Forumi Horizont | Trego 9 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkiva (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=309)
-- Nano, skandal në funeralin e Papës (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8043)
Nano, skandal në funeralin e Papës
Kryeministri para se të niste ceremonia ëstë ulur përkrah Moisiut në vendin e presidentit të Algjerisë
Kryeministri është ulur në vendin e presidentit të Algjerisë. Berisha: Incident i turpshëm
Anila Rama-Shekulli
TIRANE- Ajo që pritej ndodhi. Incident i delegacionit shqiptar gjatë zhvillimit të funeralit mortor të Atit të Shenjtë, papa Gjon Pali II në Vatikan. Mosmarrëveshjet mes kryeministrit Fatos Nano dhe presidentit Alfred Moisiu për kryesimin e delegacionit, nuk janë shmangur as në sheshin e Shën Pjetrit, para se të fillonte mesha e shenjtë. Sipas burimeve nga delegacioni shqiptar, kryeministri Nano, që ka shkuar më vonë se anëtarët e tjerë të delegacionit shqiptar, është ulur përkrah presidentit Alfred Mosiu, duke zënë në këtë mënyrë vendin që ishte planifikuar për presidentin e Algjerisë, sipas rendit alfabetik. Vendi i presidentit të Algjerisë kishte mebtur bosh ato minuta, pasi ky i fundit është paraqitur me vonesë në ceremoni. Por zyrtarët e protokollit dhe personeli i Vatikanit që merrej me mbarëvajtjen e ceremonisë, kanë shkuar tek Nano, duke i kërkuar që ai të çohej që aty dhe të zinte vendin e planifikuar disa radhë më poshtë, ku ishte vendosur pjesa tjetër e delegacionit shqiptar me ish-presidentët Sali Berisha, Rexhep Meidani dhe vajzën e presidentit Moisiu, Mirela Moisiu. Ndërsa ambsadori ynë në Vatikan Zef Bushati ka qëndruar në radhë me ambsadorët e tjerë, duke i liruar kështu vendin vajzës së Moisiut. Nano në fillim nuk ka dashur të lëvizë që aty, por më pas është detyruar që të boshatisë vendin që nuk i takonte atij. Të gjithë incidentin në fjalë e konfirmon zyrtarisht vetëm ish-presidenti Sali Berisha. Gjatë mbërritjes dje pasdite në Rinas, Berisha, nuk tha detaje rreth incidentit, por tha se “ishte një incident i turpshëm, por unë nuk dua t’ia ul vlerat ceremonisë madhështore të Vatikanit”.
Nano
Ndërkohë shefi i protokollit të kryeministrit Nano, Taulant Balla, ka pohuar të kundërtën e asaj që tha Berisha. “Nuk ka pasur asnjë incident në Vatikan. Kryeministri Nano është ulur me delegacionin shqiptar, ish-presidentët Meidani e Berisha dhe vajzën e presidentit Moisiu, Mirela Moisiu”, tha Balla. Bashkëshortja e kryeministrt Nano, Xhoana Nano, nuk ka marrë pjesë në ceremoninë mortore. Ndërkaq i pyetur për incidentin e mësipërm ish-presidenti Meidani nuk bëri asnjë koment. Ndërkohë nga selia e Presidencës, nuk ka ka pasur asnjë informacin zyrtar, për të konfirmuar atë që kishte ndodhur në Vatikan. Ambasadori ynë në Romë, Pavli Zëri, është shprehur se protokolli i Vatikanit është shumë i rreptë dhe nuk mund të lejohen incidente të kësaj natyre, pasi ata të shoqërojnë në vendin ku duhet të qëndrosh.
Indrit,
Mendoj se ka pase harruar te marre ilaçet....
Ka kujtuar ndoshta se eshte ne mbledhjen e PS
Hahahah degjoni...
Nuk e keni idene sa kaq qeshur kur e pashe fundja me kujtuan kujtime te bukura shqiptaresh kur isha nje here ne nje avjon.
Shkonte aty i pari e ulesh tek vendi i pare e nuk pyeste se cfare nr. ka venfi ne bilete me pas nese njihete ndonje thirrte: O Gimo: hajde se ka vend ketu ...lale
Eh nese vinte i zoti i vendit kush pyeste shko thonte ka vende sa te duash...
Me thene te drejten ne fillim me bente pershtypje por kur marr vesh qe edhe kryeministri ben te njenjten gje sdi cte them...
Vazhdojne titujt bombastike te gazetave shqiptare. Kjo histori nuk permban ndonje "skandal". Eshte nje incident humoristik per barcalete dhe tregon nje gabim qesharak te Nanos. Ku konsiston skandali?
Eshte vetem nje kritike per gazetarine snobiste qe interpreton gabimet me gabime. Keshtu qe lexuesit coroditen mes trashesise politike dhe trashesise gazetareske. Megjithate per mendjet e thjeshta qendrimi im perkthehet si pro-Nano.
Cfare populli. Cfare gazetaresh. Cfare politikanesh.
Hmmm
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Vazhdojne titujt bombastike te gazetave shqiptare. Kjo histori nuk permban ndonje "skandal". Eshte nje incident humoristik per barcalete dhe tregon nje gabim qesharak te Nanos. Ku konsiston skandali?
Eshte vetem nje kritike per gazetarine snobiste qe interpreton gabimet me gabime. Keshtu qe lexuesit coroditen mes trashesise politike dhe trashesise gazetareske. Megjithate per mendjet e thjeshta qendrimi im perkthehet si pro-Nano.
Cfare populli. Cfare gazetaresh. Cfare politikanesh.
ne fakt mua me duket pak e pabesueshme, me siguri qe ata qe merren me protokollin e vatikanit nuk do te lejonin te ndodhte dicka e tille. Ne fund te fundit, eshte si te thuash ai qe ben pritjen qe merret me caktimin dhe drejtimin e te ftuarve neper vende dhe eshte faji i tyre nqs ndodhin gabime. Te pakten keshtu me kane mesuar mua ne "protokollin diplomatik"... :O
Dhe une e kam lexuar kete artikull ne media,dhe nga titulli prisja ndonje gje te rende,cfare zhgenjimi pastaj kur pashe qe ishte thjeshte thesi bosh i radhes.Dhe zhgenjimi jo ndaj Nanos por ndaj medias shqipetare.
S'me duket ndonje gje e rende,ehuha,gjitheve mund te na ndodh te ulemi diku tjeter ose te shkruajme dicka te gabuar ngaqe thjeshte momentalisht se kemi mendjen aty.Ose,shume-shume nje indikator qe tregon sesa pak sens organizativ zoteron ne Shqiperi,e si pasoje populli qe banon andej nuk eshte i edukuar ne formen e duhur kur merr pjese ne ngjarje te tilla.
Nanua si gjithe te tjeret njeri eshte,dhe si i tille duhet trajtuar.
Media shqipetare mundohet te beje lecke drejtuesit e vendit me mendje-vogelsi dhe jo me fakte qe kane te bejne efektivisht me qeverisjen e vendit.Dicka te tille nuk e sheh askund,ato qe drejtojne nje shtet respektohen dhe poashtu kritikohen ne forme INTELIGJENTE(Kjo thjeshte tregon sesa injorance zoteron ne pseudo-gazetaret shqipetare).Dreqi ta haje,presim respekt ne shqipetaret nga bota nese jemi NE te paret qe s'arrijme te respektojme veten?E po mbi koke na rente dhe me keq nese vazhdojme me keto mend.Deshet Europe?Ja ku e keni popull,por ama Europa ka dhe rregulla etike qe duhen pranuar ne pakon dhurate qe quhet "Europe".
Ne shqiptaret vdesim per pak Karrige.
Trego 9 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.