shqiperi funksionon nje sistem tregetar krejt i pakontrrolluar( ose i kontrrolluar ne menyre fiktive). Aty ka nje sistem ligjor qe nuk fuksionon aspak.
Ne te njejten kohe sheh reforma shendetsore qe ju pershtaten vendeve te zhvilluara industriale me histori te gjate ne luften per te drejta, si Franca, apo Suedia.
Vendosja e cmimeve eshte krejt e pakontrrolluar nga sistemi financiar dhe kjo jo vetem ne tregun e vogel te mallrave, per edhe ne tregetine me vendet e tjera. Cmimet ne treg luhaten sipas deshires se pronarit shites madje edhe brenda te njejtes dite.
Por ne mjeksi luftohet per ngritjen e nje sistemi shendetsor kryesisht publik???
Dihet qe sistemi i sigurimit shendetsor ka lindur nga nevoja per te mbuluar te varferin dhe te semurin, por kjo nuk mund te zbatohet ne Shqiperi, kur edhe i pasuri nuk e di se cdo te behet me te diten e neserme.
Kush do paguaje per te mbuluar shpenzimet e sistemit te sigurimeve?
Te huajt? Per sa kohe do kete te tille asistence? Taksat nuk mblidhen, korenti nuk paguhet, doganat nuk funksionojne, tatimet punojne per lesh. Nga do te dalin parate per te mbuluar te semuret dhe te varferit?
Pra asgje nuk mund te thuhet dhe te shpjegohet per sistemin shendetsor ne Shqiperi. Ai do te vazhdoje te funksionoje si edhe sektoret e tjere te ekonomise per aq kohe sa shteti te beje detyren e tij.
Citim:
Po citoj ato që tha cedrus
Ne kete periudhe te zhvillimit te Shqiperise, ka nje sere kontradiktash qe pengojne aplikimin e nje sistemi shendetsor adekuat.
Ne njeren ane ka nje nxitje per zhvillim kapitalist te mirefillte dhe ne anen tjeter shohim aplikime sociale qe nuk perputhen aspak me te. Kjo sigurisht qe pjell te keqia te pafund.
Pra, ne Shqiperi funksionon nje sistem tregetar krejt i pakontrrolluar( ose i kontrrolluar ne menyre fiktive). Aty ka nje sistem ligjor qe nuk fuksionon aspak.
Ne te njejten kohe sheh reforma shendetsore qe ju pershtaten vendeve te zhvilluara industriale me histori te gjate ne luften per te drejta, si Franca, apo Suedia.
Vendosja e cmimeve eshte krejt e pakontrrolluar nga sistemi financiar dhe kjo jo vetem ne tregun e vogel te mallrave, per edhe ne tregetine me vendet e tjera. Cmimet ne treg luhaten sipas deshires se pronarit shites madje edhe brenda te njejtes dite.
Por ne mjeksi luftohet per ngritjen e nje sistemi shendetsor kryesisht publik???
Dihet qe sistemi i sigurimit shendetsor ka lindur nga nevoja per te mbuluar te varferin dhe te semurin, por kjo nuk mund te zbatohet ne Shqiperi, kur edhe i pasuri nuk e di se cdo te behet me te diten e neserme.
Kush do paguaje per te mbuluar shpenzimet e sistemit te sigurimeve?
Te huajt? Per sa kohe do kete te tille asistence? Taksat nuk mblidhen, korenti nuk paguhet, doganat nuk funksionojne, tatimet punojne per lesh. Nga do te dalin parate per te mbuluar te semuret dhe te varferit?
Pra asgje nuk mund te thuhet dhe te shpjegohet per sistemin shendetsor ne Shqiperi. Ai do te vazhdoje te funksionoje si edhe sektoret e tjere te ekonomise per aq kohe sa shteti te beje detyren e tij.
Ou NS-6 me behet qefi qe te lexoj. Po c'te kontriboj une kur s'ja kam haberin fare ose me mire s'ja kam pare syte per shume vjet Shqiperise dhe s'jam prekur me realitetin as nuk e ndjek me neper gazeta.
Ti Cedrus - i ke vene kapak pasurimit te kesaj teme pse keshtu... Ne fakt eshte e veshtire te veshesh trurin dhe temen pasi eshte shume e gjere dhe e nderlikuar. Jo pak kohe me pare u be nje reforme thelbesore ne Amerike ne kete fushe dhe nuk eshte aspak e lehte sidomos akordimi ne agjensite te siguracionit, spitale, qendrat ku preken dhe ato te doktoreve etj.
Ketu mendoj se duhen te meren gjerat sere-sere.
Pikat celse qe mar nga keto materiale/mendime qe jane hedhur eshte nje pamje te procesit te tipit "atehere dhe tani" ku jane prekur aksesi, cilesia, manaxhimi, dhe burimet financiare.
Falas nuk me duket se funksionon ne Shqiperi sherbimi. Te gjithe qytetaret te ndergjegjesohen sic po behet ketu ne amerike -paguan per te mirembajtur shendetin ashtu sic paguan para per te mirembajtur makinen. Qe te mendosh andej eshte per lluks makina kurse ketej nje domosdoshmeri.
Po mire a ka ndonje komitet politik per keto transformime apo hic?
Komitet politik?
Puna eshte se organizmat e nevojshme ligjevenese dhe ligjzbatuese, nuk funksionojne sic duhet. Vete shteti funksionon ne menyre difektoze. Njehere republike parlamentare, nje here tjeter presidenciale, sic i do gajdja Sales, apo Edit.
Mosstabiliteti sjell te tjera pasoja, plogeshti, ngurim dhe frike.
NS flert per farmacite dhe ilacet. Po sikur te shiten vitaminat ne vend te kortizonit? Mos u cuditni, kjo eshte bere qe ne kohen e Enverit.
Po ne kete kohe qe kontrrolli i farmacive eshte pothuajse i pamundur?
Dhe nunk ka asnje cudi qe nje farmacist, brenda 10 vjetesh pune, ka aq para sa nuk e di as vete. E nderkohe bashkenxenesi i tij doktor, ose inxhiner, eshte ne nivel krejt tjeter.
Roli regulator i shtetit duhet te jete ai qe te nderhyje, te evidentoje te ardhurat dhe taksoje ne menyre selektive per te sjelle ballanca shoqerore.
Mendjoj qe kjo gje, pra evidentimi i te ardhurave, eshte hapi i pare ne rregullimin e sistemit ekonomik.
Enigme, ti sikur merr vesh nga ekonomia, na thuaj ndonje gje.
Fjala e Kryetarit të PS E. Rama në Tryezën e Programit për Shëndetësinë (9 Mars 2012)
Një shërbim shëndetësor sipas mundësisë për të paguar apo një shërbim shëndetësore sipas nevojës?
Kjo është pyetja që ndan qartë në përgjigje ata që sot qeverisin, nga ne që do qeverisim nesër. Për ata, merr shërbimin shëndetësor kush paguan dhe nëse nuk ka punë dhe prandaj edhe nuk paguan dot le të vdesë. Për ne shërbimi shëndetësor universal, për të gjithë, është e drejtë e çdo qytetari dhe detyrë e pashmangshme e shtetit. Në rast se politika e atyre që qeverisin sot në të gjitha aspektet, por sot flasim për shëndetësinë, bazohet në parimin “secili për vete dhe Zoti për të gjithë”, politika jonë bazohet në parimin “secili sipas mundësive dhe shteti për të gjithë”.
1. Sot 60 % e shpenzimeve për shëndetin e përbëjnë pagesa nga xhepi i qytetarëve. Pagesa që bëhen direkt tek shëndetësia jopublike, pagesa që bëhen për të plotësuar boshllëqet e atyre që shëndetësia publike ka marrë përsipër me ligj dhe me angazhimet e veta. Modeli ka dështuar dhe kalbet i gjallë mbi tokë nga korrupsioni kapilar. Kontributet e detyrueshme përbëjnë sot vetëm 1/5 e shpenzimeve publike për shëndetësinë. Sistemi kontributiv aktual është regresiv. Për këtë Sekretari për Programin do të bëj një sqarim të mëtejshëm.
Pra, në përgjithësi ne kemi një sistem shëndetësor ku më shumë se gjysma e shpenzimeve përbëhet nga pagesat nga xhepi dhe vetë pjesa publike mbështetet gjerësisht në buxhetin e përgjithshëm.
2. Sot pikërisht sepse modeli dhe politika që e mban atë në këmbë janë të ndërtuar mbi parimin secili për vete dhe Zoti për të gjithë, 1 milionë njerëz gjenden të përjashtuar nga sistemi i shërbimit publik shëndetësor sepse nuk janë të siguruar, për shkak se nuk e kanë një punë.
3. Në tetor të vitit 2009 tarifat për të pasiguruarit u rritën 4-5 herë. Ndërsa në fillim të vitit 2011 u vendos edhe TVSH-ja 10% në shëndetësi. Ne jemi të vendosur ta heqim TVSH-në qoftë për shërbimin, qoftë për ilaçet. Rëndesë direkte për 104 mijë familje që jetojnë me 40 mijë lekë të vjetra në muaj, po marrim vetëm një të dhënë zyrtare.
4. Jemi të bindur se politikat aktuale garantojnë vetëm rrënimin e mëtejshëm të shëndetësinë publike edhe për shkak të interesave aspak të panjohura të prapaskenës së vendimmarrjeve politike mbi shëndetësinë. Nuk është vetëm modeli në vetvete që ka dështuar dhe nuk funksionon, por ai kalbet mbi tokë nga një korrupsion kapilar i cili ushqehet nga këto interesa dhe forcon këto interesa. Atrofizimi i shëndetësisë publike ashtu si edhe ai i arsimit publik, nuk është vetëm pasojë e një qasjeje filozofike të gabuar, e një vizioni politik të gabuar, e një modeli të dështuar, por edhe e një paramendimi me nxitje korruptive.
5. Shërbimi Shëndetësor Kombëtar që ne do të ngremë do të jetë blerësi unik i shërbimit shëndetësor për çdo shqiptar që jeton në Shqipëri. Pra nuk do t’i ndajmë shqiptarët në të siguruar dhe në të pasiguruar kur është fjala për t’i ofruar shërbimin shëndetësor, por shteti do ta blejë këtë shërbim për të gjithë njësoj dhe do ta ofroj nëpërmjet institucionit të ri të Shërbimit Kombëtar Shëndetësor.
6. Shëndetësinë jopublike, ashtu si dhe arsimin jopublik ne e vlerësojmë si partnere dhe si një forcë komplementare në ofrimin e shërbimit. Por në asnjë mënyrë nuk mendojmë se roli i qeverisë mund të katandiset në rolin ku ajo gjendet sot. Që nga njëra anë të mos jetë në gjendje të garantojë ato çka shëndetësia publike ka përsipër me ligj dhe me angazhime konkret dhe nga ana tjetër për shkak të boshllëqeve që lë qeveria, t’i dërgojë tek sistemi jopublik, siç bën me arsimin edhe me shëndetësinë, njerëzit që në atë sistem, përveç të tjerash, jo vetëm që nuk kanë mundësi të gjithë që të paguajnë, janë shumë më të pakët sesa ata që kanë nevojë, por nuk është se domosdoshmërish marrin gjithmonë shërbimin konform pagesës.
7. Po të bëjmë një retrospektivë të rrugës së rrënimit të sistemit shëndetësor, do të gjejmë në çdo stacion të kësaj rruge moment pas momenti si pjesë të këtij rrënimi, rrënimin e Ministrisë së Shëndetësisë. Ministria e Shëndetësisë sot është haptazi organizatë partie, një organizatë partie në shërbim të një partie të koalicionit. Ministria e Shëndetësisë prej kohësh ka qenë pjesë e pazareve të koalicionit, si një trofe i një partie të vogël. Dhe në mënyrë të hapur ajo është lejuar të kthehet në organizatë partie ku të gjitha shpezat e buxhetit të shtetit, të gjitha paratë e taksapaguesve për të mbajtur në këmbë sistemin e saj janë kthyer në rroga për anëtarët e partisë.
8. Në programin tonë të 5 nëntorit ne kemi marrë përsipër një angazhim shumë të madh në tërësi, ” Për Një Rilindje Shqiptare” që do të bëj kthesën duke ndaluar rrugën e rrënimit të mëtejshëm dhe një nga angazhimet më të forta, për një nga politikat më radikale të ndryshimit është angazhimi për ndryshimin në sistemin e shëndetësisë.
Shëndetësia shqiptare sot nuk arrin të realizojë asnjë nga funksionet e saj: nuk parandalon, nuk diagnostikon, nuk kuron dhe nuk rehabiliton. Flasim për sistemin si i tërë, nuk flasim për heroizmat apo sakrificat e individëve të veçantë, mjek ose infermierë. Flasim për sistemin si i tërë, nuk flasim për personalitete të fushës së shëndetësisë, apo për nxënës të tyre të pasionuar që në kushte barbarie në spitalet e Shqipërisë vazhdojnë t’u shërbejnë, lavdi Zotit qytetarëve dhe vazhdojnë të mbajnë gjallë një fije drite në tunelin tërësisht të errët ku ka hyrë sistemi shëndetësor shqiptar.
Ne dëshirojmë që sot t’ua them qartë qytetarëve shqiptarë, ata marrin një shërbim gjithnjë e më pak të sigurt për shëndetin dhe gjithnjë e më fyes për dinjitetin në kushtet e sotme. Ndërkohë që ne duam që kushtet të ndryshojnë që edhe shërbimi për shëndetin të jetë i sigurt edhe dinjiteti i tyre të mos jetë i fyer sa herë duhet të kapërcejnë pragun e sistemit shëndetësor, apo kur fatkeqësisht nuk marrin as kurajon të shkojnë ta kapërcejnë sepse duhet të paguajnë dhe rëndomtë paguajnë dy herë. Të paguajnë tarifat e rritura 4-5 vetëm dy vjet më parë, sepse janë të pasiguruar sepse nuk kanë punë dhe paguajnë edhe nën dorë tarifat e korrupsionit kapilar. Që është një sistem i tërë i organizuar me një prapavijë politike dhe me qëllimin aspak të fshehtë për ta atrofizuar tërësisht sistemin publik shëndetësor.
Ndërkohë që nga ana tjetër vetë profesionistët e shëndetësisë janë lënë edhe ata në kushte pasigurie dhe në kushte fyese për dinjitetin e tyre profesional dhe njerëzor. Me një financim publik krejt të pamjaftueshëm, me një model financimi krejt të dështuar dhe të kalbur, nën tutelën e drejtimit të korruptuar politik dhe injorant dhe në kanosjen e vazhdueshme të sigurisë së tyre fizike. Rastet kur siguria e mjekëve është vënë në rrezik kanë qenë jo të pakta dhe tërësisht të mjaftueshme, për të krijuar një klimë pasigurie në kushtet kur mjekët e kanë të pamundur të ofrojnë shërbimin që nuk u takon atyre personalisht por i takon shtetit ta garantojë në spitalet ku ata punojnë.
Sfida jonë është t’u rikthejmë qytetarëve besimin e humbur tek shërbimi shëndetësor, t’u japim atyre mbrojtjen e merituar përmes një shërbimi shëndetësor universal dhe t’u krijojmë edhe profesionistëve mjekëve, infermierëve e me radhë, kushtet e nevojshme që të rifitojnë besimin, të rimotivohen brenda një modeli i cili nga njëra anë duhet të garantojë çdo qytetar, por nga ana tjetër duhet të stimulojë shpërblimin e tyre në rrugë transparente dhe publike pa patur nevojë që të tundohen nga rrugë jo transparente dhe korruptive dhe njëkohësisht kushtet për të shërbyer me cilësi.
Sistemi i sotëm i financimit të shëndetësisë e stimulon korrupsionin. E stimulon burokracinë e tepruar në funksion të rritjes së numrit të rrogave që i duhen organizatës së partisë, që gabimisht quhet Ministria e Shëndetësisë së Republikë së Shqipërisë dhe diskriminim në masë të qytetarëve të këtij vendi dhe të mjekëve, infermierëve e të profesionistëve të këtij vendi. Është një sistem që i diskriminon të dyja palët dhe i kundërvendos rëndom në pozicione konfliktuale, në pozicione kundërshtie, në pozicione ku ndihen të kërcënuar nga njëri tjetri.
Paratë publike, edhe pse të pamjaftueshme në funksion të një sistemi i cili do të donim t’i ngjante sistemeve shëndetësore të vendeve rreth e rrotull nesh, në fakt nuk shpenzohen për shëndetësinë publike në një masë të madhe, por shpërdorohen në mënyrë kriminale, ndërsa qytetarët paguajnë nën dorë deri edhe për shërbime jetike minimale. Ky sistem i marrë fund shëndetësor nuk arrin të plotësojë as edhe nevojat e asaj gjysme të popullsisë që është e siguruar. Pa llogaritur të varfrit, apo ata janë të papunë edhe prandaj edhe të pasiguruar që po e po sistemi as nuk mund t’ua plotësoj nevojat në këto kushte ku është katandisur.
Shëndeti publik është për ne një pasuri e përbashkët, por është edhe një faktor themelor i zhvillimit shoqëror dhe ekonomik. Të gjithë atyre që varfëria apo papunësia i ka lënë pa shërbim shëndetësor, një shërbim shëndetësor publik universal, mund t’u ofrojë jo vetëm mundësinë që të trajtohen nga pikëpamja shëndetësore por po aq e rëndësishme edhe mundësinë që të trajtohen dhe të ndjehen të barabartë në kuadrin e Republikës së Shqipërisë edhe të shoqërisë sot ku jetojmë.
Sot 1/5 e territorit të vendit gjendet pa asnjë shërbim shëndetësor. Shërbimi Kombëtar Shëndetësor ( SH. K. SH), siç e thashë, ku të gjithë do të jenë të siguruar sepse do të jetë shteti që do ta blej shërbimin dhe do ta ofrojë pastaj për të gjithë, do të bëj të mundur që të gjithë të kenë mundësi ta marrin kujdesin e duhur shëndetësor, pavarësisht nga vendbanimi, pavarësisht nga gjendja shoqërore dhe sigurish, e thashë, pavarësisht nga situata financiare. - A ESHTE KJO E MUNDESHME NE KUSHTET E SHQIPERISE?
Gjithashtu besojmë shumë se kjo shoqëri ka sot nevojë imediate për një solidaritet social mes të shëndetshme dhe të sëmurëve. Të gjithë kemi pasur mundësinë të shkojmë në spitale, qoftë për tu vizituar, qoftë për të vizituar njerëz të shtruar në spital. Gjendja e spitaleve publike është e mjerueshme, por akoma më e mjerueshme bëhet kur llogarit sesa shumë para publike figurojnë të shpenzuara për rindërtimin, rikonstruksionin, rigjenerimin, ri rindërtimin, ri rikonstruksionin, ri rigjenerimin e tyre. Praktikisht, është fare e qartë sapo e kapërcen derën e spitalit, që më shumë sesa vende ku paraja publike shkon në shërbim të shëndetit publik, ato janë vende ku paraja publike shpërdorohet për shkak të një modeli dhe një sistemi që mbahet në këmbë nga organizata e partisë, e quajtur Ministria e Shëndetësisë.
Mungesa e ilaçeve në spitalet tona është tanimë një dukuri kronike, aq sa shqiptarët mund të konsiderohen edhe nga anketimet që ne kemi bërë në funksion të programit, të mësuar me faktin se në spital duhet të shkohet me ilaçe me vete. Se për çarçafët e kanë parasysh vetë dhe kanë kohë që janë mësuar me këtë.
Ne do të hapim kantierin e shëndetësisë, me qëllim modernizimin infrastrukturor dhe rritjen e sigurisë në spitale dhe në ambulanca. Qoftë për personelin, qoftë për të sëmurët. Është fakt që pamja e parë që të vjen në sy kur përfytyron një hapësirë spitalore, s’ka lidhje fare me një vend ku në fakt kurohen njerëz të sëmurë. Kaos, anarki, pisllëk, rrëmujë, zhurma dhe gjithçka tjetër që mund t’i ngjaj shumë më tepër një stacioni treni në ato filmat bardhë e zi të Far West-it sesa një hapësire spitalore në mes të Europës. Spitalet publike duhet dhe ne do të bëjmë çmos të jenë, jo vetëm vendet ku njerëzit vizitohen dhe kurohen, por edhe qendra që e mishërojnë në përmbajtjen dhe në pamjen e tyre solidaritetin shoqëror dhe kulturën e të jetuarit shoqërisht në mes të Europës.
Ne besojmë se janë të gjitha mundësitë që të rritet financimi për shëndetin publik edhe në aspektin e programeve të parandalimit. Nga ana tjetër shpenzimet farmaceutike dhe në rastin e programit të parandalimit ne besojmë se një rol të rëndësishëm do të luaj sinergjia mes sistemit shëndetësor publik dhe sistemit arsimor publik. Shpenzimet farmaceutike zënë 1/3 të shpenzimeve të përgjithshme të shëndetit. Por çmimet e barnave, dihet botërisht, se shpesh janë shpesh janë më të larta se në vendet e Bashkimit Europian. Në zonat rurale nuk ka shërbimi farmaceutik. Skema aktuale mbulon pjesërisht vetëm ¼ e barnave të regjistruara që jepen me recetë. Ulja e çmimit të shitjes së barnave në Shqipëri është një sfidë më vete. Ata që e kanë studiuar problemin, e dinë mirë që kjo sfidë lidhet jo vetëm me mënyrën sesi funksionon sistemi, jo vetëm me organizatën e partisë që menaxhon sistemin për llogari të partisë, në emër të Ministrisë së Shëndetësisë kuptohet, por edhe me një politikë që duhet të ndryshojë në këtë drejtim.
Ne duam të vendosim një kusht, që asnjë produkt farmaceutik i regjistruar që do të shitet në vendin tonë nuk do të shitet me çmim më të lartë se vendi i origjinës. Sigurisht që nga ana tjetër këtu bëhet edhe një përpjekje e madhe për ta ndotur sistemin farmaceutik dhe shërbimin farmaceutik me barna që kanë një siguri të ulët. Ndërkohë që ne dëshirojmë dhe kemi bindjen se kemi identifikuar edhe rrugën për t’ja dalë jo vetëm zgjerimin me mbulim të shërbimit farmaceutik të kualifikuar në të gjithë vendin, por edhe një koordinim duke garantuar shërbim farmaceutik publik, aty ku nuk ka mbulim me shërbim privat.
Një gjë dëshiroj ta them me zë shumë të lartë. Është bërë modë dhe praktikë banale, sidomos nga përgjegjësit e mëdhenj të këtij rrënimi në sistemin shëndetësor shqiptar, që janë ata që kanë drejtuar në vite organizatën e partisë, të quajtur Ministri e Shëndetësisë, që sa herë lind ndonjë problem akut me korrupsionin në sistemin shëndetësor, apo sa herë flitet për korrupsionin në tërësi të këtij sistemi, të drejtojnë gishtin nga mjekët apo nga infermierët. Madje janë vënë në lëvizje edhe metoda të denja vetëm për diktaturat banale, të përndjekjes së mjekëve dhe të përndjekjes së personelit shëndetësor me spiunë, anëtarë partie edhe ata, shumica të angazhuar si spiunë për tu shkuar mjekëve nga mbrapa dhe për t’i kapur mjekët me korrupsion, ndërkohë që marrin për vete rrogë si anëtarë partie. Deri dhe në përpjekje për të diskretituar kështu figurën e mjekut.
Për ne mjeku, mësuesi dhe polici janë tre figura qendrore të cilave do t’jua kthejmë plotësisht dinjitetin dhe autoritetin. Do të jemi vendosmërisht në krah të mjekëve, infermierëve dhe profesionistëve të shëndetit. Nuk do të bëjmë një reformë të imponuar nga lart poshtë, por do të bëjmë një reformë të dakordësuar. Ku ne besojmë që mjekët dhe posaçërisht personalitet që sot vazhdojnë të kontribuojnë në këtë sistem që nuk i meriton, do të jenë me ne në një dialog të vazhdueshëm dhe ndërkohë duhet të marrin përgjegjësi shumë më të mëdha në administrimin e spitaleve. Ne respektojmë përkushtimin dhe sakrificat që bëjnë mjekët dhe i gjithë personeli i profesionistëve të shëndetit.
Nga ana tjetër duam të ndërtojmë një rrugë bashkëpunimi me ta për të adresuar çështjet që lidhen me formimin e gjeneratës së re të mjekëve, me kërkimin shkencor, me autonominë profesionale, me përfshirjen në qeverisjen klinike, pa lënë mënjanë boshllëqet e krijuara në vite në trupën mjekësore të vendit. Ku më të talentuarit që rriten nën kujdesin e profesorëve të shquar, në një moment të caktuar largohen për shkak të pamundësisë për të vazhduar të mbeten në lartësinë e ambicieve të tyre dhe për të vazhduar të zhvillojnë dijet e tyre në raport të drejtë me arritjet dhe me praktikat bashkëkohore.
Profesorët e shquar me eksperiencë të gjatë në shërbimin shëndetësor shqiptar, pa asnjë lloj dallimi për shkak bindjesh apo simpatish politike, do të jenë për ne partnerët e pandashëm për reformimin e gjithë sistemit të formimin të mjekëve të rinj dhe për një transformim që ne e kemi premtuar solemnisht në Kongresin e 5 nëntorit dhe unë dua ta përsëris në mbyllje të fjalës sime, të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në një universitet mjekësor të Shqipërisë ku të garantohet ky transferim dijesh dhe përvojave të çmuara, por më shumë se kaq. Ku të ndërtohet një model rrezatues për atë çka është për një vend europian shëndetësia publike, formimi i gjeneratave të mjekëve dhe profesionistëve të shëndetit publik dhe vendi ku garantohet njëkohësisht pa u ankuar dhe pa u kufizuar nga fakti se financimet mund të jenë gjithmonë të pamjaftueshme për të bërë idealen, ajo që është më e rëndësishmja, dinjiteti shoqëror, kultura e një vendi dhe vetëdija e një shoqërie në hapësirën ku të shëndetshmit dhe të sëmurët që ndajnë bashkë të njëjtin atdhe, jo vetëm që duhet të ndjehen njësoj të trajtuar dhe duhet të ndjehen njësoj bashkë në anijen e përpjekjeve për tu shëruar nga sëmundjet por edhe ku merr jetë një solidaritet që shkon përtej derës së spitalit kur secili kthehet në shtëpinë e tij, apo në punën e tij apo në jetën e përditshme shoqërore.
Dua ta mbyll duke thënë, se edhe këtu zgjedhja është e qartë:
Një Rilindje Shqiptare, apo një Rrënim i Mëtejshëm.
Po bej pak si ato shqiptaret e rendomte qe flasin pa lexuar as lajmin, por duhet te them dicka. Me kapi syri vetem qe 60% e pgaseav behet nga xhepi i qytetareve (korrupsion). Kjo konfirmon ate qe kam thene me pare, pra se sistemi shendetesor nuk ka pse te jete publik dhe duhet privatizuar.
Por ajo qe mbetet nga ideja se Edi Rama po mban nje fjalim eshte toni i zerit prej deshtaku qe del ne cdo emision lajmesh. Eshte tragjike te shikosh sesi kryetari i nje partie nuk njeh as bazat e principeve te propagandes, ku toni i zerit te liderit eshte determinant. Sa here ma kap veshi neper kronika me acaron gati me shume se Berisha, sepse Edi Rama reciton si idiot fjali me ze te ulet dhe te mbaruar. Dhe njerezit duhet te presin qe ky neser te behet kryeminister e te drejtoje vendin.
Ne Shqiperi duhet stimuluar kultura e insurances private. Sistemi mjeksor duhet te jete miks mendoj une. Nuk mendoj qe socializimi i thelle i shendetsise qe kerkon te beje Rama do te jete efektiv. Parimi "one size fits all" eshte gabim. Me duket me shume propagandistike qe do ngrihet nje "Sherbim Kombetar Shendetsor" dhe do na beje cudira.
Shteti mund te kete nje sherbim shendetsor baze. Por prania e paketave te ndryshme te insurances, mund te terheqe shtresen e mesme dhe lart drejt spitaleve private. Pervec te tjerave kjo edhe lehteson barren e sherbimit qe jepet nga shteti.
Citim:
Po citoj ato që tha raid
Ne Shqiperi duhet stimuluar kultura e insurances private. Sistemi mjeksor duhet te jete miks mendoj une. Nuk mendoj qe socializimi i thelle i shendetsise qe kerkon te beje Rama do te jete efektiv. Parimi "one size fits all" eshte gabim. Me duket me shume propagandistike qe do ngrihet nje "Sherbim Kombetar Shendetsor" dhe do na beje cudira.
Shteti mund te kete nje sherbim shendetsor baze. Por prania e paketave te ndryshme te insurances, mund te terheqe shtresen e mesme dhe lart drejt spitaleve private. Pervec te tjerave kjo edhe lehteson barren e sherbimit qe jepet nga shteti.
Nga fjalimi i Edi Rames shihen po te njejtat premtime qe ben cdo politikan ne Shqiperi ne kembim te votes.
Nuk jam i perfshire aktualisht ne menyre te drejteperdrejte me sistemin mjekesor ne Shqiperi por ajo qe mund te them eshte se sistemi mjekesor ne Shqiperi kerkon nje reforme te gjere dhe gjerat duhet te kryhen nga themelet. Nese nuk ka nje projekt te mirefillte se cfare drejtimi duhet te ndjeke mjekesia eshte e kote qe te behen ato premtime. Rama flet sikur ja ka haberin se si funksionon sistemi mjekesor nderkohe qe flet ne tym (if you have to lie, lie big) dhe i ben gjerat sikur jane te thjeshta fare. Natyrisht keto premtime do ti marre era nese nje dite do te vinte ne pushtet.
Cfare projekti mund te behet kur % e fondeve qe shkojne drejt shendetsise aktualisht eshte mjaft e ulet dhe te gjitha fondet jane perqendruar drejt infrastruktures. Cfare projekti mund te behet nese kur nderrohen partite, nderrohen edhe pastrueset neper spitale. Cfare projekti mund te behet kur korrupsioni lihet me dore te lire?
Ajo qe mund te them eshte qe shume shpejt do te vuajme efektet e gabimeve qe po kryhen keto vite per te mos siguruar nje sistem funksional mjekesor. Do te vuajme efektet e ketyre 20 viteve qe politikanet tane kane ditur vetem te zihen njeri me tjetrin dhe asnjeri se ka vrare shume mendjen per popullin (normal, dua te di se ne cilin spital shkon Edi Rama apo te tjere si ai kur semuret)
E them kete gje bazuar edhe ne ate qe po shoh ne sistemin italian qe aktualisht po ndien probleme qe vijne kryesisht nga fakti qe disa hallka te sistemit nuk po funksionojne me.
Ne shendetsi nuk duhet te luhen lojra politike sepse jane jetet e njerezve ne mes (megjithse kjo gje politikaneve tane nuk eshte qe i ben te mos flejne naten)!
Shendeti eshte nje e drejte e cdo individi dhe nuk mund te behen dallime ndermjet pasanikut dhe te varferit kur ofrohen sherbime shendetsore. Nje sistem plotesisht privat nuk eshte i mire sepse atehere nje pjese e mire do te mbetej pa sigurime (dhe do perfundonim sic ka qene ne Amerike perpara se te ndryshonte sistemi mjekesor)!
Kerkohen ide dhe zgjidhje qe te marrin parasysh faktin qe semundjet kronike po shtohen dhe si pasoje edhe shpenzimet per trajtimin e tyre. Nuk eshte kohe per lojra politike dhe premtime te pambajtura (gjithsesi duhet me u thon ju lumte sepse dine gjithmone te kapin pikat ku i dhemb me shume popullit....Xhaxhi ka qene profesor dhe duket se i ka mesuar mire)
Citim:
Po citoj ato që tha shelgu
Me fal po Shqiperia ka vetem shtrese te varfer dhe pasanike qe jane hajdute, dhe per pasoje qe mund t'i humbin te gjitha ne cdo moment qe sistemi do te ishte i drejte(kjo s'ndodh sigurisht).
Sistemi i siguracionit nuk ka si funksionon kur nje familje i duhet e gjithe rroga per te siguruar ngrohjen, buken dhe ujin(duke u lare jo me shume se dy here ne jave.
Nese do te lajej cdo shqiptar perdite, ose pse jo edhe dy here ne dite, rroga nuk arrinte as per uje e energji per ta ngriohur ujin ne temperaturen e duhur.
Citim:
Po citoj ato që tha raid
Pse s'ka shtrese te mesme? Duhen pare statistikat.
Per shembull cdo familje qe ka nje makine, mund te perballoje ndonje insurancion suplementar per shendecine. Sa makina ka sot ne Shqiperi?
Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
Gjithesesi sherbimi shendetsor shteteror eshte cope cope dhe nuk e kuptoj pse duhet te paguajme para ISKSH apo ISSH per benefite qe si kena pa me sy nojher. Ne rast se une jam e punesuar jam e detyruar ti paguaj keto te dyja nderkohe dhe si individ duhet te paguaj siguracionin privat per te perfituar sigurim me te mire shendetsor apo pension me te mire per te ardhmen time. Pra kete gap duhet ta zgjidhin keta politileshat.Ska pse xhepi i qytetarit te rendohet 2 here.
Citim:
Po citoj ato që tha raid
Mendoj qe prap duhet paguar per sherbimin publik, mendoj une.
Kur shkon tek doktori i lagjes, je duke perdorur sherbimin publik. Nqs ndonjehere do kesh nevoje per ambulance urgjence, ate e ke nga sherbimi publik.
Mund te kesh edhe sherbime te tjera indirekte nga sherbimi publik. Per shembull, kur meren vendime per te larguar nje fabrike kimike nga nje vend i caktuar (fjala vjen) sepse perben rrezik per shendetin publik, kjo te benefit edhe ty.
Teorikisht flas une, se nuk e di se c'behet
Citim:
Po citoj ato që tha raid
Pse s'ka shtrese te mesme? Duhen pare statistikat.
Per shembull cdo familje qe ka nje makine, mund te perballoje ndonje insurancion suplementar per shendecine. Sa makina ka sot ne Shqiperi?
Ti flet si ne komunizem o shoku. Ku ka gje te sigurte ne kapitalizem, qofte biznes legjitim e salcice biznes jo-legjitim.
Ai qe ka aq sa te mbaje nje makine me insurance mund te beje insurance dhe per veten e tij.
Me vone, njeri bie tjetri ngrihet. Gjithmone ka nje shtrese te mesme.
Makinen e mora si shembull per te gjetur sadopak disa tregues statistikore, meqe statistika zyrtare ndoshta s'ka.
Pastaj c'lidhje ka profesioni vllau? Ja mund te kem une nje profesion shume te mire, por s'punoj se jam pertac, cfare do me thene kjo?
Citim:
Po citoj ato që tha raid
Ti flet si ne komunizem o shoku. Ku ka gje te sigurte ne kapitalizem, qofte biznes legjitim e salcice biznes jo-legjitim.
Ai qe ka aq sa te mbaje nje makine me insurance mund te beje insurance dhe per veten e tij.
Me vone, njeri bie tjetri ngrihet. Gjithmone ka nje shtrese te mesme.
Makinen e mora si shembull per te gjetur sadopak disa tregues statistikore, meqe statistika zyrtare ndoshta s'ka.
Pastaj c'lidhje ka profesioni vllau? Ja mund te kem une nje profesion shume te mire, por s'punoj se jam pertac, cfare do me thene kjo?
Natyrisht qe profesioni eshte nje indeks statistikor, ashtu sic eshte edhe sa vete dijne te luajne tavell, apo sa vete dijne anglisht, por nuk tregojne gje per shtresen e mesme.
Sigurisht qe po te lodhesh shume, mund te nxjerresh korelacione midis shtreses se mesme dhe profesionit, apo shtreses se mesme dhe numrit te popullsise urbane etj, por nuk jane statistika te drejperdrejta.
Shtresa e mesme matet me nje tregues te thjeshte "sasia e te ardhurave" dhe pike. Pse qenka kaq e veshtire per t'u kuptuar? Ne qe po diskutojme nga do e kuptojme se kush eshte shtrese e mesme dhe kush jo? Indicacionet duhet te jene te prekshme dhe jo teorike. Une permenda ata qe kane makine. Mund te thuash, ata qe kane blere shtepi. Mund te thuash ata qe punojne neper banka/insitucione etj etj.
Per specifikat qe ka Shqiperia dikush mund te jete ne shtrese te mesme sepse ka dy djem emigrante, dikush tjeter ka shitur nje toke dhe per 10 vjet ka vendosur t'i harxhoje te gjitha parate, dikush tjeter vjedh zhavorr dhe parashikon qe nuk e levizin nga vendi se e ka mire edhe me Salen edhe me Edin, se i paguan nje kuote, dikush tjeter ka nje pune ne banke, dikush ka nje klub.
Mos u beni kaq nihiliste o njerez, s'ka asgje, cdo gje eshte tmerr etj etj. Shtrese te mesme ka dhe po formohet dhe do te forcohet paralelisht me demokracine. Mireqenia e njerezve eshte rritur dhe do rritet. Stabiliteti i vendit do beje te veten. Pastaj nqs do besh platforme per shendetin duhet ta besh ate per 20-30 vitet e ardhshme, ku pretendohet qe kjo shtrese do vije vetem duke u rritur.
Kjo eshte llogjike e thjeshte ekonomike, moralizimet (jo vjedhje e me the te thash) jane te panevojshme ne kete diskutim.
Citim:
Po citoj ato që tha raid
Natyrisht qe profesioni eshte nje indeks statistikor, ashtu sic eshte edhe sa vete dijne te luajne tavell, apo sa vete dijne anglisht, por nuk tregojne gje per shtresen e mesme.
Sigurisht qe po te lodhesh shume, mund te nxjerresh korelacione midis shtreses se mesme dhe profesionit, apo shtreses se mesme dhe numrit te popullsise urbane etj, por nuk jane statistika te drejperdrejta.
Shtresa e mesme matet me nje tregues te thjeshte "sasia e te ardhurave" dhe pike. Pse qenka kaq e veshtire per t'u kuptuar? Ne qe po diskutojme nga do e kuptojme se kush eshte shtrese e mesme dhe kush jo? Indicacionet duhet te jene te prekshme dhe jo teorike. Une permenda ata qe kane makine. Mund te thuash, ata qe kane blere shtepi. Mund te thuash ata qe punojne neper banka/insitucione etj etj.
Per specifikat qe ka Shqiperia dikush mund te jete ne shtrese te mesme sepse ka dy djem emigrante, dikush tjeter ka shitur nje toke dhe per 10 vjet ka vendosur t'i harxhoje te gjitha parate, dikush tjeter vjedh zhavorr dhe parashikon qe nuk e levizin nga vendi se e ka mire edhe me Salen edhe me Edin, se i paguan nje kuote, dikush tjeter ka nje pune ne banke, dikush ka nje klub.
Mos u beni kaq nihiliste o njerez, s'ka asgje, cdo gje eshte tmerr etj etj. Shtrese te mesme ka dhe po formohet dhe do te forcohet paralelisht me demokracine. Mireqenia e njerezve eshte rritur dhe do rritet. Stabiliteti i vendit do beje te veten. Pastaj nqs do besh platforme per shendetin duhet ta besh ate per 20-30 vitet e ardhshme, ku pretendohet qe kjo shtrese do vije vetem duke u rritur.
Kjo eshte llogjike e thjeshte ekonomike, moralizimet (jo vjedhje e me the te thash) jane te panevojshme ne kete diskutim.
Mire o gote gjysem-bosh mire.
Autori - Elton Spahiu
Dje në mëngjes më rastisi të lexoj një artikull që quhej “Rini Kafenesh“. E kish shkruar një vajzë e moshës time (rreth 25 vjec), që ishte e shqetësuar për orët e tepruara që rinia shqiptare shpenzon duke pirë kafe. Nuk e kish keq zonjusha. Ne shqiptarët, por edhe ballkanasit në përgjithësi, shpenzojnë një pjesë të madhe të kohës në kafene. Pa diskutim që ka aktivitete të tjera më interesante ku mund të përqendroheshim, por mesa duket kjo është natyra jonë dhe zor se do ndryshojë nga artikulli i zonjushës. Po dje, për cështje pune, më rastisi të vizitoj edhe një spital të ri që është hapur në Tiranë. Një investim italian serioz. Une nuk impresionohem lehtë, por kjo ishte një strukturë me të vërtetë moderne. Gjithcka ishte projektuar që në gjenezë në funksion të një kompleksi spitalor eficent. Ndihej në arkitekturë, paisje, shërbim, etj. Guidë e imja përgjate 4 kateve të këtij spitali u bë një djalosh i ri, i thjeshtë dhe komunikues. Pasi pati durimin dhe mesa vura re dhe kënaqësinë të më shpjegonte funksionin e cdo paisje, filloi të më fliste për mjekët që punonin aty. Ishin ekskluzivisht mjekë italian që mesa kuptova janë figura të njohura në fushat e tyre në Itali.
Diku në katin e tretë të spitalit më lindi një pyetje: Nqs në të gjitha spitalet private punojnë vetëm mjekë të huaj, cndodh me studentët shqiptarë që diplomohen në mjekësi? Sidomos së fundmi kur numri i tyre është i dyfishuar për shkak se përvec universitetit publik të mjekësisë ekziston dhe një tjetër privat. Si arrijnë ata të krijojnë eksperiencën e duhur nqs nuk gjejnë hapësira në strukturat spitalore vëndase? Këtë shqetësim e ndava me guidën time që më rrëfeu se ishte student i vitit të fundit në mjekësi. Kjo shpjegonte dijet e tija të thelluara për paisjet dhe entuziazmin e të folurit për to. Duhet të isha në mësim tani më rrëfeu ai, por kam zgjedhur që të qendroj në spital. Si ndihmës, si guidë, si pastrues, si asistent, si recepsionist. Do bëja gjithcka për të qendruar në spital pasi është e vetmja mënyre “për të vjedhur zanatin”. Dhe kjo nuk është një e vërtetë që i përket vetëm Shqipërisë. Në cdo vend të botës “do prapanicë” të bëhesh mjek. Do aftësi, por mbi të gjitha do dëshirë dhe vullnet. Duhet të shpenzosh netë e netë të tëra në spital, madje vite, i pa paguar, në mënyre që të bëhesh mjek. Ndërsa, nëse do të bëhesh një mjek i mirë, atëherë duhet të “jetosh” në spital. Brezi im këtë s'e ka kuptuar. Mendon se shkolla është mjaftueshëm dhe janë aq komod në bankat e tyre sa luten që kjo të zgjasë përgjithmonë. Jo vetëm që nuk përtojnë të studiojnë ata libra voluminozë, por bëjnë të pamundurën që pas shkollës të bëjnë cfarëdolloj specializimi tjetër me po aq libra voluminozë, vetëm që ti qendrojnë larg spitalit sepse spitalin ato nuk e duan. E vetmja gjë që duan është të mbajnë duart larg të sëmurëve.
Papritmas mu kujtua shkolla ime e Regjisë së Filmit. Studentët aty dashurojnë librat dhe kanë për borxh të paguajnë me mijëra euro kurse jashtëshkollore në Angli, Itali, etj, vetëm për të larguar sa më shumë ditën kur do kenë përgjegjësinë e krijimit të një vepre filmike. Nuk kanë as më të voglën dëshirë për të xhiruar dicka jashtë detyrave shkollore. Madje, kanë alergji nga kamera. Mu kujtua gjithashtu shprehja e një profesorit tim që sa herë kjo temë hapej, thonte: Bicikleta nuk mësohet po si hype sipër dhe as noti po su fute në uje. Pra, nqs do të mesosh një zanat, duhet ta praktikosh atë dhe nëse je i dashuruar me drejtimin që ke zgjedhur në jetë, llogjika ta do qe mezi pret për ta ushtruar.
Të përkëdhelur nga prindër që kanë vuajtur mungesa të thella në rininë e tyre, brezi im po rritet me lluksin për të mos bërë asgjë. Jo vetëm që nuk i shtyn askush drejt “bërjes së duarve pis” në zanatet e tyre, por madje stimulohen që të studiojnë gjithë jetën. Jo më kot sot shikon një boom studentësh jashtë shtetit që 3 vite shkolle i bëjnë për 10 (e ndërkohë prindërit mburren) dhe një boom masterash që nuk dihet se për cfarë shërbejnë. Eshtë gjithcka produkt i një shoqërie që ka harruar të jetë e dashuruar me atë që bën sepse edhe zgjedhjen e profesionit të jetës nuk e bën mbi cfarë ka talent apo dëshirë, por mbi cfarë sjell më shumë para. Ja pse kemi një pafundësi juristësh e ekonomistësh të rinj, por nuk gjejmë dot hidraulikë e mekanikë.
Duke ju rikthyer artikullit të zonjushës për rininë e kafeneve, unë nuk do të isha dhe aq i shqetësuar. Le të pijnë kafe se mbase zgjohen. Madje, le të rrinë në kafene gjithë ditën. Mjafton të kuptojnë që të qenurit studentë nuk është një vizë për të qënë turist i përjetshëm në jetë. Të qenurit studentë është vetëm fara e frutit që ti do të bëhesh. Ujitjen ama duhet ta bësh vetë!
Vertet nje koment i thelle dhe interesant.
Une mendoj qe sjellja e individit ne shoqeri kushtezohet kryesisht nga vete shoqeria. Vecse duhet thene qe Shqiperia eshte nje vend qe cfaq paradokse vazhdimisht. Duhen shume kohe qe jeta te rrjedhe ne kanale normale. Fatkeqesisht keto kanale nuk kane ekzistuar asnjehere ne forme natyrale. Ne kemi qene te detyruar qe te bonifikojme strukturat irrigatore te jetes, ne vartesi te zhvillimeve perkatese. Praktikisht, ne kohen e Enverit, jeta rridhte ne ato kanale qe te detyronte sistemi dhe per hir te faktit, ishin krejt artificiale, jo te natyrshme, prandaj edhe deshtuan. Por keshtu ka qene me Shqiperine qe shume shekuj me pare, qe ne kohen e Bizantit, otomanise, Italise etj, Ishin te tjeret qe na detyronin te jetonim ne menyre jo te natyrshme, jo konform prirjeve biologjike e sociale.
Mesova se ne shqiperi taksa per ushimet eshte ne shifrat rreth 20%. Nuk e di nese kjo eshte e sakte, por nese eshte e vertete, eshte nje paradoks fiskal.
Persa i takon edukimit shkollor, mendoj qe hapja e universiteteve private eshte drama me e rende ne shkollen shqiptare. Nuk kam asgje kunder universitetit privat, por per kushtet e shqiperise eshte i papranueshem dhe sigurisht artificial. Njesoj sikur te montosh nje motor rakete ne nje fiat. Vertet mund te ece por rendimenti eshte shume i ulet.
Keshtu edhe me produktin e shkollave te tilla profesionale private.
Ndryshon puna me gjimnazet private rrenjesisht, sidomos kur financohen nga OJP.
Drama me mjeksine vazhdon.
Degjova se do jepen sherbime falas apo me cmime te reduktuara (psh. sherbimin a dializes) sipas nje ligji te ri per sigurimet shendetesore qe do te hyje ne fuqi vitin tjeter per ata qe jane te siguruar.
Duke kerkuar per ndonje te re per menaxhimin dhe financimin per sistemin spilator publik, me doli kjo analize nga Tritan Shehu e shkruar ne 2010. Mu duk e pershtatshme ta shtoj ketu, pasi jep kendveshtrimin qe eshte bere dhe nga te tjere ne forum se kalimi drejt tregut te shendetit eshte i domosdoshem per te sjelle permiresime.
********
Ndryshimet në Shqipëri janë të mëdha në një kohë relativisht të shkurtër. Kalimi nga një sistem krejt i centralizuar, në atë ku dominon ekonomia e tregut, është padyshim arritja jonë më e madhe. Në këtë rrugë, ndryshimet në sistemin ekonomik kanë qenë gjeneratori i lëvizjeve të tjera edhe në sektorët social. Por këtu jo gjithmonë ka ritme të njëjta apo paralelizma absolute.
Megjithatë, gjithmonë duhet të dominojë një korelacion i drejtë midis tyre, si në rritëm dhe në kahe. Kjo ndërlidhje forcohet kur kuptojmë se elementët e ekonomisë së tregut me ato sociale, kthehen në një konglomerat, që shpesh është vështirë për t’u ndarë. Aq është e vërtetë kjo, sa tashmë gjithmonë e më shpesh po flitet për sistemin e ekonomisë sociale të tregut në tërësi. Këtë realitet e kanë përmendur shumë personalitete, nga të cilët dëshiroj të përmend Papa Vojtila, i cili që në vitet e para të fillimit të rënies së komunizmit tërhoqi vëmendjen për elementët socialë, qe duhet të forcohen në një ekonomi tregu.
Sistemi Shëndetësor është në themel social. Ai duhet programuar ne këtë kontekst. Megjithatë, me këtë nuk dëshiroj të them që ky sistem, i konsideruar social, mund të funksionojë jashtë ligjeve të ekonomisë së tregut dhe iniciativës së lirë. Absolutisht jo, se kështu do të bllokohej e do të dështonte, në një vend ku dominon iniciativa e lirë, duke krijuar një kontradiktë shkatërruese për atë vetë. Përkundrazi, përputhja me realitetin, krijimi i tregut të shëndetit janë kushte themeltare për zhvillimin dhe të sistemit të Shëndetësisë tashmë. Kjo realizohet duke integruar e forcuar elementët e tregut me ato social.
Vetë sistemi shëndetësor është një sistem, që ofron një shërbim publik, pavarësisht nga format e pronësisë dhe të menaxhimit mbi atë. Ai është sistemi më i komplikuar, që ekziston dhe në çdo formë të tij është i ndërthurur me elementë e politika sociale. Dimensionet, shtrirja dhe format e tyre varen nga niveli ekonomik i vendit, mënyra e organizimit politiko-administrativ, vizioni politik, ndërtimi struktural i atij sistemi etj. Kjo nuk mund të ndahet edhe nga cilësia e shërbimit shëndetësor të ofruar, për një kosto të caktuar nga vetë ky sistem, pra nga rentabiliteti e efikasiteti i tij.
Reforma Shëndetësore, me gjithë kompleksitetin e saj, ka akoma si objekt kryesor në menaxhim, përshtatjen e sistemit shëndetësor me realitetin e ri të ekonomisë së tregut. Kjo duhet të shpjerë në rritjen cilësisë e larmishmërisë së shërbimeve dhe përmirësimin e efikasitetit të financimeve.
Në vendin tonë, që prej vitit 1992 po punohet në këtë drejtim. Gjatë kësaj rruge ndryshimesh disa sektorë kanë bërë një evolucion të dukshëm cilësor, pikërisht se janë bazuar mbi ndryshime te përputhshme me ecurinë e vendit. Kështu dua të përmend atë stomatologjik, farmaceutik, ISKSH, zhvillimet me mjekun e familjes etj. Ndërsa sektorë të tjerë, që nuk kanë arritur të adaptohen akoma me realitetin tonë të ri, nuk po arrijnë të kenë indekse të tilla.
Në radhë të parë këtu behet fjalë për sistemin spitalor publik, i cili pavarësisht nga disa progrese, vazhdon të jetë i mbërthyer nga konceptet e centralizuara të financimit e menaxhimit, e justifikuar kjo dhe me politika proteksioniste ndaj tij. Në realitet, ky është shkaku kryesor që te ne mungon tregu i shëndetit. Për pasojë nga kjo “sëmundje” vuan tërë sistemi, qoftë ai publik apo ai jo publik, parësor apo spitalor. Pengesat edhe të pjesshme, shpesh krijojnë vështirësi globale zhvillimi. Ndërsa politikat proteksioniste, dëmtojnë afatgjatë konsolidimin edhe të sektorëve, për të cilët ato zbatohen.
Pra objektivi dhe rrugët e ecurisë së reformës, veçanërisht në aspektet menaxheriale e të formave të financimit të sistemit, synojnë të rrisin cilësinë e shërbimit për një kosto te dhënë. Linjat e saj duhet të ndjekin linjat e përgjithshme të zhvillimit të vendit. Kjo nuk mund të realizohet jashtë kontekstit të ekonomisë së tregut e iniciativës së lirë. Vetëm një strategji e tillë do të përmirësonte efikasitetin e shpenzimeve të sotme në Shëndetësi, apo të atyre, që do të shtoheshin nesër.
Në këtë ecuri nuk mund të ketë modele reformash të gatshme për t’u implementuar, sado të suksesshme të kenë qenë ato në vendet e tyre. Modelet janë vetëm orientative, të përafërta, të një realiteti të caktuar. Implementimi i tyre duhet bërë në mënyrë krijuese e zhvilluese nga ne, në realitetin tonë. Një reformë e tillë, përmirësuese e këtyre indekseve bazë, do të krijonte premisa me reale edhe për politika sociale më aktive.
Pjesë të Politikës së Majtë tentojnë jo rrallë, që të mistifikojnë dhe ndajnë aspektin social të shërbimit e reformës, nga domosdoshmëria e zhvillimit të tyre në hapësirat e rregullat e tregut. Në fakt, këto pengojnë reformat e vërteta.
Ato perceptojnë në fund të fundit atë, që në një vend të ndërtohen dy sisteme, një i ekonomisë së lirë dhe një shëndetësor, i bazuar ky tërësisht mbi karakteristika sociale. Kjo nuk mund të ketë sukses afatgjatë. Ky do të ishte vetëm një model gënjeshtër, që i takon ekonomive të centralizuara. Ai arrin kulmin me absurditetin komunist se “shëndetësia është falas”.
Ne e kemi përjetuar këtë mashtrim. Fatkeqësisht të tilla modele virtuale sociale ngelin në përfytyrimin e njerëzve, që vijnë nga shoqëri të tilla dhe për shumë kohë mbasi ato janë përfshirë në ekonominë e tregut, duke frenuar progresin.
Mekanizmi i Financimit të sistemit është ai që vuan me tepër në nivele të tilla menaxhuese, të cilat nuk sigurojnë dot rentabilitet të lartë të shpenzimeve. Pra rritja e drastike e tyre nuk do të ishte e justifikueshme në një situatë të tillë. Nga ana tjetër vetë mekanizmat e financimit mund te bëhen nxitëse apo frenuese, për ecurinë e ndryshimeve.
Kështu rritjet e financimeve duhet të realizohet paralel me ndryshimin e formave të financimit e menaxhimit në tërë piramidën shëndetësore, si elementi bazë i përmirësimit të këtyre indekseve.
Që në vitin 1993 ne kemi zgjedhur sistemin miks të financimit për sistemin tonë shëndetësor: 1-nga kontributet direkt të popullsisë, 2-nga taksimi i përgjithshëm 3- nga pagesat direkte, që sot janë zakonisht plotësuese në sistemin publik dhe të plota në atë jo publik. Në perspektivë ky është një sistem i përafërt me atë Bismark. Aktualisht kontributet direkte janë të ulëta, vetëm 3,4%, të ndara 1,7% nga i punësuari dhe 1,7% nga punëdhënësi.
Pjesa tjetër mbulohet nga taksimi i përgjithshëm e pagesat direkte. E gjithë kjo kap 3% te GDP. Po të llogarisim këtu edhe pagesat për sistemin privat si dhe ato ilegale në atë publik, sipas Bankës Botërore, financimi për Shëndetësinë kalon në rreth 7% të GDP. Pra, ka një financim të pranueshëm të sistemit, por me një komponent të dukshëm dhe një të padukshëm të tij.
Rëndësi ka që pjesa dërmuese të dali mbi sipërfaqe, të mund të kalkulohet dhe të legalizohet, pra kështu do të minimizohet një formë korrupsioni. Për këtë kërkohet ndryshimi i formave të xhestionit dhe të financimit të sistemit, të cilat duhet të stimulojnë autonominë institucionale, zgjerimin e privatizimit në sistem, sektorin privat, krijimin e konkurrencës, interesin e vetë institucionit për t’u zhvilluar, pra në realitet krijimin e tregut të shëndetit.
Për këtë do të kontribuonte dukshëm dhe rritja e peshës specifike të kontributeve direkte, në raport me financimin nga taksimi i përgjithshëm. Kjo ë bën më transparent sistemin, i ndërgjegjëson njerëzit, që kanë paguar, duke i larguar nga gënjeshtra se shëndetësia është falas. Kjo i motivon ata të kërkojnë cilësi më të mirë dhe të mos paguajnë nën dorë për herë të dytë.
E njëjta gjë mund te thuhet edhe për shtrirjen e pagesave direkte legale, por sidoqoftë këto do të zënë gjithmonë një përqindje të vogël të financimit, në krahasim me kontributet direkte. Nga këto kontribute përjashtohen, në nivele të ndryshme, shtresat në nevojë, në baze të politikave sociale, duke u financuar nga pjesa e taksimit të përgjithshëm. Në mënyrë skematike kështu veprohet dhe sot.
Publiku e Privati, që në vitet 1992 janë përcaktuar si pjesë integrale e sistemit tonë shëndetësor. Ato janë pjesë e pasurisë sonë kombëtare, duke e bërë kështu miks sistemin tonë shëndetësor edhe për sa i përket kësaj përbërjeje. Vetë privatizimi i plotë i dy sektorëve të mëdhenj, të stomatologjisë e farmaceutikës e konsoliduan këtë element shumë të rëndësishëm zhvillues. As publiku as privati nuk duhet të konsiderohet si pjesë shtojcë apo ndihmuese. Rolet e tyre janë të ndërlidhura, alternative, përforcuese apo paralele. Kjo varet nga specifikat e veçanta të tyre, apo të vendit në tërësi.
Në fund të fundit ato janë pjesë e tregut të shëndetit dhe si të tilla kryesisht nëpërmjet tij duhet të zhvillohen. Për qytetarin nuk ka asnjë rëndësi nëse mënyra e menaxhimit është publike, private, apo mikse në një institucion shëndetësor, për atë nuk ka asnjë rëndësi si është pronësia mbi të. Për qytetarin ka rëndësi vetëm një element, raporti: kosto/cilësi shërbimi. Mos harrojmë se ky është elementi më i rëndësishëm edhe për atë që blen shërbimin në tërësi, pra për sistemin e sigurimeve, si dhe për financuesin e shumë shërbimeve apo të shumë shtresave sociale, pra për shtetin. Vetëm një këndvështrim i tillë i politikave do të jetë nxitës i rritjes së cilësisë së shërbimit, i rritjes së eficiencës së financimeve, i përmirësimit të kushteve për zhvillim, qoftë dhe të politikave sociale.
Sistemi i Sigurimeve është i domosdoshëm të zhvillohet e forcohet si mekanizëm i veçantë, pikërisht që kjo ide të marrë formën reale. Ky pa dyshim mund të konsiderohet si zemra e sistemit shëndetësor, pa të cilin nuk mund të ketë treg shëndeti, pra as kompeticion, as privat, as zhvillim e efikasitet të lartë financimesh. Për këto arsye, që në vitin 1993 ky mekanizëm, megjithëse rudimental atëherë, u programua në vendin tonë si blerësi i shërbimeve shëndetësore e mjekësore.
Asnjë makinë nuk mund të lëvizë pa motorrin e saj. Te ne, aktualisht, ky motor përbëhet vetëm nga ISKSH. Karburantin ky institut, pra financimet, i merr nga kontributet direkte dhe nga taksimi i përgjithshëm nëpërmjet buxhetit të shtetit. Duhet të ketë një apo disa institute të tilla? Ky është një diskutim i ndryshueshëm në kohë. Për momentin, unë mendoj se te ne duhet një institut bazal publik, ai që është, dhe institucione të tjera private plotësuese. Nesër gjërat mund të ndryshojnë. Por një gjë është e sigurt, për të realizuar këtë rol të blerjes së shërbimeve, për tu krijuar tregu i shëndetit, duhen indekset e kostos.
Indekset e Kostos, duhet të jenë të larmishme e të krijojnë një fleksibilitet objektiv në terren. Kështu ato do t’i largohen globalitetit, për t’ju afruar çdo të sëmuri me specifikat, komplikacionet e dekursin e tij. Pa këtë nuk do të ishim të saktë në blerjen e shërbimit. Këtu kërkohet domosdoshmërisht një sistem i sofistikuar e i sigurt. Në vendin tonë tashmë është qartësuar ky objektiv, duke konsideruar sistemin DRG me racionalin edhe për faktin se është më i përhapuri në hapësirën e BE, me të cilën në duhet të përputhim sistemet tona.
Për të mos tejkaluar shpenzimet, në fazën e parë të implementimit të tij, kontrolli mbi të mund t’i lihet një institucioni publik, siç është p.sh Ministria e Shëndetësisë. Më vonë kalohet drejt një institucioni indipendent, që financohet p.sh. në bazë të numrit të të sëmurëve, të cilët ai llogarit.
E rëndësishme është që ky sistem matje kostoje të jetë i njëjtë për të gjithë sistemin shëndetësor, për publikun e privatin. Vetëm kështu do të mundësohej, që nëpërmjet sistemit të sigurimeve, të financohej tërë sistemi për shërbimin që do të ofronte, publik apo privat i konvencionuar qoftë. Vetëm kështu qytetari do të kishte mundësitë të zgjidhte institucionin mjekësor që preferonte, duke u krijuar në këtë mënyrë elementët e domosdoshëm për tregun e shëndetit. Kjo do të vendoste barazinë nxitëse në vlerësim, do të stimulonte konkurrencën e domosdoshme, uljen e kostos dhe rritjen e cilësisë së shërbimit.
Vetëm kështu do të objektivizohen, përdoren e kontrollohen mirë edhe fondet e destinuara për politikat sociale, në një treg të hapur. Implementimi i këtij sistemi te ne, më i avancuar është spitali i Durrësit, kërkon rreth 4 vite. Pa dyshim në periudhën kalimtare përgatitore duhet të punohet me sisteme të ndërmjetme.
Politikat Sociale rriten paralel me vetë këtë ecuri pozitive të sistemit shëndetësor, duke ofruar nivele më të larta në cilësinë e tij. Këtu dua të përmend, se për peshën specifike që zënë politikat sociale te ne, vendi ynë është nga më socialët. Ndër sektorët me zhvillim më të shpejtë po përmend farmaceutikën e stomatologjinë, që u privatizuan që në vitin 1993.
Në fakt janë këto dy sektorë që, megjithëse janë privat e pjesë e tregut, aplikojnë politika të qarta, megjithëse të ndryshme sociale. Sistemi farmaceutik është sistemi më i elaboruar. Ai përfshin brenda tij ndërthurjen me sistemin publik, qytetarin, privatin, sigurimet, politikat sociale, diversitetin e financimeve etj. Ky ka një sistem të bazuar mbi rimbursimin nga ISKSH të sektorit privat, farmaceutikës, për shërbimin që realizon. Ky sistem u shërben njëlloj, si qytetarëve të siguruar, që paguajnë kontributet, ashtu dhe atyre, që janë të përfshirë në skemat sociale e përballohen nga buxheti i shtetit.
Sistemi stomatologjik e realizon ndryshe skemën sociale. Së pari është pjesa private e shërbimit, e cila u ofron cilësi të lartë qytetarëve. Së dyti është profilaksia, që përfshin shërbimin deri në moshën 14 vjeç. Kjo realizohet nga një sektor publik, që është i subvencionuar nga buxheti. Këtu realisht ofrohet një cilësi shërbimi shumë më inferiore se në pjesën e parë. Sektori social në farmaceutikë, i realizuar nëpërmjet privatit, funksionon shumë më mirë se sistemi social në stomatologji, që është publik.
Kjo duhet konsideruar domethënëse për mënyrën e zgjedhjes së aplikimit të politikave sociale. Është e rëndësishme të kuptohet se sistemi privat jo vetëm nuk pengon, por mund të përdoret si një instrument efikas, për të aplikuar politika sociale të suksesshme. Në po të njëjtin konkluzion arrijmë edhe po të ndjekim ecurinë e përafërt të mjekut të familjes me rimbursimin të tij nga ISKSH.
Kujdesi Parësor, është i bazuar mbi mjekun e familjes. Vitet e fundit, me futjen në skemën e sigurimeve shëndetësore, kjo është përmirësuar dukshëm. Pavarësisht nga pikat e dobëta, kjo strategji ka krijuar një lloj tregu në këtë nivel, me premisa të qarta zhvillimi e ndryshimi të mëtejshëm, n.q.s ky proces do të ecë më tej. Ndërsa në nivelin e specialistit ambulator, kemi akoma një skemë tërësisht publike, të financuar nga buxheti në strukturë, teknologji e personel.
Paralel me këtë është zhvilluar dhe një skemë tjetër paralele private, me specialistë, laboratorë, diagnostikë dhe mjekim. Kjo gjendje nuk mund të mos krijojë një situatë anormale, jashtë kontrollit si dhe me fenomene të qarta korruptive. E parë nën këtë vizion dhe duke u bazuar në një nga elementët thelbësor të tregut të lirë, që është privatizimi, mund të arrihen disa konkluzione për të ardhmen e kujdesit parësor.
Unë do të thosha se sot janë krijuar kushtet, për të mos thënë jemi të vonuar, të flasim qartësisht për një privatizim të gjerë të kujdesit parësor, për shumicën e shërbimeve mjekuese e diagnostikuese. Baza e tij tashmë, duhet të jetë profesionisti i lirë: mjeku i familjes dhe specialisti i shërbimit ambulator, të dy privatë të konvencionuar me sistemin e sigurimeve shëndetësore.
Kjo do të ulte ndjeshëm koston për buxhetin e shtetit, do të bënte të mundur që fondet të koncentroheshin për politika të mirë përcaktuara, kryesisht në depistime e profilaksi, do te stimulonte kompeticionin profesional, do te ulte informalitetin e korupsionin, do të ndërthurte më mirë mjekun e familjes me specialistin. Po kështu do të forconte tregun e shëndetit, duke përmirësuar direkt cilësinë e shërbimit etj.
Skema që u përdor për privatizimin e stomatologjisë e farmaceutikës mund të ripërdoret si model edhe tani. Politikat sociale mund të realizohen në përputhje me principet, me të cilat janë organizuar ato në sistemin farmaceutik. Politikat e veçanta, të realizuara nëpërmjet privatit, do të kenë cilësi shërbimi më të mirë, kosto kompleksive më të ulët, perspektiva me të qarta.
Spitalet, Publike apo Private, nuk mund të dalin sot jashtë principeve të ekonomisë së tregut. Ngurtësimi i spitaleve publike në buxhete fikse, mungesa e konkurrencës, mos përfshirja në treg, proteksionizmi, centralizmi etj, veçse çojnë në mos zhvillim, në parazitizëm, në fenomene korruptive të brendshme, në raporte cilësi/kosto të dobëta. Në situatën e sotme kur spitali publik, pavarësisht nga indekset, e ka të siguruar mbijetesën si pasojë e atij buxheti, ndërsa privati duhet të mbijetojë vetëm me pagesa të plota direkte nga pacientët, nuk mund të ketë treg, pra as zhvillim të sistemit.
Në këtë mënyrë krijohen kushtet që publiku të vegjetojë dhe të keq përdoret, ndërsa privati të mos zhvillohet e të kthehet në spekulativ. Ai që e pëson është qytetari. Kjo përbën pikën më të dobët të sistemit spitalor në një vend në kalim nga centralizmi i plotë në ekonomi tregu. Sa më gjatë të qëndrohet në këtë gjendje bashkëjetese sistemesh, aq më shumë do të ngadalësohet rritja e cilësisë së shërbimit, qoftë dhe për një kosto të dhënë.
Në këto kushte shpejtësia e kalimit drejt tregut të shëndetit është esenciale për përmirësime reale. Rrugë-dalja është vetëm një, përshtatja e këtij sistemi me rregullat e ekonomisë së tregut dhe futja në treg. Kësaj i shërbejnë dhe ndryshimet e fundit, që kanë për qëllim lidhjen direkte të spitaleve tona me ISKSH. Në këtë sens koncepti bazë drejt të cilit ne duhet të ecim, për të gjallëruar edhe sistemin spitalor publik, është vetëm ai i “spitalit ndërmarrje”, me të gjitha mënyrat e gestionit të tij.
Kjo do të stimulojë kompeticionin, forma të ndryshme të financimit edhe të spitaleve publike, autonominë e tyre, interesin e pushtetit vendor. Kjo do të vendoste në një rol aktiv personelin, duke i bërë të kërkojnë mënyra të reja drejtimi, përfshi dhe bashkëjetesën me privatin apo menaxhimin nga ai dhe të një institucioni publik. Ne këtë filozofi nuk mund të përjashtohet as privatizimi i disa prej tyre, që kanë indekse të ulëta e pak perspektiva në hartën publike.
Të gjitha këto do të minimizonin edhe korrupsionin. Këtu principi i cilësisë së shërbimit më të mirë për të njëjtat vlera financiare, pavarësisht formës së pronësisë apo të menaxhimit, bëhet esencial. Blerësi i këtyre shërbimeve mjekësorë është sistemi i sigurimeve shëndetësore. Kostoja e shërbimit, mbi të cilën ai do të bëhet, materializohet nëpërmjet sistemit DRG.
Ky blerës blen në këtë mënyrë shërbimin si nga spitalet publike, ashtu dhe nga ato private të konvencionuara, duke kompletuar në këtë mënyrë tregun edhe me sektorin spitalor. Përmirësimi i cilësisë së shërbimit për të njëjtën kosto, jo vetëm që do të çojë përpara këtë sektor, por do të përmirësojë dhe mundësitë për politika sociale më cilësore, për grupe të veçanta popullsie, që duhet të mbulohen nga buxheti, gjithmonë nëpërmjet sistemit të sigurimeve.
Ky Rregull zhvillimi, ashtu si është konstant dhe uniforme në përmbajtje për këto pjesë të rëndësishme të hapësirës shëndetësore, në fakt është i tillë edhe për të gjithë atë, si sistem i plotë.
Vend me cop cop se Shqiperia ne fushen e mjeksise nuk ka. Spitalet ngjane si stalle dhish. Te vdes infermjerja me duart e saj per nje dy mij leksh!!
Ka dhe me keq Piti, po ti me jep pershtypjen qe pelqen llukset. Hajde mos perto e na thuaj ndonje gje me shume dhe kur te kthehem te lexoj ndonje gje te re se po iki tani.
Cheers!
Kete vere shkoj ne shkoder... Nje nate pata cunin pa qef, me temerature e te vjella... Shkoj ne klinike me thane duhet te shkosh ne spital. Ate nate binte dhe shi, nejse nw oren 1 am shkoj ne spital, nja 20 min mezi gjeta hyrjen llogarit as roja sdinte me me orjentu. Nejse gjej urgjencen, fus makinen aty po lesht xham xhi rob zoti skish. Bkeku zilea ishte e shkrujtme ne dere, pozile skish e kishin vjedhur. Futem brenda nga nje dritare thyer, neper koridore hallexhinj te shtrire me ca batanije te vjetra,.si duket kishin robt e tyre ne spital. Mezi gjej pranimin ke pediatria, futem flas me doktoreshen, e viziton e me thote qe ka pak ftofje dhe ta them me vone the rest se jam tu drive now e mkapi polici
Bjeri ziles i meant se jam tu drive in the same time lol
So pasi e viziton cunin doktoresha, mthot me shku nji kat me posht me i bo nje ilac per ulje temperature. Kur shkoj aty ku me demek viheshin fmijet pas lindjes, o zot ca me pa!!! Ca carcafa te gris e te piste, as na gjaku si kishin la mire. U tmerrova!! I thash asaj infermjeres mgjej carcaf te paster se nuk e shtri cunin ne ket pisllek. Keto tha ajo jan me te miret ska te tjer. Iku se na gjeti nje te ri andej e erdhi, i boni ilacin e ishte tu mpa me demek qe hidhu tani, dorrovit! Pra per ket e kisha fjalen qe ne shqiperi shkon te sherohesh, e tmerrohesh saqe harron pse ke shku ne spital. Per te ardhur keq.
nshqiperi ka mjeke te zote por e perdorin zanatin per biznes,kjo eshte e keqja
A ka dege per t'u specializuar ne menaxhim shendetesor? Perse nuk behen nxitje per studentet duke filluar me bursa ne kete dege? Duket qarte qe nevoja per permiresimin shendetesor eshte shume e nevojshme dhe fillon me pergjegjesine e cdo qytetari. Shiko rekllamen ku preket ironia se ne duam qiqra ne hell....Makinat, regullimet e makinave dhe telefonat me internet neper duar jane te domosdoshme por kush pyet per sherbimin e shendetit...Pse t'ju behet vone xhanem?!
Nese do te rrezosh njeqeverri hap nje qender dialize.
Kjo shprehje ekziston akoma ne vende edhe me te fuqishme se Shqiperia.
Dializa si procedure shendetsore eshte aq e shtrenjte sa qe nuk mund te perballohet as nje "te pasurit" shqiptare.
Megjithate problemi i dializes ne Shqiperi qendron jo tek cmimi por tek kushtet e punes.
Shkurt:
Dializa eshte procedura qe pastron gjakun nga mbeturinat e metabolizmit duke shkerbyer ne kete menyre veshken.
Nese veshka eshte demtuar ne ate shkalle sa qe nuk kryen dot funksionet e saj, atehere duhet nderhyre me nje "veshke artificiale" per te kryer keto fuksione.
Praktikisht, procedura eshte e thjeshte, krijohet nje rruge kalimi per gjakun e te semurit nepermjet nje filtri ku edhe kryhet pastimi i gjakut.
Per te kryer kete procedure duhen nje sere mjetesh ndihmese.
Laboratori duhet te kryeje nje sere analizash jo te zakonshme. Para dhe mbas dializes duhet matur niveli i Kaliumit, kalciumit, BUN, kreatinines, hemoglobines, PTH, klirensi i BUN dhe pak em rralle Gjendja imunitare (hepatiti B dhe C dhe HIV). Pak laboratore e kane kete kapacitet dhe cilesia le per te deshiruar edhe tek ata qe i kryejne keto analiza.
Por puna e laboratoreve nuk mbaron me kaq.
Dializa kerkon analiza te hollesishme te ujit te qytetit (te gjithe mikroelementet p[erberes te tij) dhe te ujit te prodhuar nga makina e osmozes riverse. Po astu kerkohen analiza mokrobiologjike te pakten mujore te gjendjes se pasteritse dhe ngarekeses mikrobiale te ujit dializues.
Duhen ndjekur ne ritem ditor gjendja e nivelit te disinfektanteve ne uje.
Vec kesaj makinat e dializes kerkojne kalibrime te pakten mujore te parametrave qe do te nxjerrin gjate dializes.
Pra qe te arrish te kryesh nje dialize te sakte dhe pa rrezik duhen kombinime te organizuara inxhiniero mjeksore te tila qe sigurisht Shqiperia nuk i ka. Vente fqinje kne eksperienca te tmerrshme nga thyerja qofte edhe e nje hallke te ketij zinxhiri te gjate. Kam parasysh Maqedonine dhe infektimin e pacienteve atje me hepatit C. Ose raste te vazhdueshme ne Maqedoni me reaksione hiperpiretike vdekjeprurese.
Tritani e njeh shume mire kete procedure dhe ka nje eksperience te gjate ne bashkepunimin me repartin e Nefrologjise ne Tirane. Qendra atje funksonon mire, por eshte e pamjaftueshme per te gjithe te semuret.
Po rrethet? Ketu fillon tmerri. Kam pare Elbasanin dhe Vloren. Komentet jane te teperta. Dializa kryhej duke ndjekur empirikisht gjendjen e te semureve.
Tmerr.
Duket qe shkrojta gjete, por per te shpjeguar me hollesi se si ndodh do te me duheshim shkrime dhjetra here me te gjata.
Tamam! Prandaj dhe po mundoj te kuptoj llogjiken per insiativa te tilla. Ministria ka blere sherbimin e dializes per 2 spitale private per 100 paciente...
Ja lajmi i postuar ne 18 Tetor ne KJ.
Ligji i ri i sigurimeve shendetesore do te sjelle nje sere risish ne sistemin shendetesor duke filluar nga marrja e sherbimeve ne spitalet private duke llogaritur kontributin shendetesor qe gjithsecili nga ne paguan. Drejtori i Politikave ne MSH, Pellumb Pipero ka sqaruar ne nje prononcim per "Koha Jone", se kur nje pacient kerkon sherbim ne spitalin privat e ka nje kosto prej 15 mije lekesh, me sigurimet shendetesore qe ai paguan, shteti do ti mbuloje me nje perqindje te caktuar nje pjese te vleres, kurse pjesen tjeter te fatures ai do ta paguaje vete. Keshtu, me aktet nenligjore qe pritet te miratohen, se shpejti parashikohet qe spitalet private do te ofrojne sherbime falas apo me cmime me te uleta per te gjithe personat e siguruar. Ligjit do t'i shtohen edhe akte nenligjore, te cilat do te detajojne sherbimet qe privatet do te njohin per pacientet e siguruar dhe masa, ne te cilen do te mbulohen shpenzimet. "Institucionet private nuk do te ngelen jashte skemes se sigurimeve shendetesore dhe qytetaret, natyrisht ne raport me kontributet qe kane paguar do te kene mundesi qe ate pjese te kontributit ta transferojne apo ta marrin ne formen e nje fature, apo ceku, per ta perdorur ne institucionin privat. Se sa do te jete kjo vlere eshte per t'u percaktuar me akte nenligjore qe do te vijne ne zbatim te ligjit", - tha Pellumb Pipero, Drejtor i Politikave, MSH. Sipas tij, nese nje person shkon te marre sherbim shendetesor ne nje prej spitaleve private nje perqindje e shumes se sherbimit do t'i paguhet me ane te kontributeve qe ai ka derdhur dhe pjesa tjeter e pageses do te behet me para ne dore. Me perfitues ne kete pjese do te jene ata persona, te cilat kane paga relativisht te larta apo ne nivelin mesatar. Aktualisht nje person i punesuar paguan 3.4 per qind sigurime nga te cilat, 1.7 per qind i paguan vete dhe 1.7 per qind ia paguan shteti. Ne rastet se kjo mase e pageses do te ishte me e madhe edhe perfitimi ne keto institucione private do te ishte me i madh. Nje tjeter risi qe sjell ky ligj ka te beje edhe me cmimet. Keshtu, Ministria e Shendetesise do te rishikoje edhe cmimet qe ofrojne klinikat dhe spitalet private ne raport me koston e sherbimit. Monitorimi, sipas strukturave te shendetesise, do te behet per te mos u lene shteg abuzimeve me cmimet. "Tarifat e institucioneve private ne raport me kostot reale qe ofrojme per sherbime ekuivalente ne spitalet publike jane vertet shume te larta. Besoj vitin qe vjen natyrisht qe nje nga pikesynimet e punes sone do te jete dhe rregullimi i tregut te institucioneve shendetesore jopublike me shtreter, per te mos lejuar abuzimin me cmimet", - tha Pipero. Sipas tij, te gjitha keto ndryshime vijne pas vendimit te kthimit te Institutit te Kujdesit Shendetesor ne nje Fond, i cili do te menaxhoje sistemin shendetesor. Aktualisht, Ministria e Shendetesise ne dy spitale private ka blere per 100 paciente sherbimin e dializes dhe te semuret e siguruar po e perfitojne falas ate.
Ne anen financiare ka sigurisht probleme, por mua me shqeteson zgjidhja teknike e problemit.
Gjate dializez gjaku i pacientit bie ne kontakt me dializatin. Dializati teorikisht duhet te jete H2O, pa lende te huaja. Kjo H2o pasurohet me ato lende qe duhen gjate kalimit ne makine.
Nese ka shmangje nga orma pacienti vdes gjate dializes ose semuret dhe i shkurtohet jeta artificialisht.
Mjeksia ka nje parim: Mjeko, por mos krijo semundje te tjera gjate mjekimit.
Citim:
Po citoj ato që tha shelgu
Gjate dializez gjaku i pacientit bie ne kontakt me dializatin. Dializati teorikisht duhet te jete H2O, pa lende te huaja. Kjo H2o pasurohet me ato lende qe duhen gjate kalimit ne makine.
Citim:
Po citoj ato që tha NS-6
kete pjese se mora vesh...
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 » Trego 77 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.