Forumi Horizont Gjithsej 5 faqe: [1] 2 3 4 5 »
Trego 49 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Fizikė dhe Astronomi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=10)
-- Mbi disa punime te miat-R.Th. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18794)


Postuar nga robert datė 14 Korrik 2015 - 19:05:

Mbi disa punime te miat-R.Th.

Pas lejes dhe keshilles se marre ketu nga fajtori, nuk po e zgjas por po hedh ketu pershkrimet e shkurtera dhe te gjata informative te punimeve te miat te botuara deri me tani, e te cilat me kane shkaterruar disi nga ana financiare. Nuk duket e hijshme qe nje autor te flase per librat qe ka botuar, por duhet te prese te flase dikush tjeter per 'to. Mirpo problemi eshte se ne kete katrahure stertranzicioni nuk e merr vesh i pari te dytin; gjithashtu problemi tjeter eshte se punimet e mia i qendrojne ca si teper besnike te VERTETES, keshtu demtojne padashur edhe shume subjekte te ndryshme qe jetojne nga genjeshtrat; dhe e treta, mjaft te reja qe sjellin keto punime, po shfrytezohen ilegalisht nga pseudo-intelektuale te gjithfarllojit. Ndaj keto libra jane klasifikuar nga persona me pozite si non grada, ndaj dhe ato mund ti gjesh vetem pjeserisht nen ndonje banak librarie, apo ne ndonje cep rafti te tejlargem. Ndaj dhe une po i sjell ketu ne dy pershkrime, e kush te doje le ti shperndaj ku te doje.
Por me pare po jap nje e-mailin tim qe ua kam nisur shume e shume mediave para nja tre javesh, mbi problemin ne fjale, keshtu per te kuptuar se si eshte gjendja e informimit mbi librin ne Shq.


Postuar nga robert datė 14 Korrik 2015 - 19:09:

(Teksti i mėposhtėm ėsht i njėjtė pėr t' gjithė ju) tė redaktorė gazetash dhe mediash tė tjera.
Kjo ėshtė hera e tretė e rregullt, qė unė po kontaktoj me ju nė lidhje me botimet e mia tė reja, dhe me njė shpresė edhe mė tė pakėt se ju do tė jepni njė njoftim qoftė edhe tė shkurtėr mbi botimin e tashėm. Por unė bėj detyrėn time, sepse ėshtė e padurueshme tė dėgjosh nga ju mė pas, se ne nuk kemi marr asnjė njoftim mbi kėtė titull tė ri. Edhe nė dy njoftimet parakaluese qė ju kam nisur, atė tė "Evolucionit gjuhėsor" vėll. i 3 nė nėntor 2014, dhe atė me dy novela: "Kush e solli Doruntinin + Gjenerali i ushtrisė sė vrarė" nė mars (apo prill) 2015, as edhe njėri prej jush dha njė njoftim mbi kėto tituj tė rinj librash!?! Ndoshta ju e konsideroni vendin tuaj tė punės si njė monopol privat, ku vetėm ju e cmoni nėse publiku duhet tė njoftohet ose jo mbi njė libėr tė ri tė dalė nė treg! Nėse vėrtet mendoni kėshtu, unė ju sqaroj se ju e keni detyrė ligjore tė njoftoni publikun mbi cdo lajm kulturor qė ju vjen nė redaksi. Ashtu sic dhe publiku e ka tė drejtėn tė informohet nga media mbi ngjarjet politike, sociale, kulturore etj. Ndryshe duhet tė dyshoj cdo njeri, se mediat dhe njerzit qė punojnė nė 'to janė kthyer nė instrumenta sahan-lėpirse tė grupimeve drejtuese tė vendit, kėshtu edhe nė vegla qorre diktatoriale.
Unė po ju jap edhe njė shanc tė fundit tė gjithė juve tė largoni kėtė dyshim, qė mund ti ngrihet kujdo nė kokė, -sepse nuk kam ndėrmend tė merrem me vegla qorre dhe sahan-lėpirėse-, duke ju njoftuar juve mbi librin tim mė tė fundit, gjė qė do tė thotė, se unė dhe cdo qytetar pret tė jepet nga ju njė njoftim sado i shkurtėr nė lajme apo nė njė emision kulturor, mbi kėtė titull tė ri, tė librit tim mė tė fundit.
Titulli i librit ėsht: "Kuptimi metafizik dhe dialektik i lėvizjes" me nėntituj: nėn disa tė reja shkencore (tė sjella vetėm nga vėshtrime empirike). Autor: R Th..
Njė vend tė gjerė nė mes tė librit ze edhe nėnkapitulli: fizika metafizike, ku autori shtjellon pėrciptas sistemet e hapura dhe tė mbyllura, entropinė, duke e kthyer kėtė me kokė lart, -sic ai pretendon; gjithashtu aty autori merret sėrish me teorinė speciale tė relativitetit tė Ajnshtajnit, gjė tė cilėn ai e ka trajtuar gjerėsisht nė njė punim tė tij mė tė hershmėm; nė kėtė nėnkapitull trajtohet edhe teoria e pėrgjithshme e relativitetit, si dhe drejtimet e mekanikės kuantike sot.
Ky libėr ka njė gjuhė tė thjeshtė, aq sa pėr ta kuptuar atė mjaftojn disa njohuri mbi natyrėn, tė cilat njeriu i merr me 8-9 klasė shkollė, apo dhe nga emisione tė ndryshėm televizivė. Edhe shpjegimi qė autori pėrpiqet tė japė mbi materien, natyrėn, kozmosin, ėshtė larg teorive tė sotme tė komplikuara. Ai pėrpiqet tė shpjegojė se si forca gravitacionale ėshtė mėma e cdo lloj lėvizje, qysh nga krijimi i materies e deri mė sot. Libri ka 320 faqe dhe kushton 700 lek apo 7 euro.
Libri, po si dhe librat e tjerė tė autorit, ėshtė i botuar nga shtėpia botuese "Vllamasi", dhe nesėr deri pasnesėr gjindet nė bibliotekėn kombėtare dhe nė librarinė e kėsaj shtėpie botuese. E ditė mė pas, edhe nė dy-tre librari tė tjera.
Unė nuk besoj se ju do tė jepni qoftė edhe njė lajm tė shkurtėr mbi botimin tim mė tė fundit, sic dhe nuk dhatė edhe nė dy botimet parakaluese. Pėr mua kjo nuk ka ndonjė rėndėsi; cdo njeri ka ndėrgjegjen e vet dhe varet nga kėmbėt e tija. Por nėse ndonjėri nga ju do japė njė njoftim kėsaj here mbi librin tim mė tė fundit, tė mė njoftojė qė ta di dhe -mundėsisht- ta verifikoj.
Gjithė tė mirat dhe suksese nė punėn tuaj informative. Berti.


Postuar nga robert datė 14 Korrik 2015 - 19:15:

Vetkuptohet se edhe kesaj radhe nuk duket se eshte dhene ndonje njoftim i shkurter mbi titullin e dale ne treg.
Me poshte pasojne keto pershkrime informacione, lu emri im jepet ketu ne kete portal (si me lart) me iniciale, pra jo i plote.

1. Pa Titull GlobusR T.2005

-vargje 1985÷2005 +esse + disa shkrime historike + pėrshkrime udhėtimi
(ky ėshtė libri i parė i autorit, me tė cilin ai nuk pretendon shumė.)

2. Hakmarrja e viktimės GlobusR T. 2005

- 33 tregime (me humor, ironikė dhe sarkaikė nga vite tė ndryshme)

3. Teoria e relativitetit nė kohė dhe hapsirė –disa sqarime,
keqkuptime dhe pėrmisime nė tė kuptuarit e saj– GlobusR T.2007

4. Evolucioni i gjuhės vėll.1 -fillimet e tij- GlobusR T.2009

5. Evolucioni gjuhėsor vėll.2 -vazhdimet e tij- GlobusR 2009
-etimollogji, histori; (ky vėllim pati njė mbyllje tė shpejtė, aq sa nuk i kanė munguar nga fundi i tij disa gabime gramatikore.)

6. Dialektika e arsyes dhe e sugjestionit -apo njė copėz jetė nė
verėn e nxehtė tė njė kryeqyteti -roman- GlobusR T.2011

7. Tė gjithė me Zotin -tregime GlobusR T.2011


Postuar nga robert datė 14 Korrik 2015 - 19:22:

8. Komplekset shqiptare tė inferioritetit Vllamasi T.2012
9. Albanistani ynė -shkrime tė ndryshme- Vllamasi T.2012
10. Kursi i servilave -tregime- Vllamasi T.2013
11.A ėshtė Bibla dhe Kurani fjalė e Zotit apo e njeriut? Vllamasi 2013
12. Europastani dhe … bibilushi -shkrime te ndryshme- Vllamasi T.2014
13. Evolucioni gjuhėsor vėll. 3 -„sekretet“ e historisė sė njeriut- Vllamasi 2014
14. Kush e solli Doruntinin? + Gjenerali i ushtrisė sė vrarė -dy novela- Vllamasi 2015
15. Kuptimi metafizik dhe dialektik i lėvizjes -nėn disa tė reja
shkencore- (tė sjella vetėm nga vėshtrime empirike) Vllamasi T.2015

Keto ishin shkurtimisht titujt e mi. nese dikujt i ngjallet interesi, mund te shohi me tej pershkrimet e shkurtera.


Postuar nga robert datė 14 Korrik 2015 - 19:23:

1. Pa Titull GlobusR T.2005

-vargje 1985÷2005 +esse + disa shkrime historike + pėrshkrime udhėtimi
(ky ėshtė libri i parė i autorit, me tė cilin ai nuk pretendon shumė.)

2. Hakmarrja e viktimės GlobusR T. 2005

- 33 tregime (me humor, ironikė dhe sarkaikė nga vite tė ndryshme)

3. Teoria e relativitetit nė kohė dhe hapsirė –disa sqarime,
keqkuptime dhe pėrmisime nė tė kuptuarit e saj– GlobusR T.2007

Nė kėtė libėr autori i qėndron besnik pikpamjeve para-ajshtajniane tė principit tė relativitetit, duke pranuar shpejtėsinė maksimale nė hapsirė, atė tė dritės, duke pranuar dhe mosndikimin e burimit tė dritės nė kėtė shpejtėsi, ēfarė mbetet tė kuptohet se ekuacionet e Maksuellit nuk mund tė fillojnė nga 0 pėr ēdo sistem referimi dhe ruajtur shpejtėsin konstante c, ndryshe kemi firim ose shtim kohe pėr dy trupat e njėrit sistem. Mirpo edhe fillimi i ekuacioneve nga plus ose minus zero ėshtė pa kuptim. Ndaj kėtu qėndron gabimi, sipas autorit R.Th., tek trajtohen dy sisteme tė ndryshėm lėvizje trupash, dhe shpejtėsitė e tė dyve nisin nga zero, nė njė kohė qė kėto shpejtėsi janė tė ndryshme karshi njėri-tjetrit. Problemi ėshtė thuajse banal, sipas R.Th., ndaj ai shkon deri tek shpejtėsia e dritės c sipas arsyes sė shėndoshė, e cila i ruan ekuacionet e Galileit, duke na dhėn c², siē e kemi tek E=mc², gjė tė cilėn Ajnshtajni nuk e ka kuptuar.

4. Evolucioni i gjuhės vėll.1 -fillimet e tij- GlobusR T.2009

-etimollogji, histori. Nė kėtė libėr me tre vėllime autori sjell krahasime fjalėsh nė gjuhė tė ndryshme, nė ato „tė gjalla“ dhe „tė vdekura“, duke vėrtetuar kėshtu me fakte tė reja kėtė evolim gjuhėsh. Pėrveē kėsaj, nė libėr dalin edhe fakte tė reja historike, gjė qė e bėn librin interesant.

5. Evolucioni gjuhėsor vėll.2 -vazhdimet e tij- GlobusR 2009

-etimollogji, histori; (ky vėllim pati njė mbyllje tė shpejtė, aq sa nuk i kanė munguar nga fundi i tij disa gabime gramatikore.)

6. Dialektika e arsyes dhe e sugjestionit -apo njė copėz jetė nė
verėn e nxehtė tė njė kryeqyteti -roman- GlobusR T.2011

Ngjarjet e romanit na shpien aty nė fillim tė viteve ’80 nė Tiranė, mes disa tė rinjve punėtorė tė uzinės Traktori, ku ndėrthuren si shfaqjet e huaja, ashtu dhe dashuria e Romeos dhe Mirelės.
Ky roman u shkruajt nė verė tė 1986-ės, nė njė kohė rekord prej disa javėsh. Pastaj, pasi iu dha pėr tu lexuar disa personave, ndenji vite tė tėra pa u prekur. Vetėm tani nė emigrim, autori iu fut edhe njė herė ripunimit tė tij, duke zvogluar dialogjet dhe pėrmisuar nga ana artistike.

7. Tė gjithė me Zotin -tregime GlobusR T.2011
Kėto 33 tregimet tė dyta tė autorit merren kryesisht me probleme fetare (religjioze) tė njeriut. Mė saktė, ai mbėrthen shpirtin e njeriut nė lidhje me besimin apo fetė e tij, pa harruar anėn spirituale tė tij. Nė libėr kalojnė personazhe nga mė tė ndryshėm si Krishti, Muhameti, Osama bin Laden, Omer Khajami, Marksi, Hegeli, Romel dhe Montgomeri, Hitleri, Xhoi Lenon, fshatari Lec, kinezi Lu, macja e presidentit Klinton, etj.


Postuar nga robert datė 14 Korrik 2015 - 19:25:

8. Komplekset shqiptare tė inferioritetit Vllamasi T.2012
-analiza historike. Nė kėtė libėr autori merret me katėr pseudo-historianė tė rinj, njė armatė pseudo-intelektualėsh kėta tė dalė vitet e fundit nė Shqipėri, librat e tė cilėve kanė ecur nė treg shumė mė mirė nga ēdo lloj libri tjetėr, pėr shkak tė pėrkėdheljes qė ata i bėjnė disa komplekseve tė kombit tė tyre. Kėta gjysėm-historianė pėrpiqen (gjoja) ta ngrenė lart nė piedestal gjuhėn shqipe, por nė fakt e kanė baltosur atė mė shumė. Pra, duke dashur tė na venė vetulla, na kanė nxjerrė nė fakt sytė. Autori R.Th. analizon disa nga veprat e tyre, duke treguar kėshtu pėrzgjedhjen e gabuar qė ata bėjnė nė krahasimin e fjalėve, nė mitet e ndryshme, dhe nė pasazhet historike tė njohura.

9. Albanistani ynė -shkrime tė ndryshme- Vllamasi T.2012

Nė kėtė libėr kemi shkrime nga mė tė ndryshmet, duke filluar me njė pyetsor tė gjatė, ku autori u pėrgjigjet pyetjeve, dhe mbaron me disa shkrime shkencore, me tė cilat autori mendonte tė niste njė libėr tjetėr. Nė faqet e mesit gjejmė shkrime dhe tema nga mė tė ndryshmet.

10. Kursi i servilave -tregime- Vllamasi T.2013

Nė 33 tregime tė tjera tė autorit kemi tema nga mė tė ndryshmet, ku dallojnė disa sociale dhe politike, si dhe tė ndjenjave njerzore. Dallojnė tregimet Kalkulacion i mprehtė, Dashuri vrasėse dhe Tango mbėrthyese.

11.A ėshtė Bibla dhe Kurani fjalė e Zotit apo e njeriut? Vll 2013

Ky libėr i shkruar nė vitet 2005-2006 analizon Biblėn dhe Kuranin, duke dalluar nė ‘to qartė dorėn dhe mėndjen njerėzore. Analiza e Biblės tregon qartė gjuhėn simbolike tė saj dhe ato qė quhen „kodet e fshehur“ tė saj

12. Europastani dhe … bibilushi Vllamasi T.2014

Ky libėr me shkrime nga mė tė ndryshmet, dhe qė hyn nė zhanrin e publicistikės, trajton jo vetėm tema shqiptare, por edhe ato ndėrkombėtare, kryesisht europiane. Si nė ēdo libėr tė autorit, letrar dhe jo-letrar, edhe kėtu del nė pah pėrpjekja e tij pėr tė demaskuar ēdo tentativė dhe nyje diktatoriale, qė shfaqet nė marrdhėniet e pėrditshme nga subjekte tė ndryshme, sidomos ato shtetėrorė.

13. Evolucioni gjuhėsor vėll. 3 -„sekretet“ e historisė sė njeriut-

Edhe nė kėtė vėllim tė tretė tė evolucionit gjuhėsor, autori sjell fakte tė reja nė ndihmė tė kėtij evolucioni, duke ndriēuar kėshtu edhe mė shumė disa fakte tė harruara historike tė kohrave tė lashta. Ky vėllim duket edhe ca mė interesant nga dy vėllimet e para. Vllamasi T.2014

14. Kush e solli Doruntinin? + Gjenerali i ushtrisė sė vrarė
Ky libėr me dy novela sjell ngjarje tė viteve ’80. Ndonėse tė dyja ngjarjet e novelave janė tė trilluara, si nė shumicėn e krijimeve letrare, ato pėrmbajnė emra dhe elemente realė, aq sa tė dyja ngjarjet duken sikur tė jenė tė vėrteta. Tė dyja novelat kanė metaforat e tyre. Vll. T.2015

15. Kuptimi metafizik dhe dialektik i lėvizjes -nėn disa tė reja
shkencore- (tė sjella vetėm nga vėshtrime empirike) Vll. T.2015
Autori i pėrket atij grupi njerzish, tė cilėt vėrejnė natyrėn me kėnaqėsi e kureshtje gjatė gjithė jetės. Si valėt e detit, ashtu dhe vargmalet, e kanė ēuar atė nė idenė mbi njė forcė rrotullese universale nė Hapsirė tė ēdo lloj trupi, nga grimca tė vogla e deri tek trupat e mėdhenj, planetė e diej, tė cilėt tėrhiqen pėr shkak ndryshimi tė polaritetit tė tyre, polaritet ky i cili –sipas autorit– duhet tė ketė ekzistuar qysh nė krijim tė materies.
Nė kėtė libėr pėrmblidhet edhe „Fizika metafizike“, nė tė cilėn autori tregon rrugėn e mbyllur ku e ka ēuar kjo lloj fizike studimin e Natyrės sot. Nė kėtė kapitull ai sqaron dhe kthen me kokė lart konceptin e entropisė, sqaron edhe njė herė qart me shembuj konceptin e relativitetit, duke i qėndruar besnik arsyes sė shėndosh deri tek shpejtėsia maksimale nė Hapsirė, atė tė dritės c, kėshtu duke e hedhur poshtė tė ashtuquajturin paradoks i binjakve. Edhe teorinė e pėrgjith. tė relativitetit tė Ajnshtajnit, me gjithė hapsirėn e saj dy-dimensionale, autori e hedh poshtė me argu-mente dhe shembuj, duke treguar qartė pse kjo Hapsirė ėshtė tre-dimen-sionale dhe si e tillė na i shpalos aq qartė tė gjitha fenomenet e Natyrės.
Pas kėtyre autori sjell edhe njė panoramė tė mekanikės kuantike, qė lexuesi tė kuptojė ēfarė ai hedh poshtė nga kjo degė e kėndvėshtrimit tė theksuar metafizik dhe ēfarė ai pranon nga studimet e kėsaj dege.
Nė katėr forcat kryesore nė Natyrė, autori „eleminon“ dy prej tyre, atė tė dobėt, duke e konsideruar si shenjė tė jetgjatėsisė sė njė atomi, elementi, lėnde, trupi tė caktuar; si dhe atė tė fortė, e cila sipas tij nuk duhet tė llogaritet, pasi nė elementė, lėndė apo trupa tė caktuar, tė ashtuquajturat grimca elementare pėrbėjnė tashmė lidhje tė caktuara bėrthamash atomesh, elementėsh, lėndėsh, etj. Vetėm e ashtuquajtura forcė elektromagnjetike ėshtė bijė e forcės gravitacionale, ku e para ndikon mė sė shumti nė elementė ferrorė (metalikė) dhe e dyta nė tė gjitha atomet, elementėt dhe trupat, qysh nga krijimi i materies.


Postuar nga robert datė 14 Korrik 2015 - 19:31:

Kjo nuk ishte e gjitha! Nese ndonjeri don me per Belulin, ka akoma variantin e gjate:
Veprat:

1.Pa Titull – 300 faqe, kryesisht me vargje (1985-2005), pak esse, pėrshkrime udhėtimi, si dhe disa shkrime historiko-etimollogjike, Tiranė, GlobusR, 2005.

Ky ėshtė libri i parė i autorit, si i tillė nuk pretendon shumė nė vetvete, po tė pėrjashtojmė shumllojshmėrinė e temave qė pėrfshijnė vargjet e tij, tė cilat ai i rendit me modesti mė shumė tek vjershat, se sa tek poezitė, -sipas ndarjes, qė ai i bėn nė parathėnie tė librit, vargut nė pėrgjithėsi.
Kėtė ndarje nuk e lė pa e pėrmėndur edhe njė nga poezitė e tij… ah, deshėm tė thonim: njė nga vjershat e tij:
Vargjet e mia

Ah, kėto vargjet e mia,
si lastarė tė egėr shpėrthyer,
tė papunuar zvarriten mbi letėr,
besnike shpirtit tė trazuar,
pa rregulla metrik,
e normat e trurit tė poetit,
virgjėresha,
siē i ka bėrė Muza-Mėmė,
ndaj ndoshta nuk janė dhe aq tė bukura.

Dhe vėrtet, nė shqetėsimet e shpirtit tė tij dallojmė si fillim njė Muzė tė ashpėr, e cila duket jo vetėm e politizuar, (…o Zot, ē’ka kėrkuar kjo Muzė nė shterpėsinė e njeriut!?), por edhe e pėrzier nė gjithfarė problemesh shoqėrore, kohore, ekonomike, letrare, etj., si bie fjala:
Ē’kohė

Zhurmė, rrėmujė, heshtje, gjallėri!...
Ē’kohė jetojmė!...
Pemė tė krisura!...
Lule artificiale!..
Paralizė!..
Emra tė harruar, e ca tė krijuar!..
As sfinks i vjetėr, as sfinks i ri!..

Din Hyka, ē’ka qė mė kujtohet?!..
Po Dhimitri i tij?!..
Ēudi, vdiqėn heronjtė!..

Duhen krijuar idhunj tė rinj!..

(Fatkeqėsisht, kjo vjershė ka dalė e cunguar nė botim pėr faj tė botuesit, ndaj autori vetė e ka kompesuar me njė shtesė tė daktilografuar edhe njė herė kėtė faqe tė librit.)

Duket se mbi 220 faqe vjersha/poezi, autori nuk do ti kish shkruar, po tė mos ish pėrvėluar sado pak nga ajo ndjenjė universale, me emrin dashuri. Ndaj gjejmė nė faqet e librit gjurmėt e kėtij zjarri universal.

***
Lulen qė prure,
pėrherė e ujita.
E ujita dhe me lotėt e syve tė mi!
Deri mė sot arrita…
Akoma lulėzon!
E nė ėshtė nevoja,
do jap dhe gjakun tim!

Fjalė tė pathėna

Fjalė tė pathėna,
ngjitur pas shpirtit,
si mjegull mėngjezi lodrojn,
vėrtiten rreth meje si flutėrza,
tė trembura nga afėrsia,
mė tė bukura se vetė poezia,
gjithė dashurinė e ngujojn.

Vėrtet, tek ky autor duket se janė ngujuar tė gjitha ato ndjenja, emocione dhe afekte, -dhimbja, gėzimi, pėrkujdesja, mėshira, falja, obligimi, etj.- tė cilat Muza e poezisė i nxit tė zbrazen nė letėr. E ndoshta janė ngujuar mė tepėr sa duhet, gjė qė ka ndikuar nė nivelin mesatar letrar tė shumė prej vargjeve. Sidoqoftė, duke patur parasysh edhe ēmimin tepėr tė ulėt tė librit, 330 lekė, apo 3 Euro, duke patur parasysh essetė e bukura humoristike, ato pėrshkrime udhėtimi tė autorit nė Shqipėri, si dhe ato pak shkrime etimollogjike-historike, mendojmė se ia vlen pasja e kėtij libri nė bibliotekėn personale tė lexuesit tė rregullt.


Postuar nga robert datė 14 Korrik 2015 - 19:32:

2 Hakmarrja e viktimės –tregime, 250 faqe, (nė librin elektronik: 280 faqe), GlobusR, Tiranė, 2005, ēmimi 330 lek.

Ironia, humori dhe sarkazma shoqėrojnė thuajse tė gjitha kėto 33 tregime tė para tė autorit Robert Thomanikaj, tregime tė skicuara dhe shkruara ndėr vite. Titullin e librit e ka vėnė botuesi, Petraq Risto, nga pėlqimi duket prej tij i njėrit prej tregimeve tė librit.
Duke qenė padashur tek ky tregim, po nxjerrim njė pasazh tė shkurtėr prej tij, i cili tregon jo vetėm atė kohė tė shkuar tė monizmit, por edhe „profetizon“ kohėn e ardhme tė pluralizmit.
(Izeti) „…. U kthye tė gjente njė vend ku tė kishte hapsirė. Ai ambient i merrte frymėn. Sė fundi duhet tė gjente edhe njė kosh plehrash ku tė hidhte kaushin e mbetur. Nuk ish mėsuar ta lėshonte ashtu pėr tokė, si shumė tė tjerė. Po ecte i shkujdesur nė kėrkim tė koshit, kur papritmas flegrat e tij tė hundės u ngacmuan nga njė parfum i kėndshėm femre. Ndėrkohė qė insiktivisht po kthente kokėn nga mrekullia femėrore, sytė i panė koshin e plehrave… Pėr njė moment tepėr tė shkurtėr u tundua, sepse nuk po dinte kė tė ndiqte, ku tė pėrqėndrohej!.. Tė ndiqte farfurimėn e parfumit, apo tė mos i ndante sytė nga koshi, i cili mund ti humbiste prej lėvizjeve tė shumta tė turmės!?.. Nuk i pėrkiste atyre njėrėzve qė rrinė e vėshtrojnė gratė kur kalojnė nė rrugė. Mirpo kish kohė qė nuk kish ndjerė aromė parfumi, pėr mė tepėr njė aromė aq tė kėndshme, si ajo qė sapo kaloi! Prandaj ai tundim e hutoi krejt! Vazhdoi insiktivisht ecjen pa e kthyer kokėn, duke i hapur kėshtu dritėn jeshile fantazisė. Kishte harruar fare seksin femėror dhe i erdhi pak ēudi, qė nė njė ditė si kjo do tė puqeshin tė tria: parfumi, femra dhe harresa e tij. Biles mund tė shtonte: edhe vetja e tij me idetė sėbashku. Ufff, bėri njėherė. Ē’tundim!? Tundim i ēuditshėm! Mė i shkurtėri qė kish patur ndonjėherė! E ndoshta mė i forti! Jetė tundimesh, i tha vetes pastaj, duke pėrllogaritur edhe ato qė mund tė kalonte atė ditė. Ngriti dorėn dhe me tė pėrplasur lėshoi nė kosh gjysmėn e mbetur tė kaushit…
Shefi i policisė sė lagjes sė tij e kish ndjekur nga larg tė gjithė skenėn e Izetit nė koshin e plehrave. I erdhi ēudi dhe mirė pėr atė skenė. Njėkohėsisht ndjeu edhe njė farė keqardhje pėr banorin e lagjes, qė pėrmblidhte rajoni i tij. I shkreti, mendoi, fliska dhe me vete! Nuk e kish parė ndonjėherė ashtu. E dinte se ishte i liruar si i sėmurė nga koka, por se qysh e si…, dinte vetėm qė i moshuari kish bėrė nja njėzet vjet burg politik, …e patjetėr atje duhet ta kishte kapur edhe sėmundja!.. Ah po, iu kujtua se i shkreti kishte bėrė sė fundi edhe disa muaj nė psiqiatri. Siē ia kish thėnė vetė i sėmuri, i bėheshin gjithsej tek nėntėmbėdhjet vjet e … muajt nuk i mbante mėnd. Njė jetė e tėrė … sidoqoftė, mendoi. Kushedi pėrse gjith’ ajo odise?!. Gjėra tė sė kaluarės… Po nejse, tani kish rėndėsi qė ai banori i rajonit tė tij i pėrkiste njerėzve tė rregullt e me kulturė… tė ishin tė gjithė si ai, pa… pa le tė kishte edhe armiq! Tė hidhnin mbeturinat nė vendin e caktuar, … kjo ishte boll e rėndėsishme!.. Si mund tė kėrkohej zbatimi i ligjeve, kur njerėzit nuk zbatonin ato mė elementaret?!. Mė tė thjeshtat!.. Mė tė domosdoshmet!.. Zbėrtheu kopsėn e jakės, duke nxjerrė nga xhepi shaminė e hundėve. Kish filluar tė djersinte dhe kjo i ndodhte gjithnjė kur diskutonte me veten. Fshiu pak qafėn dhe, njėkohėsisht, pėrshėndeti me kokė njė kolegun e tij. Duhej tė kish kujdes, ndryshe do tė merrte ndonjė tė ftohur nga djersa e tharė nė trup. Sėmundjet i urrente pėr qamet dhe, kėsaj radhe, duket se po sėmurej edhe nga koka. Po bėhej si ai Izeti, i cili patjetėr i gėzohej ardhjes sė De Kuejarit!.. Tjetri ti gėzohej kujt tė donte, por ai duhej tė kish kujdes nga djersa! Kjo ishte e rėndėsishme pėr ’tė!.. Tė tjerėt le ti gėzoheshin ardhjes sė perujanit, ai pak kishte tė bėnte me kėtė. Nė fund tė fundit, edhe sheshi pėrpara muzeumit nuk i pėrkiste rajonit tė tij!.. Biles nuk i pėrkiste asnjė rajoni!.. I erdhi ēudi pėr kėtė zbulim. Mund tė ndodhte ndonjė incident, dhe asnjė rajon policie mbante pėrgjegjėsi direkte pėr kėtė! Pėrgjegjėsia binte mbi tė gjithė, edhe mbi ata lart. Pra sheshi, nė njė farė mėnyre, simbolizonte qeverinė. Po tė qe sheshi nė rregull, qe edhe qeveria nė rregull!.. Po tė qe sheshi i pastėr, qe edhe qeveria e pastėr!.. Nė fund tė fundit, edhe ēdo riparim qė i bėhej sheshit, profetizonte ndryshimet nė qeveri!.. Kėshtu duhej tė kish ndodhur!.. Apo, pėrkundrazi, ndryshimet nė qeveri sillnin edhe ndryshimet nė sheshin kryesor tė kryeqytetit?!.. Ohh, po i pėllciste koka nga mendimet e shumta!.. Do tė pėrfundonte si ai Izeti, qė fliste me vete!.. Po ku, … ku do tė ishte tani i shkreti, mendoi pėr ’tė…
Izeti, nga an’ e tij, ishte ulur nė trojtuar, disi larg turmės qė po rrallohej. Hapte sytė sa majtas e djathtas, por me shumė kujdes, si njė i ngeshėm qė nuk kishte ē’tė bėnte tjetėr pėrveēse tė shikonte njerėzit pėrreth, … ose, siē do ti pėlqente ti quante ata njerėz: shėtitėsit mė tė kotė nė botė!.. „

Por tregimet e kėtij libri dalin edhe nga skenat reale, duke i sigmatizuar ato nė pjesėza abstrakte tė ngjarjeve irreale, apo mė saktė: tematikave simbolike. Nė kėto tregime, si „Duke kėrkuar punė“, „Specialist“, „Ndalohet „Pėrse-ja“ “, „Fjala“, „I keqi“, etj., metafora dhe hiperbolizimi janė simbiozuar aq shumė me sarkazmėn dhe ironinė, sa fantazia e lexuesit pėrshkon skena reale tė njė teatri molieran. Kėtu qėndron edhe bukuria e kėtyre tregimeve tė thjeshtė, irrealja flirtohet gjatė gjithė kohės me realen njerzore, kufijtė e tyre shpesh herė pėrzihen me njėri-tjetrin, aq sa lexuesit i mbetet nė fund njė idč e qartė nė mėndje pėr botėn dhe shoqėrinė ku jeton. Ky duket se ėshtė dhe piksynimi i kėtij libri, paraqitja e shoqėrisė, nėpėrmjet karaktereve individualė. Narrativja ėshtė sa indivi-duale aq dhe shoqėrore, ndėrthurrja e individit me shoqėrinė e natyrshme dhe metaforike, ndikimi i tregimeve tek lexuesi vjen aq natyrshėm, sa ky edhe mund ta ndjejė veten pa kuptuar pjesė e atyre ngjarjeve.
Me karakteret e ndryshme tė personazheve, autori fillon ta mbėrthejė lexuesin e librit, por akoma jo tėrėsisht nė gjithė shpirtin e tij, gjė tė cilėn ai e arrin mė tej nė librat e tij pasues.


Postuar nga robert datė 14 Korrik 2015 - 19:33:

3 Teoria e relativitetit nė kohė dhe hapsirė –Disa sqarime, keqkuptime dhe pėrmisime nė tė kuptuarit e saj– 160 faqe, GlobusR Tiranė 2007, Ēmimi: 500 lek (shkruar: janar-shkurt 2007, dhėnė pėr botim nė fund tė marsit 2007, dalė nga botimi nė korrik 2007 !).
Mbi principin e relativitetit, siē ėshtė quajtur gjithnjė ky botkuptim, siē quhej nė fillim me tė drejtė edhe nga Ajnshtajni, siē dėshiron ta quajė edhe ky autor i panjohur shqiptar, ishte parashikuar nga ky i fundit vetėm njė kapitull i vogėl nė librin e tij mbi Dialektikėn. Mirpo punimi i tij zgjati shumė, ndaj ai e pėrmblodhi atė nė njė libėr mė vete, duke sjellė (ndoshta) njė sensacion nė lidhje me kėtė princip.
Vetė autori nuk pretendon pėr sensacion, pasi ai vetėm kthehet mbrapsh nė kuptimin e principit tė relativitetit, duke e lėnė kėshtu, po si nė kohėn para ajshtajniane, hapsirėn dhe kohėn tė ndarė nga njėra-tjetra. Kėtė ai e justifikon, pra ai e kundėrshton njehėsimin ajnshtajnian tė kohės dhe hapsirės, me mospasjen nė hapsirė tė njė pike referuese tė palėvizshme pėr tė gjithė trupat, gjė kjo nga ana tjetėr, e cila sė bashku me pranimin e ekuacioneve tė Maksuellit, qė pranojnė shpejtėsinė maksimale tė dritės 300.000 km. nė sek., shpejtėsi e pandryshuar kjo nė zbrazdėsirė, e provuar kjo dhe nga eksperimenti i Majkelson-Morlit dhe tė tjerė eksperimentues, nxitėn Ajnshtajnin nė krijimin e njė koncepti tė ri fizikal, atė tė njėhėsimit tė hapsirės dhe kohės nė shpejtėsinė maksimale tė Universit, atė tė dritės.
Ku qėndron problemi dhe si t’ia shpjegojmė lexuesit sa mė shkurt. U provua nga Romy 300 e ca vjet mė parė, qė shpejtėsia e dritės ėshtė 300.000 km. nė sekondė. Kjo u provua dhe nga eksperimentues tė tjerė. Rreth dyqind vjet mė vonė, u provua nga Majkelsoni dhe Morli se kjo shpejtėsi, ishte shpejtėsia maksimale nė hapsirė. Deri nė kėtė kohė, ēdo trup e mat shpejtėsinė nė lidhje me njė trup tjetėr tė palėvizshėm. Kėshtu vetura nė lidhje me rrugėn automobilistike „tė palėvizshme“, aeroplani nė lidhje me sipėrfaqen e tokės „tė palėvizshme“, planetėt nė lidhje me diellin „e palėvizshėm“, dielli nė lidhje me qėndrėn „e palėvizshme“ tė galaktikės tonė, e kėshtu me radhė. Shpejtėsia e dritės parakuptohej nė lidhje me eterin „e palėvizshėm“. Mirpo u provua se nuk kishte eter tė palėvizshėm, pasi u provua se nuk kishim interferencė tė dritės, nė lėshimin e saj nė dy drejtime tė kundėrta, atė tė lėvizjes sė tokės dhe atė tė kundėrt tė lėvizjes sė tokės. Doli pra se drita kishte tė njėjtėn shpejtėsi si nė drejtim tė rrotullimit tė tokės ashtu dhe nė drejtimin e kundėrt. Pra burimi i dritės nuk influencon nė shpejtėsinė e dritės; kjo e fundit pėrhapet nė tė gjitha drejtimet me tė njėtėn shpejtėsi, panvarsisht sa shpejtė lėviz burimi i saj. Ky efekt e ēoi Ajnshtajnin nė hedhjen e njė ideje gjeniale, atė tė njėhėsimit tė kohės dhe hapsirės.
Nė kundėrshtim me kėtė idč gjeniale tė Ajnshtajnit, autori Robert Thomanikaj, duke pranuar gjithashtu shpejtėsinė maksimale e tė pandryshuar tė dritės nė hapsirė, pra duke pranuar edhe mosndikimin e burimit tė dritės nė shpejtėsinė e kėsaj tė fundit, gjithashtu duke u bazuar tek mospasja e njė pike tė palėvizėshme referuese pėr tė gjithė trupat nė hapsirė, –pėrfshirė edhe dritėn– , ai mendon se ekuacionet e Maksuellit nisin drejtėsisht nga 0 pėr njė sistem referimi, por padrejtėsisht pėr njė sistem tjetėr referimi. Pra, ekuacionet e njė sistemi referimi nuk mund tė fillojnė nga 0 edhe pėr njė sistem tjetėr referimi (matjeje, ose tė maturi). Ēfarė do tė thotė, se pėr ne shpejtėsia e dritės ėshtė 300.000 km nė sek. duke e parakuptuar ne tokėn tė palėvizshme, por po ti japim ne aparatet tona njė sistemi tjetėr referimi, ai sistem referimi do i fillojė matjet e tij ose nga – 0 , ose nga + 0, (problem qė i doli dhe Lorencit, shkencėtar, bashkohės i -pak para- Ajnshtajnit). Detyrimisht edhe pėr atė sistem referimi drita ka tė njėjtėn shpejtėsi, por (me tė njėjtat njėsi matėse), nėse ai sistem tjetėr referimi do tė nisė nga 0 matjen e shpejtėsisė sė dritės, do tė thotė se ai ka zbritur ose ka shtuar (kjo ėshtė pa rėndėsi) shpejtėsinė e tokės tonė nė lidhje me atė vetė.
Mirpo, a nuk ka mundėsi nė kėtė rast qė eksperimenti i Majkelson-Morlit tė na japė efekt pozitiv, pra njė ndikim tė shpejtėsisė sė burimit tė dritės tek shpejtėsia e kėsaj tė fundit? -do tė pyesė me tė drejtė ēdo kush. Jo nuk ka pse tė na japė, pasi kjo ėshtė shpejtėsia maksimale nė hapsirė, e cila oserbon (pėrthith) cilėndo shpejtėsi t‘burimit tė dritės. Pra ne nuk kemi nevojė tė njehėsojmė njė parametėr tė njė subjekti, nė kėtė rast masat e hapsirės, me parametrat e njė koncepti, nė kėtė rast ndarjet kohore. Njehėsimi i kėtyre dy lloj parametrave tė panjehėsueshėm, nuk na shpie gjėkundi, nuk na hap horizonte botkuptimi mbi botėn dhe ligjet e natyrės, pėrveē se na habit pėr paradoksitetin e vet, sado gjeniale tė duket kjo idč.
Leximi i kėtij libri, sidomos rreth 50 faqet e fundit, janė interesantė pėr tė kuptuar principin e relativitetit, pa e njėhėsuar hapsirėn (konkrete) dhe kohėn (abstrakte), pra duke e kuptuar hapsirėn si fushė konkrete tė trupave lėvizės, dhe kohėn si abstraksion tė lėvizjes sė trupit material dhe shpejtėsisė sė tij.


Postuar nga robert datė 14 Korrik 2015 - 19:34:

4 Evolucioni i gjuhės v. 1 –nė fillimet e tij– 304 faqe, Tiranė, 2009, GlobusR Ēmimi: 400 lek/ 4 euro.

Ky libėr nuk sjell ndonjė teori tė re nė pemėn evolutive tė gjuhėve, pėrkundrazi, duke u bazuar nė ato mėsime shkollore tė deritanishme mbi evolucionin gjuhėsor, ky libėr sjell copėza tė reja nė kėtė pemė, kėshtu i tregon edhe njė herė mė qartė lexuesit ngjashmėrinė dhe tė pėrbashkėtat e gjuhėve. Autori R.Th. bazohet kryesisht nė tre gjuhė, shqipja, italishtja dhe gjermanishtja, (rrallė tek anglishtja qė e njeh shumė pak), si dhe tek fjalė gjuhėsh tė vjetra, tė cilat ai i nxjerr nga disa libra, ku ėshtė referuar.
Qysh nė kėtė vėllim, me provat qė sjell, autori tregon bukur nėn kėndvėshtrimin dialektik lidhjen e gjuhėve, kėshtu relativizon edhe kufinjtė ndarės tė grupeve tė ndryshme tė gjuhve, duke treguar lidhje midis gjuhėve tė sotme e tė lashta, atyre semite me ato indo-europiane, e biles edhe deri ato latinos tė pėrtej Antlatikut. Kėto lidhje gjuhėsh dhe grupimesh tė tyre janė akoma tė vogla nė kėtė vėllim, e biles disa edhe tė ngelura si hipoteza –sipas autorit. Por s.d.q. nxisin kėrshėrinė e lexuesit tė vėmėndshėm dhe atij qė merret me histori dhe gjuhėsi.
Pėr t’mos e mėrzitur lexuesin me analiza gjuhėsor-etimollo-gjike, autori merret dy-tre here nė kėtė vėllim me disa fjalė, emra dhe toponime tė njohur, kuptimin dhe prejardhjen e tyre; kėshtu lexuesi i librit ēplodhet disi. Autori shpjegon edhe kuptimin dhe prejardhjen e emrit tė tij: Robert, nga: rob i urt.


5 Evolucioni gjuhėsor v.2 –nė vazhdimet e tij– 310 faqe, Tiranė, 2009, GlobusR Ēmimi i librit: 450 lek.
Nė linjėn e vėllimit tė parė ecėn dhe vėllimi i dytė i librit. Autori pasuron me shembuj tė ndryshėm panoramėn evolutive tė gjuhėve, kryesisht asaj shqipe dhe disa tė tjerave pėrreth.
Ndėrkohė qė vėllimi i parė doli nė pranverė tė 2009-ės, vėllimi i dytė doli nė verė tė kėtij viti. Biles faqet e fundit autori arriti ti mbarojė me tė shpejtė nė pushimet e verės nė Shqipėri. Ndaj nė fund tė kėtij libri dallojnė shpesh gabime gramatikore.
Edhe ky vėllim ėshtė tėrheqės, sidomos pėr ata qė interesohen mbi probleme historiko-etimollogjike, pėrmėtepėr sepse autori pėrpiqet tė shpjegojė edhe prejardhjen e disa emrave dhe toponimeve mjaft tė dėgjuar. Kjo e ēplodh mjaft lexuesin, pėr mė tepėr qė kėto emra dhe toponime lidhen me ngjarje tė njohura historike dhe kultura tė lashta, si ato afrikane, asyre, akadase, hetite, mesopotamase, egjyptase, ellase (greke), etj.
Nė tė dy vėllimet autori kritikon teoritė e gjuhės mėmė e bija, duke treguar me shėmbuj se si gjuhėt formohen e ndahen, si ato evolojnė nė drejtime tė ndryshme e me ritme jo tė njėjta.
Leximi i kėtyre dy vėllimeve i jep lexuesit njė kuptim mė tė qartė tė kėndvėshtrimit dialektik nė studimin e gjuhėve dhe evolucionin e tyre. Kėshtu ai mund tė kuptojė nė ēdo libėr tjetėr gabimet e shumė e shumė etimologėve.
Autori dėshiron ta pėrfundojė kėtė temė me njė vėllim tė tretė, gjurmėt e t‘cilit po vonojn, pėr shkak tė kohės sė cunguar tė tij.


  Gjithsej 5 faqe: [1] 2 3 4 5 »
Trego 49 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.