Forumi Horizont | Gjithsej 7 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 » Trego 69 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Sfera Institucionale (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=194)
-- A duhet nje ligj penal per te mbrojtur imazhin kombetar? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16900)
A duhet nje ligj penal per te mbrojtur imazhin kombetar?
Tashme kane kaluar thuajse 20 vjet demokraci dhe Shqiperia gjendet ne nivele poshteruese te imazhit neper bote. Kjo ndodh per aresye te ndryshme, por nese e shikojme me kujdes impakti kryesor varet nga krimet qe kryejne shqiptaret ne vende te tjera. Ne baze te ketyre krimeve imazhi publik ndaj shqiptareve kthehet ne paragjykime popullore qe jane shume te veshtira per tu c'rrenjosur. Lajmet qe kane protagoniste emigrante te huaj mbeten ne mendjen e shikuesit shume me teper, ashtu sic do mbeteshin sikur ne Shqiperi te kryenin krime kinezet apo marokinet.
Imazhi qe krijojne kriminelet, ama, na peshojne te gjitheve, qofte emigranteve, qofte banoreve te Shqiperise. Ata qe jetojne jashte vuajne ne kurriz paragjykimet, ndersa ata qe jetojne brenda mbyllen ne nje sistem vizash qe praktikisht i heq lirine e levizjes.
Duke qene se kemi nje interes te perbashket qe Shqiperia te mos shikohet (dhe te mos perdoret) si nje cerdhe kriminelesh, a nuk do ishte me mire qe...
(ideja e meposhtme mund te duket delirante, por eshte vetem ide, prandaj kerkoj mendimet tuaja)
Te vihet nje ligj ne kodin penal mbi "perdhosjen e imazhit kombetar", i cili mbron dinjitetin kombetar nga kriminelet shqiptare qe kryejne krime jashte. P.sh. teksti i ligjit mund te ishte dicka e tille: "Cdo shtetas shqiptar qe kryen nje veper penale jashte atdheut, per te cilin ka jehone ne mediat e huaja si krim i kryer nga nje shqiptar (dhe krimi verifikohet gjate gjyqit), te denohet NE SHQIPERI nga 1 deri ne 36 muaj heqje lirie per demtim te shoqerise shqiptare."
Kjo gje do zgjidhte shume probleme me kriminelet e veprave te renda, te cilet nuk do e shikojne me Shqiperine si fole ku mund te kthehen kur gjerat shkojne keq. Nderkohe, pervec burgut qe i pandehuri do kryeje ne shtetin e huaj ai do burgoset EDHE ne Shqiperi per krimin e kryer (ne mase me simbolike). Me pak fjale pasi dikush ka kaluar 10 vjet ne burg jashte, mund te arrestohet sapo te kthehet ne Shqiperi dhe te kryeje nje denim (6-12 muaj, pra 0.05-0.1% e burgimit jashte) per demtimin e shoqerise nga e cila vjen.
Ne fakt nuk kam degjuar ndonjehere ndonje shtet te kete hartuar ligj te tille, edhe pse shtete si Italia kane patur emigracione masive dhe probleme te ngjashme me keto qe po hasim sot. Sidoqofte llogjikisht eshte zgjidhje perfekte per qyteterimin "e forcuar" te shqiptareve neper bote. Fundja krim konsiderohet demtimi qe i behet nje individi apo nje shoqerie. Duke qene se jehona e krimeve te shqiptareve ne mediat e huaja na demton te gjitheve atehere shteti yne mund te kthehet ne avokat te dinjitetit kombetar dhe te denoje kriminelin persa i perket demit publik qe pesojme si popull.
Fjalen delirante e perdora vete per kete ide. Ndonje mendim tjeter? A do ishte i aplikueshem ky ligj dhe ne cilat rasti mendoni eshte me i pershtatshem?
Re: A duhet nje ligj penal per te mbrojtur imazhin kombetar?
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori

Po mire se mund te krijohet si ligj, por cfare perfitimit do te kemi nga ai? Mos valle kriminelet do te bejne me pak krime sepse do i shtohen ca muaj pas gjith atyre viteve burg? Menoj se jo !
Ndersa po te behet sa per sy e faqe per te mbrojtur imazhin e kombit, me duket e padrejte dhe mendoj se kjo eshte arsyeja qe asnje shtet se ka nje ligj te tille ose perafersisht te tille!
Nuk behet fjale sa per sy e faqe, por si deterrent (si thuhet shqip) kunder bashkangjitjes se konceptit "shqiptar" me konceptin "krim". Lezhiani thote kush ka bere 10 vjet burg se ka problem 6 muaj. Ju sfidoj te gjeni dike qe do kthehej pa problem ne Shqiperi per te bere 6 muaj burg pas 10 vjetesh burgu diku tjeter. Me se shumti do evitojne te kthehen ne Shqiperi. Dhe kjo eshte fantastike, sepse e ben me te mundur humbjen e kontaktit me Shqiperine. Ky eshte pikerisht efekti qe duhet te kete ligji. Duhet te evitojme kthimin e krimineleve ne Shqiperi ne menyre qe Shqiperia te mos preket nga eksperienca kriminale e marre ne perendim. Shqiperia nuk ka as pjekurine ekonomike dhe as ate institucionale qe te perballoje njerez te "kualifikuar" dhe te mesuar me krimin.
Se dyti, nuk ka ligj te jashteligjshem. Ka koncepte juridike qe perbejne themelet e shtetit ligjor. Tani per tani keto principe pretendojne se faji i nje krimi paguhet vetem njehere (ne vendin ku kryhet krimi). Po ashtu pretendohet se faji eshte individual. Te dyja keto principe kane boshlleqe te medha ne interpretim. Per shembull pse denohet korrupsioni ne shtet? Sepse demton institucionet shteterore, dmth kolektivitetin. Ne te vertete korrupsioni eshte krim ndaj nje entiteti filozofik qe nuk demton asnjeri direkt. Perkundrazi demton vetem nje aspekt te perbashket te quajtur institucion. Atehere kur denohet dikush qe demton institucionet e popullit atehere pse te mos denohet ai qe demton popullin direkt (dhe imazhin e tij neper bote)?
Nje shembull tjeter i filozofise se shtrember juridike eshte gjakmarrja, e cila trajtohet si krim individual qe X-i kryen ndaj Y-it. Ne te vertete gjakmarrja eshte nje krim familjar qe perfshin gjithe familjen e X-it qe eshte mbledhur dhe ka organizuar vrasjen e pjesetarit te familjes Y. Pra teoria se krimi eshte individual nuk funksionon pa konsideruar gjakmarrjen si krim te organizuar dhe pa futur ne burg komplet familjen X qe organizoi vrasjen. Shembulli i trete i takon lajmit te sotem te dy shqiptareve qe kercenonin nje grua ne Itali se do i vrasin femijen qe ka ne Shqiperi po te mos prostituohet. Kjo domethene se krimet lidhen nga nje vend tek tjetri dhe nuk mund te konsiderohet vrasja ne Shqiperi pa lidhje me rrahjen e gruas ne Itali. Sot per sot do konsideroheshin dy evente te ndryshme te kryera ne shtete te ndryshme. Ne te vertete eshte bashkimi i dy eventeve qe i jep forcen kriminelit te forcoje gruan te prostituohet. Prandaj duhet trajtuar si nje histori e vetme, ku Shqiperia humbet imazhin e saj per tu konsideruar vend horrash ku secili mund te beje c'te doje. Per kete aresye dy personat e arrestuar dje duhet te burgosen edhe ne Shqiperi, ose te pakten te evitohet hyrja e tyre ne Shqiperi per sa te jete e mundur.
Besoj me kuptoni.
Nuk ka dhe nuk mund te kete ligj qe denon dy here nje njeri per nje krim te bere.
Mire do te ishte ose eshte se mesa duket eshte rene dakort te pakten me Italine qe te vuajne denimin ne Shqiperi ata qe kane kryer krime ne Itali.
Demi per imazhin eshte bere tashme edhe sikurse te realizohej kjo qe thote Fajtori tashme eshte vone jemi shume vone dhe asgje nuk mund ta heqe perveçse kohes qe sheron çdo plage dhe natyrisht te shpresosh qe shqiptaret te mos kryejne krime te shemtuara.
Ja psh rasti me i fresket i dy shqiptarve te kapur dje ne Milano efektin ose imazhin e shqiptarit kriminel e rijetuan edhe njehere italianet pas nje pause qe do thosha me te vertete te gjate dy a tre vjeçare.
Mirpo kur vjen puna per krimin e italianeve qe vrasin familjet shqiptare mjaftoi kronika e mengjesit dhe pakekush mos te them asnje e mori vesh se kush e shuajti ate familje pervetem se ne shqiptareve.
Kjo natyrisht sepse çdo kush mbron imazhin e tij dhe te shtetesve te tij.
Fajtor e dini ju sa i kushton nje shteti"ne leke " te mbaje nje denuar ne burg dhe sidomos ne shqiperi ku shteti ska leke te paguaje invalidet ,pensionistet ,fukarejte ku do ti gjeje keto leke qe te mbaje ne burg nje , qindra , mijra "se ka demtuar imazhin e popullit",mendoj se perpara se te flasesh per imazhin e shqiptareve emigrante qe len neper bote ndoshta do ishte mire te flisje per imazhin qe qeveria shqiptare len neper bote se kriminelet jane ne qeveri qe nga i pari deri tek i fundit
Sipas jush duhet te denohet Berisha Nano me shoke per imazhin e tyre apo kjo nuk hyn per keta njeres .. ... por SADO I RENDE TE JETE KRIMI ky mbi te gjitha eshte nje njeri dhe me fal fajtor por kush jeni ne ti themi nje NENE ,MOTRE ,BABAI , FEMIJE qe njeriu yt i dashur dhe pse kriminel per ne por perseri "i dashur per ato" se sfidoj cdo kush te me thote qe nese njeri nga familja ben nje "krim " nuk e shikon ma o se mendon ,ne se duan te kthehet te humbi kontanktin sepse na prizh imazhin .....(ndoshta ske marre asnjeher pjese ne nje proces o as e ke idene se cdo te thote )
Para disa ditesh ketu u fol se 2 romene kane perdhunuar nje vajze dhe gazetat u mbushen plot duke shkruar tv cdo sekonde kete gje ......tani na rezultan se keto me 99% nuk kane marre pjese ne kete gje dhe jane te pafajshem te pakten per kete....tani gazetaret politikanet cdo italian duhet me e denuar se na kan prish imazhin e rumenve......ma
Piktor denimin e kryen ne shqiperi vetem njeres qe kerkohen dhe nga vendi yne qe kane bere krime dhe atje dhe per njeres qe jane denuar me shume se 20 vjet per te tjeret jo .
Mendoj se kur nje njeri shqiptar sillet keq mua sme prek sepse te perbashket me mua ai ka vetem gjuhen asgje tjeter.
Jam dhe kam qene e mendimit se burgu nuk rregullon asgje duhet te edukoje por a ndoth kjo ne shqiperi qe nje i burgosur te dale i riedukuar ?????????????? bishti i qenit ngelet bisht qeni per te gjithe ...trane per ato njeres qe i ka rene ky hall ...
E vertete eshte qe kushtojne te mbash ne burg njerezit siç thua Biondia por mesa di une marreveshja parashikon qe ata te mbahen ne burg me fondet e qeverise se shtetit qe i ka denuar.
Problemi qendron ne ate te komplekseve qe jane krijuar ne shoqerine italiane, mes tyre pastaj te flasim per emigrante. Problemi qendron tek psikozat qe krijohen tek njeriu i thjeshte nepermjet mediave duka ja turbulluar gjykimin dhe mos e pare me sy real realitetin.
Dje flisnin keq per shqiptaret sot e kane me rrumunet neser ...
Me nje fjale te degjosh lajmet e humb lidhjen me realitetin dhe mendon se bota eshte e mbushur vetem me kanibale, mostra, kriminele etj etj.
Citim:
Po citoj ato që tha Piktor

A e ka pa njeri Amorin?????
Po e pate ju lutem bejini te fala. I miss her ......... .
p.s. Une do kisha mendimin qe ky ligji te vihej per shqiptaret qe bejne krime ne Itali.
Citim:
Po citoj ato që tha turll
A e ka pa njeri Amorin?????
Po e pate ju lutem bejini te fala. I miss her ......... .
p.s. Une do kisha mendimin qe ky ligji te vihej per shqiptaret qe bejne krime ne Itali.
Gjithsej 7 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 » Trego 69 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.