Forumi Horizont | Trego 6 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Gjuha Shqipe (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=122)
-- Gjuha shqipe, hymne ngritur per te (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=193)
Gjuha shqipe, hymne ngritur per te
Gjuha Shqipe
Porsi kanga e zogut t'veres
Qi vallzon n'blerim t'prillit
Porsi i ambli fllad i eres
Qi lmon gjinjt e drandofillit
Porsi vala e bregut t'detit
Porsi gjama e rrfes zhgjetare
Porsi ushtima e nji termetit
Njashtu asht gjuha jon Shqyptare
N'gjuh shqipe nanat tona
Shih, prej djepit na kan thanun
Se asht nji zot qi do ta dona
Dhe qe jeten na ka dhamun
Edhe shqip na than' se Zoti
Per Shqiptart Shqipnin e fali
Dhe sa t'endet stina e moti
Do ta gzojn' kta djal mbas djali.
... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ...
... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ...
... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ...
... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ...
Memedhe quhete toka
ku me ka renure koka,
ku me ka dashur mem' e ate,
ku me njeh dhe gur' i thate,
ku kam pasure shtepine,
ku kam njohur perendine,
stergjyshet ku kane qene
dhe varret qe kane vene,
ku jam rritur me therrime,
ku kam folur gjuhen time,
ku kam fis e ku kam fare,
ku kam qeshur ku kam qare,
ku rroj me gaz e me shprese,
ku kam deshire te vdese.
GJUHA JONE SA E MIRE
SA E EMBEL,SA E GJERE
SA E LEHTE,SA E DLIRE
SA E BUKUR,SA E VLERE!
Gjuha Shqipe--Gjergj Fishta
Porsi kanga e zogut t'verës,
qi vallzon n'blerim të prillit;
porsi i ambli flladi i erës,
qi lmon gjit e drandofillit;
porsi vala e bregut t'detit,
porsi gjâma e rrfès zhgjetare,
porsi ushtima e nji tërmetit,
ngjashtu â' gjuha e jonë shqyptare.
Ah! po; â' e ambël fjala e sajë,
porsi gjumi m'nji kërthi,
porsi drita plot uzdajë,
porsi gazi i pamashtri;
edhè ndihet tue kumbue;
porsi fleta e Kerubinit,
ka'i bien qiellvet tue flutrue
n't'zjarrtat valle t'amëshimit.
Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
qi këtë gjuhë të Perëndis',
trashigim, që na la i Pari,
trashigim s'ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftë, po, goja,
që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
qi n'gjuhë t'huej, kur s'asht nevoja,
flet e t'veten e lèn mbas dore.
Në gjuhë shqype nanat tona
qi prej djepit na kanë thânun,
se asht një Zot, qi do ta dona;
njatë, qi jetën na ka dhânun;
edhe shqyp na thanë se Zoti
për shqyptarë Shqypninë e fali,
se sa t'enden stina e moti,
do ta gzojn kta djalë mbas djali.
Shqyp na vete, po pik' mâ para,
n'agim t'jetës kur kemi shkue,
tue ndjekë flutra nëpër ara,
shqyp mâ s'pari kemi kndue:
kemi kndue, po armët besnike,
qi flakue kanë n'dorë t'shqyptarëvet,
kah kanë dekë kta për dhè të't'Parvet.
Në këtë gjuhë edhe njai Leka,
qi'i rruzllim mbretnin s'i a, xûni,
në këtë gjuhë edhe Kastriota
u pat folë njatyne ushtrive,
qi sa t'drisë e diellit rrota,
kanë me kênë ndera e trimnive.
Pra, shqyptarë çdo fès qi t'jini,
gegë e toskë, malci e qyteta,
gjuhën t'uej kurr mos ta lini,
mos ta lini sa t'jetë jeta,
por për tê gjithmonë punoni;
pse, sa t'mbani gjuhën t'uej,
fisi juej, vendi e zakoni
kanë me u mbajtë larg kambës s'huej,
Nper gjuhë shqype bota mbarë
ka me ju njohtë se ç'fis ju kini,
ka me ju njohtë për shqyptarë;
trimi n'za, sikurse jini.
Prandaj, pra, n'e doni fisin,
mali, bregu edhe Malcija
prej njaj goje sod t'brohrisim:
Me gjuhë t'veten rrnoftë Shqypnia!
Shume me pyesin se nga jam
dhe une pergjigje ne anglisht u kthej
psheretij qe edhe vendin tim
ne gjuhe te huaj duhet ta perkthej..
Albania-Shqiperia-Albania perseri
cdo germe qe e them deshire me zgjon
mall per ta perdorur, mall per ta ndjere
dikush foli shqip----
...shshhshhshh e degjon?!
Nje liber ne dore, vetem te jete shqip
nje muzike e bukur-me tinguj shqiptare
nuk jam e cmendur, jam e dashuruar
e dua cdo gje me tinguj kombetar
Femijet tane flasin anglisht
e kane me kollaj--shprehet dikush
emri shqiptar, gjak jo i huaj
lajkat nuk mungojne ne shqip---rrapatush e lepurush...
Cdo gje ne veten tende eshte shqiptar
shkon diku dhe mundohesh te ndryshosh
gjuhen miku im, eshte gjuha e shpirtit
mundohu mos ta largosh
flite me femije, me familje
flite edhe me veten po ashtu
nuk ka gje me te bukur
se kur thua "Gjuha ime eshte ketu" (me doren ne zemer)
ps eshte thjesht nje shkrim i castit, dhe e shkruajta ashtu sic e ndjeva
turqit erdhen si shigjeta
per t'i vene bazat e veta
"shqiponjat" i priten ne kater ceta
dhe i sulmuan si rrufeja
tani degjohet rrenja e gjuhes shqipe
qe ngroh folene e vet ne trojet e veta
dhe ben homazhe ne shenje respekti
per "shqiponjat" qe e shpetuan nga kukubecat drakonian
jehon si asnjehere me pare
dhe duke u valevitur
ne ajer te fresket
shkruan alfabetin e dhaskal todrit...
Trego 6 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.