Forumi Horizont | Trego 2 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kombetarja Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=240)
-- Sports : Leksioni që dhanë Kosovarët Kuq e Zi… (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9103)
Sports : Leksioni që dhanë Kosovarët Kuq e Zi…
Leksioni që dhanë kosovarët kuqezi…
Quhen Arjan Beqaj, Lorik Cana, Mehmet Dragusha, Besnik Hasi dhe Armend Dallku. Të gjithë janë futbollistë që kanë lindur në Kosovën shqiptare dhe kanë preferuar fare të rinj, sapo kanë mbushur ndoshta të 20-at, që të refuzojnë mundësitë e mëdha që u kanë ofruar shtetet e tjera, për të vendosur emrat e tyre në përfaqësuesen kuqezi.
Kjo e fundit, sistematikisht një nga më pak produktivet e Evropës, i priti krahë hapur, mbi të gjitha me justifikimin se, portat tona janë të hapura për të gjithë, në dejet e të cilëve rrjedh gjak shqiptar dhe që duan të japin kontributin e tyre mbi një flamur, tek i cili falen gjithë tifozët. Statuti dhe trajtimi që u kanë bërë ata që jetojnë brenda 28 mijë kilometrave katrorë, ka qenë gjithnjë i shkëlqyer, tek ta është vlerësuar jo vetëm talenti i padiskutueshëm futbollistik, por mbi të gjitha ndjenja e madhe e krenarisë në të qenit shqiptar dhe bërja publike e këtyre ndjenjave, kurdo dhe kudo.
Përpos këtyre të pestëve, tejet të respektuar dhe gjithnjë prodhimtarë, ka një duzinë tjetër rreth e rreth Botës, që për një arsye, apo për një tjetër, nuk duan të heqin dorë nga një pasaportë e huaj për të luajtur nën himnin kuqezi. Askush nuk i ka paragjykuar, madje në ndonjë rast, kemi treguar se dimë të mbyllim edhe veshët përpara ndonjë deklarate jo dhe aq patriotike, vetëm e vetëm se ndonjë pikë më shumë në eliminatoret, ku përherë marrim pjesë, kemi shansin që me ta në bord të fitojmë ndonjë pikë. Ndërmjet këtyre dy palëve, (ata që kanë vendosur të bëhen kuqezi dhe ata që nuk duan ta bëjnë një gjë të tillë), është edhe një palë e tretë, konfuze, llogaritare deri në ekstrem, gjithnjë e diskutueshme, që një ditë gdhihet me idenë e të qenit pjesë e formacionit kuqezi dhe të nesërmen e bën këtë gjë me fanellën e ndonjë përfaqësueseje.
Valon Behrami, një i talentuar i shkëlqyer, një nga futbollistët me perspektivën më të mirë në kampionatin më të bukur në Botë, atë Italian, është pikërisht "lideri" i kësaj turme futbollistësh, të cilët duke pasur oferta nga shtete të tjera, sigurisht me një nivel sportiv më të lartë se Shqipëria, ende nuk dinë kë të zgjedhin. "Nëse Zvicra shkon në Euro 2008, nuk ka asnjë dyshim që do të luaj me fanellën helvete",- është pikërisht ajo që mendon Behrami, në lidhje me mundësitë e tij dhe dëshirat tona, gjithnjë të shfrenuara për ta veshur me fanellën kuqezi. Këndvështrimi i të parit të gjërave, është një dhuratë që njeriut ja ka bërë Zoti dhe ndokush do të ishte i lumtur, sikur Zvicra të mos kualifikohej për në Evropian dhe Behrami të ishte pjesë e jona, megjithatë edhe tek këta, padyshim ka mbetur shija e hidhur e një deklarate që na vë pa asnjë diskutim, si një zgjedhje e dytë.
Dragusha: Të isha në vend të Behramit, do bëhesha kuqezi
"Hoqa dorë nga një tjetër pasaportë për Shqipërinë"
Ndihen shqiptar kokë e këmbë, nuk e ka penguar asnjë të zgjedhë përfaqësuesen kuqezi dhe më shumë se kaq, ka refuzuar shumë nënshtetësi të tjera për të veshur fanellën që e ka ëndërr çdo fëmijë, që i përket këtyre trojeve. Quhet Mehmet Dragusha, është mesfushor i krahut të majtë dhe tashmë prej dy vjetësh, është vënë rregullisht nën urdhrat e Brigelit dhe flamurit tonë kombëtar…
-Mos më thoni që familja nuk ka qenë një shtysë e fortë për tu bërë kuqezi? "Ju lutem, unë jam shqiptar kokë e këmbë dhe ndjehem si i tillë, familja këtu nuk ndërhyn fare, kam zgjedhur të luaj me Shqipërinë, kur kam qenë në një moshë ku mund të logjikoja fare mirë…".
Behrami ende nuk ka vendosur, madje në një intervistë të dhënë për "Il Messaggero"-n, ka thënë se nëse Zvicra shkon në Euro 2008, atëherë nuk do të kishte fare dyshime? "Po, e di çështjen e tij sepse ka shumë kohë që trajtohet edhe nëpër media. Më falni, po kjo është një gjë shumë personale…".
-Jo edhe aq kur bëhet fjalë për përfaqësuesen e Shqipërisë? "Ok, nëse ju doni mendimin tim. Askush nuk duhet të më keqinterpretojë, mbi të gjitha Behrami, por fakti që unë kam hequr dorë nga një shtet tjetër që më ofronte shumë perspektivë, do të thotë se unë e kam bërë zgjedhjen time, të cilën ja sugjeroj edhe Valonit".
-Keni hequr dorë nga një pasaportë tjetër…? "Po, po, nga një shtet që më ofronte pse jo, edhe përfaqësuesen e madhe të tij. Por kjo nuk është një gjë e re, sepse e ka bërë edhe Lorik Cana, që vendosi për Shqipërinë kur kishte një të ardhme, ndoshta në përfaqësuesen franceze. Gjaku në të tilla raste, nuk bëhet ujë".
-Sa vlen një Behram që një herë thotë se jam shqiptar dhe pastaj se jam zvicerian? "Kjo është një çështje këndvështrimi…(mendohet)…nëse ai preferon të luajë për Shqipërinë, unë mendoj se do të jetë një gjë pozitive, pasi nuk iI kemi kushtet të refuzojmë një nga futbollistët shqiptarë më të mirë për momentin, që luajnë jashtë Shqipërisë. Nuk e di, nuk di çfarë të them në lidhje me këtë".
-Flasim pak për Dragushën e Bundesligës 2? "Kam zgjedhur Paderborn, është një skuadër e mirë dhe kam mundësi të aktivizohem rregullisht. Ambejtni është perfekt dhe trajneri më ka thënë që jam pjesë e formacionit stabël".
-Por askush nuk ju pa në javën e parë…? "Klubi ka pasur disa probleme me federimin tim dhe trajneri e mësoi një gjë të tillë vetëm ditën e shtunë, kështu që nuk patëm kohë të rikuperonim. Megjithatë nuk ka asnjë problem, në fundjavën e ardhshme do të jem rregullisht në fushën e lojës".
-Megjithëse në Bundesligën 2, ju pretendoni shumë nga vetja…? "Po, sepse është një nga sezonet më kyç të karrierës sime. Nëse arrij që të bëj më të mirën gjatë këtyre 9 muajve, duke qenë titullar, atëherë jo vetëm që forma ime arrin maksimumin, por mund të kem oferta edhe nga shumë klube të tjera gjermane. Kur kujtoj sezonin e shkuar, hidhërohem, jam i lumtur që nuk kam më problem me trajnerin dhe më së fundi, të paktën po luaj futboll".
http://www.albanian.com/community/m...article&sid=645
Brigeli e tha qarte. harrojeni Berhamin. Kombetares shqiptare i duhen njerez qe ta duan fanellen. Do bejme dhe pa te. gjithesesi nuk kishte per te na kualifikuar anyway.
Trego 2 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.