Forumi Horizont Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 85 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Aktualitete Ndërkombëtare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=110)
-- Wikileaks publikon arkivat e mesazheve te kriptuara (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18131)


Postuar nga Fajtori datë 29 Nëntor 2010 - 10:50:

Wikileaks publikon arkivat e mesazheve te kriptuara

Qysh prej disa oresh gjendet online arkivi i plote qe po tmerron boten e diplomacise mes shteteve. Behet fjale per komunikime midis ambasadave dhe qeverise amerikane ne lidhje me aspekte nga me banalet deri tek madhoret. Vetem nje pjese e vogel mbajne titullin SEKRET, por shume prej tyre hedhin drite mbi prapaskenat e politikes globale:

http://cablegate.wikileaks.org

Ose shkarkojini ketu ti keni ne kompjuter:
Torrent: http://cablegate.wikileaks.org/stat...2316.7z.torrent

Nga nje kerkim i shpejte nuk rezulton ASNJE fjale mbi Shqiperine (fjala "albania" nuk prodhon asnje rezultat). Rezultojne pak mesazhe mbi Greqine.

Duke qene se ne keto arkiva thuhet troc kush lider eshte trafikant droge apo i korruptuar, perfshirja e mesazheve nga Shqiperia do tregonte te vertetat e politikes tone, e cila perflitet cdo dite si e korruptuar. Leximi i mesazheve te ambasades amerikane do vertetonte lidhjet me krimin qe gjykatat tona te manipuluara nuk jane ne gjendje te nxjerrin.

Gjithashtu, dyshimi qe hodhen mediat shqiptare se Wikileaks do prekte marrdheniet e fshehta Shqiperi-Greqi nuk u vertetua.

Ne kete moment po lexoj nje mesazh SEKRET: http://cablegate.wikileaks.org/cabl...STATE14577.html

Lexim te kendshem...


Postuar nga Fajtori datë 29 Nëntor 2010 - 11:20:

UPDATE

Mesa duket dokumentet e publikuara nuk jane te gjitha. Gazeta italiane La Repubblica qe po ndjek skandalin ore pas ore thote se dokumentat do publikohen me grupe ne ditet dhe muajt ne vazhdim.


Postuar nga Fajtori datë 29 Nëntor 2010 - 15:17:

Detaje teknike

Ndersa keto ore po kthejne vemendjen e gjithe botes ne skandalin e pare global, duhen patur parasysh disa detaje teknike.

Deri tani kane dale vetem 226 nga 250 000 mesazhet e fshehta amerikane. Pra, vetem 1 e nje mijeta e arkives qe disponohet. Kaq ka mjaftuar qe lideret e gjysmes se botes te dalin neper deklarata per shtyp (Berlusconi, Erdogan, Putin) dhe te kuptohet se disa qeveri genjejne hapur parlamentin apo thyejne kushtetuten e vendit te tyre... P.sh. nje qeveri arabe tallet me parlamentin e saj duke i treguar genjeshtra per te mbrojtur marredheniet me SHBA. Nderkohe, ne Brazil zbulohet se SHBA kryen operacione per te kapur terroriste te dyshuar megjithese qeveria braziljane ka kohe qe e mohon. Madje zbulohet se te arrestuarit akuzohen kot per droge sa per ti hequr qafe. Po te akuzoheshin per terrorizem mediat do u kushtonin vemendje, kshu per droge i burgosin kollaj...

Nderkohe gazeta "La Repubblica" qe po ndjek zhvillimet neper bote minut pas minuti mundohet te kuptoje ku i ruan dokumentet Wikileaks. Thuhet se grupi ka marre me qera nje kompjuter qe gjendet ne nje bunker te ndertuar ne Suedi. Bunkeri eshte ndertuar qe ti rezistoje bombes atomike me hidrogjen. Gjithashtu disa kompjutera te tjere duhet te gjenden ne Islande.

Oret e fundit Wikileaks deklaron se po sulmohet serveri i tyre rende. Vetem 24 ore me pare nje sulm tjeter detyroi grupin te modifikoje serverin per te dale me nje server ne amerike (qe mesa duket i perket firmes Amazon). Ne mesazhet e fundit thuhet se edhe po te mos punoje faqja e tyre neser gazetat El Pais (Spanje), Le Monde (France), Speigel (Gjermani), Guardian (Britani) & NYT (SHBA) do vazhdojne te publikojne mesazhet siç bene dhe sot.

Grupi Wikileaks ka kryer nje taktike te bashkrenduar me gazetat tradicionale ne menyre qe skandalet e publikuara mos kalonin si thashetheme interneti. Pikerisht per kete aresye kane vendosur te mos publikojne te gjitha mesazhet njeheresh, por t'a bejne avash-avash. Gazetat e mesiperme kane qene te vetmet qe kane patur ne duar gjithe arkiven qe do publikohet keto jave.

Shqiperia:
Rreth 882 mesazhe qe pritet te publikohen jane marre nga komunikimet e ambasades amerikane. Mediat shqiptare presin me goje hapur cfare do dale nga ato 882 mesazhe (gjera per Kosoven, por mbi te gjitha per marredheniet me Greqine e Serbine, vende me te cilat kemi konflikte).


P.s. Nensekretari i kryeministrit te Italise, Gianni Letta, ka thene pak me pare: "Nese kjo [qe po lexojme] eshte jeta politike dhe publike... Nese keto jane zakonet e epokes qe jetojme, duhet te shqetesohemi dhe tmerrohemi".


Postuar nga AngelDevil datë 29 Nëntor 2010 - 15:59:

Tamam pe tu tmerruar eshte te mendosh ca pasojash do kete e thashe dhe te tema tjeter dje.

Gjermanja Spiegel Online ka nje harte me te mire me dokumentat.

http://www.spiegel.de/flash/flash-24857.html#tab=0

Per Shqiperine thote se ka 452 dokumenta


Nderkohe dhe media te tjera boterore po publikojne dosjet sekrete.

El Pais, Le Monde, Speigel, Guardian & NYT will publish many US embassy cables tonight, even if WikiLeaks goes down.

http://twitter.com/wikileaks/status/8924979961798657

http://www.guardian.co.uk/world/int...eaks?CMP=twt_gu

http://www.nytimes.com/2010/11/29/w...ables.html?_r=2


Postuar nga AngelDevil datë 29 Nëntor 2010 - 16:37:

Çfarë është Wikileaks

Wikileaks është një organizatë mediatike jofitimprurëse që ka si mision publikimin e dokumenteve zyrtare të siguruara nga burime sekrete.

Kryesisht bëhet fjalë për dokumente sekrete të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe të gjitha strukturave të tjera amerikane. Ajo drejtohet nga australiani Julian Assange, i cili është person në kërkim nga Shërbimet Sekrete amerikane.

Duke nisur nga viti 2006, Wikileaks ka publikuar qindra mijëra dokumente sekrete amerikane për shumë shtete të botës. Në tetor organizata publikoi 400 mijë dokumente sekrete amerikane për luftën në Irak. Kjo solli pothuajse shkatërrimin e imazhit të ushtrisë dhe politikave amerikane në rajon.

Dje Wikileaks publikoi 250 mijë dokumente të reja që hedhin dritë mbi marrëdhëniet e SHBA-së me shtetet e tjera të botës, informacione sekrete për aktivitete nga më të ndryshmet dhe dokumente që tregojnë diplomacionë e fshehtë amerikane.


Postuar nga Fajtori datë 29 Nëntor 2010 - 17:25:

Sqarim: nuk jane 250 000 dokumentet e publikuara por vetem 226.

Julian Assange, zedhenesi dhe lideri i grupit qe po trondit boten eshte vene menjehere ne shenjester. Mesa duket Suedia ka leshuar urdher arresti per perdhunim, nderkohe qe vendi i tij, Australia, thote se po u kthye ne Australi Julian do arrestohet menjehere i akuzuar per perudhunimin qe e akuzon Suedia. Nuk dihet tamam per cfare perdhunimi behet fjale, por eshte e qarte se keto levizje tashme kane motive politike.


Nderkohe...
Me 25 Nentor Wikileaks ka vene ne dispozicion nje file torrent prej 1.3 Gb. Fton njerezit ta shkarkojne por file eshte i kriptuar. Askush nuk e ka kodin e deshifrimit tani per tani, prandaj askush nuk e di cfare mban brenda. Mendohet se togfjaleshi "history insurance" qe perdoret nga autoret tregon se aty jane gjithe dokumentet sekrete. Kodi i deshifrimit mund te behet publik nese dikush eleminon fizikisht grupin Wikileaks ose website-in e tyre.

Per te shkarkuar file (torrent):
Now is a good time to download some "history insurance"
https://thepiratebay.org/torrent/57...Leaks_insurance
5:04 PM Nov 25th


Postuar nga AngelDevil datë 29 Nëntor 2010 - 17:52:

Ne fakt sjane dokumente por mesazhe diplomatike qe perdoren nga ambasadat e vendeve te botes me aq sa lexova .


Postuar nga eliz datë 29 Nëntor 2010 - 18:31:

A cache of a quarter-million confidential American diplomatic cables, most of them from the past three years...etj..shkruan NYTimes tani ne faqe te pare.Po kaq mbaj mend lexova dhe dje qe ishin 251.287 prap ne NYTimes.


Postuar nga Piktor datë 01 Dhjetor 2010 - 00:29:

Si u be kjo puna e file-ve? Mua po me duket "shume zhurme per asgje". Hera e pare qe me puqen mendimet me ministrin e jashtem rus qe ishte tallur me gazetaret.


Postuar nga AndreaPirelli datë 01 Dhjetor 2010 - 00:42:

Mahhh ............. edhe mua me duken budallalliqe ............... Eshte normale, kur do te besh per vete nje femer ....... i shan shoqen ....... keshtu e dhe puna politikes......... Cfare te thote ne sy ty tjetri nuk u thote armikut tend ......... Ku eshte skandali ketu?????
Pastaj ...... puna e e-maileve ......... Nuk besoj se ne ato rangje te larta ....... komunikimi i detajeve apo sekreteve behet me e-mail ...... .Ne ketu ku jemi, niveli baze, dhe nuk japim asnjehere opinion personal ne e-mail ......... .


Postuar nga Fajtori datë 01 Dhjetor 2010 - 02:05:

I lexoni lajmet?

Nuk po dalin vetem thashetheme zyrash. Po dalin relacione te qarta mes shteteve. I jone del servil. Pala franceze e konsideron hyrjen tone ne Nato teper te rehatshme, pasi kemi akoma korrupsion me kile. Amerikanet e konsiderojne vdekjen e Kosta Trebickes (deshmitaric te Gerdecit) nje "vrasje". Etj etj.

Desensibilizmi i shqiptareve me teorine qe "cudia me e madhe zgjat 3 dite" eshte ajo qe na ben te jetojme ne llum. Askush nuk interesohet te gjeje te verteten, sepse dhe po u gjet nuk perben interes. Wikileaks eshte vetem nje pus me te verteta. Ajo qe me preookpuon eshte se arkives Wikileaks i mungojne shume gjera top-sekret mbi rolin real te SHBA ne Shqiperi dhe levizjen e sherbimeve sekrete te vendeve te huaja. Keto me siguri nuk i transmetojne neper kabllo diplomatike dhe nuk i shikojme dot. Por jane aty.

Para ca vjetesh takova nje funksionar te ambasades SHBA ne nje pub. Merrej me sherbimet "e "inteligjences". Nuk mund ta pyesja per detaje prandaj e pyeta vetem "Sa leke e ka buxhetin ambasada amerikane per sherbimet e inteligjences ne Shqiperi". Mu pergjigj "Po te them kete duhet te te vras". Nderkohe beri nje telefon dhe tha vetem "Eja me merrni aty ku me late". Pra levizjet e sherbimeve te sekrete ekzistojne.

Megjithate me vjen keq qe askush nuk e kupton rendesine e dokumenteve Wikileaks dhe askush nuk publikon ketu ndonje permbledhje a kuriozitet te lajmeve qe lexon verdalle.


Postuar nga cecilia datë 01 Dhjetor 2010 - 02:24:

Sa idiot, ai tipi kerkonte transparence dhe harroi se mund te krijoj nje 11 shtator te dyte...

ose

mendja me thote qe ai nuk ka vepruar vetem. Keto vendime i kane marre te tjere...dhe gazetaret lujane rolin e tyre ne kete mes...nuk publikohen keto informacione kaq te rendesishme ne ajer...pastaj dihet qe dipllomatet nuk jane ata qe tregohen por hajt mo thuj.


Postuar nga AngelDevil datë 01 Dhjetor 2010 - 02:27:

He se ameriqanet e kane bere ket pune po he. Ja te plasi iher ne Kore pastaj e ka rradhen Irani amerikanet si shpetues gjasme e prap do jene te vetmit qe kane bomben berthamore.


Postuar nga Fajtori datë 01 Dhjetor 2010 - 02:51:

Nderkohe qe ju vazhdoni me teorine e kospiracionit...

Servilet e Tiranes qe Amerika shikon si... servile

Sipas New York Times, ndërsa shumë vende hezitonin të strehonin ish-te burgosurit e Guantanamos, Shqipëria ishte një ndër të paktët aleatë që jo vetëm pranoi që të strehonte të dënuarit por madje ofroi të merrte edhe më shumë.

"New York Time" shkruan për një mesazh të diplomatëve amerikanë ku theksohej fakti se pasi Shqiperia kishte pranuar 5 te burgosurit ne vitin 2006, kryeministri shqiptar Sali Berisha ofroi gadishmërinë e tij për të strehuar 3 nga 6 të dënuar por që ato të mos ishin kinezë, ne 2009. Diplomatët amerikanë e përshkruan këtë ofertë si “të mirë por të ekzagjeruar”.

“Si gjithnjë, shqiptarët duan të bëjnë më shumë se sa duhet, të shkojnë përtej, vetëm për të ndihmuar në një prej prioriteteve të politikës tonë të jashtme”-thuhet në mesazhin e diplomatëve amerikanë.


Postuar nga AngelDevil datë 01 Dhjetor 2010 - 02:56:

Re: Nderkohe qe ju vazhdoni me teorine e kospiracionit...

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Servilet e Tiranes ne kabllot e ambasades

Sipas New York Times, ndërsa shumë vende hezitonin të strehonin ish-te burgosurit e Guantanamos, Shqipëria ishte një ndër të paktët aleatë që jo vetëm pranoi që të strehonte të dënuarit por madje ofroi të merrte edhe më shumë.

"New York Time" shkruan për një mesazh të diplomatëve amerikanë ku theksohej fakti se pasi Shqiperia kishte pranuar 5 te burgosurit ne vitin 2006, kryeministri shqiptar Sali Berisha ofroi gadishmërinë e tij për të strehuar 3 nga 6 të dënuar por që ato të mos ishin kinezë, ne 2009. Diplomatët amerikanë e përshkruan këtë ofertë si “të mirë por të ekzagjeruar”.

“Si gjithnjë, shqiptarët duan të bëjnë më shumë se sa duhet, të shkojnë përtej, vetëm për të ndihmuar në një prej prioriteteve të politikës tonë të jashtme”-thuhet në mesazhin e diplomatëve amerikanë.



ore fundja keto gjera dihen thjesht u bene publike ska ndonje gje te panjohur ketu.

Puna eshte qe politika nderkombetare po behet publike po vihen ne shesh proamerikanet dhe kush jane kunder amerikes kjo e gjitha.

Si dhe TEORITE KONSPIRATIVE asnjehere nuk behen te dukshme por jane si puna e ajsbergut si ne rastin ne fjale po shofim vetem 1 pjese wikileaks jo cka fshihet mbas saj.


Postuar nga Piktor datë 01 Dhjetor 2010 - 02:57:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
I lexoni lajmet?

Nuk po dalin vetem thashetheme zyrash. Po dalin relacione te qarta mes shteteve. I jone del servil. Pala franceze e konsideron hyrjen tone ne Nato teper te rehatshme, pasi kemi akoma korrupsion me kile. Amerikanet e konsiderojne vdekjen e Kosta Trebickes (deshmitaric te Gerdecit) nje "vrasje". Etj etj.

Desensibilizmi i shqiptareve me teorine qe "cudia me e madhe zgjat 3 dite" eshte ajo qe na ben te jetojme ne llum. Askush nuk interesohet te gjeje te verteten, sepse dhe po u gjet nuk perben interes. Wikileaks eshte vetem nje pus me te verteta. Ajo qe me preookpuon eshte se arkives Wikileaks i mungojne shume gjera top-sekret mbi rolin real te SHBA ne Shqiperi dhe levizjen e sherbimeve sekrete te vendeve te huaja. Keto me siguri nuk i transmetojne neper kabllo diplomatike dhe nuk i shikojme dot. Por jane aty.

Para ca vjetesh takova nje funksionar te ambasades SHBA ne nje pub. Merrej me sherbimet "e "inteligjences". Nuk mund ta pyesja per detaje prandaj e pyeta vetem "Sa leke e ka buxhetin ambasada amerikane per sherbimet e inteligjences ne Shqiperi". Mu pergjigj "Po te them kete duhet te te vras". Nderkohe beri nje telefon dhe tha vetem "Eja me merrni aty ku me late". Pra levizjet e sherbimeve te sekrete ekzistojne.

Megjithate me vjen keq qe askush nuk e kupton rendesine e dokumenteve Wikileaks dhe askush nuk publikon ketu ndonje permbledhje a kuriozitet te lajmeve qe lexon verdalle.

Po çfare sensibilizimi Fajtori. E gjithe bota me sy, hunde e buze ke Wikileaks. Pa perjashtim edhe shqiptaret me gjithe media. Jam penduar per nje parashikim qe bera dje dhe nuk e shkrova, kishte te bente me ate qe ndodhi, dmth asgje dhe meqe ishte e pamundur te mos flitej edhe per Shqiperine, natyrisht qe qimen do ta bejme tra, por problemi eshte se traret e vertete nuk i shohim kurre se nuk te lene qimet.
Jam plotesisht dakort me AD qe eshte pune amerikanesh, por mendoj se eshte pune e brendeshme e tyre.


Postuar nga Piktor datë 01 Dhjetor 2010 - 03:00:

Re: Nderkohe qe ju vazhdoni me teorine e kospiracionit...

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Servilet e Tiranes qe Amerika shikon si... servile

Sipas New York Times, ndërsa shumë vende hezitonin të strehonin ish-te burgosurit e Guantanamos, Shqipëria ishte një ndër të paktët aleatë që jo vetëm pranoi që të strehonte të dënuarit por madje ofroi të merrte edhe më shumë.

"New York Time" shkruan për një mesazh të diplomatëve amerikanë ku theksohej fakti se pasi Shqiperia kishte pranuar 5 te burgosurit ne vitin 2006, kryeministri shqiptar Sali Berisha ofroi gadishmërinë e tij për të strehuar 3 nga 6 të dënuar por që ato të mos ishin kinezë, ne 2009. Diplomatët amerikanë e përshkruan këtë ofertë si “të mirë por të ekzagjeruar”.

“Si gjithnjë, shqiptarët duan të bëjnë më shumë se sa duhet, të shkojnë përtej, vetëm për të ndihmuar në një prej prioriteteve të politikës tonë të jashtme”-thuhet në mesazhin e diplomatëve amerikanë.

Po pra ti i quan servile, dikush shume dashamires e keshtu me rradhe sipas deshires sone. Ai trapi qe ka bere kete relacionin mund te ishte shprehur edhe dashamires te tepruar. Pastaj e dime gadishmerine e shtetit shqiptar per te pranuar te burgosur te Guantanamos e reja qe nuk i kishte qejf kinezet.


Postuar nga Fajtori datë 01 Dhjetor 2010 - 03:03:

Po vihet ne shesh qe shume vendeve u mungon sovraniteti, sepse kane qeveri aq legene saqe nuk i tregojne popullit te vet te vertetat.

Nga Wikileaks nje shtet del i nderuar: SHBA.

Madje skandali erdhi pikeriosht sepse ato qe shkruhen ne mesazhet e SHBA jane te verteta. Bota i beson mendimit te SHBA, kjo del nga ky skandal. Per Shqiperine thuhen shume gjera qe teorikisht dihen. Por ishin thashetheme rrugesh dhe po vertetohen me dokumente zyrtare. Per Gerdecin psh nuk ka dale asnje mesazh te tregoje kush e beri... Kjo le ne nivel thashethemesh idene se Gerdecin e ka organizuar Serbi (tani per tani).


Postuar nga AngelDevil datë 01 Dhjetor 2010 - 03:07:

Ne fakt me i nderuar po del Rusia.

Persa i perket te vertetave te WL ne lidhje me Shqiperine mua me intereson te di te vertetat e ujrave territoriale luften e Kosoves dhe lojen greke ne lidhje me Himaren si dhe bizneset e naftes sigurisht.


Postuar nga Fajtori datë 01 Dhjetor 2010 - 03:20:

Ne kabllot per Rusine amerikanet e quajne Rusine nje shtet mafiozesh...

Te gjithe e dinim se ne Rusi mafia ka marre dhene (me milarderet e rinj ruse qe lindin nga hiçi), por tani qartesohet me shume se Rusia eshte e gjitha e kapur nga mafia dhe nga oligarkia.


Postuar nga AngelDevil datë 01 Dhjetor 2010 - 03:28:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Ne kabllot per Rusine amerikanet e quajne Rusine nje shtet mafiozesh...

Te gjithe kishim dyshime, por tani qartesohet me shume se Rusia eshte nje grumbull mafiozesh te vendosur ne oligarki (madje ka filma per kete pune).



Ku ma posto pak linkun nuk gjeta gje une per Rusine une pervec 1 opinioni te 1 diplomati amerikan qe Berluskoni eshte kuklla e Putinit pra OPINION.Ki parasysh kur lexon te dhenat atje kane 1 kod ne fillim qe tregon cfare rendesie permban mesazhi.

Mua me interesojne te dhenat e bankave dhe bisnezeve atje po qe do kete te forta por kam frike qe do i bllokojne sdo i bejne publike.


Postuar nga Fajtori datë 01 Dhjetor 2010 - 03:42:

Per Rusine...

Nuk arrij te gjej mesazhin origjinal tek faqja wikileaks por La Repubblica e thote troç


Teksti origjinal:
Durissime accuse alla Russia sulla mafia. La Russia "è virtualmente uno Stato della mafia". La Russia e le sue agenzie usano i boss della mafia per effettuare le loro operazioni, la relazione è così stretta che il Paese è divenuto "virtualmente uno stato della mafia".

Perkthimi:
Akuza te renda ndaj Rusise per mafian. Rusia "eshte virtualisht nje shtet mafioz", Rusia dhe agjesite e saj [sekrete] perdorin boset e mafias per te kryer operacionet e tyre. Marredheniet e tyre jane kaq te ngushta saqe vendi eshte kthyer "virtualisht ne nje shtet te mafias".

Adresa:
http://www.repubblica.it/esteri/201...ileaks-9617422/


Postuar nga AngelDevil datë 01 Dhjetor 2010 - 03:49:

E lexova por eshte opinion/gjykim i ambasades amerikane ne Rome por nuk tregon asnje gje konkrete ne lidhje me bizneset dhe lidhjet mafioze. Mgjate se perjashtoj qe Putin eshte supermafioz.

Kur thashe qe Rusia po del e nderuar i referohesha mardhenieve nderkombetare dhe politikes se jashtme Ruse qe te kuptohena.



Prap insistoj tek publikimi i sistemit financiar ketu po qe do dalin afera te felliqura per gjithe qeverite e botes por jam skeptike ne do dalin ne shesh.


Postuar nga Fajtori datë 01 Dhjetor 2010 - 04:30:

Angel, pret ndonje vendim gjykate ti ne mesazhet sekrete te ambasades?


Postuar nga lost_soul datë 01 Dhjetor 2010 - 06:25:

Pershtypje politikanesh pa emer, komente diplomatesh margjinale.
Asgje me vlere deri tani. Po me humb interesi.


Postuar nga AndreaPirelli datë 01 Dhjetor 2010 - 06:32:

Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul
Pershtypje politikanesh pa emer, komente diplomatesh margjinale.
Asgje me vlere deri tani. Po me humb interesi.



E njejta gje dhe me mua ............ gjojna normale spiunlliku ambasadash ............ .


Postuar nga Enya datë 01 Dhjetor 2010 - 07:37:

Exclamation

Interesante.


Postuar nga kurt datë 01 Dhjetor 2010 - 08:08:

Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul
Pershtypje politikanesh pa emer, komente diplomatesh margjinale.
Asgje me vlere deri tani. Po me humb interesi.

kurse une po mendoja qe autoret/agjendat amreikan qe i kane shkruar kto te dhena per shqiperine dhe balkanin do kene qene ca geeks amerikan ose red necks te dedikuar komebtar losers qe sdo tja dij kush! kurse gjithe shqiperia dhe balkani ia lexojn shkrimet me ineterres sikur fjala e zotit!
me duket qesharak "ky qamet"


Postuar nga Fajtori datë 01 Dhjetor 2010 - 15:20:

Julian Assange me i kerkuar se Bin Laden

Tashme gjithe zyrataret e botes jane dakort. Assange duhet te kapet sa me pare. Ministri i jashtem italian thote se "Assange duhet te kapet dhe te merret ne pyetje". Nderkohe djali kurajoz qe themeloi Wikileaks eshte futur ne listen e te kerkuarve te interpolit. Policite e 188 vendeve te botes pritet te marrin nje "lajmerim te kuq" per kapjen e tij. Por akuza s'ka te beje me termetin diplomatik qe po shkakton Wikileaks. Ate e akuzojne per perdhunimin e dy grave ne Suedi gjate Gushtit te ketij. Julian Assange thote se gjithçka eshte makinacion politik i krijuar nga amerikanet. Sidoqofte, tashme dhjetra lidere te botes duan qe Assange te kapet pa nxjerre skandale te tjera... Perveç qeverive edhe Mafia ka boll aresye per te hequr qafe Wikileaks pasi rrezikon te humbase bizneset dhe lidhjet me qeveritaret (rasti i Rusise).

Pyetja qe mbetet eshte nese akuzat qe ngrihen ndaj Julian jane te prodhuara kastile apo jo? Ne sekretet e publikuara keto dite dukej qarte se amerikanet e kane praktike te zakonshme qe bashke me partneret e tyre te burgosin qytetare me akuza te rreme (rasti i Brazilit). Pra eshte krejt e mundur qe akuzat e perdhunimit te jene ngritur mbi deshmitare te rreme per te eleminuar daljen e skandaleve.


Ku gjendet Julian Assange?
Gazetaret mendojne se gjendet ne Britani. Britania eshte nje prej 188 vendeve qe ka kontrate me interpolin per kapjen e krimineleve, pra Assange eshte ne rrezik.



Gjykata e Larte e Suedise perballe presioneve nderkombetare
Sapo u njoftuan per "lajmerimin e kuq" te interpolit, avokatet e Assange kane bere nje kerkese ne Gjykaten e Larte Suedeze per anullimin e urdhrit te arrestit. Gjykata gjendet keshtu perballe nje zgjedhje te veshtire me nje presion te jashtezakonshem nderkombetar. Gjykata do te shprehet brenda pak ditesh, mendohet ne fillim te javes qe vjen.
Suedia eshte nje nga vendet me te emancipuara ne bote, e njohur per lirine e shtypit. Pikerisht per keto aresye Assange, 39 vjeç nga Australia, po spostohej perfundimisht ne Suedi, per te qene i mbrojtur ne managimin e Wikileaks.



Presidenti i Ekuadorit pergenjeshtron zv. kancelarin: "S'ka azil per Assange"
Nderkohe qe zv.kancelari i Ekuadorit tha sot se Ekuadori eshte i gatshem ti jape azil politik themeluesit te Wikileaks, ne media ka dale pak me vone vete presidenti i Ekuadorit. Ai tha se zv. kancelari ka folur per hesap te vet dhe "Ekuadori nuk i jep azil Assange"...



Wikileaks peson sulmin me te fuqishem ne historine e internetit
E mbani kur Estonia u bllokua nga nje sulm interneti para ca vjetesh? Bankat me te medha, gazetat me te medha, te gjitha u bllokuan nga nje sulm masiv qe mendohej se u organizua nga Ruset. Atehere shteti Eston u detyrua te nderprese gjithe lidhjet kabllore me jashte qe te rimekembeshin bankat dhe gazetat per perdorim te brendshem. Per here te pare nje shtet i tere u shkeput nga bota per ti bere balle nje sulmi ne internet.
Dje Wikileaks ka pesuar nje sulm qe analistet vleresojne 28 fish me te madh sesa sulmet tipike te ketij lloji. Disa te tjere thone se sulmi i djeshem ishte 100 here me i madh se sulmi ndaj Estonise... Ky pra eshte nje nga sulmet me te fuqishme qe eshte organizuar ne histori per te nderprere funksionimin e nje faqe interneti. Serveri i Wikileaks arriti te dale prape ne internet pasi tekniket e Amazon bene levizjet e duhura. Serveri i Wikileaksne fakt eshte marre me qera prane Amazon.com.


Postuar nga AngelDevil datë 01 Dhjetor 2010 - 15:29:

Zbulohet hackeri i cili ka sulmuar Wikileaks me metoden DDoS attack i cili quhet Jester (@th3j35t3r ky eshte pseudonimi i tij ne Twitter), me poshte keni edhe dy linqe ju drejton tek faqja qe flitet per te si edhe tek llogaria e ketij hackeri ne Twitter.

http://technolog.msnbc.msn.com/_new...ikileaks-attack

https://twitter.com/th3j35t3r


Postuar nga Fajtori datë 01 Dhjetor 2010 - 15:39:

Ky hackeri (qe qenka me i forte se Ruset!!?) le te kuptoje se eshte amerikan (thote " sulmova per te mbrojtur trupat tona"). Cudi qe amerikanet nuk e arrestojne, pasi SHBA ka ligjet me te forta ndaj atyre qe sulmojne serverat. Apo ndoshta ligji aplikohet msipas rastit ne SHBA?


Postuar nga AngelDevil datë 01 Dhjetor 2010 - 15:41:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Ky hackeri (qe qenka me i forte se Ruset) le te kuptoje se eshte amerikan (thote " sulmova per te mbrojtur trupat tona"). Cudi qe amerikanet nuk e arrestojne, pasi SHBA ka ligjet me te forta ndaj atyre qe sulmojne ne kete menyre. Apo ndoshta ligji aplikohet me sipas rastit ne SHBA?



Tu mbush mendja qe fshihet amerika mbas gjithe kesaj gjullurdie


Postuar nga Fajtori datë 01 Dhjetor 2010 - 15:55:

Vallaj mua per nje gje po me mbushet mendja, por mos e merr si ofendim se s'ka te beje me ty. Shqiptaret jane njerezit me te hallakatur ne boten e informacionit. Atehere kur gjithe bota eshte ne udhekryq ne kerkim te se vertetes, shqiptaret ecin gjithmone me teorine se e verteta eshte e paarritshme, gjithmone e fshehte, gjithmone me sherbime sekrete, gjithmone me kospiracione. Per cdo event qe ndodh do dalin nje mori shqiptaresh me ide ekstravagante te bazuara vetem ne fantazine e tyre (largqofte te flase dikush me fakte). Pikerisht kjo psikologji ka bere qe historine ta çajne me shpate, jo me tru. Truri nevojitet per kujtese. Por kujtese nuk mund te kete kur masa e njerezve nuk ka interes per te verteten. Pra kur populli kenaqet me alucinacionet e momentit. Prandaj cfare rendesie ka te flase secili me fakte dhe te krijojme te verteta. Me mire te kete 3 milione te sapolindur qe besojne tek Sala apo tek Rama. Besimi eshte me i madh se e verteta. Eshte si puna e fese. Shteti per shqiptaret eshte vetem nje variant i veçante i besimit fetar. O beson, o nuk beson. Mos na çani tr... duke kerkuar fakte.


Postuar nga AngelDevil datë 01 Dhjetor 2010 - 16:07:

Skam pse e marr per ofendim une e qarte jam ne vetvete. Ato ckam menduar dhe parashikuar per ceshtjen ne fjale me dalin te verteta si dhe nuk merrem me thashetheme si ty dua te lidh dyshimet/opinonet me ngjarjet dhe faktet nga source-e te tjera sigurisht

Bota ne kerkim te te vertetes !!!! Ca te vertetash mesazhet dhe opinionet e diplomateve amerikane neper bote keto qenkan te vertetat ???!!!


Mos po terheqin vemendjen tymnaje se ne tjeter vend fle lepri Faje

Si dhe e tha bukur Klosi mbreme ... a jane keto cka po degjojme e lexojme sekrete ... sigurisht qe jo tha po te ishin sekrete nuk do publikoheshin se ke idene se cte ben sherbimi sekret te zhduk per 24 ore me fis e fare.


Postuar nga Fajtori datë 01 Dhjetor 2010 - 16:25:

Putin merr seriozisht Wikileaks.

Thuaj njeri Fatos Klosit qe keto nuk jane mesazhe te sherbimeve sekrete, por mesazhe sekrete te ambadave. Mund ti konslutojne 3 milione amerikane nga faqet e brendshme te qeverise. Klosi jone eshte me i zgjuar se Le Monde, El Pais, Guardian, NYT dhe Spiegel. Te pije nje tas dhalle nese ve ne dyshim profesionalitetin e ketyre gazetave.


Nderkohe qe shqipet nuk i marrin seriozisht skandalet (se gjithmone lepuri fle ne vend tjeter dhe s'mund te kapet), Vladimir Putin i ka marre seriozisht.

Ne nje deklarate sot Putin i eshte pergjigjur nje prej mesazheve sekrete qe u bene publike. Mesazhi ne fjale thote se "demokracia ne Rusi ka marre fund dhe qeveria eshte nje oligarki e mbajtur ne kembe nga sherbimet sekrete". Ky ka qene vleresimi qe sekretari amerikan i mbrojtjes, Robert Gates, ka bere ne nje nga mesazhet sekrete. Vladimir Putin e konsideron opinionin e tij thellesisht te devijuar. Putin tha: "Kur ne flasim me miqte amerikane dhe i themi qe ka probleme ne kete drejtim, na pergjigjen: mos nderhyni ne punet tona. Dhe neve nuk nderhyjme. Por kolegeve tane duam ti japim kete keshille: as ju mos nderhyni ne zgjedhjet sovrane te popullit rus."


Postuar nga AngelDevil datë 01 Dhjetor 2010 - 16:28:

Re: Putin merr seriozisht Wikileaks.

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Putin tha: "Kur ne flasim me miqte amerikane dhe i themi qe ka probleme ne kete drejtim, na pergjigjen: mos nderhyni ne punet tona. Dhe neve nuk nderhyjme. Por kolegeve tane duam ti japim kete keshille: as ju mos nderhyni ne zgjedhjet sovrane te popullit rus."


Mire ju paska thene


Postuar nga Fajtori datë 01 Dhjetor 2010 - 16:38:

Keshilltari i kryeminsitrit Kanadez: "Assange te vritet"

Ne nje interviste per CBC keshilltari i kryeministrit kanadez Tom Flanagan ka thene se "ka gjera ne keto dokumente qe mund te komplikojne marrdheniet nderkombetare dhe te plase nje lufte. Per kete Assange duhet vrare. Barack Obama duhet te dergoje nje killer, diçka e tille". Prezantuesi i emisionit televiziv mbetet i shockuar dhe i kujton folesit se po thote gjera te renda. Keshilltari vazhdon duke e kthyer ne shaka "se ndihej macho", por se "nuk do ndihej i merzitur nese Assange zhdukej...".



Nderkohe behet e ditur se 80 mije lexues te New York Times i kerkojne gazetes qe te shpalle Julian Assange njeriun e vitit.


Postuar nga Fajtori datë 01 Dhjetor 2010 - 16:54:

Ilir Kulla

Nje specialist i fushes se sigurise tregon pasojat e skandalit te dites (nuk minimizon dhe thjeshton situaten siç pretendon ndokush).



Wikileaks dhe një mit që rrëzohet
Ilir Kulla, PhD ne shkencat e sigurise.

Julian Assange, një askush deri para shumë pak kohësh, kurrë nuk do ta kishte menduar se do të vinte një ditë që ai do të bëhej njeriu më i kërkuar i botës. Jo në variantin e Bin Ladenit, por në variantin kibernetik të tij. Sikleti në të cilin, publikimi i mijëra dosjeve dhe dokumenteve sekrete, konfidenciale dhe zyrtare të Pentagonit në Irak dhe Afganistan, e sidomos të korrespondencës sekrete të Departamentit Amerikan të Shtetit me më shumë se 270 seli diplomatike amerikane në mbarë botën, është i pashoq në historinë e SHBA-ve. Përveç kuriozitetit që ngjall kjo histori, dalëngadalë duke u publikuar të gjitha dokumentet, do të shihen edhe pasojat tepër të rënda të kësaj ndodhie, e cila me të drejtë në SHBA dhe jashtë saj është quajtur tërmet i paprecedent.
* * *
Dy janë shtyllat kryesore të sistemeve të sigurisë ndërkombëtare, konfidencialiteti dhe besueshmëria. Me publikimin e më shumë se 250 mijë dokumenteve të tilla, të dyja këto shtylla janë rrëzuar. Kjo është një ngjarje që të paktën për momentin ka lënë këto pasoja, por me kalimin e kohës, bota do të shohë të gjitha pasojat e tjera. Për më tepër që ky tërmet informativ, i ndodh fuqisë më të madhe botërore, Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Fuqisë më të madhe ushtarake, ekonomike, politike, diplomatike dhe modelit më të madh dhe më të mirë që bota ka njohur deri më sot, ose të paktën kështu është besuar deri tani në mitin e madh të SHBA-ve. Pas kësaj, efektet e Julian Assange dhe të Wikileaks, jo vetëm do të dëmtojnë marrëdhëniet mes një fuqie, e cila nuk di të ruajë vetveten, por njëherësh, miqtë e vet, informatorët e shërbimeve të veta sekrete, politikanët të cilët rrezikojnë karrierën dhe jetën e vet në rajone të vështira të botës duke ruajtur një profil filoamerikan dhe filoatlantik dhe duke u shërbyer SHBA-ve.
* * *
Po, filoatlantik, sepse kjo çështje rrezikon të ketë pasoja shumë të rënda brenda Aleancës Veri-Atlantike, NATO-s. Kjo për shkak të faktit se SHBA është lokomotiva e NATO-s dhe e sistemit të saj të sigurisë. NATO-ja ka mekanizma shumë të fortë të brendshëm për ruajtjen e të gjithë sistemit vetjak të sigurisë. Tre shkallët e sekretit në NATO-s, "Konfidenciali", "Sekreti" dhe "Tepër Sekreti" deri më tani janë konsideruar si të pathyeshëm. Ndërkohë që një gazetar hacker, zotëri askush deri para shumë pak kohe, i ka kaluar të gjitha këto pengesa! Por, ka dhe një çështje tjetër të rëndë për Aleancën, çështja e vlerësimeve personale dhe politike për lidershipin e vendeve mike dhe aleate brenda NATO-s. Të gjitha vlerësimet pezhorative për kryeministren e Gjermanisë, presidentin e Francës, kryeministrin e Italisë, atë të Spanjës, për kryeministrin e Turqisë, nga ana e përfaqësuesve zyrtarë të Vëllait të Madh brenda Aleancës, do të krijojnë një klimë jo vetëm të keqe në marrëdhëniet personale mes lidershipit, por edhe përbëjnë fillimin e një epoke të rëndë mosbesimi apokaliptik politik, nga ai që bota nuk ka njohur që në kohën e Luftës së Dytë Botërore. Vetëm një javë më parë, NATO-ja e quajti sukses shumë të madh marrëveshjen me Rusinë, ndërsa tani mjafton Julian Assange të rirrezikojë marrëveshjen për mbrojtjen bërthamore SHBA-Rusi dhe rikthimin e erërave të Luftës së Ftohtë.
* * *
Ka dhe dy çështje të tjera shumë të mprehta në këtë histori që kanë të bëjnë me perceptimin e publikut. Së pari, perceptimi i brendshëm amerikan. Çështja "Watergate", që i kushtoi postin dhe karrierën presidentit Nikson në vitet '70 ishte si një pikë uji në krahasim me Wikileaks-in. Askush nuk mund të përllogarisë se ç'do të ndodhë këtej e tutje në politikën amerikane, por sigurisht republikanët të cilët çështjet e sigurisë, diplomacisë dhe të mbrojtjes i kanë pasur gjithnjë kalin e tyre të betejës nuk do të lënë, që administrata Obama ta kalojë kaq lehtë. Dikush e ka vlerësuar këtë ngjarje si 11 shtatorin kibernetik në SHBA. Mund të jetë, por një gjë është e qartë, 9 vjet më parë, njerëzit në Amerikë u bënë njësh me autoritetet e tyre shtetërore dhe me presidentin kundër terrorizmit, tani me gjasë në një vend ku liria e shtypit përbën një nga shtyllat e demokracisë, rrezikon të ndodhë e kundërta. Opinioni i brendshëm rrezikon t'i kundërvihet dhe të kërkojë fajtorët për atë që ka ndodhur. Në planin e jashtëm nëpër botë, dikush do të thotë si në rastin e 11 shtatorit, se e ka bërë vetë SHBA-ja dhe se ky është një mashtrim i shërbimeve sekrete amerikane. Po kjo tezë do të mund të qëndronte në këmbë para epokës së globalizmit. Tani pas epokës së globalizmit, kur interneti është bërë pjesë e jetës së përditshme të shumicës së banorëve të këtij globi, të administrosh pasojat e Julian Assange dhe të Wikeleaks-it do të jetë e pamundur edhe për vetë shërbimet sekrete më të mira të botës. Mund të themi se me globalizmin dhe shpërndarjen e internetit në çdo cep të botës, SHBA-të kanë nxjerrë djallin nga shishja dhe tani nuk po mund ta fusin më atje. Me Wikeleaks-in dhe Julian Assange, rrezikon të bjerë edhe miti i fundit i Superfuqisë së Botës.


Postuar nga shelgu datë 01 Dhjetor 2010 - 20:09:

Princi Andrew, kishte thene: Amerikanet nuk ja kane haberin nga gjeografia. S'e mos kane pasur haber ndonjehere. etj.

Ku eshte e keqja ketu qe kjo te perbeje nje wikileak?

Amerikanet vertet nuk kane haber nga gjeografia. Sara Palin e dinte Afriken shtet. kenjuimejxhen?



PS. Po filloj te kem respekt edhe per princat tani.


Postuar nga Fajtori datë 01 Dhjetor 2010 - 20:48:

Wikileaks down

Faqja me e famshme ne bote nuk hapet keto momente. Me siguri po e sulmojne prape.


Sot Assange ka dhene nje interviste ne Time Magazine (nepermjet skypes). Veç te tjerash Assange tha se publikimi i abuzimeve nga Wikileaks ben qe cdo organizate/qeveri qe abuzon te kete dy opsione. I pari eshte qe mund te reformohet ne ate pike sa ti shfaqet publikut e ndryshuar dhe te jete krenare per kete. Opsioni i dyte perben mbylljen ne vetvete dhe ballkanizimin, pra humbjen e eficiences qe kishte me pare. Gazetari i Time sakteson se opsioni i dyte per Assange (mbyllja ne vetvete dhe ballkanizimi) presupozon disfaten. Assange thote se keto dy opsione jane pozitive, sepse sipas tij vetem keto dy rruge i duhen lene atyre qe abuzojne. Ose te ndryshojne, ose te behen organizma ineficiente.


Vini re sesi ballkani eshte simbol i mbylljes ne vetvete dhe ineficences ne mendjet e te huajve...



P.s. Burri qe ne 1971 publikoi dokumentat sekrete te luftes ne Vietnam (qe perbene skandal ne SHBA) tha sot se ka pritur 40 vjet qe dikush si Assange te bente diçka te tille [kurajoze].
http://www.bbc.co.uk/news/world-11879951


Postuar nga AngelDevil datë 01 Dhjetor 2010 - 21:02:

Assange, mandat arresti ndërkombëtar për themeluesin e Wikileaks

Interpol ka nxjerrë një mandat arresti ndërkombëtar për Julian Assange, themeluesin e Wikileaks. Aktivisti australian është i kërkuar në Suedi në një hetim për “përdhunim dhe agresion seksual”. Drejtësia suedeze kërkon ta marrë në pyetje “mbi bazën e disa dyshimeve të arsyeshme. Akuzat janë kundërshtuar nga Asange i cili ka lënë të kuptojë se denoncimet ndaj tij janë rezultat i një fushatë balte e orkestruar nga SHBA kundër Wikileaks.


Postuar nga AngelDevil datë 01 Dhjetor 2010 - 21:04:

Lexova qe themeluesi i vertet i Wikileaks eshte George Soros se di sa e vertete eshte.


Postuar nga Fajtori datë 01 Dhjetor 2010 - 21:28:

Ketu thuhet si lindi Wikileaks dhe permenden disa emra qe merrnin pjese dhe jane larguar (ose akoma bejne pjese).
http://www.repubblica.it/esteri/201...43/?ref=HREC1-3 (italisht)


Emrin e Soros e lexova dhe une, Mu duk aluzion tjeter kospirativ. Duhen lexuar gazetat serioze se ato verifikojne lajmet dhe tregohen te kujdesshem kur japin info.


Postuar nga AngelDevil datë 01 Dhjetor 2010 - 22:02:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori


Duhen lexuar gazetat serioze se ato verifikojne lajmet dhe tregohen te kujdesshem kur japin info.



Qe e ka themeluar ndoshta dhe nuk e thone por qe e paska financuar per kete shkruajne te gjithe nejse lesh me qime moj fatime u be ky mhb.

Kjo e para teper interesante

http://twitter.com/wikileaks/status/11407138375


http://mediamatters.org/blog/201011290032

http://topics.nytimes.com/top/refer...oros/index.html


Postuar nga AndreaPirelli datë 01 Dhjetor 2010 - 22:04:

Re: Keshilltari i kryeminsitrit Kanadez: "Assange te vritet"

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Ne nje interviste per CBC keshilltari i kryeministrit kanadez Tom Flanagan ka thene se "ka gjera ne keto dokumente qe mund te komplikojne marrdheniet nderkombetare dhe te plase nje lufte. Per kete Assange duhet vrare. Barack Obama duhet te dergoje nje killer, diçka e tille". Prezantuesi i emisionit televiziv mbetet i shockuar dhe i kujton folesit se po thote gjera te renda. Keshilltari vazhdon duke e kthyer ne shaka "se ndihej macho", por se "nuk do ndihej i merzitur nese Assange zhdukej...".



Nderkohe behet e ditur se 80 mije lexues te New York Times i kerkojne gazetes qe te shpalle Julian Assange njeriun e vitit.



Je bere edhe ti me keq se gazetaret/gazetat shqiptare ...................... madje me keq se lulja ..........
Lexoji mire lajmet ........ dhe deri ne fund, jo vetem fjalite qe te pelqejne/interesojne ............... .


Postuar nga al74 datë 01 Dhjetor 2010 - 22:05:

une po ju lexoj ju e nuk po marr vesht asigjo. ca do ndodhi tashi?
do plasi noj lufte apo jo?


Postuar nga AngelDevil datë 01 Dhjetor 2010 - 22:08:

Citim:
Po citoj ato që tha al74
une po ju lexoj ju e nuk po marr vesht asigjo. ca do ndodhi tashi?
do plasi noj lufte apo jo?






Asgje ska per te ndodh thjesht Amerika po zhvendos vemendjen sa te mbaroje pak punet e veta .....

Se mos ka e ndonje Assange ketu dhe ajo me duhet mua


Postuar nga al74 datë 01 Dhjetor 2010 - 22:18:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil





Asgje ska per te ndodh thjesht Amerika po zhvendos vemendjen sa te mbaroje pak punet e veta .....

Se mos ka e ndonje Assange ketu dhe ajo me duhet mua


eh shyqyr se mu be gjaku uje.
me falenderu zotin qe anej ka afrika nuk kane as uje me pi se vallaj te ishin zgju gjith ato rob me kocka te shtremerume e tu lidhshin ne internet jua kishin zbut tulet amerikonve qe jua prishin rahatllikun ne vorr.

Faje nje shtet i pafuqishem ekonomikisht si i yni eshte mese normale te beje kompromise.
i beri Usa me te tashmit "terroriste islamike" jo me ne qe shkruajme akoma emrin ne liste.


Postuar nga kurt datë 02 Dhjetor 2010 - 00:42:

ky julian assange eshte i kerkuar per pedofil, nuk jam i sigurt ne cilin shtet evropian.
ka kohe qe e pashe ne lajme se kishte bere sex me nje te mitur.


Postuar nga Piktor datë 02 Dhjetor 2010 - 01:19:

Ore çfare nuk do te degjojme per kete njeri , ua them une se vetem nje psikopat ben ate qe po ben ai.
E forte ajo me servilizmin e Sarkozise ndaj amerikaneve.


  Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 85 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.