Forumi Horizont Gjithsej 647 faqe: « E parė ... « 634 635 636 637 638 639 640 641 642 [643] 644 645 646 647 »
Trego 647 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- 8 Maj 2011. Zgjedhjet per pushtetin lokal. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18347)


Postuar nga Piktor datė 17 Korrik 2011 - 15:06:

Citim:
Po citoj ato qė tha Fajtori
Si fillim keto hartimet ketu jane retorike. Sa here ka zgjedhje ne Shqiperi del gjithmone dikush qe ben analiza... pasi del rezultati. Kjo eshte evidente ketu. Derisa Edi Rama ishte ne avantazh me 10 Maj, te gjithe filluan ta urojne per fitoren. Dy muaj me pas, tani qe KQZ e manipuloi votimin ne menyre barbare (u ankua sekretari amerikan i shtetit per KQZ dje), del se Edi Rama eshte problmatik e duhet hequr. Eshte kollaj te flitet pas pilafit, por ai, Edi Rama, nuk ka ndryshuar nga 10 Maji kur dukej fitimtar ne sot qe po le bashkine. Te kuptohemi, nuk jam pro tij dhe e pashe qe eshte i paafte si politikan, madje u habita si fitoi me ate fushate elektorale qe beri.


Se dyti, nuk e di pse, por nuk habitem qe Enveristet mbeshtesnin Salen. Koha ka treguar qe Sala eshte nje tejzgjatje e sistemit komunist, perdor te njejtat metoda dhe ka qene eksponent ne rritje i atij sistemi. Merita e Nanos eshte qe nuk derdhi kurre gjak per pushtetin, gjithmone e la ne menyre paqesore, beri burgun qe i caktuan dhe iku ne 2005 pas zgjedhjeve te humbura. Deri me sot Sali Berisha nuk ka pranuar KURRE humbjen e zgjedhjeve, ka lene shtetin ne lufte civile dhe kete vit vrau 4 persona qe protestonin jashte perimetrit te kryeministrise.
Natyrisht, Enveristet do preferojne Salen sepse jane mesuar te shikojne gjak dhe te vrasin popullin per pushtet, por mendoj se ulja e nivelit te dhunes nga qeverite e Nanos pas 1997 eshte per tu vleresuar. Tjeter pune se beri afera ekonomike dhe krijoi klane biznesi.

Dicka per Edi Ramen. Pervec paaftesise se tij politike dhe korrupsionit qe njihet ka nje argument te besueshem, i cili po kapet nga arturm sic duhet. Edi Rama kerkon te pakten NJE HERE zgjedhjet ne Shqiperi te jene transparente. Eshte pika ku ai insiston, madje arriti te pranoje qe mos kishte asnje ndryshim rezultati i 2009, por thjesht te shikonin njerezit cila eshte e verteta. Ky argument tashme eshte krejt ne favor te tij, sepse ne zgjedhjet e fundit u konfirmua boterisht qe KQZ vodhi rezultatin me forcen e maxhorances (votuan 4 per PD dhe 3 per PS). Te caktosh rezultatin e zgjedhjeve me fuqine e kartonave tregon se demokracia ka mbaruar, dihet qe vendos gjithmone maxhoranca. Edi Rama ne kete pike del i fituar, jo i humbur. Fitoren e mori me 10 vota te qelbura me 14 Maj dhe nga konfirmimi i shtetit amerikan.

Pika 3 ka te beje me nacionalizmin, i cili Edi Rama nuk e beka si duhet. Nacionalizmi ėshtė sentiment i nxitur nga politikanėt dhe mafiozėt e njė vendi nė menyrė qė shtresat injorante tė besojnė tek vazhdimėsia e atij shteti dhe mafiozė e politikanė tė kenė kė tė qeverisin. Nacionalizmi ėshtė sublimim i etjes pėr pushtet, qe realizohet duke ftuar njerezit te ndjekin prototipin e njeriut te rendomte te atij shteti, ne menyre qe mos kete zhvillime te reja por konservim te kultures dhe rangjeve ekzistuese. Edi Rama dihet qe nuk eshte nga ky soj, eshte tipi i kozmopolitit, njeriut qe thyen rregullat, del ne plazh nudistesh, zhduk kioskat e parkut Rinia dhe ngjyros Tiranen me bojra. Edi Rama eshte per rinovim, nuk ka si te jete nacionalist. Nacionalizmi presupozon ruajtjen e traditave, prandaj nuk eshte e rastit qe Sala eshte nacionalist, Enveristet e mbeshtesin dhe votat vazhdojne te vidhen. Karta e nacionalizmit mund te luhet nga Rama kur te vije ne pushtet. Deridiku eshte e kunderta e Sales. Sala cirret per nacionalizem por i jep detin Greqise dhe hedh ne ere Gerdecin. Rama nuk flet per nacionalizem por mund ta aplikoje ate, sepse sic ka bere me Tiranen, eshte mesuar qe punen ta beje me fakte, nuk di te beje propagande sa per te fituar zgjedhjet.

Se fundi nje gje jashte teme kisha. Naiviteti eshte arme e perdorur shpesh ne forme sinqeriteti, qe njerezit te krijojne besim te verber tek personi. Kete e ben Sala ne pushtet dhe Raimondi ne forum. Edhe pse e vleresoj sinqeritetin (sidomos ate virtual), jam shume i kujdesshem ne vleresimin e personit. Fjala vjen, Sala ne 2004 tha 100 te zezat per Fatos Nanon. Per Salen Nano ishte nje mafioz, padrino i Shqiperise, etj. Njerezit e besuan dhe e votuan, por cuditerisht Fatos Nano nuk perfundoi ne asnje gjyq, nuk rezultoi ne asnje vend mafioz, madje u be aleat i besueshem i Sali Berishes. Edhe ketu ne forum Raimondi eshte nje Enverist (aq me teper qe e njeh mire kete kategori), adhuron Sali Berishen dhe kontribon ne manipulimin e zgjedhjeve njesoj si ata per te cilet ankohemi. Keto paradokse une i ve ne dukje qe te hapim syte drejt realitetit ne vend qe te biem ne skema emocionale nacionalizmi (ose nacional-socializmi). Njerezit e rrezikshem jane pikerisht ata qe kerkojne te marrin zemren e popullit, qe ftojne njerezit te gjykojne me emocione momenti, dhe ne fund nuk jane konsistent ne berjen e politikes. Sala e kthen pllaken me Nanon, Raimondi dje mbushte autobuzet me militante dhe sot zbulon se Sala favorizon te pandershmit. Nese ka nje lloj politike qe duhet ti rrime larg eshte tamam kjo. Edhe pse jam i mendimit se politika ne pergjithesi eshte pozitive. Por gjithmone nese nuk perbehet nga njerez te dyshimte dhe permbledh te gjithe njerezit dhe shtresat, jo vetem njerezit me konflikte interesi qe sot kane post me partine X dhe neser e perbuzin si parti te pandershmish.

Thene kjo, ne ambjente shqiptaresh gjehen jo rralle njerez qe levizin nga partia ne parti, derisa i del nje fete e mire perfitimi per egon e tyre pushtetare/ekonomike. Vetem se politika e bere keshtu eshte e destinuar te falimentoje, sic po falimenton politika shqiptare kohet e fundit.

Deri me sot askush, akoma nuk e ka pranuar humbjen, perveē Fatos Nanos ne 2005.
Prandaj shkruajta pak mesiper qe analizat duhet ti fillojme aty.
Nja dy gjera ne fakt njeri eshte element si ligji dhe shteti ligjor nuk trajtohen fare ne shkrim dhe e dyta nuk trajton aspakt efektin e Lsi apo dhe te Pksh.
Kur analizohet nje diēka duhen thene edhe te mirat edhe te keqiat, pavarsisht kendveshtrimit personal, kete gje pak a shume e ben Raimondi ne disa raste.
Gjithsesi ne asnje momente nuk duhet te harrojme se po shkruajme per politiken dhe opinionet jane nul perpara dinamikes dhe zhvillimit te saj.

Patem fatin te perjetojme keto dy vite e gjysem nje lufte qe u radikalizua deri ne ate pike saqe u vrane dhe kater njerez te pafajshem.
Kjo lufte politike mund ta them fodullash (fodullat jane naive te keqinj qe sado tu thuash po bie ne gremine ai nuk e beson pa rene).
Secila nga partite pretendonte se kishte shumicen absolute dhe verdiktin e popullit, mirpo perfundimi i votimeve tregoi se asnjera nuk e kishte ate verdikt. Flas per leximin politik te votes ku alenca e Berishes mori 140000 vota me teper se ne 2009, mirpo humbi ne disa bastione te saja disa kryetare komunash e bashkish.
Realisht aleanca e Berishes sot gezon 52 % te elektoratit fale aleances me Lsi qe terhoqi nje sasi te madhe elektorati nga te dyja partite pothuajse ne menyre te barabarte.
Gjithashtu 1400 votat e komunisteve per Milloshin natyrisht qe do kishin qene vota te sigurta per Ramen .
Ne Tirane Ps humbi shumicen e njesive bashkiake gjithashtu edhe keshillin bashkiak dhe votat per kryetarine bashkise filluan te numeroheshin me gishta.
Tani qe zgjedhjet ishin transparente, eshte koha per nje rreforme te mire zgjedhore dhe te rregullohet defektet qe u hasen si ne 2009 ashtu edhe ne 2011 dhe keshtu shpetojme nje here e mire nga politikat e deshtuara te akuzave te zgjedhjeve te vjedhura.


  Gjithsej 647 faqe: « E parė ... « 634 635 636 637 638 639 640 641 642 [643] 644 645 646 647 »
Trego 647 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.