Forumi Horizont Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 93 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Letrarë të rinj (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=105)
-- Hitet letrare te Forumit Horizont (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10382)


Postuar nga iliriusa datë 16 Dhjetor 2005 - 02:48:

Hitet letrare te Forumit Horizont

Ne kete teme mund te postoni ato poezi edhe proza te cilat i keni lexuar ne kete forum, te postuara prej dikujt tjeter ose juve vete, dhe jane te preferuarat tuaja.
Zgjidhni vetem me te preferuarat ne menyre qe kjo teme te kete vertete vetem 'perlat' qe gjenden ne kete forum.
Ju uroj lexim te kendshem te gjitheve!!!


Mos harroni te vendosni emrin/nick te antarit qe e krijoi, qofte edhe nqs jeni ju autori i pjeses letrare, vendosni emrin/nickun tuaj ne krye.


Faleminderit!


Postuar nga iliriusa datë 16 Dhjetor 2005 - 02:52:

Do te vij... - nga - Indrit

Do te jete mengjes dhe une do te vi patjeter
Pas avullit te xhamave ti me prit
Do me kete rene pluhur mimozash ne floke
Dhe pluhur dashurie ne shpirt

Do dale dielli dhe do jete ngrohte
Avujt e enderrave do shkrijne ngadale
Ne do te presim prane tyre pa folur
Gjersa te behen te qarta si kristal

Pastaj sdo te kete me as bore
do jemi vetem une dhe ti..
Ti do me prekesh me gishta nder floke
Mbi pluhurin e mimozave dhe dashurish




Po filloj une e para me nje nga te preferuarat e mija.


Postuar nga Lela_Dr datë 16 Dhjetor 2005 - 03:05:

"EMIGRIM"
Nga Shkodrani i qeshur


Ti ike i vogel larg shqiperise
ne kerkim te fatit, per nje jete te bukur
i lodhur nga jeta i ndryllur prej merzise
more rrugen qe do te bente te lumtur

Shpresove qe nje dite do gjeje vetveten
te priste pasuria me krahet e shtrire
u zhgenjeve nga bota ,te gjitha enderra mbeten
u zgjove me ne fund ,ju the lamtumire

Lamtumire o enderr- sa shum me zhgenjeve
lash atdheun tim, ty per te gjetur
me jeten luksoze ti mu me genjeve
duke kerkuar ty - shpirti ku me ka mbetur

Mes jetes se bukur luksit pasurise
Gjeta qartesine papritur kuptova
Do kthehem ,do nisem drejt shqiperise
Me pret toka mëmë un per at jetova

Jetova cdo dite, me mallin qe me pervelonte
Neper rruget e botes ,i humbur pa shprese
Ju luta shqiperise, perseri te me pranonte
Te kthehem ne atdhe - aty dua te vdes


Postuar nga Lela_Dr datë 16 Dhjetor 2005 - 03:42:

Mikes time_Lela!
Nga Sykaltra_Shqiptare = Helga


Sot, jam e lumtur mikja ime!
Serish do jemi bashke,
si para pak kohesh
tere gaz ne sy!

Serish do dialogojme
per netet e ftohta
shkaktuar nga dimri
ne shpirt!

Serish do dalim te shetisim
me pulebardhat
ne zgjim!

Serish kam per te te thene
shume gjera,
qe vec ti i di!
Qe vec ti kupton,
qe vec ti degjon!

E shtrenjta mike ime,
te pres krahehapur,
si gjithmone!

welcom to Helga`s home!


ti voglio un mondo di bene Helga


Postuar nga Lela_Dr datë 16 Dhjetor 2005 - 04:09:

Gjithçka Vdes Virtualisht
Nga Sykaltra_Shqiptare = Helga




Hodha pas kraheve
deshirat
virtuale!

Si e marre mu duk vetja,
qesha
dhe me lot!

Paska qene
vec nje enderr e helmuar!
Kohe e humbur!
E shkuar kot!

Tani,
vetem lirine time gezoj!
Me kenge zemre
veten
bekoj!

Gjithka qe lind virtualisht
vdes po virtualisht!


Postuar nga Lela_Dr datë 16 Dhjetor 2005 - 04:56:

"Tinguj te permallshem!"
Nga Sykaltra_Shqiptare = Helga



Mundohem te vallezoj me eren,
te ndjek hapat e tu
ne imagjinaten time....
Por ti, iken!

Mundohem te kuptoj fershfellimen
e gjetheve
vetem heshjen kuptoj...
Ti,nuk je!

Mundohem te shtrihem ne krevatin tend,
te ve koken
mbi zemren tende...,
Ti nuk me ndjen!

Mundohem te te prek
me duart e mallit,
por tinguj te permallshem
vrapojne neper re!

06/10/2005
Helga-usa.


Postuar nga Lela_Dr datë 16 Dhjetor 2005 - 05:11:

Do te vij
Nga Indriti



Ne qofte se pa dashuri do me shohesh,
mos mu afro nuk dua te me njohesh
do ta kuptosh ne heshtje kete urim,
e une do te qaj prape, por per fatin tim.

E ne qoftese i bukur do te te dukem perseri
mos ma thuaj nuk dua me ta di.
Tani te pakten ki pakez meshire,
e te lutem femijes se pare
veja emrin e dashurise se vrare!!!


Postuar nga Lela_Dr datë 16 Dhjetor 2005 - 05:16:

Poezi per mua nga Indriti

Sytë ngjyrë manushaqe,
Vetullat si hën’e ngrënë,
Pak purpur ndezur mbi faqe,
Nga ç’yllnajë mbi tokë ke rënë?



Bëj të prek e s’të prek dot,
Shket si nimfa në përralla.
Kaq e bukur... Zot, o Zot,
Më shkaktove veç andralla!


Më magjepsi bukuria,
Shprepëtiu e m’i byri sytë.
Më la pas ëndrra të ngrira,
Më la pas buzëqeshjen shytë.


Sytë ngjyrë manushaqe,
Flokët larë me rreze hëne.
Krejt e beftë si nimfë m’u shfaqe,
Dhe u trete pas një ëndrre...


Postuar nga Lela_Dr datë 16 Dhjetor 2005 - 14:24:

Welcome Back My little STAR.


"Me mungon"
Nga Engjelli_mbrojtes



Vetem jam ne dhomen time
vetem pa njeri.
C'do gje eshte ketu
mungon vec ti.
Dhe c'do hije, qe pa dashje
ty te shembullen, me genjen.
Dua qe ti flas une zemres
por nuk me degjon.
Kutj ti them une
se sa shume ti me mungon.
Kujt ti them ti flas
per ditet qe me doje ti, se di.
Por ti e di sa me mungon
askujt ti mos ja thuaj
vetem ti e di.
Qe tani ne jemi dy te huaj
duket si cudi.
Ti je larg,por une te kam me vete
ndoshta se kupton.
Bashke me ty po e kaloj une jeten
dhe pse ti mungon...



Kete poezi ja kushtoj Nje Mikut Tim qe jeton Larg, por une se kam harruar.


Postuar nga Lela_Dr datë 17 Dhjetor 2005 - 02:20:

Gezohem qe jeten e jetoj
Nga Vajz-e-mire


Njeriu
Perfaqesues i qenies me te zgjuar ne kete planet
perfaqesues i ndjenjave shpirterore
perfaqesues e sundues i trupit te tij
Une
Njeriu
Klon i shpiratave te vuajtur
Klon i dashurive te plagosura
Klon i intrigave te paskurpulla
Une Njeriu
Qe shpirti ,perjetoi me shekuj stuhi te fuqishem
Qe zemra si nje mulli gjigand bluajti gur shkembi
Qe trupi i rezistoi cdo ujku te uritur
Une njeriu
Syte me mbushen me lot
E prap mendoj
Them vertet jam gjalle?
Degjoj cicerima zogjsh,qe shoqerojne mendimet e mija
Dhe mi japin shpresat e jetes per ta jetuar
Degjoj gurgullimen e ujit qe mer fryme lirshem
Dhe me jep guzimin per ta jetur jeten
Shikoj diellin qe me buzeqesh me rezet e tij te arta
Dhe shpirtin me ngroh e lotet ne sy mi than
Shikoj flutrat lozonjare qe llastohen
Duke marre nektarin e luleve te fresketa
Dhe i kam zili,dua vertet jeten ta jetoj
Une njeriu
Dogjova rrahjet e zemres
Degjova tik-taket e saj
Besova
Besova qe jam vertet gjalle
U gezova
U gezova si cdo shpirt i klonuar i njerzimit
U gezova qe isha gjalle dhe e jetoj ket jete
U gezova qe e kisha nje derman
Se jetoj
Jetoj dhe i pranoj vuajtjet dhe gezimet e jetes


Postuar nga Lela_Dr datë 17 Dhjetor 2005 - 02:53:

PERSE HESHT
Nga Angel


Perse hesht kur un flas
perse buqezesh kur un qaj
perse qielli qan
kur un them ty dhe ska me
perse me turperon
kur them te dashuroj
perse ket zemer te shkret
therrim therrime po e tret
perse shpirtin tim te mjer e mallkon
apo vetem qe sdi te thoj gje tjeter
pervec se te dua fort
ndoshta ky shpirt te mallkon
me fjalen qe ka ne zemer TE DUA FORT


Postuar nga iliriusa datë 17 Dhjetor 2005 - 03:08:

Hyre ti - nga - Vitore

Hyre ti ne dhomen time
Hape dritaren e zene
M'i dhe zemres ca premtime
Sa s'te jep nje bote e tere

Pse s'me le ne ate dhome
Ku nuk dija c'ishte dielli
Ku nuk dija c'ishte ngrohte
Ku nuk shija kupen e qiellit?

Me tregove hapesiren
Me mesove fluturimin
Te besova dashurine
Thellesite ia shfaqa shpirtit

Pse s'me le ne ate dhome
Pa dritare dhe pa dyer
Kur nje dite pas do lije
Shpirtin tim si qelq te thyer?


Postuar nga Cindi datë 17 Dhjetor 2005 - 03:21:

Me e preferuara per mua, prandaj u futa ne FH

~"Ne Boten e Shpirtit shetis si Dallendyshe!~

Nga Helga


....Mora shpirtin ne duar, e shikova!-Ishte i qeshur!I Dashuruar!Gezonte
sic gezon femija ne preherin e Nenes!
E pyeta nese ndjen te ftohte!-Pak,-mu pergjigj!
E pyeta nese e kisha lenduar!-Jo, me tha!
E pyeta nese e kisha roberuar!-..nuk mu pergjigj!

E mbeshtolla ne krahet e mi dhe fluturova ne hapesira te paemerta.Fluturova ne enderra te pagjurmeta!Fluturova ne yje te padrite!
I imi Shpirt shkelqente, rrezatonte si nje diamant i bardhe, qe shumekush
do e deshironte prane vetes!
E dini c`bera?!-Ia dhurova Atij!Po, Atij qe me lumturoi zemren, ndonse per pak kohe, per pak muaj!
...E Dhurova dhe Shpirtin Tim!-Me dashje!Me Deshiren me te madhe per te shetitur ne enderrat dhe netet e Tij!-Ne ditet dhe udhetimet e Tij,
ne genjeshtrat dhe mashtrimet e pafundme te Tij!
Ne Boten e Bukur te enderrave te TIJ!
Pra, jeton diku i imi Shpirt!
E ka nje fole te ngrohte, te dashur, nje fole helmuese me plot Dashuri te perdale!
I imi Shpirt u be Zvajg, Froid,Shekspear,Fishte dhe Nol, Majmun dhe Tarzan,
Gjarper dhe Yll, Mjegull dhe Diell...

07/29/2005
~USA~


Postuar nga Cindi datë 17 Dhjetor 2005 - 03:25:

Cfare mund te thuash edhe per kete. Nje tjeter e preferuar

Nga Helga (cdo fraze gurgullon rrjedhshem, kaq rrjedhshem)

..Ma ne fund u cmenda dhe une!Si te gjithe te cmendurit e tjere per hir te dashurise!
Gabova qe nuk ngula kembe te zhdukesha bashke me ty...ne thellesi te nates..., ne thellesi te ujrave te ndjenjave te zjarrta!
-U cmenda,perndryshe nuk do rrija serish ketu duke shkruar...e duke u perzier ne tema qe s`me pershtaten fare si natyre!-Por me duket sikur gjej
nje shteg per te dale nga kjo gjendje qe jam.
E mengjesi shpeshhere me ze zgjuar duke lexuar dhe shkruar.., budalleliqe,
cmenduri, lajthitje...E nata me ze duke menduar ty...e qielli me vret kur eshte me re`...sepse s`dua qe ti te lagesh, as te ftohesh, as te kollitesh, as te psheretish per kohen e keqe...
Ma ne fund s`kam ca kujtoj ma...s`kam ca menoj ma...s`kam...marun tana,
e un kapercej me vrap rrugen qe ndan shpin time me gas station,
e nez i cigare ashtu neper shi...lagem, qesh me veten dhe them"Urime per cmendurine Helga!Ti je cmendur perfundimisht!"....


Postuar nga Lela_Dr datë 17 Dhjetor 2005 - 03:32:

Mallkuar qofsh o Mergim...!"
Nga Sykaltra_Shqiptare


Nje cope dhe` mora ne duar
E shtrengova ne gjoksin tim,
Me kish` marre malli per Atdheun,
Mallkuar qofsh o Mergim...

Na thave zemren, na thave syte'
Shikimin e qeshur na erresove!
Tjeter ngjyre paska gjithcka,

...Egersuar qenka jeta,
copa copa...brenga-brenga...

Helga Kraja


Postuar nga PARIS datë 17 Dhjetor 2005 - 08:25:

Post

"Nostalgjia"
Autor:-SHKODRANI I QESHUR-


"Nje dite
me pyete
se cfare dashuroj me shume?
Jeten time te thashe.!
Syte tu mbushen me lote
dhe u largove
Pa arritur te te thoja
se ti
je jeta ime...!"


Postuar nga PARIS datë 17 Dhjetor 2005 - 11:52:

"Takimi Jone"

autor:SHKODRANI I QESHUR

ah ja ku u takuam perseri
un-ti dhe dashuria e humbur
frikshem pa lot,dhe pse ne vetmi
si lulja pertoke nga era e shkundur
e leshuam endrren ne te paren stuhi
paragjykimesh te lodhur-te mundur
i braktisem ndjenjat vetem per njerzi.

ah ja ku u takuam edhe nje here tjeter.
un-ti dhe ndjenjat qe kurr nuk i harruam
duke qare me lote mbi nje plage te vjeter
te gjith i bem te lumtur,por veten lenduam
kujtimesh permallshem,shtrire mbi shtreter,
fjetem neper lote dhe kurre me su zgjuam.

nje dite do takohemi per te fundit here,
vetem UN dhe TI - te tjeret te presin
po ti vras zilia le te behen ere,
ne ne shpirtin tone si nje shpirt do mbesim
te lidhur nga ndjenjat,si te vetmen vlere
plakur ne dashuri te lumtur do vdesim.


Postuar nga Indrit datë 17 Dhjetor 2005 - 21:33:

Mos e harroni iliriusen:)

Nga nje enderr e thyer

Tik taku i ores ne mur
bie pertoke e zhurmshem thyhet.
Dhoma zhvesh petkun e erret
kur ndez driten arratisen hijet.

Nga pasqyra me veshtrojne sy te ndrojtur
permi qerpike endrra me zhgrryhet
me bie padashur nga syte e lodhur
bie pertoke, kriset, thyhet...

Duar te pergjumta rrezojne disa fleta.
Bie dhe nje liber harruar aty hapur,
copra poezish te shkruajtura ne letra,
dhe nje gjethe kafe, gjysem e kalbur.

Ulem pertoke e i mbledh ngadale.
Cdo leter te shkruar e gjethe te vdekur
i mbledh ne duart e mia pale pale,
cdo fjale te shtrember a fjali te mekur.

Ngrihem e veshtroj te mijat duar,
e grimca dritash me ngelen ne gishta
kush e dinte se nga nje leter e shuar
do rigjeja mori endrrash te brishta!


Postuar nga Indrit datë 17 Dhjetor 2005 - 21:42:

Prolog cmendurie

postuar kohe me pare nga Dido.




Engjejt e zinj u kthyen serish naten e kaluar,
teksa perpelitesha ne momentet e pavetedijes
nuk trokiten, hyne pa u ndier
ne heshtjen absolute te hapave qe nuk ekzistonin
me perfshine ne mantelin e tyre
plot tym dhe erresire

Krijese e heshtur e nates se cmendur
me terhoqi drejt saj
pa me pyetur, pa me dhene pergjigje
pa e vrare mendjen se buzet e mia
kishin marre ngjyren e vdekjes nga mosputhja
Dua vetem te zhdukem
ne erresire,
te fluturoj larg,
drejt nates qe dua
drejt te premtuarit tim te zi
dhe ne premtimin e tij vdekjeprurers te mund te pushoj pergjithmone....
pergjithmone....

ora 5.45 minuta.
Nje rreze drite...
hap syte dhe engjejt e zi largohen,
nuk jane me...
ti u zhduke prape si ate dite te zeze nentori....


mos me shiko qe po plakem,
kujtimet po me vrasin pas largeses
kane kaluar shume vite,
shume ore e minuta,
pritja e papritshme me sjell tek ty.
Ndoshta dikush do kete meshire per ne
e engjejt e zinj do kthehen perseri


Postuar nga Indrit datë 17 Dhjetor 2005 - 21:46:

Postuar kohe me pare nga shkodrani i qeshur.

Buzet e pergjakura"

Nje zjarr qe digjej qe kurr nuk u shua
nje ahhhh kenaqesie klithme e dyfishte
puthja shuajti etjen ne buzet e tua
flaket u perterine ne trupin tend te brishte



buzet e gjakosura nga epshi pasioni
u puthen u kafshuan ne shpirtin tone mbeten
zjarre perveluese ndalni mos lendoni
mos lini gjurmet tuaja tek ne per gjith jeten



21-03-2005
Shkoder


Postuar nga Indrit datë 17 Dhjetor 2005 - 21:52:

Postuar kohe me pare nga Sykaltera qe e pershendes me poezine e saj

Kujtimet emia.., te bera copy!"

E LOTI ME RRESHQET NGA SYTE,E ZEMRA FILLON VAJIN
KAM MALL NE SHPIRT,VETEN E MALLKOJ
ME FAL! S`TE BESOVA,DASHURIA KA FAJIN
SE TE DUA SHUM,PA TY SMUND TE JETOJ

JETA S`ESHTE DYSHIME,S`ESHT AS PROVOKIME
JETA ESHT BESIM,RESPEKT,DASHURI
ME FAL SHPIRTI IM,VRAVA ZEMREN TIME
S`DO PUSHOJN GJITH JETEN,LOTET NE SYT E MI

TE KAM FALUR ENDERRAT,ZEMREN,JETEN TIME
TE DUA SI SHPIRTIN,PA TY SE DUA VETEN
MOSSSSSSSSSSSSSSSSS.O E SHTRENJTA IME
PA TY KURR SDO QESH,PA TY DO JEM VETEM

KAM LOTIN NE SY.VETEM TI E NDAL
KAM BUZEQESHJEN NE SHPIRT,PER TY KUR MENOJ
NGA THELLESI E SHPIRTIT,TE LUTEM ME FAL
ME FAL SHPIRTI IM,QE TE DASHUROJ


Postuar nga Indrit datë 17 Dhjetor 2005 - 21:54:

Postuar me pare nga askushi...

Lerme te enderroj!

Hapi krahet e lerme te enderroj
Te enderroj se shpejt do kthehem atje…
Larg vendeve te merzise do shtegetoj
Atje ku toka quhet memedhe…
Atje ku linda… ku u rrita
Atje ku fola fjalen e pare
Atje ku dielli shkeqen xixa
Ku kam qeshur ku kam qare.
Atje ku mbizoteron blerimi
Per cdo nate te enderroj
Ku me rrezet loz gezimi
Vec atje dua te shkoj.

Hapi krahet e lerme te enderroj
se shpejt buzeqeshja do te shkrihet
Sapo enderren te mbaroj
Fjale e embel do te ndihet…
Do te degjohet kenga, himni
Do te zhduket mall i forte
Ngado do te cele gezimi
Madje dhe ne pasaporte.


Hapi krahet e lerme te enderroj
Te vajza te rend qofte dhe pergjumesh
Lehte lehte ti kendoj
Vargje te lara me qumesht…
Te cel si nje tendafil me ere
Ne vazon e saj te arte
Te me vadise dhe nje here
Me lotet llave te zjarrte.
Hapi krahet pulebardhe
Nen to te flej serish
Mos e ler diellin te dale
Se ai enderren ma prish.



Hapi krahet se shtigjet me ftojne…
Te rend drejt tyre perplot vrull
Zogjte rrugen ma tregojne
Nuk me lene te humb ne pyll.
Hapi krahet pak me ngut
Se shume shpejt nata mbaron
Nuk kam kohe aspak te humb
Vjen mengjesi dhe me zgjon…

Hapi krahet e me ler te enderroj
Per nje cast te prish magjine…
Drejt vendit tim te shtegetoj
Atje ku shkova femijerine.
Ku ne male qendron bora
Atje ku i besova Zotit
Ku ne dere me pret nena
Ku kam pire uje te sopotit.
Ne kete vend dua te rri
Tjeter vend nuk ka per mua
Ku kam rene ne dashuri
Ku i thashe vajzes te dua.
Ku shkumbnini teposhte rrjedh
Shkova timen femijeri
Ku shqiponja valle hedh
Ne flamurin kuq e zi.
Me trup dua te shtegetoj
Ne kete vend kaq te begate
Plot me nder aty te rroj
Me buke, kripe, zemer te bardhe.


Postuar nga Indrit datë 17 Dhjetor 2005 - 21:59:

Me thuaj te dua.

Askushi...

Me thuaj te dua, te me shtohet hijeshia
Pa dashurine tende,ndjehem krejt i humbur.
Me thuaj te dua te kthehen duart e mija
Ne nje pene te arte, qe per ty shkruan bukur.

Me thuaj te dua qe te transformohem
Te behem i pashem, trendafil me vese
Ma thuaj ne mengjes,sapo te zgjohem
Sepse disa ndjenja nuk pranojne vonese.

Me thuaj te dua te me shtohet fantazia
Te ngrihet vargu im, ne ajer si drite
Me vezellimin e tij, te shohe njerezia
Se si ne k’te bote nisin dashurite.


Do te ndryshoj rendin ,nese do me duash
Vrerin do nderroj me nurin e miresise
Shkolla e urrejtjes do falimentoje
Vendin do ja zere, shkolle e dashurise.

Me thuaj te dua, thuaje me nxitim
Me thuaj te dua te rrije shpirti qete
Me thuaj te dua, ky eshte rasti im
Te behem i lumtur ndoshta edhe “mbret”


Postuar nga PARIS datë 17 Dhjetor 2005 - 22:01:

Post

Autor:Loti i Dashurise.

1-"KAM ËNDËRRUAR..."

Kam ëndëruar shkëlqimi i dellit të jesh
Urata ime kurrë nuk u plotësua
Shpresat e mia i ngulfate përgjithëmonë
Ti kur ishe kalliri i papjekur në rini
Ulërima jote malet i shurdhëroi
Adhurimin tim padashje e përdhose
Rëra nga deti në shkumë u shëndrua
Dielli e humbi shkëlqimin e tij
I hubmur në thellësin e qiellit
Lulja më e bukur mbeti në shkretirë
Eh sikur të lindësha edhe njëherë
Natyrës bukurinë do t’ia shtojë
Ëndrrën e ëndrrës do t'a rikthejë
Sërish dielli shkëlqimin do ta kishte
Sonte do të kënaqem me rreze të hënës
Imagjinatën e parealizuar do ta imagjinojë
Me te tërë natën do të qëndrojë
E në mëngjesë ta fillojë jetën e re.


2-"MOS MË IK ME ERËZËN E MALIT"

Thurret ëndrra me pamjen mbi bar
Me rini gazmore e me ëmblësi
M'u në mes të saj me shfaqet ai si ylli i parë
Më afrohet me trëndafil në buzët e tij qershi
Duke derdhur buzëqeshjet si stoli me ar
Në skajin e blertë që e lan pasdita me shi
Tash nga kopshti përhapet bukuria e paparë
Mbulon apolloninë e rrënuar e hallin e strukur
Si lulet e fushës djerrina e ara
Hapet çdo shteg i ëndrrës e ai vjen
I lehtë flutur...

I dal unë përpara
A erdhe...
Ai më thotë po shkoj tash
I them zë pak vend në këtë çerdhe
Më thotë ai po unë të pashë...

E merr udhën ai bashkë me erën
Me shpresë se do të kthehet
Do të më kesh pranë thotë me pranverën...
E posi qelqi nga gur i një çapkëni ëndrra
Më thehet
Ai tretet në elegjinë time hipur në erëzën
E malit...
Mbetet ah ...mbetet heshtja në kullën time
Të bredhë
Ta ruajë anën e zezë që i shkakton gocës ikja
e djalit
Ta ndezë e t'i japë figurës me një derdhë
Më mbetet koka mbështetur në faqen
e fatit të zi
Me shikimin kah rëra e pafund që mbush
shpirtin tim të ri...


3-"S'MUND TË VIJ ME TY"

Ti më vjen mbështjellë me kinda paqartësie humbur
E më sillesh krekosur si noti në sheti
I fërkon sytë të më gjesh mua lart...

Shikon papërcaktueshëm ti
Po e shoh se s'ta kap syri yllin e mëngjesit
Ende sillesh kohëve të kuqe
E më flet për bukurinë nga rruga
Pastaj më fton të rrimë
Me fjalët e zbrazura të dua
Hajt të pushojmë nën hije të arrës
Më thua
Derisa je i zënë me varrimin e viteve
Rrugëve të verbëra të botës
Ti më fton nëpër evropë
Ta bëjmë një sheti vetëm ne dy
Nga Gjermania ta mbrojmë Atdheun
Ndoshta do të dëshpërohesh sy shkruari im
Por unë s'mund të vij me ty
Shkova mbi këtë re të bardhë
T'i shoh gjurmët e kadmit plak
Atje të shkoi koha më ka ardhë...


4-"KËNGË MALLI"

Unë erdha atje,
por ti nuk ishe…

Zëri yt si akord violine
pat humbur në shushurimën
e gjetheve të fundit

Uji i lumit vuvurinte
si një sinfoni e trishtë
dhe gurët që rrokullisëshin nëpër të
dukej se godisnin dhembjen time...

Unë erdha atje,
por ti nuk ishe…

Shëtiste brigjeve veç vetmia ime
duke kënduar këngë të përmallshme
me një timbër si të zërit tënd.

Unë erdha atje,
Erdha!
E ti më nuk ishe...


Postuar nga PARIS datë 18 Dhjetor 2005 - 20:31:

Post

Autor-Poet-INDRITI

Titulli:"RERE"
(-Kjo eshte kryevepra e krijimtarise se Letrareve te Rinj!)

Rere
Do te behem si ty
Shume shpejt
Me pelqen heshtja jote
Shkelqimi yt me pelqen

Rere
Do te perfundoj si ty
Teresisht
Me gjithe trup
Me gjithe eshtra
Me gjithe sy…
Rere
Vec kam friken tende
Dhe mugesen e deshires qe ke ti
Une kurre nuk dua qe te shkelem
Ashtu sikur te shkelin ty
Rere…


Postuar nga iliriusa datë 19 Dhjetor 2005 - 12:25:

"Ankth" - nga - SHKODRANI I QESHUR

Digjem,
Pervelohem
Por kembet me kan ngrire!
Dehem,
Rrezohem
Por nuk jam i pire!
Ngrihem,
Gezohem
Por nuk jam i lire!
Nga plaget,
Renkoj
Nga dhimbjet i mpire!
Nga enderrat
Largohem
Por e kam veshtire!
Kujtimesh,
Harrohem
Por kam nje deshire!
Dashuris,
Dhe mallit
Tju them lamtumire!!



Por plaget,
Nuk sherohen
Ne shpirt me kan mbire!
Zemren,
Ma plagose
Hic pa pas meshire!
Pa yje,
Pa hene
Me le ne erresire!
Ne ditet,
Qe djegun
Akull jam pa shkrire!


Postuar nga Zhylien Sorel datë 19 Dhjetor 2005 - 22:58:

poezi e iliriuses

Marrezi



Edhe zvarritem dalngadal
me thonje gervish token e thare
kerkoj nje shpresez te cal
ne kete bote te eger te marre.

E shoh diku ne nje peme varur!
kush mi vrau shpresat mua?
ne shpirt endrrat kush mi ka kallur?
te ndeshkoj tjeter vec meje s'dua.

Edhe zvarritem, cirrem, zhgrryhem
gervish kraharorin dhe mendoj
krisem, ciflosem e here here thyhem
e gjithesesi vazhdoj jetoj.

Gelltit te qeshuren e shkujdesur
buzqeshjen e kafshoj me dhemb
Kush ne kete bote vertet ka qeshur
dhe s' ia kane shkelur te qeshuren me kemb?


Postuar nga PARIS datë 19 Dhjetor 2005 - 23:06:

Post

Autore:-Demokrate4ever.

titulli i poezise:"Nje cast"

Nje cast per ty ndalova
Oret e Jetes
Nje cast per ty harrova
Gjithesine
Nje cast per ty braktisa
Realitetin
Nje cast per ty ndalova dhe
Zemren
Dhe ai cast me mjaftoi
Ti ishe tjeter Njeri....



08/29/05...9:46am

De....


Postuar nga PARIS datë 19 Dhjetor 2005 - 23:19:

Post

Autore:-Demokrate4ever

"Mesazh..."

Jam ajri
qe boten mbeshtjell!
Jam dielli
i mengjesit kur lind!
Jam gjaku
qe ne vena rrjedh
Jam fruti
qe njerezit ushqej!

Jam enderr
ne kujtmet e tua!
Je kujtim
ne endrrat e mia!
Jam mendimi
i fundit kur flen
Dhe i pari
ne mengjesin
qe lind!



Nov 07, 2005 11:28 am


Postuar nga iliriusa datë 20 Dhjetor 2005 - 02:17:

Forca e dashurise! - nga - Indrit

Une shkateroj boten me nje strofe te vetme.
Dhe me nje strofe, serish e rindertoj
Tere kete e bej me ndihmen e nje flete
Dhe te nje pene qe ngjyhet ne boje.

Nis e ju flas yjeve me zjarr qe pervelon.
E ne syte e tu ngjaj si gur i ftohte
E sa here qe boja ne shishe me mbaron
Penen nis e ngjyej ne kupen me lote.

Ja, te mijat vargje qe dikur i doje
Jane po ato flete qe shume urren sot.
Thua nuk jane tjeter pervec njolla boje
Por ne fakt jane ndjenja perzier me lot.

Une jam luftetari qe lufton me shkronja
Lapsin e kam shpate,fleten e kam kale.
Cdo gje me nje strofe vetes ja neneshtrova
Ndersa dashuria, me la ne shesh, te vrare.


Postuar nga iliriusa datë 20 Dhjetor 2005 - 02:35:

"SONTE..." - nga - Sykaltra Shqiptare

Sonte, nata eshte terbuar mes engjejve
E era fryn si e marre!
Dikush me foli me ze te heshtur,
e me tha :-Te enderroj shpirt i bardhe!

Heshtja me mbuloi ne krahet e saj,
Ish` enderr, e hidhur ,pa puthje!
Ish` fllad i lehte dimri,
Qe iken me nxitim tutje!

Sonte , kam deshire te cmallem
Me ndjenjat e mia te fshehura!
Do i heq me dhembje nga zemra!
do behem zog i lire, pa ndjenja!


Postuar nga Demokrate4ever datë 20 Dhjetor 2005 - 02:59:

Titulli ="Plagosur ne Shpirt!"=

Autor ''Paris''

Kam dhimbje tmerri,
Tek te ndjej duke ikur...
Larg enderrave te mia;
Ne tjeter trup uritur!

Kam frike nga vete jeta,
Tek te ndjej duke u shkrire...
Mbi gjoksin e nje tjetri;
Tek te them:-Lamtumire!

Kam frike nga puthjet,
Tek me pervelojne...
Gjakosur.., djallezisht,
Nga imagjinata jone!

Kam dhimbje te rende,
Tek fle thjeshte pa TY...
Ne krahe te tjetrit loti,
Me kullon nder sy!

Kam dhimbje thelle ne shpirt!
Tek te ndjej duke ikur...
Nga DASHURIA jone,
Plagosur, perzhitur...



16 Dhjetor 2005
ora 2:30" e nates.


Postuar nga Demokrate4ever datë 20 Dhjetor 2005 - 03:11:

"Gjethja"

Autor: Shkodrani_i_Qeshur

Nje gjethe e fshehur ne freskun e bjeshkes
me shpresen qe larg dimri ti kalonte
nuk priste te binte nga shirat e vjeshtes
se ja kish dhene besen te mos e rrezonte



shternguar rreth deges e lumtur jetonte
fort e dashuruar me veren e ngrohte
shiu i vjeshtes lotet ja numeronte
qe rridhnin nga frika e dimrit te ftohte



por vjeshta nje dite e harroi premtimin
gjethen e leshoi ne stuhine e pare
ne maje te gjuhes me justifikimin
nuk eshte faji im qe ke per tu thare



me zemren e thyer fluturoi pertoke
por lotin e fundit nuk donte t,ja linte
un sot jam gjethja me e lumtur ne bote
i tha ajo vjeshtes para se te binte



shpresen e braktisi tek po fluturonte
vjeshten e mallkoi qe besen se mbajti
te fshihte trishtimin fort veten shterngonte
dhe ra duke qeshur me zor lotin mbajti

................ ............... .................

"Gjethja" (vazhdimi)

nje dore qe lutej ja ndali fluturimin
djali duke qare kish lotin qe s,mbahej
drejt qiellit nga zoti po priste shpetimin
e ai i coi gjethen qe priste te thahej



me syrin me lote djali i tha gjethes
ti dhe loti im skeni per tu thare
mallkuar qofte vajza dhe shirat e vjeshtes
qe me pabesi shpirtin na kane vrare



qau gjethja e lumtur ne doren e djalit
para se te vyshkej i foli e qeshur
lotin e pafajshem po ja falem djallit
dheu i zi kujtimet nuk ka per ti tretur



djali e fshiu lotin qe kishte ne sy
lehte i foli gjethes pastaj ra i vdekur
mua dashuria dhe vjeshta te thau ty
ata i thafte fjala dhe besa e shkelur



Italy
03-10-2005


__________________


Postuar nga Demokrate4ever datë 20 Dhjetor 2005 - 03:25:

Më thuaj një fjalë
autor: Amoxil


Më thuaj një fjalë,moj vajzë.
Pa puthmë njëherë fort.
Sot si i vetmuar ndihem,
Dhe heshtjen s'duroj dot.

Mos m'i fshih sytë e bukur
Pas xhamit të mallkuar.
Nuk ka njeri në botë moj vajzë,
Në jetë të mos ketë gabuar.

Ç'të bëj më shumë unë, të Tretem?
Gjunjëzuar në kishë u fala,
Fajtor i përjetshëm do t'mbetem,
Fuqinë e tundimit nuk ndala


Postuar nga Demokrate4ever datë 20 Dhjetor 2005 - 03:31:

autor - NIK_SERIOZI

E ndava jeten time
e ndava ne dy pjese
e shkuara qe s'kthehet me
dhe e tashmja qe kerkon shprese

U rendua shpirti im
i mbuluar tere mashtrime
jeton i heshtur duke shfletuar
te emblat kujtime

shfletohet nje liber
drejtuar jetes dhe shpreses
nen titullin zbukurues
une,ti dhe tingujt e harreses.


Postuar nga unforgiven datë 20 Dhjetor 2005 - 06:26:

Ne C'vend kemi lere (postuar nga Faja)

Ne c'vend kemi lere
Krenare dhe te dhj...re?
Ne Shqiperi!!!



Ku te hedhin me shume balte,
dhe fajdet ti grijne parate?
Ne Shqiperi!!!



Ku jetojme aq te gezuar,
xhepat bosh,deren blinduar?
Ne Shqiperi!!!



Ku ka baker,krom dhe ar
po s'ka uj' as per tu lar'?
Ne Shqiperi!!!



Ku ka vlere me shume gomari,
se shkencetari apo shkrimtari?
Ne Shqiperi!!!


Ku i veshin ne koke corapet
dhe kallashi i lan hesapet?
Ne Shqiperi!!!



Ku ka "rend", "paqe", "qetesi"
ku ujku per ujkun eshte njeri?
Ne Shqiperi!!!



Ku pelcet, kercet dyfeku,
Ku pa djerse fitohet leku,
Ku hedh valle serbi e greku?
Ne Shqiperi!!!



Ku s'punojne hic kombinatet,
Ku hajdutet po ngrene pallatet?
Ne Shqiperi!!!



Ku spiuni ben transparentin,
Ku vampiret perbejn' Parlamentin?
Ne Shqiperi!!!



Ku t'a vrasin Deputetin,
Ku s'e pje...in Presidentin?
Ne Shqiperi!!!



Ku Qeveria ben Nastradinin,
Ku sigurimi t"vjedh persekutimin?
Ne Shqiperi!!!



Ku Qeveria punon me banda,
Ku na mban gjalle vec kontrabanda?
Ne Shqiperi!!!



Ku vishet gjithe populli "me trim" i botes
Me tesha t'vdekunish te gjith'Europes?
Ne Shqiperi!!!


Postuar nga PARIS datë 20 Dhjetor 2005 - 07:18:

Post

Autore:Sykaltra_Shqiptare


Shpirtin tend te paprekur,
neper zgavrat e zemres kerkoj...
Te cmallem me fytyren tende
qe si kristal,
me mendje
vizatoj...
Kam luftuar me veten,
me ndjenjat
po luftoj!

Te arrija te pamunduren,
hahesha me vargjet;
me poezite,
me cmendurine virtuale
qe vecse me largoi
nga
vetvetja!
Nga Ty
dhe nga Miresia!

Ne kete bote te cmendur,
shekujt
hane vetveten;
Konsumohen shpirtrat
neper trare mendimesh;
ku mentaliteti
ka zene
percen e drites;
aty ku njeriu
ka gjet
pavdekshmerine
e ndjenjes!
Pavdekshmerine
e vehtes!
Lojerat
e zemres!

E kundermon dhimbja,
si kafshe ulerin,
bertet trishtimi;
..-Shpirtin pse ma nxin??!

Lermeni dhe pak,
te shijoj ket enderr...
derisa te mbyll syt,
diku,
ne preherin
tend;
ku nje dite
Femijet tane
do dashurohen
rastesisht!
Barbarisht!
Cmendurisht!

Por, jo si Ne te DY,
qe
klithem..;
e zerin askush
s`na e degjoi!
Klithem...
E vec ndarja e idhet
perfundimisht
na
BASHKOI!!!
Klithem,
e qendruam unik ne shpirt!
Ah,
desha te te them dicka...
-Vritme-butesisht,
pastaj ik!


Postuar nga PARIS datë 20 Dhjetor 2005 - 07:26:

Post

Autore:Sykaltra_Shqiptare

Titulli:-Akoma nate.

Pasmesnate, mendja ime qetesohet
tek prek kujtesen!
Tek prek TY,
nga larg,
ne heshtje te bute.
Ne heshtje te qete.
Ne heshtje te heshtur.

Akoma nate.
Pasmesnate,e qeshura ime ngrin
mengjesit TEND!
TI, -zgjuar!
Veshtron kujtesen TENDe
dhe
hesht...
I heshtur!
Me nje veshtrim te fshehte;
prek ne imagjinate
Fytyren time
te harruar...

november,23 /2005


Postuar nga PARIS datë 20 Dhjetor 2005 - 07:34:

Autore:Sykaltra_Shqiptare

Titulli:"Akoma dite..."

Oqeani
terbohet,
dallget
vetem nxijne,
duan te arratisen...,
te me marrin me vete,
te me sjellin
prane teje,
si nje anije
pa vela,
furnizuar
me dashuri,
me puthje embelsie,
dhurate,
vec per TY!-


23/august/ 2005


Postuar nga unforgiven datë 20 Dhjetor 2005 - 09:03:

Loti jetim...........nga Bledumi

Nese loti me ze do fliste,
bota do ndryshonte shume.
Ndoshta fitonte,ndoshta humbiste,
por ti do e dije sa te doja une.
Por gjuha e lotit eshte heshtje,
shkelqimi i tij eshte renkim,
faqja e njome per te eshte vdekje,
loti i shkrete qenka jetim.
Dhe une jetim ate e lashe,
se doja ta largoja nga ti,
te lutem thahu,lot i thashe,
mos vuaj dhe ti ne dashuri.
Jetim ai dhe une jetim,
qe te dy per ty vuanim ne,
po ku te gjenim ne shpetim,
mos ndoshta ne nje bote te re..!


Postuar nga PARIS datë 20 Dhjetor 2005 - 10:05:

"Medyshje"

Autor:Shkodrani i Qeshur.

Ej ti medyshje!!

Je vetem nje skllave,
Dyshimesh e shitur.
Qe me rremben gjumin,
dhe pse s,eshte i yti...
Po kur ja lexon zemren,
Te duket i hillur!
Don prej tij te lirohesh,
Por te ngec te fyti!

Duke fshire te ardhmen,
Me hamendjet tuaja;
Ti bashke me guximin
po jeton ne terr...
Si kot jetojne shpresat ,
Per ty jane te huaja!
Krejt pa lufte trishtimi,
Kur te doje ti merr!


Postuar nga PARIS datë 20 Dhjetor 2005 - 10:44:

Post Equis, me dridhen duart tek bej copy poezine tuaj!Urime shpirt i bukur dhe i embel!

Autor:EQUIS
Titulli:-"Perendimi dhe Shpirti"

Nje fllad i lehte
lekund me perkedheli
perdet e bardha.
Eshte mbasdite vere
dielli zbret aq ngadale
sa nuk e kupton
kur dhe si vjen mbremja
i zhytur ne mendime pafund
te pakapshme,
ashtu si rrezet e fundit portokalli
qe derdhen mbi toke.
Perpiqesh te shijosh
perendimin,
te filozofosh
ndoshta...
Te shkrihesh ne magjine
e ketij momenti kaq te embel.
Perendimi..
Sa artiste apo
qofte njerez te zakonshem
jane ngulur ne tarace
ne ballkon,
ne breg te detit,
ne stolat e parkut,
apo ku kane mundur
qe te kundrojne ate moment
te gjate,te gjate...
gati pafundesisht...
por dhe aq te shkurter,
te pakapshem...
Disa minuta te shkrira me njera tjetern
aq te padukshme
sa duket vetem nje cast,
nje cast sa tere jeta.
Ndoshta vete jeta eshte thjesht
nje shkrirje momentesh
te pakuptueshme,
te padeshifrueshme,
qe thjesht i ndiejme,
i jetojme.
Mundohemi t'i veshtrojme
me syte e shpirtit.
Po cfare eshte vete shpirti?
Gjithmone e kam perfytyruar
si nje imazh ne tym
te bardhe apo te hirte,
si nje re mbi koken time
qe me ndjek nga lart,
me buzeqesh gjithmone.
Qe vuan ne dhimbjen time
qe qesh ne gezimin tim
qe me puth embel ne balle
ndersa mbyll syte dhe fle.
Ky imazh i ngjan nje vajze kaq te bukur
ndoshta emgjelli im mbrojtes
vajza e endrrave te mia.
Ajo me perket vetem mua
po cfare them??!
Ku eshte shpirti im?
Nuk kam mundur ta imagjinoj dot kurre
ndoshta sepse eshte i shkrire
me qenien time,
sepse un ejam gjalle akoma.
Jetoj
te pakten mundohem te jetoj.
Oh,endrra, endrra pafund...
Gjithshka eshte nje enderr apo zhgjenderr.
Dhe ne, personazhe te panumert
ne kete film virtual
me nje regjizor te cmendur,
Fatin.
Ndoshta dhe Fati ka imazhin e tij
sigurisht neper tym
si gjithshka jomateriale
ne kete bote kaq te zhurmshme
kaq tokesore...
Ky regjizor (Fati)
eshte i lumtur,
i qeshur deri ne ekstaze.
Nje dirigjent me floke te gjate
kaq te shprishur,
duke qendruar perpara orkestres se tij,
njerezve,kafsheve,frymore dhe jofrymore.
Leviz krahet papushim dhe te gjithe
interpretojne sipas ritmit te tij
nje ritem here i shpejte
here i ngadalte.
Pa rregull,pa forme te percaktuar.
Oh sa larg qe shkova
me mendjen time
nen perendimin e diellit
qe tashme eshte zhdukur krejtesisht
duke i lene vendin nates.
Ne nje qiell pa re,plot me yje
te larget, kaq te larget..
Zgjas doren,do deshiroja t'i prekja
por ato zhduken ne doren time
per t'u shfaqur serisht
me larg akoma....


Postuar nga GENTI_the_KING datë 20 Dhjetor 2005 - 23:50:

DESHIRA E ZEMRES


autori - ETNIKU78?


U largova , pa e kthyer koken prapa
por ti me ndiqje , e degjoja te tuat hapa
ika , dhe mendoja se nuk do pendohesha
me fjale ne buze , te lash , nuk te degjova

kaluan dite , hija jote u tret ne zemren time
nga mendja me ishin fshire shume kujtime
dhe boten e shihja me tjeter sy
dhe ditet e netet ,ndryshe i jetoja pa ty

por , nuk zgjati ,dhe prap u rishfaqe
me lotet ne sy qe kerkonin paqe
u ftoha , ngriva , por lotet e tu me shkrinin
dhe si rrufe ne zemren time binin

mendova gjate, asnje fjale nuk thash
mes dhimbjesh, te vendoste zemra e lash
por kohe nuk pata se ti me pushtove
me buzet e tua dhimbjen me lehtesove


Postuar nga volter datë 23 Dhjetor 2005 - 19:16:

pa titull nga lova

pa titull

prane shtepise sime
pash lotin tend te me priste, duke me pritur mua pikuar nuk kishte... Frymen tende gjeta te larget, e t'i afrohem nuk mundja
dhe nje tingull shkeputur nga zeri yt desha ta degjoj
por i larget ishte... Hapin tend mu duk se ndjeva
shtegut te fatit
kisha gabuar
veq deshira kish qene ajo qe andej kish kaluar.....


Postuar nga volter datë 23 Dhjetor 2005 - 19:19:

Pa titull nga Lozonjare

Pa titull

Mbreme ra shi
ndjeva gjethet
pas shpines sime
putheshin me pikat,
bari kokeulur ne gjurmet e tua
Ikja jote fjale e fundit e mbremjes
Nga gjoksi me del nje vaj qe kthehet shi
si vije uji ne bar.
Nata
rri e qete nen shi
si une pa ty.


Postuar nga volter datë 23 Dhjetor 2005 - 19:23:

pa titull nga Lozonjare

Në ëndërr,pashë hënen ziliqare që te shikonte,
dielli që nxitimthi perendonte,
sirenat e detit për ty këndonin,
yjet zbritnin nga qielli dhe degjonin,
Tik Taket e zemres që kumbonin,
nota muzikore bukurise tende i kushtonin......

Te pershendes shum Plloshtan..........

----------------------------------------

(Falenderit shume o drite e mahnitshme, o hene e bukur, o perendeshe e bukurise)


Postuar nga volter datë 23 Dhjetor 2005 - 19:26:

Pa titull nga Lozonjare

Pa titull

Vjeshta e artë me ben shum here te harroj të magjepshmen vere.
Sa larg ne kujtime dhe sa afer ne kohe dhe ne vendin bosh ne zemer.
Shtegetuan zoigjet edhe koha shtegetoi diku ne horizontet, me diellin edhe ti shtegetove pak larg nga une,po me le ne buze shijen e kripur te embel te puthjeve zhuritse.
Enderrae netve te gjata te neteve te veres je per mua,ndaj pres Oberonin te me derdhe ne sy..nektarin magjik,qe te zgjohem serish me ty....Vjesht e arte pikturoi rruget,parqet qiellin me melankoli,ahh dhe mua,qe ulur nen pemet qe na mbulojne me vello gjethesh te verdha,te purpurta,presin ardhjen tende...mesoje se edhe vjeshta"xheloze"per veren,mezi pret te ndjeje shijen e puthjeve te tua,me mungon shpirti dhe nuk di sa shum do te flas me te gjitha stinet per ty....ti kem edhe ato bashkeudhetare ndjenjash,qe ti te ndjesh thirrjen e zemres time dhe te mos shtegetosh....
Te premtoj do behem horizont me diellin per ty.EJA!
Eja te rindertojme bashke magjine e veres dhe puthjeve ne cdo stinë.....Eja mos ke frik....vetem eja..


Postuar nga iliriusa datë 27 Dhjetor 2005 - 11:06:

Deshire e shkalluar - nga - Paris



Deshira si e marre,
Kercen brenda meje;
Nje vals cmendurie,
Perzier me mall...

Te te kem prane sonte!
Te jem afer Teje!
Te te puth gjithe naten,
Dale e ngadale!

Te te perkedhel mjekren;
Syte e tu te zi!
Te te lexoj shpirtin...
A thua me do gjithnji?!

Te te prek lehte,
Ashtu pa me ndjere;
Te te puth buzet,
Dhe shpirtin e cjerre!

Deshira ime e marre,
I kalon gjithe cmendurite!
Atje tej,-oqeani...
Si perbindesh gerthit!!!

Eja gjysme hene,
Ulu ne trurin tim!
Shpertheme cdo deshire;
Dhe ik ne agim...

Me copeto enderrat!
Shpirtin krejt ma merr!
Leme vec nje plage,
Ne puthjen pa diell...

Lerme vec nje emer,
Ne porten e ndjenjave!
Emer qe nuk vyshket;
Ne dhomen e zemrave!

E ripashe sonte shpirtin tim...
Kish ngrire ne vetmi...
As trendafilat s`me pelqyen,
Dhurate, sjelle nga AI...

Cmendurisht deshira,
Iku larg prej meje!
Leshoi themel diku;
Ne varreze,- prane TEJE...

december, 24 -2005
usa.
ora 11-10"
Christmas Night
[/QUOTE]


Postuar nga Klodel datë 29 Dhjetor 2005 - 02:18:

NGa Lorie

Catch the wind_________Catch the breath

..And there he was ,alone...,an island that appears and dissapears because of the sea waves ,waves of his feelings ,his soul.He could feel the edges ,the sea shores but he could never touch the bottom of the sea .Its depth was unreachable.
He was sitting quietly ,caressing his instrument ,with his fingertips as if it was the only love of his life.He remembered ,his sax had always been in the corner of his room ,waiting for him in tempest times and euphoric blisses .He had been patient baring the frustrations ,the bad tempers of his master with quiet charm.It had come to a point when he didn't know wheather he had absorbed like a spunge his instrument's quietness or his quietness was reflected on the instrument. He knew though that after all those years of playing his alto sax ,he had become one with it. It was the part that he identified himself ,it was his life.
His hand went over the pipe ,down the keys, along the body smoothly ,gently as if worshiping the woman of his dreams .The woman of his dreams! Yeah ,his Emma, his joyfull Emma.
Even now after two years of their break up ,he dreamed of her smile, her white chicks ,her smoky figure ,her i-got-all -the world-for-you devotion.Thinking again ,his heart ached ,ached of her everything.
He sensed the irony of their love story and swallowed.His mouth was dry.She could make him weak even with a single thought. He laughed hysterically, breathing hard.
He was an island waiting for his owner.
-Emma,you can dance along my shores ,on my soil, around the trees of my island and the wind will caress you.When the wind stops ,you'll know i have run out of breath ....becouse you catch my breath.
And her eyes always shone from happiness .He remembered their light ,bright lively light.
-Do you know honey ,what it means for me when you catch my breath?
She stared at him curiously :"NO"
-That means ,i will not be able to play my good old horn.
And she laughed ,harder...while he was serious, dead serious...
He had sensed the danger since he met her,her fiery passion that pushed to the edge ,drove him breathless.
And he loved that danger,he adored that passion and responded with the same dose himself,the dose she hadn't expected to be that strong,that deep passion under his quietness ,under his shell.And when she had opened his shell ,fired up his dreams ,she had wanted more and more .She had wanted to reach the bottom but the bottom for him was breathtaking....
Clashing of egos? Yeah ,that's what it was.When he had to choose between his two passions he didn't know he was giving up the love the he was going to regret for all his life.
...and then with pain in her heart she was gone ,like wind....
When he realized what he had done ,he ran after her ,looked for her but he didn't catch her.No wind can be caught.
Why couldn't he have his sax and his Emma the same?
Ha had never found the answer but he knew that she would have won over his music ,she would have transformed him in another person,or was he already?
Oh what destructive passion ! It had hurt so much then and it still did.
He held his sax to his arms .At least some passions didn't let people down .He would always have his loyal sax,waiting for him in the corner of his room .He caressed the kyes and played a tune ,then paused,took a deep breath for gathering some strength and played again ,this time an arpagio.When it warmed up he started palying Satin Doll from Duke Ellington.What memories he had! When she had left ,he had become a very famous player ,composing his own jazz music ,and playing always palying to fill the void she had created .But the void could never be replaced ,even with other women.All that passion that Emma had lightened ,fed women that didn't deserve it.
-What a shame-he thought-how sad!
And still the void had gone deeper till he had found a way to lessen it : playing for her,breathing for her at the point that the wind embraced her.
-This is for you darling-he wispered to himself and started playing Emma's favourite piece:Isfahan from Johny Hodges.It was a music of silence and loudness ,a melding of sensuality and comfort, of rest and storm. He remembered making love to her when the music was playing. The crescnedos and decrescendos of tunes, of bodies, of skin .Their breathes mingled -----his breathing choked.
And he played ,sweating and squirming. Only after the interlude of the song he started the circular breathing but could not hold his breath for long.
He palyed his horn till dawn, pouring his heart,playing the same piece again and again only for her,creating his suspense,perspiring and screaming ,......till he had no breath...
------------------------------------------------------------------

Emma was breathing easily ,filling the lungs with fresh air while she was listening to Isfahan...Then she turned around confused of what's happening when she sensed the air move ,a fresh wind blow .And after some minutes the wind stopped abruptly .Then she knew ,and she cried like a child........

catch the breath


Postuar nga iliriusa datë 29 Dhjetor 2005 - 11:45:

JAM... nga Sykaltra_Shqiptare

Jam ajo kundershtarja qe vritet me mua.
Jam trupi i hijes se asaj qe DUA!

Jam pika e lotit qe thur bukurin,
Jam pigment gjaku i genit tim!

Jam thoi qe kur me presin,perseri rritem!
Jam shpirti qe ringjallem, sa here qe vritem!


  Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 93 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.