Forumi Horizont Gjithsej 178 faqe: « E parė ... « 84 85 86 87 88 89 90 91 92 [93] 94 95 96 97 98 99 100 101 102 » ... E fundit »
Trego 178 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- fatkeqia kombetare ....politikanet Shqipetare (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17800)


Postuar nga arturm datė 31 Gusht 2011 - 17:09:

Ne pergjithesi jam dakort me Fajtorin.

Desha vetem te shtoj dicka:
Problemi kryesor ne karakterin e shqiptarit qe nuk e ka lene te beje shtet (prokopi) deri me sot eshte, pervec tribalizmit, KANUNIZMI i tij.

Ne e shohim kanunin si nje "plage" vetem te zonave veriore te shqiperise por ai, kanunizmi, eshte nje pjese perberese e karakterit te c'do shqiptari.
A nuk ishte kanunizem "lufta e klasave" ne kohen e Enverit? Pushteti hakmerrej kunder kundershtareve te tij, ne nje menyre apo ne nje tjeter, apo jo?
A nuk ishte kanunizem ajo biografia "deri tek brezi i trete" (a nuk eshte karakteristike e kanunit vrasja e dikujt qe faji i vetem i te cilit eshte te jete i aferm i "armikut" tend)?
A nuk eshte kanunizem ky i tanishmi ku, per te goditur kundershtarin, politikani i rradhes i heq nga puna motren, vellain, niperit apo ku di une se cfare?
A nuk eshte kanunizem fenomeni (i institucionalizuar tanime) i "cuarjes se tatimoreve" kunder opozitarit (ne sens te gjere) te rradhes, duke u "hakmarre" ne kete menyre karshi tij?
Mendoj se kjo karakteristike e karakterit te shqiptarit na ka penalizuar shume neper vite sepse, e lidhur me natyren tribale te shoqerise sone (jo me kot goditet tek familja, sepse per shqiptaret eshte "e shenjte" ajo), ka penguar ecjen perpara te kesaj shoqerie.

A ka gje me te ndyre e te frikshme se kanuni? Une mendoj se jo.
Kanuni eshte paburreri, hileqari e c'do gje tjeter e keqe brenda.
Gjithe bota, ose te pakten ajo tashme e zhvilluar, ka pasur si zakon DUELIN. U zume une dhe Fajtori, bujrum neser ne mengjes me nga 2 deshmitare secili behet nje duel dhe fiton me i forti. Ndersa ne Shqiperi, u zume une dhe Fajtori, njeri nga ne ze nje prite. pas ferre, dhe qellon pas shpine ty, ose vellai tend, ose femijen tend, e deri tek grate keto kohet e fundit.

Duhet shkulur ky kancer nga karakteri jone, si ai aktual verior, si ai "me i sofistikuar", i hakmarrjes se pushtetit, qe ka perfshire shoqerine tone sidomos qe nga 44 e deri ne ditet e sotme.

P.s. me fal o Faje se te morra si shembull


  Gjithsej 178 faqe: « E parė ... « 84 85 86 87 88 89 90 91 92 [93] 94 95 96 97 98 99 100 101 102 » ... E fundit »
Trego 178 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.