Forumi Horizont Gjithsej 404 faqe: « E parė ... « 32 33 34 35 36 37 38 39 40 [41] 42 43 44 45 46 47 48 49 50 » ... E fundit »
Trego 404 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Sali Berisha, komunisti i veshur tani me petkun e Demokracise?! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14943)


Postuar nga Tulipani datė 10 Dhjetor 2007 - 14:49:

Zoti Iqvlora me vjen keq qe ke nje besim kaq te madh tek nje person i njollosur sic eshte zoti Berisha. Me kete s'dua te them se te tjeret jane njerez me te mire por duke qene se po flasim per te. Nga sa te lexoj nuk je njeri i keq me dukesh se do dhe ti nje zgjidhje per politiken shqiptare sic e duam te gjithe. Ti mund te me thuash tani qe jam e re ne moshe dhe eshte e vertete por kur flitet per kete argument per nje arsye apo tjetren kam qene shume afer ketyre ngjarjeve.

Kam qene dhe jam e mendimit se njerezit qe me te vertete filluan dicka ne Shqiperine e viteve 90 sot as permenden me fare, shume nga ata e lane kete aktivitet sepse i erdhi per te vjelle nga fushata shkaterrimtare e zotit Berisha ndaj armiqve te tij. shikoni sot ke ka afer??? Kush nga ata mund te thone me te vertete se ishin atje kur u bene zgjedhjet e para e te flisnin per nje parti te re ??!!! Asnjeri!! Une jam e bindur se rrethanat e bene Berishen kryetar, prapa tij kish njerez te tjere qe i bene programin hartuan fushatat e para, shkuan shtepi me shtepi te bindnin njerezit. Por keta njerez u harruan, u larguan, i larguan....


Koha do ta tregoje se shume njerez te politikes se sotme jane te rekrutuar prej vitesh, qekur ishin studente jashte shtetit, une mund te hedh hipotezat e mia sepse kur bej llogarite ne fund ka shume gjera qe s'me perputhen por eshte akoma shpejt per te gjetur fakte ndoshta per fat te keq s'do te dalin kurre.

Prandaj mos ti konsiderojme keta njerez as komuniste as balliste as te majte as te djathte ... ku e mesuan te majten e te djathten keta njerez e ky njeri i kaq permendur? Ne mal??!!
Une shikoj shume ide te mira rreth e perqark por nuk e di pse njerezit e vertete me ideale rrine larg politikes, ndoshta sepse s'duan ti ndyejne duart me te ... sepse do te futen dhe ato kush me shume e kush me pak ne vorbullen e saj.


  Gjithsej 404 faqe: « E parė ... « 32 33 34 35 36 37 38 39 40 [41] 42 43 44 45 46 47 48 49 50 » ... E fundit »
Trego 404 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.