Forumi Horizont Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 84 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Anëtarët e forumit flasin mbi veten (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=310)
-- sa rendesi ka bukuria per njeriun (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1602)


Postuar nga Antik datë 02 Gusht 2003 - 06:22:

Question sa rendesi ka bukuria per njeriun

per mendimin tim njeriu deri ne moshen 45 vjecare bukurin e ka te dhuruar nga natyra.kurse pas kesaj moshe njeriu eshte vet pergjegjes per bukurin e tij.ju cmendim keni?


Postuar nga macekeqe datë 02 Gusht 2003 - 19:39:

antik

per mua jo te gjithe njerzit e kane nga natyra bukurine.(flas per ate te jashtmen, se te brendeshmen secili e ka ndryshe). ca jane te bukur dhe pa u lyer o rregulluar dhe pse jane te thjeshte kurse ca benje te pamunduren per tu bere te bukur me lloj lloj gjerash. ke te drejte per ate qe njeriu ne nje fare moshe duhet te mbaj vete bukurine, po per mua bukuria me e mire eshte ajo e brendashmja dhe kam inat ca njerez qe bejne te pamundur per tu zbukuruar po prape ngelin te shpifur nga brenda.
ciao


Postuar nga lorie datë 02 Gusht 2003 - 20:52:

bukuria per njeriun?

ka shume rendesi.(mendoj qe kjo teme s'do fare diskutim ) Cdo njeri e do te bukuren ,edhe pse kjo "e bukur " eshte relative. c'eshte e bukur per nje njeri eshte pa shije per nje tjeter.
per njeriun kane rendesi te dyja bukurite per mendimin tim:ajo fizike dhe ajo shpirterore.te dyja plotesojne njera tjetren.
eshte si puna e nje produkti me ambalazh te bukur.(te me falni per kete shembull jo aq te pershtatshem qe mora po s'po me vinte ne mendje ndonje tjeter)
Te gjithe terhiqen nga pakoja e margarines me ambalazh te bukur me ngjyra dhe vizatime dhe duan ta bejne te tyren ate pako.Por nqs margarina s'ka cilesi te mire,nuk ka proteina atehere interesi bie ,askush s'do te doje ta bleje nje pako te tille.
Dhe do drejtohen nga pakot qe s'kishin ambalazh terheqes por qe jane shume te shijshme.
mendoj se bukuria fizike e ben terheqjen e pare tek nje individ qe ai te interesohet per ate shpirterore dhe bukuria shpirterore e ploteson shume njeriun ne bukurine fizike. gjithe potenciali pozitiv qe mund te kete nje njeri reflektohet shume bukur ne paraqitje. hajde tung


Postuar nga BUCS datë 02 Gusht 2003 - 22:02:

Per mendimin tim po te jesh i "bukur" ne shpirt pak rendesi ka sa i bukur je paraqitje (kjo sdo te thote se duhet te jesh i shemtuar) Nje njeri normal ne paraqitje dhe me nje shpirt te "bukur" eshte me shume se i bukur, ndersa nje njeri i bukur edhe me shpirt te bukur eshte perfect(gje qe nuk ekziston) Bukuria fizike eshte e perkohshme, sot e ke neser nuk e ke. Ndersa bukuria shpirterore eshte pergjithmone.


Postuar nga Antik datë 04 Gusht 2003 - 06:58:

te nderuar forumista pak a shum jiu pershtatet temespor me qe hapa nje tem dua ta perfundoj.para se ta perfundoj do doja te beja nje koment per lorie.lorie e fillove mire ,ne paragrafin e dyt qe the ate shembull jam shkrir se qeshuri,dhe e perfundove idealisht {shume mire} .bej shaka.



po futem ne teme:keni degjuar qe sonte mund te bejne nje njeri te njejte me ty{ato qe degjojme per dita ne lajme, jeni ne dieni]d.m.th mund te rilindim hitlerin po te kemi DNA. ME KETE QE DO JU THEM TANI MUND TJU DUKET QESHARAKE POR NE FAKT NUK MUND TE NDODHI NJE GJE E TILL SEPSE POZICIONI I EMBRIONIT NE BARK NUK ESHTE I NJEJTE PER KETA FEMIJE QE KAN TE NJEJTIN DNA DHE POZICIONI JO I NJEJTE KA PASOJA TEK KENDET E FYTYRES{DHE KENDE TE NDRYSHME DO TE THOTE FYTYRA JO TE NJEJTA} .DHE E DYTA FEMIJA E NJEJTE KA MUNDESI QE PARA SE TE LINDI TE KET FATIN E KEQE E JEMA TE PESOJ NJE INFEKSION NGA NJE VIRUS{P.SH IPATIT.B OSE C}DHE VIRUSI KA PASOJA NE MORFOLOGJIN FACIALE TE EMBRIONIT QE RITET ME RITME TE SHPEJTA......E TE TJERA...QE SKA DHE SHUM RENDESI.

JU UA THASHE TE GJITHA KETO SEPSE DOJA TE <> MENDIMIN E PARE QE NJERIU BUKURIN E KA NGA NATYRA QE KUR LIND.DHE PRINDIT SADO TE DUAN TE LINDIN NJE FEMIJE TE NJEJTE P.SH KLAUDIA SHIFER ESHTE E PA MUNDUR BUKURIA ESHTE E FALUR NGA NATYRA. VITET KALOJNE DHE FEMIJA EDUKOHET DHE ARIN SI PERFUNDIM TE KRIJOJ PERSONALITIN E TIJ NE KOHEN E DUHUR DHE NE MOSHEN E DUHUR.



CNDODH ATEHER ME ATA NJEREZ QE I HODHEN THEMELET PER TE VAZHDUAR JETEN E METEJSHME MBI BUKURI?KETA LLOJ NJERZISH JAN NJEREZIT ME TE DESHPERUAR.




KURSE NJERZIT ME PERSONALITET {ATA TE CILET KAN HEDHUR BAZA TE TJERA.......}E KAN PIKERISHT KETA NJEREZ KETEJ E TUTJE BUKURIN NE DOREN E TYRE.DHE DO TA PERFUNDOJ ME NJE SHEMBULL :MANDELA,DHE NEN TEREZA NUK KAN QENE TOP MODELA ,DHE MESIGURI QE JANE NGA NJERZIT ME TE BUKUR QE NE TE GJITHE KEMI PARE.PO TE SHIHNI NJE FOTOGRAFI TE TYRE {DO SHIHNI FISNIKERI ....E SHUM TE TJERA QE SIA VLEN TI KOMENTOJ}


QE TE ARGUMENTOSH ME SHKRIM ESHTE DHUNTI,PRANDAJ NUK E DI SE SA AFTESI KISHA ME ARGUMENTET E MIA TE ME KUPTONITQE TE ME KUPTONIT

BY .


Postuar nga Princess datë 04 Gusht 2003 - 16:44:

Bukuria sigurisht qe eshte e rendesishme per njeriun por ajo eshte kalimtare...
Nje njeri i bukur eshte ai qe ka nje shpirt te bukur.......


Postuar nga Shtojzovalle datë 07 Gusht 2003 - 05:43:

Bukuria.....per mendimin tim ka nje rendesi te veçante ne kete bote dhe dinamiken e saj, bukuria eshte nje dritare jetesore. Natyrisht se nejriu cofte femer apo mashkull, bukurise duhet prire me doze mencurie, se po se posedove kete EPITET, atehere je PRE e kohes qe do pason tutje, po mendoi kur te paraqiten rudhat e para......"""biologjike"""..

nuk vlen kot ajo thenia: "Kur pata mullaret me sane, pata shume dashamir, kur m´u djegen....asnje"...

mireqofshi

Le te jem une..............


Postuar nga lorie datë 07 Gusht 2003 - 05:57:

antik

i guess my example sounds a bit funny,now that i am reading it 4 the second time.haha por mesazhi eshte fare i qarte: edhe pse bukuria shpirterore eshte me e rendesishme te dyja kane lidhje me njera -tjetren.besoj se bukuria shpirterore eshte sa e lindur aq edhe e fituar.bye


Postuar nga i_lire datë 07 Gusht 2003 - 06:31:

Mendoj, qe n.q.se njohim nje njeri te shemtuar fizikisht e te bukur ne shpirt, por eshte teper i dashur per ne. E n.q.se dikush do te na thoshte "Bo sa i shemtuar eshte Filani/a", do te na bente habi sepse s'do te na dukej i/e tille. Mua me ka ndodhur disa here me persona te ngushte te mite, qe bukuria shpirterore i ben te bukur fizikisht, e kur dikush ma ve ne dukje me ben habi. Prandaj mendoj se te dyja kane vendin e tyre, por qe perputhen me njera tjetren e s'bejne dot veças. Jane si dy motra/vellezer binjake.

Shume lemsh ky shpjegimi im, gjithesesi!


Postuar nga bjondinka datë 08 Shkurt 2004 - 22:23:

Talking Ejj Antik...

Ej Antik une dakort jam me ty,por mendoj se njerezit asnjehere nuk ngopen duke u dukur te bukur dhe akoma me te bukur.Sidomos ne shqiptaret e kemi pik te dobet pamjen e jashtme.


Postuar nga sheki datë 09 Shkurt 2004 - 15:08:

pikerisht pamja e jashtme apo bukuria luan rol

pikerisht pamja e jashtme apo bukuria luan rol te rendesishem ne kete koh shiqoni kete foto dhe me tregoni kush nuk do ta kisht dashur kete


Postuar nga hirushja datë 11 Shkurt 2004 - 14:49:

Per mua bukuria luan nje rol te rendesishem ne jete. Po pate bukurine te gjithe dyert hapen po gjithashtu duhet te jesh edhe e bukur brenda ne shpirt. Ja nje histori e vjeter.

Nje princ kishte vendosur qe te martohej dhe kishin ardhur dy motra qe, princi te zgjithte njeren nga ato.

"E para ishe shume e bukur po leshonte bretkocka.

E dyta nuk ishte e bukur po leshonte vetem trendafila kur fliste.

Ne fund Princi zgjedh vajzen qe nuk ishte e bukur po qe nga goja e saj dilnin vetem trendafila."


Postuar nga ADELAIDA datë 13 Shkurt 2004 - 02:17:

Bukuria ??? Eh kam pershtypjen se eshte fakori i jashtem qe e ndikon shume ate dhe ne ditet tona kjo ndosh me shume se kurre ,por eshte dicka mbi te cilen forca ndryshuese e realitetit nuk mund te veproje dhe ajo eshte :bukuria shpirterore.

Mgjth vetem nje hipokrite ,nje ziliqar ,nje i verber nuk do dinte ta njihte dhe ti jepte vlersimin e duhur bukurise fizike.
Kontakti i pare qe kemi kur njohim dike eshte pamja fizike dhe deri ne nje fare pike ajo kryen rolin kryesor mbi te cilin ngrihen bazat e vleresimit qe i bejme personit.
Mgjth ky opinion eshte shume relativ dhe shume shpejt bukuria fizike nuk mund te kete asnje influenc mbi te


Postuar nga unforgiven datë 13 Shkurt 2004 - 02:23:

Dikur kam lexuar kete thenie:

E Bukura nuk eshte gjithmone e mire
Por e mira eshte gjithmone e Bukur!


Postuar nga arsona datë 13 Shkurt 2004 - 02:56:

Nuk do te thote te jesh i bukur, por te dish te paraqesesh veten ne ate menyre qe te le te mendosh se ti e pelqen te bukuren dhe e vlerson ate. shpesh here thone se thjeshtesia e zbukuron njeriun, dhe eshte e vertet pasi ne ate menyre ti tregon vertet ate bukuri te dhuruar nga natyra. Bukuria shpirterore thone qe eshte e padukeshme per mua eshte shume e qarte dhe e dukeshme, sepse nje njeri qe gezon per dike ose ndihet keqe per dike harrin ta shpreh ate ndjenje qe ekziston brenda tij/saj nepermjet disa gjesteve te jashtem. Ju ka ndodhur qe gezoheni per dike dhe ne syte tuaj ka gezim e shkelqim, ose ndiheni keq per hidherimin e dikujt dhe nga syte tuaj dalin lote. E pra bukuria fizkie dhe paraqitja e saj ka shume rendesi ne terheqien paraprake te karakterit te nje njeriu dhe madheshtive qe ai mbart por ajo qe i jep drite form dhe hijeshi bukuris eshte ajo shpirterore. Po ju jap nje shembull ndoshta nuk eshte shembulli me perfekt por ky mu gjend ne mendje per momentin; Nje nuse ne diten e saj te dasmes dita me e gezueshme per te do te jete me e bukura nga te tera femrat rreth saj, por ne momentin qe ajo le shtepin e iken tek burri, te shumten e rasteve ndodh qe qan. Nuk e di per mendimin tuaj por per mendimin tim ai cast dhe ndjenj shpirti ne ate moment i jep asaj nje bukuri akoma me te madhe dhe e ben ate te mbizoteroj si hyjeni mbi te tjerat. me duket se e zgjata shume por me pak fjale doja te thosha bukuria eshte e dhuruar dhe askush nuk eshte perfekt por nese do te jesh individual dhe i dallueshem nga te tjeret plotesoje ate duke perdoruar inteligjencen, paraqitjen e jashteme, dhe prezantimin tuaj ne shoqeri duke perdorur anet tuaja qe jane te fshehura nen masken mbrojtese te fizikut tuaj.


Postuar nga _mIzZzA_ datë 24 Korrik 2004 - 22:28:

un them qe t ejesh e bukur je e lumtur po nuk ishe e bukur si un kot qe rron


Postuar nga amor alucius datë 24 Korrik 2004 - 23:58:

Pfff,e di si eshte puna e bukurise?Kush nuk ka dhe zgjuaresi dhe bukuri bashke,por vetem bukuri,thote qe eshte SHUME e rendesishme,kurse te tjeret kenaqen me dicka te bukur brenda pasi kuptimin e bukurise e kane perjetuar dhe kuptuar qe s'eshte cdo gje.
Kam njohur femra/meshkuj shume te bukur por qe ishin me tre klase shkolle dhe s'jua thoshte koka per asgje,vallai dhe ajo bukuri ne syte e mi mori forma budalleku.Me vinte te nxirrja me ate qeshjen qe vetem hajvanet mund te kene.Yakkk(ahh,ende kam ne koke qeshjen idiote te nje femre )

Kam njohur njerez te tjere qe ishin te bukur brenda dhe jashte,duke studiuar and so on,dhe bukuria e jashtme theksohej me teper nga zgjuaresia.

Une ne adoleshence isha e mendimit qe bukuria ishte e rendesishme,por tani...pfff!Bukuria s'te ndihmon askund,te pakten jo nese ke deshire te besh karriere me koke dhe jo me kembe.


P.S. Bravo Arsona


Postuar nga durrsake_topolake datë 25 Korrik 2004 - 01:07:

bukuria

bukuria, shpeshhere eshte e rendesishme,ne disa te tjera relative, here e demshme, here here e panevojshme....
varet nga situatat, nga personat, nga ambjenti, nga shume faktore.
kane njerez superfiçal qe duan njerez te bukur, per te ngopur syte, pa i vene rendesi shpirtit, personit, karakterit etj.......
ka njerez qe i duan te 2ja, ka njerez qe s'i intereson fare bukuria.
bukuria ka rendesi deri ne nje fare kufiri, kjo dihet, se mund te jesh i bukur sa te duash,po por spate nje cik tru, karakter, seder vlen me pak se 0


Postuar nga roke datë 28 Korrik 2004 - 20:47:

Ne fakt per ju femra bukuria eshte baza,pasi edhe ne djemte per bukurine ju shohim:p:p ....se...ate keni paresore ju
Per mendimin tim,ndonjehere bukuria eshte me e rendesishme se e mira.Pse pak misse ose mister ka qe jane me pak shkolle dhe njohuri dhe bejne karriere nga bukuria.Te na rroje shkolla neve,idete,planet,kur tjetri ti rrezon(shembull).
Ciao se do dal tani!


Postuar nga agata datë 28 Korrik 2004 - 23:08:

Sa rendesi ka bukuria per njeriun...?

Nuk mund te them, qe bukuria per mua nuk ka rendesi....por nese do kisha zgjidhje midis bukurise dhe zgjuarsise, pa hezituar do zgjidhja kete te fundit...aq me teper, qe per kete nuk ke nevoje te besh kujdes, mbas moshes 40 vjecare...

pershendetje


Postuar nga JaM_VlOnJaTe datë 30 Korrik 2004 - 00:06:

Bukuria e jashtme eshte e rendesishme deri diku. Duhet sepse ai eshte vleresimi i pare qe te bejne njerezit(gjykimi). Sepse si te tere e dime mire, nese njeh nje person te shemtuar atehere s'do mundoheshe sh. ti afroheshe dhe te lidhje miqesi me te. Por nese paraqitja eshte e mire, e pranueshme, atehere e hedh hapin dhe merr iniciativen. Pastaj me vone vine mendja, karakteri, etj..etj... Keto kuptohen qe jane baze, sepse s'te shtyhet muhabeti me nje person qe i thote kembes dore, por e para eshte e para...

Flm.


Postuar nga sonila_21 datë 30 Korrik 2004 - 22:45:

Citim:
Po citoj ato që tha Princess
Bukuria sigurisht qe eshte e rendesishme per njeriun por ajo eshte kalimtare...
Nje njeri i bukur eshte ai qe ka nje shpirt te bukur.......




PS:jam shume dakort me kete qe thua....shpirti i njeriut e bene njeriun me te bukur.....bukuria vjen e iken.....por shpirti i njeriut qendron...gjeri ne vdekje......


Postuar nga sMeVjenNeMendAsgje datë 06 Shtator 2004 - 18:40:

Mendimi m e nisur me shume nga eksperienza personale.
Ne parim bukuria nuk duhet te jete e rendesishme, faktikisht eshte! Te mos flasim per raste ekstreme, si nene Tereza etj, bukuria eshte deshiruar dhe adhuruar gjithmone. Po te kujtosh p.sh poezite e te gjithave penave te medha ne te gjitha koherat pakkush nuk i ka kenduar bukurise. Personalisht, modestamente parlando, me ka ndihmuar shpesh, por edhe me ka penguar. Ka njerez qe me kane gjykuar mendjelehte, vetem duke gjykuar nga pamja e jashtme. Eksiston nje grup i madh njerezish qe mendojne se vajzat e bukura jane mendelehta. Sipas meje nuk eshte absolutisht e vertete dhe s'ka formula per keto gjera. Po me vjen per te qeshur, se tani keto "probleme"jane shume larg meje. Ajo "vajza e bukur mendjelehte" eshte bere mami me dy kalamaj e pak me bie ndermend per keto gjera, por te tjereve ju bie nder mend. S'mund te them qe bukuria s'ka rendesi. Ka luajtur dhe luan rol ne jeten time. Gjer tani fola per pamjen time. Duhet te pohoj qe edhe per mua purtroppo ka patur rendesi dhe kur s'mendohem gjate vazhdon te kete. Edhe nje koleg apo kolege e re ne pune me terheq me shume po te jete i bukur. Shume shoqeri te miat kane lindur nga terheqja prej pamjes se jashtme. Edhe martesa eshte resultat i nje dashurie qe ka filluar nga nje terheqje fizike. E te tjera e te tjera. Me nje fjale s'ka asgje te keqe te jesh i bukur, te kesh femije te bukur, te kesh shokun e jetes te bukur, pse jo edhe miq e shoke te bukur. Eshte nje avantazh, nje kenaqesi me teper. POR SIGURISHT NUK ESHTE ME E RENDESISHMJA!


Postuar nga kurt datë 29 Gusht 2011 - 22:27:

sa do ta analizojm bukurine qe ska vlere pa sgjuarsine, nuk mundemi ta mohojm dot qe kur jemi ne pranine e nje fytyre te bukur natyrale, e trajtojm me me kujdes, jemi instinktivisht me xhentil ndaj tyre ne momentin e pare.

(meqe po flasim per bukurine eshte ora 10:30 e mjesit dhe akoma skam shku me fjet. aspak xhentil, adios)


Postuar nga dylan datë 29 Gusht 2011 - 22:31:

Citim:
Po citoj ato që tha kurti
sa do ta analizojm bukurine qe ska vlere pa sgjuarsine, nuk mundemi ta mohojm dot qe kur jemi ne pranine e nje fytyre te bukur natyrale, e trajtojm me me kujdes, jemi instinktivisht me xhentil ndaj tyre ne momentin e pare.

(meqe po flasim per bukurine tani, eshte ora 10:30 e mjesit dhe akoma skam shku me fjet. aspak xhentil, adios)




ku jeton ti rrush se ti me duket kalon sa ne nej shtet ne tjetrin sipas qefit hahahahhaa


per temen bukuria e jashtme pa bukurine e mbrendshe ska asnje vler


Postuar nga Endri datë 29 Gusht 2011 - 23:15:

ktu jam dakort. ka plot vajza te bukura por nganjehere nuk te shkon muhabeti.


Postuar nga dylan datë 29 Gusht 2011 - 23:17:

Citim:
Po citoj ato që tha Endri
ktu jam dakort. ka plot vajza te bukura por nganjehere nuk te shkon muhabeti.



si dhe emshkuj te bukur po trapa te behs bised me ta


Postuar nga Endri datë 29 Gusht 2011 - 23:23:

lol dylan pse ke kaq shume vrer kunder meshkujve?


Postuar nga lule datë 29 Gusht 2011 - 23:32:

Citim:
Po citoj ato që tha Endri
lol dylan pse ke kaq shume vrer kunder meshkujve?



Se i don shum, s'jeton dot pa ta.. s'kupton kaq gje ti?
Thjesht..spo gjen karar.


Postuar nga dylan datë 29 Gusht 2011 - 23:34:

Citim:
Po citoj ato që tha lule



Se i don shum, s'jeton dot pa ta.. s'kupton kaq gje ti?
Thjesht..spo gjen karar.



hahahahahhahah oooooooooooooooo betohem ka raste kur them fara u tret ka raste qe them sjetohet pa meshkuj po nje gja di jeta sheme me pake stresuar do ishte pa ta
flas per veten time ktu asnjeri tjeter


Postuar nga Vizioner datë 29 Gusht 2011 - 23:37:

Citim:
Po citoj ato që tha dylan


po nje gja di jeta sheme me pake stresuar do ishte pa ta



Sidomos, ne vecanti me shqiptaret, dylan


Postuar nga lule datë 29 Gusht 2011 - 23:37:

Citim:
Po citoj ato që tha dylan


hahahahahhahah oooooooooooooooo betohem ka raste kur them fara u tret ka raste qe them sjetohet pa meshkuj po nje gja di jeta sheme me pake stresuar do ishte pa ta
flas per veten time ktu asnjeri tjeter



e ke provuar me femer dylan?
Jo per gje , po ndonjeher si dihet ..


Postuar nga dylan datë 29 Gusht 2011 - 23:37:

Citim:
Po citoj ato që tha Vizioner


Sidomos, ne vecanti me shqiptaret, dylan


oh yeah


Postuar nga Endri datë 29 Gusht 2011 - 23:41:

Citim:
Po citoj ato që tha lule


e ke provuar me femer dylan?
Jo per gje , po ndonjeher si dihet ..



dylan e more nje oferte. ske pse gjen kaRar.


Postuar nga lule datë 29 Gusht 2011 - 23:43:

Citim:
Po citoj ato që tha Endri


dylan e more nje oferte. ske pse gjen kaRar.



Mua sme esht fshtiros gjinia mashkullore akoma .



dylan he mi?


Postuar nga Endri datë 29 Gusht 2011 - 23:46:

Kjo seshte vetem per nevojat e tua. Behu shoqe e mire e ndihmoje shoqen.


Postuar nga lule datë 29 Gusht 2011 - 23:47:

Mirmengjes me interes thuaj ti?
Jo Endri jo..ja maxi e mar ne France se ka meshkuj t'mire plot.


Postuar nga dylan datë 29 Gusht 2011 - 23:50:

Citim:
Po citoj ato që tha lule


e ke provuar me femer dylan?
Jo per gje , po ndonjeher si dihet ..




jo betohem kurr moj ca flet psh femra kam merak ti shof te bukrat ps ete rrej hahahaha provu kurr ne bot as mendja ta bej ,dhe pse nje her nje shoqe imja ne fact sa e kisha ba shoqe skishte shume me kishte frike te me afrohej shume hahhahahahahha i have no idea pse
e kisha ftu nje her te une e gjalle nuk hyri dhe disi me largohej gjithe isha kureshtare pse
po dikur pas kohesh u qetsua i iku ajo lloj ndjenje ( sdi ishte faji i saj apo imi )


Postuar nga lule datë 29 Gusht 2011 - 23:55:

Citim:
Po citoj ato që tha dylan



jo betohem kurr moj ca flet psh femra kam merak ti shof te bukrat ps ete rrej hahahaha provu kurr ne bot as mendja ta bej ,dhe pse nje her nje shoqe imja ne fact sa e kisha ba shoqe skishte shume me kishte frike te me afrohej shume hahhahahahahha i have no idea pse
e kisha ftu nje her te une e gjalle nuk hyri dhe disi me largohej gjithe isha kureshtare pse
po dikur pas kohesh u qetsua i iku ajo lloj ndjenje ( sdi ishte faji i saj apo imi )




he he he dylan, mos me thuaj , si ke ber ndonje shenj joshese ti asaj...se kot se ke tunduar
he pranoje tashi, qe ti vdes per sexin femer ..

Edhe un gjithmon i kam terhequr te dyja sexet ,mos te duket noj çudi,, thjesht si honeps ..
mbase akoma sme ka tunduar asnjona ...te me joshi dmth..
kur esht e veshtire per nje mashkull...nje femer as diskutohet..

( kjo per t'qen ne tem gjithashtu )


Postuar nga dylan datë 30 Gusht 2011 - 01:51:

Citim:
Po citoj ato që tha lule



he he he dylan, mos me thuaj , si ke ber ndonje shenj joshese ti asaj...se kot se ke tunduar
he pranoje tashi, qe ti vdes per sexin femer ..

Edhe un gjithmon i kam terhequr te dyja sexet ,mos te duket noj çudi,, thjesht si honeps ..
mbase akoma sme ka tunduar asnjona ...te me joshi dmth..
kur esht e veshtire per nje mashkull...nje femer as diskutohet..

( kjo per t'qen ne tem gjithashtu )



per te then te verteten rrinim bashke afer ne nje banke dhe me kutohet ta kem prekur nje her po kurr ne bot per ndonje qellim as mendja qe betoheeeeeeeeeeeeeeeeeem ne zot qe me shkonte per dicka
po asaj ku ta marresh vesh si e tek po he i kishte hy nje lloj ankthi


Postuar nga lule datë 30 Gusht 2011 - 04:50:

E mir mir dylan , ja sikur ta dija, i paske fut durt ti,ç'faj ka goca huj

Un mendoj kshu .. femra eshte mister me vete.. nese eshte shume e lehte nga koka.. nuk te terheq
Personalisht gjithnje kam menduar qe ne fillim pushtohet truri i dikujt.. pastaj trupi...
pavaresisht se sot , shume turren te trupi..dhe ndaj nuk zgjat :p

p.s Note shtrig ora per nani ktu... bye bye .


Postuar nga dylan datë 30 Gusht 2011 - 06:11:

Citim:
Po citoj ato që tha lule
E mir mir dylan , ja sikur ta dija, i paske fut durt ti,ç'faj ka goca huj

Un mendoj kshu .. femra eshte mister me vete.. nese eshte shume e lehte nga koka.. nuk te terheq
Personalisht gjithnje kam menduar qe ne fillim pushtohet truri i dikujt.. pastaj trupi...
pavaresisht se sot , shume turren te trupi..dhe ndaj nuk zgjat :p

p.s Note shtrig ora per nani ktu... bye bye .




hahahahhahahahhahahha lule deka tu qesh desha me ik pa koment po smunda pa ta kthy e me vjen sinqerisht te qesh kkur mendoj krejt situaten te prekuren ate ne areagimine saj e ty ne emdnjen tende qe mendon qe qellimisht me menyr te keqe mund ta kem ber hahahahahhaah o zot sme beson kush sot
po normal kur ben flet njeriu e han vet

e sot mir e ke njerzit fillojn nga fundi po mu sinqerisht sme pelqen aspak nga fundi o ne fillim o hic

puc puc zemr ame bere te hy ne forum pa e patur ne mendje


Postuar nga kurt datë 30 Gusht 2011 - 09:36:

lule e ke gabim, nese femra eshte e leht nga koka eshte turn on! ne raste te vecanta sidomos te jete e bukur, them se cdo mashkull experjencen me te mire sexuale e kane patur me femra te bukura hot, por pak trsashamane ne koke
sepse ato te zgjuarat gjithashtu te bukura na limitojn ne krevat jane icik grindavece annoying se thojn stop kur i kalojm normat njerzore gjoja dhe behemi kafshe:p

ndersa ti dylan mos u ben merak se une te besoj, nuk e ke prekur me qellim te keq ate shoqen tende, thats for sure


Postuar nga dylan datë 30 Gusht 2011 - 18:02:

Citim:
Po citoj ato që tha kurti
lule e ke gabim, nese femra eshte e leht nga koka eshte turn on! ne raste te vecanta sidomos te jete e bukur, them se cdo mashkull experjencen me te mire sexuale e kane patur me femra te bukura hot, por pak trsashamane ne koke
sepse ato te zgjuarat gjithashtu te bukura na limitojn ne krevat jane icik grindavece annoying se thojn stop kur i kalojm normat njerzore gjoja dhe behemi kafshe:p

ndersa ti dylan mos u ben merak se une te besoj, nuk e ke prekur me qellim te keq ate shoqen tende, thats for sure




flm kurti te akten nje me beson fate zotit


Postuar nga Vizioner datë 30 Gusht 2011 - 19:20:

Tek kjo Teme, vetem te bukurit shkrujne-komentojne.

Ne (une) te shemtutit skemi vend Jo se sna lejojne por, skemi cer me thene

Hajde Tung


Postuar nga dylan datë 30 Gusht 2011 - 20:04:

Citim:
Po citoj ato që tha Vizioner
Tek kjo Teme, vetem te bukurit shkrujne-komentojne.

Ne (une) te shemtutit skemi vend Jo se sna lejojne por, skemi cer me thene

Hajde Tung




hehehheheheheh si dija qe temat ishin te ndara e bukuria shifej nepermjet ecranit


Postuar nga lule datë 31 Gusht 2011 - 21:15:

Citim:
Po citoj ato që tha kurti
[B]lule e ke gabim, nese femra eshte e leht nga koka eshte turn on! ne raste te vecanta sidomos te jete e bukur, them se cdo mashkull experjencen me te mire sexuale e kane patur me femra te bukura hot, por pak trsashamane ne koke
sepse ato te zgjuarat gjithashtu te bukura na limitojn ne krevat jane icik grindavece annoying se thojn stop kur i kalojm normat njerzore gjoja dhe behemi kafshe:p



nese behet fjale vetem per sex jam dakort me ty, pak budallaqe te fal knaqesi
ama e vem bast qe ty ato femra qe ty tashi mund te duken annoying , te terheqin me shum per diçka ne te ardhmen?

dylan ma belle te besoj , deri ne momentin qe je e acaruar me gjinin mashkullore ,
ke te drjejt ti sulmosh , ti nxjerresh dhe syt nese duhet,,, po mos demto veten.


Postuar nga shelgu datë 31 Gusht 2011 - 21:55:

Citim:
Po citoj ato që tha kurti
lule e ke gabim, nese femra eshte e leht nga koka eshte turn on! ne raste te vecanta sidomos te jete e bukur, them se cdo mashkull experjencen me te mire sexuale e kane patur me femra te bukura hot, por pak trsashamane ne koke
sepse ato te zgjuarat gjithashtu te bukura na limitojn ne krevat jane icik grindavece annoying se thojn stop kur i kalojm normat njerzore gjoja dhe behemi kafshe:p

ndersa ti dylan mos u ben merak se une te besoj, nuk e ke prekur me qellim te keq ate shoqen tende, thats for sure



Une jam per te kunderten e kesaj. Femer e bukur edhe e zgjuar di me shume marifete dhe di t'i perdore me sukses. Ne fund te fundit perderisa ajo vjen ne krevat do te kenaqe edhe veten dhe edhe partnerin. Kur kenaqesia eshte e perbashket sigurisht qe rezultati eshte me i madh.

Nje e zgjuar i di keto.


Postuar nga Piktor datë 31 Gusht 2011 - 22:07:

Citim:
Po citoj ato që tha shelgu


Une jam per te kunderten e kesaj. Femer e bukur edhe e zgjuar di me shume marifete dhe di t'i perdore me sukses. Ne fund te fundit perderisa ajo vjen ne krevat do te kenaqe edhe veten dhe edhe partnerin. Kur kenaqesia eshte e perbashket sigurisht qe rezultati eshte me i madh.

Nje e zgjuar i di keto.

Ne fakt femra e bukur, harxhon shume per tu dukur dhe e zgjuar, e kunderta ndodh me te tjerat qe harxhojne shume energji per tu dukur te bukura.


Postuar nga shelgu datë 31 Gusht 2011 - 22:48:

Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Ne fakt femra e bukur, harxhon shume per tu dukur dhe e zgjuar, e kunderta ndodh me te tjerat qe harxhojne shume energji per tu dukur te bukura.


Kur perpiqesh te dukesh i zgjuar, dukesh me dellushe dhe e kunderta.

Une e kisha muhabetin gjetke medemek, po ti me duket se paske vendosur te martohesh. Ne lugen ne brez e kemi gjanem.


  Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 84 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.