Forumi Horizont Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 80 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Partite dhe Elita Politike (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=195)
-- Sali Berisha, patriot, tradhetar apo...? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7493)


Postuar nga marsholi datë 30 Dhjetor 2004 - 22:12:

Berisha, ky qorr i politikes.

Berisha, beresi i paralelizmave.
Shqiperia eshte si armenia,
Shqiperia eshte si ukrahina.
Shqiperia eshte si ky e si kjo.
Edhe sa dite i kane mbetur ketij njeriu qe ndyje popullin dhe opinionin publik shqiptar.
Kush eshte fajtori kryesor i vjedhjeve masive te votes popullore kur ai ishte ne pushtet ne vitin 1996.
Ky njeri eshte per te qeshur dhe per te qare.
Nuk di kur do vije dita qe ti harrojme emrin, sepse me emrin e tij e kemi terc.


Postuar nga IQVLORA datë 30 Dhjetor 2004 - 23:07:

Kur do te qerohen komunistet nga jeta e shqiptareve?

Mendoj se ne jemi me keq edhe se Ukraina,Armenia pra jemi te barabarte me disa vende te Afrikes.Me politiken 50 vjecare te superidjoteve komunist dhe tani te fatosave dhe pionereve te enverit,te cilet me politiken e tyre te felliqur i jane bere Europes nje barre e rende ne qefe.Europa dhe Amerika ju thone se ne vendin tuaj lulezon korrupsioni,krimi i organizuar,trafiku i qenieve njerezore, i droges dhe i armeve,kur negociatat me EU kane deshtuar disa here qeveritaret bandite as qe duan t'ja dine duke mashtruar kushedi per te sajten here boten dhe popullin e tyre.Bota demokratike e di se ata ,pra nanua dhe qeveria e tij jane plehra qe populli duhet t'i qeroj njehere e mire nga pushteti dhe ashtu sic ju ka thene ish shoku i tyre Meta ata do te japin llogari para gjyqit per ato te<<mira>> te medha qe i sollen popullit ne keto tete vjet.Varferi e skamje per ata qe iu dhane voten dhe pasuri perrallore per vehten e tyre.Disa vite me pare nuk kishte mbi 800 lypes ne rruget e Tiranes sa ka sot.Pse?Besoj se fajin e ka Berisha edhe per keto dukuri,i cili ka 8 vjet ne opozite.1996 ta iku por cfore do te thoni per votimet nen socialisto komunistet?Vertet ashtu ndodhi ne '96 por ne vend qe te nxirreshin mesime u be e njejta gje,sa bota i ka investiguar zgjedhjet tona dhe tani ua ka vene kusht :O zgjedgje te lira ose Europe nuk ka!Edhe ata me te gjitha menyrat po e pengojne reformen zgjedhore duke menduar te vjedhin vota me mashtrim.Une mendoj se kur do te vije dita qe mos t'ju degjojme me emrin te gjitheve,por ne radhe te pare pinjolleve te atyre qe jane shkaktaret e fatkeqesise sone kombetare,te atyre qe mbajne portretin e enverit ne shtepi dhe na flasin per demokracine.Ata nuk kane ndryshuar nga etrit e tyre sepse dihet kucedra e madhe lind nje kuceder te vogel.Ky eshte viti ku vendi jone do te eci perpare ose do te kthehet mbrapa.Te presim.


Postuar nga Cx55 datë 30 Dhjetor 2004 - 23:12:

Talking Re: Berisha, ky qorr i politikes.

Citim:
Po citoj ato që tha marsholi
Berisha, beresi i paralelizmave.
Shqiperia eshte si armenia,
Shqiperia eshte si ukrahina.
Shqiperia eshte si ky e si kjo.
Edhe sa dite i kane mbetur ketij njeriu qe ndyje popullin dhe opinionin publik shqiptar.
Kush eshte fajtori kryesor i vjedhjeve masive te votes popullore kur ai ishte ne pushtet ne vitin 1996.
Ky njeri eshte per te qeshur dhe per te qare.
Nuk di kur do vije dita qe ti harrojme emrin, sepse me emrin e tij e kemi terc.

looooooool ti mire e ke po kush eshte ai bir none i paster ne shqiperi qe perveç fjalve ketu atje do bej pune !!!!!!!
Shqiptari nga qe nuk ka pasur kurre ska per tu berr i mire per te tjeret dmth gjith jeten do vjedhi si sala tosi etj ........etj ksaj pune i thone v/k lale po thuj do zoti po na merr na nji i huj se sa per kta qe kena jane per tja shpuar marmiten hahahahahahahahahahahahahahaha :p


Postuar nga Cx55 datë 30 Dhjetor 2004 - 23:22:

Angry per iqvlora!!!!!!!!

Loool po te pys dicka po pse amerika apo vendet e tjera skane trafik armesh droge prostitucioni njerzish???????????? ajde mer plak ajde se skan dhe ato pak po heccccccccccc ti thuj pse spo bejn per popullin e shkret keta tanet se i kane mbush makazinat me dollare&flori po kane harruar se nje dite vetem 2metra me 90cm dhe nje qefin ose kostum me vete do morrin ???????????Dhe diçka amerika po vret me mijra vet per lek mor looooool per ate nafte(per interesa personale te kongresmenave amerikon) shikoje içik mire historin plako se ska ven ne ket bote te mos bej kontraband per te gjitha se eshte leku me i modh qe egziston qe mund te futet ne menyre gjigande brenda nje vendi


Postuar nga varka datë 31 Dhjetor 2004 - 21:12:

o marsholi o pionieri i enverit pse sme thua kush eshte ne pushtet keto 8 vitet e fundit. pse duhet te fajesoni berishen kur ky i fundit ka qene ne opozite per 8 vjet dmth me pak fjale qe ta kuptoni ju ishkomunistet berisha ka pasur vetem celesat e kashtes.


Postuar nga myzeqari datë 31 Dhjetor 2004 - 21:39:

Citim:
Po citoj ato që tha varka
o marsholi o pionieri i enverit pse sme thua kush eshte ne pushtet keto 8 vitet e fundit. pse duhet te fajesoni berishen kur ky i fundit ka qene ne opozite per 8 vjet dmth me pak fjale qe ta kuptoni ju ishkomunistet berisha ka pasur vetem celesat e kashtes.




mua sme ke as per nje ane e as per anen tjeter ,por ne qofte se keta te tjeret ish komunistat kane qene dhe jane hajdut me shkolle , ketij tjetrit si them as gom... se e ngre lart shume


Postuar nga marsholi datë 03 Janar 2005 - 22:24:

Per varken e vjeter.
Une e hapa per berishen kete teme sepse po thuhet se ai do behet kryeminister, etj.
Nese behet ai dicka e tille, me mire te na marre dreci.
Ai eshte me i paafte se nano. Megjithese te dy jane me prejardhje komuniste dhe une nuk i mbeshtes, berisha eshte me i keq dhe tercli.
U harrofshin sa me pare emrat e tyre, ndersa atyre individeve qi i mbeshtesin njerin apo tjetrin, ta dine shume mire se jane te humbur dhe do ishte me mire te marrin drejtim tjeter.


Postuar nga positive datë 17 Shkurt 2005 - 14:58:

Sali Berisha, patriot, tradhetar apo...?

Fjalet me pozitive qe thone per Berishen kane qene:
"Doktor i mire"
"Nacionalist"
"I drejte"
"Nuk korruptohet kollaj"

A thua qe keto "virtute" (te patestuara ndonjehere) te jene mjaftueshem per ti besuar ketij politikani ate post te rendesishem qe ai pretendon?

A e keni vene ndonjehere ne kandar "te mirat" apo "te keqiat" qe prodhoi Doktori?

A nuk ju duket se egoizmi i tije ka mbajtur peng Shqiperine?

Si ka qene administrata e Sales?

Si ka qene Diplomacia e tije?

Pse iu larguan te gjithe mbeshtetesit e perendimit?

Cfare ka bere per Shqiperine?

A ja vlen te rrezikosh perseri per ate?

Patriot apo ......?!


Postuar nga Annika datë 27 Shkurt 2005 - 04:13:

Patriot Berisha????? As edhe një gram.

Berisha vetëm patriot nuk mund të jetë.
Si mundet një njeri që e dogji vëndin e tij, që sa herë që Shqipëria bën hap para ai vjell vrer dhe do të nxijë gjithshka?
Si qënka mjek i mirë kur "humanizmi" i tij i devotshëm në kohën e socializmit, (kuptohet se vdiste për karierë, gjë që e vërtetoi demikracia) u kthye në kriminalitet në kohën që ju dha mundësia për pushtet?
Unë dhe asnjë shqiptar i vërtetë patriot nuk mund ta pranojmë që Berisha është patriot. Pse?
Shqipërisë ja futi sa krahu. Ndoshta kështu i kishte porositë. E nxjer këtë përfundim me mëndje të ftohtë. U shkatërrua cdo gjë me parullën se qe komuniste, të gjithë njerzit ngelën pa punë, mbolli korrupsionin në atë farë feje sa edhe 50 vjet nuk shqitet dot. Ata që shinë deri në '97 kanë dalë në perendim e mburren me thagmat e tyre në pushtet kur ishin ose vetëm pse kishin testër të PD-së. Një grua tregonte se si merrte 5 asistenca kur ishte Sala në pushtet e mezi pret që të vijë përsëri.
Na futi në armiqësi me shqiptarët e Kosovës. Vetëm nxiti grindje, sharje që në vitet e socializmit as parë e as dëgjuar i kishim. Në asnjë shkrim shqip të viteve të socializmit nuk zihej në gojë ndonjë patriot ose shkrimtar kosovar për keq, përkundrazi ne vlerësonim burrërinë e tyre dhe vetëm tipare pozitive njihnim. Por u desh Sala që me dy orë program që jepte sateliti në kohën e tij të shfaqej vetëm program nga Kosova dhe lajme ku të gjitha minutat i shfrytëzonte vetë. Po ku janë shqiptarët në tokën mëmë -pyesnim ne të detyruar të linim vëndin se na hoqi nga puna për reformë, ku u zhdukën? Kur Qosja e kritikoi s'la gjë pa thënë për të.
Atëhere filloi hendeku të hapej e hapej.
Pa le jugun me veriun, desh na futi në luftë e prapë donte të ishte president, prapë do të jetë kryeministër?
Shqiptarët duhet të mendohen mirë kur të hedhin votën këtë vit.
Gjithshka mund të jetë por jo patriot, të duash vëndin tënd do të thotë të punosh për të mirën e tij e jo për shkatërrimin e tij.
Sala e shkatërroi Shqipërinë, coi në varr para kohe breza që e ngritën me djersë autoritetin e Shqipërisë së vogël, por dhe atij do ti vijë dita që të heshtë, nuk do shkojë një popull në varrim, populli kujton më tepër të këqia se të mira nga ai.
Ky është mendimi im.
Pershëndetje për temën e hapur.


Postuar nga spartacus datë 27 Shkurt 2005 - 16:49:

bravo anika

pajtohem plotesisht me arsyetimin tend ,dhe nuk shoh se si mundet te te kundershtoje dikush , sepse faktet flasin vete,shkaterimi i shqiperise filloi me ngritjen e Berishes.


Postuar nga myzeqari datë 27 Shkurt 2005 - 17:19:

Re: bravo anika

Citim:
Po citoj ato që tha spartacus
shkaterimi i shqiperise filloi me ngritjen e Berishes.


Shqiperia ka qene e shkatruar , thjesht ky ha*** nga budallalleku (aq di aq ben) ndihemoi te shkatrohej me shume.
Une keshtu i kuptoj gjerat kaq.


Postuar nga trojani datë 27 Shkurt 2005 - 21:02:

Edhe une 100% dakort ma Anikken. Nuk kam se c`ti shtoj mendimit te saj.


Postuar nga i_pafajshem datë 28 Shkurt 2005 - 02:46:

Po mire, kur Sali berisha bente te gjitha keto te keqija, populli dhe opozita ku ishin? Ku ishin ata te nderuar opozitare nderkohe qe dikush po i vinte shkelmin shtetit dhe popullit te Shqiperise?
Mos ndoshta prisnin radhen dhe momentin e duhur per te marre pushtetin?
Perse e dogji vendin Sali Berisha kur ishin te tjeret ata qe me thirrjet "o djem remmbeni armet, ja vdekje ja liri" , hidhnin ne lufte vellavrasese shqiptaret ndermjet tyre?
Perse e dogji dhe e shkaterroi Sali Berisha kur Partia Demokratike nuk ishte e perbere vetem nga Sali Berisha por dhe nga qindra e mijra kuadro e anetare te tjere te thjeshte?
Ku ishin te tjeret?
Ku ishin shqiptaret kur dikush "armik e gjakatar" si puna e Sali Berishes filloi te shkaterronte vendin?
Perse nuk i japim "denimin" qe meriton tashme qe kemi nje shtet te fuqishem e qe na degjohet zeri ne te gjithe boten?
Kush e hodhi Jugun dhe Veriun ne lufte vellavrasese?
Ku i keni faktet qe leshoni akuza nga me te rendat, pa menduar aspak se ç'fare leshoni nga goja?
Perse nuk i denonconi kete hajdute e mashtrues qe na kane pire gjakun ne ate kohe dhe ne kete kohe?
Perse nuk denonconi ata gjenerale dhe oficere madhore qe lane ushtrine, shtetin dhe popullin ne meshire te fatit?
Perse i lejuat vellezerit dhe motrat, baballaret dhe fqinjet tuaj te shkaterrojne shtetin deri ne ate pike?
Perse akoma nuk keni guxim te denonconi ata qe duhet, por keni guxim te leshoni "xhevahire" pa dashur te dini se ç'fare shkaktoni me to?

Eshte e lehte te thoni "urime per temen", e lehte te flisni pa baza, por kur eshte puna per te bere diçka ne te mire te vendit , terhiqni bishtin zvarre.

Nuk e ka fajin Sali Berisha te nderuar, e kemi faji NE.
E kemi fajin ne qe akoma nuk jemi ne gjendje te bejme te pakten nje presion sado te vogel mbi politikanet tane, kur nuk jemi ne gjendje te kerkojme llogari per kohen e humbur kot, kur nuk jemi ne gjendje te shohim se kush punon ne te miren tone e kush jo, kur nuk jemi ne gjendje te leme pas kurrizit militantizmat partiake por te shohim interesat tona te perbashketa.

Dikush te shaje Fatos Nanon, dikush Sali Berishen e punet i kemi ne vije.


Postuar nga caio datë 28 Shkurt 2005 - 03:02:

Berisha? Thjesht hyri ne nje loje pa ditur te luante!


Postuar nga Perendia datë 28 Shkurt 2005 - 03:33:

Citim:
Po citoj ato që tha Annika
E nxjer këtë përfundim me mëndje të ftohtë. U shkatërrua cdo gjë me parullën se qe komuniste, të gjithë njerzit ngelën pa punë, mbolli korrupsionin në atë farë feje sa edhe 50 vjet nuk shqitet dot. Ata që shinë deri në '97 kanë dalë në perendim e mburren me thagmat e tyre në pushtet kur ishin ose vetëm pse kishin testër të PD-së.

Për të nxjerrë përfundime me mendje të ftohtë, ke menduar ndo1 herë që 1 njeri i vetëm s'i bën dot gjithë ato po i vunë fre (gjë që s'e bëri njeri), apo po s'e ndoqi populli? Shqipëria në '92 kishte mbi 90% të popullsisë që s'njihte regjim tjetër veç atij të Enverit, d.m.th. ishte njeriu i ri, i krijuar nga komunizmi (Enveri), ai që po ndiqte këtë "shkatërrues të komunizmit". Pse arriti njeriu i ri të shkatërronte vendin e të korruptohej aq kollaj, duke qenë se ishte fort i skalitur?
Ka plot që kanë qenë në pushtet deri në '97 e as kanë vjedhur ose "shirë" e as mburren.
Citim:
Po citoj ato që tha Annika
Pa le jugun me veriun, desh na futi në luftë

Cila luftë Jug-Veri? As pati të tillë luftë!
Jam vlonjat, dhe në Vlorë s'erdhën veriorët për të na vrarë. Ishim vetë vlonjatët që vrisnim njeri-tjetrin (mendoj se e njëjta gjë ndodhi edhe në qytetet e tjera) dhe që, për mendimin tim, filluam t'i vëmë zjarrin Shqipërisë. Emërtimin "luftë Jug-Veri" ja vunë "dashamirësit e Shqipërisë" dhe e përkrahnin fatkeqësisht edhe disa "shqiptarë" për interesat e tyre. Dhe patën aq sukses, sa ende përmendet si e tillë nga shumë shqiptarë, që (për mendimin tim) e bëjnë për t'u "fshehur" nga e vërteta dhe nga ndërgjegja e tyre.
Duket se e njohin mirë psikozën e shqiptarëve.
Citim:
Po citoj ato që tha Annika
Na futi në armiqësi me shqiptarët e Kosovës. Vetëm nxiti grindje, sharje që në vitet e socializmit as parë e as dëgjuar i kishim. Në asnjë shkrim shqip të viteve të socializmit nuk zihej në gojë ndonjë patriot ose shkrimtar kosovar për keq, përkundrazi ne vlerësonim burrërinë e tyre dhe vetëm tipare pozitive njihnim. Por u desh Sala që me dy orë program që jepte sateliti në kohën e tij të shfaqej vetëm program nga Kosova

Kjo më sipër më duket thjesht pretekst. Mbase në kohën e socializmit s'ke lexuar ndo1 shkrim të zinte në gojë për keq patriotët ose shkrimtarët e Kosovës, por, me ta, socializmi shqiptar vepronte ndryshe. Si ka mundësi që me qindra shqiptarë kosove, vetëm se kërkonin strehim në Shqipëri për të shpëtuar kokën nga politika anti-shqiptare serbe dhe për atdhetarizmin e tyre, përfunduan burgjeve të socializmit shqiptar? Dhe si për ironi të fatit trajtoheshin si armiq të popullit.
Dhe pse mendon se "ato 2 orë të programit satelitor që jepnin vetëm program nga Kosova", na (të) paskan futur në armiqësi me shqiptarët e Kosovës?
Më duken pretekste mediokre dhe cinike (pa keqkuptime).
Citim:
Po citoj ato që tha Annika
breza që e ngritën me djersë autoritetin e Shqipërisë së vogël

1 pyetje kurioze: Për cilin autoritet e ke fjalën? Autoritet në rang botëror apo qoftë edhe ballkanik? Serbët e grekët bënin ç'të donin me shqiptarët dhe Shqipërinë s'e pyeste njeri. Apo beson përrallat që kur Enveri ngrinte gishtin, superfuqitë (dhe shtetet e tjera) ulnin veshët?


Postuar nga spartacus datë 28 Shkurt 2005 - 16:27:

perendia

si the ti ?ka plot qe kane qene ne pushtet deri ne vitin 97 dhe as kane vjedhur ose shire dhe as mburren?po kush e beson kete?asnje shqipetar nuk e beson , per arsye se pa perjashtim te gjith ata qe kan qene ne pushtet para 97-s kane qene gangstera ,biles mund te perdor nje fjalor tjeter ketu ( nje nga ato fjalet e bukura qe na solli Saliu per te pershkruar trimat e pacivilizuar te tij, besoj se e di se kush eshte).Edyta , po anashkaloni fjalet e anikes , ajo nuk ka bere avokatin e komunizmit ketu,thjeshte te ka shpjeguar injorancen e BANDAVE SALINISTE,dhe faktin e pakundershtueshem qe ata e shkateruan shqiperine .

tjetra , anika nuk ka thene qe pati lufte jug-veri , por ajo qe ka thene anika eshte qe saliu desh na futi ne lufte , sepse kur erdhi koha qe te jepte doreheqjen,zhfrytezoi deri ne kulem injorancen e elektoratit te vet,por fatmiresisht nuk ja arriti dot qellimit.

Ka te drejte anika per ceshtjen e kosoves , as nuk kishim pare dhe as nuk kishim degjuar fjalor te tille ,jo vetem per kosoven ,por per gjith shqipetaret , fjalori i degjeneruar erdhi vetem mbas socializmit , dhe kjo nuk ndodhi si merite e socializmit ,por si merite e salinizmit.Nuk kishte si ti lejonte kosovaret tirana zyrtare sepse perndryshe do te kishim emigrim masiv te kosovareve ne shqiperi ,dhe emigrim masiv te serbeve ne kosove.
MOS E HARRO kurre qe ishte (ZERI I POPULLIT) i pari qe parashikoi shkaterimin e jugosllavise dhe humbjet e njepasnjeshme te serbise , qe ne vitin 1981 mbas demostratave te studenteve kosovare.Jo se meriton ndonje respekt te vecante per kete gje ,por beri detyren.

Sa per autoritet e kemi fjalen per ate autoritetin e shqiperise , Dhe enveri nuk ishte president i shqipetareve ,por i republikes te shqiperise dhe per here te pare qe nga koha e skenderbeut ( biles as atehere jo) ne shqiperi te pavarur ,shqipetaret ishin vet zot , vet shkop.


Postuar nga Perendia datë 28 Shkurt 2005 - 21:14:

Kur dikush mbron dikë e bën për arsye ekonomike (në shumicën e rasteve përfitime) ose sepse ndihet i cënuar dhe do të mbrojë vehten (idetë e veta).
Unë s'mbrojta Saliun (në këtë rast objekti i temës), thjesht doja të hidhja poshtë "mendimet e ftohta dhe të pakundërshtueshme (të annikës)". Kurse ti mundohesh ta mbrosh duke menduar se ajo ka thënë pikërisht atë që mendon ti dhe më kundërshton duke menduar se po mbroj Saliun. Lexoji edhe 1 herë mesazhet.

Citim:
Po citoj ato që tha spartacus
si the ti ?ka plot qe kane qene ne pushtet deri ne vitin 97 dhe as kane vjedhur ose shire dhe as mburren?po kush e beson kete?asnje shqipetar nuk e beson , per arsye se pa perjashtim te gjith ata qe kan qene ne pushtet para 97-s kane qene gangstera.Edyta , po anashkaloni fjalet e anikes , ajo nuk ka bere avokatin e komunizmit ketu,thjeshte te ka shpjeguar injorancen e BANDAVE SALINISTE,dhe faktin e pakundershtueshem qe ata e shkateruan shqiperine.

1- Me që mbështet absolutizimin që u bën annika pushtetarëve të para '97-ës, jepna fakte p.sh. që kryetari i Sh.I.K.-ut të Vlorës deri në '95-ën paska vjedhur, shirë, po mburret e paska qenë gangster!
2- Më trego pjesët e mesazhit të saj ku shpjegon injorancën e "bandave saliniste" dhe ku jep faktet që ata e shkatërruan Shqipërinë. Nuk besoj se ajo grua që ka përmendur na qënkërka 1 "bandë saliniste".
Thelbi i atij mesazhi është pikërisht mbrojtja ose ngritja e Enverit.
Citim:
Po citoj ato që tha spartacus
tjetra , anika nuk ka thene qe pati lufte jug-veri

Është munduar t'i japi '97-ës nuancat e "luftës Jug-Veri" dhe unë kundërshtova emërtimin. Për mendimin tim ky emërtim ndjell vetëm përçarje.
Citim:
Po citoj ato që tha spartacus
Ka te drejte anika per ceshtjen e kosoves

Pse paska të drejtë? Thotë: "na futën në armiqësi me shqiptarët e Kosovës" dhe e mbështet mendimin e saj me pretekste. Ti, që mundohesh ta mbrosh, e ndjen vehten në armiqësi me shqiptarët e Kosovës? N.q.s. jo, mos ndërhy në favor të saj; n.q.s. po, jep argumentat e tua!
Citim:
Po citoj ato që tha spartacus
Sa per autoritet e kemi fjalen per ate autoritetin e shqiperise , Dhe enveri nuk ishte president i shqipetareve ,por i republikes te shqiperise dhe per here te pare qe nga koha e skenderbeut ( biles as atehere jo) ne shqiperi te pavarur ,shqipetaret ishin vet zot , vet shkop.

Të njëjtën pyetje po të bëj:
Autoritet në rang botëror apo në rang ballkanik? Pse duhen përjashtuar shqiptarët jashtë Shqipërisë, kur të gjithë kanë luftuar për Shqipërinë dhe flamurin shqiptar? Autoriteti i brendshëm mbahej me shkop dhe shqiptarët s'ishin zotër (me përjashtim të Enverit).


Postuar nga Shtojzovalle datë 28 Shkurt 2005 - 22:03:

Sali Berisha........????


me shkojne ne nerva mimika dhe gjestet e tij "akrobatike"....


Postuar nga spartacus datë 02 Mars 2005 - 16:54:

berisha?

eshte fatkeqesia e kombit tone .ai eshte me keq se pushtimi ushtarak nga fashizmi.


Postuar nga Eneid datë 02 Mars 2005 - 22:33:

Degjo, per Berishen ja prononcuar nje sere psikologesh dhe thone qe ai vuan nga hipermania. Se c'dreqen eshte kjo un nuk e di, por qe te jete gje normale mua nuk ma merr mendja.

Prej ketij Berishe idioti ne hengrem 1997 e cila mund te ishte ndaluar dhjesht me nje doreheqje te parakoshme te BErishes. Por Namik Hoti (nese e mbani mend ish-kryetarin e Parsite Ekologjike) tha para ca vitesh qe: "Malesori kur i hup kalit, nuk ka burre nene ta zbrese me poshte!" -- Ne qeshem me kete qe tha NAmiku por qe ai paska pas te drejte.

Por Berisha sa idiot eshte edhe avantazh i Nanos. Sepse po te ishte Berisha nje Nano i dyte, do kishim me te vertete nje balanc ne politiken shqiptare.

I shkreti popull thuj qe nuk di nga ta mbaj sa anej sa knej!


Postuar nga Klodel datë 04 Mars 2005 - 03:49:

per mendimin tim ka ardhur koha qe te analizojme problemet dhe jo personat.

ka ikur koha e identifikimit te shtetit me nje person.

po bej dy paralelizma

gjate viteve 90-92 kur filloi e ashtuquajtura terapi e shokut u shkaterruan shkollat, fabrikat, uzinat, kombinatet, kanalet e ujerave, serat e shume pak gjera qe mezi i kishim ngritur nen pretekstin se duhet hedhur poshte gjithshka qe ka te beje me komunizmin. - pra permes shkaterrimit te ketyre qe permenda mesiper-" medemek" u shkaterrua komunizmi, komunizmi ishte i keq e oburra t'i veme kazmen pasurise publike.

kjo sepse populli sapo kishte dale nga nje diktature pengoi zhvillimin e konceptit te shtetit dhe identifikoi partine" byrone politike" me shtetin.

e njejta gje ne 97- nuk na pelqen Sali berisha, oburra t'i veme kazmen e te shkaterrojme vendin. kesaj here nuk u shkaterua vetem pasuria publike por u shkaterrua shteti. u dogjen bashkite u dogjen kadastrat, u hapen burgjet etj etj etj

ajo qe nuk kuptoj eshte pse duhet te humbim kohen energjite me analizen e profilit te politikaneve qe tashme pas 15 vjetesh jane bere teper bajate. pse nuk i shkoni problemit ne thelb?

pse ende vazhdoni te identifikoni nje person me shtetin?


Postuar nga positive datë 04 Mars 2005 - 14:05:

!

Sepse nuk i ka ikur koha.
Sepse politika Shiptare vazhdon te identifikohet me Nanon e Berishen.


Postuar nga Klodel datë 04 Mars 2005 - 18:30:

politika mund te identifikohet me nanon dhe berishen por as nano as berisha nuk jane shtet. shteti perbehet nga nje teresi institucionesh dhe jo nga dy individe.


Postuar nga positive datë 04 Mars 2005 - 20:50:

Kete e dime shume mire.....

Ndryshimi i opinioneve tona eshte se ti thua ate se si duhet te jete (ku une, parimisht jam dakort me ty), ndersa une them se si eshte.
Ti thua se:
"ka ardhur koha qe te analizojme problemet dhe jo personat",
dmth te diskutojme problemet qe na vijne nga te njejtit persona.
Nuk i bie me mire te diskutojme "personat" qe shpesh gabojne qe te mos kemi te njejtat probleme?
Fajin na e ka historia.
Gege, Toske, Balliste, Zogiste, partizan komuniste, feudal e kapitaliste dhe si rrjedhim sejcilit i bie te mbroje "paraardhesit" e vete dhe te sulmoje "kundershtaret" duke u nisur nga interesa te ngushta.
shembull
Ne nje teme tjeter qe une kam hapur per Ballistet ka nga ata qe nuk kane deshire ose rezervohet te shprehet nese ata jane tradhetare apo jo, pasi ata jane pjese e politikes shqiptare tashme. Ne nje teme tjeter qe une kam hapur per luften e dyte boterore, ka nga ata qe kundershtojne faktin qe ne dolem te fituar nga lufta vetem sepse kesaj llogjike, i bashkangjitet fakti qe edhe ballistet humben bashke me gjermanin, keshu qe ata jo vetem jane bashkepunetore dhe tradhetare po kane arsye qe te urrejne komunizmin pasi kane "inate" historike. Kjo nuk u vjen per shtat pasardhesve te "ballit" dhe perpiqen te mbrohen duke sulmuar. Keshtu vazhdojne te gjitha historite ne Shqiperi kur behet fjale per politiken, studjohet "biografia" e individit.
....dhe qe te futemi ne teme....
Ti si mendon per Berishen (jo vetm duke i pare biografine po edhe "mrekullirat")?


Postuar nga Klodel datë 04 Mars 2005 - 21:13:

ah edhe dicka nuk do shfryni pasionet tuaja politike ketu. nuk ka zgjidhe duke shfryre po ka zgjidhje duke folur per gjera te dobishme e jo per gjera te konsumuara gjate ketyre 15 viteve.

ju faleminderit


Postuar nga Klodel datë 04 Mars 2005 - 21:18:

positive duhet te kesh parasysh qe konsideratat duhen bere ne krahasim me kushtet ne te cilat u gjenden. dhe qe politika nuk mund te kete keto ndarje ne kohe sic i quan ti.

po ata feudale qe pranuan te konvertohen ne myslimane per te ruajtur privilegjet e tyre te pushtetit dhe per te patur mundesi per karriere kur gjate kohes se perandorise otomane si konsiderohen tradhetare? apo patriote?

per mendimin tim ketyre personave u duhen hequr te gjitha mundesite te bejne gabime dhe kete duhet te rrahim ne tashme rruget e zgjidhjes dhe jo te harxhojme energjite ne profilin e tyre, kur ky eshte mese i qarte. kjo sjell vetem percarje.

mendimi im per Berishen? Njeri i konsumuar politikisht qe nuk ka me cfare t'i ofroje politikes shqiptare.


Postuar nga tresh datë 04 Mars 2005 - 21:36:

Sali Berisha patriot tradhtar....????
Faje e gabime ne politike benje te gjithe e kane te gjithe dhe sigurisht qe do ti gjeni shume gabime,faje etj etj atij dhe cdo politikani tjeter shqiptar po ato jane me te pakta se sa i atribuohen dhe akuzohet si dhe me te pakta nga ato te politikane te tjere.
Ai nuk eshte e vetmja ''dele e zeze e politikes'' Shqiptare e smund te fajsohet as me shume as me pak se politikanet e tjere aktuale te majte te djathte apo te qendres.
Pike se pari Sali Berisha dhe cdo politikan tjeter i angazhuar ne politike tani dhe i gjithe brezi i tanishem i politikaneve Shqiptare eshte produk i Shqiperise komunsite-enveriste e asnje nuk del i lare nga ajo periudhe.
Te tjere politikane te sotem jane shume me te infektuar se Sali Berisha nga ajo mendesi ''komunsite-Enveriste'' e drejtimit te shtetit e te angazhimit ne politike.Jo vetem ai apo Nano per te gjithe potikanet tane kane nje mendesi te mykun ne drejtimin e shtetit e te barjes se politikes.
Fale asaj periudhe kena politikane qe i mungon esenca e politikes, ekzistences se tyne si politikane pse ne politikat e tyne s’ka Shqiperi.Ka politika individuale të cekta e jo vizione të ndritshme për të ardhmen po dritëshkrurta e jetohet sot për nesër ose me se shumti per zgjedhjet e radhes.
Në politikën e sotme janë angazhuar njerëz qe s’kanë të bajnë me politikën, që në politikë s’kanë hyre per te bere politikë por per te bere interesat e tyne e klaneve të tyre interesat personale e lokale.


Postuar nga marsholi datë 04 Mars 2005 - 23:08:

Ne banken e te akuzuarve, Berisha

Duhet dhene drejtesi ketij populli, per te kthyer besimin ne politike.

Kjo kryhet vetem kur te denohet Sali Berisha dhe ata qe i shkojne prapa,
per krimet e kyera prej tij ne vjedhjen e votes populllore ne '96,
dhe shkaterrimin dhe vdekjet e shqiptareve ne'97.
Akuze-
1-Shkaktim me vetedije i nje tragjedije kometare, si pasoje e veprimit te pa afte dhe te pakonsultuar per eleminimin e rrezikut te piramidave.
2- Vendosmeri deri ne vdekje per te mbajtur pushtetin e vjedhur nga zgjedhet e vitin 1996.

Per kete kerkoje denim deri ne 20 vjet burg.

Kush e heq kete tema ka per te bere aksident per vdekje me makine.
Parashikimi im eshte shume i vertete per ju, sepse jam duke kerkuar drejtesi per mbare popullin.

Faleminderit. per mirekuptimin


Postuar nga Klodel datë 04 Mars 2005 - 23:10:

mire po sikur jemi ne 2005

po per parlamentin e dushkut do cojme njeri para gjyqit?

marsholi po e tepron shume me keto temat. nese do perqendroji mendimet e tua ne nje teme. neve nuk jemi gjykate ketu as prokurori por jemi forum dhe pervecse te debatojme e diskutojme nuk kemi gje ne dore. prandaj te lutem kije kete parasysh.


Postuar nga positive datë 04 Mars 2005 - 23:13:

opo cfare po llafosni???!!!!

PERPARA LIGJIT ("DUHET") JEMI NJESOJE.

Tresh.
C`fare po thua?!!!!! Duhet ti falim politikanet edhe kur fajet e tyre ndikojne drejtperdrejt tek NE? Eshte nje cmenduri qe te diskutosh per falje kur askush nuk ka "qejf" pergjegjesirat. Ne menyre absolute politikanet po i rrine large pergjegjesive dhe kjo jo vetem i favorizone ata dhe u jep mundesin te abuzojne me fuqine qe u jep ligji dhe mbeshtja e militanteve, por, na ka demtuar dhe do te na demtoje Neve perderisa do harrojme dhe do falim KOT.
DENIM per cdo politikan qe abuzon, pasi ata jane te paret qe duhet te njohin ligjet. Mendoni se cfare mund te beje nje popull i thjeshte kur nje udheheqe apo lider nuk respekton ligjet?
Ju flisni per falje po nuk doni te falni, ju flisni per ligje po nuk doni ligje, ju flisni per demokraci po preferoni anarshine, kerkoni shtet po nuk respektoni shtetin. ooooooooooooooo
Cfare dreqin kerkoni????!!!!!!!!!!!
Ndoshta nuk jam une ne terezi sot qe nuk po arrije t`iu kuptoje.


Postuar nga tresh datë 04 Mars 2005 - 23:21:

Erdhen Uraganet-Classiket-Albanian e rinj te forumit
Anti-berishianet e rinj te vjeter,gjykatesit e prokuroret e popullit qe mendojne per te miren e popullit, e ne ''emer te popullit'' te denojne me 20 vjet heqje lirie,mundesisht te internojme edhe familiaret e tij te mbyllin gazetat e partine e berishes ne ''emer te popullit'', pse jane ''zeri i popullit'', dhe e kerkon populli e cdo gje behet ne ''emer te popullit'' qe te kete vlere.
Po qenka i rrezikshem ky berisha!!
Pse su be nje gje e tille qe nga 1997 e ketej mqs gurin dhe arren ne dore e kishte dhe e ka qeveria nxjerre nga populli po zgjohen ne emer te popullit sa here ka zgjedhje politike.??!!

Pse si lini me mire temat kot e qe rrahin ne te njejtin drejtim ketu e shume kohe.Anti-berishizem.Ka shume tema antiberishe ku mund te shprehni mendimin ne emer te popullit.
Te jesh anti-Berishe sdo te thote asgje...absolutisht asgje.....
Te jesh i majte i djathte apo i qendres apo republikan monarkist kjo po do te thote te mbash nje qendrim politik i cili i duhet Shqiperise....me shume se sa deklarat,sharjet,propoganda partiake akuzat pompoze ne temat e hapura.


Postuar nga tresh datë 04 Mars 2005 - 23:25:

Te jutem
CITO PJESEN KU KAM THENE FJALEN FALJE
une kam thene qe ka edhe dele te tjera te zeza te politikes dhe berisha nuk eshte i vetmi...


Postuar nga marsholi datë 04 Mars 2005 - 23:38:

Po a din se nuk zgjidhet asnje problem i madh i shqiperise, duke patur ne porte njerez qe mbjedhin vetem tensione si berisha, njerez qe shajne qe nga Vjena si berisha, qe premton rrena ne prag electoral.
Hiquni nga shpina e tij more te mjere.

Dite me te mira do vine, por se pari duhet dhene drejtesi dhe shprese ne politiken e te rinjve, si Nikolle Lesi, Edi Rama,Ilir Meta e te tjere.


Postuar nga tresh datë 04 Mars 2005 - 23:50:

LSI nuk mund te fitoje vota duke sulmuar Berishen.S'fitohen votat se kush shan me shume.
Elektorati i saj eshte majtas dhe mjafton te distancohet nga PS te beje politika te majta per popullin dhe sigurisht qe do te kete vota me shume se me nje anti-berishizem.


Postuar nga Perendia datë 05 Mars 2005 - 00:50:

Për spartacus, positive, marsholi, etj...

Po sqarohem edhe 1 herë para se të filloj mesazhin: as dua e as kam ndërmend të mbroj Saliun, por më duket sikur po na tregoni përralla me gogolin.
Kësaj që po bëni, me të gjitha "faktet" (dmth propagandën) që po sillni (po bëni), në Labëri i thonë "t'ja futësh si kau pelës" (të më falni për fjalorin e popullit shqiptar!).
Duke lexuar mesazhet tuaja duket sikur në Shqipëri, para ardhjes së Saliut në pushtet, kishte vetëm ëngjëj e yllka shembullore dhe në '92-shin u ça toka, doli Luciferi dhe, pasi u mishërua tek Sali Berisha, volli flakët e ferrit mbi parajsën shqiptare.
Dhe tregimi i përrallave të tilla ndo1 herë ka efekte të kundërta nga ai që doni të shkaktoni ju.
Folklori shqiptar është i pasur me përralla me gogol (për fëmijë), pse kërkoni t'i shtoni edhe 1 tjetër?

P.S. Nuk e di në ky mesazh është jashtë teme a jo, por ka kaq tema të hapura me të njëjtin qëllim saqë s'dija ku të shkruaja.


Postuar nga marsholi datë 05 Mars 2005 - 02:10:

Mos u tremb perendi se nuk ke dale jashte teme, por mesa duket, I FAJSHMI do te njerre jashte teme.
Kush me fajtor dhe i paditur se saliu, i cili e futi popullin ne lufte.

mos ia fut kot me ato prockollat e tua.


Postuar nga unforgiven datë 05 Mars 2005 - 02:21:

Rrofte Edi Rama!!
Rrofte Ilir Meta!!
Rrofte Nikoll Leshi!!

Dhe ne fund Rrofte Marshali!!! per frymen fantastike qe ka sjelle ne forum..

I mjeri ti popull qe s'po heq dore akoma nga emocionet dhe fryma e turmes..I shtypur, i varfer ..i persekutuar ke per te qene gjithmone.


Postuar nga Perendia datë 05 Mars 2005 - 02:22:

Citim:
Po citoj ato që tha marsholi
mos ia fut kot me ato prockollat e tua.

S'janë prockollat (ose broçkullat) e mia, por janë tuajat.


Postuar nga Admirali datë 05 Mars 2005 - 03:19:

Hmmm

Citim:
Po citoj ato që tha mona
Rrofte Edi Rama!!
Rrofte Ilir Meta!!
Rrofte Nikoll Leshi!!

Dhe ne fund Rrofte Marshali!!! per frymen fantastike qe ka sjelle ne forum..

I mjeri ti popull qe s'po heq dore akoma nga emocionet dhe fryma e turmes..I shtypur, i varfer ..i persekutuar ke per te qene gjithmone.





Rofsh ti mona qe na ndricove, pishtar i demokracise, fanar ndricues ne europe


mona, kur do e pime nje kafe ne, pa le ti leme keta "politikanejucet".


Postuar nga positive datë 05 Mars 2005 - 05:16:

zoti 3-sh

Kam qef te llafosem me ty se je nje bashkebisedues cilesor dhe ja vlen "barra qerane"
3-sh
Te jesh kunder Berishes me duket mjaft normale per nje shqiptare qe ka dy fije men . Une nuk arrije te kuptoje njerezit qe e duan, sinqerisht bej veshtire ti kuptoje ata njerez qe e perkrahin dhe nuk gjej dot as arsye per te justifikuar miopine e tyre.....


Postuar nga tresh datë 05 Mars 2005 - 12:55:

As une nuk arrij te kuptoj qe ka njerez qe duan Fatos Nanon,Arben Imamin,Ilir Meten,Enver Hoxhen,Muho Asllanin apo Fidel Kastron e Bin Laden....dhe nuk arrij te shpjegoj e te kuptoj miopine e tyre.....
Mund te te jap me qindra raste miopie,po une e justifikoj miopine e tyre pse kaq tru kane e ky eshte kapaciteti i tyre intelektual.....ashtu sic mund te justifikoj miopine e atyre qe hapin keto tema......
Nuk e pranoj nje miopi te tille e jam kunder saj po e justifikoj pse njeriu eshte nje qenie njerezore shume e quditshme e per me teper njeriu shqiptar.
Thuhet se 70 % e trurit eshte uje, pjesa tjeter eshte mendim.....mendoj se shume njerezve u ka zene truri uje ne gjithe masen e saj.
Berisha nuk mund te akuzohet tani per asgje.Gjykatat e prokurorite tona i kishin te gjitha mundesite te denonte jo vetem ate po kedo qe deshiron.Nqs nuk eshte hape as edhe nje dosje e vetme ose hetimet nuk ecein do te thote qe ska ku te kapen dhe nga cila ane te kapen e me Berishen.
Akuza ne ere hillen sa te duan.Faktet dokumentet qe akuzojne nje njeri eshte gje tjeter.Si thuhet fjalet i merr era.Me dikumente fallco e pa baze nuk mund te akuzohet nje lider i opozites e nje ish-president pse do te bente shume buje e shume figure te keqe perballe opinionit nderkombetar.
Pra para se akuzohet dikush nje Lider ( i mire apo i keq) duhen bere mire hesapet dhe ato qe jane ne qeveri sot i kane bere mire hesapet.Nuk mund te terheqin vemendjen e opinionit nderkombetar me nje gjygj te sajuar i cili mund tu kthehet ne bumerang.Interesat e atyre qe jane ne qeveri sot jane krejte tjera dhe nuk perkojne me interesat e popullit e te mires se popullit e per me teper as qe u shkon mendja te merren me gjygje politike ose ordinere.
Prandaj mos u lodhni kot,Berisha sdo te perfundoje kurr ne banken e te akuzuarve.Ajo pret te tjere njerez e te tjere aktore te politikes sone te cilet po e mbushin me te vertete kupen me ato cfare po bejne.....
Emra??Mos me pysni sdo jua them po kush ka sy sheh se cfare behet e si behet politika jone sot.Pretendente per banken e te akuzuarve ka sa te duash e kush do jetoje do te shohe fytyra te njohura,shume te njohura.
Askush sdo te mbetet i habitur pse gjerat dihen,i dine te gjithe i shohin cdo dite kudo qe te vesh,e ngado qe te sillesh vjen era krim korrupsion e mafie.


ps.Analistja eshte nje person shume i pergatitur dhe si ajo si i pafajshem bejne shume mire qe i fshine postimet jashte teme.Ska pse dilet cdo here nga tema e te hapen tema te kota.Me mire pak e mire se sa te flitet kot se koti.


Postuar nga X-File datë 05 Mars 2005 - 15:57:

he more per Nanon e Berishen ziheni.....?

Ore te uruar po as njeri as tjetri nuk qajne pallen per ju as per popullin, kane hallin e xhepit ata.......

edh pse jo, sa te ka njerz qe zihen per mustaqet e Sulos pse te mos bejn qejf ata ?

e sa per mednimin tim edhe Nanocopulos edhe Berisha e kerkojn varjen ne litar mu ne mes te Tiranes pa gjyq fare, se mos ka denim te mjaftueshem per ta ne ligjet tona, JO.

Per te u a bere qjefin atyre, nuk duhet te beni debate ketu ne forum, duhet te shpallni lufte njeri tjetrit,
sepse keshtu veprohej me Gladiatoret, per qjef te mbretit.


Postuar nga myzeqari datë 05 Mars 2005 - 16:41:

Prap Saliu me Fatosin !!!!!!!!!!!!!!!


O popull zgjohuni dhe thirini mendjes , sot ne Shqiperi fatkeqsisht nuk ka asnje politikan te zote dhe te ndershem , dhe me sa shoh une nuk do kete per shum vjet akoma.............. FATKEQSISHT

Vazhdon te ritet papunsia , i mbyti balta dhe pislleku , shume zona vazhdojn te jene pa energji elektrike dhe shum e shum te tjera , dhe cbejm ne populli Shqiptar.........................................te zakonshmet rime dhe shajme politikanet tane dhe natyrisht njeri tjetrin , veshtire te na gjesh ne nje mendje ne Shqipove

Nuk mendoni se duhet te shikojm te ardhmen dhe secili nga ne te kontriboj si te mundet ne lidhje me te , sesa te meremi me te kaluaren .

Kam qene dhe vazhdoj te jem pesimist ne lidhje me politikanet tane, dhe pse s'kuptoj shume nga politika , nuk do mend shume te shikosh se s'jemi gjekundi.

Sa per te mesipermin kur thote qe kane hallin e xhepit keta te dy , personalisht une do te vecoja Nanon si me i zgjuari dhe me i rezikshmi per punen e xhepave dhe jo per gje tjeter .............kurse Sala s'mbush fare..........sic thon nga ne ..........tralala zura nje ngjale.


Postuar nga spartacus datë 05 Mars 2005 - 18:19:

perendia

te lutem mos me ngatero mua me propagande.nuk po bej propagande ( jo per kohen e sistemit krimenel sidoqofte , nuk mund ta mbeshtes nje sistem kriminel une ,prandaj nuk mbeshtes as pushtetin qe ka pas saliu) .une jam nje nga ata njerez qe jane gjithmone ne opozite,edhe sot jam ne opozite , partia socialiste nuk e meriton te qeverise ( ky eshte mendimi im ,por aq me pak partia demokratike).nuk e di ku e ke pare mbrojtjen qe i kam bere sistemit kriminel te para 92-shit.te lutem ma shpjego.


Postuar nga Perendia datë 06 Mars 2005 - 02:26:

Citim:
Po citoj ato që tha spartacus
berisha?
eshte fatkeqesia e kombit tone .ai eshte me keq se pushtimi ushtarak nga fashizmi.



P.sh. këtu i ke bërë mbrojtje indirekte.


Postuar nga spartacus datë 06 Mars 2005 - 22:43:

perendia

ste kuptoj une ty.ti je ketu te marresh vesh kush jam une apo je ketu per te diskutuar,sepse une nuk kam hedhur ndonje kandidature dhe as kam ndermend te hedh ndonje.Kur une them qe nuk kam bere propagande ti me thua e ke bere ne menyre indirekte,dmth ti e dike me mire se cfar mendoj une.Po te dua te mbroj ate kohe e mbroj dhe nuk ma bene syri terr, sepse ka te bardha e te zeza, por ma shpjego edhe njehere se si e paskam mbrojtur ne menyre indirekte se nuk e kuptova.
Mos u bej edhe ti si ata militante* qe akuzojne njerezit kot me se koti per kriminele staliniste vetem se nuk duan krye kriminelin salinist.


Postuar nga Perendia datë 07 Mars 2005 - 05:12:

Lexoji përsëri mesazhet e tua në këtë temë (dhe disa të tjera) dhe sidomos mesazhin mësipër, se aty do e gjesh përgjigjen që kërkon. Dhe mos i ndrydh ndjenjat!
Deri tani s'të kam akuzuar për kriminel stalinist, pse kërkon të mbrohesh ndaj akuzave të paqena?

P.S. Më duket se po kthehen në personale mesazhet.


Postuar nga kontinenti datë 10 Mars 2005 - 22:43:

Re: Berisha, ky qorr i politikes.

Citim:
Po citoj ato që tha marsholi
Berisha, beresi i paralelizmave.
Shqiperia eshte si armenia,
Shqiperia eshte si ukrahina.
Shqiperia eshte si ky e si kjo.
Edhe sa dite i kane mbetur ketij njeriu qe ndyje popullin dhe opinionin publik shqiptar.
Kush eshte fajtori kryesor i vjedhjeve masive te votes popullore kur ai ishte ne pushtet ne vitin 1996.
Ky njeri eshte per te qeshur dhe per te qare.
Nuk di kur do vije dita qe ti harrojme emrin, sepse me emrin e tij e kemi terc.


Hahahahahahahaha...o marshol sa te ka paguar Omonia qe te shajshe Berishen? hahahahahaha ore marshi se e thashe gabim...sepse ti shpesh e ke shkruar Mperisha hahahahahahahahaha.


Postuar nga kontinenti datë 10 Mars 2005 - 22:45:

Citim:
Po citoj ato që tha marsholi
Per varken e vjeter.
Une e hapa per berishen kete teme sepse po thuhet se ai do behet kryeminister, etj.
Nese behet ai dicka e tille, me mire te na marre dreci.
Ai eshte me i paafte se nano. Megjithese te dy jane me prejardhje komuniste dhe une nuk i mbeshtes, berisha eshte me i keq dhe tercli.
U harrofshin sa me pare emrat e tyre, ndersa atyre individeve qi i mbeshtesin njerin apo tjetrin, ta dine shume mire se jane te humbur dhe do ishte me mire te marrin drejtim tjeter.


Pse te zuri frika mo marshi...hahahahahaha c'te duhet ty se cfar bejme ne shqiptaret?
Mperisha o marshi i makines le te beje c'te doje. Pupupupupu poli kakos ai Mperisha apo jo sepse keshtu thote edhe omonia jote o marshi....hahahahahaha


Postuar nga marsholi datë 10 Mars 2005 - 22:46:

O kontinent i vjeter
Une nuk paguhem nga omonia,.
Une e shkruaj Mperisha sepse keshty e kam pare te shkruhej ne greqisht.


  Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 80 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.