Forumi Horizont
Trego 1 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkiva (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=381)
-- Presidenti Barak Obama (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16549)


Postuar nga cLaSic datė 06 Nëntor 2008 - 13:48:

Presidenti Barak Obama

Me fitoren e tij, Barak Obama hyn nė histori.

Demokrati Obama do tė jetė presidenti i parė afrikano-amerikan i Shteteve tė Bashkuara, disa dekada pas pėrpjekjeve pėr tė drejta tė barabarta tė afrikano-amerikanėve nė jugun e ndarė tė vendit.
47 vjeēari ishte gjithashtu i pari kandidat presidencial afrikano-amerikan i njė partie tė madhe politike nė Shtetet e Bashkuara. Kandidatura e tij historike vjen 50 vjet pas fillimit tė Lėvizjes pėr tė Drejtat Civile, qė u dha fund ligjeve tė ndarjes racore nė pjesėn jugore tė Shteteve tė Bashkuara qė i trajtonin afrikano-amerikanėt si qytetarė tė dorės sė dytė.

Afrikano-amerikanėt nuk mund tė ushtronin lirisht tė drejtėn pėr tė votuar nė jug tė vendit deri nė vitin 1965, kur Kongresi miratoi Aktin e sė Drejtės pėr tė Votuar nėn presionin e aktivistėve tė tė drejtave civile.

Mė parė, frikėsimi dhe dhuna dhe ligjet qė donin t’i kufizonin tė drejtat e afrikano-amerikanėve, nuk i lejonin afrikano-amerikanėt tė votonin, megjithėse atyre u ishte dhėnė e drejta e votės qė nė vitin 1870 me amendamentin e 15-tė tė kushtetutės. Akti pėr tė Drejtėn e Votės u dha fund kėtyre taktikave diskriminuese.

Obama, i ati i tė cilit ishte nga Kenia dhe nėna njė amerikane e bardhė, ka realizuar arritje historike edhe mė parė.

Nė vitin 1990, ai ishte i pari president afrikano-amerikan i revistės prestigjioze Harvard Law Review, qė konsiderohej posti mė i lartė nė Fakultetin e Drejtėsisė tė Universitetit tė Harvardit.
Zoti Obama ėshtė senatori i pestė afrikano-amerikan nė historinė amerikane dhe i vetmi afrikano-amerikan qė shėrben aktualisht nė Senat.


 
Trego 1 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.