Forumi Horizont | Gjithsej 2 faqe: [1] 2 » Trego 84 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- Ah, kjo gazetaria shqiptare!!! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18478)
Ah, kjo gazetaria shqiptare!!!
Duke shfletuar shtypin shqiptare ne internet gjen edhe lajme te çuditeshme apo edhe tituj qe nuk pasqyrohen askund ne lajm.
Sot ne gazeten Sot lexoje lajmin e gezueshem, per 8 anije peshkimi dhurate nga Be. Sipas meje titulli duhej te ishte 8 anije gjuetie.
Ja dhe nje titull sensacional. Rusia do mbaje me buke Shqiperine ne krize. Sipas meje titulli i drejte do te ishte, Perse qeveria nuk i ndalon tregtaret te importojne grure nga Rusia.
Eshte gabim, ishin anije patrullimi per te ruajtur brigjet dhe gomonet. Eshte gabim semantik, sic gjehen shpesh ne shtyp.
Citim:Mbase.
Po citoj ato që tha Fajtori
Eshte gabim, ishin anije patrullimi per te ruajtur brigjet dhe gomonet. Eshte gabim semantik, sic gjehen shpesh ne shtyp.
Gazetaria shqiptare eshte jo me pak e shpifur se politika.
Mungesa e profesionalizmit, dilentantizmi, injoranca e thelle e reportereve duket kudo, dhe ndeshet shpesh.
Ja dy reportazhe ne fushen e teknologjise ne Top-Channel brenda dy tre diteve. Ka mundesi qe te jene shkruar nga i njejti person.
Pervecse ka gabime faktesh (nenvizimi i pare), gabime trashanike faktesh (nenvizimi i dyte), aty ka fjali pa kuptim (nenvizimi i trete, fjali pa kuptim dhe me perzierje faktesh). Me thoni ju mua, nese ky reporter nuk duhet pushuar ne vend nga puna.
Harrova te vendos pikturen
Ajo fjalia trete
, sikur e ka perkthyer fjale per fjale.
Balkanweb
.
Manovra te gabuara?
Lajmi sipas gazetarit shqiptar ka te beje me disa manovra te gabuara qe cojne ne sherr. Shqiptari shkruan "sherri ka nisur pas nje parakalimi te nje makine". Ne fakt duket qarte se sherri ka nisur tjeterkund, por video tregon vetem si dy makina bllokojne nje makine tjeter dhe dalin ti rrahin. Sherri nuk erdhi aspak nga manovrat e gabuara. Dhe ne fakt lajmi origjinal i marre nga Corriere nuk jep kete spjegim. Edhe pse kush nuk di italisht mund te bashkoje fjalet e italianit sipas menyres se vet.
Italiani: http://video.corriere.it/rissa-tunn...0b-be6aa0df10bc
Shqiptari: http://www.balkanweb.com/TV/index.p..._ansalive=12746
Hahah e forte kjo.
nejse une e kuptova disi me ndryshe ngjarjen, dhe po ti referohesh videos behet fjale per nje grabitje te mirfillte ku tre makina rrethojne tjetrin.
Ja dhe nje tjeter e forte.
.
..
Bobo.. S'i kisha pare keto.. U dashkan lexuar gazetat shqiptare!
Ec balkanweb te hengsha stafin
Ky lajmi te kujton filmin Minority Report.
Targa SHK...
.
Top Channel semuret nga kozmopolitizmi
Kjo eshte faqja e Top Channel sot. Kush e gjen ku gjendet lajmi nga Shqiperia?
Me beri pershtypje ajo e kanibalit. Zot na ruaj e hengri tjetrin. Abuzimi seksual hajde mo kush pyet.
E hengri?
Mishi kokrra.
Lol, "ne amerike ka qene e ndaluar te ishe i zi!" Lool
Gjynah mos t'bejn sagmente humori nga kto ne tv cdo fund jave.
Se c'lidhje ka fjalia e fundit me lajmin ne fjale, kete mund te na e thote vetem deficenca e gazetarit.
Vini re edhe gabimin "vedneve".
Sot kishte nje lajm tjeter per tjeter ne dy media te ndryshme. Balkanweb shkruante se Meta ka thene se do jete aleat i PD-se ne 2013. Ndersa Top Channel shkruante se Meta s'e ka vendosur akoma me cil do behet aleat ne 2013.
Keto ishin titujt. As qe i hapa te lexoj brockullat e brendshme.
Ky lajmi eshte gallate. Vijeni re me kujdes prishjen e murit te fundit qe ndan tunelin e Krrabes. Eshte beton arme. Domethene gjithe skena per hapjen e fundit eshte krijuar pasi tuneli eshte hapur ne te vertete. Kane pritur dhe te thahet betoni dhe ka vajtur Sala te beje kroniken televizive.
Mire Sala ka nevoje te prese shirita po keta gazetare nuk e ndjejne nevojen te thone te verteten?
Përfundon tuneli i Krrabës - Top Channel... by TopChannelAlbania
Kush e gjen sa gabime gjuhesore ka tek lajmi i meposhtem?
Marre nga Ballkanweb, gazetari Ar. Ku.
Kjo tema qenka fiks per te fol per mediat shqiptare
Qeveria do rrisim rrogat(popullit) deri ne 5%.
http://top-channel.tv/artikull.php?id=237638
Te jesh kundra qeverise eshte nje gje, por te shkosh deri ne kete shkalle e te mbrosh interesat e pasanikeve nuk hahet.
Qimi wshtw gazetar i zoti
Ky eshte lajmi kryesor ne top channel sot.
http://top-channel.tv/artikull.php?id=244736
Behet fjale per nje bande hackerash qe kane vjedhur para neper banka te ndryshme ne bote.
Artikulli, pasi shtjellon ceshtjen ne fjale, e mbyll me nje vrasje qe ka ndodhur ne nje pasticeri, pa lidhje fare me artikullin.
Dhe ky ishte artikulli i pare qe shikon kur shkon tek faqja e tyre sot. Tamam dilentantizem. Mentalitet i njejte me "shesim shylla betoni, bejme edhe qofte" qe lexon rrugeve te Shqiperise.
Eshte hera e dista qe brenda nje lajmi gjehen paragrafe te ndonje lajmi te vjeter. Sepse gazetari normalisht perdor te njejtat formate kur con lajmin dhe ben gabime. Por redaktori eshte idioti ne fjale, qe nuk lexon lajmin, e vetmja detyre qe ka, dhe e aprovon pa e pare fare. Eshte boterisht e ditur qe cdo tekst qe krijohet nga nje person i vetem ka nivel shume me te ulet se ai qe shikohet nga te pakten dy persona. Vetem se ne Shqiperi nuk pushohet nga puna redaktori, se fundja kjo puna e lajmeve eshte farse, dhe s'ia vlen ti heqesh buken tjetrit per ca rreshta gabim brenda farses.
Titulli i nje dokumentari te transmetuar ne Top Channel.
Mire gazetaret diletante qe shkruajne per konsumim ditor, por edhe keta qe meren me dokumentare, mesa duket, e paskan te manget derrasen e drejtshkrimit.
Nje shkrim nga Alfred Cako me 1912 (me duket) ne gazeten Shqiptare, me beri pershtypje per teorite fantastike te shkruara. Ndaj instiktivisht u u la dhe shkrova dicka, qe ka dale pak e gjate. Tezat e tij fantastike, (jo te reja ne media), jane interesante ti lexosh. Po e jap ne dy-tre pjese shkrimin tim.
Kur nuk ka kohë për dijen
ka kohë vetëm për fantazira
Deklaratën e Salës në Turqi pak ditë më parë e dëgjuam, e komentuam, iku ai muhabet. I shtymë disa orë dhe ditë me llogje. Ka ndonjë gjë tjetër të re me ç’ta shtyjmë ditën? Po, njëri nga komentet e mëpasme ishte paksa më i veçantë nga të gjithë. Një artikull i djeshëm (So. 8. 4. 2012) nga Alfred Cako në Gazetën Shqiptare, i cili bënte fjalë për tre raca të tokës tonë, të ardhura këto nga planetë të tjerë të yllësijve të galaktikës tonë, një e dhënë kjo që ruhet e fshehur në grupe të ndryshme okulte supreme si lozha sioniste. Këto gjëra të fshehta, (të cilat as vetë Alfredi ynë i beson, por që ai e di se tërheqin me magnet njerzit e paditur, dhe të tillë sot janë thuajse shumica e njerëzve në të gjitha shoqëritë e vendeve të botës, pasi dijet shkollore janë reduktuar mjaft dhe nxënësit vetëm sa specializohen sejcili në degë të veçanta, duke patur kështu mundësi të dëfrejnë çdo fund jave, çka është bërë sot preokupimi kryesor i shumicës së rinisë, -për këtë edhe nuk mund ti paragjykosh shumë, përderisa ata ndjehen akoma të paaftë për tu inkuadruar në problemet kryesore të jetës shoqërore; meritë për këtë kanë elitat drejtuese, pra shumica të gjithë atyre individëve që janë akomodituar tashmë në pozicione parazitësh, të ashtuquajtura drejtuese të vendit, pozicione këto të cilat ato i mbajnë edhe më kollaj, nëse popullsitë që ato „drejtojnë“ ngelen kështu injorante në arsimi-min e përgjithshëm), pra këto të fshehta Alfrediane na thonë as më shumë e as më pak se ç’mund të thotë një fantazist hollivudi për zbritjen e tre racave njerëzore nga planetë të tjerë të Galaksisë tonë, dhe luftrat e këtyre tre racave, biles në drejtim të luftrave, fantazia alfrediane është mjaft e varfër dhe tepër raciste e shoviniste, aq sa në fund ne do ti rekomandojmë atij, që me pak ndryshime në fantazinë e tij, ai mund shkruajë subjekte të sukseshëm për filmat hollivudianë. Po le të shohim më parë se ç’ka shkruar autori Alfred Cako.
Pasi qesh me fjalët e Salës thënë Erdoganit, ai kalon në problemin „shkencor“ të racave, duke na shpalosur ato të fshehta që i dinë vetëm ato llozhat sioniste. (Sqarojmë lexuesin se këto llozha quhen lozha masonike në fakt, dhe jo sionike, pasi ato llozha përmbledhin jo vetëm pjestarë të komunitetit judeas, siç përmbledhin organizatat dhe forumet e këtij të fundit.) Lexoni me kujdes këto të fshehta.
"Raca e zezë ka në planetin tonë mbi 4,5 milionë vjet; e bardha ka mbi 3,5 milionë vjet dhe raca e verdhë hebreo-mongole është vendosur për herë të parë në planetin tonë 9,600 vjet para Krishtit në tokën e Posejdonit në Atlantidë [,] ku u përpoqën të ngrinin Rendin e Ri Botëror [,] (ju duket i njohur ky term?) [,] e pas zhdukjes së saj me armë nukleare u rivendosën në Ulan Bator, Mongoli në vitin 4,000 pr.Kr. (koha e Evës dhe Adamit në tekstet e shenjta),… "
Do ta vazhdojmë fjalinë e lënë në mes, por më parë të shohim ç’na thotë deri këtu autori ynë. Ai thotë se raca afrikane ka zbritur në planetin tonë 4 milion e gjysëm vjet më parë. Nga ka zbritur, këtë ai nuk na e thotë akoma!? Po kështu edhe për racën e bardhë. Po kështu dhe për racën e verdhë aziatike, vetëm se për këtë të fundit ka pak më shumë të dhëna. Kjo racë paska zbritur 4 milion e gjysëm vjet pas asaj të zezë dhe 3,5 milion vjet pas asaj të bardhë, pasi 11.600 vjet as që mund të llogariten para 4.500.000 apo 3.500.000 vjetësh. Kjo racë e verdhë, që paska zbritur kaq vonë në tokë, qenka ulur njëherë në Atlantidë. Çdo kush e di se mbi Atlantidën nuk është rënë akoma dakort nga historianët, ku ka qenë, kur ka ekzistuar dhe a ka ekzistuar me të vërtetë. As autori ynë nuk na e thotë ku ka qenë kjo Antlatidë!?
Përveç kësaj kemi dhe nja dy të dhëna të tjera. Ky vend i Zotit të detrave, Posejdonit, qenka shkatërruar me armë nukleare! Mirpo nuk na thuhet se nga kush është shkatërruar me bombë atomike, një armë nukleare kjo e cila u krijua përgjatë viteve 1941-1944 për herë të parë nga njeriu i tokës në USA?! Nuk na thuhet as se përse u shkatërrua me armë atomike kjo Atlantidë? Mos sepse kjo racë donte të krijonte aty rendin e ri?
Duket se autori ynë i kopjon këto „të fshehta“ nga autorë fantazistë të tjerë, të cilët luajnë bukur me numra simbolikë, ku zbritjes së kësaj race që do krijonte rendin e ri, i vendos një 9 mijshe si fillim, ç’ka nënkupton lindjen, siç edhe fëmija që rri 9 muaj në barkun e nënës. Pastaj i shtojnë një 6 qindëshe asaj „race“, numri i hebrejve ky, i përdorur me vend e pa vend nga këta të fundit në veprat e tyre mitike, letrare, filmike etj.. Biles, këta duken kaq të marrë pas këtij numri, sa dhe në vitet që kanë këtë numër, këta nisin nga një sulm me fqinjët e tyre në Lindjen e Mesme.
E dhëna tjetër nga Alfredi ynë në pasazhin e mësipërm është që kjo racë e verdhë, apo mbetje të saj nga shpërthimi atomik, qenkan vendosur në Mongolinë e sotme 4000 vjet para Krishtit. Kjo qenka koha e Adamit dhe Evës, na thotë autori. Pra na del se në këtë kohë kaq të vonët për njeriun e zi dhe të bardhë në tokë, po na formoka një Zot me emrin Jehova, (sipas shkrimit të shenjtë që autori përmend), dy njerëzit e parë të Tokës, Adamin dhe Evën! Duket pak si mish-mash çfarë autori na thotë, por ndoshta autori e ka fjalën për tekstet ndoshta dhe jo për vetë krijimin!? Nejse, vazhdojmë aty ku e lamë, pikërisht tek vendi i Mongolisë dhe shkrimet e shenjta të autorit në kllapa.
" …, vend prej të cilit do të fillonin shtatë hordhitë hebreo-mongole [,] duke filluar nga viti 2,200 pr.Kr. e deri tek hordhia e Tamberlandit [,] të cilat synojnë të përfundojnë tek ׳armagedoni ׳ [,] ku synohet të zhduken racat e bardha dhe të zeza dhe të ngelet në planet vetëm raca e verdhë hebreo-mongole."
Me termin armagedon autori ynë e tradhëton veten hapur si kopjues i shkrimeve të fantazistëve të tjerë, shkrime këto që gjinden me mijra nëpër faqe interneti. Ai vazhdon:
"Në këtë kohë në planetin tonë pagan filloi për herë të parë adhurimi i zotit gjarpër Sethit. Natyrisht që për mbi katër mijë vjet histori të mëtejshme ka patur edhe përzierje gjaku me dhunë apo nga pushtimet e gjata midis racave dhe kësisoj dobësim apo forcim të tyre, por thelbi i ADN-ve të të gjitha racave dhe kombeve është i ruajtur. Kombet janë ngatërruar në mënyrë të çuditshme dhe shpesh herë kundër ekzistencës së tyre. Besoj se z. Erdogan i di këto gjëra më mirë nga z. Berisha [,] i cili mund ti duket atij më së paku demagog kur flet broçkulla të tilla vëllazërore midis shqiptarëve të vjetër pellazgjianë dhe turqve hebreo-mongolë [,] dhe më së shumti mund ti duket si injorant."
Që hebrejtë janë kryesisht popullsi semite, kjo dihet. Që turqit e sotëm janë popullsi e përzier mongolo-semite-etj., po dhe kjo dihet. Të parët i falen tjetër Zoti dhe të dytët përkulen drejt Mekës, vendi ku ndodhet Kabaja (Guri i qiellit = kur an), vendi nga e përzunë Muhametin, atë të cilin myslimanët e sotëm e mbajnë për përçues të fjalës së fundit të Zotit tek njeriu. Këto dy grupe popullsish jo dhe aq të ngjashme, biles që për shkak të fesë edhe më pak përputhen, autori ynë i ka klasifikuar në një racë!!! Vazhdojmë:
"Natyrisht që tre racat bazë kanë lidhje me jetën në Galaktikën tonë. Vetëm në sistemin Pleyades me qendër diellin Alcyne [,] ku vërtitet dielli ynë për 26,7 mijë vjet [,] banojnë mbi 70 milionë qenie inteligjente."
I kujtojmë lexuesit ato mësime të shkollës që duhet ti dij çdo kush, se Galaksia jonë quhet Kashta e Kumrit ose Rruga e Qumështit; në ‘të bëjnë pjesë miliarda yje (diej), nja 20 mijë grupime yjesh si kjo që përmend autori ynë, në kopimin që i ka bërë ndonjë shkrimi nga anglishtja, gjë që shihet se si ai e shkruan: pleyades dhe Alcyne, pasi në një shumicë gjuhësh këto shkruhen: plejade-n-s dhe Alkione. Dhe siç thotë fjala e urtë: kopjuesit mbeten tërë jetën e tyre nxënës të dobët, edhe autori ynë e tregon veten se ai është një nxënës shumë i dobët në degët e astronomisë dhe historisë, përderisa i tregon lexuesit broçkulla më të mëdha nga ato të Saliut tonë. Që dielli ynë rrotullohet së bashku me planetët e tij rreth një pike po ashtu lëvizëse, kjo dihet. Kjo pikë quhet apeks (Njohuri astronomike, T. 1973, f.52). Por kjo pikë është e lëvizshme, pra teorike, pasi ky rrotullim nuk është saktësuar në radhë të parë, për vetë tërheqjen e yjeve dhe grumbujve të ndryshëm të yjeve. Dihet nga çdo nxënës gjimnazi se dielli ynë afrohet me yllësinë e Lirës dhe të Herkulit. Por dihet se yje të ndryshëm të tjerë gjithashtu afrohen tek njëri-tjetri apo largohen. Këto lëvizje të tyre për jetën e njeriut janë të ngadalda. Pra, panvarsisht se yjet lëvizin në hapsirë me dhjetra kilometra në sekondë, hapsira ndërmjet tyre është kaq e madhe, sa për syrin tonë ato duken të palëvizshëm. Pra akoma nuk mund të paraqesim një hartë e të themi se kjo është lëvizja rrotulluese e këtij ylli apo e këtyre yjeve këtu. Dihet vetëm se dielli ynë, me gjithë grumbullin e yjeve të tjerë të afërt me ‘të rrotullohen rreth qëndrës së Galaktikës tonë, Kashtës së Kumtrit (Rruga e Qumshtit) në rreth 250 milion vjet, apo diçka më pak, -tani e kam harruar shifrën e saktë. Por nuk është provuar e dhëna e rrotullimit të sistemit tonë diellor rreth sistemit yjor të Plejadës, që unë nuk e di nga e ka nxjerrë Alfredi ynë!?! Ndonëse ai i është shmangur fjalës rrotullim duke përdorur termin vërtitet, pas të cilit çdo kush mund të spekulojë pastaj si të dojë, duke thënë: po jo more, unë nuk parakuptoj me ‘të rrotullimin e diellit rreth këtyre yjeve, por thjesht një vërtitje si ajo vërtitja në bulevard, që e lemë veten të iki nga të na çojnë këmbët, ashtu kuturu! Po, do thonim ne në këtë rast, edhe këto fantazi lëshohen kështu kuturu për të budadallëpsur edhe më shumë miletin, i cili pak e ka sot mangësinë arsimore të daljes nga bangat e shkollës!
E sqarojmë lexuesin, se yjet e ndritshëm të Plejdës janë nga më të njohurit në kurorën e qiellit. Këto yje janë në të gjitha mitet e popujve të ndryshëm të vjetër, për ‘to nuk ka libër Astronomie, Historie-Mitollogjie, Natyre dhe, biles edhe Gjeografie nganjëherë, që të mos ketë disa rreshta mbi yjet e Plejadës. Mitollogjia greke e vjetër dhe ajo e lashtë ka histori nga më të bukurat për ndjekjen e këtyre Nimfave nga gjahtari Orion, disa yje të tjerë këto në kurorën e qiellit, në formë drejtkëndëshi me një të mbledhur paksa në mes dhe disa yje që zgjaten si shigjetë, si dhe ca yje të tjerë si punë e harkut të shigjetës. Kjo formë e këtyre yjeve ka bërë duket që njeriu i lashtë të shihte në këtë formë yjesh një shigjetar, dhe meqë ky shigjetar kot nuk ishte aty, ky njeri i lashtë gjeti ato yje të bukur të yllësisë së plejadës si nimfa të sulmuara nga ky shigjetar.
Por ne nuk do të merremi këtu me mitollogjinë greke, e as ato të tjerat, të cilat kushdo mund ti lexojë në shumë libra dhe ti gjejë edhe në Vikipedia. Nuk do të merremi as me pllakën (die Himmelscheibe von) e Nebra-s, e gjetur para disa vjetëve këtu në Gjermani, e mbi të cilën nuk kalon java pa mos u përmendur në TV, dhe e cila përmban diellin, hënën, 7 yjet (kryesorë) e plejadës dhe një objekt tjetër, për të cilin diskutohet akoma. Këtu duam të theksojmë, se nuk ka mësime shkollore apo tekste që të vërtetojnë tezën e lëshuar nga Alfredi ynë, të ndonjë lidhje të veçantë të përbashkët vërtitje të sistemit tonë diellor dhe këtyre yjeve të plejadës…
…Tashti sa unë pashë në internet, mos ndoshta shkenca ka zbuluar gjatë këtyre vjetëve apo muajve të fundit ndonjë rrotullim të sistemit tonë diellor rreth plejadës dhe, për habinë time gjeta disa forume të tjera që flisnin për këtë problem. Duket, fantazistë të ndryshëm, të cilët ua kalojnë me fantazinë e tyre edhe miteve të popujve të vjetër, kanë hedhur në internet këto ide të rrotullimit të sistemit tonë diellor rreth plejadës, (fakt jo-shkencor ky), biles diçka e bukur ishte pyetja e një diskutanti në një forum, pasi ai përmendte moshën e sistemit tonë diellor midis 5 dhe 10 miliardë vjetësh, -çfarë mëson edhe çdo kush në shkollë-, dhe moshën e yjësisë së plejadës, e cila vërtitesh aty tek +- 100 milionë vjet; pyetja e tij ishte, ku është rrotulluar dielli ynë gjatë asaj kohe prej miliarda vjetësh, para se të lindtnin këto yje?! A nuk duket e bukur kjo pyetje, drejtuar këtyre fantazistëve,që i bëjnë faktet shkencore çorap!?
Me figurat e yjeve dhe me kopime të shtrembëra nga fantazitë e popujve të lashtë, ne mund të krijojmë sot historira nga më të bukurat fantastike, për të cilat kompanitë e filmit në Hollivud do të tregonin interes. Por vetëm kaq. Bie fjala, pamë se në mitet e shumtë e të ngatërruar të këtij gjahtarit Orion që ndjek yjet e bukur të Plejadës, kishte edhe të dhëna sporadike të lashtësisë që flisnin për ecjen e tij mbi ujë. Mirpo, duke ditur edhe se ky „gjahtar“ është në shumë mite të popujve të ndryshëm, duke parë në internet se është edhe në atë judeas, tek krahasohet rripi i tij lidhës, (nja tre yje këto që duken rallë edhe me sy në mes të drejtkëndëshit që përmendëm), pra, tek krahasohet ky rrip lidhës me një rrip në ijen e Jakobit biblik, i cili u plagos nga një Hyjni-Perëndi-Zot-Njeri-Xhind, (aq e ngatërruar është në Bibël kjo përrallë pa fantazi!), ne mund të krijojmë disa histori hollivudiane për ndikimin e një sekti të veçantë judeas në krishtërimin e hershëm, të cilët i dhanë Jezuit edhe cilësinë të ecte mbi ujë, nga fakti i këtij Orioni; biles në historitë tona hollivudiane (mite moderne) ne kemi shumë mbështetje edhe nga fakti, se ky gjahtar është i ngjashëm me Apollon shigjetarin, (hyu i Hënës hershmërisht ky), feja e të cilit (helenizmi) pati disa filtrime me judaizmin e disa shekujve para Krishtit. Ngado tu vërtitesh miteve të vjetër e sido ti vërtitësh ato nëpër gishtrinj, -siç bënte një autor tjetër, Arsim Spahiu, me të cilin jemi marrë në një nga librat tonë të kaluar-, ne mund të krijojmë cilën histori të duam dhe si ta duam. Vazhdojmë aty ku e lamë, tek numri simbolik antik grek, 7-ta, pra tek 70 milion qëniet inteligjente që banojnë në sistemin Plejade, ku na u vërtiska dhe Toka jonë (!):
"Të thuash se Toka jonë nuk ka patur komunikim me JT (jashtëtokësorët) dhe se jeta e njeriut vjen nga zhvillimi cilësor i amembave njëqelizore, kjo është një gafë e rëndë e qëllishme e darvinizmit apo atyre që e sponsorizuan atë. Historinë më të përafërt dhe më të saktë se çfarë ka ndodhur në qiell e ka paraqitur Hesiodi me veprën e vet Teogonia."
E kuptuat të dashur lexues? Nëse nuk e keni kuptuar ironinë e madhe të autorit tonë, lexoheni edhe një herë. Nëse nuk e keni kuptuar, se gjithë ç’shkruan vetë autori ynë nuk i beson, lexoini edhe një herë të dyja fjalitë. Dhe derisa ta keni gjetur, ne i shpjegojmë shpejt dhe si shkarazi lexuesit se amembat njëqelizore quhen ameba, pra pa një „m“ të dytë dhe pa përcaktimin (ndajfoljor?) njëqelizor, pasi me ameba kuptojmë protozoarë të vegjël njëqelizorë, (Fjalori i Mikrobiologjisë nga Robert Andoni, T.1980, f.12). Pra, nuk është e nevojshme të shtojmë pas termit amebë edhe termin njëqelizorë, sepse kemi një tautollogji të shquar, pra një përsëritje të qartë të kuptimit që na jep termi i parë.
Pasi besojmë se lexuesi e ka gjetur ironinë e Alfredit, ne e tregojmë këtë në analizën tonë. E para, Alfredi ynë bën sikur i përket atij grupimi njerëzish sot, të cilët e marrin me dyshim, apo edhe nuk e pranojnë fare evolucionin e llojeve gjatë historisë së krijesave gjallore. Deri këtu në rregull. Edhe kundërshtarët e evolucionit të llojeve do të kenë fjalën e tyre, kështu merr edhe më shumë vlerë teoria e evolucionit.
Mirpo ai nuk vazhdon me fakte dhe argumenta të kohëve të sotme për mbrojtjen e kësaj ideje jo-shkencore (antidarviniste), por ai na kthehet 2700 vjet mbrapsh, duke na përmendur Hesiodin dhe Teogoninë e tij, vepër kjo që përmbledh mitet e lashta të shoqërisë para-helene dhe helene mbi krijimin e Universit, zotave, perëndive, hyjnive, tokës, diellit, yjeve, etj.. Pra, ai përdor simbolikën e tij, kthimin mbrapsh në dijet njerëzore, si të dojë tu thotë lexuesve: kush ka mend e kupton se unë po tallem, budallenjtë le të vazhdojnë të lexojnë me interes më tej!
Në kohën e Hesiodit dhe pak pas tij, njeriu sapo kish nisur të kuptonte ndryshimin në shumë aspekte të Jetës, Natyrës dhe Universit. Por ai akoma nuk kish arritur deri aty sa të dallonte ndryshimin e llojeve, proçes ky të cilin e quajmë evolucion. Ai kish nisur të dallonte proçesin e evolimit, por jo në kuptimin e sotëm, se sa në atë të ndryshimit dhe një farë zhvillimi. Për këtë kemi rastet që na tregon Zenoni mbi këndvështrimet e ndryshme ndaj një objekti të caktuar, kemi dialektikën e Hera-klitit, Parmenidit, etj., që tregon ndryshimin dhe zhvillimin, kemi dallimin e ndryshimit të gjuhës nga Herodoti, kemi ide të Anaksimandrit mbi prejardhjen e njeriut nga peshku, kemi ide të prejardhjes së çdo sendi nga tre apo katër elementë bazë, kemi metamorfozën e Pitagorës, kemi elementë llogjik të parimit shkak-pasojë, etj., kemi pra shumë e shumë ide që janë pranë konceptit të evolucionit. Kemi pra dallimin e konceptit të ndryshimit dhe zhvillimit, por akoma jo në atë të ndryshimit të llojeve, siç e kemi tek Darvini. Kaq gjë e di çdo nxënës i klasës së tetë, (apo e dinte të paktën në kohën time). Kjo dije bëhet sikur anashkalohet nga autori ynë, sepse ai do na sjelli gjëra edhe më fantastike më tej.
"Nga këto teori pranohet se të bardhët kanë ardhur për herë të parë në planet nga yllësia e Andromedës, nga i ashtuquajturi niveli i dytë i dendësisë së vibrimit."
Edhe në këtë fjali shohim qartë se si autori ynë kopjon shkrime fantazistësh të tjerë, të cilët i injorojnë zbulimet shkencore dhe bazohen vetëm në mitollogjitë e lashta. Në këto mite të lashta, në këtë dije antike, „ylli“ mjegullor me emrin Andromeda kujtohej se i përkiste kësaj galaksie me emrin Kashta e Kumrit (Rruga e Qumështit), sepse në atë kohë mendohej se në qiell ekzistonte vetëm një galaksi (ndonëse jo kaq qartë sa sot). Mendimi se ky yll, e më vonë ky grumbullim yjesh, i përkiste Galaksisë tonë, vazhdoi deri në shekullin e sapo-lënë, atë të 20. Vetëm me anë të teleskopëve modernë u dallua se ky „yll“ apo ky grumbull yjesh me rrathë mjegullorë, na qenkësh një Galaktikë tjetër jashtë Galaktikës tonë, Rrugës së Qumështit. U zbulua gjithashtu se kjo Galaktikë është e ngjashme me Galaktikën tonë dhe ca më e madhe se e jona, si dhe lëviz në drejtimin tonë, më saktë, ne lëvizim në drejtim të saj, si më të vegjël që jemi, pra tërhiqemi ndoshta nga ajo. Kjo dashuri platonike e dy galaktikave mund të përfundojë në një dashuri materiale aty pas disa miliarda vjetësh, -kjo sipas matjeve të sotme të shkencarëve.
Tani, të gjithë këta fantazistë alfredianë që gjurmojnë llozhat masonike në cilëndo kohë dhe cilindo aneks të globit tonë, e pse jo dhe të Universit, e njëkohësisht nuk lenë film Hollivudi pa parë mbi ngjarje fantastike Matriksësh dhe Luftra Yjesh të regjizorve (bie fjala) Xhorxh Lukas apo Stiven Spilberg, të gjithë këta fantazistë gjurmojnë për ngjarjet e tyre vetëm mito-llogjitë e lashta, të cilat e mbanin Andromedën akoma si pjesë të Galaksisë tonë të vetme të Universit, (është një mitollogji e bukur mbi Andromedeën), ndaj dhe bëjnë fjalë për ardhjen e njeriut nga kjo Galaksi, duke harruar se kjo nuk është ai yll apo yjllësi që kujtonin mitet dhe dija e lashtë, por është një krejt tjetër Galaksi, ku dritës i duhet rreth 2.5 milion vjet të mbërrijë nga kjo Galaksi tek ne; pra ne e shohim sot këtë Galaksi ashtu siç ka qenë ajo 2 milion e gjysëm vjet më parë.
Pra, ndërsa këto „të fshehta“ që po na tregon Alfredi ynë mbi ardhjen e banorve të tokës nga yllësitë e afërme, bazohen në një farë llogjike (po themi), për shkak se këto yllëjsi janë larg nga Toka jonë disa vjet-dritë deri disa qindra vjet-dritë, (bie fjala kjo e Plejadës është aty tek 380 vjet-dritë larg, -shiko Vikipedia-, çfarë d.t.th. se drita e tyre do rreth 380 vjet të mbrrijë tek ne, pra ne shohim si kanë qenë këto yje para rreth 380 vjetësh), në anën tjetër, Galaksia e Andromedës është larg 2.5 milion vjet-dritë larg nesh, pra asnjë qënie nuk do të mundte të vinte prej andej tek ne, apo nga ne atje. Kështu këta fantazistë ngatërrojnë distancat, duke e bërë dhe Universin çorap.
Dhe imagjinoni sa qesharake duket për një nxënës mesatar në lëndën e astronomisë, tek ai lexon ardhjen e njeriut "…nga i ashtuquajturi niveli i dytë i dendësisë së vibrimit". Unë nuk e di nga kush e ka kopjuar autori ynë këtë dëndësinë e dytë të vibrimit, por besojmë se kjo duhet të jetë përmendur në ndonjë film hollivudi, skenaristët e të cilëve bazohen tek mitollogjitë e lashta, ku Galaksia e Andromedës dukej si një yll me dridhje më të mëdha nga yjet e tjerë.
Unë e mbaj mënd nga tetvjeçarja akoma mësimin që na sqaronte dallimin e yjeve nga planetët e sistemit tonë diellor; yjet dallohen sepse ato „dridhen“, si të thuash, fiken dhe ndizen gjatë gjithë kohës, pra lëshojnë dritën e tyre me dridhje, ndërsa planetët e sistemit tonë diellor nuk lëshojnë pikë dridhje, ata shihen qartë pa fik-ndezjen yjore. Kjo vjen -na thuhej- ngaqë drita e yjeve përplaset në valët e sistemit tonë diellor. Duket, edhe drita e miliarda yjeve të Andromedës përplaset më parë në valët e galaksisë tonë, pa përfillur pastaj valët e sistemit tonë diellor, përveç kësaj mundet që edhe vetë dritat e spiraleve të saj të difraksojnë me njëra-tjetrën, -për këtë mund të shikoj çdokush vetë në libra të ndryshëm apo në Internet. Nuk është ky problemi ynë tani, por të paktën ne dimë se ky vibrim i Andromedës duhet të jetë dalluar qysh në kohë të lashta, përderisa miti e vendos këtë bukuroshe të dhënë tek një përbindësh deti, pra tek ky det toksor që ka këto valë-vibrime, gjë që në fantazitë e mëtejshme të sotme, është quajtur dëndësi vibrimi. Kjo na tregon, se këta njerëz që kopjojnë njëri-tjetrin për zbukurimin e fantazisë së tyre, kanë parasysh pikërisht këtë Andromedë, në dritën e së cilës shohim këto difraksione të forta (vibrime), pra këta fantazistë e fusin padashur Galaksinë e Andromedës në Gaksinë tonë, panvarsisht se ajo e para është edhe më e madhe se e dyta, duke vazhduar me mendësitë e kohrave të lashta, të cilat e kujtonin ndriçimin vibracional të Andromedës një yll brenda Galaktikës tonë, e më vonë një yllëjsi të caktuar, po ashtu brenda Galaktikës tonë!!! A nuk është për të qeshur kjo!?!
Vazhdojmë aty ku e lamë, tek këta parakaluesit tanë të bardhë, të ardh nga yllësia e Andromedës, (duket kjo ngaqë shpëtimtari Andromedës mitollogjike, Perseu, ishte verior, pra i bardhë).
"Për herë të parë Toka u kontaktua prej tyre në Afrikë, në shtetin e Malit të sotëm, tek fisi Dogon."
Kjo fjali na bëri kureshtar, ndaj hapëm kompjuterin dhe pamë kush është ky fis Dogon në Malin e sotëm. Ky qenka një fis afrikanësh, i shtrirë në Burkina Faso e në Mali, ka lëvizur duke u ngrejtur lart drejt Malit, vazhdon rite të vjetra afrikane, ndërmjet të cilave edhe prerjen tek femrat, një pjesë janë sot myslimanë e një pjesë kristianë, por përzihen edhe ritet e tyre afrikane, gjithsej janë sot nja 400 mijë banorë të fisit Dogon.
Për fatin e tyre të mirë, këta i paskan vizituar dy europianë, francezi Marcel Griaule më 1931 dhe më 1946 sërish Griaule me studjuesen Germaine Dieterlen. Në disa komente këta klasifikohen si etnologë, si etnografë, diku Griaule edhe si antropolog. Kjo nuk na prish ndonjë punë, pasi këto shkenca kanë pak a shumë të njëjtin qëllim, studimin e jetës së njeriut dhe popujve të ndryshëm, ritet e tyre, veshjen, gjuhën etj..
Thamë fatin e mirë, sepse në disa fshatra të këtij fisi kanë vazhduar këto dekadat e vona vizitorë nga bota, duke çuar kështu tek ‘ta dollarë dhe sende të tjera të nevojshme për ‘ta. Kjo ka ardhur nga kureshtja që kanë ngjallur shënimet e dy studjuesve francezë, si dhe një studjues i mëvonshëm amerikan.
Francezi Marcel Griaule i ka pyetur këta banorë qysh herën e parë, po ashtu edhe herën e dytë me shoqëruesene tij, dhe paska marrë nga ‘ta disa të dhëna që ishin të habitshme, të dhëna këto që ata të dy i botuan më 1951 në librin „Një sistem Sirius sudanez“, të dhëna këto që pak tërhoqën vëmëndjen asaj kohe ndër studjuesit e tjerë, të dhëna këto tek të cilat është bazuar në vitet ’70 studjuesi amerikan i gjuhëve, Robert Temple, i cili tërhoqi vëmëndjen e gjithë botës me librin e tij mbi fisin Dogon dhe dijet e tyre.
Ky fis na festoka çdo 50 vjet një festë me maska të çuditshme dhe sipas tregimeve të njëri pas tjetrit, (nga fshatari dogon tek francezi Marcel dhe nga ky tek studjuesi amerikan Robert), na del se ky fis e ditka që ekzistoka një yll me emrin po tolo që d.t.th. ylli i siguit, ku sigui është identik me yllin real sirius; dhe po tregon tek fisi i dogonëve kokrrën më të vogël të drithrave të tyre, emri i kësaj të fundit në latinisht është digitaria exilis, nga ky emër i njohur -sipas këtyre studjuesve- u përhap dija e tyre për rrotullimin e yllit të vogël digitaria rreth yllit të madh të siguit, që është Siriusi i njohur qysh nga antikiteti.
Këtu problemi është, (na tregon fantazia masoniste), se shkencëtarët zbuluan vetëm në shek. e XIX, që rreth yllit të njohur Sirius vërtitet një yll tjetër më i vogël e më i rëndë, i cili u quajt Sirius B. Pra, dogonët kishin të dhëna për këtë yll përpara se ky të zbulohej, thotë Robert Temple, duke e zgjeruar edhe më tej mitin e dogonëve afrikanë, nga sa kish dashur apo aluduar Marcel Griaule.
Duke ndjekur në internet materiale të shumtë mbi këto të dhëna të shpalosura nga dy studjuesit francezë dhe ai amerikan, shikon se edhe artikujt që e hedhin poshtë këtë të ashtuquajtur dije dogone, nuk janë të pakët. Kemi p.sh. dy autorë, belgun etnolog që ka jetuar tek fisi dogon shumë vjet, Valter van Beek, kemi një artikull nga Dr. Klaus Richter, e plot komentues të tjerë. Nga këta kundërshtarë jepet e dhëna se, pyetjet e francezit Griuale kanë qenë sugjestive dhe si të një hetuesi që pret vetëm një rezultat. Kjo ka bërë që treguesit dogonas të japin mite të impovrizuara për hir të mikut të tyre. Ata kanë folur thjesht për një mit krijimi të botës, siç kanë të gjithë popujt, por nuk kanë bërë fjalë për yllin Sirius dhe bashkshoqëruesin e tij.
Pastaj, të dhënat se në këto yje paska planetë dhe qënie inteligjente, siç na e zgjeron më tej „mitin“ dogon amerikani Temple, duken tepër entuziazte, pasi në jetën e tyre të shkurtër të këtyre yjeve Sirius, nuk ka si të zhvillohet jeta atje aq shpejt. Përveç kësaj, rrotullimi dhe tërheqja e dy Siriusve, A dhe B, është aq e madhe sa nuk mund të lejojë formimin apo ekzistencën e planetëve në sistemin e tyre të ngjitur.
Të gjitha këto kundërti të tezës entuziaste të amerikanit Temple, gjinden po ashtu në artikuj të ndryshëm në internet. Mjafton të klikosh „fisi dogon“ (gjerm.: Stamm Dogon) në Gogle, dhe të dalin të gjitha të dhënat mbi realitetin dhe trillimin. Në përgjithësi këta fantazistë u përngjajnë fetarve, ndoshta edhe vijnë nga familje fetare, siç duket nga mbiemri i amerikanit, Temple; si të tillë këta kanë vështirësi të hyjnë në debate të hapura, sepse e shohin menjëherë zvoglimin e tyre.
Autori ynë Alfred ka rënë duket në kontakt me lloj-lloj shkrimesh interneti, ndonëse këto teorira fantastike sot lulëzojnë gjithashtu në libra të ndryshëm, dhe ai ka dhënë variantin më të shkurtuar të tyre, ndaj dhe vetëm sa e përmend këtu fisin Dogon. Kjo është tipike e këtyre fantazistëve, pasi këta e shohin se një mit i ri fantazist nuk ka bazë për tu provuar dhe dallohet që është një trillim fëminor, këta vetëm sa e përmendin këtë mit shkurtimisht, duke pretenduar se të dhëna të tjera më të rëndësishme janë në plan të parë. Dhe ja shikoni si vazhdon autori ynë me të dhëna të mëtejshme, pas zbritjes së të bardhve tek fisi i të zinjve në Afrikë, ai Dogon.
" Në shkëmbim të një teknollogjie më të lartë ndaj të zinjve që kishin ardhur 1 milion vjet para në Afrikë, andromedianëve apo pellazgjianëve ju lejua pjesa veriore e planetit, i cili nuk ka pasur këtë lloj sipërfaqe. Pellazgjianët, ku natyrisht bëjnë pjesë edhe ilirët (vetë fjala yllir ka lidhje me ardhjen nga yjet të kësaj race) e lashtë dhe pasardhësit e tyre, shqiptarët, shtriheshin nga Esperia (Amerika e sotme), Atlantida, Europa dhe deri në ishullin e Aenus (Japonia e sotme e cila edhe sot, në veri, e ruan gjurmën pellazgjiane të saj."
Duke parë zhvillimin teknollogjik të dy mijë vjetëve të fundit, apo qoftë edhe të dyqind vjetëve të fundit, ne mund të nxjerrim një ide mbi teknollogjinë e lartë të asaj kohe para 3.5 milion vjetëve. Ka mundësi që ky majmun i bardhë, me të dalë nga anija kozmike, pra nga disa guva kodra aty përreth, i ka treguar atij majmunit të zi se si mund të kërcente e të kapte kokrrën e mollës në degët e holla të pemës. Kjo duhet të ketë qenë teknollogjia e përparuar! Dhe ky majmun i zi është çjerrë duke e detyruar këtë shkencar të bardh të shkonte drejt veriut. Nuk e di nëse ndokush do kishte mendim tjetër.
Përveç kësaj shohim se fiset ilire (yllire) u quankan kështu nga shkaku se kanë ardhur nga këto yje andromedianë (miliona vjet larg tokës tonë). Mirpo këtu na del një problem. Kjo fjalë, yll, ka ardhur nga gjuha e këtyre andromedianëve (pellazgjianëve), apo është gjuha e këtyre afrikanëve dogonas? Duke parë se afrikanët kanë gjuhë tjetër nga e jona, i bie që kjo fjalë ka ardhur me këta pellazgjianë nga yllësia e Andromedës. Çudia është, pse nuk u quajtën të gjithë këta yllirë apo yllas, por u quajt vetëm një pjesë e tyre? Çudi si nuk përmenden ilirët (apo yllirët) në librin më të vjetër, Iliadën e Homerit? Apo kemi prej 3.5 milionësh lozha masonike që i mbajnë disa gjëra të fshehta? Vazhdojmë.
"Para vitit 9,600 pr.Kr., në vend të Detit Mesdhe ka ekzistuar lugina Aegis, e cila u fundos kur lëvizën pllakat litosferike të planetit nga goditja e Atlantidës prej forcave andromedane të Zeuesit. Në qiell kishte ndodhur lufta e tretë qiellore, luftëra që kishin zgjatur 1.5 milion vjet nga rebelimi i reptilianëve të yllësisë së Drakos-Alpha Draconis dhe Epsilon Bootus & Opheos (yllësia e gjarpërit) ndaj andromedianëve superiorë të galaktikës."
Shihet nga vetë përdorimi i shkronjave „ph“ kopimi i shkrimeve anglo-gjermane dhe termave të filmave hollivudia-në nga njerëz të ndryshëm, midis të cilëve edhe autori ynë Alfred Cako. Zakonisht, në shqip dhe shumë gjuhë të tjera kjo është shkronja „f“, pasi dhe tonizimi i „ph“ është në anglishte dhe gjermanishte „f“, por ata e shkruajnë me ph.
Çfarë na habit në fjalinë e mësipërme është numri i vitit, 9600 para Krishtit, i cili korrespondoka me zbritjen në tokë të racës së verdhë, në Atlantidë. Duke patur parasysh se Dragoi është pjesë e miteve kineze dhe aziatike, i bie se këta reptilët qenkan raca e verdhë e zbritur në tokë, ose të paktën vëllezër të tyre. Çudi, sepse aziatikët ngjajnë më shumë me ne njerëzit e bardhë dhe të zinj, se sa me reptilët (e filmave hollivudianë)!
Dhe tjetra gjë që na bie në sy është se Zeusi paska luftuar me këtë racë reptilësh gati 1.5 milion vjetë. Pra, luftrat e racës së bardhë andromediane me racën e verdhë, apo miqtë e tyre reptilianë, qenkan zhvilluar njëherë në yllëjsi të tjera larg, për gati 1.5 milion vjetësh. D.m.th. vëllezërit tanë andromedianë (pellazgjianë) prej të cilëve u shkëputëm ne yllirët, (raca e bardhë), 3.5 milion vjet më parë, paskan filluar luftën nën udhëheqjen e Zeusit, 2 milion vjet më vonë me këta reptilët; shkaku ka qenë se parakaluesit tanë të yllëjsisë së Andromedës nuk e paskan duruar që reptilët të fitonin panvarsinë ndaj sundimit të tyre. Dhe si vajti më tej kjo luftë, le ta ndjekim autorin tonë.
" Pasi u larguan prej nga këto yllësi prej andromedianëve në betejën e quajtur Perseus, banorët e mbetur të 119 planetëve të dominuar nga reptilianët e Alpha Draconis hynë në sistemin tonë Plejades dhe si fillim shkatërruan 11.500 vjet para Kr. dy planete rebele të quajtur nga Hesiodi Hephaestus dhe Phaeton (Hephahestus ekzistonte midis Diellit dhe Mërkurit kurse Phaethon-i ishte midis Marsit dhe Jupiterit). Copat e të parit janë tërhequr nga dielli ndërsa meteorët e të dytit përshkuhen në tekstet e vjetra sikur „qielli rrjedh lotë gjaku“ dhe ato të gjithë i kemi parë në ndonjë rast pa teleskop kur hyjnë dhe digjen në atmosferën tonë."
Duket se fantazia e Alfredit tonë tashmë është futur në ujë, pasi ai tregon ato përralla që tregonin në Greqinë e lashtë për të vënë fëmijët në gjumë. Çdo kush e njeh hyun Hefest, farkëtarin (apo kovaçin), birin e Zeusit dhe Herës, të cilin mitollogjia greke e tregon të shëmtuar e të çalë, por të fuqishëm, të cilin e hodhën qysh fëmijë nga Olimpi poshtë.
Po ashtu dhe Feti (apo Faetoni) është i njohur në mitollogjinë e vjetër greke, si bir i Heliosit (Diellit); ky Faeton i mori njëherë kuajt të atit, me dëshirën e zjarrtë të përshkuante një herë qiellin e ta shihnin të gjithë se çfarë azgani ishte, mirpo të shkretit i ikën kuajt prej duarsh dhe desh e shkatërroi qiellin, vetë po ashtu u rrëzua keq, (nuk më kujtohet tani në detaje miti, nëse vdiq apo u shtrua në spital në gjendje kome, por sidoqoftë, këto meteorë që duken aty nga nëntori mbrëmjeve, duke rënë në atmosferën tonë, i vishen nga grekërit e vjetër pikërisht kësaj legjende, apo kjo legjendë i vishet këtyre meteorve që bien drejt tokës në këtë periudhë). Mitet e vjetër, fantazistët e sotëm i veshin në tregime të reja fantastike, duke harruar të shtojnë në fund, që krijimet e tyre janë thjesht artistike dhe vetëm për nxitje fantazish filmike.
Tani po japim dhe pjesën e fundit të trillimit alfredian, për t’mos e mërzitur lexuesin shumë me analiza të gjata.
" Ndërsa njëri nga komandantët egjeanë andromedanë të planetit i quajtur Kronos u lidh me drakonianët dhe vrillët (të grinjtë e yllësisë së Orionit të cilët janë në zhdukje dhe janë përzier në rracat bionde saksone), komandanti tjetër i Antlatidës u largua me njerëzit e tij në tre drejtime për të mos shkatërruar edhe Tokën ashtu si edhe dy planetët e tjera të përmendur më lart. "
Autori ynë vazhdon edhe pak me ardhjen këtë vit në tokë të andromedianëve të fshehur në unazat e Saturnit, me fshehjen e drakonianëve në Jupiter, me energjinë që marrin këta të fundit nga shpirtërat e vdekur, si në filmin „Matrix“, të cilin autori ynë e shkruan me „x“ si në origjinalin anglez hollivudian dhe jo në variantin shqip me „ks“; këtu autori ynë mbaron me fantazitë mitiko-shkencore, që ndryshe quhen science-fiktion (shience-fikshën), d.m.th. fantazi shkencore, dhe ai vazhdon pastaj me historikun e hordhive mongolo-turkmene në Europë dhe përfundon me kameleonizmin e kryeministrit shq. aktual, Sali Berishës, duke e bërë këtë padashur më të rëndësishëm se sa është në të vërtetë.
Kështu pra, trillimi mitik-fantastik-shkencor i autorit Alfred Cakos është jo vetëm i dobët në materiale mitike dhe fantastike trilluese, por ky trillim është dhe shovinist, pasi nxit urrejtjen, (më e pakta, shikuarjen me dyshim) midis racave dhe popullsive. I shkreti kinez, thuaj, ata miliona kinezë që janë shpërngulur nga provincat dhe shfrytëzohen në maksimum nga kapitalistët e rinj kinezë nëpër fabrikat dhe uzinat e qyteteve, për rreth 40 deri 60 orë në javë punë, do të thoshte i shkreti po ti besonte këto përralla: oh, sa mirë që qenkam, vërtet më del shpirti në punë papushim për 60 orë në javë, por të paktën nuk do përvëlohem nga ndonjë raketë e këtyre andromedianëve të fshehur në Saturn dhe në llozhat masonike!
Por jo vetëm ai kinezi dhe vietnamezi i fushave të orizit çoroditet nga këto teorira shovinisto-raciste, por edhe ky „pasardhës“ i këtyre andromedianëve-pellazgjikë, shqiptari i sotëm pra, edhe ky mund të manipulohet sadopak në kolizionet e ardhme gjeo-politike që gatuan kapitali i madh perëndimor në bashkpunim me atë kinez apo rus, duke bërë kështu ndonjë hap dhe veprim të gabuar, për të cilin do ti duhet pastaj të paguajë mirë nëpërmjet formave moderne të shfrytëzimit.
Ja pra, se sa dëm i sjellin histori të tilla njeriut, nëse ato vërtet përmbajnë disa të dhëna reale, si bie fjala ndryshimin e ngjyrës së njeriut në raca të ndryshme, apo disa të dhëna historike, si luftrat e ndryshme, apo disa të dhëna shkencore (qoftë dhe teorike këto), si fluturimi i njeriut në hapsirë. Dhe në fakt, çdo trillim do përmbajë gjithnjë nga këto të vërteta brenda vetes, sepse ndryshe dëgjuesi nuk do të paraqesi asnjë interes. Edhe përralla e ujkut dhe kecave përmban, bie fjala, dhomën, oxhakun, derën dhe vrimën e çelsit, shkëmbimin e fjalëve midis ujkut dhe kecave, miellin me të cilin ujku mbuloi këmbën, frikën e kecave ndaj ujkut, largimin e mamasë së kecave, përmban kusinë me ujë në zjarr, kjo përrallë përmban shumë elementë realë, pa të cilat nuk do të tërhiqte vëmëndjen e fëmijve. Kështu dhe trillimet e sotme artistike hollivudiane përmbajnë shumë elementë realë, pa të cilët njerëzit as do të shkonin në kinema për ta parë filmin. Çdo krijim i mëndjes së njeriut do bazohet gjithnjë në ngjarje dhe objekte reale. Pikërisht këto subjekte reale mbajnë pastaj të lidhur edhe subjektet dhe veprimet irreale. Realja dhe irrealja janë aq të lidhura, sa i gjithë tregimi mund të merret nga njeriu pa dije si real. Ndërsa njeriu me (qoftë) edhe disa klasë shkollë, dallon sa i vërtetë është një tregim dhe sa i pavërtetë. Unë jam i sigurtë se nuk ka njerëz në Shqipëri që do të besonin, (biles as dyshonin), që tregimi mitik-fantastik i Alfred Cakos është pjesërisht apo tërësisht i vërtetë. Dhe vetë Alfredi nuk e beson sa ka shkruar. Mirpo kështu si me shaka, aq më tepër që dija dhe arsimimi kanë rënë kudo në botë, (në Shq. edhe më shumë), të tilla tregime ngjallin një farë konfuzioni në raportet e njeriut me realitetin, dhe kur themi realitet kemi parasysh jo vetëm shkencën, ku fusim edhe historinë, pra ngjarjet e shekujve të kaluar, por kemi parasysh edhe kohën e sotme, pra këta popuj e raca të tjera, të cilat, për fatin e keq të alfredianve, janë po aq të evoluar sa gjithë qëniet e tjera. Të ish e kundërta, këto raca dhe popuj nuk do të kishin marrë në historinë e zhvillimit të tyre fare pjesë në proçesin e përzierjeve me njëri-tjetrin. Këto përzierje racash, popujsh, kombesh, etnish, grupesh, individësh, shoqërish, janë aq të përjetshme sa vetë llogjika njerëzore është akoma një pjesë e vogël e saj. Ndaj kësaj llogjike njerëzore i mbetet vetëm ta pranojë këtë realitet të pafund përzierjesh, si dhe evolimi, përndryshe ata individë që nuk e pranojnë këtë mbeten mutantë të racës njerëzore, po të mos përmëndim këtu vetëm rastet kur kjo llogjikë nuk shprehet seriozisht por thjesht për krijime artistike, të cilat nuk janë në stade të tilla racore-shoviniste, por përkundrazi venë në qendër të tyre idenë mbarë-njerëzore pa dallime racash, fesh dhe etnish, ndaj dhe ato ngelen thjesht krijime për të kënaqur shpirtërisht njeriun e sejcilës racë, fe dhe etni.
Me kaq besoj u qartësuam. Lamë shumë detaje pa përmendur, si bie fjala punën e Sethit egjyptian, yllin Sirius në lidhje me fenë egjyptase, por për ‘to do të flasim në tema të veçanta, pa i përzier me tema fantastiko-shkencore.
9÷11. 4. 2012
Arturoja (Zheji) pati ne gazeten e tij MAPO me 6 janar nje artikull me titull: 2016 Fshati dhe Planeti. Pati dhe komente lavderuese. Per cudi, e hoqi artikullin e tij brenda nje dite! Nderkohe qe ai i le artikujt e tij dy e me shume jave ne vendin e dukshem. Une i lexoj Arturos dy-tre artikuj ne vit, pra nje ne 5-6 nga ato qe shkruan. Lej komentin tim dhe... eshte e dyta apo e treta here qe ai e heq artikullin e tij, sapo une i le komentin tim! Te jete rastesi?! Nuk e besoj! Dhe, ne fund te fundit as me intereson pse e ben kete! Pune e tij! Por une e jap kete lajm kaq te parendesishem, (nuk e them per hipokrizi, por edhe per mua nuk eshte lajm me rendesi; dava shkrimesh dhe komentesh per tema koti politike), per arsye se ndodh shpesh qe, kur dikush jep ndonjehere nje lajm relativisht me rendesi por te pabesueshem, njerzit nisin e akuzojne per paranoid, per skizofreni, kerkojne llogari pse nuk ke folur me pare, ndaj keto lajmeza te vogla ketu dhe tani duhet ti japin te kuptoj cdo kush se pas ferres se vogel fshihet nganjehere edhe nje lepur i madh. (Per lepurin e madh do flas kur te vije koha; relativisht i madh.)
Ne fakt ky koment i meposhtem duhej tek nentema: a duhen lejuar komentet neper gazetat online?, por meqe kam nisur ketu me keto gazetat, po bej te ditur dicka jo aq te re me fenomenin e komenteve te pabotuara ne gazetat online. Ne rreth 10-20 komente qe une jap afersisht ne nje muaj tek gazeta MAPO, me dalin aty gjysma e tyre deri 2/3 e tyre. Deri ketu nuk ka asgje per tu shqetesuar, sepse ne fund te fundit jane tema jo shume te rendesishme ashtu dhe komentet e mia. Problemi qendron se dalin gjithmone ato komente te dobta dhe pa vlere. Ndersa kur behet ndonje kritike paksa e forte, kjo nuk e sheh kurre driten e daljes poshte artikullit. Keshtu edhe sot, teksa kjo gazete, (po ashtu dhe te tjerat me pare) i meshojne tezes se vetvrasjes se nje suedezi ne Tirane para 2-3 ditesh, nderkohe qe nga sa jepet te lind edhe dyshimi i nje vrasje, ndaj dhe une e deklasova kete anim te shtypit shqiptar ndaj vetvrasjes, qe vetem i ve brire ketij populli dhe e paraqet si kriminel. Nese ne ndonje te ardhme do dalin fakte se mund te kete qene edhe vrasje, atehere cdo suedez do te mendoje se si ka mundesi qe ne kete vend (Albania) nuk pati as edhe nje ze per hetim vrasjeje kundrejt gjithe atytre provave aq te dukshme ne kete dyshim!? perse u fol gjithandej per vetvrasje? Si u mbuloka kaq shpejt krimi ne kete vend ndaj te huajve, panvarsisht se edhe keta te huaj mund te mos jene aq te paster? Ndaj dhe komenti im nuk u lejua te dali tek MAPO. Por une po e jap ketu! Dhe artikullin: "Vetvrasja ne Tirane, misteri i darkes se fundit te drejtorit te kazinose" mund ta lexoje kushdo tek MAPO sot 13.3.2016, ndonese jam i sigurte se edhe artikulli mund te hiqet apo kalohet me tej, per t'mos u pare me. Per mua kjo eshte nje gazetari mafioze. Fatkeqesi per kete popull.
Komenti im i padale:
Sa specialiste qe jane keto gazetat!... Aty paskan qene edhe persona te tjere para (vet?)vrasjes. Pra, eshte kollaj te gjindet se kush kane qene.
Ne vend qe shtypi (gazetat) te ngulmojne per zbardhjen e kesaj ngjarje, sepse nese nje dite do te dale qe e kane vrare, i gjithe ky popull mbetet me turp per vrasje te te huajit, ngaqe nepermjet medias dhe gazetave te korruptuara u perpoq ta mbulojte krimin, ne vend te ketij ngulmimi, keto gazeta shqiptare flasin me te madhe per vetvrasje. TURP i kesaj medie te paguar dhe i ketij populli qe hesht ndaj kesaj medie (rrezik) te lidhur me krimin. (Jam i sigurte se ky koment nuk do te dale, si shumica e komenteve te mia, por sot ne kohen e internetit une do t'ua tregoj juve se si ju ca komente i nxirrni e ca nuk i nxirrni!)
Gazeta MAPO po mi ngre vlerat, ndonese nuk kemi te bejme me artikuj dhe komente te kalibrit te larte. E shikoj me ralle MAPO-n dhe shkruaj nje-dy komente ne muaj tashme tek MAPO, meqe mi ka rritur vlerat ne menyre te padrejte, teksa nuk mi nxjerr komentet, ndonese keto (po si dhe artikujt) jane te notes mesatare! Kjo mosnxjerrje komentesh -mendoj se- nuk tregon thjesht fiksimin e tyre ndaj meje, se sa mosnxjerrjen e mjaft te vertetave te hidhura sot, qe nuk ben ti dijne lexuesit. ne kete rast MAPO eshte bazuar tek shtypi anglez, ndaj komenti im mund te dilte ca bllof, mirpo ata serish nuk e nxorren kete koment, sepse ka te beje me ato te verteta qe lexuesi (budalla, sipas tyre) nuk duhet ti dije! Ja me pare ketu artikulli i MAPO-s dhe pastaj komentin tim i panxjerre.
"Edhe këtë të mërkurë, Erion Veliaj u shfaq më shumë me kostum kryeministri, teksa priti presidentin hungarez.
Mediat po ziejnë me spekulime se ai do jetë pasaardhësi i Edi Ramës si kryetar i Partisë Socialiste dhe ndoshta si kryeministër.
Kaq i zjarrtë është ky debat, sa e përditshmja Standard i kushton kryeartikullin e saj një interviste me mjeshtrin e teorive konspirative, Kastriot Myftaraj.
Ai thotë se lobi sorosian e ka përgatitur Veliajn si pasaardhës të Ramës.
“As Saimir Tahiri, as Ben Blushi dhe aq më pak Pandeli Majko nuk kanë mbështetjen e këtyre forcave ndërkombëtare, të cilat pas vitit 1997 përcaktojnë se çfarë do të ndodhë në PS. Shikoni, PS erdhi në pushtet me çmimin që iu nënshtrua Sorosit”.
Por ndërsa Myftaraj nuk e sheh Blushin si kryetar të PS, një e përditshme tjetër, “Sot”, e njohur po ashtu për spekulimet, shkruan se Blushi në shtator do të themelojë një parti të re."
Ky ishte artikulli i MAPO-s. Tani komenti im i panxjerre:
Qysh para se Veliaj te zgjidhej kryebashkiak i Tiranes, ishin me dhjetra komentues ne faqe te ndryshme interneti, perfshi dhe keto te gazetave, qe "profetizonin" zgjedhjen e tij kryebashkiak dhe zgjedhjen e tij kryeminister ne te ardhmen. Keshtu, Kastriot Myftaraj eshte i vonet ne kete "profeci". Por gazetat, si dhe MAPO me pare, kane nje mani te terbuar ne monotonine e tyre, per ti kategorizuar disa figura, ngjarje, kategori, keshtu edhe per ti sherbyer pagatorve te tyre, te cilwt i kane ndare me pare rolet e ketyre figurave, kane sistemuar prezantimin e ngjarjeve, e te tjera paraprogramime. Keshtu Ngjela eshte stamposur si kritikues ne sferen e drejtesise. Kur ky flet, te gjithe ata te drejtesise ia fusin gjumit edhe me teper, pasi e dine se eshte nje kritike brenda programit te caktuar me pare. Kur Kastriot Myftaraj ben nje "profeci", te gjithe ata qe gjoja jane te prekur, flene edhe me qete, sepse e dine qe eshte "profeci" e programuar. Keshtu dhe lexuesit flene te qete, pasi mendojne se dikush po kritikon, dikush po profetizon, keshtu po shkakton dridhje andej lart. Gjithshka eshte nje film me skenar te parapregatitur, si e si gjithshka te duket demokratike, si e si te mos futen te tjere ne skenarin "demokratik".
Harrova ta theksoj me qarte, se qellimi i njoftimit qe dhashe me siper eshte te tregoj kete lloj manipulimi te hershem, prej dekadash, per t'mos thene prej shekujsh, qe perdoret nga kapitali i madh dhe sherbetoret e tij, qeveritaret dhe shtetaret e ndryshem, perfshi ketu sidomos edhe mediat, pra ata qe punojne ne gazeta dhe televizione, manipulim qe konsiston ne venien ne gjume te qytetarve nepermjet (gjoja) frymes demokratike qe media e (cdo) vendit ndjek, teksa persona te caktuar (piketuar) me pare luajne rolin e kritikuesit, te profetizuesit, te revolucionarit, te pa-pajtueshmit, te atij qe (gjoja) lufton per drejtesine, etj. kallepe te ketyre formateve kaq simpatike ne syte e cdo qytetari. Keshtu shohim per nate e per jave po te njejtet persona neper televizione, po te njejtat dokrra per drejtesine dhe korrupsionin, po te njejten loje hileqare, qe u shkon disa fytyrave si Arturo Zheji e te tjere qe i kemi per nate e per jave ne TV. Dhe asnje nuk shkon perpara drejtesise, asnje nuk denohet, pra kemi po te njejtin spektakel, njelloj si tek Truman-show. Ndaj e dhashe ketu artikullin e MAPO-s dhe komentin tim te panxjerre, per te treguar se si funksionon puna e sherbetorve te paguar nga kapitali i madh, medias.
Te parashikosh Veliajn kryeminister eshte gjeja me llogjike. Eshte personi me i dedikuar, me i afte, dhe me i talentuar qe ka sot politika. Kjo duket sheshit ne cdo perballim me median apo kundershtaret politike. Nuk mund te manipuloje dot Sorosi talentin e njeriut. Prandaj filmat me kospiracione nuk kane vend fare ketu, edhe pse shqiptaret duan te gjejne kospiracionin ne cdo event madhor, ne menyre qe te justifikojne humbjet shekullore qe pesojne si popull (edhe pse ne rasting e Veliajt mendoj se do fitonin he per he).
G99 ose fiku.
Citim:Ke plotesisht te drejte. Mund te shtoje se prej tij patem edhe ardhjen ne pushtet te Sali Berishes ne 2005. Kjo eshte shume e rendesishme ne Cv e fikut.
Po citoj ato që tha Fajtori
Te parashikosh Veliajn kryeminister eshte gjeja me llogjike. Eshte personi me i dedikuar, me i afte, dhe me i talentuar qe ka sot politika. Kjo duket sheshit ne cdo perballim me median apo kundershtaret politike. Nuk mund te manipuloje dot Sorosi talentin e njeriut. Prandaj filmat me kospiracione nuk kane vend fare ketu, edhe pse shqiptaret duan te gjejne kospiracionin ne cdo event madhor, ne menyre qe te justifikojne humbjet shekullore qe pesojne si popull (edhe pse ne rastin e Veliajt mendoj se do fitonin he per he).
Citim:Mapo i dashur nuk eshte me ajo e dikurshmja. Vihet re lehtesisht se ka ndryshuar aq shume saqe ka marre nje forme te shpifur. E fillon me TCH kalon tek Tema ose Dita dhe as 5% nuk ka te veten keshtu qe mos i ve faj.
Po citoj ato që tha robert
Harrova ta theksoj me qarte, se qellimi i njoftimit qe dhashe me siper eshte te tregoj kete lloj manipulimi te hershem, prej dekadash, per t'mos thene prej shekujsh, qe perdoret nga kapitali i madh dhe sherbetoret e tij, qeveritaret dhe shtetaret e ndryshem, perfshi ketu sidomos edhe mediat, pra ata qe punojne ne gazeta dhe televizione, manipulim qe konsiston ne venien ne gjume te qytetarve nepermjet (gjoja) frymes demokratike qe media e (cdo) vendit ndjek, teksa persona te caktuar (piketuar) me pare luajne rolin e kritikuesit, te profetizuesit, te revolucionarit, te pa-pajtueshmit, te atij qe (gjoja) lufton per drejtesine, etj. kallepe te ketyre formateve kaq simpatike ne syte e cdo qytetari. Keshtu shohim per nate e per jave po te njejtet persona neper televizione, po te njejtat dokrra per drejtesine dhe korrupsionin, po te njejten loje hileqare, qe u shkon disa fytyrave si Arturo Zheji e te tjere qe i kemi per nate e per jave ne TV. Dhe asnje nuk shkon perpara drejtesise, asnje nuk denohet, pra kemi po te njejtin spektakel, njelloj si tek Truman-show. Ndaj e dhashe ketu artikullin e MAPO-s dhe komentin tim te panxjerre, per te treguar se si funksionon puna e sherbetorve te paguar nga kapitali i madh, medias.
Re: G99 ose fiku.
Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Ke plotesisht te drejte. Mund te shtoje se prej tij patem edhe ardhjen ne pushtet te Sali Berishes ne 2005. Kjo eshte shume e rendesishme ne Cv e fikut.
Re: Re: G99 ose fiku.
Citim:Pasi i beri varrin politik Tosit, dihet pse dhe qysh. Deshtoi ne menyre spektakolare si kryetar partie sepse votat ishin me pak se anetaret e saj. Pastaj u katapultua me merite ne Ps dhe me merite po ngjet shkallet e karrieres. Kollaj fare te besh karriere kur e ke jo krahun por tere rrugen e hapur dhe te shtruar nga Rama.
Po citoj ato që tha Fajtori
Ky eshte humor kinez apo mungese qartesie ne shprehje?
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Te parashikosh Veliajn kryeminister eshte gjeja me llogjike. Eshte personi me i dedikuar, me i afte, dhe me i talentuar qe ka sot politika. Kjo duket sheshit ne cdo perballim me median apo kundershtaret politike. Nuk mund te manipuloje dot Sorosi talentin e njeriut. Prandaj filmat me kospiracione nuk kane vend fare ketu, edhe pse shqiptaret duan te gjejne kospiracionin ne cdo event madhor, ne menyre qe te justifikojne humbjet shekullore qe pesojne si popull (edhe pse ne rasting e Veliajt mendoj se do fitonin he per he).
Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Mapo i dashur nuk eshte me ajo e dikurshmja. Vihet re lehtesisht se ka ndryshuar aq shume saqe ka marre nje forme te shpifur. E fillon me TCH kalon tek Tema ose Dita dhe as 5% nuk ka te veten keshtu qe mos i ve faj.
Po shqiptaret prandaj nuk bejne hajer, sepse dhe kur e kane talentin para syve do gjejne bishta. Erion Veliaj eshte qartesisht nga politikanet me te dedikuar dhe te afte. Kurse poshte e perpjete do degjosh teori kospirative nga me te ndryshmet. Filloi ne fillim me fjalet se ishte djali i Vehbi Velise, pra krahet i kishte te ngrohta me leke. Tani krahet i ka te ngrohta ne politike, etj etj. Pse me krahe te ngrohta behen debatet politike, kronika, puna, projektet, inisiativat?
More njerez, a keni parametra cfare eshte aftesia apo vazhdoni me konceptet europjano lindore se gjithcka eshte e shkruar dhe aftesia eshte relative. A keni principe cfare eshte e mire dhe cfare e keqe, kushdo qe ta beje ate? Apo jeni te mjegulluar nga krahinizmi politik? Si mund te coni nepermend se ju si individe mund te kontriboni ne demokraci kur nuk jeni te afte as te ndani shapin nga sheqeri?
Per mua Erion Veliaj eshte nga njerezit me premtues per Shqiperine, ka aftesi te papara deri me sot ne politiken shqiptare. Mjere ai politikan qe do jete kundershtar i tij, se zor se mund te arrije elokuencen dhe pergatitjen qe ka Erioni. Shpresoj vetem qe kjo aftesi mos kthehet per qellime te keqija, sic ndodhi me aftesite e Sali Berishes dhe Fatos Nanos.
Megjithate, nje gje per mua eshte e pafalshme. Futja e Erionit ne politike. Talente si ai do i sherbenin shume mire vendit jashte politikes, sepse kur futesh brenda rrezikon te deformosh moralin personal dhe te perbuzin njerezit me thashetheme idiote si keto qe lexon ne forum.
Erjoni talent?!.. Mos eshte pak si entuziazem i tepruar!?.. Apo i shpejtuar, do thoja!?...
Vertet qe duket se po punon me perkushtim, por 1. nuk mund te mohohet qe ia kane shtruar me pare paksa rrugen te tjeret, 2. si minister i sociales i ka kaluar te gjitha kontot e ndihmave sociale tek Banka tregetare, e cila drejtohet nga turqit, cfare te le hijen e dyshimit se ndonje para eshte luajtur nen dore, 3. deri tani ka bere pune te siperfaqshme e te lehta, ku dhe ne projektin e fundit te qendres se Tiranes vetem disa levizje te vogla mendon te beje dhe jo nje-dy-tre kalime te nendheshme per veturat, 4. duket akoma i varur nga bizneset private, po te kemi ketu parasysh gjithe ate beton te zbrazur se fundi tek kodrat e liqenit artificial, 5. duket ca si materialist apo hiqet pak si leshko, po te kujtosh gjithe ate dasem te stilit perandorak ne kala te Gjirokastres, gje qe s'i pershtatet as kohes e as vendit.
Pa diskutim qe duket me i perkushtuar se te tjeret, por mendoj se ne kete shkalle ku ka shkare Albanistani, mendoj se nje diktature 10 vjecare (pa ligj vrasjeje) do ti sherbente ketij vendi me shume se sa do ti sherbeje Erjonua.
Sot i nisa shume gazetave shqiptare kete njoftim te shkurter te meposhtem dhe nje shkrim-shqetesim po ashtu jo te gjate ne lidhje me ca pyetje derguar shoqates se botuesve shqiptare. Lexoje, shperndaje dhe dorzoja edhe armikut! (kesaj radhe nuk u jam drejtuar gazetarve me " te dashur" apo "te nderuar", sic bej gjithmone, sepse ka filluar te me vij per te vjell kur komunikoj me 'ta.
E keqja me e madhe ne kete bote nuk eshte kur nuk arrin te zgjidhesh pune, por kur te akuzojne se pse nuk ke njoftuar, pasi ne si media nuk dime gje! Ndaj dhe une po ju nis ju mediave shqiptare kete problem te vogel, (qe gjindet ne shkrimin tim te shkurter tek kapsja lart), qe ju te jeni ne dijeni, e i cili (te themi keshtu hapur) as qe e ndryshon jeten time, nese u zgjidh ose jo, nese doli ne shesh ose jo, nese u botua nga ju ose jo! Por, nese ju e botoni kete shkrim te vogel, kjo do te ndryshonte raportin tuaj me qytetarin, qe per mua eshte sot gati ne nivelin e raportit te gazetarve dhe qytetarit ne kohen e dikurshme te "socializmit", gjithashtu do te ndryshonte ndoshta punen e shoqates se botuesve shqiptare. Shkrimi eshte i shkurter dhe monoton, pasi permban nje shkembim te thjesht e-mailesh, por problemi ne 'te mendoj se eshte jo i vogel. R.Th.
Ja dhe shkrimi i shkurter:
Kush mund të më ndihmojë…
…thjesht në lidhje për të kontaktuar me shoqatën e botuesve shqiptarë!?
Para dy muajsh dërgova një e-mail tek kjo shoqatë me disa pyetje të thjeshta. Pas ndonjë jave më erdhi një e-mail nga kjo shoqatë, por jo në lidhje me pyetjet e dërguara, por thjesht një e-mail që u dërgohet të gjitha shtëpive botuese në lidhje me panairin e ardhëm në nëntor. Prita e prita edhe ca, dhe i nisa kësaj shoqate një e-mail të dytë, duke e bashkëngjitur aty edhe e-mailin e parë. Deri më tani nuk kam marrë përgjigje dhe duket se as kam për të marrë!
Vjet në verë kam qenë edhe vetë për të pyetur tek kjo shoqatë, por do ti që ata kishin marrë lejen e zakonshme pikërisht në ato javë vere (fund korriku dhe fillim gushti) ku dhe unë, si emigrant me fëmijët në shkollë, më mundësohet vetëm në këtë kohë leja zakonshme. Çfarë ti bësh! Gjëra që ndodhin! Tani unë kërkoj ndonjë njeri të ngeshëm, ndonjë që do të kish pak kohë të lirë për të shkuar tek kjo shoqatë e të kontaktonte me ‘ta, duke u dhënë pyetjet e mia dhe marrë përgjigjet e tyre. Nuk gjej rrugë tjetër veçse të shkruaj këtë letër të hapur e ndoshta kam fat t’ma botoj ndonjë gazetë; përndryshe nuk di rrugë tjetër se si mund të marr përgjigje nga kjo shoqatë! Ja më poshtë edhe dy e-mailet e mia, nga të cilat dallohen pyetjet e bëra, si dhe e-maili i kësaj shoqate.
5.4.2016
Të nderuar punonjës (apo antarë) të shoqatës së botuesve shqiptarë,
jam një autor relativisht i ri dhe desha të pyes në lidhje me panairin e librit dhe pjesmarrjen në ‘të!
1.A lejohen të marrin pjesë në panair edhe autorë të veçantë ose grup autorësh, apo vetëm shtëpitë botuese dhe institucionet e tjera?
2.Sa është minimalja e vendit që prenotohet? Nga 1 metër katror e lart, apo më e pakta 2,3,4 metra katrorë e lart?
3.Sa është çmimi i metrit katror? Pra sa duhet paguar afërsisht?
4.Ka ndonjë ofertë këtë vit (2016)? Si bie fjala për autorë të veçatë, që nuk e kanë takatin e shtëpive botuese_?
Nuk e di çfarë të pyes tjetër, sepse nuk e kam idene e organizimit të panaireve të librit, as kam marrë pjesë ndonjëherë në 'to, por mendoj të nxirrja njëherë librat e mi, nëse kjo mundësi do të ishte! Ju jeni patjetër në dijeni të faktit,_se më tepër se gjysma e autorve shqiptarë nuk prezantohen në panairin e librit me librat/ titujt e tyre! Nuk e di nëse ekziston një mundësi dhe lehtësi e prezantimit të sa më shumë autorve shqiptarë në këtë panair!?...
Gjithë të mirat dhe suksese me librin, R.Th.
E-maili i shoqatës së botuesve shqiptarë, 12.4.2016 :
Betreff:_Njoftim - Panairi i 19 i Librit "Tirana 2016" (09-13 nëntor)
Të dashur kolegë dhe pjesëmarrës në Panairin e 19 të Librit "Tirana 2016",
Ju njoftojmë se Panairi i 19 i Librit do të zhvillohet nga data 09-13 nëntor 2016.
Më datë 15 prill 2016, e premte, ne do të fillojmë prenotimet e sipërfaqeve të ekspozimit.
Ju njoftojmë paraprakisht se ashtu si edhe vitet e kaluara të gjitha veprimet e panairit do të kryhen nga e hëna në të premte në orën 14:00 -16:30, si dhe ditën e shtunë nga ora 8:30 - 12:30.
Do të ishte shumë mirë të dimë paraprakisht nga ju sipërfaqen që dëshironi të keni në dispozicion për këtë veprimtari. Ne do të vendosim për secilën kërkesë në varësi të mundësive.
Grupi organizator
Shoqata e Botuesve Shqiptarë
E-maili im i dytë, 17.5.2016 :
Të dashur punonjës të Shoqatës së botuesve shqiptare,_
ju kam nisur këtu e një muaj e gjysëm më parë një e-mail ku ju pyesja për madhësinë e vendit, çmimin, etj, në panairin e librit, por nuk kam marrë përgjigje për pyetjet e mia!_Ndaj po ua nis edhe një herë këtë e-mail, me shpresën se do marr informacionin e duhur. E-maili që ju më keni nisur, e që duket ua keni nisur edhe shtëpive botuese, është thjesht një kujtim për prenotimet që këto shtëpi botuese bëjnë e të cilat i njohin të gjitha rregullat, çfarë unë nuk i njoh, si autor që jam dhe jo shtëpi botuese! Ja dhe një herë e-maili im dërguar para 1 muaji e ca e që shpresoj të marrë përgjigje-informacion për sa pyes.
(Pason edhe njëherë e-maili im i parë i datës 5.4.2016.)
Pas kësaj panorame kaq të thjeshtë (e ndoshta edhe monotone për disa), shpresoj të gjindet ndonjë njeri që do jepte tek kjo shoqatë pyetjet e mia të mësipërme! Kjo jo aq për mua, sinqerisht e kam, por mendoj se përgjigjia ndaj atyre pyetjeve do jetë një ndihmë orientimi edhe për autorë të tjerë shqiptarë. Ndaj e falenderoj në emër të mjaft autorve të tjerë atë gazetar që do e botoj këtë shqetësim. (e-maili im)
Pasi ua nisa kete shkrim-shqetesim te shkurter gazetave, pasi e hodha edhe ketu dhe tek nje forum tjeter, e besoj do ta nis edhe ne forume apo blloqe te tjere, po mendoja dhe pyesja veten: mire une nisa nje e-mail me pyetje tek shoqata e botuesve, mire se ata as nuk me kthyen pergjigje, mire se une as do te kisha ndoshta mundesi te prezantohesha ne panair, mire se edhe gazetat as jane interesuar per keto e-maile, mire se ato mendojne per mua, o perseri ky budallai, mire se ato edhe mund te dyshojne se une po tallem, mire se c'do kush nuk e kupton ku do te dale ky njeri, por se fundi ngelet pyetja per cilindo njeri qe ka lexuar kete shkembim e-mailesh dhe mos-interesim gazetaresh: cili eshte raporti im me kete problem personal e te parendesishem te ketij njeriu? Ne kete rast kuptohet se fjala "personal" dhe "te parendesishem" mund te futet edhe ne thonjza, pasi varet nga kendveshtrimi qe e verejme kete problem dhe shqetesim. Pra sa i pergjithshem eshte ky problem!? Ne kete rast, cfare eshte gabim ketu dhe cfare eshte e dobishme!? Pra cfare duhet bere, ose cfare duhet ndryshuar, ose ku dhe kush duhet te reagoje!? Do te isha kureshtar te dija mendimin e (c)ndonjerit, jo per muhabet, as per te shtyre kohen kot, por vertet nese ndjen dicka per te thene ne kete rast (fakt).
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 » Trego 84 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.