Forumi Horizont
Trego 9 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Skulpture & Skalitje (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=246)
-- Antonio Canova (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17401)


Postuar nga Tulipani datë 04 Nëntor 2009 - 15:57:

Antonio Canova

Ndonese ne jeten e tij beri dhe piktura, vizatime, skica shume pak e kujtojne per kete. Ne historine e artit hyri e ngeli me statujat e tij.


Postuar nga Tulipani datë 04 Nëntor 2009 - 16:05:

Amore e Psiche

Kjo eshte e preferuara ime por dhe ne pergjithesi ajo me e famshmja e tij.

Sipas legjendes Psiche ishte nje vajze kaq e bukur sa Aferdita ishte xheloze per te. Keshtu i dergon Amore per ta bere qe te dashurohet me nje burre te shemtuar. Por Amore dashurohet vete me te e ben qe ajo ta ndjeke ne Olimpin e zotave e te jetojne bashke.

Statuja eshte nje metafore e dashurise e pasionit prandaj kap momentin para puthjes pa e konsumuar akoma ate.

Une kam pare nje statuje me pak te rendesishme te Canove-s por ata qe e kane pare kete e te tjera te tij me kane referuar qe e meriton famen qe ka


Postuar nga Tulipani datë 04 Nëntor 2009 - 16:09:

Le tre Grazie

Le tre Grazie ishin mbrojteset e artisteve dhe vajzat e Zeusit. Perfaqesonin Shkelqimin, Gezimin e Prosperitetin. Vini re sa me harmoni i ka bere format femerore.


Postuar nga Tulipani datë 04 Nëntor 2009 - 16:26:

Venere Italica

E porositur enkas per te zevendesuar Venere dei Medici ne Galleria degli Uffizi (Firence) qe u mor nga francezet kjo statuje shpesh quhet dhe Krijimi i bukurise per te theksuar metodologjine e rafinuar e te medituar te Canove-s ne statujat e tij. Ne fakt para se te gdhendte mermerin i bente ato ne gips per te arritur perfeksionin.


Postuar nga Katilesha datë 04 Nëntor 2009 - 17:28:

Me gjithe respektin dhe simpatine qe kam per skulpturen piktura me pelqen me shume,sepse ka ngjyra , ka me shume fantazi dhe te ben te meditosh me shume. Te pakten per mua keshtu funksionon. Dhe piktori im i preferuar eshte Georges De La Tour , ku me gjithe respektin per Antonion , " Pendimi i Magdalenes " se la Tour me pelqen me shume. Pune shijesh hesapi.

Gjithsesi pervec Amore & Psiche , mua me pelqejne punimet e Pauline Bonaparte dhe Pendimi i Magdalenes ne skulpture nga Canova.

 The Penitent  Magdalene

 


Postuar nga Katilesha datë 04 Nëntor 2009 - 17:31:

Tulipan , nuk e di perse por nuk me dalin fotot, nqs mundesh i ve ti per mua te dyja.

Thanks ne advance.


Postuar nga Tulipani datë 05 Nëntor 2009 - 19:08:

Ne art shprehja e gjenialitetit dhe bukurise shprehet ne forma te ndryshme qe fatmiresisht nuk e perjashtojne njera tjetren por per mendimin tim e plotesojne aty ku mungon. Preferencat tona na dallojne por veprat e artit mbeten atje te gatshme perhere per te pritur dashamires te rinj keshtu dhe kjo puna e skulptures


Postuar nga Tulipani datë 05 Nëntor 2009 - 19:18:

Maddalena penitente

Nuk mund te bej krahasim midis versioneve sepse jane 2 gjera te ndryshme por mund te komentoj ate qe shikoj tek Canova e qe dmth nje Madalene gati te braktisur, te gjunjezuar e me floket te leshuara. Duart te drejtuara nga qielli si per te thirrur zotin. Bukuria e kesaj skulpture qendron tek aftesia e autorit per te bere gjymtyret (kembet e duart psh ) qe jane te veshtira e ti jape atyre jete, nderthurje fantazie midis mermerit e mishit te vertete.


Postuar nga Katilesha datë 06 Nëntor 2009 - 00:59:

Pervec asaj qe the , une mendoj qe elementi i "kafkes" aty perbri eshte element kyc ne kete skulpture dhe   i ka dhene nje kuptim edhe  me dramatik/tragjik fatit te saj dhe kjo pastaj lidhet me duart e "leshuar nga Zoti" sic the ti.


 
Trego 9 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.