Forumi Horizont Gjithsej 34 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit »
Trego 331 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- L.Basha Vs E.Rama (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18322)


Postuar nga Fajtori datė 29 Mars 2011 - 01:39:

Edhe thone pastaj qe politika i ndan njerezit...


Postuar nga Petter datė 03 Prill 2011 - 20:53:

Luli E. Hoxha.. ka rrezik se i mer kete radhe... 10 mije lek te vjetra nje vote ( dhe ato po ua japin fallco, lol )


Postuar nga Fajtori datė 10 Prill 2011 - 16:22:

Kur do e mesoje ky budall, Edi Rama, qe ne fushate elektorale NUK dilet vetem ne podium. Akoma se kuptoi leksionin qe mori Fatos Nano ne 2005? Andej matane krimineli nga Tropoja mbush sfondin me njerez, qe te tregoje se nuk eshte vetem. Ppupup, mjafton te shikosh foto e lajmeve per te kuptuar sa gabime po ben Edi Rama. Kujton se jam piktor!? Po je piktor te kripsha trute. Leve Tiranen me ngjyra dhe s'po di te besh nje levizje politike te hajrit.


Postuar nga kendrevica datė 11 Prill 2011 - 11:37:

Fushata e tij eshte shume e dobet e kete po e shohin te gjithe.Gjer tani ai ka shkuar nga humbja ne humbje.Ndoshta ai do ta kuptoje kur ta kene nxjerre nga politka pergjithmone. Pra nje humbje e ''duelit'' me Lulin e Saliut sic e quajne ndrikullate selise roze do ti kushtoje atij shume shtrenjte.Ne krye te PS do te vije perseri F Nanua.Dicka e tmerreshme po pergatitet qe do ti kushtoje shume te ardhmes se vendit.Nje deklarim i Berishes ne nje miting para disa ditesh me ka trembur vertet.Ai midis te tjerash tha,se demokracine ne kete vend e solla une dhe F Nanua jo Edvin Rama.Pra ardhja e Nanos ne krye te PS,qofte edhe nbzsi president do te thote qe vendi te mbetet peng i nje tresheje te korruptuar e inkriminuar,e cila do te punoje kunder interesave te krejt kombit.Kjo eshte gjeme e madhe qe pergatitet.Uroje qe Rama mos ta humbasi duelin ne menyre qe te ruhen disa ekulibra.


Postuar nga Vizioner datė 03 Maj 2011 - 17:45:

Thumbs up Pedagogia 52-vjeēare shpėrthen nė emėr tė tė gjithėve: Ti je njė vrasės



Kandidati demokrat pėr bashkinė e kryeqytetit ėshtė pėrballur paraditen e djeshme me njė situatė tė papritur. Gjatė njė takimi nė kuadėr tė fushatės elektorale nė Fakultetin e Inxhinierisė, njė pedagoge i ėshtė drejtuar Bashės me fjalėt: VRASĖS!


Incidenti ndodhi ndersa Basha ishte duke thėnė qė "do zgjidhim problemet e Tiranės, se do tu rrimė problemeve nė kokė etj". Nė kėtė moment pedagogia ėshtė ngritur dhe ka thėnė: "Nė krye ke qenė, pse nuk i ke zgjidhur problemet? Pse nuk kemi rend, pse nuk kemi qetėsi, ke qenė ministėr i brendshėm..".


Studentėt kanė nisur tė duartrokasin. Dy persona shoqėrues tė kandidatit tė PD-sė kanė tentuar ti presė fjalėn pedagoges, por ajo ka vijuar duke e quajtur "Ti je vrasės dhe maskara".


E takuam Florėn dje nė mbrėmje dhe folėm me kėtė grua qė na ka bėrė tė gjithėve tė ndihemi mė mirė dje. Faleminderit zonja Hanelli dhe nga Shekulli.


Znj.Hanelli, a ishit lajmėruar ju pėr kėtė takim?


E mora vesh nga studentėt ēfarė do tė ndodhte. Mė thonė se kandidati pėr kryetar bashkie do tė prezantonte programin e tij elektoral.


Kur u zhvillua takimi?


Takimi ishte planifikuar tė zhvillohej nė orėn 11.00, por Basha u paraqit aty nė orėn 12 e 30.


Takimi ishte i organizuar nga rektorati i Universitetit Politeknik?


Lulzim Basha u prezantua se kishte ardhur nė universitet me kėrkesė tė studentėve, por pėr ishte i organizuar nga rektorati dhe i kanė dhėnė atė lloj dekori. Takimi u zhvillua nė sallėn mė tė mirė tė leksioneve qė ka universiteti ynė.


Po ēfarė ndodhi konkretisht?


Siē ju thashė, takimi filloi me mė shumė se njė orė e gjysmė vonesė. Salla ishte e mbushur me tė huaj, kryesisht nga mesi i sallės deri nė fund. Asnjė prej tyre nuk ishte student nė universitetin tonė. Njė pjesė ishin edhe nė moshė tė madhe dhe kurrsesi nuk mund tė ishin studentėt dhe u pėrvijua aty aq e qartė diferenca. Asnjė prej studentėve nuk duartrokiste ndėrsa pjesa nga fundi ulėrinte. Ėshtė turp pėr atė fakultet ku unė kam jetė tė tėrė qė unė punoj qė dėgjoja ato britma.


Po pedagogėt u detyruan tė marrin pjesė?


Nė fakt nė sallė nuk kishte shumė pedagogė qė morėn pjesė pėrveē kryesisė sė rektoratit por unė dua tė them njė detaj. Mua mė pa edhe rektori, zv.rektori edhe dekani. Vjen dekani aty ku isha ulur unė nė mes tė dy bankave dhe mė thotė: Flora, takimi ėshtė pėr studentėt. I pėrgjigjem: Po ē'thua mo Andrea, ne jemi njėsh me studentėt, nuk ndahemi me ta, ndaj dhe do tė qėndroj tė dėgjoj se ēfarė thuhet. E kuptova shumė mirė pėrse erdhi.. Por unė e dua shumė atė vatėr, e dua aq shumė sa nuk mund tė lejoj qė tė pėrdhoset nė mes tė ditės.


Por ēfarė ndodhi saktėsisht?


Kandidati pėr kryetar bashkie filloi tė fliste pėr tė ardhmen. Njė njeri qė nuk i njohim asgjė nga e shkuara, na flet pėr tė ardhmen. Njė hiē nga pikėpamja intelektuale. Qė kėtu mund t'i vije vizėn. Filloi tė fliste pėr tė ardhmen dhe miklonte pėrfaqėsuesit e fakultetit dhe ata njerėz qė ishin tė tij duke thėnė se i ka patur partnerė dhe do t'i ketė nė punėt publike. Kjo tek shpura e tij krijoi ovacion ndėrsa ata studentė qė ishin, ulėn kokėn.


A ėshtė normale qė auditorėt e njė fakulteti tė pėrdoren pėr fushatė elektorale tė njė kandidati pėr kryetar bashkie?


Jo nuk ėshtė aspak normale. Edhe po tė jetė e vėrtetė qė studentėt tė kėrkojnė qė tė zhvillojnė njė takim, autoritetet drejtuese tė fakultetit kurrsesi nuk duhet tė lejojnė tė organizohet njė i tillė. Edhe sikur ky kandidat tė fliste pėr tė ardhmen e arsimit nė Shqipėri. E vėrteta ishte se aty ai shpalosi vetėm programin e tij elektoral dhe kjo gjė nuk ka ndodhur kurrė deri mė tani.


Kjo ndodh vetėm pėr tė retushuar zotėrinė nė fjalė. E neveritshme pėr mua. Pėr t'i dhėnė kėtij njė sfond rinie pėrdorin fakultetin. Ndaj vendosa t'ia them dy fjalė. Ato qė askush nuk guxon t'ua thotė publikisht. Ata ishin tė parapėrgatitur dhe nuk lejonin tė bėnin pyetje pedagogėt dhe unė thuajse e kam marrė fjalėn dhunshėm.


A mund tė mė thoni ēfarė dialogu keni patur mes jush?


Jo nė fakt nuk ishte dialog por unė thashė gjithēka qė kisha pėr tė thėnė. E pyeta ēfarė bėre pėr 6 vjet ti me qeverinė tėnde? Ēfarė i ke dhėnė kėtij vendi? I vodhe paratė pėr tė ndėrtuar njė rrugė? Shite atdheun tim? Apo vrave,- i thashė. Vrave katėr baballarė. Je vrasės.


Cili ishte reagimi i kandidatit tė PD, Basha?


Ngeli. U zverdh. Nuk foli asnjė fjalė.


Ēfarė ndodhi mė pas?


Erdhėn dy persona tė mėdhenj nė moshė. Nuk ishin studentė. Mė kapėn pėr duarsh tė mė nxirrnin pėrjashta. I kam urdhėruar qė tė heqin duart se unė isha nė atė vatėr iluminimi ku kam dhėnė zemrėn time pėr 28 vjet. U thashė qė jam nė shtėpinė time. Mė pas i jam drejtuar Bashės sėrish me fjalėt: Vrasės! Vrasės! Vrasės! Ke lėnė katėr familje me jetimė, o vrasės!-i thashė.


Njerėzit e Bashės u mjaftuan vetėm mė kapjen e duarve apo...?


Jo, jo. Ata tentuan tė mė nxirrnin jashtė zvarrė dhe unė u mbajta fort pas karrigeve. Mė pas mė vijnė dy studentė, qė unė nuk u njoh kush ishin, u thanė atyre tė hiqnin duart nga mua. Filluan tė lėvizin dhe studentėt e tjerė. Kjo shkaktoi panikun e tyre, dhe mė pas u tėrhoqėn. Mė vonė filluan ulėrimat e pėrkrahėsve tė tyre dhe ishte e kotė qė tė rrija aty. Unė braktisa sallėn. Studentėt e mi mė duartrokitėn dhe mė pas filluan tė iknin dhe ata.


Pas kėtij incidentit keni patur shqetėsime apo problem pas asaj qė ka ndodhur?


Jo. Thjesht kam marrė shumė, shumė telefonata pėrshėndetėse nga shumė njerėz.


A prisni qė drejtuesit e fakultetit tė marrin masė ndaj jush?


Me ata di unė si tė merrem.. Lejuan qė njė pedagoge qė ka 28 vjet punė tė ndershme nė kėtė universitet tė merret zvarrė nga ca ēapaēulė dhe rrugaēė qė ishin futur aty. Por jam e sigurt qė ambienti universitar ėshtė nė mbėshtetjen time. Ata nuk kanė ēfarė tė mė bėjnė. Jam e nderuar, e respektuar dhe ēdo shkallė tė punės sime e kam ndėrtuar me shumė djersė. Nuk kanė ēfarė tė mė bėjnė.


Znj.Flora, pėr mendimin tuaj si ka mundėsi qė shumė njerėz mendojnė si ju dhe nuk reagojnė si ju...


Unė nuk mund tė gjykoj tė tjerėt. Por fakti qė ju mė parė mė pyetėt "a keni frikė pėr masat qė mund tė merren ndaj meje" ėshtė edhe pėrgjigja pėr mosreagimin e shumė qytetarėve. Por unė nuk mund t'i gjykoj pėr kėtė. Shumica e njerėzve janė pėr bukėn e gojės ndaj kurrsesi nuk mund t'ia lejoja vetes gjykimin tim ndaj reagimit apo mos reagimit tė tyre. Jam e bindur se shumica e njerėzve nuk reagojnė nga frika e revanshit dhe nga mungesa e shtetit tė sė drejtės nė Shqipėri.


Ky djali, Basha ėshtė njė agresion psikologjik mbi njerėzit, i kalkuluar nga ai, sozi e tė cilit ėshtė Basha. Njė klon i atij njeriu qė nuk i gjen dot njė qelizė tė mire. Ėshtė agresion psikologjik mbi publikun. Njė qenie kaq e re dhe kaq gėnjeshtare nga kėmbėt te koka. 7 pasaporta vetėm njė bandit ndėrkombėtar mund tė kėtė duke pėrdorur shtetin shqiptar.

Nė rrokullimėn e gėnjeshtrave qė zėnė gėnjeshtrėn, ai nuk ka mė zgjidhje. Nga pikėpamja intelektuale ėshtė siē thashė mė lart, njė mediokėr qė mė fyen kohėn time pėr ta dėgjuar.


Po nė rast se ky kandidat nuk do tė vinte nė fakultetin tuaj a do tė shkonit nė takime tė tjera pėr t'u pėrballur me tė?


Jo. Unė mbrojta dinjitetin tim dhe tė vendit tė punės ku kam njė jetė tė tėrė qė kontribuoj. Po kėshtu fola dhe nė emėr tė studentėve tė mi qė nuk flisnin, por qė mė kanė mbėshtetur dhe tėrė kohėn mė kanė telefonuar sot pėr tė mė pyetur nėse kisha nevojė pėr ta.


Postuar nga AngelDevil datė 03 Maj 2011 - 21:05:

Basha e ka te fituar mandatin ala ke ura ju


Postuar nga lule datė 03 Maj 2011 - 23:03:

Ja se erdhi data 8 pak dit na ndajne..e te shofim a do jet me Ramush hajvani ne bashki..
vetem po jan ēmend njerezit ta votojn , megjithsese nforum e paska te mare voten


Postuar nga Vizioner datė 05 Maj 2011 - 19:38:

Citim:
Po citoj ato qė tha AngelDevil
Basha e ka te fituar mandatin ala ke ura ju



aha, e kuptova kujt do ja japesh voten


Nejse...


Postuar nga Fajtori datė 05 Maj 2011 - 20:48:

Si s'pyeti njeri sa leke po marrin firmat amerikane qe orkestrojne propaganden e PS dhe PD, si dhe ku i gjejne partite gjithe ato leke. Po leket e reklamave nga dalin. LSI qe s'ka as 7% elektorat ka dhjetefishin e zyrave te Pd dhe PS neper Tirane. Cudi te medha qe askush nuk merr mundimin te pyese publikisht. Per tani politika eshte zgjidhja e gjithckaje...

Si po shiten shqiptaret kesaj rradhe. Po behen 3 milione pseudopatriote.


Postuar nga AngelDevil datė 06 Maj 2011 - 12:15:

Citim:
Po citoj ato qė tha Fajtori
Si s'pyeti njeri sa leke po marrin firmat amerikane qe orkestrojne propaganden e PS dhe PD, si dhe ku i gjejne partite gjithe ato leke. Po leket e reklamave nga dalin. LSI qe s'ka as 7% elektorat ka dhjetefishin e zyrave te Pd dhe PS neper Tirane. Cudi te medha qe askush nuk merr mundimin te pyese publikisht. Per tani politika eshte zgjidhja e gjithckaje...

Si po shiten shqiptaret kesaj rradhe. Po behen 3 milione pseudopatriote.



Nuk pyesim se e dime Faje


  Gjithsej 34 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit »
Trego 331 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.