Forumi Horizont | Gjithsej 68 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 15 16 » ... E fundit » Trego 677 mesazhet nė njė faqe tė vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dialektet (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=339)
-- Fjale te harruara shqipe ose dialektore. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12801)
A ka ndonje elbasonlli ktu?
Desha te me sqaronte fjalen sokak me duket se keshtu ia thone.(te mos ngaterrohet me sokakun ne jug)
Ne Elbason, eshte nje mjet me te cilin lahen.
Eshte fruti i nje bime qe ne Elbason e kane quajtur trangull kinez
Elbasonllij...ku jeni?
Ju lutem ndihme.
Sahat=ore
sabah=mengjes
vatan=atdheu
kacamak=eshte nje gjelle qe behet me miell mirsi=karabushi
besoj qe jane fjale turke
Sakicė = sėpate me e madhe???
ne sakice i thona sopates se vogel qe perdoret me pre degete holla pemesh
Sakicė mund te jete dhe ajo...nuk jam i sigurte, sepse nuk eshte nga treva ime ajo fjale.
M'u kujtu fjala gjym.
Kete fjale e kom timen.
Gjymi sherben per te mush uje tek ēesmja, eshte prej bakri dhe i madh.
Kur eshte i vogel atij i thone dhe gjymēe
Citim:
Po citoj ato qė tha kontinenti
M'u kujtu fjala gjym.
Kete fjale e kom timen.
Gjymi sherben per te mush uje tek ēesmja, eshte prej bakri dhe i madh.
Kemi fjalen Pi te mos ngaterrohet me te pirin por fjala Pi thuhet ne kuptimin nga apo prej?
Psh; Pi ka je?
Une jam pi Shkodre. (une jam prej Shkodre)
Gjithashtu, te mos harrojme dhe pjesen latine di e cila ne keto raste tregon po ate gje qe tregon dhe dialektorja pi e gjuhes se sotme shqipe.
Di Roma
Pi Rome
Une jam pi Rome...pershembull.
Une jam da Roma.
Une jam na Roma.
Nga = da
Prej - pi = di.
po fjalet xerxalla dhe urupka i mban mend njeri?
me thosh gjyshja "moj urupke, hap xerxallat ne klase" - hapi syte.
ose fjalen babushke - gjilpere per te qepur jorgane e dysheke. Me thot nje here gjyshja "sillme ca babushken ketu" dhe une vete marr gjyshin nga dora dhe e shpie tek ajo lol.
(kjo babushka mbase ka prejardhje sllave, nuk jam e bindur megjithate ty Konte te kemi per keto pune)
ndersa ajo sapllake ishte si kanoce qe perdorej ne tualet.
ah po, u kujtova dhe per nje fjale tjeter qe perdorte gjyshja ime. shamise se kokes i theshte dylbenke.
po sobalke perdoret me? sobalke i thone dollapit qe mban jorgane, carcafe e jastike, gjera shtrati me nje fjale.
me pelqen kjo teme.
Me thene te drejten edhe mua me pelqen shume kjo tema, urime konti.
Ndonjehere me ben te qesh, ndonjehere me con ne mendime te largeta tek gjushi dhe gjyshja sic permend edhe cupka, ndonjehere me con ne te thella se dua ti kujtoj fjalet dhe me vine me kaq veshtiresi ne kujtese.
Avdesan=Lavamani
Musander= Vendi ku mbahen batanijet dhe jorganet
Capoku= pjesa ku behet lidhja e kembes me legenin (nuk jam shume e sigurte per kete)
Govata= Ene e madhe druri ose alumini ku lanim rrobat (shyqyr qe nuk kemi me neper shtepia)
Lepitka=pandofla
Pacavure=doreza rrobe qe kapnim tenxheret e nxehta nga furra (per kete nuk jam shume e sigurt)
Pashumaqe=pandofla ose papuce leshi qe i vishnim ne dimer ne shtepi
Kaci=nje lopate teneqe me te cilen mblidhnim hirin nga soba
mangall=nje ene e madhe bakri ose alumini me kapak ku vinim prushin per te ngrohur nje dhome te ftohte
Cimbidhi ose masha=nje vegel te cilen e perdornim per te perzier prushin ne oxhak ose ne furre te sobes, ose per te kthyer geshtenjat qe i piqnim ne prush. ( a te kisha ca tani)
Citim:
Po citoj ato qė tha kontinenti
Hahahahaha...Ilirusa....xinxife interesante po na thua tani...hahahahaha,
ģde ne keshtu i themi atij fruti qe ne Fier i thone xinxife
Oh tani mu kujtua edhe nje fjale tjeter kur gjyshi im me thote.
"mbeske shpejt me sill mastrapanin, se u ftoh uji"
E une rendja te gjeja ndonje kapak te madh, per kusine e madhe, qe ta mbulonim, qe te mos ftohej uji dhe nuk po gjeja asgjekundi kapak.
Me thote gjyshja "JA KU E KE MOJ BIJE, NGA VETE E KERKON, PERPARA SYVE TE TU ESHTE"
Na paskesh qene nje ene e vogel bakri, qe e perdornin per te marre ujin nga nje ene e madhe dhe ta perdornin per nevojat e ngutshme te castit.
Mastrapan=ene bakri e vogel me doreze (sa merak qe e kam, qe nuk i mblodha gjithe ato enet e bakrit, ti pastroja e ti llustroja, e ti kisha koleksion ketu ne Amerike, te varura ne guzhine) Hajt mo sa gjera na mbeten andej, qe nuk ua dinim vleren.
po ojatet i mbani mend? pune me grep si te teto ollges
po fjalen tunc e mbani mend? ja thoshin dybekut.
kallogjer - beqarit
ndersa vejushkave u thoshin kallogre.
hajde na kujtoni ca te tjera...
Gjithsej 68 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 15 16 » ... E fundit » Trego 677 mesazhet nė njė faqe tė vetme |
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.