Forumi Horizont Gjithsej 647 faqe: « E parė ... « 12 13 14 15 16 17 18 19 20 [21] 22 23 24 25 26 27 28 29 30 » ... E fundit »
Trego 647 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- 8 Maj 2011. Zgjedhjet per pushtetin lokal. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18347)


Postuar nga Vizioner datė 10 Maj 2011 - 08:18:

Thumbs up Ka humbur pakica

Mero Baze

| 10/05/2011 |

Partia Demokratike e Sali Berishės ka pėsuar njė humbje historike nga Saranda deri nė Has, nė njė votim qė nga shoqėria shqiptare ėshtė konsideruar realisht si njė referendum kundėr regjimit. Shqiptarėt i janė pėrgjigjur politikisht thirrjes sė opozitės pėr tė ndėshkuar njė regjim, i cili pėr dy vite radhazi refuzoi tu tregonte shqiptarėve ku kishte shkuar vota e tyre dhe ndėrtuan njė qeveri bazuar tek figurat mė peng qė mafia shqiptare dhe ajo ndėrkombėtare ka nė politikėn shqiptare.


Votimi i djeshėm sė pari realizoi kėrkesėn e shqiptarėve pėr hapjen e kutive. Atė qė pėr dy vite rresht Berisha nuk e bėri duke shpresuar se do tė gjunjėzonte opozitėn, e bėnė dje shqiptarėt duke i dėshmuar Berishės se ėshtė pakicė nė shoqėrinė shqiptare. 8 Maji hapi kutitė e mbyllura tė 28 Qershorit duke dėshmuar se qeveria ėshtė jolegjitme dhe duhet tė ikė njė orė e mė parė.


Nėse nė kėrkesėn pėr hapjen e kutive opozita ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve tė 28 Qershorit dhe legjitimitetin e parlamentit, me votimin e 8 majit ajo ka bėrė njė referendum pėr qėndrimin e saj ndaj 28 Qershorit, referendum qė bėn tė domosdoshme zgjedhjet e parakohshme parlamentare.


Ky referendum sė dyti i dha fund pėrpjekjeve tė liga tė Berishės pėr rrėnimin e opozitės dhe krijimin e njė opozite luajale me regjimin e tij. Shqiptarėt votuan kundėr tentativės pėr tė prodhuar njė regjim putinist nė Shqipėri ku media dhe antiopozitarėt kishin krijuar njė aleancė tė fortė pro qeverisė, pėr tė rrėnuar ēdo vlerė opozitare nė vend. Nė njė situatė tė paprecedent politike, media shqiptare u gjunjėzua para presioneve tė qeverisė pėr tė mos denoncuar skandalet e saj dhe bėri njė rezistencė tė pjesshme dhe aspak dinjitoze ndaj trukimit tė fushatės elektorale tė saj.


Pėr vite me radhė tė gjithė ata qė do tė studiojnė shkencat e komunikimit nė kėtė vend dhe teorinė e gazetarisė, mund tė marrin emisionin "Opinion" tė sė dielės nė mbrėmje nė TV Klan pėr tė parė deri ku ka shkuar vulgariteti i gazetarėve- shėrbėtorė tė pushtetit dhe deri ku mund tė shkojė papėrgjegjėsia pėr tė futur vendin deri nė luftė civile pėr njė grusht pare tė paguara nga pushteti nė kėtė fushatė elektorale.


Me njė histeri qė tejkalonte vetė zellin e humbėsve tė kėtyre zgjedhjeve, gazetarė qė pėr vite tė tėra i kanė shitur moral medias shqiptare, u shfaqėn tė shfytyruar dhe tė papėrgjegjshėm para publikut, vetėm nga ideja se regjimi dhe plani i tij kundėr opozitės nuk po votėbesohej nga shqiptarėt. Si pėr ta bėrė mė tė plotė kėtė karikaturė, nė ekran u shfaq dhe Shkėlzen Maliqi, qė nisi tė ngjyente gishtat me pėshtymė si Ilir Meta pėr tė gjetur tė dhėnat e sondazhit Gani Bobi, qė i ishin ngatėrruar me njė pėrzierje gjuhėsore mes toskėrishtes sė Kastriot Islamit dhe tropojanishtes sė Sali Berishės.


Por kjo fushatė ka tronditur thellė dhe mbėshtetėsit e sinqertė tė Partisė Demokratike. Ėshtė e vėrtetė se ata nuk e kanė besuar udhėheqėsin e tyre kur ka thėnė se jemi vendi me rritje ekonomike mė tė lartė nė botė, apo kur ka thėnė se ėshtė duke luftuar korrupsionin, por kurrė nuk e kanė menduar se ai do tė shiste aspiratat e tyre pėr hir tė familjes sė tij. Sot demokratėt e Shqipėrisė nuk duhet tė ndjehen aspak tė humbur pasi nė tė vėrtetė ata nuk kanė humbur asgjė.


Nė Tiranė ka humbur Argita Berisha, Shkėlzen Berisha dhe Damir Fazlliēi. Kandidati i tyre nuk ka marrė votėbesimin e kryeqytetit, pėr fatin e mirė edhe tė demokratėve. Nė Vlorė nuk kanė humbur demokratėt, por sekserėt e Shkėlzenit dhe Argitės. Nė Kavajė nuk kanė humbur demokratėt, por eunukėt e Shkėlzenit dhe Argitės. Nė Laē nuk kanė humbur demokratėt, por marionetat e Familjes nė pushtet. Demokratėt e vėrtetė qė kanė menduar se kanė fituar pushtetin qysh nė vitin 2005, akoma nuk e kanė prekur atė.


Pushteti kaloi nga Fatos Nano tek njė grusht njerėzish tė familjes Berisha qė i shikojnė demokratėt si mish pėr top. Ata sot duhet tė ndjehen tė fituar se kanė hedhur njė hap tė madh pėrpara nga shitja e interesave tė tyre nga njė tufė njerėzish qė kanė parim tė bėhen miliarderė me pushtetin e fituar me votat e tyre. Sot nuk ka humbur asnjė demokrat i ndershėm shqiptar. Sot kanė humbur vetėm ata qė kanė vjedhur dhe plaēkitur edhe demokratėt shqiptarė.


Pėr kėtė arsye disa bastione simbolike tė PD, ku shquhet Kavaja dhe Laēi, i dhanė leksione tė forta demokracisė shqiptare duke hedhur nė kosh tė plehrave marionatat e Sali Berishės.


Zgjedhjet e 8 Majit ishin votė kundėr pushtetit personal dhe familjar tė Sali Berishės, kundėr Monarkisė sė tij tė Korrupsionit dhe jo votė kundėr demokratėve shqiptarė. Demokratėt shqiptarė fituan aty ku meritonin nė jug apo veri, atje ku nuk ishin simbole tė Familjes nė pushtet apo ēerdhe korrupsioni. Demokratėt humbėn atje ku bashkiakėt ishin bėrė si punonjės hipoteke tė Shkėlzenit dhe Argitės, atje ku demokratėt e vėrtetė nuk e preknin pushtetin e tyre, por persekutoheshin prej tij.


Edhe humbja e Bollanos nė Himarė i ka ardhur mė shumė prej mbėshtetjes sė tij prej Sali Berishės se sa prej afrimit tė tij si njė nacionalist i vjetėr. Shqiptarėt kishin identifikuar nė kėto zgjedhje njė shėnjestėr dhe ajo ishte Sali Berisha. Tashmė ai ka marrė njė votė tė qartė popullore kundėr dhe duhet tė mbajė fjalėn qė do ta lexojė kėtė rezultat. Shpresoj mos ta lexojė nė alfabetin e Bin Ladenit, por nė alfabetin perėndimor dhe t'i hapė rrugė kthimit tė normalitetit demokratik nė Shqipėri.


Ai ėshtė sot figura mė antipopullore nė vend dhe nuk mund tė mbajė peng qeverisjen e vendit pėr shkak tė interesave tė Familjes sė tij. Nė kėto zgjedhje si rrallėherė nė botė ka humbur pakica qė na qeveriste, ka humbur pakica qė na kontrollonte liritė tona, pronat tona, bizneset tona, ka humbur pakica qė ka vjedhur pushtetin e shumicės sė demokratėve shqiptarė. Ka humbur njė pakicė e paligjshme qė nuk pėrfaqėson as demokratėt dhe as socialistėt shqiptarė, por Familjen e Sali Berishės.

Le tė shkojnė pa bėrė dėm nėse duan tė kenė paqe me veten dhe shqiptarėt nė ditėt qė vijnė.


  Gjithsej 647 faqe: « E parė ... « 12 13 14 15 16 17 18 19 20 [21] 22 23 24 25 26 27 28 29 30 » ... E fundit »
Trego 647 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.