Forumi Horizont Gjithsej 178 faqe: « E parė ... « 82 83 84 85 86 87 88 89 90 [91] 92 93 94 95 96 97 98 99 100 » ... E fundit »
Trego 178 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- fatkeqia kombetare ....politikanet Shqipetare (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17800)


Postuar nga Fajtori datė 31 Gusht 2011 - 05:54:

Cfare libri ka bere Enveri per filozofine, cfare ka lexuar si fillim, cfare shkolle ka mbaruar ne lidhje me filozofine? Apo si gjithmone per shqiptaret s'ka rendesi kuptimi i fjaleve por diskutime ne parim. Na u be filozof Enveri se vajti nja 4 vjet ne Paris e Bruksel kur 95% e shqiptareve firmosnin me gisht.

Mesa mbaj mend filozofia eshte futur si lende mesimi per here te pare ne vitet '90. Madje dhe mesuesit ishin akoma ata te Marksizem-Leninizmit. Ah po, tani do thote Raimondi se kjo ishte filozofia e Enverit, marksizem-leninizmi, dhe prandaj u realizua endrra e Sokratit. Po dale njehere se Marksin e ka lexuar gjithe bota, se ka lexuar vetem Enveri. Edhe ndonje doktrine filozofike s'ka nxjerre. Fjala 'Enverizem' i referohet me shume klimes politike dhe persekutimeve sesa ndonje kendveshtrimi filozofik qe na paska pas Enveri yne.

Ne te vertete Enveri nuk ka patur shume ndryshim me keta qe jane sot, as me shqiptarin e rendomte qe tani voton ne menyre demokratike. Madje ka aplikuar te njejtat huqe qe kemi si popull, ka vrare e ka prere, i ka mbyllur gojen kundershtareve dhe ka sakrifikuar miq e shoke per te ndenjur vete ne pushtet. Njeri i madh (prape larg filozofit) do ishte ai qe punon per kombin pa asnje konflikt interesi. Interes eshte si fillim pushteti. Prandaj ec e gjeje ku qendron ndryshimi mes Enverit qe ndenji 40 vjet ne pushtet duke marre vendime te diskutueshme ("edhe bar do hame") me Enverin qe mori keto vendime per te miren e kombit. Ne kabllot e Wikileaks del qarte se Berisha ishte gati te sakrifikoje 15+ milione USD nga buxheti qe te hapte tunelin per fushate elektorale. Sot keto merren vesh se ka rryma mediatike te ndryshme. Ne kohen e Enverit s'do e kishe marre vesh kurre dhe tuneli do dukej veper fantastike e Partise me shokun Enver ne krye.

Per mua Enveri ka qene si keta sot, perfaqsues i shqiptareve te rendomte.


  Gjithsej 178 faqe: « E parė ... « 82 83 84 85 86 87 88 89 90 [91] 92 93 94 95 96 97 98 99 100 » ... E fundit »
Trego 178 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.