Forumi Horizont
Trego 9 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re e prozes (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=338)
-- Hija nuk ka ngjyra (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14559)


Postuar nga Mister_DXP datë 24 Shtator 2007 - 02:31:

Hija nuk ka ngjyra

  ..................................................Hija nuk ka ngjyra



Tregim i vertete, por i pajetuar


.....E la varkën e tij të vjetër në një gji të vogël, të formuar nga një përrua që rridhte prej kodrës aty afër. Ishte një rrjedhë uji thuajse e kaltër, ku reflektohej një pyll i dëndur vendesh të ngrohta, një kërleshje bimësish të ndryshme, që të kujtonte padashur ndjenja rozë. Dukej sikur ato ishin lidhur me njëra tjetrën nga një forcë jetësore e gjallë…shkurre të dëndura fletëgjëra, disa bredha te butë të çuditshëm dhe liane, liane pa fund që shtriheshin midis tyre si damarët e jetës në trupin e të gjallëve. Megjithse ishte vjeshtë akoma kishte gjelbërim gjithandej buzë këtij përroi jetëdhënës. Pak më tej vjeshta ishte kujdesur për t’i dhënë zjarr të gjithë pejsazhit.


.....Një shteg i shkurtër të nxirte në një lirishtë të fshehur, të rrethuar nga pemë, që megjithse nuk ishin shumë të larta, dukej sikur krijonin një tendë të freskët. Bari i shkurtër por i butë dëndësohej anash tyre dhe krijonte një qilim të magjishëm persie, të pikuar nga ngjyra të rafinuara lulesh pylli. Krijohej atje në mes një parajse e vogël e rrethuar me blerim të ngrohtë. Shushurina e përroit i jepte një sfond melodioz eterit të virgjër dhe pak me tej,…caf, caf, valët e detit krijonin një simfoni, që të çonte tek ato pjesët klasike aq të komplikuara në harmoninë e tyre. 
      Ktheu edhe një herë kokën dhe pa velin e grisur e të ndotur të varkës që e kishte sjellë aty. Furtuna e kaluar, kishte qënë jo edhe shumë e forte, por nganëherë këto lloj përplasjesh, po të gjetën vetëm në det të hapur , krijojnë çarje që, ose riparohen me shumë veshtirësi, ose të përpijnë në gjirin e tyre.
......As që kishte pasur kohë t’a ndrronte me një të re. As që i kishte shkuar ndër mend që duhej bërë diçka e tillë. Sa here nisej për tek kjo mëngë toke e fshehur, harronte edhe veten.
.....Sa lëshoi këmbët e zbathura në bregun me rërë, ndjeu një rëngjethje nëpër trup dhe megjithse uji ishte brisk i ftohtë, një valë e ëmbël ngrohtesie e kaploi të gjithin. Truri i rrihte në një ritëm të shpejtë. Zemra sa nuk po ndalonte, por mendimin e kishte të qartë si një natë vere me yje. Pa mundim kaloi nëpër kthesat e shumta të shtegut dhe hyri në barin e dëndur të lëndinës.
.....Që në fillim diç ndjeu, një si çregullim, një diçka që nuk i përshtatej atij vendi. Rrëmujë, i ra ndërmënd një fjalë e zakonshme, por ajo nuk ishte thjesht rrëmujë. Jo, ajo që kishte para syve ishte kaos, brengë, drithmë. Me një sy të shpejtë vështroi dhe kuptoi ftohtë atë që kishte ndodhur. Ju aftua mesit të sheshit dhe pranë zjarrit të shuar, pa një xhezve me bisht te këputur.
      “Po bishtin, pse e kanë këputur?”, mendoi ashtu kot, si duke dashur që të kapej pas diçkaje. Pak me tej disa shishe vere të kuqe të flakura dhe një gotë boshe. Në hi, një gotë tjetër e thyer dhe e hedhur aty në midisin e flakëve ndoshta, të një zjarri që tani nuk ishte më. Pak më tej çadra me vija, e rrëzuar dhe e ndotur njësoj si velat e varkës së tij. Dikur, dikur…kishin qënë dy çadra dhe i kujtohet mirë, se si njëra prej tyre u dogj që ditën e parë që kishin zbuluar këtë qoshe të fshehtë. Fare qartë i erdhi pamja e syve të saj të qeshur dhe zëri melodioz që thoshte:
      ”Eh, s’prish punë…mjaft e kemi edhe një, ne jemi mature”; me të njëjtin ton sikur të donte të sqaronte dikë:”Po çna duhen dy çadra?!”
.....Uli kokën i dërmuar dhe u largua për tek përroi, me të vetmin qëllim që të fuste në ujin e ftohtë, këmbët e mpira. Tragjedia vazhdonte edhe aty. Çorape të palara, të hedhura andej këtej, një copë llastiku e paformë, që i kujtoi një lodër të pafajshme fëmijësh, më tutje ca fletë vjeshtake. Ju dukën edhe ato si brekë të grisura dhe të flakura me inat larg. Dhunim, gjithandej dhunim.
.....“Ç'të bëj? As ik dot dhe as që dot nuk rri.” – Këtë varg të vjetër vaji, që kishte ndjesine se po e këndonte prej kohesh, tani e tha me zë të lartë:


      “As ik dot, as dot nuk rri.      

      Jam i mbytur në të zi”

..... I dukej se dikush i kishte futur duart nëpër trup dhe e trazonte dhe ai nuk mund te bënte asgjë…Qeshi me vete, në mund të quhet qeshje, një tërheqje nervose e muskujve të faqeve, e tillë që të zbulonte vetëm dhëmbët …edhe qeni mund t’a bëjë këtë zgërdhimje, mendoi dhe me rrëmbim u kthye në mes të sheshit, aty ku dikur ishte djegur një zjarr i ëmbël.
.....Vështroi njëherë rreth, për forcë zakoni dhe përmori drejt e në mes të hirit të ftohtë. Brrrr-brrrr… zhurma i kujtoi pikat e shiut mbi një kuti kartoni. Nuk e kishte berë kurrë më parë dhe nuk e dinte që hiri i thatë paska një zhurmë të tillë, një zhurmë që të kujton diçka të njohur, por të kaluar, diçka që e ke jetuar dhe nuk është më; është një zhurmë e një soji tjetër, e panjohur nga të gjallët. Zhurma e hirit të djegur, asgjë e gjallë nuk ndodhet më atje. Zhurma e thatë e vdekjes.
.....”E kush përmjer në vatër mendoi, që të dijë si zhurmon hiri i vdekur…
Vështroi edhe një herë gjethe-brekët e çjerra dhe tashmë pas mjegullës së lotit që po i njomte qerpikun, më shumë se kurrë iu dukën si brekë të vërteta.
Si një therje në kokë u kujtua që ndodhej aty në atë lirishte, midis atij pylli te dashur, që kishte qënë aq i ngrohte për të. Vetëm pak ditë me parë kishte pirë aty, verë të kuqe, duke pikuar në gotë eliksirin e magjive, që vetëm vjeshta dhe pylli dinë të t’i japin.
.....Tani ishte vetem. Me të gjithë forcën e mendimit perceptoi domethënjen e gjëndjes ku ndodhej. I vetëm, në një parajsë pa ëngjëj, në një parajsë ku Zotat e mërishëm trazojnë jetët e gjalla me cfurqet e tyre. Ngriti kokën përpjetë drejt qiellit, ku thuhet se ata rrinë dhe i shau nga nëna.
.....Ktheu ngadalë trupin dhe nisi të largohej drejt shtegut të njohur…
.....-Di…! Ju duk sikur dëgjoi një zë që e thirri pas kurrizit…
Nënqeshi lehtë, ashtu siç do të kishte bërë po të shihte një fantazmë dhe ngriti kokën drejt qiellit për të dytën herë. Një diellë i fortë shkretëtire i qëndronte mbi krye si saç dhe e përqeshte.
.....“Hej! Di, Zi zzzzzzzz…” U tremb tani dhe ktheu kokën vrikthi pas. Asgjë. Një hije e shkurtër mesdite i rrinte ngjitur.
.....“E di”, tha “që nuk je ti. Hijet nuk flasin. Ato s’kanë trup, mish, sarkë, ngjyra.” Ju kujtua nje poezi e vjetër “Hija është gjithmonë e zezë”. Vështronte i përhumbur hijen e tij dhe i dukej sikur donte të fliste me të vetmen shëmbëlltyrë të humanes që ndodhej aty.

 

DXP


Postuar nga kotka datë 24 Shtator 2007 - 23:17:

Tregim i jetuar, por jo i vertete... :p

Urime!!!!!! kur te lexoj ty, me ben te shkruaj publikisht, nuk e di pse????????? edhe atehere kur une nuk kam te verteta per te shkruar...:p


Postuar nga bleta punetore datë 25 Shtator 2007 - 04:50:

mund te them qe me pelqeu... edhe pse s'u perqendrova sh?

kerkoj ndjese.


Postuar nga Mister_DXP datë 25 Shtator 2007 - 05:07:

Teto kotka tha:

Tregim i jetuar, por jo i vertete...

Urime!!!!!! kur te lexoj ty, me ben te shkruaj publikisht, nuk e di pse????????? edhe atehere kur une nuk kam te verteta per te shkruar...


Faleminderit publikisht edhe une , je shume e sjellshme.

...................................................................................................

Bleta puntore tha:

mund te them qe me pelqeu... edhe pse s'u perqendrova sh?

kerkoj ndjese.


Te ndjefte Perendija


Faleminderit


Postuar nga ASTRA datë 25 Shtator 2007 - 05:30:

Re: Hija nuk ka ngjyra

Citim:
Po citoj ato që tha Mister_DXP
  ..................................................Hija nuk ka ngjyra



Tregim i vertete, por i pajetuar


.....


..... Ktheu edhe një herë kokën dhe pa velin e grisur e të ndotur të varkës që e kishte sjellë aty. Furtuna e kaluar, kishte qënë jo edhe shumë e forte, por nganëherë këto lloj përplasjesh, po të gjetën vetëm në det të hapur , krijojnë çarje që, ose riparohen me shumë veshtirësi, ose të përpijnë në gjirin e tyre.

- Ç'të bëj? As ik dot dhe as që dot nuk rri.” – Këtë varg të vjetër vaji, që kishte ndjesine se po e këndonte prej kohesh, tani e tha me zë të lartë:


“As ik dot, as dot nuk rri.

Jam i mbytur në të zi”



DXP



HEWW TRONDITESE KJO PJESE MISTER DXP.


Postuar nga Mister_DXP datë 25 Shtator 2007 - 05:35:

Re: Re: Hija nuk ka ngjyra

Citim:
Po citoj ato që tha ASTRA


HEWW TRONDITESE KJO PJESE MISTER DXP.



 

Faleminderit, mik i ri


Postuar nga vanesajaems datë 25 Shtator 2007 - 06:17:

tregim interesant....te lexoj me vemendje...si hija pas trupit vrapon dhe ti pas personazheve......urime...


Postuar nga Mister_DXP datë 25 Shtator 2007 - 06:52:

Citim:
Po citoj ato që tha vanesajaems
tregim interesant....te lexoj me vemendje...si hija pas trupit vrapon dhe ti pas personazheve......urime...


 

Faleminderit. Miresehyre ne boten e hijeve

 


Postuar nga iliriusa datë 27 Gusht 2009 - 02:30:

Mu duk nje pjese interesante edhe pse pata ndjesine se ishte e paperfunduar. Mendoj se eshte mjaft terheqse edhe e mberthen vemendjen e lexuesit por fjalet e huaja me duket se te gervishin nga pak edhe e bejne edhe tregimin te duket i huaj.
Thjesht mendimi im!
Suksese gjithesesi mjaft misterioze si histori.


 
Trego 9 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.