Forumi Horizont | Trego 9 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Të ndryshme (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=36)
-- Gezuar Festat e fundvitit! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18777)
Gezuar Festat e fundvitit!
Ju uroj te gjitheve Gezuar festat!
U mendova disa here per hapjen e kesaj teme por thashe perse jo.
Me vjen keq qe ky forum nuk eshte shume aktiv. Me vjen keq me shume per te gjithe ata moderator/e qe nuk bejne asgje per ta mbajtur sado pak ne levizje. E them kete pasi ky forum ka shume tema te ndryshme dhe te cdo lloj fushe. Ka qene frekuentuar nga njerez me njohuri dhe studenta qe studionin nga e gjithe bota dhe sot jane ne heshtje. Besoj shume se neper internet i gjen perdite. Njs.
Une, do doja ti jepja nje falenderim fajtorit per inteligjencen e tij qe kuptoi me pare se gjithkush ne ato vite te bashkonte shqiptaret me hapjen e forumit. Te tjeret e kopjuan.
Eshte nga te paktet njerez qe njoh qe i flet edhe heshtja.
Urime te gjitheve dhe 2015 te jete nje vit me i bukur per te gjithe!
Ti mire se u mendove dhe e hape, po ne te tjeret me cfar ta mbushim! Apo me faleminderit, gracie, mjasi, gracias, thenkju, efkarito, spasiva, falla, danke, ... !? S.d.q. shqetsimi jot qendron.
Gezuar Cecilia. I bashkohem urimit tend qe Viti i Ri 2015 sjellte begati e harmoni tek te gjithe.
Mire bere qe e hape, c`te keqe ka? Pergjigje gjithsesi per kete s`besoj se mund te marresh prej nesh. Mbase Fajtori mund te hedhi ndonje mendim. Une mendoj se beri ciklin. Njerzit e ngeshem ose studentet e asaj kohe, s`do te thote se kane te njejten kohe dhe tani. Po mbase dhe deshira s`eshte me e njejte. Mbaj mend behej nami me zenka dhe Fajtori s`mund te bente policin gjate gjithe kohes,(ca nervash ka thoja me vete,forumi,chati) por sigurisht s`ishte vetem. Pastaj filluan te largohen antaret, s`e mora vesh diferencat qe kishin ishin ne lidhje me politiken apo ishin personale. Dhe vetem kohet e fundit( ca muaj tani) vura re qe ka dhe forume te tjera te cilat jane hapur dhe kane terhequr antaret.
Une e kam shume per zemer FH-ne dhe ka tema dhe shume informacion serioz. Uroj te mos mbyllet por sigurisht jam e ndergjegjshme qe kjo s`varet nga deshira ime. Per mua ka qene kenaqsi.
Urimet me te mira per Vitin e Ri 2015!
Dybekun nafije Lol
Gezuar njerez!! U befshi njerez me te mire ne 2015!
Nafija ka qene shitsja e duqanit me te frikuentuar timin kur isha femij. Seriozisht!
Kishte biskota 12 lekshe ajo aty, per ata qe mbajn mend kohen e biskotave 12 lekshe edhe sot nuk ka biskota me te mira ne bote kund,lol
Gezuar 2015!
Ju uroj nje vit te qete, pa shume kokecarje e me shume rehat.
Kalofshi bukur!
GEZUAR 2015
Ju uroj anetareve e miqve te mi virtual ne kete forum me gjith dashurine qe mund te mbaj zemra ime, gezuar 2015 qofte nje vit i bukur dhe me i mbare se vitet e kaluara.
Strauss - Radetzky March - Karajan
Jeta nuk matet nga numri i frymemarrjeve por nga çastet që të lenë pa frymë. Prandaj dhuroni mirësi çdo ditë, jini pozitive çdo ditë. Cdo ditë është një faqe libri dhe çdo fundvit është fundi i një kapitulli...mos harroni jemi ne që e shkruajmë këtë liber, le të zgjedhim shkronjat e duhura... URIME....
Trego 9 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.