Forumi Horizont Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 13 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ceshtja kosovare dhe me gjere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=162)
-- Le te flasim per statusin final (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=13462)


Postuar nga Endri datë 09 Prill 2007 - 09:12:

Le te flasim per statusin final

Statusi final i Kosoves po afrohet shume. Ne gjithe historine shqiptare kjo eshte nje arritje shume e madhe per ne por per te arritur ne kete gjendje edhe shume gjak eshte derdhur. Paketa e Ahtisaari't mbeshtetet fuqishem shume nga Bashkimi Evropian edhe sidomos nga Amerika. Kina, kam besimin se do abstenoj edhe vetem Rusia eshte treguar pak kokeforte duke kercenuar me veton e rezolutes.

Rusia, si ne nje gjendje te mjerueshme qe eshte (me nje popullsi qe po tkurret si penisi kur futet ne uje te ftohte )do qe te ngreje zerin ne arene nderkombetare edhe te tregoje qe ende eshte fuqi boterore. Por me e rendesishmja ajo do te perfitoje dicka ne lidhje me rajonet e Abkhazia, South Ossetia, dhe Transdnestr.

Heret a vone perendimi do ta marri me te mire edhe ti japi ndonje kocke sa per ta qetesuar. Nejse, burimet me te fundit tregojne se Ruset i kane thene Serbeve se nuk do ta perdorin veton pasi ata nuk duan qe ti prishin marredheniet me Perendimit per nje c'eshte te humbur sic eshte Kosova.

Jepni opinion tuaj mbi kete teme. Ju lutem mos ikni ne tangjente te ndryshme dhe permbajuni temes.


Postuar nga X-File datë 22 Maj 2007 - 23:53:

Statusi final po afrohet ?

Mund te themi te flasim per statusin, por per ate final ... nuk behet fjale njehere, edhe pse politika vendore dhe diplomacia vendore e perdore kete shprehje.
Statusi i te ardhmes se afert per Kosoven do (dhe duhet) te jet pavarsi, por ajo do te jet nje pavarsi e kushtezuar keshtu qe nuk behet fjale per statusin final( pasi qe pavarsia e kushtezuar nuk eshte zgjedhja finale) por per status me afat.

Diplomacia boterore mendon se gjendja kaotike STATUS QUO do te perfundoj nga fundi i ketij muaji, por keto fjale i kemi degjuar edhe me heret, siq e dime qendrimet e Rusise (dhe disa shteteve pro Ruse) nuk e ndajn mendimin e njejte me SHBA dhe vendet perendimore, andaj nese rezulta nuk miratohet ne KS per shkak te vetos atehere na mbetet qe ne ta shpallim pavarsine dhe pas kesaj fillojne problemet per Kosoven...

le te shofim se cfar mund te flasim pas muajit Maj.

shpresoj te vazhdojme kete teme pas ca jave.


Postuar nga HERO datë 24 Maj 2007 - 15:53:

x-file

Kryeministri Ceku tha qe Kosova do te shpalle pavaresine ne qershor,edhe une e besoj,Ceku mbi te gjitha eshte nje karakter i ekuilibruar,nuk i leshon fjalet kot,sic bejne disa te tjere.
Te shohim nqs Serbise i ka ngel ndonje truk i fundit ne thesin e poshtersive per ta penguar pavaresine e Kosoves, por nuk besoj,cfaredo poshtersie te kurdisin ,ka mar fund ka marr.Kosova do te shpalle pavaresine.Edhe nje fakt inkurajues per kete eshte se Tadic kishte thene dje ,qe * EDHE NQS KOSOVA BEHET E PAVARUR NE NUK DO PUSHOJME TI PERDORIM TE GJITHA MJETTE PER TA RIKTHYER NDER SERBI,POR NE NUK DO TE PERDORIM LUFTE,LUFTA NUK KA PER TE NA NDIHMUAR.NE DUHET TE AFROHEMI ME TEPER ME BE-ne.*Besoj se e kupton kete shkrim,ata per here te pare po japin sinjalet e uljes,ata po e kuptojne dhe po ja paraqesin popullit serb te verteten se kosova do te behet e pavarur.
shendet.


Postuar nga IQVLORA datë 25 Maj 2007 - 02:11:

Une mendoj se Rusise nuk i pellcet shume per Serbine,por nuk i dihet se cfare koncensioni do qe te fitoje me kete rast nga perendimoret.Ajo tani sheh interesat e saj jo me ato te Serbise.E shumta qe mund te bejne ruset eshte nje abstenim.Nuk ju intereson te prishen me gjithe boten perendimore per interesat e nacionalisteve serb.Edhe shkau ne Beograd e ka kuptuar se ata nuk i pyet me njeri se cfare do te behet me Kosoven.Edhe deklaratat e nacionalistit Koshtunica dhe te tadicit jane per konsum publik brenda sebise.Edhe vete ata nuk i besojne ato dokrra qe thone.Vullneti i qeverise se USA dhe EU do te shkoje deri ne fund.E keqja mund te ndodhte nqse nuk do te kishte unitet midis Europes dhe USA.

Keshtu qe Kosova do ra fitoje statusin dhe qeveria nacionaliste serbe dhe endrrat e saj per serbine e madhe vdiqen njehere e pergjithmone.

Serbet e Kosoves ju dukej vrima e miut 500 grosh ne kohen e Titos e Rankovicit duke e lene Kosoven.Po tani qe s'ka me ushtri e polici serbe,ku ne te semes do qendrojne ata.Njeri pas tjetrit ata do te largohen nga Kosova.Sido qe te jete pavaresia,ajo eshte pavaresi dhe Serbia nuk ka me akses ne Kosove.


Postuar nga HERO datë 25 Maj 2007 - 15:35:

o iqvlora

ik tek reparti i muzikes se te kam postuar njaca kenge te bukura tek folklori shqipetar tek video muzikore.dhe jam dakort me ty.Edhe vete Tadic kishte then dje qe Rusia do ndjek vetem interesin e saj.Po mbaroi ai muhabet o burr i dheut,ata thane qe duan te shkojne ne BE.kaq.


Postuar nga X-File datë 27 Dhjetor 2007 - 03:09:

Re: Statusi final po afrohet ?

Citim:
Po citoj ato që tha X-File

shpresoj te vazhdojme kete teme pas ca jave.



nuk e paskem vazhduar kete temen as pas ca muajve, .... e edhe politika ka ngele aty afer...

kush mund te thot deri kur do te vazhdoj kjo tema...


Postuar nga back4ever datë 27 Dhjetor 2007 - 07:27:

na thoshin qe ne dhjetor do shpallim pavarsine po me sa shikoj te gjithe hapen bythesh flasin para kohe,ate ka per ta vendos USA dhe Rusia te tjeret bejne gam gam kot/


Postuar nga Piktor datë 27 Dhjetor 2007 - 19:18:

Kjo per faj te miqve tane natyrale Ruso-Kineze e rumuno -dypopujve miq. Por nje gje esht e sigurt Pavarsia eshte e pashmangeshme. Ne fakt Kosova eshte e pavarur se ate e shohin dhe qorrat, por mungon ajo de-fakto, qe sigurisht nuk varet nga ne shqiptaret.


Postuar nga RIP Gibbs datë 17 Shkurt 2008 - 00:31:

...

turpi i dheut te fitoje pavarsine kosova...


Postuar nga cancer datë 17 Shkurt 2008 - 02:48:

per mua eshte e papranueshme qe asnje burre shteti shqiptar nuk flet per shqiperine e madhe. Fundja jemi nje komb, nje gjak. Madje kosovaret kane luftuar dhe vuajtur me shume se ne shqiptaret per pavaresine e shqiperise


  Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 13 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.