Forumi Horizont | Gjithsej 2 faqe: [1] 2 » Trego 82 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ceshtja kosovare dhe me gjere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=162)
-- Pavarsia e Kosoves (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=351)
Pavarsia e Kosoves
Votoni me lart.
Si mendoni kur do ta marri pavarsine Kosova dhe si ndikon kjo ne zhvillimin e shqiperise dhe ballkanit?
Marre nga BBC
Une per vete do te thosha pas 5 vjetesh, megjithate mbase me kot diskutojme, duket se deputet e Kosoves duan te na vene para faktit te kryer te pakten sipas nje nisme te fundit:
Daci konsultohet për deklaratën e pavarësisë
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci po zhvillon konsultime me grupet parlamentare të Kuvendit, lidhur me nismën e 42 deputetëve që më 13 shkurt të miratohet deklarata për Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.
Nuk ka konfimime zyrtare nëse kryesia e Kuvendit ka marrë qëndrim rreth kësaj çështje, por disa burime thonë se gjasat për shtrimin e kësaj çështje në mbledhjen e javës së ardhshme megjithatë janë shumë të mëdha.
Përfaqësuesi i grupit të deputeteve të kësaj nisme, Bujar Dugolli, i cili njëkohësisht është edhe shef i grupit parlamentar të AAK-së, pas takimit me kreun e parlamentit ka deklaruar se nisma nuk kundërshtohet mirëpo sipas tij, ka disa kërkesa për disa ndryshime të vogla të këtij projekt dokumenti, për të cilat mund të bisedohet.
"Deklarata duhet të harmonizohet se, tekefundit, pa mbështetjen e të gjitha forcave politike kjo nuk mund të bëhet dhe jemi të gatshëm të punojmë me grupe parlamentare, se do të mbrojmë qëndrimet e kësaj projektdeklarate dhe do të kërkojmë që të përkrahet edhe nga dy grupe tjera."
"Deri më tani asnjëri nga deputetët nënshkrues të iniciativës nuk është deklaruar që ka hequr dorë nga kjo, përkundrazi ka pasur kërkesa edhe nga deputetët tjerë që nuk kemi mundur t'u ofrojmë të nënshkruajmë por ka mbështetjen e deputetëve dhe kjo do të vërehet edhe në seancën që do të mbahet", tha z.Dugolli.
Ai shtoi se çështja e vendosjes së deklaratës në rend të ditës tashmë është çështje e kryer. Sipas tij, këtë e mundëson rregullorja e Kuvendit.
"Nëse dikush kërkon që kjo çështje të mos respektohet nga organet e Kuvendit apo të mos hyjë në rendin e ditës, kjo domethënë që kemi shkelur mbi parimet e rregullimit të punës sonë dhe kemi shkelur në procedurat e rendit të Kuvendit të Kosovës", tha z. Dugolli.
Takime intensive
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, i cili të enjten ka pasur takime edhe me përfaqësues të grupeve të tjera parlamentare dhe më parë edhe me zyrtarë të UNMIK-ut dhe diplomatë perëndimorë, nuk është prononcuar për media.
Rreth po kësaj çështje, janë zhvilluar edhe takime të tjera të diplomatëve të akredituar në Prishtinë, me përfaqësues politikë, në mënyrë të veçantë me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinajn, i cili duket të jetë me këmbëngulësi që kjo deklaratë të kalojë.
Njoftohet se ekziston një gatishmëri edhe e deputetëve të LDK-së që të votojnë pro kësaj deklarate, mirëpo pjesa më e konstestueshme e saj, për LDK-në, mbetet implementimi i deklaratës.
LDK-ja ka insistuar që në tekstin e kësaj deklarate të qartësohen se cilat do te jenë raportet me UNMIK-un. Nuk përjashtohet mundësia që LDK-ja të insistojë në ndryshimin e deklaratës, pikërisht në pjesën ku flitet për implementimin e saj.
Kosova do te jet e pa varur
Ne nje artikull te botuar ne te Gazetat Kosovare thuhet se :
sipas nje burim nga Bashkesia Europiane publikuar ne raportin e ISN, thuhet se nuk ka dyshim qe Kosova do te fitoj Pamvarsine mirpo ky do te jet nje proces i gjat i cili do te duhej te perfundonte ne fund te vitit 2006 mirpo ne realitet shqipetarve te kosoves do te u duhet te presin edhe disa vite, "Gjasat jan se do te ket nje faze tranzicioni qe mund te zgjas deri ne 15 vite dhe d ote nderlidhen me pranimin e Kosoves ne BE" .
Sa do te jet e favorshme kjo per Kosoven?
Kosova për pak vite do jetë e pavarur dhe në BE do futet më shpejt se Shqipëria, nqs më parë nuk bëhet bashkimi.
Citim:
Po citoj ato që tha Perendia
Kosova për pak vite do jetë e pavarur dhe në BE do futet më shpejt se Shqipëria, nqs më parë nuk bëhet bashkimi.
Patjetër që bashkimi është shumë më frytëdhënës për ne shqiptarët dhe për mua nuk është i pamundshëm.
Politika është arti i të mundshmes!
Thjesht këta politikanë që kemi s'janë në interesin e shqiptarëve, kështu që duhen ndërruar; dhe ajo kohë do vijë.
[QUOTE]Po citoj ato që tha Perendia
.
Politika është arti i të mundshmes!
Thjesht këta politikanë që kemi s'janë në interesin e shqiptarëve, kështu që duhen ndërruar; dhe ajo kohë do vijë. [/QUOTE
koha vjen nese i prijme, nese jo mbetemi ne humneren shekullore.....
pershendetje
Eshte akoma heret pasi ka shume arsye qe Kosova te mos e fitoj pavaresine pasi rreziku i bashkimit me shqiperine dhe krijimi i nje shqiperie te madhe do te shkaktonte trazira shume me teper te medhaja ne ballkan dhe pse jo ne bote.
Oli Bashkimi me Shqiperin dhe Pavarsia e Kosoves jan pak sa larg njera tjetres, Me gjith ate nje analize per perjudhe Afat gjate nuk do ta perjashtonte kete mundesi.
Tashi, Pavarsia e Kosoves nuk mund te jet shum larg dhe nuk eshte heret te diskutohet mirpo Ne mes pavarsise dhe nje Republike te tret ne koalicionit Serbi Mali i Zi Kosove eshte nje hapsire shum e vogel , apo thene artistikisht qendron en teh te shpates dhe nuk e dim se nga do anoj.
Pastaj ketu jan disa interesa me te medha per te dyja Opsionet,
E para mos pavarsimi i kosoves i konvenon BE-se per shkak se ajo nuk deshiron te ket ndryshim tjeter ne strukturen e kufinjeve (sepse kjo do i sillte telashe te medha duke mos anashkaluar edhe ate qe theksove ti me siper) , dhe siq dihet Serbi i ka disa miq te vjeter ne Europe.
E dyta Pavarsimi i Kosoves i konvenon USA , jo per tjeter mirpo duan qe te ken ndikim ne Europ dhe nje vend si Kosova qe e konsideron mike USA-ne , nuk do i sillte asnjehere probleme dhe gjithmone do ta perkrahete.
Pershndetje..
Besoj qe keto 2 vite do te jet edhe Pavarsia e Kosoves , pasi udheheqesia qe tash ka ne dor Kosoven po punon per plotesimin e standarteve m te cilat i kerkojn keta , edhe pse po ndodhin ca vrasje por keto dihet fort mire qe behen nga dora dhe ezemera e Beogradit per ngecjen e pavarsis..
Por ne Kosovart ne kete koh duhet te jemi te vemendeshem , o tash o kurr..!
Amerika do te jet ajo qe do na ndihmoj deri ne MAX.. dhe edhe kete do ta bej dhe do ja dim per flmd per te gjitha qe sot po i ben per Kosoven.!
Gjith te mirat
Sot se neser do te jete vone, ju lutem.
Fushata ndërkombëtare për
Pavarësinë e KosovëS tash
Thirrje për Veprim
Kongresmenët Henry Hyde, Kryetar i Komitetit për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Kongresit Amerikan, dhe Tom Lantos, anëtari më i lartë Demokrat në këtë Komitet, i kanë dërguar një version të ri të letrës “Të Nderuar Kolegë” dhe një kopje të Rezolutës 28 të Kongresit, e cila thërret Shtetet e Bashkuara që të deklarojë përkrahjen për pavarësinë e Kosovës tash, të të gjithë 435 anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara më 20 Janar 2004.
Ne i bëjmë thirrje të gjithë Shqiptarëve kudo në Ballkan dhe të gjithë njerëzve të interesuar për drejtësi dhe paqe afatgjatë në Evropën Juglindore që të përkrahin hapat kaq të rendësishëm që kanë ndërmarrë Hyde dhe Lantos, liderë të politikës së jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-ve, për t’u siguruar që Kosova dhe Ballkani të jenë të lirë, sigurtë, demokratikë, dhe përparimatarë. Tani është koha për veprim. Ju lutemi, tregoni përkrahjen tuaj duke shënuar emrin dhe adresën tuaj në kutinë e dedikuar anash.
Sinqerisht,
Bordi i Drejtorëve të Ligës Qytetare Shqiptaro - Amerikane
Peticion
Për Presidentin George W. Bush:
Ne të poshtë-nënshkruarit i bëjmë thirrje administratës së SHBA-ve që të përkrahë kalimin e Rezolutës 28 të Kongresit, e cila thërret Shtetet e Bashkuara që publikisht të përkrahë pavarësinë e Kosovës tash dhe krijimin e një shteti sovran e demokratik të Kosovës, në të cilin rregulla e ligjit dhe të drejtat e njeriut, duke përfshirë edhe të drejtat e minoriteteve etnike apo fetare do të respektoheshin, si mënyra e vetme drejtë paqës dhe stabilitetit afatgjatë në Ballkan.
H. RES. 28
Expressing the sense of the House of Representatives that the United States should declare its support for the independence of Kosova.
Whereas the United States and the international community recognize that a right to self-determination exists as a fundamental right of all people;
Whereas Kosova was constitutionally defined as a sovereign territory in the First National Liberation Conference for Kosova on January 2, 1944, and this status was confirmed in the Constitution of the Socialist Federal Republic of Yugoslavia adopted in 1946, and the amended Yugoslav constitution adopted in 1974 preserved the autonomous status of Kosova as a de facto republic;
Whereas prior to the disintegration of the former Yugoslavia, Kosova was a separate political and legal entity with separate and distinct financial institutions, police force, municipal and national government, school system, judicial and legal system, hospitals and other independent organizations;
Whereas Serbian dictator Slobodan Milosevic rose to power in 1987 on a platform of ultra nationalism and anti-Albanian racism, advocating violence and hatred against all non-Slavs and specifically targeting the Albanians of Kosova;
Whereas Slobodan Milosevic subsequently stripped Kosova of its self-rule, without the consent of the people of Kosova;
Whereas the elected Assembly of Kosova, faced with these intolerable acts, adopted a Declaration of Independence on July 2, 1990, proclaimed the Republic of Kosova, and adopted a constitution on September 7, 1990, based on the international legal principles of self-determination, equality, and sovereignty;
Whereas in recognition of the de facto dissolution of the Yugoslav federation, the European community established principles for the recognition of the independence and sovereignty of the republics of the former Socialist Federal Republic of Yugoslavia and Kosova fully satisfied those principles as a de facto republic within the federation;
Whereas a popular referendum was held in Kosova from September 26-30, 1991, in which 87 percent of all eligible voters cast ballots and 99.87 percent voted in favor of declaring Kosova independent of the Socialist Federal Republic of Yugoslavia;
Whereas, from the occupation of Kosova in 1989 until the North Atlantic Treaty Organization (NATO) military action against the Milosevic regime in 1999, the Albanians of Kosova were subjected to the most brutal treatment in the heart of Europe since the Nazi era, forcing approximately 400,000 Albanians to flee to Western Europe and the United States;
Whereas in the spring of 1999 almost 1,000,000 Kosovar Albanians were driven out of Kosova and at least 10,000 were murdered by the Serbian paramilitary and military;
Whereas Slobodan Milosevic was indicted by the International War Crimes Tribunal and extradited to The Hague in June 2001 to stand trial for war crimes, crimes against humanity, and genocide in Kosova, Bosnia, and Croatia;
Whereas the United Nations established Kosova as a protectorate under Resolution 1244, ending the decade long Serbian occupation of Kosova and Milosevic's genocidal war in Kosova;
Whereas Kosovar Albanians, together with representatives of the Serb, Turkish, Roma, Bosniak, and Ashkali minorities in Kosova, have held free and fair municipal and general elections in 2000 and 2001 and successfully established a parliament in 2002, which in turn elected a president and prime minister;
Whereas 50 percent of the population in Kosova is under the age of 25 and the unemployment rate is currently between 60 and 70 percent, increasing the likelihood of young people entering criminal networks, the source of which lies outside of Kosova, or working abroad in order to survive unless massive job creation is facilitated by guaranteeing the security of foreign investments through an orderly transition to the independence of Kosova;
Whereas the Kosova parliament is committed to developing a western-style democracy in which all citizens, regardless of ethnicity, are granted full human and civil rights and are committed to the return of all noncriminal Serbs who fled Kosova during and after the war; and
Whereas there is every reason to believe that independence from Serbia is the only viable option for Kosova, after autonomy has failed time and time again: Now, therefore, be it
Resolved, That it is the sense of the House of Representatives that the United States should -
(1) publicly support the independence of Kosova and the establishment of Kosova as a sovereign and democratic state in which human rights are respected, including the rights of ethnic and religious minorities, as the only way to lasting peace and stability in the Balkans;
(2) recognize the danger that delay in the resolution of Kosova's final status poses for the political and economic viability of Kosova and the future of Southeast Europe;
(3) work in conjunction with the United Nations, the North Atlantic Treaty Organization, and other multilateral organizations to facilitate an orderly transition to the independence of Kosova; and
(4) provide its share of assistance, trade, and other programs to support the government of an independent Kosova and to encourage the further development of democracy and a free market economic system.
Ata që duan të kontribojnë për Fushatën Nderkombetare për Pavarësinë e Kosovës Tash mund të na shkruajnë në: Liga Qytetare Shqiptaro Amerikane, P.O. Box 70, Ossining, NY 10562, USA, apo të klikojnë në linkun "Become a Member" (Bëhu Anëtar) në faqën e internetit www.aacl.com për të marrë instruksione të mëtutjeshme, apo mund edhe të na telefononi në 1-914-762-5530.
a eshte i njejti peticion qe kane pasur me perpara?
Se plasa duke firmos une, po me duket se i vendos firmat tek i njejti vend
Nejse, i pergezoj per iniciativen qe ndermarrin dhe shpresoj te gjejne mbeshtetjen e publikut shqiptar.
Amaneti i Babes
Kur Sali Berisha na deklaroi se Camerine ja kishte lene amanet Baba, mendoje se e teproi pakez. E besueshme eshte se bisede eshte zhvilluar pasi trevat nga ai vjen jane te njohura per Atdhetarizem. Por po te shohesh ne praktike veprimet e djalit Sale na del se amaneti i lene (po te kete nje te tille) eshte ne fakte per minoritet qe jetojne ne tokat shqiptare dhe jo per Camerine, Kosoven e vise te tjera shqiptare.
Ta gezoni token, i tha Sala minoritareve ne Shqiperi dhe ja fali token sikur te ishte simite e trasheguar nga babaj i vete duke ja marre ate pronareve te vertet Shqiptare. Pa piken e turpit i shperdau tapite me shpejtesi kozmike ose se paku me shpejtesine dhe stilin e Carli Caplinit ne filmat pa ze. Dhe per t’ja bere me te lehte shteteve armiqe realizimin e synimeve te tyre persekutoi dhe deboi nacionalistet dhe inteligjencen dhe na i shkatroi ekonomine e vendit. Minoritaret na u bene ministra e zendsa. De facto zoter te Shqiperise dhe shqiptareve. Tani pakica i imponohet shumices dhe jo shumica sundon duke respektuar pakicen. Shqiperia vuan nen nje sundim pothuaj tipik klasike kolonial ku me se 80% e ekonomise zotrohet nga shtetet armiqe te saj. Dhe kjo ndodhi duke i hedhur hi syve shqipetareve nepermjet fallco procesit te te pesteve dhe zvarritjes se “priftit” grek , ngjarje keto te kurdisura nga ai dhe sherbimet sekrete te shteteve fqinje.
Nen driten e fakteve te me siperme munde te shpjegohet dhe piskama e fundit e Sali Berishes per nje pavarsi te kushtezuar te Kosoves. Nuk i dalin atije ligjet dhe traktatet nderkombetare per mbrotjene dhe respektimin e pakicave kombetare por na do dhe thela mbi bisht apo gozhda nga ato te Nastradinit (kushte dhe te forta fare) ne dem te shqiptareve. Keto “gozhda” (kushte) na i ofroi dhe Milloshevici dhe une pyes Sali Berishen se perse u derdh gjithe ai gjake? Eh, s’ke ci bene –flete Sala me vehete- amanet hesapi i thone kesaj.
Ndaj duhet te jete i besueshem informacioni i ardhur ne redaksine tone se ai ka per ta rishqyrtuar ne OKB edhe pavarsine e vete shtetit shqiptare per ti vene ca kushte te forta qe vepra tradhetare e tije te garantohet sa te jete jeta.
Eh, amanet hesapi…
http://everteta.myblogsite.com
pavarsia e kosovese
Ne kosovaret vetem ket ekemi mesuar pavarsi si te doje te jete ekushtezuare apo ndoj nje si 1974 NE jemi mesuar shum shpejte mu gezuare ,
si pershembull lufta ne Maqedoni mbaroje thuaj se ishte per interesa partiake ,
ne shqipri nuk ndegjon tjeter pos Nano berisha Meta endoje tjeter
shqiprise i shkuane 15 vite energjia sekoti qe kushtone shume cmimi
une mendoje se shqiptaret nuk po dine se qka te kerkojne apo ja arritem qellimeve tona keshtu duken ne Maqedoni vllaznime - bashkime
e keshtu edhe kosova ne dyshime shqiprine po e qeverisin qeveri shume te mira nga jashte dhe mire punte jan ka shkojne per ne shqiptaret
perseri po mbetet e ardhmja jone e shqiptarve e pa sigurte.
Re: pavarsia e kosovese
Citim:
Po citoj ato që tha naimi
ne shqipri nuk ndegjon tjeter pos Nano berisha Meta endoje tjeter
shqiprise i shkuane 15 vite energjia sekoti qe kushtone shume cmimi
Akulli rus mbi Beogradin
Vizita dhe bisedimet, që ministri i jashtem i Rusisë, Sergej Lavrov, zhvilloi me udhëheqësit e Serbisë në Beograd më 7 nëntor, jo vetem nuk patën qwndrimet ruse, që dëshëronin të dëgjonin veshët e zyrtarëve më të lartë serbë, por ishin një knock-down diplomatik për udhëheqjen e Serbisë. Burime diplomatike nga kryeqyteti serb bëjnë të ditur se ministri i jashtëm rus në bisedimet me presidentin e Serbisë, Boris Tadiç dhe me kryeministrin serb, Vojislav Koshtunica, ua ka parashtruar qartë udhëheqësve të Serbisë se Rusia nuk ka ndërmend të rrezikojë marrëdhëniet e saj me perëndimin për shkak të Serbisë dhe të interesave serbe në Kosovë. Lavrov ua ka prerë udhëheqësve serbë çdo shpresë dhe kërkesë, që ata i kishin drejtuar vazhdimisht Moskës, që të përdorë veton e saj në zgjidhjet dhe vendimet që Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të marrë për Kosovën pas përfundimit të misionit të të dërguarit të posaçëm të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së për statusin përfundimtar të Kosovës, Marti Ahtisari. Një zyrtar i lartë i shtetit serb, në një intervistë me të përditëshmen e Beogradit “Kurir”, deklaroi më 9 nëntor se Lavrovi i ka thënë në mënyrë të vendosur Tadiçit dhe Koshtunicës se Rusia nuk ka pse të grindet me gjithë botën për shkak të Serbisë. Ai u ka shprehur pakënaqësinë e Moskës për mospërgatitjen serioze të Serbisë ndaj proçesit të bisedimeve për statusin e Kosovës dhe u ka thënë atyre se asnjë në botë, pra edhe në Rusi, nuk e kupton se çfarë do të thotë konkretisht formula “më shumë se autonomi, më pak se pavarësi”. Lavrovi, jo vetëm u ka hequr çdo shpresë për veton ruse kundër Kosovës, por i ka paralajmëruar që të mos lejojnë veten që ta çojnë Serbinë të bjerë përsëri në izolim. Përmbajtjen e bisedimeve të hidhura mes shefit të diplomacisë ruse dhe udhëheqësve serbë e pohoi më 9 nëntor edhe sekretari i përgjithshëm i partisë radikale serbe, e cila ka shumicën në parlamentin serb, Aleksandar Vuçiç, i cili i deklaroi medias me këtë rast se partia e tij e dinte prej kohësh këtë qendrim të Rusisë, që u paraqit në bisedimet. Në një përkufizim të shkurtër, vizita e Lavrovit ishte një akull rus mbi Serbinë në lidhje me Kosovën. Kjo ka arsyet dhe shpjegimet e veta, të cilat lidhen me një politikë çdo ditë e më realiste të Moskës në Ballkan, me një intransigjencë nacionaliste jashtëkohore të udhëheqësve të Serbisë dhe me proçeset integruese euroatllantike dhe globale në marrëdhëniet e sotme ndërkombëtare.
Rusia, si një fuqi e rëndësishme kontinentale, ka pasur dhe ka nje rol për të luajtur në skakierën ballkanike. Që ajo ta realizojë këtë rol, duhet që diplomacia e saj të inspirohet nga vizioni i së ardhmes dhe jo vizioni i së shkuarës. Kjo do të thote se ajo duhet të bashkëpunojë me të gjithë shtetet dhe popujt në një Ballkan, i cili do të jetë pjesë e Bashkimit Evropian dhe jo ta ngurosë spirancën e saj diplomatike vetëm në një shtet, e sidomos në shtetin që ka kuotën më të ulët të demokratizimit dhe kuotën më të lartë të nacionalizmit. Qëndrimet më realiste të Rusisë koinçidojnë me marrjen më 1 nëntor nga ana e saj të presidencës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe me hapjen e një Zyre ndërlidhjeje të Rusisë në Prishtinë, të cilën e përuroi vetë Lavrovi më 7 nëntor.
Rusia dhe diplomacia e saj kanë kuptuar më në fund se karta e Kosovës, që udhëheqësit politikë serbë po përpiqen të përdorin me fanatizëm, nuk është më një çështje strategjike për Serbinë. Karta e Kosovës është një çeshtje politike dhe e strategjise elektorale të partive politike serbe, të cilat luajnë me ndjenjat nacionaliste të elektoratit dhe synojnë të fitojnë sa më shumë pikë për zgjedhjet parlamentare të parakohëshme të vitit të ardhëshëm. Udhëheqësit e Serbisë po kërkojnë të paraqiten në publikun serb si kalorës të të ashtuqujturës çështje kombtare serbe dhe mbi këtë imazh të sigurojnë pushtetin në duart e tyre.
Është një lojë politike e brendëshme e skenës politike dhe shoqërisë serbe, e cila nuk mund të ketë vlerën strategjike, që kishte për Rusinë në të kaluarën mbrojtja e interesave të Serbisë si shtet ne Ballkan. Rusia nuk mund të sakrifikojë rolin dhe pozitën e saj si fuqi e madhe evropiane, duke konsumuar autoritetin e saj ndërkombtar për lojrat dhe intrigat e brëndëshme politike të udhëheqësve të Serbisë. Moska e di se udhëheqësit serbë janë të bindur që Kosova është e humbur dhe përdorimi i kartës së Kosovës është shndërruar tashmë në një kartë elektorale. Ndaj ajo nuk mund të bjerë në ato pozita komprometuese dhe të lidhë rolin apo pozitën e saj si anëtare e përherëshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së me lufrat për pushtet të udhëheqësve serbë. Si asnjëherë tjetër më parë dhe si asnjë zyrtar i lartë i Moskës, Lavrovi në një mënyrë apo tjetër e bëri të qartë në publik përmbajtjen e bisedimeve të tij në Beograd:
-Ai deklaroi se Rusia ka të njejtin mendim dhe të njëjtat parime të vendosura bashkërisht me Grupin e Kontaktit në lidhje me Kosovën.
-Ai nuk deklaroi në asnjë moment se Kosova është pjesë e Serbisë dhe i takon Serbisë.
-Ai tha se rezultati i bisedimeve për statusin e Kosovës nuk mund të paragjykohet dhe janë të mundëshme variante të ndryshme zgjidhjeje. Rusia kështu lë hapur edhe alternativën e pavarësisë.
-Ai tha se zgjidhja duhet të respektojë interesat e drejtpërdrejta të palëve të përfshira në dialog. Kjo do të thotë që duhet të respektoje edhe interesat e Prishtinës.
-Në komunikatën zyrtare të MPJ të Rusisë më 8 nentor për vizitën e S.Lavrovit në Beograd, Prishtinë dhe Podgoricë , në stenogramet e MPJ te Rusisë për deklaratat e Lavrovit pas takimit me ministrin e jashtëm serb, V. Drashkoviç dhe pas takimit me presidentin serb, B. Tadiç, përmendet gjithmonë fjala “Kosovë” dhe asnjëherë termi zyrtar serb “Kosovë- Metohi”. -Ai vlerësoi raportin e Kai Eides dhe parimet e Grupit të Kontaktit, në një kohë që dihet se Serbia publikisht ka shprehur kundërshtimin e saj për raportin, për parimet e Grupit të Kontaktit dhe për caktimin e Ahtisarit.
-Ai në mënyrë publike më 7 nëntor në Beograd, në prani të ministrit të jashtëm serb deklaroi se është e rëndësishme që Beogradi të konkretizojë qëndrimet e tij ndaj proçesit të bisedimeve për statusin dhe që të ketë propozime konkrete nga Beogradi. Kjo është kritikë e hapur për qendrimet, që Beogradi po mban për Kosovën, si dhe një pakënaqësi e hapur e Rusisë ndaj kursit, që po ndjek Beogradi. Akulli diplomatik dhe politik, që Rusia lëshoi mbi politikën dhe diplomacinë e Serbisë gjatë vizitës së Lavrovit, paraqet një moment të rëndësishëm historik dhe pozitiv për zhvillimet në Ballkan. Ai jep një kontribut në ftohjen e kokave të nxehta nacionaliste, që vazhdojnë të drejtojnë dhe dominojnë Serbinë. Ai jep një kontribut në frenimin e proceseve të rrezikshme të luajtjes me karta nacionaliste, te cilat destabilizojne Ballkanin. Në këtë linjë realiste, Rusia po i afrohet një roli dhe vendi më autentik në pjesëmarrjen e saj në përpjekjet ndërkombëtare për stabilitetin, paqen dhe demokracinë në Ballkan.
Marrë nga "gazeta shqiptare".
Tani krahët e serbve i ngrofin vetëm miqt tanë dhe populli fqinj "greqias".
Mendimi im mbi Kosoven qendron ne faktin se per sa ne Kosove do te jene trupat shumekombeshe atje nuk do te kete asnjehere panevaresi e Kosovaret do te vertiten ne vorbullen e politikaneve oçidentale qe per te ruajtur interesat e tyre e nje miqesi me Serbine do te bejne çeshte e mundur qe te vene gurre ne rrotat e panevaresise se Kosoves.Doni fakte le te kujtojme viziten e fundit qe beri ministri i jashtem Italian ne Prishtine e ne Beograd ku tjeter u premtoje Kosovareve e tjter u premtoje Serbeve ku interesat ekonomike jane shume here me te larta e u kerkoi nje ndihme per te mbeshtetur antaresimin e Italise ne OKB si nje vend i perhereshem,po megjithate nuk duhet te harojme se Europa ja dhuroje Kosoven serbeve .Kosova do te behet e pavarur kur te hyje Turqia ne Europe gje qe nuk ka per te ndodhur kurre.
Blushi
Italine dhe Greqin nuk i ka njeri ne hesap. Ata nuk deshin qe te beheshin dhe bombardimet e NATO-s por ja qe ajo pune ndodhi. Ka faktor gjeopolitike pervec atyre shqipatre qe do te sjellin pavarsine pa kushte.
Citim:
Po citoj ato që tha BLUSHI
Kosova do te behet e pavarur kur te hyje Turqia ne Europe gje qe nuk ka per te ndodhur kurre.
Po e din ti A?/
Blushi ti po e din cka ju ka premtu Italiani kosovareve e cka ju ka premtu Serbeve ?? Italiani nuk ka gje ne dore mos haro edhe mos haro se bazat e italis jan perdor per nisjen e aeroplanave keshtu qe edhe nese ju ka premtu dicka shkijeve ka nji qik arsyeje.
A po e din qe edhe e para here ne Histori Shqipetaret kan kriju ne miqesi dhe per fat ajo miqesi esht me me at i cili i dirigjon krejt ne ket bote.
keshtuqe mos ja fut koti ma mire shkruaj per gjana qe i din mire a,
tung
Pavarsia e Kosoves eshte shume afer, dhe kjo gje do te behet me shume merita.. Brenda lekures se Serbise nuk do te rrije kurre Kosova, eshte deshmuar se ajo eshte e afte per te qeverisur, dhe ka instrumentat e nje shteti per te qene e pavarur... Pavarsia dhe njohja e saj, do te stabilizoje tere territorin e vendit dhe me gjere; synimi per nje Kosove te lire dhe te pavarur do te mundesoje nje stabel shoqerie, nje ekonomi te mire, dhe nje vend progresiv. Nese mendojme se Kosova nuk do te arrije te pavaresohet, atehere mesohet se rajoni dhe me gjere do te ngushtohet e do te ballafaqohet me shume trazira te llojeve te ndryshme, dhe nje plasje e hovshme e problemeve sociale, politike etj...
eshte e vertet Plloshtani se pavarsia e kosoves nuk eshte edhe aq larg , edhe pse nuk shihet ne horizont, por me befason menyra e shtjellimit te problemit te Kosoves nga Shtete Europiane.
Ne te vertet sikur kan synim ta integrojn ballkanin, dhe kjo sjellje e shteteve te Europes Perendimore ndryshon me sjlljet e tyre te me hershme ne lidhje me ballkanin e posaqerish me popullin shqipetar.
Sikur jan te shtyr nga ndonje faktor tjeter , si mundesia e trazirave te reja, ndikimi i USA ne ballkan ...
PANEVARESIA E KOSOVES
Me behet qejfi qe jeni kaq optimist por duke qene optimist nuk do te thote se je realist se per te qene realist duhet te gjukosh mbi ate qe ndodh e se si i vlereson gjerat ne ate moment.
Realiteti flet krejt ndryshe e mua nuk me pelqejne kaq shume fjale te mira e kam friken se pas kurrizit te Kosoves po luhet nje loje e poshter e per kete shume te dashur vellezer Kosovare tregohuni pak me te arsyeshem e me te matur .
Mendimi im eshte nje dhe vetem nje se vetem JU duhet te vendosni vete per te ardhmen tuaj e pa u futur ne kllapat e demokracise e fjaleve me mjalte .
Re: PANEVARESIA E KOSOVES
Citim:
Po citoj ato që tha BLUSHI
Mendimi im eshte nje dhe vetem nje se vetem JU duhet te vendosni vete per te ardhmen tuaj e pa u futur ne kllapat e demokracise e fjaleve me mjalte .
Pavarsia e Kosoves
edhe sikur kosova te fitoje njefare statusi dhe dote pranojne si pavarsi nuk mund te Quhet zgjidhje perfundimtare e Qeshtejes se kosoves,
zgjidhja e kesaj qeshtje behet vetem ne kuader te bashkimit kombetare shqiptare, Natyrishte kjo eshte gjuhe nacionaliste dhe nuk e pranojne politikanet qe politiken e bejne duke folur shqipe ballkanase, ose shqipe europiane.
Naimi, deshem s'deshem ajo do te jet zgjidhja perfundimtare, dhe nese te kujtohet si kompromis eshte permend mos bashkimi me Shqiperi.
keshtu qe mos bashkimi i trojeve Shqipetare do te vazhdoj deri sa nuk do te antarsohen ne BE te gjitha shtetet te cilat kan nen sundim tokat Shqipetare.
Te gjith duam bashkimin me Shqiperin, por nga ne thuhet zgjati kembet sa te mbrrin jorgani.
mos
harro se nuk dote kete dy shtete shqiptare apo si mendone vetem nje mundet te jete
Ceshtja Kosovare
Kur themi vellezrit tane Kosovare duhet te kuptojme vellain tone te martuar , duam apo s'duam ka hapur shtepine e tije e ka familjen e tije ,
e duke e dashur si vella ne do ti shkojme per nje vizite apo per ne te mire apo te keqe po rendesi ka qe jemi gjitone e kur te lindi nevoja per ndihme do te ndihmojme njeri tjetrin .
Me mire keshtu vellezer te dashur e te malluar se sa te na hyje sheri e te tjeret te ferkojne duart kur ne te zihemi (si zihen gjithmone vellezrit kur ne mes eshte interesi) e pra zgjidhja me e mire eshte qe secii ne shtepine e tije e bashke kur ta kerkoje nevoja.
Sipas politikes aktuale qe zhvillohet tani Kosova do joshet me nje Pavaresi te kushtezuar. Nese ndodhe ndonje fenomen, qe SHBA-te kembengulin per nje pavaresi te plote, çka per momentin mua nuk me duket aspak realizuese. Me rendesi qe Bondsteel do mbetet ne Kosove eh per trevat tjera Kosovare vendos Europa apo Aleanca abstrakte(OKB)...
sipas politikes
njerzit jan detyruar qe te dalin me maska ne koke duke menduare se dote arrine diqka per kosoven
vertet Qeshtja e kosoves eshte shume e nderlikuare sa qe ne nuk mundemi ase ta emagjinojme askushe nuk mundet te di te sakte se qka dote ndodhe me kosoven .
Mendimi im eshte se nqs Kosova nuk bashkohet me Shqiperine ska per te pasur ndonjehere pavaresi.Uroj tju plotesohet deshira por nuk ka kuptim i njejti vend me dy pavaresi?
Une them qe 2006 me se voni 2007 pamvaresi per Kosoven,hyrja ne Be e Shqiperis nenkupton bashkimin e Shqiperise Etnike gje qe te cone te mendosh,dhe te pregaditesh per festen e madhe 2012.Jam shume optimist per kete.
Citim:
Po citoj ato që tha amoxil
Mendimi im eshte se nqs Kosova nuk bashkohet me Shqiperine ska per te pasur ndonjehere pavaresi.Uroj tju plotesohet deshira por nuk ka kuptim i njejti vend me dy pavaresi?
Bazuar ne historine e Kosoves do nenvizoja, se asnjehere dhe ne asnje periudhe nuk ka qen me afer hapit vendimtar(pamvaresise)
Shpresoj se klasa politike Kosovare nuk do pranoje zgjillje alternative..ndersa persa i perket bashkimit me Shqiperine, mendoj se do te ndolli vetem nen flamurin e perbashket Europian.
Citim:
Po citoj ato që tha Petrit Kola
Amoxil,
Mendoj se dhe e kunderta eshte e vertet. Shqiperia do te jete e rezikuar. Ne 1997 Greqia pati vertet nje synim praktik ne jugun e Shqiperise...
BASHKIMI I KOSVES ME SHQIPERINE - ILUZION I EMBEL, POR I PA REALIZUESHEM
PREJ REZULTATEVE TE DIKSTUIMEVE TE DERITANISHME KATER FAKTORE JANE TE QARTE LIDHUR ME STARUISN E KOSOVES:
1. Jo kthim ne gjendjen para Marsit 1999
2. Jo bashkim me vendet fqinje
3. Respektimi i pakicave
4. Jo nderrim te kufinjeve te tanishem...
Ma merr mendja se keto kater pika e sqarojne detalisht at PIKEPYTEJTEN E MADHE per bashkimin me Shqiperine.
Kjo definitivisht se kurre per jete nuk do te ndodhe...
Dihet ku eshte Shqiperia me zhvillimin e saj politik dhe ekonomik e mos te flasim me per Kosoven e cila po i ve themelet ne kete drejtim.
BE, NATO dhe Keshilli i Sigurimit nuk do te pranojne nje levizje te tille te bashkimit, defakto kjo as nuk do te shqyrtohet ne negociatat e ardhshme sepse cdo qe eshte e definuar ne kete drejtim.
Se fundi nje bashkim i tille, do te rezultonte me trazira te tjera ne Ballkan dhe destabilizim te situates politike dhe te sigurise ne Evropen Juglindore.
E kjo eshte gjeja e fundit qe bota do te kishte pritur.
Keshtu qe Kosova po ndjek nje rruge mjaft te drejte dhe me hapa te sigurte po shkon ne nje konkluzion te merituar.
TOXICX
Pershendetje!
E rendesishme eshte qe Kosova kete vite te merr pavaresin, shqipetaret kete gje po presin shume kohe.Nuk dua te jap ndonje mendim per bashkimin e tokave etnike,megjithate te them nje gje pa marr parasysh qe prinderit kur i vjen koha e vjekjes, vellezerve ua ndan tokat ata duhet te jene te vetedijshem, unik per nga shpirti, te harmonizojn gjerat ne pergjithesi per gjithcka dhe ne menyre te drejte te veprojne, bashkepunimi eshte gjeja e rendesishme per te mbajtur pasurin.
Respekte
Art
besoj shume shpejt , duke pare edhe zhvillimet e fundit ne ish republiken jugosllave , ku Mali i zi fitoj pavarsine me ane te referendumit, kjo do ta pershpejtoj rrugen drejt pavarsise te KOSOVES
Mos po avancojme shume?
Mendoj se duhet zgjidhur njehere pavaresia,pastaj te enderrojme per gjera te bukura.
Duhet te dijme se politikanet serb jane skile te vjetra dhe ja kam friken ndonje rrengu nga ana e tyre,i cili do ta cungonte pavaresine e Kosoves.Ne tavoline jane shume opsione disa edhe te kobeshme per kosovaret.Cdo gje varet nga vendosmeria e kosovareve.Nqse ata nuk do te perkulen per te mbrojtur teresine tokesore te vendit te tyre ata do te fitojne,ne te kundert Kosova do te gjymtohet.
Kosovaret nuk duhet te terhiqen para kerkesave te tyre te drejta dhe Serbine ta konsiderojne si shtet te mundur ne lufte.Keshtu ata do t'ja dalin me sukses mendoj une.
Per Shqiperine ditet e mira pasketaj vine...... thoshte Samiu.Me vone ,kur te arrihet pavaresia e plote dijme se si ta hedhim vallen.Tani eshte pak shpejt per keto endrra.
Re: Mos po avancojme shume?
Citim:
Po citoj ato që tha IQVLORA
Mendoj se duhet zgjidhur njehere pavaresia,pastaj te enderrojme per gjera te bukura.
Duhet te dijme se politikanet serb jane skile te vjetra dhe ja kam friken ndonje rrengu nga ana e tyre,i cili do ta cungonte pavaresine e Kosoves.Ne tavoline jane shume opsione disa edhe te kobeshme per kosovaret.Cdo gje varet nga vendosmeria e kosovareve.Nqse ata nuk do te perkulen per te mbrojtur teresine tokesore te vendit te tyre ata do te fitojne,ne te kundert Kosova do te gjymtohet.
Kosovaret nuk duhet te terhiqen para kerkesave te tyre te drejta dhe Serbine ta konsiderojne si shtet te mundur ne lufte.Keshtu ata do t'ja dalin me sukses mendoj une.
Per Shqiperine ditet e mira pasketaj vine...... thoshte Samiu.Me vone ,kur te arrihet pavaresia e plote dijme se si ta hedhim vallen.Tani eshte pak shpejt per keto endrra.![]()
Pavaresi dhe asgje tjeter
Tung Beta dhe flm qe po ja thush do fjal atij cop akullit !![shkrihet edhe ai]
Pavaresia tashme ka mar drejtimin e vet edhe pse mund te ndodh edhe nje trazire ne veri te Kosoves Atje jan disa formacione paraushtarake serbe , gje qe u konfirmu sot edhe zyrtarisht se ekzistojn,[gjoja skan qen ] po sidoqoft ato sjan per me u bezdis ndofta edhe me mire qe jan se pastrohet edhe pak Kosova prej disa Si thush ti shkijeve shqipfoles.
me ka pelqy nji pergjigje e Richard Holbrook-ut mediave.
Citoi:Ua kem borgj Shqiptarve qysh nga 1918 e mos te shkoi deri tek 1389,
Me fjale tjera dua te them se Politikanet Europian jan ngopur me rrenat dhe mashtrimet e Serbeve dhe se ju erdh Fundi .
E ne cka duhet te bejm esht vetem te punojm shume te ngrihem si komb ne cdo aspekt dhe Rinis tone qe ja ka lakmi krejt Europa ti mundesojm nje shkollim sa ma kualitativ e mepastaj qrenjosja e te Keqijave shekullore vjen vetvetiu .
Sondazhet ne serbi tregojne se mbi 50% e popullit serb mendojne se kosova do te behet e pavarur.
PAVARESI ME BISHT
Europa
Ishte Europa ajo qe ne vitet 1900 na coptoi ne pese shtete. Ishte Europa (Itali, Greqi) qe kundershtoi bombardimet e NATO-s kunder Milloshevicit, (kjo gje u be e mundur vetem pas nje presioni te forte amerikan). Ishte Europa (francezet) te cilet furnizonin Milloshevicin me informacion ushtarak per t’ju shmangur bombardimeve te NATO-s. Eshte Europa (Greqia) ajo qe mban toka te grabitura shqiptare dhe i mohon popullsise shqiptare Came te drejten e prones, shtetesise... Eshte Europa (Greqia) ajo qe vazhdon te persekutoje shqiptaret edhe ne ditet e sotme.
Kukullat shqiptare
Urdheri i Europes per hapjen e dosjeve te bashkpunetoreve te Sigurimit te Shetit dhe nxitimi parlamentar shqiptar per te zbatuar urdhrin tregon se politikanet shqiptar jane thjesht kukulla.Rigrupimi i deputeteve shqiptar ne PDK-ne tregon te njejten gje. Dikush leviz telat e kukullave shqiptare.
Pavaresi me bisht
Pavaresia e kushtezuar (ka sinjale se ate do te marrim ne Kosove) qe trumpetoi kukulla Besnik Mustafaj,ne fakt eshte nje propozim Europian dhe une kete pavaresi e quaj PAVARESI ME BISHT. A vazhdojne europianet ti konsiderojne shqiptaret njerez me bisht si dikur ne vitet 1900 qe mendojne te na i japin pavaresine me pikatore apo nuk jemi te krishteruar mjaft sa te meritojme nje jete te lire dhe me dinjitet ne trojet tona?
Marre nga http://vertet.blogspot.com
Re: PAVARESI ME BISHT

Ore djem e vajza Shqipetare!
E gjithe bota eshte e mbushur me konflikte territoriale. Nuk ka kontinent dhe shtet qe te mos te kete probleme te tilla. Ne shqipot jemi tipike se arrijme deri ne vella vrasje per nje rrenje fiku. Nese dikur merr pavarsine kosova kjo eshte vullnet i forcave dhe qellimeve te tjera. E c'polli valle shqiperia keto 16 vjet. Mos valle "plloshtane te demokracise dhe lirise )"?
Jo! nuk besoj as une dhe askush. S'a e rendesishme eshte "perthithja" e projekteve te tipite "globalizim"?? kush shtet harxhon miliona US $ per lirine e nje shteti tjeter?
SHpresojme qe qindra konflikte territoriale te marrin zgjidhe ose te vihen ne piken e diskutimit (kaq prane pavarsise) sa jane kosovaret sot.
Kjo bote eshte deshire per pushtet...dhe asgje tjeter (tha ai i varfri atehere)
Dhe une pres qe ne dhe kosovaret te jemi njerez...te denje te komunikojme si njerez me njerez te tjere...qe ka kohe qe i thoone vetes njerez...nderekohe qe edhe kafshet trajtohen me mire se ne shqiptaret...them ne kuadrin e te drejtave te njeriut, dhe disa kartave qe i quajne universale etj etj.
Homo Sapient (ne rradhe per nje vize dhe me shprese per pavarsine e Kosoves)
Kane kaluar 3 vjet qe kur u hap kjo tema edhe si duket Pavarsine Kosova e morri pas 3 vjetesh.
Shume afer me shumicen e votave...
Lost_Soul
PAVARSIA E KOSOVES DUHET TE VINTE SI NJE E DREJTE E PLOTE DHE NJE NDESHKIM PER SERBET DHE JO SI NJE FARE KOMPROMISI.
Shkruan: Arlinda Desku Gazeta “EXPRESS”
Në pakon e statusit të Kosovës, Martti Ahtisaari nuk ka përmendur fjalën pavarësi. Por, kompetencat që janë dhënë në këtë dokument - kanë vetëm një domethënie: pavarësi me sovranitet të kufizuar. Kjo është e ardhmja, ashtu siç e ka projektuar finlandezi. Një shtet, me eufemizma. Në 53 faqe.
PRISHTINË, 29 tetor 2006
Një shtet të skicuar në letra - ka dorëzuar Martti Ahtisaari në Grupin e Kontaktit, kur më 21 tetor ka hedhur mbi tavolinë pakon e statusit të Kosovës, brenda së cilës ka projektuar të ardhmen e vendit të administruar nga Kombet e Bashkuara.
Finlandezi, i cili dhjetë muaj më parë ka marrë përsipër zgjidhjen e një konflikti të zorshëm, me një kujdes të hollë ka zgjedhur gjuhën për "fundin e lojës", pas negociatave të pasuksesshme mes shqiptarëve dhe serbëve. Diplomati me karrierë të begatë diplomatike ka gjetur çelësin - në eufemizma, kur ka përshkruar statusin e Kosovës.
Një kompromis me fjalë, për Rusinë dhe Kinën, dy vendet që për çështjet e tyre të brendshme - përdorin Kosovën si luftë në Këshillin e Sigurimit të OK-B‘së. Një zyrtar i lartë i Grupit të Kontaktit, i cili ka lexuar dokumentin, ka treguar se përmbajtja e tij flet për pavarësinë. "Fjala pavarësi nuk ekziston në tekst. Megjithatë, është e qartë se kompetencat sovrane që janë dhënë në këtë dokument - kanë vetëm një domethënie: pavarësi me sovranitet të kufizuar". Pako nuk do të jetë e lidhur me fjongo të kuqe - si një dhuratë e mrekullueshme për Prishtinën dhe as për Beogradin. Shqiptarët do të shohin se kanë fituar një shtet të cunguar, ndërsa serbët do ta kuptojnë se kanë humbur përfundimisht sovranitetin mbi territorin e pushtuar gjatë. "Nuk ka ndodhur diçka që nuk është pritur. Të dyja palët, në fakt, e kanë ditur këtë përfundim, pak a shumë", ka thënë ky zyrtar i Grupit të Kontaktit. Finlandezi ka rekomanduar shtetin më të ri në Ballkan, i cili shënon shkatërrimin e fundit të ish Jugosllavisë, me një sovranitet të kufizuar - ku bashkësia ndërkombëtare do të vazhdojë të mbetet aty, me kompetenca në fusha të rëndësishme.
Bashkimi Europian merr sovranitetin.
Një shtet pa ulëse në OKB, pa Ministri të Jashtme dhe pa ushtri. Por, për të tria këto atribute shtetërore - ka gjetur shefi zëvendësime. Me kompromis fjalësh.
Martti Ahtisaari, dy muaj më parë, ka prezantuar para Grupit të Kontaktit idetë e tij preliminare për statusin, ndërsa para një jave - ka dorëzuar anekset. "Më 31 gusht ka sjellë tekstin bazë, ose dokumentin kryesor. Më 21 tetor, ndërkaq, ka dhënë 11 anekset".
Finlandezi, i cili ka ndërmjetësuar procesin e paqes ndërmjet Indonezisë dhe Lëvizjes për Lirinë e Aceh‘ut më 2005, si dhe udhëheqjen e operacionit të OKB‘së UNTAG në Namibi në vitin 1990, ka përmbyllur edhe kaptinën e Kosovës në dokumentin 53 faqesh.
Ai është duke pritur komentet nga Grupi i Kontaktit për rekomandimet e tij. Përpos vendimeve të papritura që mund të ndodhin, gjërat janë të qarta.
Pako e Ahtisaarit mund të ndryshojë vetëm nëse një gjë të tillë e konsideron Grupi i Kontaktit, me intervenimet eventuale.
Negociatat për Kosovën tashmë kanë kaluar mes anëtarëve te GK, pas atyre mes shqiptarëve dhe serbëve, të zhvilluara në Pallatin Auersperg, ku palët kanë dhënë qëndrimet e tyre për decentralizimin, trashëgiminë kulturore, të drejtat e minoriteteve dhe çështjet e ekonomisë.
Një zyrtar i lartë i këtij mekanizimi ka sqaruar detajet.
"Pako, pa tekstin kryesor, ka - 44 faqe. Ndërsa, teksti kryesor ka - 9 faqe. Pakoja u është dhënë anëtarëve të Grupit të Kontaktit me numra, për çdo delegacion, për shembull, 1, 2, 4...6... për shkak të sigurisë". Ai ka shpjeguar se hyrja e pakos paraqet në mënyrë të përgjithshme zgjidhjen e statusit - nenet që kanë të bëjnë me parimet e përgjithshme.
Ka bërë të ditur, po ashtu, se faqja e parë e tekstit kryesor i është treguar një pjesë të Delegacionit të Kosovës, më 7 shtator, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ka thënë se neni i parë ka të bëjë me statusin dhe është në këtë faqe. "Mes tjerash, në këtë faqe thuhet se vendi juaj duhet të ketë ‘treaty-making powers‘, kompetenca për të lidhur marrëveshje ndërshtetërore dhe ndërkombëtare, përfshirë edhe anëtarësim, në organizatat ndërkombëtare. Kjo është gjëja më e rëndësishme për statusin".
Emisari i OKB‘ së për Statusin e Kosovës, pas raportimit të tij të fundit në New York, është shprehur se palët në negociata nuk do të habiten nga propozimi i tij për statusin, meqë në pako do të përfshihen çështjet e diskutuara në Vjenë. Decentralizimi - tema që ka shtjerrë energjitë e delegacioneve të të dyja kryeqyteteve, rreth së cilës ka pasur qëndrime diametralisht të kundërta, është mbyllur me numrin e komunave të reja, por mbetet e hapur për zgjerimin e territoreve.
Martti Ahtisaari ka pranuar ofertën e fundit të Prishtinës, e cila kishte bërë kompromise të mëdha dhe të dhimbshme.
Zyrtari nga GK, që ka lexuar pakon, ka treguar hollësitë.
"Presidenti Ahtisaari ka propozuar 5+1 komuna të reja. Kryesisht është propozimi i Kosovës. Gracanica, Mitrovica Veriore, Ranillugu, Parteshi, Kllokoti dhe zgjerimi i Novo Bërdos... Numri i komunave mbetet i njëjtë me atë që ka ofruar vendi juaj, p or numri i territorit të këtyre komunave nuk është i njëjtë. Duket se do të ketë shtim të zonave kadastrale". Statusi i ri i Kosovës, i vendosur me Rezolutën e re nga Këshilli i Sigurimit, fillimisht pritet të njihet ndërkombëtarisht - ashtu siç definohet në pakon e Martti Ahtisaari.
Zyrtari nga GK ka pohuar se - pas aprovimit të Rezolutës së re nga Këshilli i Sigurimit, do të ketë qëndrim të përbashkët të Bashkimit Europian. "Spanja dhe Greqia nuk mund ta parandalojnë këtë, për shkak të Rezolutës së Këshillit të Sigurimit për Kosovën", ka thënë ai. Nuk është ende e qartë nëse pakoja e statusit do të jetë si aneks i Rezolutës së KS, apo do të përfshihet në pjesën hyrëse të tekstit.
"Rezoluta mund ta përmbajë tekstin hyrës dhe anekset e tanishme, ose Rezoluta mund të jetë e shkurtër dhe gjithçka tjetër të jetë aneks i saj". Këshilli i Sigurimit do të nxjerrë një rezolutë të re për Kosovën, me të cilën hedhet poshtëë Rezoluta 1244, si i vetmi link që mban të lidhur Kosovën me Serbinë.
Në Rezolutën e re i jepet fund misionit të UNMIK‘ut dhe autorizohet vendosja e prezencës së re ndërkombëtare - civile dhe ushtarake. Të tjerat pastaj, kalojnë në Prishtinë.
Kuvendi miraton Kushtetutën e re të Kosovës, në preambulën e së cilës do të thuhet se - Kosova është shtet i pavarur, dhe njëkohësisht shpall edhe pavarësinë. Qeveria e Kosovës, pastaj, kërkon njohjen zyrtare dhe aplikon në organizatat ndërkombëtare, veç e veç.
Për ulësen, ministritë, ushtrinë...
Qëndrimi me ngulm i palës shqiptare se Kosova do ta ketë pavarësinë e plotë, nuk është përfshirë në 53 faqet e Martti Ahtisaarit. Ulësja për Kosovën në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe përfaqësimi në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare - nuk janë rekomanduar në mënyrë eksplicite nga finlandezi.
Zyrtari nga Grupi i Kontaktit ka bërë të ditur përmbajtjen.
"Çështja e anëtarësimit në OKB - nuk është përmendur në pako. Por, sipas dokumentit, Kosova do të ketë të drejtë të anëtarësohet në organizatat ndërkombëtare. Unë këtë gjë e interpretoj në këtë mënyrë: pas një kohe, 1-2 vjet, pas aprovimit të Kushtetutës, zgjedhjeve të reja, Qeverisë se re, Kosova do të jetë në gjendje të aplikojë për anëtarësim formal (zyrtar) në OKB. Madje edhe Ish-Republika Socialiste Sovjetike e Ukrainës dhe ish-Republika Socialiste Sovjetike e Bjellorusisë kanë qenë anëtare të OKB‘së gjatë kohës së BRSS".
Emisari i OKB‘së për Statusin, po ashtu, nuk ka rekomanduar Ministrinë e Jashtme për Kosovën, por kjo nuk duket të jetë problem i madh. "Jo, as kjo nuk është përmendur në pako, si e tillë". Zyrtari nga GK, i përfshirë në mbylljen e kaptinës së procesit negociator, është i bindur se kjo çështje nuk do të pengohet.
"Për mua është e qartë se Qeveria e ardhshme e Kosovës mund ta ketë këtë Ministri".
Kosovarët do të mund të ndjehen më të çliruar, kur të kuptojnë rekomandimin e Martti Ahtisaarit për ushtrinë e ardhshme të Kosovës. Edhe pse me kujdes, në këtë pikë të ndjeshme, ai ka paraparë forcën mbrojtëse, në pakon e tij. Por, duke mos qenë i drejtpërdrejtë me emërtimin. Fjala ushtri - nuk ekziston në tekst. "Në vend të saj - është Forca e Sigurisë së Kosovës (Kosovo Security Force), që sinqerisht është e njëjta gjë".
Numri i përgjithshëm i pjesëtarëve aktivë do të jetë 2500, ndërsa 800 do të jenë rezervë, të armatosur lehtë. Zyrtari nga Grupi i Kontaktit ka sqaruar tutje se pako e Martti Ahtisaarit parasheh edhe Ministrinë e Mbrojtjes.
"Po, do të ketë Ministri të Mbrojtjes. Mirëpo, emërtimi i saktë është - Civilian Led Organization. Për mendimin tim, është plotësisht e pakuptueshme kjo, sepse duhet te quhet qartë se është Ministri e Mbrojtjes. Sqarimi për këtë është bërë për nevojën e gjetjes së një gjuhe të kompromisit".
Takimi i ardhshëm i Grupit të Kontaktit me Emisarin e OKB‘ së për Statusin e Kosovës është caktuar të mbahet me 10 nëntor. Në këtë takim - pritet të dilet me vendim nëse ndryshon ose jo orari aktual për statusin e Kosovës, pasi që Serbia të deklarohet për datën eventuale të zgjedhjeve.
Nëse zgjedhjet në Serbi mbahen para përfundimit të këtij viti, atëherë është e mundshme që Ahtisaari të marrë rekomandimin nga Grupi i Kontaktit për të shtyrë afatin kohor për prezantimin e pakos në Këshillin e Sigurimit.
Por, kur do ta marrin palët në negociata pakon?
"Nëse nuk ndryshon orari aktual për zgjidhjen e statusit, Martti Ahtisaari do të raportojë në Këshillin e Sigurimit diku në muajin dhjetor, ose edhe më herët. Takimi i ardhshëm i GK është me 10 nëntor. Mendoj se deri në këtë kohë, 10 nëntor, të dyja delegacionet - Kosova dhe Serbia, do të marrin propozimet për status. Rusët duan që propozimi së pari t‘u jepet delegacioneve, pastaj të zhvillohen negociata lidhur me pakon për status, e pastaj pakoja të kalojë në Kë shillin e Sigurimit të OKB‘ së". Serbia ka dalë të shtunën dhe të dielën në referendum, për ta votuar Kushtetutën e re, e cila parasheh Kosovën si pjesë të saj. Liderët serbë janë shprehur se Kushtetuta paraqet diskontinuitet me kohën e Sllobodan Millosevic dhe se është më e mirë se e kaluara.
Suksesi i mundshëm i këtij referendumi - sjell mbajtjen e zgjedhjeve në Serbi, përcaktuesi kryesor për orarin e zgjidhjes së statusit të Kosovës. Nëse Serbia mban zgjedhje parlamentare para përfundimit të vitit 2006, Marti Ahtisaari do të raportojë në janar në Këshillin e Sigurimit. "Kështu e ka në plan. Megjithatë, në janar, kryesues i radhës në Këshillin e Sigurimit është Rusia, prandaj kjo çështje mund të shtyhet për muajin shkurt, kur Sllovakia është kryesuese e radhës", ka pohuar zyrtari nga GK.
Martti Ahtisaarit i është vazhduar kontrata e punës deri në qershor. Sidoqoftë, ai nuk planifikon të qëndrojë si Emisari i OKB‘ së pas çerekut të parë të vitit 2007. "Pra, Ahtisaari qëndron në këtë post më së largu deri më 31 mars të vitit 2007". Finlandezi, në misionin e tij më sfidues, në zgjidhjen e konfliktit shumëvjeçar mes shqiptarëve dhe serbëve, nuk do të arrijë një kompromis mes tyre. Por, zgjidhja e tij do të jetë - kompromis.
Këtë fundjavë, serbët tentojnë të aprovojnë Kushtetutën e re, duke riafirmuar Kosovën si pjesë e Serbisë, përderisa shumica shqiptare e Kosovës aspiron fuqimisht dhe pret me besim një pavarësi të plotë. Grupi Negociator i Kosovës e ka parë Emisarin e OKB‘së si njeri që do t‘i japë fund asaj që ka mbetur e papërfunduar më 1999.
Në vizitën e tij të parë në Kosovë, sapo kishte marrë mbi supe një detyrë të rëndë, me të cilën do t‘i vë majë karrierës, finlandezi ka pranuar se pikëpamja e tij e pasluftës në Kosovë - se pavarësia nuk ishte zgjidhje e duhur, duhet të shikohet në kontekstin e atëhershëm.
***
(Në pakon e statusit të Kosovës, Martti Ahtisaari nuk ka përmendur fjalën pavarësi. Por, kompetencat që janë dhënë në këtë dokument - kanë vetëm një domethënie: pavarësi me sovranitet të kufizuar. Kjo është e ardhmja, ashtu siç e ka projektuar finlandezi. Një shtet, me eufemizma. Në 53 faqe.)
***
(Mes tjerash, në këtë faqe thuhet se vendi juaj duhet të ketë ‘treaty-making powers‘, kompetenca për të lidhur marrëveshje ndërshtetërore dhe ndërkombëtare, përfshirë edhe anëtarësim, në organizatat ndërkombëtare. Kjo është gjëja më e rëndësishme për statusin.")
***
11 ANEKSET E PAKOS SË STATUSIT
1. Të drejtat e njeriut
2. Të drejtat e komuniteteve
3. Të drejtat e refugjatëve dhe personave të zhvendosur
4. Personat e pagjetur (të zhdukur)
5. Vetëqeverisja lokale dhe decentralizimi
6. Të drejtat pronësore, borxhet, asetet (pasuria)
7. Çështjet e sektorit të sigurisë
8. Konferenca kushtetuese dhe zgjedhjet në Kosovë
9. Mandati i misionit civil ndërkombëtar, roli i pranisë së ardhshme ndërkombëtare, roli i pranisë së ardhshme ndërkombëtare në fushën e sundimit të ligjit në Kosovë
10. Misioni ushtarak ndërkombëtar (NATO / KFOR)
11. Klauzolat kalimtare
***
KUSHTETUTA, PAS MIRATIMIT TË REZOLUTËS SË KS
UNOSEK dhe Grupi i Kontaktit e shohin tepër të rëndësishme që Kosova të fillojë përgatitjet për hartimin dhe aprovimin e Kushtetutës së ardhshme. Por, mekanizmat ndërkombëtarë që marrin vendime për të ardhmen e vendit, kanë tërhequr vërejtjen se aprovimi zyrtar i Kushtetutës nuk është i pëlqyeshëm para aprovimit të Rezolutës së re të Këshillit të Sigurimit.
"Kjo nuk është mirë të bëhet", ka thënë zyrtari i GK. Ai ka shtuar se ndërkohë, para Rezolutës, kosovarët do të mund pajtoheshin rreth trupit që do të merret me hartimin e Kushtetutës. "Ky organ - që quhet ‘Konferencë Kushtetuese‘, do të përbehet nga 18 vetë, prej tyre 14 shqiptarë, 2 serbë dhe 2 nga pakicat tjera. Këta 14 persona duhet të përzgjedhen nga Presidenti i Kosovës, në konsultim me Kryesinë e Kuvendit të Kosovës. Një marrëveshje paraprake brenda Ekipit Negociator do të ishte e mirëseardhur. OSBE tashmë ofron ndihmë për ndërtimin e kapaciteteve institucionale. Me aspektet politike të procesit kushtetues do të merren SHBA dhe BE". Për rolin dhe rregulloren e punës për Konferencën Kushtetuese thuhet se duhet të arrihet pajtimi para votimit të Rezolutës së re në Këshillin e Sigurimit, në këtë mënyrë të mos humbet kohë duke u marrë me këtë çështje pas aprovimit të statusit. Ideja fillestare për numrin e kësaj trupe ka qenë 30 + 5 + 5, por tani është zvogëluar në 14 + 2 + 2, me insistimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
"Megjithatë, aktualisht qëndrimi është që kjo trupë t‘i ketë 18 vetë. Por, edhe pse ky nuk është numri përfundimtar, besoj se kjo është fjala e fundit". Kushtetuta e re e Kosovës, siç ka theksuar Martti Ahtisaari në pakon e tij, duhet të aprovohet nga Kuvendi i tanishëm i Kosovës, me shumicë votash, 2/3 e deputetëve. "Minoritetet nuk kanë të drejtë vetoje, por duhet të konsultohen". Ahtisaari nuk ka paraparë hedhjen e Kushtetutës në referendum.
Re: Lost_Soul

Pavarsia me bisht u shty perseri...
Europa? Ne Djall
Europa, Europa! Vritini te gjithë myslimanet boshnjake.
Ne se nuk do të ishte ndërhyrja amerikane, te gjithë myslimanet boshnjake do të kishin kaluar ne hanxharin serb. Europa e dinte qe me pare për planet serbe te spastrimit etniko-fetar dhe e mbylli syrin duke e bërë te mundur me ndërgjegje masakren sebe dhe veçanërisht atë te Srebrenices. Ishin trupat hollandeze qe pretenduan mbrojtjen e civileve boshnjake ne Srebrenice dhe me pase i lane ne meshiren e bishes serbe. Gjashte mijë civile boshnjake u masakruan brenda 48 orëve. Një rritem te therrurish për ore nga me te lartat qe ka njohur ndonjëherë historia sa qe edhe Hitleri do t’ja kishte zili.
Europa, Europa. Vritini te gjithë turqit.
Është Europa ajo qe kërkon ti marri frymën,ta coptoje dhe poshteroje Turqine. Po, po “problemi” i grekeve te Qipros, kurdet dhe pastaj armenet, të drejtat e njeriut dhe te putanave... “E moralshmja” Europe qe diskriminon dhe persekuton edhe qytetaret e saj, Irlanda, basket, korsikasit,camet... pakicat eniko-fetare ne Greqi... A i pranoi masakrat ndaj Algjerise Franca...?
Europa, Europa. Vritini gjithë shqiptarët.
Ishte Europa ajo qe e ndau Shqipërinë ne pesë pjesë dhe copat ja dha cakenjeve...
Pa ndërhyrjen amerikane te gjithë shqiptarët e Kosovës ose do ishin shfarosur ose debuar nga vatrat e tyre me dijenine dhe ndihmën e Europes.
Është Europa ajo qe bene biznes me kukullat e saj shqiptare, banditet politikane shqiptare. Atje ne Europe, ata (politikanet shqiptare) depozitojne edhe pasurinë e grabitur te popullit shqiptar. Ishte Europa ajo qe desh te na rindante ne vitin 1997 por u pengua nga turqit dhe amerikanet dhe me qe nuk e realizoi dot atë projekt ka shpikur metoda te tjera te asimilimit etnik te Jugut te Shqipërisë nëpërmjet terrorit te urise te realizuar prej saj dhe veglave shqiptare, qe te bëjnë realitet projektin e parafundit për likuidimin e shqiptareve.
E di c’fare Europe? Vafsh ne djall.
target=_blank>http://VERTET.blogspot.com
Re: Pavarsia me bisht u shty perseri...
Citim:
Po citoj ato që tha Petrit Kola
. Ishte Europa ajo qe desh te na rindante ne vitin 1997 por u pengua nga turqit dhe amerikanet
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 » Trego 82 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.