Forumi Horizont Gjithsej 36 faqe: « E parė ... « 19 20 21 22 23 24 25 26 27 [28] 29 30 31 32 33 34 35 36 »
Trego 36 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Feja Islame (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=183)
-- Te njihemi me profetin Muhammed. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10135)


Postuar nga Indrit datė 09 Janar 2006 - 10:05:

Flm Sahara...

2-Edukata pejgamberike jashtė shtėpisė sė tij.

Aliu (r.a.) tregon: “Pejgamberi (a.s.) nuk fliste kurrė, veēse pėr ēka i interesonte, i afronte shokėt rreth vetes edhe nuk i largonte (p.sh. me sjellje tė keqe, etj.), nderonte tė parėt e njerėzve, qė ishin ose i emėronte vetė mbi fiset e tyre, ju ruante njerėzve tė panjohur, por pa treguar sjellje tė keqe ose mendim tė keq, pyeste dhe interesohej vazhdimisht pėr shokėt e vet, si pėr ata qė ishin ose nuk ishin me tė, duke pyetur pėr shėndetin dhe pėr gjendjen e tyre. Ai e lavdėronte tė mirėn dhe e pėrforconte, kurse tė keqen nuk e donte dhe e dobėsonte (kritikonte), nuk habitej qė tė mėsoheshin edhe shokėt e vet qė tė mos habiteshin, mė tė afėrmit e vendit tė tij ishin njerėzit mė tė mirė dhe mė i madhėrueshmi tek ai ishte ai njeri qė ndihmonte tė tjerėt dhe qė interesohej pėr ta.


3-- Edukata pejgamberike nė kuvend.

Kurdo qė ulej tė rrijė nė ndonjė vend, ose ēohej prej tij, ai pėrmendte gjithmonė Zotin xh.sh., ulej tė rrijė aty ku gjendte vend bosh dhe nuk dėshironte tė ketė njė vend tė caktuar pėr tė. Secili qė rrinte me tė, kishte tė drejtėn e vet, nė vėrejtje, pyetje e muhabet aq sa qė secili kėnaqej nė kuvendin e tij, kush do qė fliste me tė. Ai e dėgjonte me vėmendje e nuk ia priste fjalėn kujt, kur ndokush kėrkonte ndonjė send prej tij, ai ose ia kryente kėrkesėn, ose i thoshte fjalė tė ėmbla, si psh. premtime ose dua.
Kuvendi i tij ishte gjithmonė kuvend dije, turpi e durimi dhe sekret. Nė ato kuvende nuk ngrihej zėri lart, nuk flitej keq pėr kend dhe nuk trumbetoheshin e pėrhapeshin gabimet e atyre qė gabonin. Nė kėto kuvende tė gjithė ishin tė barabartė, mė i miri ndėrmjet tyre ishte mė i devotshmi (ai qė e do Zotin xh.sh. mė shumė se tė tjerėt). Ata nderonin tė madhin (nė moshė) kishin mėshirė pėr tė voglin, preferonin atė qė kishin nevojė tė kėrkojė ndonjė send dhe bėnin ēmos t'ia kryejnė nevojėn dhe preferohej e nderohej edhe i huaji nga vendasit nė kuvend.
Pejgamberi (a.s.) nė kėto kuvende ishte gjithmonė i buzėqeshur i butė, kurrė i egėr, nuk e ēonte zėrin mė shumė se duhej, nuk shante njeri, nuk pėrmendte ose tregonte tė metat e ndokujt dhe pėr disa gjėra qė nuk i pėlqenin, e bėnte veten sikur nuk shihte ose nuk dėgjonte.
Kur merrte tė flasė ai shokėt e tij heshtnin e nuk lėviznin, sikur tė kishin zogj mbi krye e po ju tremben dhe kur pushonte ai, atėherė merrnin fjalėn ata, njė nga njė dhe me rregull. Gjatė bisedės, ai duronte tė huajin edhe kur ndoshta ai ishte i egėr. Shokėt e vet i porosiste shpesh: “Nėse shihni ndonjė nevojtar (pėr para ose mėsim, etj) plotėsojani kėrkesėn e tij si tė mundeni!”
Gjatė Kuvendimit, Pejgamberi (a.s.) nuk ia ndėrprente kurrė tjetrit fjalėn, veē kur e kalonte kufirin pėr ēėshtje tė fesė, atėherė ose e ndalonte tė flasė mė gjatė, ose ēohej dhe ikte nga ai vend.


  Gjithsej 36 faqe: « E parė ... « 19 20 21 22 23 24 25 26 27 [28] 29 30 31 32 33 34 35 36 »
Trego 36 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.