Forumi Horizont Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 78 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Të ndryshme (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=36)
-- Pushimet e Veres (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18746)


Postuar nga SmoKer datë 02 Korrik 2013 - 17:28:

Pushimet e Veres

Pushimet e kesaj vere i kam prap ne fund te gushtit ... fatkeqsisht

Besoj se deri atehere shume nga ju do i keni mbaruar , do doja te me tregonit se ku i kaluat dhe pershtypjet.


Ka mbi nje jave qe kerkoj online per ndonje vend te mire per te kaluar 7 dite, pothuajse te gjith vendet ne Shqiperi te njejtat gjera te ofrojne ... almost nothing !!





Pushime te mbara.


Postuar nga lorie datë 02 Korrik 2013 - 23:22:

Cape Cod, RI. Vizitova dhe ishullin afer: Nantucket

Hera e dyte qe shkoj atje. Koha disa dite ishte me shi. Por ishte interesante ne vaporr kur frynte ere dhe kishte ca dallge hehe.


Postuar nga Fajtori datë 03 Korrik 2013 - 07:43:

Permendet litari tek shtepia e te varmit?


Postuar nga SHKODRA4001 datë 03 Korrik 2013 - 12:53:

Pushim jam 12 muaj ne chômage technique 80%......


Postuar nga lorie datë 03 Korrik 2013 - 21:02:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Permendet litari tek shtepia e te varmit?


I am confused. Kjo eshte per mua??


Postuar nga eliz datë 04 Korrik 2013 - 18:57:

une isha ketu para nja dy javesh...
http://www.booking.com/hotel/gr/ela...CFUfKtAodoHoAiw

Koha e shkelqyer,nja 35 grade duhet te kishte ato dite. Vendi ne mes te pyllit.Plazhi me rere,vetem restoranti qe megjithese ishte shume i mire,s`kishin shef te mire.Ushqimin e mire e gjeta ne nja dy fshatra ngjitur nja 5-10 minuta me makine. Qetesi dhe shplodhje,tamam cfare kisha nevoje ne ate kohe.Pushime te mbara dhe ty Smoker!


Postuar nga lorie datë 04 Korrik 2013 - 21:15:

ohh so pretty


Postuar nga Dulcis in Fundo datë 05 Korrik 2013 - 02:46:

Citim:
Po citoj ato që tha lorie


I am confused. Kjo eshte per mua??


Jo lorie jo.. ishte per mua..


Postuar nga dylan datë 05 Korrik 2013 - 17:03:

Dikush meka premtuar sedo kaloj ktopushume verore me te ,valle te jet e mundur mendoj,e crendesi ka ku ne fushe apo mal apo det ,rendesi ka te jem me te me ka marr aq shume malli ,a thua vall te jet e mundur mendoj apo vetem nje enderr kalimtare qe do filloj te harrohet pa arllur akoma mire


Postuar nga bruni22 datë 05 Korrik 2013 - 22:24:

Dylan hajde tani na trego pak kush esht ai?? vet e nise! tani di na e thush?


Postuar nga dylan datë 06 Korrik 2013 - 04:35:

Citim:
Po citoj ato që tha bruni22
Dylan hajde tani na trego pak kush esht ai?? vet e nise! tani di na e thush?



nje jet te ter ta gjej kush ehste bruni dhe ja gjithe ne pikepytje ,kshu ne shpirt gjithcka fytyrat gjithe ne kerkim me shpresen te na kfjellohet truni mendja zemra nje dit ,te gjejme qetsi po mendoja ja ne ket pushim qe mezie pres ( cike veshtire ta kuptosh si pergjigje po dhe vet ceshtja shume ekomplikuar)


Postuar nga shelgu datë 06 Korrik 2013 - 04:53:

dylan mos rre kot. Sorrry po une nuk te besoj.


Postuar nga dylan datë 06 Korrik 2013 - 06:19:

Citim:
Po citoj ato që tha shelgu
dylan mos rre kot. Sorrry po une nuk te besoj.



cfare nuk beson shelgu ta shpjegoj une nje per nje cdo gje ty


Postuar nga shelgu datë 06 Korrik 2013 - 22:02:

Citim:
Po citoj ato që tha dylan



cfare nuk beson shelgu ta shpjegoj une nje per nje cdo gje ty



Nuk besoj qe te mos kesh bere gje psh


Postuar nga AngelDevil datë 06 Korrik 2013 - 23:36:

Re: Pushimet e Veres

Citim:
Po citoj ato që tha SmoKer
Pushimet e kesaj vere i kam prap ne fund te gushtit ... fatkeqsisht



pothuajse te gjith vendet ne Shqiperi



Nqse kerkon me i kalu ne Shqiperi vetem Dhermiu ja vlen. Fundjava preferohet me kalu nga deti Jon kurse pushimet 8-10-15 ditore ja vlen me shku jashte.

Vete shqiptaret (nje pjese e tyre) preferojne Spanjen Qipro Turqi ishujt greke per te kalu pushimet pasi dhe cmimet jane njesoj sa do shpenzosh ne Shqiperi pak a shume.


Postuar nga dylan datë 07 Korrik 2013 - 00:49:

Citim:
Po citoj ato që tha shelgu


Nuk besoj qe te mos kesh bere gje psh




ca te kem ba psh shelgu smund bej asgje ky ehste problemi

njeri me ka premtuar qe do i kaloj kto pushime vere me mua ,imagjino them si mos te jet e mundur te jet e gjitha nje fjlae si do e kaloj ket situate ,vertet e veshtir skam deshir as ta imagjinoj ,jetoj me shpres si i thon fjales


Postuar nga shelgu datë 08 Korrik 2013 - 03:57:

Citim:
Po citoj ato që tha dylan



ca te kem ba psh shelgu smund bej asgje ky ehste problemi

njeri me ka premtuar qe do i kaloj kto pushime vere me mua ,imagjino them si mos te jet e mundur te jet e gjitha nje fjlae si do e kaloj ket situate ,vertet e veshtir skam deshir as ta imagjinoj ,jetoj me shpres si i thon fjales


Ja pra.
Pushime te mbara.
Po ku kshu?


Postuar nga cecilia datë 17 Korrik 2013 - 10:10:

1 muaj ne Greqi. Deti fantastik, bukuri natyrore...mrekulli


Postuar nga dylan datë 18 Korrik 2013 - 04:48:

Citim:
Po citoj ato që tha cecilia
1 muaj ne Greqi. Deti fantastik, bukuri natyrore...mrekulli



pershendteje ceci ku je ti shpirti si ke qen nga ke humbur


Postuar nga cecilia datë 18 Korrik 2013 - 16:35:

Citim:
Po citoj ato që tha dylan



pershendteje ceci ku je ti shpirti si ke qen nga ke humbur




Une mire jam dylan, me pushime. Jam nxire jam ber e zeze mbas kaq vitesh hera e pare qe shkoj ne plazh perdite perdite..te perqafoj e dashur per fjalet e embla, gjithashtu edhe Lorin klm kudo qe te ndodheni!


Postuar nga SmoKer datë 18 Korrik 2013 - 18:27:

Re: Re: Pushimet e Veres

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil


Nqse kerkon me i kalu ne Shqiperi vetem Dhermiu ja vlen. Fundjava preferohet me kalu nga deti Jon kurse pushimet 8-10-15 ditore ja vlen me shku jashte.

Vete shqiptaret (nje pjese e tyre) preferojne Spanjen Qipro Turqi ishujt greke per te kalu pushimet pasi dhe cmimet jane njesoj sa do shpenzosh ne Shqiperi pak a shume.




AD , Dhermiu dhe Ksamili keto dy jane opsionet e kesaj vere per mua besoj ne Vlore isha vjet dhe nuk ishte keq por Ksamili po me terheq me shume kete here edhe nga fakti qe Dhermiu me duket me i zhurmshem sesa Ksamili.


Postuar nga shelgu datë 18 Korrik 2013 - 19:29:

Kam veshtiresi te shkoj ne Karaibet. Fukarallek i madh perreth dhe me vret syte.


Postuar nga dylan datë 19 Korrik 2013 - 02:33:

Citim:
Po citoj ato që tha cecilia



Une mire jam dylan, me pushime. Jam nxire jam ber e zeze mbas kaq vitesh hera e pare qe shkoj ne plazh perdite perdite..te perqafoj e dashur per fjalet e embla, gjithashtu edhe Lorin klm kudo qe te ndodheni!




ku ashtu ku je tu ba plazh ,a po na ban nje vend dhe ne te vim nxihna pak dhe na


Postuar nga AngelDevil datë 19 Korrik 2013 - 03:57:

Re: Re: Re: Pushimet e Veres

Citim:
Po citoj ato që tha SmoKer



AD , Dhermiu dhe Ksamili keto dy jane opsionet e kesaj vere per mua besoj ne Vlore isha vjet dhe nuk ishte keq por Ksamili po me terheq me shume kete here edhe nga fakti qe Dhermiu me duket me i zhurmshem sesa Ksamili.


Plazhet e Ksamilit jane si Bora Bora vetem se per gje tjeter se ke,ske as jete note dhe katunari hesapi. Dhermiu eshte me shume per te rinjte mban dhe ere qyteterimi por shume abuzues me cmimet.
nese shko ne Ksamil pervec ishujve dhe pasqyrave mos harro me shku ke Pema e Thate pyet vendasit.

Dhe une knej nga jugu jam ket muaj gushti maldive e kam prenotu qe ne mars.

Pushime te mbara Smoker!


Postuar nga kurt datë 22 Korrik 2013 - 13:35:

Sa u ktheva nga kalifornia, Asnje dite nuk vajta ne plazh, edhe pse motra banon afer plazhit.
Motra dhe nipin qe eshte bere me I gjate se une i cova ne aeroport per ne shqiperi dhe tani po pij pak scotch ne nje bar afer baneses.
Jam bere shume i kep, i humbur, cold. Mbesa qe ka lindur exaktsisht diten qe une kam ikur nga shqiperia martohet edhe tre dite atje ne shqiperi. Une svajta.

Se per "pushime", vetem tek shpella ime ndjehem
Rehat.


Postuar nga shelgu datë 22 Korrik 2013 - 21:32:

Dylen do vish te shkojme bashke ne karaibet?
E gjejme nje ishull diku andej


Postuar nga Piktor datë 04 Gusht 2013 - 02:52:

Javen tjeter. Ne Shqiperi si zakonisht e plazhin ne Tale.


Postuar nga Morfine datë 10 Gusht 2013 - 01:35:

Ne fund te gushtit nje jave ne Tirane, ne fund te shtatorit 3 jave ne Malezie... Nese vij gjalle, do ju ve ndonje foto.


Postuar nga robert datë 02 Nëntor 2013 - 21:21:

E kisha kerkuar kete rubrike sa isha akoma i nxehte pas ardhjes nga Albania, por s'e gjeta. M.gj.th., edhe tani pasi jam ftohur, desha ti hedh nja dy pershtypje, meqe une une shkoj nje here ne disa vjet atje dhe keshtu e shoh ndryshimin me mire. Po ashtu dhe per te njejten arsye, me pyeti dhe nje kushuri mbi kete.
Keshtu, ndryshimi qe pashe une ne fund qershori-fillim korriku (3 jave) 2013, me para 4 vjetesh, ishte qe njerzit ishin me te pergjumur dhe me te padisplinuar me orarin e punes. Kur them orarin e punes, kam parasysh zyrat dhe institucionet e ndryshme, duke perfshire edhe shkollat, (e biles edhe dyqanet benin numra dhe as kishin orar). Nuk gjeje dhe kapje njeri ne orar te punes. Te thoshin se mund te prisje dhe ca, ose te shihje tek klubi matane. Mirpo, pas nje ore apo nje tentative tjeter takimi, kuptoje se ishe nje udhetar ne shkretetir.
Mu duk se edhe deti sikur kish rene ne nje pergjumje, aq me teper qe ishte cngjyrosur pak, jo aq sa njerzit, por sidoqofte...


Postuar nga kotka datë 06 Nëntor 2013 - 16:56:

Aruba eshte vend carraib ku nuk sheh varferi


Postuar nga lorie datë 07 Nëntor 2013 - 08:46:


Postuar nga moonlight datë 31 Maj 2014 - 14:53:

Nuk e kam idene...qefi ma ka te ik ne ndonje vend ku s'kam qene ndonjehere.


Postuar nga Fajtori datë 01 Qershor 2014 - 05:14:

Vetem mos me ardhte, po vetem mos me ardhte dita pushimeve

Dmth te behemi per pushime, se ku psoniset kollaj.


Postuar nga cecilia datë 01 Qershor 2014 - 15:30:

Si ky vit sdo me vij ndonjehere isha ne Shqiperi 12 dite, ne fund te javes jam ne Londer per nje week end te gjate (ka qene nje nder endrrat e mija te parealizuara Londra) ne vere jam ne Greqi per tre jave. Brenda vitit kam thyer rekord Rrofte partia e punes!


Postuar nga Fajtori datë 03 Qershor 2014 - 08:28:

Partia e punes se qefit?


Postuar nga cecilia datë 04 Qershor 2014 - 02:25:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Partia e punes se qefit?


Jo mo faje nje parti e re, sapo eshte krijuar


Postuar nga Piktor datë 08 Qershor 2014 - 01:43:

Nuk parashikoj ndonje vere ndryshe, keshtuqe edhe pushimet do jene rutine e zakoneshme.
Takim me miqte, birre pa fund dhe te pakten 1 jave ne plazhin e preferuar ne Tale.
Ah po dhe kafet pa fund, kush fejohet, martohet, ka lindur apo vdekur.

Ndoshta kam kohe me pi nje kafe ne Durrs me Glaukus.


Postuar nga cecilia datë 08 Qershor 2014 - 09:36:

ju pershendes forumi
se dija qe Londra kishte nje mbipopullsi te papame dhe qe qenka nje qytet gjigand. me cmenden ndertesat e medhaja, pune paska me shumice hajde hajde.. se njohin krizen keta re populli


Postuar nga cecilia datë 08 Qershor 2014 - 09:40:

dje pata shancin te shoh ardhjen e mbreteresesh nga Franca


Postuar nga cecilia datë 08 Qershor 2014 - 09:41:

dje pata shancin te shoh live ardhjen e mbreteresesh nga Franca


Postuar nga cecilia datë 10 Qershor 2014 - 15:00:

ore se kuptoj pse dalin kaq te medhaja keto fotot kur i vendos nga iphoni? faje nje pergjigje please


Postuar nga cecilia datë 10 Qershor 2014 - 15:02:

jam diku aty poshte


Postuar nga lorie datë 12 Qershor 2014 - 05:57:

na i vrave syte me keto fotot e medha ,bohhh c'paske qene.



Une nje jave te Korrikut do jem ne Alabama , mezi presssssssss.


Postuar nga cecilia datë 12 Qershor 2014 - 11:49:

Lorushe se di pse me dalin aq te medha kur i vendos direkt nga teli. ato me moren edhe mua mend e kokes qe i vura jo me juve

te perqafoj dhe pushime te mbara te kesh :*


Postuar nga Fajtori datë 16 Qershor 2014 - 01:27:

Cecilia, sepse jane high resolution, sic i ben telefoni. Forumet dhe blogjet e reja kane sistem qe i reformaton vete. Po ky eshte versioni 12 vjet perpara dhe s'kam pas nge te ndertoj noi menyre me zgjidh kte problem. Shif mos ka telefoni ndonje opsion qe ta zvogeloje automatikisht kur e hedh ne forum.


Postuar nga Morfine datë 02 Korrik 2014 - 01:16:

Citim:
Po citoj ato që tha cecilia
jam diku aty poshte
.



Postuar nga Morfine datë 02 Korrik 2014 - 01:17:

Ah pushimet e veres. Un sapo i kalova 2 jave te mrekullueshme e te paharueshme per nje kohe te gjate. Kam edhe te tjera ne gusht shpresoj te jene po kaq te mrekullueshme.

Ps un as qe e kam mundesine te ve foto nga telefoni. Se jane sh te medhaja.


Postuar nga raid datë 02 Korrik 2014 - 03:48:

O zot o zot sa mire. Te gjithe duke bere qef.
Kur do me vije dita edhe mua te bej pushime te paharrueshme!


Postuar nga Morfine datë 03 Korrik 2014 - 21:36:

Citim:
Po citoj ato që tha raid
O zot o zot sa mire. Te gjithe duke bere qef.
Kur do me vije dita edhe mua te bej pushime te paharrueshme!

.


Do te vij edhe ty me shpejt se c'e mendon ndoshta.


Postuar nga AngelDevil datë 05 Korrik 2014 - 20:47:

Lool


  Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 78 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.